|
RIMEKEMBJA 28/ 03/ 2006 [ i ]: msg#00027politics.region.albania.shqiperia
SHERRIN NUK E BËN NËNË TEREZA, POR NËNËTEREZIZUESIT ?Vetëm pasi jetova për disa kohë në Perëndim pak nga pak kuptova se çfarë donte të thoshte për botën Nënë Tereza dhe Kalkuta. Kjo më tronditi dhe më trishtoi... Mbeta pa mend që ajo ishte bërë figurë fjalimesh, që emri i saj përmendej për të treguar pozitiven në superlativ,, Ju mund të kritikonit Zotin, por ju nuk mund të kritikonit Nënë Terezën?. Kështu ka shkruar autori indian Arup Çaterxhi në librin ?Verdikti përfundimtar?, botuar në Kalkuta të Indisë në vtin 2003 kushtuar jetës, veprimtarisë dhe mitit të Nënë Terezës të krijuar nga propaganda e Vatikanit. Katolikocentristët shqiptarë janë përpjekur e përpiqen që t?u imponojnë shqiptarëve pikërisht një psikozë të tillë dhe këtë ta përdorin për synimet e tyre poltiko-fetare. Shkrime të tillë i kanë tërbuar dhe do t?i tërbojnë katolikocentristët. Edhe ne të tjerët nuk ndjejmë ndonjë kënaqësi kur i lexojmë. Por për të ditur të vërtetën duhet t?i lexojmë dhe për ndalur turfullimet e disa të marrosurve nga fanatizmi fetar katolikocentrist duhet t?i përmendim edhe për të tjerët. Dhe e vërteta për Nënë Terezën nuk është vetëm ajo që rrëfejnë mekanizmat më fanatike vatikannase dhe propaganda e tyre. Këtë të vërtetë duhet ta këkojmë edhe në shkrimet e të tjerëve, Katolikocentristët shqiptarë dhe ata që shkojnë verbërisht pas berihajit të tyre janë përpjekur e përpiqen t?u imponojnë shqiptarëve pikërusht atë psikozë që banori i Kalkutës, Çaterxhi, e vuri re kur doli në Perëndim, ku fanatikët nënë tererezistë ndjekin moton ?Mund të kritikosh Zotin, por jo Nënë Terezën?. Me këtë moto Vatikani e katolikocentristët shqiptarë llogarisin të bëjnë kryqzatën e tyre për ?rkonkuistë shqiptare?. Katolikocentristë maniakë do të vënë në lëvizje edhe tani githë ?vrasësit e tyre me pagesë në publicistikë?, ku i kanë e ku nuk i kanë, nga Shqiëria deri në SHBA e mbase në Hënë për të fyer Islamin e myslimanizmin nën maskën e lavdërimit të Nënë Terezës. Ata mbajnë lehës rrugësh në Shqipëri e në diasporë për këtë qëllim. Pikërisht këto ditë një lehës i tillë, njëfarë ?shkodrani? që nuk i dihet mirë as nami as nishani se si i kishte mbirë Shkodrës në derë, më saktë si i ishte ngjitur si bajgë e hedhur nga dikush në murin e Kalasë, me emrin Klajd Kapinova, ka nisur të çirret nga Amerika nëpërmjet internetit edhe më shëmtueshëm se sozia i tij Kastriot Myftaraj, një tjetër toskë i kthyer në ?gegomadh katolik?, që këtë punë të ndyrë e ka bërë në Shqipëri qysh nga vitit 1998. Edhe Klajd Kapinova nga Amerika leh siç kanë lehur Mark Bregu e të tjerë të zbritur në Shkodër se myslimanët në Shkodër e në Shqipëri nuk qenkan shqiptarë, por jashtqëitje pushtuesish turq. Duke ngjitur nëpër muret e shqiptarizmit dhe të shqiptarnisë të tilla bajga katolikocentriste-kristosllaviste nuk i bëhet nder, por vetëm dëm edhe emrit e veprës së nderuar të Nënë Terezës. Ndërsa pritet shenjtërimi i saj vatikanas, motra jonë katolike ka nderimin e vëllezërve e të motrave të saj myslimanë. Po keqpërdoret dhe po fyhet kaq shëmtueshëm nga katolikocentristët nënëtezizues. Prandaj shqiptarët e e vërtetë, edhe të besimit mysliman, nuk mund të heshtin kur përdhoset kështu për qëllime të mbrapshta antshqiptare emri i Nënë Terezës, edhe në qoftë se shqiptarët e besimit katolik përkohësisht po i verbon fanatizmi fetar dhe po i instrumentalizon propaganda e fuqishme qëllimkeqe eVatikanit. Bustii Nënë Terezës, pozicion i avancuar i mësymjes krishterizuese Kryeartikulli i gazetës ?Rimëkëmbja? më 22 nëntor 2005 titullohej ?Gjeneral Moisiu në luftën ?Tous azimuts? kundër Islamit?, ku analizohej ligjërata e mbajtur nga Presidenti i Shqipërisë në Universitetin Oksford për ?tolerancën dhe harmoninë ndërfetare?? tek shqiptarët. Në atë shkrim janë dhënë dhe shpjegime rreth kuptimit për përdorim ushtarak të terminologjisë në gjuhën frënge ?tous azimuts?, si mësymje frontale në gjithë drejtimet, me të gjitha forcat dhe gjithë llojet e armëve për të shpartalluar armikun. Kur kanë kaluar 5 muaj nga ligjërata e Moisiut në Angli jemi më të bindur se më parë se nuk kemi gabuar në parandjenjat dhe në vlerësimin se ligjërata e Moisiut ishte fillimi i një mësymje ?tous azimuts? kundër Islamit në Shqipëri, për krishterizimin me ritme të përshpejtuara të vendit e të njerëzve, për ta bërë fakt të kryer atë që Moisiu e shpalli në Angli, se në Shqipëri paska vetëm myslimanë të rremë, pra Shqipëria qenka vend i krishterë. Moisiu mbajti qëndrim shumë mospërfillës ndaj pakënaqësive që shprehën myslimanët shqiptarë për dekretimin e krishterizimit të tyre. Kryesia e Bashkësisë myslimane në Shqipëri, sidomos kreu i saj Selim Muça që si duket më shumë se frikë nga Zoti e bindje ndaj Profetit Muhamed, ka ndrojtje e përulje ndaj popit ortodoks grek Janullatos e Nunciaturës së Vatikanit në Tiranë u soll si maskues i mëkatit dhe zbutës i sfidës së Moisiut kundër myslimanëve shqiptarë. Në të njëjtën kohë mekanizmat fetarë e pushtetorë, duke pasur dhe mbështetje nga ambasada amerikane nisën projektet pë krishterizimin e një xhamie në kalanë e Shkodrës, edhe pse e dinin pakënaqësinë që do të shkaktonte kjo tek myslimanët. Kjo u pasua nga ?kriza e kryqeve? në Bushat të Shkodrës ditën e Kurban Bajramit. Pushteti që drejtohet nga Moisiu edhe sot e kësaj dite nuk ka bërë gjë për të sqaruar se si ndodhën provokimet. Në janar të këtij viti edhe nga prifti Janullatos erdhën gjëmime të forta. Në Moskë u bë një tubim i madh i ortodoksisë botërore, ku Janullatosin e dekoruan për punët e tij në Shqipëri. Ambasada e Shqipërisë në Moskë këtë provokim e përshëndeti me organizimin e një pritje diplomatike për nder të Janullatosit. Uzurpatori nderohet. Për këto merita Janullatosi është zgjedhur në krye të Këshillit botëror të kishave. Kështu ortodoksi grek merr kurora lavdie nëpër botë për ato që bën në kurriz të Shqipërisë. Kryetarit të Bashkësisë myslimane nuk i bëjnë përshtypje. Edhe strukturat kishtare e laike të katolikocentrizmit gjejnë rastin të përforcojnë mësymjet e tyre kundër myslimanizmit. Në janar-shkurt 2006 shpërthyen demonstratat e mëdha në gjithë botën kundër fyerjes karikaturale për Profetin Muhamed. Në Shqipëri u mobilizua politika shtetërore e partiake, propaganda e të gjitha llojeve, mekanizma nga më të ndryshmit, të huaj e vendorë, ambasadat e huaja dhe vetë kryesia e Bashkësisë islame për të frenuar çdo shfaqje solidariteti të myslimanëve shqiptarë me ummetin mysliman botëror. Pikërisht në këtë kohë në Shqipëri erdhi ministri i jashtëm spanjoll që e quajti vlerë europiane faktin që 80% e popullsisë është myslimane dhe kërkoi që Shqipëria si anëtare e Konferencës islamike të luajë rol në mirëkuptimin e Europës me vendet myslimane. Islamofobët shqiptarë u tërbuan. Ish-krerë të diplomacisë shqiptare iu vërsulën ministrit spanjoll sikur të kishte bërë një herezi. Si ata veproi edhe kryesia e Bashkësisë myslimane. Nënë Tereza është ?nder i kombit?, por jo ?shpirti i kombit? Sa kaloi disi kjo tronditje si papritmas shpërthen kriza e re në marrëdhëniet ndërfetare në Shkodër, kësaj radhe për vendosjen e bustit të Nënë Terezës. Gazetat më 20 mars japin alarmin ?Myslimanët i thonë ?Jo? Nënë Terezës? ( ?Metropol?), ?Islamikët: pse jemi kundër Nënë Terezës? (?Korrieri?); ?Myslimanët, jo bustit të Nënë Terezës në hyrje të Shkodrës?,(?Telegraf?) etj. Më 21 mars 2006 në faqet e gazetave ishte fotografia e Selim Muçës me çallmë në kokë (që rrallë e mban) dhe fjalët e tij nëpër tituj? Muça: Nënë Tereza, ne jemi dakord për bustin?( ?Ballkan); ?Selim Muça: Nënë Tereza u përket të gjithëve? (?Standard?), ?Selim Muça: busti i Nënë Terezës i bën nder Shkodrës?( ?RD?),?Nënë Tereza është nderi i kombit, të vendoset busti. Zërat e shoqatave të Shkodrës nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtyar të KM.-së? (?Republika?). Egërsinë më të madhe e tregoi gazeta ?Zëri i Popullit? me tituj ?Boll me marrëzitë fetare konfliktuale. Nënë Tereza i përket gjithë globit, Shkodra s?mund të bëjë përjashtim?. Të njëjtën ditë ministri i kulturës Bujar Leskaj shpallte: ?Nënë Tereza-shpirti kombit? (?Tema?, ?Shekulli? etj). Një nxitim i pakontrolluar i ministrit për t?u përfshirë në debat pa e kuptuar ende mirë se ç?po ndodhte. Shpirti i një kombi nuk përcaktohet as nga gjenialiteti, as nga talenti, as nga madhështia apo shenjtërimi i një njeriu, por nga shumë faktorë të tjerë historikë, moral, fetarë. Shenjtërimi i Nënë Terezës ka vlerën e vet shumë të madhe brenda normave të Krishterizmit, ka rëndësinë e vet të madhe për kombin shqiptar, por Nënë Tereza nuk mund të quhet ?shpirti kombit? edhe pse kështu i shkrepet një ministri, qeverisë, parlamentit apo kryetarit të shtetit që sipas kushtetutës e shpall?nderi i kombit?, por jo shpirti i kombit. Për myslimanin as titulli shenjtore e kishës nuk ka ndonjë kuptim. Kështu u krijua një atmosferë linçuese për ato shoqata myslimane në Shkodër që kishin bërë vërejtje për vendin ku të vendosej busti i Nënë Terezës, në hyrje të qytetit të Shkodrës, jo për vendosjen e një busti. Në gazetën ?Tirana Observer? të datës 21 mars ishte deklarata e zëvendës myftiut të Shkodrës: ?Nuk jemi kundër Nënë Terezës. Ajo i përket gjithë kombit shqiptar?. Askush nuk ka përse të jetë kundër Nënë Terezës. Nuk janë kundër Nënë Terezës ata që janë kundër spekullimeve nënëterezisuese në Shqipëri. Është plotësisht e vërtetë se dhe Nënë Tereza si çdo bir e bijë shqiptare, i mirë apo i keq, i përket kombit. Ne do t?i pranojnë se i pëkasin kombit shqiptar jo vetën ata që bëjnë punëra të mëdha në botë e na sjellin nder e dobi, por dhe ata shqiptarë që bëjnë mbrapshtira e na sjellin turp. Nuk kemi si i bëjmë hasha edhe të këqijtë. Ishte e natyrshme që të niste seria e gjatë e shkrimeve përdëlluese për Nënë Terezën. Shkrimtari Visar Zhiti më 22 mars botoi në ?RD? shkrimin e titulluar ?Me shenjtoren tonë Nënë Tereza ne bëhemi myslimanë më të mirë?. Letrarizma të tilla janë antifilozofi, antiarsye. Myslimani i mirë bëhet kur ndjek sa më afër Kuranin e Hadithet jo shenjtorët e Krishterizmit. Duke u përgjëruar për Nënë Terezën e ndjekur shembullin një mysliman mund të bëhet qytetar më i mirë laik, por jo mysliman më mirë, sepse ai do të fillojë të lëkundet në besimin e dogmën e fesë së vet për të ndjekur edhe dogmën e fesë tjetër, pra fetarisht do të dyzohet. Dyzimi sjell shpesh edhe dyfytyrësi, e prish besimtarin dhe qytetarin. Po më 21 mars u botua shkrimi i Olsi Jazexhiut ?Monumenti në vazhdën e fushatës kristianizuese? (?Standard?). E pranojnë apo jo nënëterezistët, kështu është. Gjithë ky merak i madh për të ndërtuar në Shkodër bustin e Nënë Terezës bëhet pikërisht në kuadrin e mysymjes ?tous azimuts? për krishterizimin e Shqipërisë, që ka nisur qysh kur u rikthye liria e fesë. Ka dhe plot shkrime të tjera komentuese ku dallohen për një frymë ngacmuese të tilla si ?Kalvari i Nënë Terezës?(Ilir Kulla në ?GSH? 21 mars); ?Fondamentalizmi nuk luftohet me fondamentalizëm (Hamdi Jupe në ZP?23 mars).Në gazetën katolikocentriste ?55? janë rreshtuar shkrimet ?Nanë Tereza dhe sëmundja e fondamentalizmit? dhe ?Të nderosh Nënë Terezën është atdhetari? ( nga Ardian Ndreca) ?Një komb që vlerëson personalitetet e tij lartëson veten? (nga Mexhit Prençi) ?Shqiptarja për gjithë njerëzimin? ( nga Pjetër Pepa). Do të ketë edhe më shumë shkrime sepse për një temë të tillë ka shumë të prirur të japin mendim ose të spekulojnë. Edhe nga ekranet televizive janë bërë përpjekjet për të gozhduar shoqatat shkodrane që kundërshtuan vendosjen e bustit në hyrje të qytetit. Në ?Top Channel? disa fjalë të shkrimtarëve shkodranë Skënder Drini e Fadil Kraja u paraqitën si verdikt i gjithë inteligjencies së Shkodrës kundër shoqatava myslimane. Skënder Drini debatin e ka cilësuar jo vetëm të kotë por dhe të pahishën sepse bëhet fjalë për vendosjen e një busti të një njeriu që ka pushtuar një botë të tërë. Debati mbase ka marrë dhe nuanca të pahishme, por i kotë nuk është aspak, sepse nuk bëhet fjalë për një bust për të nderuar një person, por më shumë për shfrytëzimin e një busti dhe të famës së një personi për një mësymje të madhe fekthyese në Shqipëri. Skënder Drini nuk sheh pyllin mbrapa pemëve. Ka vend për të bërë debat serioz edhe për mendimin e Ndrecës mbi atdhetarinë në nderimin e Nënë Terezës. Ka shumë rëndësi të kuptohemi se si duhet shfaqur atdhetaria në këto raste: duke heshtur kur Nënë Tereza përdoret si kokë dashi për të marrë kalanë e myslimanizmit në Shqipëri, apo nderohet si motër e bijë shqiptare që i bën nder kombit në një fushë krejt specifike të veprimtarisë shpirtërore, por shërbimin më të madh ia bën Vatikanit. Shqipëria ka vërtetë vend për gjithë monumentet që duhen, për gjithë simbolikën e feve që janë në Shqipëri, por këto duhet të jenë atje ku duhet, jo të vendosen vend e pa vend. Debati nuk është i kotë, por duhet bërë si u ka hije njerëzve Shkodran është dhe shkrimtari e gazetari, besimtar mysliman, Alban Bala që ka botuar shkimin ?Nëna Terezë dhe Kalkuta shkodrane? (?Tema? 24 mars 2006). Është një shkrim mësimdhënës për të gjithë ata që duan dhe dinë të mësojnë si të trajtojnë e të kuptojnë problemet delikate të nderimit për fetë e për Nënë Terezën dhe nuk priren nga fanatizma fetare e fushata fekthimesh. Debati rreth vlerësimit që duhet të kenë shqiptarët për Nënë Terezën është hapur me kohë. Tani vetëm ka një nxemje të re të këtij debati, për të cilën përgjegjësinë duhet ta mbajnë ata që e shkaktuan, duke i ditur ndjeshmëritë që ekzistojnë, duke i ditur acarimet më të fundit ndërfetare që kanë ndodhur në Shqipëri, duke ditur se është e freskët historia e ?krizës së kryqeve? në Bushat, që nuk është harruar turpi që mbuloi Shqipërinë në rastin e vizitës së ministrit spanjoll. Shkodra aty ka qenë dhe aty do të mbetet. Nënë Tereza është nderuar së tepërmi në katër anët e Shqipërisë e përsëri duhet të nderohet. Prandaj ata që vunë tani në lëizje çështjen e bustit nuk kishin ndonjë nguti për këtë dhe duhej të mbanin parasysh gjithë rrethanat. Meqenëse nuk e kanë bërë këtë atëherë ata kanë dashur më shumë debat ?të kotë e të pahishëm? si thotë Skënder Drini, ose kanë ndjekur taktikën e fakteve të kryera që në emër të nderimit për Nënë Terezën të intensifikojnë fushatën kristianizuese, sikurse thotë Jazexhiu. E keqja nuk vjen nga Nënë Tereza, por nga fanatikët nënëterezizues që duan të nxisin sherre për manitë e tyre krishterizuese në Shqipëri. Nënë Tereza duhet të nderohet e të mbetet figurë lartësuese e përkushtimit në fenë katolike dhe të mos kthehet në një ?Shën Kozma? të katolicizmit që e përdor kisha greke për prozelitizmin e saj në Shqipëri. Nënë Tereza duhet të mbetet simbol i asaj çfarë është në historinë e katolicizmit botëror e shqiptar (në historinë tjetër shqiptare nuk ka asnjë rol e asnjë vend) dhe të mos vihet figura e saj në flamuj kryqzatash e rikonkuistash në Shqipëri. Për fat të keq ka kohë që janë bërë e shpallur hapur dhe me arrogancë e prepotencë planet për ta përdorur emrin dhe figurën e Nënë Terezës për të tilla qëllime të mbrapshta. Nënë Tereza u nda nga jeta në vitin 1997. Një vit më vonë, 1998, është botuar një paloroman me titull ?Një shenjtore për rikonkuistën shqiptare?, që ka mbushur raftet e librarisë françeskane në Shkodër e deri të disa bibliotekave në Itali. Si autor i këtij paloromani u paraqit një person që tashmë njihet si një nga vrasësit me të diskredituar me pagesë në publicistikën shqiptare, në emër të të cilit janë bërë shpifjet më të shëmtuara e provokimet më të rënda katolikocentriste. Ky person i panjohur kur u botua paloromani nuk kishte shkruar asnjë rresht e varg letërsi derisa doli shkrimtar me tematikë fetare. Edhe pas botimit të këtij paloromani në emër të tij nuk është botuar asnjë rresht letërsi e asnjë varg poezi.Atëherë kush e shkroi paloromanin për të përgatitur opinionin shqiptar se duhej një ?shenjtore për rikonkuistën katolike? në Shqipëri? Shenjtërimet për politikë rikonkuistardore Procedurat e shenjtërimit të Nënë Terezës janë përshpejtuar. Gjëra të tilla në Kishën katolike e Vatikan bëhen kur diktohen nga një nevojë e madhe për ndonjë aksion krishterizues. Kush e ka bërë përshpejtimin? Paloromani për shenjtoren për rikonkuistën nis me një përdëllim të autorit kur sheh Papën duke vizituar Shkodrën dhe me pezmatimin që vizita e Papës ishte vonuar shumë dhe Shkodrën e kishte përpirë Islami. Mos vallë tani busti i Nënë Terezës në Shkodër, në hyrje të qytetit, është planifikuar për vizitën e Papës së ri që Moisiu shkoi dhe e ftoi pak kohë më parë dhe për t?i thënë se nga vizita e njërit Papë tek tjetri hija e Vatikanit është shtrirë mbi Shkodrën fuqishëm?!. Ndryshe pse nxitohen kaq shumë për të vendosur bustin e Terezës, shenjtores së planifikuar të jetë bekimi i rikonkuistës në Shqipëri? Pse vihen kaq shumë kryqe maje kodrash, pse tentohet revanshizmi fetar për të kthyer në kishë xhaminë e kalasë?! Kur lexon librin e kanadezit Robert Haçison ?Mbretëria e tyre po vjen?, që bën fjalë mbi sekretet e Opus Deit gjen shpjegime se praktikat e lumturimit e shenjtërimit nga Vatikani kanë ndryshuar gjatë kohëve, se ka pasur raste që shenjtërimi i një pape është vonuar me shekuj, sikurse ka raste të përshpejtimit të madh, sikurse ka ndodhur me themeluesin e Opus Deit, priftin spanjoll Zhozemaria Eskriva de Balaguer, në ceremoninë e të cilit në Vatikan u mblodhën 300 000 vetë, midis tyre edhe ?Nënë Tereza e Kalkutës?(fq,27), jo e Shkodrës,apo Shqipërisë. Haçison ka shkruar se janë shkelur shumë procedura e rregulla për shenjtërimin e Eskrivas, nuk janë pranuar të gjitha dëshmitë kundër që duhej të pranoheshin, sepse disa e quanin shenjt dhe disa sharlatan. Por Papa e Vatikani kishin nevojë ta kishin shenjt, sepse tek Opus Dei shihnin një shpresë të madhe për forcimin e ndikimit të kishës katolike, e shihnin si ?gardën pretoriane? të doktrinës së shenjtë. Kemi shkruar e mund të shkruajmë sërish për mendimet e disa studiuesve të jetës e të famës së Nënë Terezës të gatuar qëllimisht nga Vatikani për nevojat e tij.Turfullimet e nënterezistëve të marrë në Internet nuk mund të pengojnë përhapjen e të vërtetave të pakëndëshme për ta që i kanë shkruar njerëz seriozë. Kjo natyrisht bëhet për të njohur saktë punët, jo se na duket gjë e keqe për shqiptarët që ka ndodhur kështu. Por nënëterezistët e fandkasur nuk bëjnë mirë që fanatizmin e tyre e fryjnë aq shumë sa të nxisin kësi debatesh sqaruese. Dëgjoni shkodranin që thotë :mos kalkutizoni Shkodrën Alban Bala duke marrë shkas nga debati për vendosjen e bustit në Shkodër ka prekur një plagë që dhemb shumë ?kalkutëzimin e Shkodrës?, sidomos në pjesën myslimane të saj dhe ka tërhequr mirë vëmendjen në simbolikën që krijohet duke vendosur dhe një bust të Nënë Terezës, jo atje ku duhet, por në të hyrë të qytetit. Kjo ka ndodhur tashmë edhe në Tiranë, Spitali i Tiranës, më i madhi i vendi ka emrin Nënë Tereza. Bota e lidh këtë emër me Kalkutën, me ato qendrat e Nënë Terezës ku njerëzit vendoseshin vetëm për të pritur vdekjen. Para shumë vitesh në Shqipëri kishte ardhur një mërgimtar nga Amerika tek i biri. Djali i lavdërohej për të mirat e socializmit, sidomos për spitalet pa pare. Mërgimtari tundëte kokën me mosbesim. Një ditë u sëmur dhe e dërguan në spital. Qëndroi pak se nuk duronte dot. Kur u kthye në shtëpi i tha djalit: tani të besoj se më kishe treguar të vertetën, dukej që spitalet i keni pa pare, se nuk ke përse të shkosh atje. Më mirë spitalit t?i hiqet emri Nënë Tereza se të huajve u sjell ndërmend spitalin e saj në Kalkutë për të cilin gazetarët amerikanë kanë bërë përshkrim të tmerrshëm. Le ta ketë emrin ?Nënë Tereza? aeroporti, një universitet, një port, autostrada që do të bëhet për Kosovën, një bulevard, vetën spitali jo më. Ka nënëterezistë që po thonë se Nënë Tereza duhet parë më shumë si figurë publike. Mirë, por ama e profilit fetar. Pastaj katolikocetristët duhet të krijojnë standarte në gjykim. Për Skënderbeun që është figurë ushtarake, politike duan me çdo kusht të imponojnë imazhin se më shumë është figurë fetare, jo publike? kryqtar:, ?atlet i Krishtit?. Për Nënë Terezën, murgeshë, që është kandidate për shenjtore e Kishës katolike kërkojnë më shumë statusin e ?figurës publike?. Duket që më shumë bëjnë lojëra pragmatiste. Pra debatet nuk janë të kota, edhe pse me të vërtetë nga disa mund të kthehen në ushtrime retorike të pahishme. 26 mars 2006 Abdi Baleta Z. BERISHA, UNË KAM TË DREJTË TË MOS JU BESOJ! ?Çështja çame? do të zgjidhet në kuadër të traktatit të miqësisë? dhe ?ligji ndërkombëtar prevalon mbi atë kombëtar?. z. Sali, këto ishin dy argumentet që ju përdorët përpara gazetarëve të shqetësuar për rrezikimin e ?çështjes çame?, pasi Gjykata e Lartë greke iu përgjigj Po zyrtarisht kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm të Greqisë për konfiskimin dhe shitjen e pronave të shqiptarëve në Greqi, pra edhe të çamëve të përzënë andej. Argumenti i parë, që ai ka të bëjë me ?miqësinë? që qeveria juaj e parë nënshkroi me atë greke, është dëgjuar të përdoret edhe herë të tjera nga ju dhe nga ambasadori i sapo emëruar në Greqi, Vili Minarolli. Por lidhur me këtë argument, ?traktatin e miqësisë? e kemi dëgjuar me vëmendje edhe shumë kundërargumente të sjella nga specialistë të së drejtës ndërkombëtare sipas të cilëve traktati në fjalë nuk ka fuqi veprimi mbi pronat e çamëve, por vetëm të shqiptarëve, shtetas shqiptarë para vitit 1945. Kundër këtyre argumenteve nuk kemi dëgjuar asnjë kundërshtim të argumentuar as nga ju e as ndonjë specialist i krahut tuaj apo të tjerë. Pra, argumentet e mësipërme kundër ?traktatit të miqësië shqiptaro-greke? nuk na japin të drejtë që t?i besojmë atij (traktatit ...) lidhur me zgjidhjen e çështjes ?çame?, pra dhe ju. Duke mos qenë specialist i fushës përkatëse, për një moment po e pranoj apriori si të saktë opsionin tuaj të paargumentuar lidhur me ?traktatin ...?, por me këtë rast e ndjej të nevojshme t?ju pyes: gjatë këtyre dhjetë viteve të ekzistencës së këtij traktati miqësie midis Shqipërisë dhe Greqisë në çfarë aspekti të marrëdhënieve shqiptaro-greke të garantuara nga traktati në fjalë, është parë respektimi nga pala greke? Unë nuk besoj se do të kemi shembuj të tillë. E ky fakt si dhe nisma e instancave më të larta të shtetit grek tregojnë jo për mungesë të vullnetit të mirë të Greqisë për të zbatuar marrëveshjet me shtetin shqiptar, pro akoma më keq, pala greke shpreh vullnetin e papërkulur armiqësor në këtë drejtim. Apo mos doni të na thoni se të gjitha këto janë veprime të shkëputura të qarqeve të caktuara greke ... ?! Unë z. Berisha besoj se këto veprime antishqiptare janë vepra të qeverive greke, të të gjitha strukturave të shtetit grek që nga kreu deri në qelizën e fundit. Në këto kushte, nëse do t?i besoja ?traktatit të miqësisë...? por edhe prononcimit tuaj, do ta bëjë tradhëti ndaj kombit. E këtë nuk ia lejoj vetes. Po argumenti i dytë: ?Ligji ndërkombëatr prevalon mbi atë kombëtar?. Kështu është. Po kush do ta vërë në lëvizje këtë raport të superioritetit të ligjit ndërkombëtar ndaj atij kombëtar, në dobi të çështjes çame? Ju mund të na përgjigjeni: ?Qeveria shqiptare, pra kjo që drejtoni ju!?. Po pse duhet t?ju besojmë z. Berisha. Çfarë keni bërë ju deri më sot në drejtim të ?çështjes çame??! Z. Berisha, avokati i mirënjohur Agim Tartari ka vite që ka njoftuar opinionin shqiptar për një ligj të miratuar nga Parlamenti grek sipas të cilit të gjitha pronat e shqiptarëve (edhe të çamëve) në Greqi, pronarët e të cilave nuk paraqiten pranë institucioneve përkatëse greke për t?u konfirmuar si pronarë të pronave të tyre, do të konfiskoheshin dhe do të shiteshin nga shteti grek. Pra, nisma dhe vendimi i organeve më të larta të drejtësisë greke janë mbështetur dhe marrë në këtë ligj dhe në afatin që parashikon ky ligj. Ky ligj është hileqar pse kur është hartuar dhe miratuar është patur parasysh fakti që çamët nuk do të kishin asnjë mundësi për të vepruar sipas kushteve të tij (ligjit grek), pse shteti grek nuk do të lejonte një gjë të tillë. Dhe Shoqata ?Çamëria? disa herë ka protestuar ndaj këtij ligji. Frut i këtij kundërshtimi të përsëritur ka qenë edhe projekt-rezoluta që u fut në Parlamentin Shqiptar e që u rrëzua prej tij më 8 prill 2004. Dhe tani e gjej me vend t?ju pyes, z. Berisha: Çfarë keni bërë ju për të bërë të pavlefshëm ligjin grek në dëm të pronave të shqiptarëve, edhe të çamëve, përpara mbushjes se afatit të përcaktuar? Çfarë bëtë ju që shqiptarët që kanë prona në Greqi (edhe çamët) të mundnin të shkonin lirisht atje e të kryenin veprimet sipas ligjit? Pse nuk e vutë në lëvizje gjatë këtyre pesë viteve as ?traktatin e miqësisë ?? e as ?prevalencën e ligjit ndërkombëtar ndaj atij kombëtar grek?? Apo mos vallë është më lehtë tani që çështja ka avancuar dhe grekët hileqarë kanë një arsye (hile) më shumë për të mbështetur pretendimin e tyre grabitqar, aq më tepër kur dihet që grekëve u shkojnë hiletë? Me të drejtë mund të thoni se ndër tetë vitet e ekzistencës së ?traktatit të miqësisë? nuk keni qenë në pushtet. Kështu është, por kjo nuk do të thotë aspak se mund të justifikoheni për mos marrjen e nismave në drejtimin e duhur për zgjidhjen e çështjes came. Përkundrazi, këto nisma nga pozitat e opozitës në drejtim të sensibilizimit të opinionit dhe të detyrimit të pozitës për të kryer detyrimet kushtetuese kombëtare do të kishin qenë tepër të dobishme. Por edhe sikur të mos i kishit rreshtuar këto rezultate që unë presupozoj të paktën ju dhe qeveria juaj sot, jo vetëm nuk do të ishin në pozita kaq mosbesuese nga ana e shqiptarëve, por do të kishit edhe më shumë argumente për të mbështetur nismat që mund të merrnit tani e tutje. Këto rreshtat e fundit vlejnë sa për të mos krijuar boshllëk në rrjedhën logjike të analizës, pse ju dhë partia që ju drejtoni, jo vetëm nuk keni dashur të bëni diçka nga ç?kërkohet nga ana ime, porn ë të kundërt, me veprimet dhe mosveprimet tuaja keni bërë më shumë në sens të kundërt. Nëse ato (veprimet dhe mosveprimet) do të silleshin këtu do të dilte një listë tepër e gjatë, e do të na duheshin shumë faqe për t?i trajtuar. Prandaj, unë do të sjell këtu vetëm njërën prej tyre. Një që jo vetëm është tepër domethënëse dhe nga më të freskëtat, por që edhe në ndërgjegjen e shqiptarëve ka lënë gjurmë të dhimbshme e të pashlyeshme. Z. Sali! Siç e dini fillimi i vitit 2004 u karakterizua nga një lëvizje e lavdërueshme. Ishte nisma e deputetëve të Ballit Kombëtar për të paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë një rezolutë në dobi të çështjes came. Nismë të cilën e mbështetën deputetë të djathtë e të majtë. Që nga ky moment e derimë 8 prill 2004, kur rezoluta u shtrua për diskutim në Kuvendin e Shqipërisë jo vetëm kaloi shumë kohë dhe u bë shumë dhunë mediatike dhe në opinion, por edhe vetë përmbajtja e ?projekt rezolutës? pësoi ndryshime derisa u katandis ?kokoshi një thelë? dhe për nga kuptimi mori trajtën e deformuar të thënies: ?bjeri pragut të dëgjojë dera?. E deformuar pse sipas formulimit fillestar të nismëtarëve, Kuvendi Shqiptar i drejtohej parlamentit grek; teksti i paraqitur për diskutim dhe miratim nga Kuvendi i drejtohej qeverisë shqiptare që kjo t?i drejtohej qeverisë greke ? . E kjo do të thotë: ?t?i biesh pragut tënd që të të dëgjojë dera e tjetrit. Por nuk ishte vetëm kjo, përmbajtja fillestare e ?projekt-rezolutës? kishte pësuar edhe ndryshime të tjera për keq?. Megjithkëtë, siç dihet, Fatos Nano deputetëve të vet nja dy ditë më parë u tha: ?Shkoni votoni ?rezolutën për çamërinë? dhe pastaj shkoni prisnin emigrantët në Kakavijë?. Ndërsa ju z. Sali vepruat ndryshe, por jo në drejtim të kundërt me Nanon. Ndërkohë që Nano kërcënoi të vetët dhe shkoi të shijonte frutet e veprimtarisë antikombëtare, ju shkuat në Kuvend ku u diskutua ?projekt-rezoluta për çamërinë? dhe në momentin e fundit kur do të kryhej votimi morët Jozefina Topallin dhe Bensik Mustafain dhe braktisët Kuvendin. Kështu, kur Nano sipas zakonit të vet veproi hapur pa i bër tërr syri në dëm të interesave kombëtare, ju z. Sali bëtë të njëjtën gjë por me HILE. Ju z. Sali i dinit numrat që ishin pro ?rezolutës për çamërinë?. E dinit që tri votat tuaja të ikura do të bënin që ajo të fitonte. Ajo mund të humbtte edhe me praninë tuaj, nëse jut ë tre do të votonit kundër. Por mesa duket ju nuk kishit besim te dy vartësit tuaj dhe ata mund të bënin që votimi të dilte në balotazh. Prandaj, për të qenë në rregull i mroët me vete për të qenë në rregull me politikën greke. Me këtë veprim z. Sali ju i treguat Greqisë, por edhe ne shqiptarëve që dhe ju nuk ?bini më poshtë se Nano?, por me stil tjetër. Z. Berisha, me këtë rast edhe ju sipas stilit tuaj bëtë një hile të trashë që mashtroi vetëm ata që duan të gënjehen nga ata që fshihen pas gishtit. Do të kishte qenë më mirë të kishit vepruar edhe ju si Nano: Haptazi. A e dini z. Sali? Atë ditë kur ju Brenda në Kuvend diskutonit pro e kundra ?rezolutës ??, aty, midis turmës së protestuesve përpara Kuvendit m?u afruan dy djem të rinj: njëri me kamera dhe tjetri me mikrofon në dorë. Ky i fundit m?u drejtua duke më thënë: ?Zotëri! Jemi TV Kosova. A do të pranonit të na jepnit një intervistë të shkurtër?? Si të mos e pranoja dhënien e intervistës për TV Kosovën?! Dhe gazetari pyeti: ?Zotëri, a mendoni se nëse miratohet kjo rezolutë ?çështja came? do të zgjidhet??. Pyetja m?u duk provocative, prandaj u përgjigja i nervozuar: ?çështja çame nuk zgjidhet me një rezolutë dhe as me disa të tjera, e për më tepër me këtë projekt që po diskutohet sot në Kuvend, e cila nëse miratohet më tepër se sa një hap i vogël drejt zgjidhjes së ?çështjes çame? vlen për të zbardhur faqen e Kuvendit Shqiptar. Por e keqja nuk qëndron në miratimin ose jot ë kësaj resolute, por tek politikanët shqiptare?. ?Cilët politikanët keni parasysh??, pyeti sërish gazetari. ?Në radhë të parë dy më të fuqishmit: Fatos Nanon dhe Sali Berishën. Nga këta Nano i ka dalë për zot tradhëtisë, e bën hapur dhe pa asnjë skrupull. Por kjo nuk do të thotë se nuk bën të njëjtën gjë edhe Sali Berisha npërmjet hilesë: të të fshehurit prapa gishtit dhe në emër të demokracisë pa kufi. E pikërisht në këtë prirje të Sali Berishës qëndron e keqja më e madhe. Pra sot Sali Berisha përbën të keqen më të madhe në drejtim të interesave kombëtare në raport me të tjerët, sidomos me fqinjët veriorë dhe jugorë. Dhe ja përse: ndërkohë që pas Nanos për arsye interesash dhe nostalgjish shkojnë ata që nuk u interesojnë interesat kombëtare, dhe pak të tjerë që nuk dinë se çfarë po bëjnë, pas Sali Berishës shkojnë jo vetëm interesaxhinjtë dhe nostalgjikët e tij, por edhe një kategori e madhe naivësh që duke mos i kuptuar hiletë dhe duke besuar verbërisht në idealet e demokracisë, edhe kur demokracisë së vërtetë nuk i shërbehet. Ndodh kështu që pjesa më e madhe e elektoratit të PD-së, si forcë brenda saj ?të humbasin si uji në rërë?. Dhe me këtë rast duhet kujtuar që këta, bashkë me ata shqiptarë që nuk e gjejnë veten as te partitë e djathta me në krye Berishën dhe as te të majtët që kryesohen nga PS-ja e Nanos, përbëjnë shumicën dërrmuese të shqiptarëve të cilët pot ë drejtoheshin nga një parti me ideale kombëtare do të bënin të mundur jo vetëm ndryshimin rrënjësor drejt prosperitetit të Shqipërisë londineze dhe shtetasve të saj, por edhe vënien në rrugë të mbarë të realizimit të aspiratave kombëtare?. Dhe a e dini z. Sali në momentin që unë flisja kështu, aty praën ishte një grua e moshuar, came, nostalgjike e juaja e cila mbasi dëgjoi pjesërisht çfarë thashë për ju lëshoi të sharën: ?Shih komunisti? dhe iku. Besoj se ajo çamja e mjerë nuk më njeh. Por edhe sikur të më njihte nuk iv ë faj se si shumë të tjerë është e verbër. Z. Sali! Me largimin tuaj nga Kuvendi para se hidhej në votim ?projekt-rezoluta për çamërinë? a nuk bëtë që jo vetëm vota e deputetëve demokratë dhe të partive aleate të PD-së, por edhe ato të socialistëve dhe aleatëve të tyre që votuan ?rezolutën për çamërinë? si forcë politike brenda Kuvendit të humbisnin sikurse humbet uji në rërë. E nëse ju nuk doni t?a pranoni këtë, kjo është punë për ju. E për të gjitha këto arsye të sjella në këtë shkrim dhe në shumë të tillë që kanë të bëjnë me kontaktet e mia me ju që besoj se në të ardhmen do të bëhen publike nuk mund t?i jap vetes të drejtën që t?ju besoj se do të zgjidhet ?çështja çame?, siç deklaruat së fundmi. Z. Berisha, edhe pse shprehem kaq i vendosur për të mos ju besuar, nëse ndodh që ju të merrni në dorë ?çështjen çame? dhe ta futni në rrugën e zgjidhjes (por ama ta futni në rrugën e zgjidhjes) të jeni i bindur se do t?ju brohoras dhe do të bëhem mbështetës i juaji, ashtu siç veprova edhe në 1997-ën që nuk iu përgjigja thirrjes së posaçme (drejtuar mua personalisht) për të vazhduar kundërvënien ndaj jush në kuadër të ?Forumit për Demokracinë?. Këtë gjë atëherë e kundërshtova jo vetëm publikisht (nëpërmjet shtypit), por edhe duke marrë pjesë në mitingjet tuaja edhe kur në to nuk kishte më shumë se 500 pjesëmarrës. Eqerem Beqo Plaku NË GJURMËT E NJË EMISIONI PËR KONICËN Në mbrëmjen vonë të datës 15 mars 2006, kanali TV ?Klan? transmetoi një emision të posaçëm, kushtuar Faik Konicës. Skenari ishte përgatitur nga prof. Nasho Jorgaqi, të cilit lexuesi shqiptar duhet t?i jetë shumë mirënjohës për punën e palodhur që ka bërë për qëmtimin e kujdesshëm të veprës së Konicës dhe botimin e saj në 5 vëllime (vëllimi i pestë përmban studime për Konicën) nga Shtëpia Botuese ?Dudaj?, Tiranë, 2001. Në atë emision u fol gjatë për figurën e Konicës, si një personalitet i shquar i kombit shqiptar, i cili, me formimin e tij shumëplanësh, me erudicionin e tij të jashtëzakonshëm, i mahniti shumë përfaqësues të mirënjohur të kulturës perëndimore. Në emision u theksua me të drejtë natyra herë-herë edhe kontradiktore e Konicës, gjë që përbën një dukuri jo të panjohur edhe në jetën e krijimtarinë e jo pak personaliteteve të përmendura të kulturës dhe të politikës botërore. Por, mes shumë të vërtetave që u thanë në atë emision, ra në sy mungesa e ca të vërtetave, që teleshikuesit duhej t?i ishin thënë domosdo. Po ndalem shkurtimisht në disa të vërteta të pathëna (për të mos thënë të autocensuruara) në emisionin në fjalë. Së pari, bashkëpunimi i Konicës me Ahmet Zogun u vlerësua si një ?lajthitje? e tij që e kishte burimin në natyrën e tij ?kontradiktore?. Mendoj se një pohim i tillë nuk i përcjell teleshikuesit të vërtetën për karakterin e marrëdhënieve mes Konicës dhe Zogut, si mbret i shqiptarëve. Është e vërtetë që nuk ishte Konica ai që ia lypi bashkëpunimin Zogut, të cilin e kishte pasur kundërshtar të hapur politik, ishte Zogu ai që e lypi këtë bashkëpunim dhe që Konica e pranoi për një qëllim të lartë: për t?i shërbyer diplomacisë së Mbretërisë Shqiptare në një shtet të madh, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend ky dashamirës për kombin shqiptar në Evropën Juglindore. Pra, Konica u nis nga një qëllim tepër madhor kur pranoi të hynte në shërbimin diplomatik të mbretit Zog, i cili i dha një mandat të përhershëm përfaqësimi në SHBA. Është e vërtetë që Konica e ka kritikuar Zogun, madje ashpër, dhe për këtë kritikë në atë emision u fol pa kursim nga profesorët e intervistuar. Por profesorët e nderuar duhej të përmendnin edhe vlerësimet shumë të larta që Konica ka bërë për figurën e tij. Po pse heshtën për këto vlerësime profesorët e intervistuar? Bindjet mund t?i kemi të majta, të djathta ose të qendrës, por ato nuk duhet të na pengojnë të pohojmë të vërtetat që janë shkruar ?e zezë mbi të bardhë?, se për ndryshe do të mbetemi robër të praktikave enveriste, sipas të cilave koha e mbretërimit të Ahmet Zogut vlerësohej si një njollë e zezë në historinë e Shqipërisë! Së dyti, në atë emision edhe marrëdhëniet e Konicës me Nolin trajtoheshin nga këndvështrimi i natyrës së tij kontradiktore. Mendoj se edhe në këtë rast teleshikuesit nuk i thuhet e vërteta deri në fund. Shkaqet e marrëdhënieve herë-herë të acaruara të Konicës me Nolin mund të jenë të shumta, por këtu nuk është vendi të hidhet dritë mbi to. Në të vërtetë, shkaku kryesor i fërkimeve mes këtyre dy figurave të shquara të kombit tonë qëndron në mospërputhjen e bindjeve të tyre politike: Konica ishte antikomunist, kurse Noli ishte simpatizues i komunizmit. Madje Konica flet me fakte për bindjet komuniste të Nolit. Së treti, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, kur po rrezikohej copëtimi i saj i mëtejshëm, sidomos nga shovinizmi grekomadh, edhe Konica, edhe Noli, në figurën e mbretit Zog shikonin simbolin e unitetit kombëtar dhe kërkonin krijimin e kabinetit qeveritar në mërgim, ashtu siç kishte këmbëngulur edhe vetë mbreti në kancelaritë e fuqive perëndimore. Pra, për mbrojtjen e interesave të larta të vendit, këto dy personalitete të spikatura të kombit shqiptar bashkoheshin rreth mbretit në mërgim. Nuk duhej të mos u thuhej teleshikuesve edhe kjo e vërtetë për figurën e Konicës në marrdhëniet e tij me Nolin. Së katërti, Konica i la një amanet Nolit që eshtrat e tij të preheshin domosdo në atdheun e tij. Dhe kjo e vërtetë u tha në emision. Por teleshikuesit të thjeshtë nuk iu tha e vërteta se cili ishte shkaku që Noli, sa qe gjallë, nuk e çoi dot në vend amanetin e Konicës. Se ka rrezik që teleshikuesi i painformuar mirë apo që është në një moshë të re, mund të rrijë e të mendojë gabim: Noli ose s?paska dashur, ose nuk paska mundur ta çonte në vend atë amanet. Dhe kjo e vërtetë mbeti e pazbuluar për teleshikuesin e lartpërmendur, se po të thuhej ashtu siç është, do të dilte zbuluar Enver Hoxha, si armik i egër i Konicës. Eshref Ymeri __________________________________________________ Do You Yahoo!? Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around http://mail.yahoo.com Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar... Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx Per ta lene listen e-mailo: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx ================================================================== Yahoo! Groups Links <*> To visit your group on the web, go to: http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/ <*> To unsubscribe from this group, send an email to: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx <*> Your use of Yahoo! Groups is subject to: http://docs.yahoo.com/info/terms/ |
|
| <Prev in Thread] | Current Thread | [Next in Thread> |
|---|---|---|
| Previous by Date: | RIMEKEMBJA 28/ 03/ 2006 [ ii ]: 00027, Olsi |
|---|---|
| Next by Date: | U kushtohet emigrantėve shqiptarė kudo nė botė: 00027, shqip_events |
| Previous by Thread: | RIMEKEMBJA 28/ 03/ 2006 [ ii ]i: 00027, Olsi |
| Next by Thread: | U kushtohet emigrantėve shqiptarė kudo nė botė: 00027, shqip_events |
| Indexes: | [Date] [Thread] [Top] [All Lists] |
| News | FAQ | advertise |