|
K.I.Sh.: Z. Edi Rama, kerko FALJE nga shqiptaret !: msg#00082politics.region.albania.shqiperia
KËSHILLI INICIATOR SHQIPTAR ALBANIAN INITIATOR COUNCIL Nr.3/24.4.2006 Reagim Kryesia e K.I.Sh. REAGIM Reagim kundër shpalljës së serbit Goran Bregoviç ?Qytetar Nderi i Tiranës? dhe kundër dhënies së ?Çelësit të Tiranës? Drejtuar Kryebashkiakut të Tiranës, Z. Edi Ramës, I nderuar, Kryebashkiak i Tiranës, Z. Edi Rama, Ne, Këshilli Iniciator Shqiptar, shprehim indinjatën tonë të thellë për shpalljen e serbit Goran Bregoviç, ?Qytetar Nderi i Tiranës? dhe dhënien e ?Çelësit të Qytetit? të Tiranës. Ne, Këshilli Iniciator Shqiptar, jemi te bindur që ky veprim i Juaji ka prekur thellë ndjenjat e shqiptarëve, posaçërisht shqiptarëve të Kosovës. Është me të vërtetë gjë e hidhur kur shikon se si një serbi i dhurohet ?Çelësi i Tiranës? dhe shpallet ?Qytetar Nderi? i një qyteti shqiptar, edhe më i hidhur bëhet ky akt i pandërgjegjshëm kur ipet nga ?Kryeqyteti Shqiptar?, titull ky që nuk mund të ipet pjesëtarit të një kombi që masakroi e vrau, dhunoi më mizorishtë nënat e motrat shqiptare në Kosovë. Ju, Z. Edi Rama, edhe mund të keni harruar, se në kohën kur Ju po e nderonit atë serb, nënat e bijtë shqiptare po prisnin të dashurit e tyre në arkivole! Ndërsa nënat po varrosnin trupat e pajetë të të dashurve të tyre, Ju po elektrizonit shqiptarët (nëpërmjet G. Bregoviç) e Tiranës me këngë e valle çetnike. Ndërsa fëmijët bonjak shqiptar po prisnin prindërit e tyre, qoftë edhe të vdekur, vetëm t?ua shihnin edhe njëherë fytyrat, Ju po bënit rrathe me tinguj çetnikë në Kryeqytetin Shqiptar, Tiranën. Po, Ju Z. Edi Rama, Kryebashkiak i Tiranës, Tirana kishte aheng me muzikë serbe, ndërsa pjesa tjetër e kombit shqiptar akoma po vuanë torturën, mizoritë, arrogancën, poshtërsitë të ushtruara me dekada të tëra përgjatë historisë ndaj tyre, në Kosovë, Kosovë Lindore e Iliridë (?Maqedoni?). Akoma gjaku i derdhur nuk është tharë! Akoma plagët nuk janë shëruar! Akoma gratë shqiptare janë vejushka sepse burrat e tyre u masakruan! Akoma fëmijët bonjak shqiptar nuk janë rritur sepse prindërit e tyre padrejtësishtë i varrosën të gjallë. Kosova gjithnjë mbante shpresën në Tiranë, Kryeqytetin Shqiptar, por me këtë akt Tuajin, sikur është zbehur kjo shpresë, janë zhgënjyer, madje ka humbur besimin në ndërgjegjën Tuaj kombëtare dhe qytetare dhe Të Qytetarëve Tuaj. JU qytetar të Kryeqytetit Shqiptar, dhe Kryebashkiak i Tiranës, Edi Rama, Përkujtoni se Goran Bregoviç asnjëherë nuk dënoi gjenocidin kundër shqiptarëve! Përkujtoni faktin se Goran Bregoviç ishte një mik i Kasapit të Shqiptarëve, Sllobodan Millosheviç! Përkujtoni, se atë që Ju nderuat, pat kompozuar një këngë heroike-çetnike për t?i inkurajuar njëherit për t?i çuar lëvdata krimeve e gjenocidit serb kundër popujve të Ballkanit, e në veçanti kundër shqiptarëve - me këngët ?Kallashnikov? dhe ?Pucaj?. Me këto dy këngë, motrat shqiptare janë dhunuar! Me këto dy këngë, fëmijët shqiptar mbetën jetimë, Me këto dy këngë, shqiptarët u masakruan! Me këto dy këngë të serbit Goran Bregoviç, Z. Edi Rama!! Ju përkujtojmë se, po ky Goran Bregoviç, i nderuari i Tiranës, bëri një kolonë zanore për filmin ?Underground?, film ky i financuar nga Armata më famëkeqe e ish-Jugosllavisë. Ju përkujtojmë se, po ky Goran Bregoviç, kur po pengoheshin serbët të kryenin masakra makabre ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë nga NATO, organizonte G. Bregoviç koncerte kundër kësaj mbështetjeje ushtarake për shqiptarët e pambrojtur të Kosovës. Po! Propagandonte që të ndaleshin sulmet ndaj armatës dhe çetnikëve serbë! Dhe, si mundet një i tillë, si Goran Bregoviç, një përkrahës i luftës kundër shqiptarëve, një Bregoviç që ka qënë ithtar i dy monstrumeve të Ballkanit, Millosheviç dhe Mlladiq; të shpallet ?Qytetar Nderi?, jo çfarëdo qyteti, po i Kryeqendrës Shqiptare!? Ne, mund ta marrim me mend se muzika duke qenë art mund të mos njeh edhe kufij, por kur një art cënon vlerat dhe ndjenjat kombëtare, aq më keq kur vjen nga një popull, i cili akoma nuk ka rënë pishman ndaj gjenocideve të kryera, e as nuk ka kërkuar falje, për më tepër është i gatshëm çdoherë të kryej po të njëjta krime, ai art, ajo muzikë e atij populli shndërrohet në një gjë e hidhur dhe vrasëse paplumb. Pse ne duhet të promovojmë artin e një populli i cili urren artin tonë; kulturën tonë; traditën tonë; manipulon me historinë tonë; vlerat tona dhe mbi të gjitha ushqim ka gjakun tonë..? Pse të lejohet një njeri me veshje kombëtare çetnike të kërcej e vallëzoj në tribunë shqiptare? E më keq të lejohet të tundosë (elektrizoj) shqiptarët? Z. Edi Rama, populli shqiptar, në veçanti shqiptarët e Kosovës janë në kohën më të vështirë dhe më vendimtare për fatin e tyre, e pikërishtë në këto momente mjaftë drastike, Ju, dhe udhëheqja shqiptare e Tiranës Zyrtare duhet të tregohet më e përgjegjshme dhe të mos bëj gabime, sepse ka ikur koha kur gabimet nuk përfilleshin, sot shqiptarët janë më të vetëdijesuar, dhe nuk fal më! Ju, Z. Edi Rama, kemi bindje të thellë dhe respekt se po punoni shumë për ta bërë Kryeqytetin Shqiptar, Tiranën, një metropol evropian, dhe keni admirimin tonë si Këshill, kështuqë presim nga Ju që t?i kontriboni edhe çështjes shqiptare të pjesës tjetër të Kombit Shqiptar me të gjitha mundësitë Tuaja institucionale dhe private. I nderuar Z. Edi Rama, Kryebashkiak i Tiranës, dhe shumë i respektuar, Ne, në emër të Këshillit Iniciator Shqiptar, JU ftojmë të keni mirësinë e të kërkoni FALJE ndaj këtij akti, ?shpallja qytetar nderi i Tiranës dhe dhënia e çelësit të Tiranës Goran Bregoviç-it?, shqiptarëve të pjesës tjetër të Kombit Shqiptar; Kosovë, Kosovë Lindore, Iliridë (?Maqedoni?) dhe me gjerë për hirë të fëmijëve bonjak, nënave të ndara prej fëmijëve të tyre, familjarëve të mbetur akoma pa strehë, e për hirë të Gjakut Shqiptar! Me respekt dhe konsiderata, Këshilli Iniciator Shqiptar - Zëri YT! Raif Emini, Kryetar -----=====----- Kontakt: E-adresa: kish@xxxxxxxxxx Websajti: http://kish.zeriyt.com ................................................................................................. 'Zeri YT!' Qendra e Nismave Mbareshqiptare http://zeriyt.com __________________________________________________ Do You Yahoo!? Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around http://mail.yahoo.com Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar... Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx Per ta lene listen e-mailo: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx ================================================================== Yahoo! Groups Links <*> To visit your group on the web, go to: http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/ <*> To unsubscribe from this group, send an email to: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx <*> Your use of Yahoo! Groups is subject to: http://docs.yahoo.com/info/terms/ |
|
| <Prev in Thread] | Current Thread | [Next in Thread> |
|---|---|---|
| Previous by Date: | RE: Kadare : "Literatura dhe Tirania ": 00082, nobody nobody |
|---|---|
| Next by Date: | CfA: European Media Artists in Residence Exchange (EMARE 2006): 00082, Edmond PRIFTI |
| Previous by Thread: | Disa nga Ligjeratat e Jakup Hasipit ne DivX- Onlinei: 00082, Senad Makovic |
| Next by Thread: | CfA: European Media Artists in Residence Exchange (EMARE 2006): 00082, Edmond PRIFTI |
| Indexes: | [Date] [Thread] [Top] [All Lists] |
| News | FAQ | advertise |