|
Goran Bregoviqi, dhe koncerti i tij ne Pallatin e kongreseve ne Tirane.: msg#00037politics.region.albania.shqiperia
Zotërinj ?kozmopolitë?, që keni pritë Goran Bregovicin, kam dëshirë që t?u kujtoj disa gjëra, të cilat ju i dini më mirë se unë. Goran Bregovic është një prej atyre që cilësohen se kanë përkrahur, në një mënyrë a në një tjetër, ekstremistët serbë që kanë shkaktuar masakrat e tmerrshme në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar. Ai është njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të regjisorit Emir Kusturica, i njohur për përkrahjen e dhënë elitës politike serbe të fundshekullit XX (me gjasë, ju e çmoni edhe atë shumë). Për më tepër, ai është një ?artist?, i cili kurrë nuk ka thirrë për ndaljen e gjakderdhjes (një artist me epitete, çfarë ju i dhatë këto ditë, duhet ta bënte këtë doemos), edhe pse ai ka pasë mijëra mundësi të bëjë këtë, për shkak të famës që gëzon tek një komb, i cili, po ashtu, ende nuk po kërkon falje për krimet e bëra. Unë nuk e di nëse i keni kuptuar tekstet e këngëve të G. Bregovic?it apo jo, mirëpo ne ju kemi parë se ke ni rënë në delirium atje në Pallatin e Kongreseve. Në mes tjerash, në ekstazë ka qenë edhe Manjolla Nallbani, e njohur te ne për këngët kushtuar dhimbjes së shkaktuar nga bashkëkombasit e Bregovicit. Marr të drejtën të pyes: Zonja Nallbani, na tregoni kur keni qenë e sinqertë: atëherë kur këndoje për lotët dhe dhimbjet e fëmijëve të Drenicës, apo në natën e dytë të koncertit të Goranit? Sa për njoftimin tuaj, sinqeriteti në të dy rastet nuk është i mundshëm, në rast se ende ekzistojnë kufizimet e përbotshme të një personaliteti njerëzor. Sa për kryebashkiakun e Tiranës, kjo fletë është tepër e bardhë për të paraqitur të gjithë atributet që i meriton ai. Vetëm një çështje: kanë ekzistuar miliona destinacione më të mira për atë Çelës që i është dorëzuar Bregovicit. Inferioritet i shprehur publikisht nga një person që e mban veten të jetë karizmatik. Edhe ju të tjerët që keni kënduar, vallëzuar, hallakatur e grisur fytyrat për Bregovicin, ta dini se ai dhe bashk ëkombasit e tij kurrë, nuk do të pranojnë që në qendër të Beogradit të jehojnë tingujt e muzikës shqipe. Pra, ju jeni treguar inferiorë. A jeni më të vërtetë?
Për fund, ju që keni rënë në trans duke vallëzuar dhe kënduar me Goranin (sigurisht, tanimë ai është bërë i afërt për ju, për këtë e thërras vetëm në emër), mos mendoni se këngët e tij ishin vetëm serbisht (duke e ditur se ju nuk e keni pasë ?fatin? të mësoni gjuhën serbe, unë guxoj të mendoj se nuk i keni kuptuar vargjet-edhe ashtu të pakta-të Bregovicit... Fare në fund, vetëm ta dini se lotët e fëmijëve të Kosovës, për të cilët ju keni shkruar dhe kënduar këngë, ende s?janë tharë; mund të jenë edhe lotët e ndonjë fëmije, i cili është dashtë të marrë pjesë në edicioni e radhës të ?Gjeniut të vogël?, në TV-në tuaj (KLAN), por ju, për hatër të Goranit, ua keni shtyrë emisionin e tyre të dashur. Ju lu mtë edhe për këtë! © by
Gazetajava.com
How low will we go? Check out Yahoo! Messenger?s low PC-to-Phone call rates. YAHOO! GROUPS LINKS
|
|
| <Prev in Thread] | Current Thread | [Next in Thread> |
|---|---|---|
| Previous by Date: | Nga Kosova ne Cameri do te valvitet perseri vetem flamuri Kuq e Zi: 00037, BeqirS |
|---|---|
| Next by Date: | Ju ftojme ta denoni Koncertit e Goran Bregovic!: 00037, ‘Zeri |
| Previous by Thread: | Nga Kosova ne Cameri do te valvitet perseri vetem flamuri Kuq e Zii: 00037, BeqirS |
| Next by Thread: | Ju ftojme ta denoni Koncertit e Goran Bregovic!: 00037, ‘Zeri |
| Indexes: | [Date] [Thread] [Top] [All Lists] |
| News | FAQ | advertise |