Ministrja
e MSHP-se, Melihate Termkolli, ne ShBA :"Kosova, eshte ne pragun e
zgjidhjes se statusit te saj, respektivisht te njohjes se pavaresise se
Kosoves"
nga
BEQIR SINA, Nju Jork
Qellimi i kesaj
vizite, eshte kembimi i pervojave per funksionimin e administrates publike ne
nivel qendror dhe lokal (rekrutimi i stafit, ngritja e kapaciteteve,
legjislacioni), regjistrimi i popullsise dhe ngritja e kapaciteteve ne ESK,
poashtu dhe informimi i zyrtareve te larte te Departamentit te Shtetit lidhur me
implementimin e standardeve per Kosoven."
WASHINGTON D.
C. :Ministrja e
MSHP-se Melihate Termkolli se bashku me dy anetaret e kabinetit te saj,
znj. Hasnije Ilazi, Keshilltare e Larte, Z. Avdulla Bytyqi Keshilltar politik,
ka mberritur me 14 prill 2006(e premte) per nje vizite nje javore ne Shtetet e
Bashkuara te Amerikes. Ministrja Termkolli, e filloje viziten e pare ne
kontaktet qe mori ne Nju Jork, me komunitetin shqiptare e politikanet amerikane
ne Nju Jork. Ajo ishte e pranishme ne darken vjetore, qe organizoje Keshillin
Kombetar Shqiptaro-Amerikan, per te nderuar me çmimin "Per arritje Jetesore",
shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare. Ndersa keto dite po vijon
me takime ne kryeqytetin amerikan Washington D.C, ku ne axhenden e saj
perfshihen takime me zyrtare te Departamentit te Shtetit, Zyren e
Statistikave te Shtetit, Komisionin per mundesite e Barabarta per punesim,
Bordin e SHBA-ve per Mbrojtjen e Sistemeve te Avansimit ne
Washington. Takime ne Capitol
Hill - Konges e Senat, si dhe ne New
York, ministrja
Termkolli, do te takohet edhe me grupimet politike, organizatat e shoqatat
e bashkatdhetareve tane. Sipas nje deklerate zyratare thuhet se :" Qellimi
i kesaj vizite, eshte kembimi i pervojave per funksionimin e administrates
publike ne nivel qendror dhe lokal (rekrutimi i stafit, ngritja e kapaciteteve,
legjislacioni), regjistrimi i popullsise dhe ngritja e kapaciteteve ne ESK,
poashtu dhe informimi i zyrtareve te larte te Departamentit te Shtetit lidhur me
implementimin e standardeve per Kosoven."
Gjate vizites ne Nju
Jork, Ministrja e Ministrise se Sherbimeve Publike z. Melihate
Termkolli , foli per gazetaret shqiptaro amerikan,, Televizionin e Miçinganit,
gazeten Illyria dhe gazeten Bota Sot, si dhe dha nje interviste ne Zerin e
Amerikes - Washington D.C..
Ku
jeni te perqendruar momentalisht ne punen tuaj ne Kosoves
?
Melihate Termkolli:
Realizimin e sherbimeve me te mira per qytetaret e Kosoves.
Gjithesesi, ajo qe eshte pjese e punes sone, do te thote angazhimi i qeverise,
ne realizimin e te drejtave te te gjithe qytetareve, perfshire ketu edhe
minoritetet. Per çka Qeveria jone, ofrone nje mbeshtetje te fuqishme qe edhe ne
Kosoven e pavarur edhe ne keto momenet qe po kalon Kosova, minoritetet dhe
pakicat do te kene nje mbeshtetje te Qeverise, duke u bere garanci per te
drejtat e tyre.
Zonja
Ministre, si do ta komentonit ju kerkesen e Partise Demokratike te opozites per
formimin e nje qeverie me baze te gjere, pikerisht ne kushtet kur ka filluar
procesi i bisedimeve per statusin e Kosoves?
Melihate
Termkolli: Kerkesat e opozites
nuk jane te tanishme, ato jane te kahmotshme; ne fakt prej kohes kur ne kemi
bere nje qeveri mbi baze te koalicionit LDK-AAK dhe ka patur kerkesa te
vazhdueshme te opozites qe kjo qeveri te mos funksionoje; ne fakt, po behet nje
fushate e vazhdueshme gjate gjithe kesaj periudhe kohore, per thjesht rrezimin,
ta quajme keshtu, te kesaj qeverie. Kjo po behet pikerisht ne momentin kur
Kosova eshte ne momente te rendesishme te zhvillimeve te saj. Ne kemi patur
kerkesa edhe me heret, ne kohen e fillimit te bisedimeve per statusin e Kosoves
dhe tani kemi edhe kerkesa aktuale, tash kur Kosova eshte ne pragun e zgjidhjes
se statusit te saj, respektivisht te njohjes se pavaresise se Kosoves. Une mund
te them qe eshte vetem thjesht çeshtje e nje fushate. Opozita me çdo kusht do te
jete pjese e qeverisjes, per te marre ne se do te mund ta quanim, nje pjese; por
kjo eshte e pakuptueshme, sepse edhe qenia si opozite eshte pjesemarrje e plote
ne procesin e pavaresise se Kosoves. Keshtu qe ajo mund te jete vetem nje
çeshtje e fushates.
Nje nder
kritikat qe drejton opozita, Partia Demokratike e zotit Thaçi ndaj qeverise
aktuale, eshte edhe mungesa e perparimit ne zbatimin e standarteve, te caktuara
nga komuniteti nderkombetar. Si do ta vleresonit ju ecurine e zbatimit te
standarteve dhe ne çfare fushash mbetet akoma per t’u bere?
Melihate
Termkolli: Absolutisht eshte e
pasakte ajo qe thote opozita, per faktin qe eshte pikerisht rezultati qe ka
arritur qeveria e Kosoves ne permbushjen e standarteve, ajo qe beri qeveria, por
edhe puna e institucioneve te tjera, qe te fillojne bisedimet per statusin e
Kosoves. Pra, ne kishim paraprakisht nje kerkese, apo nje limit per te arritur
rezultate, ne menyre qe te fillonin bisedimet; keshtuqe ajo eshte arritur dhe
tani ne kemi nje pune po ashtu dinamike dhe nje angazhim jashtezakonisht te
larte te kesaj qeverie ne drejtim te permbushjes se standarteve; presim qe tani
ato do te vleresohen shume pozitivisht nga UNMIK-u, por edhe Kombet e Bashkuara
dhe gjithesesi, kjo do te jete shume e rendesishme dhe pozitive edhe per
zgjidhjen finale te statusit te Kosoves.
Nje tjeter kritike e opozites ndaj qeverise
eshte se ajo eshte e korruptuar, bile me sakte, Kryetari i Partise Demokratike,
zoti Thaçi e ka quajtur ate te inkriminuar. Sa baze kane keto shqetesime te tij?
Melihate
Termkolli: Vazhdimisht, kjo ka
qene pjese e fushates qe ka bere opozita, respektivisht, Partia Demokratike e
Kosoves. Shpeshhere, keto kritika jane bere ndoshta per te mbuluar veprimet e
veta, kur ka qene ne krye te qeverise se Kosoves, si dhe nga pamundesia qe te
kene voten e qytetareve te Kosoves, thjesht sa per te bere nje fushate,
plotesisht te pabazuar. Une nuk them qe nuk ka shfaqje te tilla qe ndodhin ne
Kosove, ashtu si ne shume vende te botes; por eshte shume e preferueshme edhe
per opoziten dhe gjithesesi edhe per poziten, qe t’i luftoje keto fenomene dhe
thjesht t’i ndihmoje Kosoves ne zhvillimin e metejshem te ketyre proceseve.
Zonja
Ministre, Regjistrimi i Popullsise, eshte nje çeshtje me teper se teknike, nje
çeshtje politike, teper e debatueshme ne Kosove. Duke patur parasysh se qe nga
viti 1981 nuk ka patur regjistrim popullsie, apo prone ne Kosove, ne çfare faze
ka hyre tani ky proces?
Melihate
Termkolli: Po, regjistrimi i
popullsise eshte nje nga projektet me madhore te vendit, per faktin se nuk kemi
patur per nje kohe te gjate regjistrim te popullsise dhe per faktin qe me te
dhenat qe do te dalin nga regjistrimi i popullsise, ne do te kemi mundesine qe
te krijojme nje baze te mire te hartimit te planeve zhvillimore te vendit.
Pergatitjet jane duke u zhvilluar ne normalitetin e tyre dhe kujtoj qe jane ne
faze finalizimi disa prej tyre. Nje pjese tjeter do te zhvillohen dhe me tutje,
deri ne kohen kur do te behet regjistrimi. Une do te thoja se ajo eshte nje
perkrahje e gjere e institucioneve per kete proces te rendesishem dhe une besoj
se do te jete edhe perkrahja e plote e qytetareve te Kosoves.
Kur flasem per
minoritetet , ju lutem cili eshte koncepti i Qeverise se Kosoves per
dencetralizimin dhe cilat jane kontraditat mes Qeverise se Kosoves dhe asaj te
Beogradit ?
Melihate Termkolli:
Qveria e
Kosoves e ka bere me se nje here te qarte qendrimin e saj rreth ketyre
çeshtjeve dhe problemeve te dencentarlizimit. Ajo ka dale me qendrim publik para
bashkesise nderkombetare, e komunitetit nderkombetar i inetersuar per
zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves. Qeveria e Kosoves ne kete kontekst ka nje
qendrim publik moderrn qe zbatohet ne te gjitha vendet e botes e qe kane
standarte te larta ne kete çeshtje. Por siç dihet megjithse po vazhdojne
bisedimet me Beogradin, e natyrisht me bashkesine nderkombetare ne mes
d.t.th me pranine e komunitetit nderkombetar ka dale ne pah se koncepti i
Kosoves eshte nje koncept krejt ndryshe ne kuptimin e asaj i afron
qytetaret e Kosoves me shume mundesi per realizimin e te drejtave çka d.t.th se
Beogradi ka provuar gjithesesi t'i politizoje vazhdimisht keto koncepte. Duke i
ngritur ato gjithmone si probleme te natyres politike. Dhe duke ofruar konceptet
e tyre te cilat ne asnje menyre nuk perkojne me standartet e normat e
decentarlizimit. Ne shume shpejt do te dalem edhe me nje qendrim pas ketyre
takimeve te para qendrim i cili shihet si nje zgjidhje e drejte e çeshtjeve ne
Kosove. Decentarlizimi eshte nje proces i cili patjeter qe kerkon edhe kohe te
zgjidhet. Proces ky qe kushton shume edhe finacierisht edhe ne aspektet tjera .
Por ajo qe eshte e rendesishme eshte ajo qe d.t.th se Qeveria e Kosoves ka nje
koncept te qarte - nje bashkeperpjekje qe t'a zbatoje ne
praktike.
Ai vihet re
nje dinamizem me teper me kryeministrin e ri Çeku ?
Melihate Termkolli:
Kjo dinamike ka nje
kontiunitet, qe nuk dallon shume tash. Pasi Qeveria e Kosoves ka qene mjaft
aktive prej nga Qeveria me kryeminister Haradinajn, me pase me Kosumin dhe tash
me Çekun. Natyrisht qe ka nje dinamike me te lart, por kjo i perket vete rruges
qe po ndjek Qeveria e Kosoves. Pasi jemi ne nje peridhe shume te rendesishme ne
nje faze determinate per te gjitha zhvillimimet. Pra dinamika eshte
domosdoshmeri e jetes politike e shoqerore e tere jetes ne Kosove. Keshtu qe
shpreh me plote bindje mendimin tim se edhe kjo Qeveri eshte ne krye te detyres
e po punon me nje dinamike te lakmueshme.
Ky pra eshte viti i pavaresise , e urojme kete vit !
Melihate Termkolli:
Gjithesesi, edhe ne
jemi te pergatitur per kete. Ky eshte viti i pavaresise . Pavarise e cila eshte
nje kontribut i madh i popullit te Kosoves, popullit shqiptar ne te gjitha viset
dhe veçanerisht diaspores. Pa harruar asnjehere kontributin e madh qe dhane
SHBA-es me presidentin Klinton. Demokracise amerikane dhe ketij shteti te madh,
NATO-s e komunitetit nderkombetar.
Te
kalojme pak tek Partia juaj. Çfare do te ndodhe me LDK-ne? Qe pas vdekjes se
kryetarit te saj ajo eshte ende pa kryetar. Flitet per fraksione brenda Partise,
per ndarje te Partise. Çfare mund te thoni per Partine
tuaj?
Melihate
Termkolli: Une do te thoja se
vdekja e Presidentit Rugova me te vertete ka lene nje zbrazesi jashtezakonisht
te madhe; do te thote se forca e zbrazesiseka qene kaq qene aq e madhe, sa ka
qene edhe forca e punes se tij ne institucionet e Kosoves, si President i
Kosoves, por edhe ne Lidhjen Demokratike te Kosoves. Dhe une besoj fuqishem se
ate trashegimi te madhe qe ka lene presidenti Rugova, LDK-ja do te dije ta
menaxhoje siç duhet dhe do te kete nje proces demokratik dhe nje proces normal
te zgjedhjes te kryetarit te ri.
A mendohet ne keto kushte te kete nje Kongres
Partie?
Melihate
Termkolli:
Po, gjithesesi po.
Eshte koha e parapare, normale, per te mbajtur zgjedhjet e reja ne Lidhjen
Demokratike dhe nuk ka arsye qe ato te mos zhvillohen ashtu siç duhet.