logo       

Sjellje e pashembullt shkaktuar nga diplomatet shqiptar: msg#00097

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Sjellje e pashembullt shkaktuar nga diplomatet shqiptar

Skandal i madh ne ambasaden e Shqiperise ne Washington D.C. Sjellje e pashembullt  shkaktuar nga diplomatet shqiptar me ish ambasadorin e RSH ne Washington D.C. Fatos Tarifa, per te cilin sic dihet eshte ne proces dhe ndjekje penale. 
     

 

 

nga BEQIR SINA Nju Jork,

 

 

Fatos Tarifa i shkarkuar nga detyra per vjedhje, shoqerohet dhe mbrohet nga Ambasada e RSH ne Washington D.C

 

 

WASHINGTON D.C,: Struktura diplomatike, e ish titullarit te pushuar nga detyra ne Ambasaden e R.SH ne kryeqytetin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, mbron dhe shoqeron ende ish titullarin. Ish titullari i kesaj ambasade i akuzuar dhe vene ne ndjeke te drejtesise shqiptare,  per marrje rryshfeti, abuzim e pervetesim me fondin e ambasades, ka ende rrjetin e tij brenda dyreve te Ambasades se R.Sh ne Washington D.C. qe tani flete edhe me perbuzje te madhe per ambasadorin e emeruar te Shqiperise dr Aleksander Sallabanden. Ngjarja tronditese, ose skadal diplomatik ka ndodhur me daten 21 ose 22 prill 2006, kur nje qytetar i thjesht shqiptar me statusin e  azilantit politik ne SHBA-es, ndodhej ne mjediset e kesaj ambasade, duke kerkuar nje dokument zyrtar udhetimi qe do t'i mundesonte atij udhetimine rregullt jashte SHBA-es, perkatesisht per ne Shqiperi.

 

 

   Megjithe burokracine qe e ka karakterizuar personelin, deri tek procedura e zgjidhjes se kerkeses, gjerat ate dite nuk ka qene fare te hijshme dhe asak ne perputhje me statusin e diplomatit. Gjate kohes qe qytetari po priste ne zyren e nenpunesit te zgjidhjes se çeshtjeve te qytetarve, diplomati i quajturi Enton, sipas tij mori nje telefonat befasuse. Telefonata, menjeher ra si "bombbe", duke ndryshuar pamjen e zyrtareve. Njeri perj diplomateve,(sekretari) i cili, sapo mori telefonaten, u afrua dhe me ze te ulet njofton:" sesa po ka marre nje telefonte nga aeroporti I kryeqytetit amerikan Aéroporti National  Washington Ronald Reagan -, ku  kishte mbrritur ish titullari(Fatos Tarifa)i!?!. Nje befasi te pazakonte komunikimi mes zyrtareve, beri qe te merret vesh se nga  Aéroporti National  Washington Ronald Reagan, kishte mbrritur Fatos Tarifa, ish titullari, qe kerkonte makinen e ambasades, te shkonte te merrete ish titullarin prej aeroporti e t'a sillte ne qytet. Zyrtaret, tregon deshmitari okular, te kapluar nga hutimi i rasitit, kaluan nje momenet te veshtire e sikleti te madh por u hoqen sikur ska ndodhur asgje e keqe. Duke meremire me ze te ulet me njeri tjeterin, si perfundim , Eltoni,qe dukej si shefi i tyre urdheroje shoferin e ambasades, qe te nisej menjeher me auto-veturen e amabasades drejt Aéroportit National  Washington Ronald Reagan, te shkonte per te terhequr ish titullarin(Fatos Tarifen) dhe t'a sillte ate ne kryeqytet. Aéroporti National  Washington Ronald Reagan, ndodhet rreth gjysem ore larg kryeqytetit.

 

 

   Mirpo ajo qe ka skanandalizuar me shume  qytetarin shqiptar,  eshte skandali i diplomateve te ambasades se Republikes se Shqiperise, ne kryeqytetin amerikan Washington D. C. Ne pyetjen e qytetarit drejtuar njerit prej diplomateve rreth ardhjes apo jo ? te ambasadorit te ri, te sapo emruar dhe dekretuar nga paralamenti dhe presidenti i Shqiperise, se  " A ka ardhur ambasadori i ri ?" pergjigja ka qene teper vulagre e papergjegjeshme per nje diplomat dhe me tone perbuzese.Me nje ndjenje te thell urrejtje. Nuk ka ardhur, zoteri…! pergjigjet njeri prej tyre, duke shtuar tonin se “kane caktuar nje fare doktori .....”

 

 

        Kjo ngjarje tregon se ne ambasaden e Shqiperise, ne Washington D.C, qendron ende ne kerye te detyres po ajo diplomacia dogamatike, e struktures ideologjike, e kontrolluar dhe e drejtuar pre ish ambasadorit te shkarkur dhe ne kerkim nga drejtesia shqiptare Fatos Tarifes. Fatos Tarifa, eshte i biri i njerit prej eksponeteve me tipik te rregjimit komuniste ne Shqiperi. Megjithse i shkarkuar, ngjarja flet shqip, qe ai ka nen kontroll dhe bene ligjin ende ne ambasaden e Republikes se Shqiperise, ne vendin numer nje te botes Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Fatos Tarifa ka nje proces te hapur per vjedhjen e pervetesimin e rreth 100 mije dollareve, konstatuar nga kontrolli i bere nga KLD-ja. Mirpo, ish titullari Fatos Tarifa, per çudi!?! po bredh dhe pritet ende i rrethuar me statusin e diplomatit. Amabasada e RSH-es, ende nuk eshte pastuara nga hija e Fatos Tarifes , dhe vepron e kontrollohet nga spiunet e tij.

 

 

 

Fatos Tarifa aktualisht i shkarkuar nga detyra dhe i shpalluar ne kerkim.  Ai prej nga muaji qershor 2001 ka mbajtur titullin Ambasador i Jashtzakonshem dhe Fuqiplote i Republikes se Shqiperise ne Shtetet e Bashkuara, dhe ka mbuluar njekohsisht ne diplomaci Meksikon, Dominikan Republik dhe Panaman. Ish  ambasadori i Shqiperise ne Wshington D.C, Fatos Tarifa, i perket kontigjenit te nomenklatures. Ai eshte biri Savo Tarifes, eksponete kryesor i sigurimit famekeq nje nga ata qe ka krijuar te gjitha te keqijat qe ka perjetuar Diaspora sot.. Fatos Tarifa, dhe perse ka te hapur dosjen per, mitmarrje vjedhje e abuzime, ende nuk ka denuar per te shkuar ne Tirane qe t'i pergjigjet akuzave per korrupsion e vjedhje qe i jane ngritur ndaj tij? Dhe sikurse ai vazhdon te akuzohet per pervetesim nga Keshilli i Larte i Drejtesise, per rreth 100 mije dollar amerikan, shetit e mbrohet me "statusin e diplomatit" ashtu siç eshte edhe rasti me i fundit, kur personeli i ambasades se R.Shqiperise, ve ne dispozicion te tij makinen e ambasadorit qe ka mbetur dei tani vakant.

 

 

Ish Ambasadori i Shqiperise ne SHBA, Fatos Tarifa, eshte ne proces me drejtesin shqiptare. Ai eshte shkarkuar nga detyra, pas akuzave per mitmarrje, pervetesim e shperdorim pas publikimit te nje bisede telefonike me nje biznesmen shqiptar ne Uashington.Me propozim te ish kryeministrit socialiste, presidenti i Republikes Alfred Moisiu, ka shkarkuar nga detyra ambasadorin, ne vitin 2005. Tarifa, u vu ne qender te nje skandali, pasi shtypi ne Tirane botoi permbajtjen e nje bisede telefonike mes ambasadorit dhe nje biznesmeni shqiptar ne Washington D.C, ku lihej te kuptohej se ambasadori kishte kerkuar dhe marre rryshfet ne nje shume qe i ka kaluar te disa mije dollaret.

 

Uashington

 

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise