logo       

Nga Kosova ne Cameri do te valvitet perseri vetem flamuri Kuq e Zi: msg#00036

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Nga Kosova ne Cameri do te valvitet perseri vetem flamuri Kuq e Zi

5 - 7 dhe 9 - Prilli Ditet e Mbreteris shqiptare perkujtohen nga Burgajeti ne Nju Jork
 

Nga  BEQIR SINA, Nju Jork

 

Nga Kosova ne Cameri do te valvitet perseri vetem flamuri Kuq e Zi

 

EAST ELMHURST - BRONX - NY : Duke marre parasysh se ky do te jete edhe viti i pavaresise se Kosoves,besojme se me se fundi do te realizohet dhe amaneti profetik, i apostullit te Shqiperise Etnike, Mbretit te gjithe shqiptareve Zogu i I -re, Ahmet Zogu “Per nje Shqiperi Etnike". Ditet e prillit 5 -7- dhe 9 Prilli, i jane kushtuar me dekada ne mergim nga mbreteroret, legalistet, atdhetaret, demokratet, miqet e dashamiret e tyre  – figures me te madhe dhe me e ndritshme e  krijimit te shtetit shqiptar. Memedheu, patriotizmi, liria e demokracia, jane kthyer ne moton e festes se mbreterorve e legalisteve, ne Nju Jork. Ata edhe kesaj rradhe u mblodhen qe se bashku te perkujtojne shqiptarin, i cili, per here te pare, qe kurse edhe pate shpalluar pavaresine e saj me 28- nentore 1912, Shqiperia, kunder roberise peseshekullore turke, themeloje e ngriti mbi baza te forta edhe shtetin e pare moderren shqiptare. Keshtu, qe per, cdo monarkist, legaliste, e atdhetare, Mbreti Zogu i Pare, eshte teper i shtrenjte dhe shihet si nje Apostull i lirise e demokracise shqiptare, ne te gjitha trojet.

 

           Kete e kane deshmuar ne perkujtimet e diteve te prillit, te gjithe ata qe e jetuan mbreterine, ose ata qe u njohen me ndershmeri me 18- vitet, e mbreterise shqiptare, prej nga Burgajeti e deri ne Nju Jork. Ata me kete raste po kujtojne, respektojne dhe e nderojne me pjetete vepren dhe figuren e tij. Vlersojne Mbretin Zog i I-re, Leka Zogun, e Princin Zog, per vetemohimin dhe per pastertine e tyre morale dhe shpirterore, per ndjenjen e thelle kombetare, per gatishmerine te sakrifikoje gjithecka ne emer te te atdheut te dashur. Me parrullen mbi krye "Atdheu mbi te gjitha" i kan kushtuar gjithe jeten dhe veten Memedheut. Dhe gjer ne vdekje, ata do te punojne per te, dhe do t`i mbeten besnik te Shqiperise Etnike. Me kete amanet do te vdiste edhe me 9 -prill 1961 mbreti Zog, at'here kur dergjej ne shtartin e vdekjes ne France. Te gjitha veprimet e tij i nenshtroheshin patriotizmit, idese se bashkimit te gjitha trojeve dhe lirise e demokratizmit. 

 

 5 -7 -9  Prillin, dite e vecante te jetes se diaspores

 

         Mbreteroret e legalistet shqiptare ne SHBA-es, me traditen e krijuar, me 5 -7 -9  Prillin, po e kthejn ne nje dite te vecante te jetes se diaspores. Cdo gje per ata, eshte per 5 - prillin e vitit 1939 - diten kur lindi Princ Leka, sot, Mbreti Leka I-re(67 vjec), 7 - prillin po te vitit 1939 - okupimin fashist, prishja e shtetit Shqiptar, vendosja e diktatures fashiste, Fillimi i Luftes se Dyte Boterore, qe u be shkak i vendosjes se rregjimit te terrorrit komunist, rregjimit me te eger qe ka njohur historija e gjithe koheve ne gjithe boten. 9 - prillin 1961- kur mbyllit syte, Mbreti i Shqiptareve Ahmet Zogu.Me 9- Prill 2006, me rastin e 45- vjetorit te vdekjes se, se Mbretit Zog sipas tradites , u dha nje pritje-koktej ne hotelin ne afersi te aeoroportit te Nju Jork(ut) "La Guardia" - "Hotel Courtyard by Marriott", lagjja East Elmhurst-Queens, per te nderuar te tre datat e prillit. Ne kete pritje, e cila mbahet ne te njejtin vend, merrnin pjese, mbreterore, legaliste e simpatizante te monarkise, mergimtare te vjeter, intelektuale e biznesmen, perfaqesues te partive politike dhe shoqatave, te besimeve fetare. Tubimin e e hapi dhe  monotiroje Sekretari i Pergjitheshem i PLL -se per degen Ny, NJ , CT, zoteri Tomorr Selmani. I cili, falenderoi pjesemarresit per pranine e tyre ne kete dite te shenuar te monarkise shqiptare. Intonimi i hymnve kombetare te Shqiperise dhe SHBA-es, dhe nje minute zi ne shenje rrespekti te te gjithe atyre qe rane per vatane, u percollen me nderime nga pjesemarresit. Selmani, kerkoje qe me nje minute zi ne shenje rrespekti te kujtohet edhe Presidenti i Kosoves Prof. dr. Ibrahim Rugova, si dhe Korifeu i Lumes, mbreterori e veterani i diaspores prof. Myftar Spahia.

 

            Fjalen e rastit e mbajti Anetari i Keshillit te Pergjitheshem, z. Adnan Ramadani(i biri i intelektualit te njohur nga Shkodra, legalistit veteran z. Enver Ramadani), sekretar i marredhenieve me publikun deges se PLL - Nju Jork.  Pasi beri nji permbledhje rreth jetes se mbretit Zog dhe mbretit Leka, u ndalua ne veprimtarine e P.L.L. Ai tha se rruga ma e mire e perkujtimit te mbretit Zog dhe e mbeshtetjes ndaj mbretit Leka, eshte te jetojme, mendojme e punojme si zogiste.Porosia, qe na ka lene Zogu i Pare, eshte e do te jete motivi jone politik: Atdheu mbi te gjitha. Karshi qeverise se sotme shqiptare, ai tha se nuk eshte e veshtire te gjendet rruga e duhur. Kur qeveria gabon ajo duhet kritikuar e kundershtuar, kur ajo vepron drejt ajo duhet mbeshtetur maksimalisht. Gjithsesi ai theksoi se opozicioni duhet te jete i vemendshem e i kujdeseshem pasi mund te rezultoje si mbeshtetje ndaj forcave socialisto-komuniste ne opozite te cilat, japin shenja te dukshme se kerkojne destabilizimin e shtetit. Kjo perben nji akt te ulet aq dhe antishqiptar, sidomos, sot, qe ne tryeze jane shtruar fatet e Kosoves. Ne legalistet e Amerikes nuk do te shklasim mbi amanetin e te pareve tane e te mbretit Zog e te mbretit Leka. Asnji interes nuk i barazohet interesave kombetare. Pavaresimin e plote te Kosoves, legalistat e pershendesin si hapin e pare drejt bashkimit kombetare ne perputhje me devizen nacionaliste shqiptare " Nje Atdhe nje komb nje shtet", tha  z. Adnan Ramadani. 

 

       Me shume interes dhe vemendje u ndoqe fjala e kryetarit te LDK- es, per Amerike, z. Agim Rexhaj, n/kryetar i Vatres, duke u nderprer shpesh here, edhe me duarktroktitje. Rexhaj, lidhi bukur nepermjet fjales se tij vepren dhe figuren e Mbretit Zog me ate te Presidentit te Kosoves Rugova. Ai  tha se :" eshte,  nje nder i madh per mua qe ne ermin tim personal, dhe te deges se Lidhjes Demokratike te Kosoves, te pershendes kete tubim tradicional perkujtimore tuajin, ne nderim te jetes dhe vepres se Mbreterise Shqiptare. Ne, se bashku me ju jemi mbledhur te kujtojm sot, artitektin kesaj dite, te cilen ai e deshironte dhe hodhi themelet e saj- per lirine e madhe te Kosoves, rrezimin e komunizmit dhe zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, ne te gjitha trojet Etnike. Gjithashtu, eshte nje nder sot, per ne qe me kete tubim, kemi per te treguar edhe njeher, se jeta dhe puna e Mbreterise Shqiptare, ka zene nje nga vendet me te para ne peripecite e jetes politike, luftarake e civile te vendit tone. Dhe ja, tani eshte koha dhe rasti me i mire per te nderuar e vlersuar te gjithe ata burra, patriot dhe luftetar qe kane punuar e luftuar dhe jane shkrire per Shqiperine".

 

       Mirpo, tha Rexhaj, nuk ka sesi qe duke kujtuar keto figura te larta kombetare, te mos na shkoje mendja menjeher edhe tek figura emblematike e Presidentit Rugova . Atij qe edhe ju mbreteroret e legalistet e deshet dhe e respektuat, perrkrahet e mbeshtet pa hamendje edhe ne momentet me te veshtira. Zonja dhe zoterinje, Presidenti Rugova ishte personaliteti i cili, me veprimet e urta, te matura e te guximshme, hapi shtigje per sendertim te idealeve te qytetareve te Kosoves, per shtetin dhe sovranitetin e Kosoves. Ishte njeriu e udheheqesi i cili me jeten e me vepren e tij, me frymen e tij atdhetare, mbolli, kultivoi, zhvilloi dhe e shpuri ne prag te realizimit te plote pavaresine e Kosoves dhe ai, si i tille, mbetet ne shpirtin e ne mendjet tona, burim i pashterrshem i frymezimit, i perkushtimit atdhetar, i vendosmerise, qendreses dhe i vizionit historik. Ai u shpreh se :"Ashtu si na nderuan Heronjet dhe deshmoret e kombit te te gjitha koherave, ashtu i nderojme edhe ne sot, ata, duke i kujtuar me respekt.  Ne fund i pergezoj organizatoret dhe uroj qe  perkujtimin e ardheshem te kemi Kosoven e Pavarur dhe realizimin e aspiratave te shqipetarve ne trojet e tyre etnike ne Maqedoni, Mal te Zi,Kosove Lindore dhe Cameri, perfundoje fjalen e tij zoti Agim Rexhaj.
 

Pershendesin perfaqesuesit e shoqatave, organizatave politike e shoqerore :  

 

Dr. Gjon Bucaj : Ne emer te Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA, u shpreh urimet me te sinqerta ne perkujtimin e ketyre datave te rendesishme. Me festat e aktivitetin e Legalitetit, ketu tash eshte krijuar nje vater shqiptaresh. Legaliteti, ka qene gjithmon ne diaspore nje vater kombetare per dekada, ajo ka qene dhe eshte nje pjese e rendesishme e ceshtjes kombetare. Ajo ka dhene kontributin e saj shume te vlefeshem, ne mbajetjen e perforcimin e ceshtjes kombetare. Ajo ka qene vazhdimisht shume e afert me Vateren, si pjes e cdo aktiviteti ne dobi te asaj ceshtje qe ne po punojme.

 

 

Edi Asllani : Eshte bere nje tradite, e bukur qe ne ne cdo prill te mblidhemi ne kete kuvend te kujtojme dite e prillit. Por edhe te meditojme per ata qe perfaqesuan keto data. Ata jane e djathta shqiptare e cila sot, fatkeqesisht po i mungon politikes shqiptare ne perfaqesimin institucional - pra parlamentin e Qeverine shqiptare. Ata qe me te vetrte perfaqesojn te djathten tipike e tradicionale shqiptare. Ne programin e Legalitetit vazhdimisht kane spikatur elementet nacionalist, vlera e patriotizmit e ndershmerise kombetare.

 

Sali Bollati : I pershendes takime te tilla qe na frymezojne e na mbajne gjalle shqiptarizmen. Javen e kaluar nje takim tjeter ku mbreteroje ndjenja e thelle kombetare u  zhvillua ne komunitet, ku atdhetari i njohur zoti Niko Kirka promovoje librin e tij "Per Memedheun". Ai para nje viti ne nje perkujtimoe si kjo para nje viti, tha nje fjale te pa harrueshme :" Historia e Shqiperise, ka mbetur ne" 7-prill 1939", shtate prilli ishte ajo dite qe jo vetem pushtoje vendin tone, por zhduku edhe nacionalizmin e patriotizmi. Ate dite ata thyen ate njeri qe e mori Shqiperine, nga vendin e fiseve, te skamjes, mjerimit, paditurise dhe primitivizmit, duke e bere Shqiperine, me pase shtetin Shqiptare. Shtetin moderren dhe nga me te fuqishmit e asaj kohe. Ku politika, diplomacia, ekonomia dhe zhvillimi i vendit tone po ecnin me hapin e kohes. Leku shqiptar ishet me i fuqishem se dollari. Pasaporta shqiptare nderohej e respektohej ne cdo vend te botes. Siguria e qetesia ishin me standarte. Diploma e studenteve shqiptar, njihej ne te gjitha institucionet e botes. Ne tere Shqiperine, dhe viset shqiptare at'here kendohej vetem kenga " Nga Kosova ne Cameri do te valvitet perseri vetem flamuri Kuq e Zi".

 

 

Dr. Fuad Myftia : Te dashuar, koleg, miq dhe dashamire, te mbreterise dhe te legalitetit perfaqesues te partive politike, bashkeatdhetar nga Kosova e Cameria. Te gjithe ju qe sebashku me ne kemi kaluar situata te veshtira ne keto vite ne mergim. Ju qe na mbeshtet dhe na perkrahet ne rrugen tone te gjate por te lavdishme te patriotizmit e nacionalizmit shqiptare ne mergim. Gjithmon kam ndjer afrimitetin tuaj , cka edhe na i ka lehtesuar sado pak punen ne te mire te kombit. Ne te frymezuar dhe prire nga principet mbreterore kemi qene dhe jemi vetem per nje Shqiperi Etnike.  

 

         Poeti anti komunist, z.Tahir Hysa, recitoi vargje poetike per Mbreterine shqiptare, duke fituar admirimin e te pranishmeve. Tubimi - koktej kaloi kendshem me pershendetje dhe urime per Mbretin Leka I-re, Princin Zog dhe Familjen Mbreterore nga te gjithe pjesemarresit. Ne fund u pre edhe keku tradicional i ditelindjes s Mbretit Leka i I-re qe shenoje me kete raste edhe 67- vjetorin e lindjes se tij . Festa e tyre ne bashkesine shqiptare ne SHBA-es, eshte nje shembull i dinjitetit dhe i patriotizmit per te gjithe shqiptaret,  kushtuar ketij shqiptari te madh. Festa e mbreterorve dhe e legalisteve shqiptare ne SHBA-es, ka nje fakt te pa kundershtueshem , qe tregon se keta shqiptare per nje kohe te gjate, ne mese disa dekada, dijten  te shprehin  respektin e tyre te thelle dhe dashurine e pafundme, per mbreterine e familjen mbreterore shqiptare. Ndermjet te tjerash, ata, te emocionuar dhe plote gezim i urojne jete te gjate Mbretit Leka I re, duke shpresuar se nuk do te jete e larget dita qe populli yne te realizoje vullnetin e tij per vendosjen e Monarkise, si e vetmja shprese dhe zgjidhje per fatin e kombit shqiptar. Kthimin e votes se vjedhur dhe te manipuluar ne referendumin e vitit 1997-te, nga bandat komuniste, kriminale qe dogjen e shkaterruan, shtetin shqiptar.

 

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise