logo       

Re: [alb-muslimstudents] Prape Krishti: msg#00051

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Re: [alb-muslimstudents] Prape Krishti



Lexojeni kete artikull te lezetshem nga numri i fundit i Javes. Lexim te kendshem :)
 
 
 
I got the [empty] Christ in the kitchen yellin' at [us] again
Nga Sokol Sulejmani
Apr 14, 2006, 18:49

Email'o
 Print'o
I gjetun afër El Minya-s n?Egjipt, me 1970, mbas publikimit të përmbajtjes së tij, kanuni u ba nji ndër lajmet ma senzacionale që përbiu mediat dhe mendjet e njerëzve ditët e fundit. Besohet se ky dorëshkrim asht nji kopje në gjuhën kopte, i kopjuem rreth nji shekull ma vonë se kur asht shkrue origjinali në gjuhën greke. Nga organe të komisionit që merrej me këtë rast, besohet se autori i këtij kanuni në gjuhën kopte asht anonim, sikurse asht edhe autori i saj në gjuhën greke. Mbasi kishte qarkullue me vjet ndër duer të dilerave n?Egjipt, n?Europë e n?Amerikë, u ba dekodimi dhe publikimi i këtij kanoni si libër, nga ?The National Geographic Society?, nji përkthim me komentimin e nji grupi autorësh. Sapo u botue ky libër, menjihere asht ba shumë shokues dhe po hap debate të reja. E kemi fjalën për ? ?Ungjillin e Judës? - shkrimi i parë i randësishëm që u gjetë 60 vjetët e fundit në sferën e krishtenimit. Ky ungjill asht gjetë bashkë me nji tekst të titulluem ?James?, nji Letër nga Pjetri?, si dhe disa faqe nga libri i quejtun ?Libri i të Huejve?, që së bashku i kanë 66 faqe.
Për shum t?krishtenë, do t?jetë shokuese kur ata ta kuptojnë se sot mund ta kenë n?duart e tyne nji shkrim, i cili asht gjykue nga ekspertët se pa asnji dyshim i përket shekullit të III pas Krishtit. ?Jam plotësisht i bindun? tha Stephen Emmel, profesor i studimeve Koptike n?Universitetin e Munsterit në Gjermani, tuj tregue se shkrimet e gjetuna janë tipike sikur shkrimet tjera t?vjetra Koptike. Kjo do t?jetë shokuese, kur personazhi që sot n?botë asht simbol i tradhtisë, del se nuk e kishte tradhtue ?Birin e Hyut?, që thanë objektivisht, vet Krishti n?Beslidhjen e Re vedin e quen ?Biri i njeriut?. [E njejta gja ka pas ndodhë] N?vitin 1959, kur ma s?pari u publikue n?anglishte Ungjilli i Tomasit, [kur] shum t?krishtenë u shokuen kur mësuen së paska edhe ungjij tjerë veç Ungjillit t?Mateut, Markut, Llukës e Gjonit (Jesus-Judas manuscript is genuine, but is its story true? The New Yourk Times, 07 Prill 2006). Gjithashtu, edhe termi ?gnostik? asht ba i njohun n?shtëpitë e shum të krishtenëve, veç mas botimit të Kodit të Da Vinçit dhe shkrimeve tjera t?këtij soji, që shpresoj të ndihmoj në pranimin e Ungjillit të ri, ku siç shprehet autorja e shkrimit t?lartpërmendun nga The New York Times, Laurie Goodstein, Ungjilli i Judës ?asht edhe nji copë nga burimet Gnostike?.
Prej Ungjilli ? Ungjilli sipas Judës n?vedi shpalos nji pjesë sekrete t?shpalljes t?cilën Jezusi i?a diftoi Judës, dikur kah ditët e fundit. N?shkrim paraqitet J ezusi t?i ketë thanë Judës ?m?rri larg prej tjerëvet e unë do t?i diftoj ty misteret e Mbretnisë. Se kjo asht e mundun për ty?? por kur Juda e bveti Jezusin se kur do t?ia mësonte ato, ai u largue. Kjo pjesë puthet bukur mirë me paralajmërimet që i ban Jezusi në Beslidhjen e Re, se njani nga dishepujt do ta tradhtojë. Por dallue nga ajo që e gjejmë te Marku e Lluka, në Ungjillin e Judës thuhet se Juda nuk e tradhtoi Jezusin tuj qenë i tunduem nga djalli, por se ai e dorëzoi ate si përmbushje t?asaj që duhej ndodhë dhe asaj që i?a kish msue Jezusi. Thanë me nji gjuhë sterile prej hyjnores, Juda njimend ka tradhtue. Por, kta e ka ba veç tuj kenë pjesë e planit hyjnor.
Nji copë bukur e madhe e tekstit shkon me komentimin e nji andrre t?njejtë që e kishin pa t?njimdhetë dishepujt. Ky komentim asht nji profeci shum e madhe, nji shkëndi prej shkëndive profetike të Krishtit që i gjejmë në shkrimet tjera. Po shkëpusim këtu pjesë predikimi nga Ungjilli i Judës: ??ata kan mbjell ë pemë pa fruta n?mënyrën ma të turpshme, n?emën temin; ?[dhe] Ky asht zoti që ju i shërbeni? Se u asht thanë [do t?u thuhet] njerëzve ?se Zoti pranon sakrificat e jueja nëpërmjet duerve t?priftave ? e kjo asht kulmi i gabimit?.? Nji pjesë tjetër e tekstit përshkruen misteret që i?a kallxon Jezusi Judës, si dhe diskutimin që e kishin pas Juda me Jezusin, rreth nji vizioni që kishte pas Juda: ?në atë vizion e pash vedin se si t?dymbëdhjetë dishepujt m?gurzojshin?? thot Juda. Mirëpo, pjesa ma e diskutushme e këtij kanuni, e cila ka nxit edhe komentime t?ndryshme, asht padyshim ajo kur Krishti i kthehet Judës tuj thanë: ??ti do ta sakrifikosh njeriun që do t?më mbuloj [ngjet në] mua?. Kjo thanje ka ba mendimtart me mendue seriozisht për kallzimet e moçme rreth kryqzimit t?Judës apo të dikujt tjetër n?vend të Krishtit. N?fund, derisa Jezusi asht tuj u falë, ushtarët vijn për ta arrestu, derisa figura e Judës paraqitet e qetë, derisa e çon në vend amanetin që e kish pranue.
Debate t?mëdha kan ekzistue gjithmonë rreth ndriçimit t?rastit të Krishtit (kujto debatet e nxehta në mes muslimanëve dhe të krishtenëve, të dyja këto, palë që e pranojnë pozitën që kishte Krishti). Debate t?mëdha janë kallë edhe tash n?mes mendimtarëve t?krishtenë, nëse kto gjetje do t?ndikojnë ose jo n?themelin e doktrinës së krishtenë, i cili shum vështirë ka qëndrue dhe po qëndron në kambë. Them ?këto gjetje? dhe se ?themelet e kishës janë lëkund shpesh?, sepse Ungjilli i Judës, si dhe ai i Tomasit që u përmend nalt, nuk janë gjetja e vetme që asht ba jashtë librave të pranuem nga Kisha, e që japin skjarime tjera që i çesin hije dogmave kishtare, të standardizueme dikur III shekuj mbas Krishtit. Ekzistojnë edhe shum ungjij tjerë, si ai i Mari Magdalenës, Ungjilli i Filipit, Ungjilli i të Vërtetës, Ungjilli i Barnabas e shum shkrime e letra të tjera (të përkthyeme në anglishte), ndaj t?cilave, thanë në mënyrë gjenerale e ma t?lehtë, u gjetën forma e forma për me i largue qafesh dhe me i mjegullue. Këtu do ta përmendi deklarimin që bani Ben Witherington, profesor i Interpretimit t?Beslidhjes së Re, në Asbury Theological Seminary in Ëilmore. Ai u shpreh se ?dorëshkrimi nuk na tregon asgja për aspektin historik të Jezusit dhe Judës ? ai vetëm na tregon ma shum për nji grup që n?ditët e tyne asht vlersue si heretik.? Por le të kthehemi pak në kohën e standardizimit të krishtenizmit si religjion, në ditët e para të krishtenizmit zyrtar dhe ta shohim se si asht gjykue e veprue.
Prej xhamit ? Shikue në pasust e parë t?Krishtit, para nesh do t?kemi, dashtë e pa dashtë, nji ikonë shum të teleisun ngjyrash. Fillimisht, veç tjerash, pasust e parë t?Krishtit e mbanin vetën pauses t?asaj që ishte paraljamrue e premtue n?Beslidhjen e Vjetër. Ata thjesht ishin nji pjesë e zgjatun e hebraizmit. Nji grup tjetër janë edhe ?gnostikët?, t?njohun ndryshe edhe si pasuesit tradicional. Ata nuk besuen se Krishti asht kryqzue për mëkatet e të tjerëvet ? ata as që besuen se ai asht kryqzue fare; nuk i pranuen mësimet e vona të Palit dhe pasuesve të tij rreth (mos)martesës etj. Të gjitha këto laramani vazhduen deri më 325 A.D. kur u mbajt Konçili i Nicesë, prej ku doli doktrina e Krishtenë, Trinia e Shenjtë (që as gjindet n?Bibël e as që asht predikue nga Krishti a dishepujt e tij), standardizimi i Ungjijve që ishin ma shum se katër, u rishikuan Librat e Biblës (Letra e Judës u pranua nër shkrimet e besueshme; Libri i Zbulesës mbeti jasht kësaj liste) etj. Pas kësaj e zhvillimeve tjera, çdo gja që ra ndesh me vendimet e parisë fetare, u shpall herezi dhe u ndjek deri ne likuidim. Çdo gja jasht konformizmit ideologjik fetar të kohës u shue. Thanë troç, krishtenizmi mbet ma shum ai i Palit dhe mësimeve të tij (që vet s?ishte dishepull i Krishtit), sesa i vet mësimeve t?Krishtit.

Kujtoj se t?gjitha kto dokumente t?cilat ndriçojnë shtigje t?reja dhe bajnë shtytje për me i vu gishtin kokës e me mendue edhe njiherë rreth formës dogmatike t?besimit, i cili shpesh asht gjykue me argumente edhe nga konfesione tjera monoteiste (judaizmi dhe islami), nuk janë aq t?parandsishme që t?hudhen menjiherë pas shpine. Vet doktrina standarde e krishtenë nuk përfaqson rrugën e vërtetë t?pasusve t?Krishtit. Prej ditësh, kjo ka mbet e rrethueme nga shum argumente që kan dëshmue kundër saj (Beslidhja e Vjetër, Gnostikët, historia, mësimet islame). Noshta bash sot asht koha me u thirrë në ?konçile?? Por, Witherington vazhdon me u shpreh se ?nuk ka asnji evidencë se kto shkrime prezentojnë rrugën e vërtetë të Krishtenizmit.? Kur u pyet se a zbulon Ungjilli i Judës ndonji fakt t?randsishëm për vet Judën, Witherington u shpreh: ?kjo asht sikur me thanë se nji dokument që asht shkrue 150 vjet m bas vdekjes së Gjorgj Vashingtonit, t?na tregoj t?vërtetën thelbësore.?
Kandvështrime... ? Vërtetë, noshta sot asht koha me u thirrë në konçile?! Do ta përdori ktu nji qëndrim t?shprehun me fjalë t?nji ashiku që e quejn Fahredin Shehu, kur në nji debat n?media tha se ?unë s?e pranoj konceptin e Emanuelit?. Por edhe shum pasues t?Krishtit, t?afërt me të n?kohë, nuk e pranuen dhe kujtoj se nuk do ta pranonin konceptin e sotëm të Emanuelit. Koncepti ?i sotëm? i Emanuelit nuk pranohet as n?islam, me gjithë skjarimet e fella që kan dhanë mendimtarë t?ndryshëm islam (kujto psh. se çfarë skjarime janë dhanë te The Seals of Wisdom, nga Ibn Arabiu). Nuk pranohet as kryqzimi i tij për falje t?mëkatit t?Adamit dhe t?njerëzve. Pendimi i sinqertë i njeriut ndaj Zotit t?vet, n?islam formon bazën e lidhjes së njeriut me Zotin.
Barnaba gjithashtu flet për kryqzimin e Judës n?vend t?Krishtit; në Ungjillin e Judës thuhet ?ti do ta sakrifikosh njeriun që d o t?më mbuloj [ngjet në] mua?. Mendimi se ?shndërrimi? ndodhi me rastin e përqafimit t?Krishtit nga Juda, po i fryen prushit prap. E përderisa Zoti ka dashtë me na kthjellue me pak dritë hyjnore, nuk e ka lanë n?rahmetin e njerzve as profetin që e ka sjellë këtë dritë. ?...ata as s?e kan mbytë as s?e kan kryqzue atë, por atyne u përngjau. Ata që polemizuen për këtë, janë n?dilemë për të. Ata nuk kan kurrfarë dije të saktë për të, përveç se supozojnë. Por sigurisht ata nuk e vranë atë.? (Kur'an, 4:157)
Dhe nëse krejt këto mbesin t?ndame ashtu qysh janë tash nër ne, dhe nëse t?vërtetën mundohemi ta shohim prap n?copat e thyeme t?nji pasqyreje?atëherë do t?vazhdojmë me ?hear the Christ yelling at us again?, për çdo të vjetër që e ardhmja do ta shpalos prej dheut si t?re.



© by Gazetajava.com


 
Senad  Maku
Ulqin


Yahoo! Messenger with Voice. PC-to-Phone calls for ridiculously low rates.


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating


YAHOO! GROUPS LINKS




<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise