Nike
Mrnaçaj vendoset ne Memorialin, kushtuar 109 - te reneve nga
Westchesteri me 11 shtator 2001
nga BEQIR SINA, Nju
Jork
Flamuri Kuq
e Zi - valvitet ne shtizen e minibashkise se Nju
Jorkut
White
Plains(Yonkers) -
New
York:
Shqiperia, nje nder vendet me te egra te
rregjimeve komuniste, ne Europen JugLindore, kurresesi, sot,
mbas renejes se komunizmit, nuk ka kurajon as moralin jo vetem t'i denoje
krimet e komunizmit, ose t'u kerkoje falje viktimave, por as qe t'i kujtoje ata
ndonjeher me ndonje perkujtimore. Vetem zyrtaret amerikane, kane
si simbol anti komunistin shqiptaro - amerikan Nik
Marenaçajn, duke e quajtur ate dhe " Heroi shqiptar, qe vdiq per
lirine e vendit te tij te lindjes". Didikuar atij nje minibashki ku ai ka jetuar
ne Nju Jork, ka nje dite perkujtimore e titulluar:”Dita e lirise
shqiptare”-Nik Mernacaj. Me kete rast, ne shtizen e minibashkise flamuri
shqiptar valvitet perkrah flamurit amerikan .
Bashkekombasit(atdhetaret, patriotet, demokrate) e kujtojne kete dite duke
quajtur ate "Deshmori i pare i Mergates shqiptare, ne lufte kundra
komunizimit". Ndersa, shteti demokratik, qe doli nga ajo levizje, e cila
permbysi rregjimin komunist, me 1993, i akordoi me vendim te posaqem nga
ish Presidenti demokrat Sali Berisha, medaljen "Martiri i Demokracise" me
motivacionin. :" Luftoi gjithe jeten ne mergim kunder ideologjise komuniste me
flamurin e luftes per demokraci". Nje shkolle femijesh e ciklit te mesem ne
Tamar - Kelmed(Malesia e mbi Shkodres) iu dha emri i tij dhe
quhet sot, Shkolla e Mesme "Nik Mernacaj".
Nik Mernaçaj(Nick Marnacaj) humbi jeten me 22 prill te vitit 1990, ne
moshen 31 vjeçare, ne nje aksidenet automobilistik. I ndjeri po kthehej ne
shtepine e tij ne Yonkers - Nju
Jork, s'bashku me nje bashkekombasin e vet, pasi kishte marre pjese ne nje
demostrate, kunder rregjimit komuniste te Tiranes. Atij rregjimi, i cili po
merrte at'here edhe goditjet e fundit dhe po gerrmisej ne gerrhamat e
fundit. Nik Mernaçaj, eshte nipi i Nikoll Marnaçajt, i cili kaloje
ne burgjet e diktures 38- vjet, burg. I ndjeri ishte dhe ish
- bashkevuajtesi im, ne kalvarin e gjate te vujatjeve te
familjes Marnaçaj, dhe te dhjetra mijra familjeve te tjera, te presekutura
keto neper kampet e ineternimit dhe burgjet e diktatures komuniste, ne
Shqiperi(Tepelene, Porto Palermo, Delvine, Uznove, dhe se fundi ne Saver -
Lushnje).
Vellai
i Marashit, u ndjeri Nikolle Mernacaj, vdiq ne vitin 1989, pasi kishte kaluar
plot 38 vjet ne burgjet e egra te diktatures. I biri i Nikolles, Marku, ndjehet
krenar sot per atin e tij, ashtu
sic ndjehet krenar edhe per Nike Mernacaj, kusheririn e tij, qe eshte kthyer ne
nje simbol shqiptar ne kete qytet amerikan dhe per ta nderuar, kane ardhur autoritetet amerikane e
shqiptare. Marash Mernacaj, kur i paten burgosur vellane, Nikollen, e parandjeu
se po i afrohej edhe atij rreziku, prandaj mori gjithcka parasyshe dhe
familjarisht kaperceu kufirin dhe duke lene pas mallin per vendlindjen dhe ne
duart e komunisteve vellane, me 1959 gjeti shtegun dhe u arratis, duke lene pas
Tamaren, vendlindjen e tij ne Kelmendin antikomunist dhe kaloi ne Mal te Zi.
Ne qytetin ku ai jetonte White
Plains(Yonkers) - New
York, Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA, komuniteti shqiptar
s'bashku me familjen Marnaçaj, per gjate ketyre viteve , çdo
jave te fundit te muajit prill e cila perkon me diten e vdekjes se " Heroit
shqiptar, qe vdiq per lirine e vendit te tij te lindjes", e kane konceptuar
kete dite, si nje dite shume te rendesishme kombetare. Ne kete dite
grupe shqiptaresh, bashkohen me familjen Marnaçaj, qe te kujtojne
me krenari vepren dhe idealin e Nike Marnacajt . Me kete
raste sebashku , ata i bejne nje homazh te gjithe atyre qe kane bere
aq shume gjate gjithe ketyre viteve, per te mbrojtur dhe ruajtur
idealet kombetare: lirine e demokracine ne Shqiperi, per te arritur edhe lirine
e pavaresine e Kosoves, per nje jete normale, e me dinjitet
njerezor.
Dita
e Lirise Shqiptare : Flamuri shqiptar valvitet ne shtizen e minibashkise se
- Nju Jorkut
Ceremonia
e perkujtimit te Nik Mernacaj u
organizua te shtunen me 22 prill 2006 ne Kensico Dam Palza, Valhalla-White
Plains Yonkers-Nju Jork. Erdhen ketu zyrtaret e lart amerikan, County
Exekutive Andy Spano, famullitari i Kishes Shqiptare”Zoja e Shkodres” Dom Pjeter
Popaj, zv/ kryetari i Federates panshqiptare”Vatra”, Dr. Gjon Bucaj e
tjer. Veç zyrtareve vendor, moren pjese edhe aktiviste te
dalluar ne komunitet, gazetar, politikane, afariste,
studente dhe familja Marnaçaj - axhallaret e te afermit e tij,
miq e shok.
Drejtuesja
e aktivitetit ceremonial, Teuta Bucaj, u prezantoi pjesmarresve
autoritetet dhe i ftoi te pranishmit te percillnin te dy hymnet kombetare,
ate Amerikan dhe Shqiptar. Me pas ajo i ftoi te pranishmit qe te mbanin nje
minute heshtje per perkujtimin e Nikes, dhe te deshmoreve te flijuar per
liri.
Famullitari i Kishes Katolike”Zoja e Shkodres” Dom Pjeter Popaj, duke kryer
lutjen fetare, kushtuar -Dites se
Lirise se shqiptareve-Nik Mernacaj, tha se jemi mbledhur sot ketu per te kujtuar Nik Mernacajn. Ai ishte nje
njeri i ndershem, krenar dhe i perkushtuar lirise; ai u vetsakrifikua per lirine
e Shqiperise. Sot Shqiperia eshte e lire dhe ne lutemi qe te fitoje pavaresine
edhe Kosova.
Moderatorja e ceremonise Teuta Bucaj,beri nje pershkrim te jetes dhe aktit
vetsakrifikues te Nik Mernacajt.
Nik Mernacaj, tha ajo, ishte nje aktivist qe iu perkushtua lirise dhe
demokracise. Ai kishte marre pjese
ne shume demonstrata kunder sistemit komunist ne Shqiperi dhe kunder represionit
serb ne Kosove. Keshtu ndodhi edhe ne ate 22 janar te vitit 1990, ku ai pasi
kishte marre pjese ne demonstraten antikomuniste ne
Detroit,
tek po kthehej humb jeten ne menyre aksidentale. Nik la pas djalin 5-vjecar,
Maichel(Mikeli), prinderit Marashin dhe Mrijen, gruan e ve Maria dhe te aferm.
Aktin e Nikes, tha Teuta, ne
perkujtojme cdo vit dhe amerikanet e cilesojne ate si si heroi shqiptar qe ka
rene per lirine e vendit te lindjes dhe me kete rast organizojne ceremonine e
titulluar:”Dita e lirise shqiptare”-Nik Mernacaj, dhe me kete rast flamuri
shqiptar valvitet perkrah falamurit amerikan.
Vetesakrifikimi i Nikes, eshte vleresuar edhe nga qeveria Demokratike e
Shqiperise, , dhe Teuta Bucaj i kujtoi te pranishmit se ne vitin 1993, ish presidenti Sali
Berisha me dekret te vecante e ka shpalle Martir te Demokracise, duke i akorduar
medaljen”Martiri i Demokracise” me motivacionin:”Luftoi gjithe jeten ne mergim
kunder ideologjise komuniste me flamurin e luftes per demokraci”. Ne
vendlindje, emrin e martirit e ka marre shkolla e mesme e Tamares ne Kelmend,
tha ajo. Teuta tregoi edhe historikun e familjes Merncaj, e cila ka qene e
persekutuar nga regjimi komunist dhe vellai i Marashit kishte kaluar 38 vjet ne
burgjet komuniste dhe kishte vdekur pa iu gezuar ndryshimeve demokratike.
Moderatorja Bucaj, permendi miqesine e Shqiperise me Ameriken dhe perkrahjen qe
i kishte dhene Shqiperise
presidenti Wilson, e roli i presidentit Klinton gjate luftes ne Kosove.
Ne emer te familjes Mernacaj pershendeti Maichel, i biri i martirit, Nik
Mernacaj. Ndersa Counti Exektutive Andy Spano, ne fjalen e tij pershendetese,
tha se: Ne jemi te nderuar me pjesmarrjen e komunitetit shqiptar ne jeten dhe
veprimtarine e qytetit. Edhe ne diten e
sotme jemi te nderuar qe kete dite ia kushtojme lirise se shqiptarev-Nik
Mernacaj.Ne jemi krenar qe nje dite si kjo perkujtojme lirine; lirine per te
gjithe, per individin, per shoqerine. Edhe sakrifikimi per lirine eshte krenari.
Ketu, tamam ne kete vend ku perkujtojme Niken, po ngreme nje Memorial, kushtuar
109 te reneve nga Westchesteri me 11 shtator 2001, Memoriali perfundon per dy
muaj.
Ka mes tyre edhe shqiptar; siç eshte
Simon Dedvukaj. Andy
Spano nenvizoi faktin se Memoriali do te kete nje lartesi prej 80 feet. Do te jete nje gje krej e
vecante ne te gjithe Nju Jorkun, do te jete nje pike turistike qe do te teheq
shume vizitore.Sot jemi krenar sepse po perkujtojme dy ngjarje ne nje dite;
jeten e nje martiri dhe lirine ne teresi, tha Spano. Kjo do te jete per lirine e
shqiptareve.I falenderoj te gjithe shqiptaret qe kane ardhe sot ketu, perseriti
Spano. Me pas ai lexo para organeve te medias Proklamaten, e cila iu
dorezuar te birit te Nik Mernacajt,
Maichail.
E veqanta e kesaj dite, eshte se qyteti ne shenje nderi me ane te zyrtarit
me te larte te qytetit(prefektures) County Executive Andy Spano, uli
nga shtylla e madhe e flamurit (big flag pole) flamurin amerikan, duke ngritur
mes duartrokitjeve dhe egzkutimit te himnit te te dy vendeve flamurin
tone kombetar shqiptar - Flamurin Kuq e Zi - i cili, tani qendron duke
u valvitur ne majen e shtizes se minibashkise ne prefekturen White Plains .
Me
pase pjesmarresit vizituan Memorialin e te reneve te 11 Shtatorit, i
cili tash ka ne stendat e tij fotot dhe emrat e dy shqiptaro - amerikaneve Nick
Mrnaçaj dhe Simon Dedvukaj