logo       

“Sollaku” sfumon “Spartakun”: msg#00061

politics.region.albania.shqiperia

Subject: “Sollaku” sfumon “Spartakun”

?Sollaku? sfumon ?Spartakun?

Nga  Aulon Mehdiu

Ajo e ashtuquajtura kriza më e madhe në gjirin e mazhorancës, është fashitur ende pa dalë mirë në skenë. ?Kocka e fortë? në gjirin e demokratëve, Spartak Ngjela, pas ngrirjes duket se nuk përbën më krizë për shumicën dhe qeverinë. Ai është degdisur në një komision mediash, ku në mbledhjen e parë ku duhet të ishte i pranishëm nuk sh koi. Por oshëtima që hoqi nga skena e debateve bubullimën Ngjela, ishte lufta mediatike, në qendër të së cilës ishte dhe është Theodhori Sollaku, prokuror i përgjithshëm i Shqipërisë. Para jo më shumë se një jave, të gjithë diskutonin se si do t`i vendte puna e filli mazhorancës dhe qeverisë, e aq më tepër si do ti vende halli e litari ?rrebelit që kishte guxuar? t`i dilte kundër Njëshit të partisë, atë që s`guxon ta bëjë asnjë brenda Partisë Demokratike. Por një javë më pas, përveç daljes sporadike në ndonjë ekran televiziv, në skenën e debatit ishte ngjitur dikush tjetër. Lideri i qeverisë dhe i mazhorancës, tregoi se në një kohë tejet të shkurtër mund të luante me shumë vetë dhe me shumë porta, duke i sjellë gjërat ashtu siç do dhe di vetë. Pikërisht kriza me emrin Sollaku, e cila u duk se u mbyll pas kthimit të tij nga Uashingtoni, ka mbyllur në fakt një të çarë të madhe në fasadën e qiellgërvishtësit blu të qeverisjes. Emri i Dhori Sollakut, nuk pushtoi vetëm median sh qiptare, por ai u trajtua gjerësisht edhe nga shtypi ndërkombëtar. Akuzat e kryeministrit Berisha, se pikërisht Prokurori i Përgjithshëm është molepsur kokë e këmbë me krimin nuk kishte si të mos viheshin re nga ?të jashtmit?. Në numrin e të martës, e përditshmja konservatore greke Kathimerini do e hapte lajmin me titullin ?Korrupsion Shqiptar?. Agjencitë e lajmeve, AP, Reuters si dhe disa media rajonale do ta mbartnin ndër lajmet kryesore deklaratën e Berishës dhe sulmet e tij ballore ndaj Sollakut. Pra, do shkakohet apo jo Sollaku, kjo është temë tjetër, e rëndësishme është që vëmendja u shkëput nga ato që janë me të vërtetë probleme për vendin, dhe u përqëndrua në artifice. Kështu ka ndodhur edhe më parë kur për të sfumuar tema me rëndësi ditore, u nxorrën të tjera çështje artificiale si Zogu i Zi etj. Por për ironi të fatit, Theodhori Sollaku, me një emër ortodoks mban edhe një mbiemër me origjinë turke që do të përkthehej pikë për pikë në shqip : Majtosh, ose e thënë popullorçe Mëngjërash. Nuk kemi ide nëse kryeministri e di apo jo këtë, pasi padyshim që do t`i shtohej edhe më, kundërshtia ndaj prokurorit për të cilin vetë dha viston e zgjedhjes pak vite më parë. Pra, Shqipëria ndonëse një vend tmerrësisht i vogël dhe i parëndësishëm në skenën rajonale, europiane dhe atë globale, ka aftësinë të gjenerojë një larmi zhvillimesh, ngjarjesh dhe përplasjesh për të cilat do të na e kishin zilinë ushtria e kolegëve tanë gazetarë, të nemitur nga qetësia gjumëndjellëse e politikës së pulsit normal. Vetëm në Shqipëri ndodh, që edhe shtrimi i një trotuari çfardo, në një qytet çfarëdo, varet nga politika, e jo nga taksat që qytetarët paguajnë. Por padyshim, asnjëra nga këto nuk i vlen ecjes përpara, por veç një çepetosje gladiatoriane politike, që shqiptarëve të shkretë nuk u ka munguar thuajse asnjë ditë në këta 15 vjet të demokracisë së tyre të shtrembër. Thjesht, është koha për PUNE konkrete, dhe jo llafe që ngrijnë e shkrijnë, ngrej në e zbresin, vrasin e presin Spartakë e Sollakë?

19/04/2006
Botuar ne gazeten  Start    www.gazetastart.com


Talk is cheap. Use Yahoo! Messenger to make PC-to-Phone calls. Great rates starting at 1¢/min.

SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating


YAHOO! GROUPS LINKS




<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise