logo       

Anti - amerikanizmi i grekerve degjeneroje ne dhune e perleshje -: msg#00089

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Anti - amerikanizmi i grekerve degjeneroje ne dhune e perleshje -

Anti - amerikanizmi i grekerve degjeneroje ne dhune e perleshje - Perleshje ndermjet policise dhe demonstranteve ne Athine per shkak te vizites se Rajsit

Shefja e Diplomacise amerikane Kondoliza Rajs  ne Athine  bisedoje me udheheqesit greke per me shume tema nderkombetare dhe rajonale, duke perfshire edhe çeshtjen e dallimeve rreth emrit kushtetues te Maqedonise,Kosoven dhe Irakun.



ATHINE - GREQI :
Rajs, siç lajmeroi Ministria greke e Puneve te Jashtme, perfundoje viziten e saj ne Athine, dy dite para dates se paralajmeruar me pare. Me ç`rast  realizoje takime me kryetarin Karolos Papulas, kryeministrin Kostas Karamanlis dhe me shefen e diplomacise Dora Bakojani. Vizita e saj njoftojne axhesite e huaja te lajmeve ishte e shoqeruar nga forca te shumta te policise greke.  Njehereshit, vune ne pah axhesite e lajmeve se vizita Rajs ne Greqi po zhvillohej dy dite me pare se qe paralajmeruar ne axhenden e saj. Asnje reagim  zyrtar deri tash nuk ka rreth ketij ndryshimi te papritur te axhendes Rajs, ne kryeqyetetin grek.

 

 

Policia greke, nderkohe perdori, edhe gazin lotesjelles per te shperndar mijra demonstrante qe protestonin per shkak te vizites se sekretares shteterore amerikane Kondoliza Rajs ne Greqi.Sipas deklaratave te deshmitareve, policia shkrehu edhe disa bomba me lotesjelles drejt demonstranteve qe po hedhnin shufra, gure dhe koktej molotovi mbi policet.

Televizionet amerikane duke iu referuar raporteve nga Athina njoftuan se paraprakisht, autoritetet ndaluan qarkullimin ne qender te Athines, per shkak te masave te sigurise te ndermarra ne prag te vizites se Rajsit. Mbi qytet qarkulluan edhe helikopteret e plocise, ndersa policia greke lajmeroi se per sigurine e kesaj vizte u kujdesen me shume se 3.000 police.

 



Sipas mediumeve greke, Rajs me autoritetet ne Athine  bisedoje per çeshtjen berthamore iraniane, situaten ne Irak dhe Afganistan, çeshtjen qipriote dhe statusin e Kosoves. Gazeta "Kathimerini", duke iu referuar burimeve diplomatike, publikoi se gjate bisedimeve ka patur  dallime ndermjet Athines dhe Washingtonit per emrin e Maqedonise dhe ceshtjen qipriote.

 

 

 Rajs: Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Bush kane ne tavoline te gjitha eventualtitetet

 

 Secretary Rice with Greek Foreign Minister Theodora Bakoyannis after their meeting. AP photo


Shefja e diplomacise amerikane gjate nje turi ne Evropen juglindore ka hedhur deklarata te forta lidhur me cceshtjen e Kosoves. Ajo ka deklauar se Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Bush kane ne tavoline te gjitha eventualtitetet” ne lidhje me kete çeshtje. Rajs i eshte shmangur pergjigjes lidhur me nje qendrim zyrtar te Washingtonit lidhur me statusin e Kosoves. Ajo i beri keto deklarate gjate qendrimit te shkurter ne kryeqytetin grek Athine. Ajo, theksoi rendesine e nje rezolute per Kosoven. "Diskutuam gjithashtu rendesine e arritjes se nje rezolute per Kosoven, ne menyre qe Ballkani te gjeje stabilitet dhe te hyje ne rrugen e demokracise " theksoi Rajs. 



Vizita e Rajsit dje, shkaktoi pakenaqesi te madhe te disa parti majtiste dhe organizata joqeveritare greke te cilat paralajmeruan protesta para Ambasades amerikane ne Athine. Sekretarja shteterore amerikane Kondoliza Rajs, ne kuader te turneut evropian qe e filloi gjate kesaj jave duhet te vizitoje edhe Ankarane, si dhe Sofjen ku me 27 dhe 28 maj do te marre pjese ne takimin e ministrave te puneve te jashtme te vendeve anetare te NATO-s. Rajs ne Sofje duhet te nenshkruaje edhe marreveshjen per hapjen e bazave ushtarake amerikane ne territorin bullgar

 

 

BEQIR SINA

Secretary Rice briefs her traveling pool of reporters en route to her first stop, Athens, Greece. State Department photo.

 

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise