logo       

OKB : Shqiperia ka vendosur kandidaturen - SHBA, nuk kan ndermend: msg#00033

politics.region.albania.shqiperia

Subject: OKB : Shqiperia ka vendosur kandidaturen - SHBA, nuk kan ndermend

Shqiperia kandidate per anetare ne zgjedhjet e reja per ne Keshillin e Lirive e te Drejtave te Njeriut ne Kombet e Bashkuara

 

nga BEQIR SINA, Nju Jork

 

Nju Jork - OKB : Shqiperia ka vendosur kandidaturen - SHBA, nuk kan ndermend te kandidojne

UNITED NATIONS - NEW YORK --  Ne Uashington Qeveria-amerikane insiston ende per çeshtje aktuale te reformes ne OKB. Ambasadori amerikan ne Kombet e Bashkuara John Bolton, ka shfaqur mendime per aspekte te ndryshme te procesit te reformave dhe per rritjen e efikasitetit te organizates. Shtetet e Bashkuara te Amerikes, thone se heperhe nuk do te kerkojne nje ulese ne zgjedhjet e reja ne Keshillin e Lirive e te Drejtave te Njeriut ne Kombet e Bashkuara. Por, do te kerkojne vitin e ardheshem te behen antare i ketij keshilli, megjithese edhe gjate ketij viti ato do te punojne nga afer me kete Keshille, ka deklaruar Departamenti i Shtetit. "Vendi yne, thone SHBA-es, kan udhehequr dhe dote vazhdoje te udheheqin ate keshille ne OKB dhe ne te gjithe boten, ne do te vazhdojme te bejme te njejten gje edhe ne vijim", tha zedhensi i Departamentit te Shtetit zoti Sean McCormack, vetem pas pak, kur Uashingtoni zyrtar deklaroje zyrtarisht se nuk do te jete kandidati i ardheshem per anetare ne zgjedhjet e reja ne Keshillin e Lirive e te Drejtave te Njeriut ne Kombet e Bashkuara. Zgjedhje keto, qe do te mbahen muajin e ardheshem. Z/dhensi amerikan McCormack tha se vezhguesit amerikane vendosen te mos kandidojne, sepse, deshirojne te shikojne njehere se çfare forme do te kete ky Keshille, pastaj do te mendojme, edhe sesi nuk mund te merren 96 vottat e nevojshme, per t'u zgjedhur anetare i Keshillit te Lirive e te Drejtave te Njeriut ne Kombet e Bashkuara.

 

        Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kohet e fundit kane shprehur vazhdimisht shqetesimin e tyre se ky Keshille, eshte shume i politizuar. Kjo ka ardhur si rezultat  kritikave te njepasnjeshme qe ka pase ndaj  Keshillit te Lirive e te Drejtave te Njeriut ne Kombet e Bashkuara. Pakenaqiste rrodhen kur vitin e kaluar  anetare te saje, u bene edhe disa shtete anetare te ketij keshilli te emtuara "kampione" ne bote, ne shkeljen dhe dhunimit e te drejtave e lirive te njeriut e qe jane aktualisht, sot, jane anetare te ketij Keshilli, vende si : Sudani, Libia, Zimbabwe dhe Kuba.

 

 

      Zgjedhjet e reja per 34- anetaret e rinje, do te mbahen me 9- maj 2006. Pas zgjedhjeve, Keshilli i Lirive e te Drejtave te Njeriut ne Kombet e Bashkuara, thirret  te mbaje me 19- qershor 2006 - takimin e pare. Kesaj rradhe njoftime nga Kombet e Bashkuara deklaruan se 35- shtete kane shpallur kandidaturat, per te qene anetare te rinje te ketij keshilli, perfshire edhe dy vendet me problematike ne bote per lirine dhe te drejten e njeriut, Iranin e Kuben.

 

Secretary Rice Press Availability After Middle East Quartet Meeting with UN Secretary General Kofi Annan

       Shtetet e Bashkauara te Amerikes, mendohet se do te votojne kundra ketij lloj Keshilli, pasi Asambleja e Pergjithshme e OKB-es, aprovoje muajin e kaluar krijimin e ri.  Burime sekrete, e anonime, nga Nju Jorku i kane thene medieve amerikane se Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kane kerkuar qe para zgjedhjeve te therrasin nje takim urgjent me Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, ku t'u tregojne atyre se shprehja amerikane "Majt eshte Majft", me ato vende qe kane abuzuar me te drejtat e lirite e njeriut, eshte nje realitet me keto zgjedhje.

 

      Siç kemi mesura kohet e fundit, midis Kombeve te Bashkuara dhe SHBA-es, ka pasur shume debate rreth reformave, qe duhen bere ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Ngandonjeher, ato kane pasur edhe tone te forta lidhur me çeshtje te ketilla si Guantajamo Bay dhe Iraku. Çdo anetare i ri i Keshillit te Lirive e te Drejtave te Njeriut ne Kombet e Bashkuara, sipas rregullores duhet te zgjidhet ne menyre absolute nga votat e 191- vendeve anetare te OKB-es. Per çdo kandidat per t'u bere anetare nevoiten te pakten te marre 96 - vota, . D.m.th gati dy te tretat e votatve. Perfaqesimi ne shkall globale per ne kete keshille, ka 13- vende nga Afrika dhe Azia. Amerika Latine dhe Karaibet, kane 8- vende, dhe vendet e Europes Perendimore 7- vende, ato te Europes Lindore, 6 - vende.

 

Photo

      Kandidate me te forte nga Azia dhe Afrika jane : Algeria e cila, eshte dhe e vetme nga kontineti i afrikane. Ndersa Azia jane : Bangladeshi, Kina, India, Irani, Jordania, Pakistani dhe  Korea e Jugut. 13 - kandidate per 6 - ulese ne ne zgjedhjet e reja ne Keshillin e Lirive e te Drejtave te Njeriut ne Kombet e Bashkuara nga Europa Lindore jane keto vende, vende ku perfshihet edhe vendi yne. Pra: - Shqiperia, Armenia, Azerbaijani, Republika Çeke, Georgia, Hungaria, Latvia, Lithuania, Polonia, Romania, Rusia, Slovenia dhe Ukraina. Gjashte vendet nga tete uleset e Amerikes Latine e Karaibeve : Argjentina, Brazili, Kuba, Meksiko, Nikaragua dhe Peruja. Tete vende per shtate ulese nga Europa Perendimore Britania e Madhe, Kanadaja, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Portugalia dhe Zvicera.

 

 

OKB do te hape tre programe bashkepunimi me Shqiperine

 


  
Po nga Nju Jorku, njoftohet se Organizata e Kombeve te Bashkuara ka vendosur te filloje zbatimin e tre programeve te rendesishme ne Shqiperi. Administratori i Pergjithshem i Programit te Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (PNUD), Kemal Dervish,  mberrin ne Tirane, per te nenshkruar me kryeministrin Sali Berisha programet qe i kishin aprovuar shtatorin e kaluar gjate Samitit te Kombeve te Bashkuara. Programet e reja te bashkepunimit me qeverine shqiptare parashikojne ndihmen per futjen e internetit ne shkolla, luften ndaj informaliteteve dhe mbeshtetje per zhvillimin e turizmit, te mjedisit dhe ate kulturor.

 

 

World sculpture at United Nations headquarters

      Administratori i PNUD-it, Kemal Dervish, eshte zyrtari i trete per nga rendesia ne Kombet e Bashkuara dhe vizita e tij eshte nje nxitje e madhe per bashkepunimin dhe forcimin e partneritetit midis qeverise shqiptare dhe PNUD-it. Programi i vizites se Kemal, veç takimit me kryeministrin Berisha, parashikon takime me kryetaren e Parlamentit, zonjen Jozefina Topalli, etj. Gjithashtu, zoti Dervish do te mbaje nje fjalim perpara 140 deputeteve te Parlamentit shqiptar mbi "Dinamikat e nje rritje te qendrueshme", si dhe do te marre pjese ne nje tryeze te rrumbullaket per te diskutuar mbi "Globalizimi: Shanse dhe sfida per Shqiperine", ne prani te perfaqesuesve te komisioneve parlamentare, te shoqerise civile dhe te Akademise se Shkencave.

 

Nje, zyrtare e larte e perfaqesise se PNUD-it ne Tirane, ka thene per kete vizite, se :"zoti Dervish gjate vizites do te diskutoje programin e PNUD-it ne Shqiperi, duke perfshire nje vizite ne projektin e PNUD-it per Mbeshtetje ndaj Reformes se Sigurise, per te pare punimet e rindertimit te nje stacioni policie, si dhe do te marre pjese ne nje aktivitet shkollor per rritjen e ndergjegjesimit mbi rrezikun e armeve, droges dhe trafikimit njerezor".

 

 

 

http://gallery.undp.org.al/view_photo.php?full=1&set_albumName=album53&id=Image001

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise