logo       

Mberriti ne Nju Jork - shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare: msg#00052

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Mberriti ne Nju Jork - shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare

http://us.rd.yahoo.com/mail_us/taglines/postman7/*http://us.rd.yahoo.com/evt=39666/*http://beta.messenger.yahoo.com

 

 

Image:Kadare.jpg - Wikipedia, the free encyclopedia

 

 

Mberriti ne Nju Jork - shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare

 

nga- BEQIR SINA, Nju Jork

 

Professori amerikan John Carey, ka thene per shkrimtarin tone se:“Ismail Kadare, eshte nje shkrimtar qe hedh ne harte nje kulture te tere: historine e saj, deshiren, folklorin, politiken, fatkeqsite. Ai eshte nje shkrimtar universal i nje tradite rrefimi qe shkon deri tek Homeri.”

 

 

MANHATTAN - NEW YORK :  Mbas ish- kryeministrit te Kosoves, zotit Bajram Kosumi, dhe kryeparlamentares se Shqiperise, zonjes Jozefina Topalli, ne tepullin e diturise, ne Nju Jork- vjen si i ftuar te ligjeroje ne Uneversitetin Kolumbia, shkrimtari i madh shqiptar, zoti Ismail Kadare. Ai vjen per here te pare ne insituticionin i konsideruar si nga me presitigjozet ne Bote. Pikerishte, aty ku ftohen per çdo vite te ligjerojne, personalitetet dhe figurat nga me te njohura prej kryqeterthor rruzullit. Ndersa, i eshte bashkengjitur ndoshta per koicidence  fteses, edhe  Keshilli Kombetar Shqipetaro - Amerikan, i cili, me kete raste, nje dite pas takimit ne Columbia University, zhvillon nje ceremoni te veçante, per te nderuar shkrimtarin tone te madh, zotin Ismail Kadare. Ai do te nderohet me çmimin " Per Arritje Jetesore". KKSHA, me kete dite ka leshuar nje deklerat, ku shprehet se ka vendosur t'a nderoje Kadaren me motivacionin : "Per kontributin qe ka dhene per komunitetin letrar boteror", thuhet nderte tjera ne dekleraten e sipercituar.

 

 

   Kadare, i cili, sipas njoftimeve ketu ne komunitet, ka mbrritur( te shtunen 15 prill), pas dite, ne Nju Jork, ne aeroportin nderkombetar:"John F. Kennedy International Airport", i ka vizituar SHBA-es, disa here. Si i ftuar nga komuniteti yne, dhe ndonje Universiteti amerikan. Njehereshit , duhet peremdur edhe fakti, se ne qarqe te ndryshme ne bashkisine shqiptare, egzistojne edhe kritika, te hedhura ndaj shkrimtarit te madh shqiptar, dhe njerit prej figurave me te njohura te letersise boterore,ku flitet rreth te kaluares se tij. Sidoqofte, arrdhja e tij ka ngjallur nje interesim te madh tek shqiptaret e Amerikes. Kandare ka qene disa here kandidati per te fituar çmimin Nobel per Letersi.Ai eshte fituesi i pare çmimit “The Man Book International”. Cmimi “The Man Book International”, nje iniciative e re kjo e hapur ne Britanine e Madhe,  me vlere £60.000(sterlina). Çmimi ky qe pase Kadares, do te jepet çdo dy vjet i sponsorizuar nga kompania Man Group, e cila sponsorizon dhe Çmimin “The Man Booker Price” per fiction(proze artistike).

 

 

Amerikanet per Kadarene:

     

 

    Professori amerikan John Carey, ka thene per shkrimtarin tone se:“Ismail Kadare, eshte nje shkrimtar qe hedh ne harte nje kulture te tere: historine e saj, deshiren, folklorin, politiken, fatkeqsite. Ai eshte nje shkrimtar universal i nje tradite rrefimi qe shkon deri tek Homeri.” Ndersa, per njohjen edhe me shume te Kadares, ne opinionin amerikan e qarqet letrare ne SHBA-es, ka shkruar se fundi dhe gazeta The New York Times. Muajin janar te ketij viti dy here  brenda dy javesh, kjo gazete qe eshte padiskutim nje nder gazetat kryesore amerikane, dhe me e madhja e Botes, botoje shkrimet per librin e ri te shkrimtarit Ismail Kadare, “Trashegimtari”. Kritiku letrar amerikan Richard Eder, shkruan ne gazeten The New York Tajms, se ngjarjet e librit "Trashegimtarit", i shkojne aq per shtat stilit te Kadarese, nje universi te ankthit qe ai ka krijuar gjate viteve, sa qe shpesh duket sikur ai vete me ato qe shkruan i jep jete.

   

 

        Kadareja, vazhdon kritiku, e ben misterin me te mistershem, deri ne ate pike ku nuk ka me rendesi te pyetet pse apo kush, aty ku koha ben ecejake mes te shkuares dhe se ardhmes. Mes shkrimtareve te medhenj te kohes moderne, dhe Kadareja eshte nje prej tyre, vazhdon autori, vetem Kafka, ka eksploruar nje territor te tille.

   Te dy perdorin nje butesi endacake, nje hare te zymte per te krijuar makthin, e megjithate te dy jane teper te ndryshem. Alegorite e Kafkes merren me nje bote abstrakte qe na lejon te kuptojme pafuqine me te cilen ne jetojme ne boten tone.        Ndersa tiranite raskapitese qe krijon Kadareja, po aq universale, jane te erreta dhe me rrenje te thella, shkruan kritiku Richard Eder. Romani "Trashegimtari", doli per shitje ne librarite ne Amerike, ne muajin shkurt. Libri eshte perkthyer nga David Bellos. Shtepia botuese Arcade, theksone gazeta e sipercituar qe nxorri ne qarkullim ne SHBA-es, romanin "Trashegimtari", ka ne proces botimi edhe romanin tjeter te Kaderese, ate me titull" Vajza e Agamemnonit". The New York Times ju ri- kujtoje lexuesve te saje se shkrimtari i madh shqiptare Ismail Kadare, eshte fituesi i pare çmimit prestigjioz nderkombetar Man Booker, qe per here te pare filloi te jepej kete vit edhe per shkrimtare te tjere veç atyre te vendeve anglishtfolese.
 
 
Statue of Liberty

World sculpture at United Nations headquarters
 
<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise