Keshilli Kombetar
Shqiptaro Amerikan, nderoje shkrimtarin e madh shqiptar, te njohur ane
mbane botes, zotin Ismail Kadare me çmimin "Per arritje
Jetesore"
Nga BEQIR SINA, Nju
Jork
Kadare
: Cmimi "Per arritje Jetesore" nga shqiptaret e Amerikes - Nje Cmim per Kulutren
Shqiptare"
BIG APPLE -
MANHATTAN
: Keshilli
Kombetar Shqiptaro Amerikan nderoje mbreme, shkrimtarin e madh shqiptar, te
njohur ane mbane botes, zotin Ismail Kadare. Shkrimtari yne i madh mori çmimin
"Per arritje Jetesore", ne nje mbremje te vecante qe KKSH-aja
organizoje, per nder te ketij gjeniu letrar, ku moren pjese anetare te
KKSHA-ses, miq dhe dashamire te organizates dhe shkrimtarit Kadare, grupe
shqiptaresh nga Bostoni, Miçingani, Nju Jorku, Nju Jersi e shtete te
tjera. Personalitete, te politikes, artit, kultures, biznesmen te medhenje
ne Amerike. Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), me rastin e
ndarjes se çmimit vjetor, shtroje edhe darke nderi, per nder te
shkrimtarit te madh Ismail Kadare, lokalin "Union Club East",
New
York. Ushfaqen ne video
- ekrane e madh filma shqiptar, dhe pianisti i talentuar Petrika Melo, luajti
pjese te autorve te medhenje shqiptar e te huaj.
Kohet e fundit, Kadare u be edhe me i njohur me fitimin e çmimit “Man
Booker Intern ational Prize”. Ne listen e kandidateve per kete konkurs
perfshiheshin emera te njohur te letersise boterore si Gabriel Garcia Marquez,
Gunter Grass, dhe Filip Roth. Me fitimine ketij çmimi çdo kandidat u
gjykua dhe u vleresua per te gjithe veprat e tyre ne teresi. Ky triumf, i
Kadarese, shenon nje kontribut tjeter shume te rendesishem drejte
permiresimit te imazhit shqiptar anembane botes, nga njeriu qe na dha vepren
"Gjenerali i Ushtrise se Vdekur" dhe "Prilli i Thyer", e shume vepra te tjera te
rangut boterore. Shume gazeta prestigjioze si The New York Times, Wall
Street Journal, dhe The Los Angeles Times e kane vleresuar Kadarene, si nje nga
shkrimtaret me te dalluar, bashkekohor ne bote. Shume shpesh ai eshte
krahasuar me Kafken, Orwellin, dhe Kunderen, veprat e te cilit jane perkthyer ne
me shume se 40 gjuhe boterore. Kohet e fundit, Kadare, u be edhe me i njohur me
fitimin e çmimit “Man Booker Intern ational Prize”. Kadareja shume
shpesh eshte cilesuar si kandidat i forte per çmimin Nobel per Letersi, dhe
akoma vazhdon te konsiderohet per kete cmim.
![lifetime achievement]()
Çmimi "Per arritje
Jetesore"
Z Stefan
Kochi, Kryetar i Keshillit Kombetar Shqiptaro Amerikan per
Bostonin dhe Etrita Ibroci, e diplomuar ne ekonomin nderkombetare dhe Ligjet
Eurpoiane te Tregetise moderuan darken vjetore. Ata thane se :" Si shkrimtar i
madh - jemi me fat te kemi nje njeri te tille edhe ne shqiptaret. Arti,
vepra e kontributi i tij atdhetar jane te shumte, te perditeshem, dhe mesim per
vlerat e medha, si per vendin tone ashtu edhe per mbare njerezimin. Fati qe
Kadareja qendron mbi offiqet politike, shoqerore e ekonomike, ai eshte kthyer ne
nje simbol bashkimi, kulture, urtesie , maturire e diturie, eshte edhe
vlersimi yne per zotin Kadare, per kontributin e tij ndaj vlerave
kombetare. Te vlersosh, eshte nje virtyt e kombeve qe dijne te nderojn te
atyre popujve qe dine te shikojne pozitiven , thane dy moderatoret ne te dyja
gjuhet - shqip e anglisht.
Kadare i shoqeruar, nga bashkeshortja e tij zonja e nderuar Elena Kadare, gjate
marrjes se çmimit"Per Arritje Jetesore", te cilin ia dorzoje biznesmeni i
sukseseshem z Ekrem Bardha, u shpreh se ;" Ju falenderoj per çemimin
qe me dhate dhe ne radhe te pare ju falenderoj qe ju kete çmim per here te
pare,:" Ja dhate kultures shqiptare". Kultura, ne pergjethesi ka
avantazhe nga politika, nuk eshte perçarese eshte e ndjeshme karshi popullit te
vet, gjithmone lufton per bashkimin. Ndergjegja e shkrimtarit, eshte e ndryshme
nga e politikes, tha Kadare. Ai tha se :"Sot, kombi yne gjendet perballe
problemeve madhore te unitetit. Per here te pare populli shqiptar, eshte
pothujase si kombe i lire. Shqiperia, pas 16-vjeteve u clirua nga
diktatura komuniste dhe pjesa tjeter, ka 6- vjete e çliruar nga
diktatura me e eger sllavo- serbe, e komuniste.
Mipro, tha Kadare, :"E rendesishme, eshte qe me ne fund edhe shqiptaret filluan
te mendojne te lire, e pa pranga. Nuk duhet te "kekrrijme" si
kukuvajkat, e rendesishme eshte qe ne fituam lirine. Se shpejti dhe Kosova do te
fitoj pavaresine dhe do te behet me e forte. Kadare shfaqi mendimin se
:" Kultura shqiptare, sot, do mjete te ndihmohet, se ka nje vizion te
perbashket per kombin.Ndersa, tha se ska pse te perçahemi, te kemi
keqkuptime, shume kombe kane pasur nga keto probleme, ndoshta edhe me shume se
ne, por i kane kaluar. Duhet te luftojme racizmin, çdo racizem, ka diçka
kriminale ne vetevete. Mohimi perfundimisht sjell nenshtrimin. Ne fund duke
pranuar çmimin shkrimtari yne i madh z Ismail Kadare tha se : "Jam i lumtur
midis jush dhe gjithmone jam i ndjere i tille midis
shqiptareve!
Ne mbremjen e vecante te KKSH-se,
organiziur, per nder te ketij gjeniu letrar, shkrimtarit Ismail Kadare, mori
pjese si mysafire speciale nga Kosova, edhe Ministrja e Ministrise se
Sherbimeve Publike, z. Melihate Termkolli, se bashku me anetaret e
kabinetit te saj, znj. Hasnije Ilazi, Keshilltare e Larte, e zotin. Avdulla
Bytyqi Keshilltar politik e gazetar i gazetes kombetare Bota
Sot.
Ministresha e Ministrise se Sherbimeve Publike, z. Melihate Termkolli,
pershendeti takimin duke thene se :" Ju falmnderoje perzemersisht, per ftesen qe
na keni bere per te marre pjese sonte ne kete darke vjetore dedikuar ndarjes se
çmimit - "Per Arritje Jetesore" dhene kesaj rradhe shkrimtarit te madh shqiptar
Ismail Kadare. Ne kete darke, ka vend edhe te flasem edhe per Kosoven. Ne
te cilin jane bere shume perparime. Dhe çdo arritje ne Kosove, eshte fruti
e puna mundi e sakrifica e çdo shqiptari, brenda e jashte atdheut te tyre.
Patjeter, qe eshte edhe i juaji qe jeni ne Amerike, ne kete vend simbol te
lirise e demokracise. Dhe me kete rast, perfitoje edhe nga ky tubim t'ju
falmnderoje perzemersishte, per ate çka keni bere e beni per Kosoven e çeshtjen
shqiptare. Per ate qe bete ju per Kosoven, pikerishte, ne ato momente Kosoves i
duhej me se shumti ndihma e juaj. Ate ndihme qe e ka vlersuar edhe presidenti i
Kosoves i ndjeri Rugova, per lidhjen e perhereshme te Kosoves me Perendimin
dhe SHBA-es. Zoti e bekofte Kosoven, Shqiperine e SHBA-es.
Kadareja :
Kadare, u be edhe me i famshem
ane e mbane botes pasi iu dha strehimi politik ne France, ne vitin 1990,
ne nje kohe kur Shqiperia, ath'here ishte ende nen regjimin komunist,
e ndiqte ende rrugen e Hoxhes, nga Ramiz Alia. Ne dhjete vjecarin e
fundit, shume libra te Kadarese, tani gjenden per tu blere edhe ne Ameriken
Veriore dhe shiten nga disa firma e fameshe i librashitjes si Barnes and
Noble (www. barnesandnoble.com). Veprat e Kadares, qe jane perkthyer ne
anglisht dhe qe mund te blehen ne Amerike, perfshijne: Keshtjella, Kronike
ne Gur, Ura me Tri Harqe, Pallati i Enderrave, Koncert ne Fund te
Dimrit, Piramida, e tjera. “Diktatura dhe letersia autentike jane ne
kundershtim me njera tjetren” ka thene Kadare. “Shkrimtari, thote ai eshte
armik i natyrshem i diktatures.”
Kadareja, eshte mjeshter ne perdorimin delikat te alegorive per te vene ne dukje
karakterin e vertete te regjimit totalitar dhe te doktrines se realizmit
socialist. Disa nga librat e tij u kritikuan nga regjimi Shqiptar komunist
dhe ne vitet 1970-a ju ndalua botimi, ndersa Kadareja kishte shprehur
gjithnje e me shume mospelqimin e tij ndaj regjimit totalitar. Shqiptaret e
Amerikes, kane shprehur vazhdimisht kohet e fundit ne takimet e tyre,
deshiren se ky vit do te jete viti i Kadarese. Mbasi mendojne ata se ai do
te fitoje kesaj rradhe çmimin Nobel per Letersi. Çmim ky qe ndahet çdo fund viti
ne kryqytetin e Suedise Stokholm, dhe se fundi e mori nje shkrimtar britanik jo
shume i njohur si shkrimtar ne mes debatesh e polemikash te
shumta.