logo       

Goran Bregoviq pushton Tiranen ...: msg#00035

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Goran Bregoviq pushton Tiranen ...

Te nderuar zoterinje,
selamun alejkum,
 
Si e komentoni ngjarjen dhe tekstin e meposhtem? Valle, pse nuk kemi asnje pershtypje tuajen? Valle, ju duket normale? Si e komentoni pjesemarrjen e politikaneve shqiptare ne kete "ngjarje madheshtore"? Mendoni ...
 
 
 
 
 ZOTËRINJ, PSE NDIHENI INFERIORË?
Nga Blerim Gashani, Prizren
Apr 6, 2006, 12:45
 
Pallati i Kongreseve, pamje nga koncerti i Goran BregovicitKjo letër iu adresohet të gjithë atyre, që në një mënyrë, kanë pasë lidhje me koncertin e ?bujshëm? të Goran Bregovicit në Tiranë; organizatorëve, sponzorizuesve, mediave përcjellëse dhe spektatorëve të ?zjarrtë?.
Zotërinj ?kozmopolitë?, që keni pritë Goran Bregovicin, kam dëshirë që t?u kujtoj disa gjëra, të cilat ju i dini më mirë se unë. Goran Bregovic është një prej atyre që cilësohen se kanë përkrahur, në një mënyrë a në një tjetër, ekstremistët serbë që kanë shkaktuar masakrat e tmerrshme në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar. Ai është njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të regjisorit Emir Kusturica, i njohur për përkrahjen e dhënë elitës politike serbe të fundshekullit XX (me gjasë, ju e çmoni edhe atë shumë). Për më tepër, ai është një ?artist?, i cili kurrë nuk ka thirrë për ndaljen e gjakderdhjes (një artist me epitete, çfarë ju i dhatë këto ditë, duhet ta bënte këtë doemos), edhe pse ai ka pasë mijëra mundësi të bëjë këtë, për shkak të famës që gëzon tek një komb, i cili, po ashtu, ende nuk po kërkon falje për krimet e bëra.
Unë nuk e di nëse i keni kuptuar tekstet e këngëve të G. Bregovic?it apo jo, mirëpo ne ju kemi parë se keni rënë në delirium atje në Pallatin e Kongreseve. Në mes tjerash, në ekstazë ka qenë edhe Manjolla Nallbani, e njohur te ne për këngët kushtuar dhimbjes së shkaktuar nga bashkëkombasit e Bregovicit. Marr të drejtën të pyes: Zonja Nallbani, na tregoni kur keni qenë e sinqertë: atëherë kur këndoje për lotët dhe dhimbjet e fëmijëve të Drenicës, apo në natën e dytë të koncertit të Goranit?
Sa për njoftimin tuaj, sinqeriteti në të dy rastet nuk është i mundshëm, në rast se ende ekzistojnë kufizimet e përbotshme të një personaliteti njerëzor.
Sa për kryebashkiakun e Tiranës, kjo fletë është tepër e bardhë për të paraqitur të gjithë atributet që i meriton ai. Vetëm një çështje: kanë ekzis tuar miliona destinacione më të mira për atë Çelës që i është dorëzuar Bregovicit. Inferioritet i shprehur publikisht nga një person që e mban veten të jetë karizmatik. Edhe ju të tjerët që keni kënduar, vallëzuar, hallakatur e grisur fytyrat për Bregovicin, ta dini se ai dhe bashkëkombasit e tij kurrë, nuk do të pranojnë që në qendër të Beogradit të jehojnë tingujt e muzikës shqipe. Pra, ju jeni treguar inferiorë. A jeni më të vërtetë?
Dalldia me muziken e Bregovicit Andaj, zotërinj ?kozmopolitë?, pse ndiheni inferiorë? Pse ndiheni të vegjël përpara pjesëtarëve të një kombi që nuk ka forcë ta dënojë të keqen, që nuk ka forcë të kërkojë falje për krimet e bëra në emër të tij dhe, së fundi, një kombi që nuk ka mundur të nxjerrë në dritë madje një libërth, ku do të shprehej e vërteta. Një komb, i cili zgjedh për heronj kriminelët e njohur dhe të ndjekur ndërkombëtarisht dhe i cili brez pas brezi, prodhon elita që kërkojnë të derdhet gjak fqinjësh, posaçërisht, po e t hem prapë, posaçërisht, gjak shqiptari. Mos u arsyetoni duke thënë se vetëm politika apo konjukturat e veçanta politike e kanë fajin dhe se kombi nuk ka faj; faji është edhe kolektiv. Këtë e tregon edhe mospranimi i këtij faji, mungesa e forcës për të kërkuar falje në mënyrë kolektive.
Për fund, ju që keni rënë në trans duke vallëzuar dhe kënduar me Goranin (sigurisht, tanimë ai është bërë i afërt për ju, për këtë e thërras vetëm në emër), mos mendoni se këngët e tij ishin vetëm serbisht (duke e ditur se ju nuk e keni pasë ?fatin? të mësoni gjuhën serbe, unë guxoj të mendoj se nuk i keni kuptuar vargjet - edhe ashtu të pakta-të Bregovicit...
Fare në fund, vetëm ta dini se lotët e fëmijëve të Kosovës, për të cilët ju keni shkruar dhe kënduar këngë, ende s?janë tharë; mund të jenë edhe lotët e ndonjë fëmije, i cili është dashtë të marrë pjesë në edicioni e radhës të ?Gjeniut të vogël?, në TV-në tuaj (KLAN), por ju, për hatër të Goranit, ua keni shtyrë emisionin e tyre t ë dashur. Ju lumtë edhe për këtë!

 © by Gazetajava.com


Blab-away for as little as 1¢/min. Make PC-to-Phone Calls using Yahoo! Messenger with Voice.


SPONSORED LINKS
Tek Albanian Learn albanian
Albanian dating


YAHOO! GROUPS LINKS




<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise