Berisha
takim me zevendespresidentin e SHBA Dik Cheni
WASHINGTON D . C
: Zedhensi i Shtepise se Bardhe, tha se Zevendespresidenti i
Shteteve te Bashkuara te Amerikes Dick Cheni, do te zhvilloje nje takim me
kreret e shteteve anetare te kartes se "Adriatikut". Cheni, do te shkoje me 4-
maj ne Kroaci, per nje takim me lidershipet dhe per te marre pjese ne
bisedimet e krereve te shteteve anetare te Adriatikut, ku bejne pjese Shqiperia,
Maqedonia dhe Kroacia. Ne kete takim, Shqiperia, do te perfaqesohet nga
kryeministri Sali Berisha.
Siç kemi mesuar me
pare javen e dyte te muajit shkurt, Ministrat e Puneve te Jashtme te
vendeve nenshkruese te Kartes se Adriatikut - Maqedonise, Shqiperise dhe
Kroacise, Ilinka Mitreva, Besnik Mustafaj dhe Kolinda Grabar-Kitan, moren
pjese ne Konferencen nderkombetare per partneritet ose e quajtur ndryshe e
vendeve nenshkruese te Kartes se Adriatikut. Takim ky qe u mbajte ne kryeqytetin
amerikan Washington D. C, ne njerin prej mjediseve te Departamentit te Shtetit.
Organizator i ketij takimi ishte Departamenti amerikan i Shtetit dhe nikoqiri i
tij nensekretari amerikan i shtetit, Nikollas Berns. Takimi i Zagrebit eshte
takimi i dyte i vendeve nenshkruese te Kartes se Adriatikut - Maqedonise,
Shqiperise dhe Kroacise.

Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice do te
vizitoje Bullgarine , Turqine dhe
Greqine
Zedhenesi i
Departamentit te Shtetit te SHBA-se Sean McCormack njoftoi zyrtarisht per
turneun e ardhshem te sekretares se shtetit Condoleezza Rice ne Turqi, Greqi dhe
Bullgari nga 24 deri me 28 prill. Ne Bullgari Condoleezza Rice do te nenshkruaje
marreveshje per dislokimin e bazave ushtarake amerikane ne territorin e vendit,
dhe do te diskutoje çeshtje dypaleshe dhe regjionale. Perveç takimeve me lideret
e tri vendeve, sekretarja amerikane e shtetit do te marre pjese ne takimin
jozyrtar te ministrave te puneve te jashtme te vendeve anetare te NATO-s ne
Sofje. Ne Greqi Condoleezza Rice do te diskutoje disa nga çeshtjet me te
rendesishme Ballkanike, si dhe do te takohet edhe me kryeministrin grek
Kramanlis. Turqia ze nje vend te rendesishem ne viziten e
zonjushes Condoleezza Rice. Ao ne Turqi do te kete ne qender te
axhendes se saj luften globale kundra terrorismit si dhe çeshtje te tjera qe
proukupojne me se shumti keto dy vende. Pasi dihet roli i Turqise, ne kete rajon
edhe interesat strategjike te SHBA-es, ne Turqi. Turqia, siç
dihet gjithmone ka qene aleate e fuqishme e SHBA-es, ne
rajon.
Perveç
bisedimeve me zyrtare te larte ne te tre vendet, Rajs do te ndjeke nje takim
jozyrtar te ministrave te jashtem te NATO-s ne Sofje dhe te diskutoje
pergatitjet per samitin e NATO-s ne Rige, Letoni, planifikuar per ne nentor. Ne
Sofje, ajo pritet te nenshkruaje nje marreveshje bashkepunimi per mbrojtjen me
autoritetet bullgare, lidhur me vendosjen e forcave te SHBA ne bazat e
vendit
BEQIR
SINA
