logo       

Paralele, Goran Bregoviçi dhe Ibrahim Tatlisesi: msg#00054

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Paralele, Goran Bregoviçi dhe Ibrahim Tatlisesi

Paralele, Goran Bregoviçi dhe Ibrahim Tatlisesi

http://www.sot.com.al/index.php?option=content&task=view&id=21625&lang=

Nga Zekerija Ibrahimi

- Këto ditë po i shikoja ngjarjet e 97-ës në TV Klan dhe po
habitesha me qenien tonë, deri ku mund të arrijmë ne me
prapësitë tona, ndërsa të nesërmen në mëngjes po ashtu në
TV shikoja një dokumentar në të cilin flitej sesi kishin
punuar gjermanët për ta bashkuar Gjermaninë e tyre.Janë
këto kontraste që as Kadareja e as askush tjetër nuk mund
t?i rrafshojë. Mbase janë të dhimbshme, por të vërteta.
Është bërë më tepër se një vjet që kur në Kosovë ishte
mysafir këngëtari i muzikës popullore turke Ibrahim
Tatlises dhe po aq janë bërë qëkur në Maqedoni, po edhe më
gjerë, u hodh pezëm e tërbim pse shqiptarët akoma merren me
vlera anadollake, kur tashmë, vetëm një vit më pas, në
Tiranën tonë erdhi një mysafir tjetër, kësaj radhe i
muzikës serbe, por që tani ata të njëjtit nuk thanë asgjë.
Shembulli i sipërm ndonëse në dukje jo aq i fuqishëm sa për
të krijuar aksioma e për të bërë përgjithësime, megjithatë
në thellësinë e tij flet shumë, ai është shembulli më tipik
për gjendjen tonë kombëtare, për statusin tonë politik në
Ballkan, për identitetin tonë, për prirjet tona, për
rezervat tona, e pse jo edhe për mllefin ose dalldinë tonë
herë-herë edhe patologjike ndaj Lindjes a Perëndimit. Po
ndodhin këto dy ngjarje brenda një intervali kohor kur në
hapësirat shqiptare janë hapur dilema goxha të mëdha e
interesante, si: në rast se Kosova fiton pavarësinë, a do
të jetë identiteti i njëjtë kombëtar i kosovarëve me
shqiptarët e Shqipërisë, cilat do të jenë simbolet
kombëtare të shtetit të ri të Kosovës, çfarë do të bëhet në
këtë rast me shqiptarët e Greqisë, të Malit të Zi, të
diasporës e të Maqedonisë. Shtrohet edhe çështja e
përdorimit të gjuhës shqipe, çështja e standardeve
gjuhësore e të tjera, ndërsa si kapak i krejt kësaj ishte
polemika mes Qoses e Kadaresë për identitetin (evropian ?
sipas Kadaresë) e shqiptarëve. Dhe, kur njeriu vendos të
merret me të gjitha këto gjëra, kur futet në një det të
tillë temash, patjetër e ndjen se të gjitha këto çështje
janë simpoziume më vete, libra më vete, por megjithatë në
dy tri-fjalë këto çështje mund të zbërtheheshin edhe
kështu. Dëftorja dhe dëshirorja, meqë në një mënyrë jam çdo
ditë i lidhur me çështje gjuhësore, teksa i lexoja shkrimet
e fundit të Kadaresë dhe të Qoses, por edhe duke u kujtuar
në shkrimet e kaluara të botuara (që kur në Tiranë vjen
Bregoviçi nuk i kemi), fillova të mendoj se, a e dinë
shqiptarët dallimin e kategorisë së mënyrës së foljes, apo
mos e kanë flakur tej edhe mënyrën e foljes nga prirja ?për
ta integruar? edhe gjuhën. Në gjuhën shqipe folja i ka disa
mënyra, të cilat janë krijuar si të tilla për të shprehur
më saktë një veprim të caktuar. Kështu në gjuhën shqipe ka
dallim të madh semantik në fjalinë ku folja jam, përdoret
në mënyrën dëftore dhe në mënyrën dëshirore. P.sh.: Fjalia
Jam mbret! ka dallim sa Oqeani Atlantik me nja dhjetë metra
e kusur më shumë se fjalia Dua të jem mbret. Ndonëse e
vërteta gramatikore, logjike dhe semantike, shpie në këtë
përfundim, megjithatë kjo si duket mjegullohet te ata që
gjithë atë që duhet ta shprehin me foljen ndihmëse dua, e
shprehim vetëm me foljen themelore, duke e krijuar kështu
mënyrën dëftore të foljes në fjalinë që ata e kanë menduar
në dëshirore, pra në vend që të thonë, për shembull, Dua të
jem mbret thonë Jam mbret. Dhe, kjo nuk do të ishte
tragjedi e madhe sikur të bëhej në beletristikë, aty shkon
gjithçka ? si në romanet e Kadaresë, por të bëhet roman, të
përdoret kjo logjikë, edhe në çështjet e polemikave mbi
identitetin tonë kombëtar e kulturor, kjo vërtet është
problem. Ja shembulli konkret: Qosja thotë se në
identitetin tonë kulturor, gjysma është lindore, ndërsa
Kadareja thotë se gjithë identiteti jonë është evropian.
Shpjegimi është ky: Qosja flet në mënyrën dëftore, ndërsa
Kadareja mendon në mënyrën dëshirore e shprehet në mënyrën
dëftore. Se kjo është kështu flasin një mijë shembujt e
interferencave kulturore shqiptaro-orientale që një herë i
numërova në faqet e gazetës Fakti (që pastaj të zënë
ngushtë para argumenteve, të më akuzojnë se qenkam ?avokat
i huazimeve?), duke filluar që nga arkitektura, orenditë
shtëpiake, ushqimet, huazimet gjuhësore, veshjet, traditat
e lindjes, synetisë, martesës, vdekjes e shumë e shumë të
tjera. Qosja sigurisht duke i pasur parasysh këto gjëra, ka
thënë se gjysma jonë është lindore dhe, për fatin e keq të
Kadaresë me shokë, e ka thënë një të vërtetë të
pamohueshme. Ndërkaq në anën tjetër Kadareja me të vetët e
thonë një ?fakt? tjetër që ata e shprehin në mënyrën
dëftore, por që realisht është vetëm dëshirë e tyre
(pjesërisht edhe e imja), pra është një dëshirore që në
fakt më shumë ngjason në një habitore. Për shembull unë
kisha pasur dëshirë që shqiptarët të ishin si gjermanët, të
kenë shtet aq herët, të jenë liderë në politikën dhe
traditën evropiane, të kenë universitet aq herët si
gjermanët, të kenë shkencë e teknologji aq të zhvilluar, të
kenë filarmoni e teatër që në shek. XIX, ta kenë pasur
Hegelin, Bethovenin e Gëten, të jenë popull që edhe pse i
humbin dy luftëra botërore, megjithatë për më pak se 50
vjet arrijnë që prapë të ngrihen në këmbë dhe ta bashkojnë
shtetin e tyre, por këto janë vetëm dëshira. Ndërkaq e
vërteta është krejt tjetër: shqiptarët për herë të parë në
histori bënë shtet në vitin 1912 me më shumë se gjysmën e
territorit të tyre jashtë shtetit, universitet bënë kah
mesi i shekullit XX, akademi shkencash edhe më vonë, gjuhën
e standardizuan më shumë se 500 vjet pasi e dokumentuan, 50
vite besuan në baba dimrin e komunizmit, ndërkaq tash
besojnë në baba dimra të tjerë dhe dy herë për dhjetë vjet
e shkatërruan shtetin e tyre. Mjaftojmë të kujtohemi këtu
në ngjarjet e 97-ës që të përfundojmë se ?e vërteta? e
Kadaresë me shokë është vetëm dëshirë. Këto ditë po i
shikoja ngjarjet e 97-ës në TV Klan dhe po habitesha me
qenien tonë, deri ku mund të arrijmë ne me prapësitë tona,
ndërsa të nesërmen në mëngjes po ashtu në TV shikoja një
dokumentar, në të cilin flitej sesi kishin punuar gjermanët
për ta bashkuar Gjermaninë e tyre. Janë këto kontraste që
as Kadareja e as askush tjetër nuk mund t?i rrafshojë.
Mbase janë të dhimbshme, por të vërteta. Ndaj nuk duhet
harruar se më mirë është të shfaqesh ashtu si je sesa të
shfaqesh ashtu si dëshiron të jesh, se kjo kurrë nuk të lë
të bëhesh i fuqishëm, çdo herë të mban peng të dëshirës për
të qenë ajo që në fakt nuk je. Ne edhe ashtu mjaft jemi
mashtruar në të kaluarën se kemi qenë bajraktarët e botës,
e se dikush na e ka bërë sherrin. Të mjaftohemi me atë se i
tillë ishte fati jonë gjatë historisë. Dhe, t?ia vëmë pikën
e të shikojmë përpara. Popull i mohimit të vetvetes. Në
kontekst të këtyre temave e dilemave, një e vërtetë e
dëftores është edhe fakti që gjithnjë e më tepër po del në
sipërfaqe se mbase askush si ne shqiptarët nuk e mohon
veten, të kaluarën e vet, duke i parë gjërat nga
perspektiva e të tashmes dëshirore. Kështu për 50 vite e
mohuam pro perëndimorizmin e Zogut, që tash t?i kthehemi
atij koncepti e ta përmbysim atë që për 50 vite e krijuam.
Kështu Kadareja që për 50 vite rrinte në prehër të Shokut
Enver, tash (bile pa turp) e tall Enverin dhe familjen e
tij, madje ia merr mendja të shpallet edhe disident. Dhe,
kur nuk i shkon me disidentizmin, kapet në çështjen e
identitetit, gjithnjë duke luajtur rolin e babait të
kombit, në vend se të ulet e të shkruajë ndonjë vepër të
bukur. Në këtë frymë Kadareja (nga një evropocentrizëm
patologjik që sot gjykohet edhe nga vetë evropianët) e
përmbys gjithë letërsinë shqiptare të alamiados (një
përgjithësim shumë naiv e dashakeq), merreni me mend për
arsye morale, duke harruar se pikërisht veprat e tij janë
plot incest (Kush e solli Doruntinën), e bile edhe
homoseksualizëm (Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut) e
pornografi të skajshme (Qorrfermani e të tjera) që turp
është edhe t?i përmendim (nëse flasim me logjikën e moralit
shqiptar). Duke qenë të prirur për ta mohuar të kaluarën e
tyre, shqiptarët janë në gjendje të heqin dorë edhe prej 50
viteve letërsi socrealiste, janë në gjendje të heqin dorë
edhe prej lidhjeve të tyre me rusët, me kinezët e me
jugosllavët, vetëm pse tani kanë nevojë për lidhje me
Perëndimin. Është kjo edhe një prirje që po ashtu flet se
shqiptarët nuk janë gjermanë (evropianë) e spanjollë. Ju
z.Kadare bëni shumë mirë nëse dilni deri në Spanjë dhe ecni
pak nëpër Grenadë, Sevilje e Kordovë, që t?i shihni gjurmët
e kulturës islame atje e ta kuptoni se spanjollët e
portugezët nuk turpërohen pse dikur kanë qenë në një
kontakt më shumë se ne me Orientin. Së paku janë mirënjohës
se maurët kur ikën nga Spanja, në Evropë e lanë sapunin që
stërgjyshërit tanë evropianë t?i lajnë sytë çdo mëngjes.
Nëse i bëhemi krah kësaj prirjeje mohimi, ne në fakt pas
një kohe mund ta mohojmë edhe këtë që jemi tash, e kështu
të vazhdojmë deri në amshim. Kështu nuk veprojnë popujt e
qytetëruar (evropianët, do të thoshte Kadareja). Unë do ta
përsëris edhe një herë atë që e kam thënë edhe më parë, atë
që e ka shqiptuar Qosja, më parë Çabej, e shumë të tjerë
para e pas se ne shqiptarët jemi popull evropian, në
territor të Evropës, me gjuhë indoevropiane (me shumë
elemente lindore e perëndimore), mbase edhe me gjen
evropianësh, por me kulturë më shumë se gjysma lindore,
orientale, me 500 vite kontakt me Orientin, me art shkencë
e traditë në një shtet që për pesë shekuj ka qenë
superfuqi. Pastaj jemi popull që mezi arritëm ta bëjmë (e
tash ta mbajmë) një njësi politike në fillim të shek. XX,
mezi arritëm të krijojmë alfabet, e më vonë edhe gjuhë
standarde në shekullin që shkoi. Jemi popull me 50 vjet
socializëm mashtrues (edhe në Jugosllavi edhe në Shqipëri),
e tani me 15 vjet demokraci të çoroditur që Shqipërinë nuk
e lë të ngrihet nga rëniet e shpeshta, Kosovën akoma e mban
peng të statusit politik, shqiptarët e Maqedonisë i ka lënë
në arkapi, ndërsa Çamërinë dhe Malësinë i ka harruar. Këta
jemi ne. E për atë që duam të jemi e që është mirë të jemi,
mund të bisedojmë veçmas. E di që këtu ka vend për të
polemizuar për kryqet nëpër Shqipëri, për Nënë Terezën, për
Skënderbeun, për Haxhi Qamilin, për alamiadon më
gjerësisht, për periodizimin e letërsisë, për çështje
historike e të tjera, por, si e thashë në fillim, ashtu nuk
dalin as librat e simpoziumet. Ndërkaq tash po i kthehem
edhe një herë Bregoviçit e Tatlisesit: i pari nuk ka vend
në Prishtinë, pikërisht për shkak të masakrave akoma të
njoma që i ka bërë pushteti serb në Kosovë, ndërsa i dyti,
që i takon një populli, i cili gjatë luftës ishte krah për
krah me shqiptarët, edhe si shtet, edhe si popull, bile
edhe si ushtar në luftë, fyhet e i bën njerëzit të ndjehen
inferiorë pse ka ardhur turku të këndojë ?te evropianët?. I
pari është simbol i sllavizmit ortodoks millosheviçian, që
për më shumë se 20 vjet po i zhduk me genocid shqiptarët e
ish-Jugosllavisë, ndërsa i dyti, merre si ta marrësh,
mbetet simbol i lidhjeve kulturore shqiptaro-orientale, të
cilat shqiptarëve historikisht as për 500 vjet nuk ua kanë
bërë atë që për vetëm 50 vjet ua kanë bërë serbët e
Bregoviçit, prej të cilëve ai kurrë nuk është distancuar.
Bregoviçit në Tiranë i bëhet shumë më tepër temena se
Ibrahimit në Prishtinë, por kjo nuk i pengon as Kadaresë e
as askujt prej tyre! Prandaj habitem me ata që e përmendin
bashkimin e Shqipërisë etnike ? a do t?ia jepte edhe
atëherë babai i kryeqytetit shqiptar ndonjë çmim nderi
ndonjë artisti të tipit të Bregoviçit në prani të shtetasve
të vendit të tij të dergjur dikur nga miqtë e këtyre
figurave?! A është ky një kozmopolitizëm i skajshëm cinik
ndaj kosovarëve?! Na vjen keq, por patjetër duhet ta themi,
se shqiptarët e ish-Jugosllavisë ngadalë po e ndërrojnë
epiqendrën e tyre etnike dhe kulturore drejt Prishtinës,
mbase edhe për këto sjellje joserioze të bashkëkombësve të
tyre në Republikën e Shqipërisë e të autoriteteve
shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Dhe kjo, jo nga
dëshira, ata janë të refuzuar nga ?shteti amë?. Unë
sinqerisht do kisha të jem skajshmërisht optimist e të
besoj se pas këtij koncerti në Tiranë, së shpejti do ta
shohim edhe Manjola Nallbanin në Beograd, por kjo mund të
jetë vetëm me mënyrën dëshirore. Dhe, në fund jam para disa
dilemave, se cilat janë arsyet e këtyre sjelljeve
divergjente të shqiptarëve në Ballkan; këtu ose kemi të
bëjmë me rizgjimin e hershëm të lidhjeve shqiptaro-serbe të
kohës së Millosh Kopilit e të kohës së Skënderbeut ose mos
po na dalin të sakta pohimet për rolin e shërbimeve serbe
në mozaikun politik shqiptar në Ballkan ose po del në shesh
urrejtja patologjike ndaj gjithçkaje që është lindore (me
theks të veçantë islame) ose ata janë një KONTINGJENT me
detyrë që në emër të një patriotizmi fiktiv përpiqen t?i
shkëpusin të gjitha lidhjet natyrore të shqiptarëve me
Lindjen (madje edhe duke ofenduar e shpifur) ose në
ekstazën e orgazmës së tyre me Perëndimin janë dalldisur
pas politikës euro-amerikane dhe kanë harruar se politika
shumë shpesh i ka mashtruar shqiptarët në formësimin e
identitetit të tyre. Të gjitha në mënyrën dëftore - njëra
patjetër e vërtetë. Që do të mjaftonte, apo?! Fatkeqësisht!



__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around
http://mail.yahoo.com




Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon
ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine,
besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe
i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe
shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder
shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================
Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/






<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise