Kadare
mbajti ne
Universitetin Kolumbia – Nju Jork,
ligjeraten "Literatura
dhe Tirania "
Kadare's work has been published in more than 40
countries
Nga- BEQIR SINA, Nju
Jork
Moren pjese rreth
500 vete,
midis tyre edhe arkitekti i
marreveshjes se Dejtonit, ambasadori Ricard Hollbruk e ish ambasdori i
SHBA-es, ne Tirane, William
Rajson. Kadare, zbuloje, historikisht, rrenjet e tiranizmit. Duke e
ilustruar ate me shembuj nga praktikat letrare, per te vene ne pahe se letersia
ka qene dhe mbetet, nje letersi e madhe dhe e vertete, nje opozitare e
vazhdueshme ndaj çdo diktature
Columbia
University -
NEW
YORK
: Nje leksion u
mbajt mbreme, ne Universitetin Kolumbia ne Nju-Jork. Shkrimtari i madh
shqiptar Ismail Kadare, permes nje ligjerate te gjate, paraqiti pikepamjet
e tija ne kendeshikimin me titull
"Literatura dhe Tirania ". Ligjerata, u mbajte ne ndertesen "Harriman
Institute" Shkolla Nderkombetare e Çeshtjeve Publike - Universiteti Kolumbia, ne
Nju Jork, ku para tij kane ligjeruar Mikahil Gorbachev, Alexander Yakovlev,
Helmut Schmidt, Barrington Moore,Jr,Dimitri Likhachev, Alec Nove, Ernest
Gellner, Katherine Verdery, Moshe Lewin, Andrei Sinayavsty, dhe shkrimtari
hungarez fitues i çmimit Nobel per Letersi Imre Kertesz. Shkrimtari i madh
shqiptar Ismail Kadare, mbajti, ketu nje leksion qe zgjati me shume 120- minuta.
Auditori i salles "Rotunda", me rreth 500 - pjesmarres, ishte i mbushur
perlpote . Ne ligjerate, mori pjese edhe arkitekti i
marreveshjes se Dejtonit, ambasadori Ricard Hollbruk, ish ambasdori i
SHBA-es, ne Tirane, William Rajson, Professor Sami Repishti, ish
kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Josef J. DioGuardi dhe bashkeshkortja e tij
Cloyes DioGuardi, analisti i çeshtjeve evropiano lindore dhe ballkanike, Dr.
Elez Biberaj, Drejtor ne detyre i Deges Euroaziatike te Zerit te Amerikes,
albanologu dhe gjuhetari Prof. dr Frederik Fico, aktori i njohur Luan Bexheti,
professor Kadri Brogi, poetja intelektuale Kozeta Zylo, pyetja Donika Timko,
professor Mit'hat Gashi, ambasadori i Shqiperise ne Kombet e Bashkuara z
A. Neritani dhe ambasadori L. Dilja, dr, Selahudin Velaj, zoti Agim
Rexhaj e tjer. Ishin gjithashtu gazetare, diplomate, veprimtare te te
drejtave te njeriut, perfaqesues te organizatave nderkombetare dhe joqeveritare,
me studente, profesore, te kesaj shkolle, afariste te
sukseseshem, intelektual, politikane, shkrimtare, gazetare dhe
kritike.
Kadare, pas
prezantimeve te pikepamjeve te tija permes ligjerates ne fund iu pergjigje
edhe ne shume pyetje te mbi 500 vetave qe percollen kete ligjerate ne nje
nga sallat e Universitetit Kolumbia ne Nju-Jork.
Mireserdhjen
dhe nje prezantimin te shkrimtarit Ismail Kadare, e beri drejtorja e Harriman
Institute, zonja Catharine Theimer Nepomnyashchy. Perktheu dhe komentoje David
Bellos, nga Shtepia botuese Arcade. Shkrimtari yne i madh Ismail Kadare,
siç e cekem mbajti nje leksion te gjate, i cili zgjati rreth nje ore e
gjysem, dhe ndoqe me nje vemendje jashtezakonishte te madhe."Te jetoje,punoje
dhe krijoje ne diktaturen komuniste, dhe sidomos ate ne Shqiperi,
atehere ishte me te vertete diçka e pabesueshme, sot, u shpreh
Kadare, Aq sa sot, mendon ai eshte e veshtire edhe te besosh se
ne Shqiperi, per disa vargje jane denuar ne lulen e rinise deri me vdekje
dhe dhjetra vjet burge, disa poete te rinj, dhe te
talentuar. Shqiperia, tha ai ka kaluar neper tmerret dhe egersine e
regjimit te Enver Hoxhes. Shqiperia, nuk ka qene kurre Çekosllovaki, Kube,
apo Kine ku hijet e qyteterimit vazhduan te ekzistojne gjate dekadave te
diktatures.
Kadare :
Letersia dhe
tirania, tha shkrimtari ne fjalimin qe e mbajti ne frengjisht, jane dy armike te
angazhuara ne nje duel te pameshirshem me njera-tjetren. Shpesh thuhet se
tirania eshte teper mizore ndaj letersise. Por rralle degjojme te thuhet se edhe
letersia eshte ndonjehere teper e pameshirshme ndaj diktatures dhe plaget qe i
le asaj mund te jene vdekjeprurese. Per ata qe e vezhgojne kete duel, tha ai,
eshte e veshtire te parashikojne se kush do ta mposhte njeri-tjetrin.
Shkrimtari u
hodhi pastaj nje veshtrim historik perpjekjeve te regjimeve totalitare kunder
letersise. Si fashizmi ashtu edhe komunizmi, tha ai, u angazhuan ne luften
kunder letersise, por sidomos komunizmi sepse ai pati me shume kohe per nje
lufte sistematike per jete a vdekje me letersine. Renia e komunizmit, tha
Kadareja, u shoqerua me shume pluhur dhe pershtjellim sepse kishte njerez qe
deshironin qe ky pershtjellim te vazhdonte pasi ata kishin shume gjera per te
fshehur. Ne fushen e letersise kaosi ishte teper i madh dhe ai vazhdon. U
ngaterruan shkrimtaret qe kishin bere gjithçka per te mbrojtur letersine e
vertete me te tjeret qe e shkelen ate me kembe. Aq me teper u ngaterruan
shkrimtaret medioker me spiunet e regjimit.
Ne ligjeraten
e tij, shkrimtari Ismail Kadare perseriti thirrjen qe vendet ish komuniste, te
hapin arkivat. Kjo, tha ai, eshte e nevojshme per t’u dhene fund paqartesive dhe
sidomos per te mos ngaterruar marrezite e pademshme te te ashtuquajturit
realizem socialist me krimet e verteta ndaj letersise. Ne nje shoqeri
demokratike normale, tha shkrimtari, nuk mund te jetosh normalisht me nje
ndergjegje te gjymtuar. E verteta e arkivave sekrete eshte si nje pasqyre
perpara kesaj ndergjegjeje te gjymtuar. Askush, tha ai, nuk u kerkon
shkrimtareve qe te shkaterrojne tiranine, sepse diktatura nuk mund te
shkaterrohet me romane apo me poezi, por nga ana tjeter eshte e drejte qe
shkrimtareve t’u kerkohet qe te pakten te mos e braktisin letersine.
Professor doktor Agron Fico, thote se :" Takimi i sotem ishte nje bashkebisedim
shume i rendesishem, e i veçante per nga interesimi dhe menyra sesi u zhvillua.
Pasi, ne kete takim shkrimtari yne i madh , edhe nje here ndriti si nje
shkrimtar i rangut boterore. Dhe e veçanta ne kete takim, ishte ajo se edhe nje
here, Kadare, zbuloje, historikisht, rrenjet e tiranizmit. Duke e ilustruar ate,
edhe me shembuj nga praktikat letrare, per te vene ne pahe se letersia ka
qene dhe mbetet, nje letersi e madhe dhe e vertete. Nje opozitare, e vazhdueshme
ndaj çdo diktature. Ajo qe me beri pershtypje, tha ai dhe qe patjeter eshte
e gezueshme, eshte fakti qe pati nje auditore te gjitheaneshem dhe me nje numer
jashtezakonishte te madhe. Çka per mendimin tim do te thote se diaspora
shqiptare ne Amerike, e adhurone dhe e respekton Kadarene.
Fico, mendon se :"Pyetjet, ishin te karaktereve te ndryshme, pa i shpetuar atyre
me nivel, pyetje te medha, atyre mediokre dhe ndonjera mund te
konsiderohet si provokative. Natyrishte, qe ne nje tubim kaq te lire e te
hapur, do te gjeshe pak nga te gjitha. Rendesi ka qe Kadare, u tregua me te
vertet i madh ne pergjigje, i mençur dhe mjaft i matur. Ne pyetje e pergjigje
ishte audienca ajo qe reagoje shume bukur. Kadareja, foli ne nje menyre shume
parimore. Dhe me mendimin e tij ai arrti te shpreh ndoshta edhe mendimin e
deshiren e shumices ne salle, tha Fico.
Mirpo, lind pyetja, a ishte per
shqiptaret e Amerikes, kjo nje "Nobel per Kadarene"
?
Me vjen mire
qe ma bene kete pyetje ! Ne si Akademi Shqiptare e Shkencave, kemi bere me
rastin e 70- vjetorit te lindjes se Kadarese , nje leter - kerkese drejtuar
komisionit te çmimit Nobel per Letersi, ku nder te tjera i kemi kerkuar asaj, qe
kete vit te ndaj çmimin Nobel per Letersi, per shkrimtarin shqiptar Ismail
Kadare. Gje qe pas nesh u ndoqe edhe nga Akademia e Shqiperise dhe ajo e
Kosoves. Pra me kete takim, u pa se diaspora shqiptare ne Amerike, behet
deshmitare e "dhenjes" se çmimit Nobel per Letersi, per Kadarene. Kjo eshte
sipas nesh paratheneja ose preludi i çmimit Nobel per Letersi, per Kadarene,
shprehet ne fund Professor dr Frederik F. Fico, gjuhetar e albanolog i njohur
shqiptar.
Gazeta Metropol, pati rastin te flasi per kete takim edhe Professor Sami
Repishtin. Profesor Repishti,i thote gazetes sone se :" Per mendimin tim,
arrdhja e Kadarese, ne Universitetin Kolumbia, ishte nje ngjarje me rendesi
te madhe per komunitetin shqiptaro - amerikane, auditorin, e boten akademike
te ketij universiteti. Kadareja, tha ai e njehe mire letersine,
sidomos, ate europiane dhe boterore ne pergjethesi. Kadareja, ka nje kuptim fare
te thelle te natyres dhe te formes qe ka diktatura. Ai ka jetuar ne nje
diktature, te cilen, e ka njohur fare mire , duke i bere sot, analiza te thella
dhe mjaft te forta.
Lidhja
qe i bene Kadareja, ne mes diktatures dhe letersise, per Repishtin, eshte
nje teme e vjeter dhe e lashte do te thoja. Kjo ka filluar qe nga koha e Greqise
se vjeter. Sepse, shkrimtaret gjithenje jane presekutuar nga format e ndryshme
te diktaturave,. Ajo qe bota mendon per Kadarene, eshte "pyetja e madhe": Pse
Kadareja nuk "pranoje" te veje ne burg!?!, sikurse te tjeret, si Haveli, apo
ndonje tjeter. Ose, pse? nuk ndenji i qete te mos shkruante
fare. Ndersa per sa i perket, talentit te tij vlersimit si shkrimtar,
Kadareja, eshte defenitivisht nje shkrimtar i madh dhe shkrimtar i dores se
pare.
A
mendoni se Kadareja, me kete takim arriti te jete me te vertet ai qe e njeh
auditori ?
Une mendoje pike se
pari, se auditori i sotem ne
Columbia
University - ka mesuar shume
gjera nga ato qe tha Kadareja. Nuk e di se çfare qendrimi duhet te mbante
Kadareja, qe t'u pelqente te gjitheve!?! por per mendimin tim ai dha nje pasqyre
te qarte dhe shume te lexueshme., perfundon profesor Sami Repishti, qe gjithe jeten dhe punen e
tij ia ka kushtuar çeshtjes shqiptare, ish profesor ne Universitetin Adelphi ne
New York.
Metropol, pas
takimit, foli edhe me intelektualin shqiptaro amerikan, qe ndoqi me shume
vemendje kete ligjerate, zotin Arif Mata. Ai na tha se :”Auditori ishte
shume heterogjen per te kuptuar ne esence, leksionin qe dha Kadareja. Sepse, me
shume aty kishte njerez te interesuar se çdo te thote:" Shqiptari Kadare - se
çfare do te thote shkrimtari Kadare. Aty shtrohej pyetja se : " A mund te behet
art edhe nen diktature!?!". E pra Kadareja, me leksionin qe mbajti tregoje, se
ai ka arritur te beje nje gje te tille edhe nen diktature, pra nje arte te
kuptueshem dhe te lexueshem. Pasi ai ishte nje shkrimtar i nivelit boteror edhe
pse shkruajti nen diktature.
I madhi Kadare, foli
ne nje tempull famoze. Me nje audience, mjaft cilesore e pare ne te gjitha
shikimet. Une si adhurues e vlersues i letrave te Kadarese, dhe kritikuesit per
motivin politik, per fatin tone Kadareja eshe aq i madh sa i duhet kombit, i
duhet gjuhes sone te shejte. Me te medhenje sesa ne, do t'a donin t'a kishin te
tyren, fati e solli qe ne t'a kemi.
Nostalgji me
Kadarene .....
Ne fund mu dha rasti edhe mua te shkembej nje bisede te shkurter me Kadarene.
Zoti Kadare, une jame nje ish i presekutuar nga ai rregjim per te cilen Ju
folet, sot, ne kete ligjerate. Per nostalgji, do t'ju sjell ndermend nje
moment qe ndoshta edhe do t'u befasoje. Sot, pas 16- vjeteve, ne kampin e
interrnimit ne Saver te Lushnjes, ku une banoja aso kohe, Ju veçse nje jave nga
ajo dite qe do te merrnit arratine drejt Frances, dhe do t'a linit ate rregjim
me "gishte ne goje", zhvilluat nje takim ne kino - teatrin e fshatit, me
banoret. Te cilet, shumica e tyre ishin te interrnuar. Ky takim ndoshta mbeti ne
heshtje dhe Ju patjeter e keni harruar. Por, ja qe sot, ne qe u takuam ne
fshatin simbol te diktatures - per koicidence po takohemi ne qytetin simbol
te lirise e demokracise. A thua se ai takim i fundit ne kampin e
interrnimit, ishte sinjali qe tregoje se ai rregjim kishte "kapitulluar"
?
Kadare:"A'tehere, isha plotesishte, isha i bindur dhe i sigurte qe ai
rregjim falimentoje - pasi edhe s'kishte sesi te ndodhte ndryshe. A rregjim
kishte "rene" e mbahej, pa ditur se çdo te behej me vone. Çdo gje kishte marre
fund. Veçse, rregjimin e mbyste dilema " Sesi do te largohej dhe sa do t'a
pranonte largimin!?!" . Nje rregjim qe rrezohet, gjithmone nuk arrin t'a
kuptoje kurre se po rrezohet. Ai ishte stacioni i fundit, per ate.
Ismail Kadare
(East European Prose in Translation, Fall 2004, Swarthmore
College)
Ismail Kadarë (born in 1936) is the most prominent Albanian writer today.
Born in Gjirokaster, he finished his studies in Tirana and at the prestigious
Gorky Literary Institute in Moscow. His first publications were of poetry,
though he is much better known internationally for his prose novels, several of
which have been translated into English -- some, unfortunately, from French
rather than directly from Albanian. In 1990 Kadarë moved to Paris, where his
novels (in Albanian and in French) are published by Fayard; since 1999, he has
been living again in Tirana, Albania.