logo       

Kjo gje nuk duhet harruar kurre !!!: msg#00090

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Kjo gje nuk duhet harruar kurre !!!

Ne Parkun Perkujtimor te Holokaustit (Holocaust Memorial Park) ne Brooklyn, New York, u nderua akti i Shqiperise, si shpetimtare e hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore.

 

 

 

"Kjo gje nuk duhet harruar kurre!!! : "Te Kujtojme Besen e Shqiptareve dhe Holokaustin e Hebrenjeve"

 

 

Nga BEQIR SINA, Nju Jork

 

 

Diplomati shqiptar z Apostoli : “ ndjehem krenar dhe i nderuar qe perfaqesoj qeverine shqiptare ne kete dite perkujtimore ku po u behet homazh perpjekjeve te popullit shqiptar qe u mundua ne ato kohera te veshtira te shpetoje jetet e qindra familjesh hebreje.”


 

 

  Sheepshead Bay - Brooklyn (NY) : Analiste, politikane, studiues, historian te ndryshem  vazhdimisht i kane meshuar kesaj teze se:" Nuk eshte shume i njohur fakti, por, eshte e dokumentuar mjaft mire, qe Shqiperia, shpetoi te gjithe hebrenjte e saj e gjithashtu te gjithe hebrenjte qe kekuan strehim e mbrojtje ne Shqiperi" Nje ngjarje e rendesishme u zhvillua ne nje lagje emigratesh ne Nju Jork, populluar jashte mase me hebrenje - Bruklin. Aty ku sot, jetojne dhe nje numer i madh emigratesh, shqiptare, iu dedikua faktit te sipercituar. Nen patronatin e presidentit te shettit te Izraelit, zotit Moshe Katsav, i cili, kishte derguar edhe nje pershendetje, kete te diele, 23 prill, ne Parkun Perkujtimor te Holokaustit (Holocaust Memorial Park) ne Brooklyn, New York, u nderua akti i Shqiperise, si shpetimtare e hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore. Kjo, u be ne saj te nje ceremonie te rastit, ku u kenduan kenge izraelite, dhe u mbajten fjalime komemorative, si dhe u vendose nje gur mermeri perkujtimor, "krah per krah" me 190- gureve e tjere, me nje mbishkrim ku  citohet shembulli i Shqiperise. Ky monument, i pari i tille ne New York, e ndoshta edhe ne SHBA, eshte siguruar pas nje fushate te palodhur tetevjeçare te nje mikut te shqiptareve, gazetarit Jack Goldfarb.

 

 

 

  "Eshte teper pergezuese, qe ne po shprehim mirenjohjen tone, per ate ç'ka  kryen nje gjysme shekulli me pare shqiptaret ndaj ne hebrenjeve, tha  miku i shqiptareve, gazetari Jack Goldfarb. Kjo gje nuk duhet harruar kurre!" " t’ju informoj ju qe shqiptaret, kryen  vepra te tilla fisnike gjate luftes se Dyte Boterore, qe populli shqiptar i shpetoi te gjithe hebrenjte, e saj e gjithashtu te gjithe hebrenjte qe kerkuan strehim e mbrojtje ne Shqiperi, pasi u larguan nga vendet ballkanike fqinje (si Serbia, Kroacia, Bosnja e Greqia), ku holokosti ishte i pameshirshem, tha ne fjalen e tij Goldfard. I cili, ka bere nje pune te madhe hulumtuese e kerkuse rreth ketij akti te veçante te popullit shqiptar.

 

 

 

 23 - prilli Dita e Hebrenjeve, ku mbare bota kujton mbi 6- milion njerez te pafajeshem qe u shfarrosen ne kampet e perqendrimit nga nazistet, nje tragjedi masive, kjo, qe ka hyre ne histori me emrin Holokuasti. Perball kesaj tragjedie , per here te pare ne Amerike, lartesohet edhe me shume akti njerezore shqiptar. Ai akt qe per fat te keq, rregjimi komunist eneverian, e beri qe ky akt - fakt historik te zhytej ne harrese. "Shqiperia, tha  miku i shqiptareve, gazetari Jack Goldfarb, eshte nje vend i vogel si siperfaqe, por nje vend i madh dhe i pasur me tradita e histori, bujari e krenari." "Eshte i vetmi vend ne Bote, u tha ai te pranishemeve, qe gjate okupimit nazi-fashiste shpetoje e mori nen mbrotje çdo hebre. Asnje hebre gjate luftes se Dyte Boterore, nuk ju dorzuar nazisteve, asnje hebre nuk vdiq ose u vra ne Shqiperi. Populli shqipertar i mbrojti hebrenjet, sipas kodit te tyre moral, i cili quhet ne shqip "Besa". Çka sipas ketij kodi moral - ai qe te hyne ne shtepi, dhe te kerkon ndihme duhet t'i japesh besen. Nje zakon ky , qe i karakterizon edhe sot, shqiptaret dhe eshte i vetmi ne Bote."

 

 

 Jack Goldfarb nuk la pa permendur edhe faktin se :"Vetem para 15- vjeteve kur edhe ra komunismi ne Shqiperi, u gjeten deshmite, te cilet tregojne se shqiptaret i kishin ndihmuar hebrenjet, duke u dhene atyre te drejta te barabarta me vet shqiptaret, dhe indetifikuar ata si shqiptar. Sot, ne po ia kthejme kete ndere e respekt popullit shqiptar, duke vendosur ne  Parkun Perkujtimor te Holokaustit (Holocaust Memorial Park) pllaken perkutimore qe e perjeteson aktin e shqiptareve, te shqiptareve te Nene Terzes". 

 

 

 

 

 

 

  (box)  Nje rendesi te madhe i kishte kushtuar kesaj dite edhe Qeveria e Tiranes. Ne emer te Qeverise se Shqiperise pershendetja ne ceremoni u percoll nga sekretari i dyte i Misionit te Perhereshem te Shqiperise ne OKB- diplomati i ri z. Andrea Apostoli.

 

 

     Zonja dhe zoterinj,

Jemi mbledhur ketu, ne Parkun Perkujtimor te Holokaustit ne diten e 27 te Nishanit per te kujtuar ata qe vdiqen e ata qe mbijetuan, per te kujtuar me dhimbje dhe keqardhje ato kohera te tmerrshme te historise sone njerezore. Une ndjehem thellesisht i nderuar dhe i respektuar qe jam ftuar ketu per te ndare kujtesen dhe ndjenjat tona me te thella. Sot, te gjithe ne kemi mundesine jo vetem te kujtojme ata miliona vete qe humben jeten por edhe te degjojme dhe
te mesojme nga ata qe mbijetuan. Deshmite e gjalla te pasojave tmerruese qe mund te sjellin paragjykimi, urrejtja dhe çnjerezorja. Une gjithashtu ndjehem krenar dhe i nderuar qe perfaqesoj qeverine shqiptare ne kete dite perkujtimore ku po u behet homazh perpjekjeve te popullit shqiptar qe u mundua ne ato kohera te veshtira te shpetoje jetet e qindra
familjesh hebreje.

Vendosja e ketij guri kushtuar popullit shqiptar ne kete Park Perkujtimor te Nee York-ut eshte nje akt i thjeshte por me nje domethenie te madherishme. Ky gur, ashtu si disa te tjere ketu jo vetem qe njeh sjelljen e rralle dhe autentike te popullit shqiptar ndaj familjeve hebreje, por perkujton edhe njerezillekun dhe dashamiresine e nje populli kundrejt nje tjetri, si nje momentum te rralle qe duhet te kujtohet dhe nderohet vazhdimisht. Ka shembuj pozitive nga historia, te cilat eshte e nevojshme te kujtohen e te riperterihen, sidomos ne keto kohera te veshtira kur njerez ne te tjera rajone jane duke vuajtur apo duke vdekur nga  regjime te dhunshme dhe luftera dhe i vetmi faj i tyre eshte se i perkasin nje kombesie, nje feje, nje besimi apo vlerave te caktuara .

E vertete, ky gur, tani dhe pergjithmone, do t’i thote botes te verteten historike dhe faktin e jashtezakonshem se asnje anetar i komunitetit hebre te Shqiperise apo atyre qe migruan ne te nuk humbi jeten gjate Luftes se Dyte Boterore dhe se asnje prej tyre nuk u dergua ne Holocaust. Me krenari ne themi se ne fund te Luftes se Dyte Boterore, ne Shqiperi kishte me shume familje hebrenjsh se perpara fillimit te saj. Ky gur dhe e gjithe YomHashoa si nje dite e perkujtimit
dhe e nderimit, leshon sot ekon "Kurre me" dhe si jehone leshon paralajmerimin qe na vjen prej viktimave te Holokaustit dhe nga deshmite e te mbijetuarve. Ne deshirojme te kujtojme. Por deshirojme te kujtojme per nje arsye, per te qene te sigurte se e keqja nuk do te mbizoteroje me kurre ashtu siç beri per miliona viktimat e pafajshme te nazizmit. Ketu ne kete park kujtesa jeton dhe ndriçon mbi shpitrat tane.

Zonja dhe zoterinj,

Do te doja t’i shprehja nje falenderim posaçem zotit Jack Goldfarb, per punen e tij monumentale, qe u kurorezua sot me vendosjen ceremoniale te ketij guri kushtuar popullit shqiptar. Edhe njehere ju falenderoj shume ne emer te qeverise shqiptare qe sot ne Nee York, ne kete dite te perkujtimit, akti historik i popullit shqiptar per te shpetuar te gjithe te pafajshmit nga padrejtesia dhe tirania eshte kujtuar dhe i eshte kushtuar respekt.

 

 

 

     Ne fund mendoj se ja vlen te permendim edhe kete fakt :"Ne librin e tij “Lufta sekrete e Serbise, propaganda dhe shtremberimi i historise”, Philip Cohen (MD), dokumenton pastrimin etnik te hebrenjve nga bashkepunetoret naziste te Serbise. Ishte udheheqesi i qeverise te Serbise, gjenerali Nediç, i cili iu mburr Gebelsit: “Beogradi eshte kryeqyteti i pare evropian, i cili eshte Judenfrei (pa asnje hebre, i pastruar nga hebrenjte).” Ne autobiografine e saj “Arratisje neper Ballkan”, autorja Irene Grunbaum pershkruan se si shqiptaret e ndihmuan te kalonte nga Serbia ne Shqiperi dhe me pas e mbrojten ate gjate qendrimit te saj ne Shqiperi. Shqiperia u pushtua nga nazistet ne fundin e vitit 1943. As qeveria e at'hershme, e as populli nuk kallezoi qofte edhe nje anetar te vetem te komunitetit hebre, qe perbehej, qofte nga ata qe strehoheshin ne Shqiperi. Me 15 Maj 2005 ne Nju Jork, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, nderoje me nje tubim madheshtor shpetimin e hebrenjeve nga Shqiptaret para 60 vjeteve si dhe festoje me ate raste edhe 15 -  vjetorin e krijimit te Lidhjes Qytetare. Mbremja festive u zhvillua me moton :" Nje Pergezim per Tolerancen, Rezistencen dhe Shpresen Shqiptare: "Te Kujtojme Besen dhe Holokaustin"



YAHOO! GROUPS LINKS




<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise