|
RIMEKEMBJA 28/ 03/ 2006 [ ii ]: msg#00026politics.region.albania.shqiperia
NDALU PAK, MOJ ZONJA PACK! Përmes shtypit u njoha me reagimin e zonjës Doris Pack ndaj një deklarate të parapakditshme të ministrit tonë të jashtëm Besnik Mustafaj lidhur me ndryshimin e kufijve në Evropën Juglindore nëse bëhet ndarja e Kosovës. Reagimi i zonjës Pack m?u duk arrogant deri në kërcënim. Ja çfarë deklaronte zonja Pack: ?Kjo është çmenduri. Nëse atje do të ketë pavarësi, gjithmonë e kam thënë se ajo do të jetë e kushtëzuar. Dhe kushti më i madh që duhet të firmoset në Këshillin e Sigurimit është se nuk ka për të pasur asnjë ndryshim kufijsh as në Maqedoni, as në Shqipëri, madje as në Luginën e Preshevës, në Serbi. Pra, mendoj se duhet të jetë e qartë se kjo nuk ka për të ndodhur. Përndryshe, unë nuk do të pranoja asnjë rezultat të pavarësisë sepse kjo është e pamundur? Nëse duam paqe në rajon, ne duhet ta mbajmë Maqedoninë kështu siç është, Shqipërinë kështu siç është dhe Serbinë dhe Malin e Zi ashtu sikurse janë. Unë mendoj se është turp që një ministër i jashtëm shpreh një ide të tillë? (Gazeta ?Panorama?, 19 mars 2006, f.5). Kur lexon këto fjalë të një personaliteti me emrin Doris Pack, njeriu vihet në mëdyshje dhe rri e pyet veten: ore vërtet është eurodeputete kjo zonja Doris Pack, apo mos e kam gabim? Se me tone të tilla, madje duke përdorur edhe kërcënime, zakonisht kanë folur komunistët e tipit Vishinski, i cili dikur ka qenë edhe kryeprokuror, edhe ministër i jashtëm i Bashkimit Sovjetik. Nëse nuk e kam gabim, kjo zonja Doris Pak është nga ish-Gjermania Lindore, një ish-koloni kjo e Bashkimit Sovjetik. Nëse është kështu, atëherë ka shumë mundësi që zonja Doris Pack të ketë qenë komuniste dhe, si e tillë, duhet ta zotërojë mirë stilin e të folurit komunist. Se fjalë dhe shprehje të tilla, si: duhet, përndryshe, gjithmonë e kam thënë, nuk ka për të pasur asnjë ndryshim kufijsh, duhet të jetë e qartë, nuk do të pranoj asnjë rezultat, kjo është e pamundur, kjo është çmenduri, kjo është turp etj. në ç?shtresë të leksikut duhen klasifikuar? Kjo lloj terminologjie me nota të theksuara detyrimi, kërcënimi, mendjemadhësie ka qenë karakteristike për përfaqësuesit e diplomacisë sovjetike. Në shkurt të vitit 1985, me rastin e përkujtimit të 40-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Jaltës mes tre të mëdhenjve (Ruzveltit, Stalinit dhe Çurçillit), në shtypin perëndimor filluan të dëgjoheshin zëra për rishikimin e Jaltës. Atëherë diplomacia sovjetike reagoi ashpër me një artikull që u botua në faqet e gazetës ?Novoje Vremja?, me një titull a la Doris Pack: ?Jallta peresmotru nje podlezhit? (Jalta nuk mund të rishikohet). Por me shembjen e sistemit komunist pesë vjet më vonë, Jaltën, megjithëse jo plotësisht, e rishikuan vetë popujt. Por, çuditërisht, kjo zonja Doris Pack, ka mbetur ende te terminologjia e diplomacisë sovjetike. Me sa duket, dyzet vjetët e sundimit kolonial sovjetik në ish-Gjermaninë Lindore nuk paskan kaluar pa pasoja! Por zonja Doris Pack ka të drejtë të sillet me një ton të tillë arrogant ndaj një deklarate të ministrit tonë të punëve të jashtme, derisa këtë të fundit e sulmojnë aq egërsisht ?dorispakët? e opozitës shqiptare. Tipike ishte ?zonja Doris Pack? e Partisë Socialiste, Arta Dade, e cila iu turr zotit Mustafaj me një terminologji që nuk lidhej fare me problemet e diplomacisë. Nuk mbeti prapa zoti Paskal Milo, i cili dikur priti ministrin e jashtëm rus dhe u soll me aq druajtje ndaj tij, sikur ky i fundit të mos ishte një kryediplomat që shkonte për vizitë te një homologu i tij, po sikur të ishte kryekomandanti i forcave të Traktatit të Varshavës, Jakubovski, që paskej dalë për një kontroll nëpër gubernat sovjetike të Evropës Lindore. Të njëjtin qëndrim aspak dinjitoz mbajti edhe zoti Kastriot Islami, i cili në dokumentin e nënshkruar pas përfundimit të vizitës së Drashkoviçit në Tiranë, fare ?rastësisht? harroi dhe Kosovën na e quajti pjesë të Serbisë. Mjeran tingëlloi edhe reagimi i zotit Ilir Meta, i cili çakërdiset në gjumë nga gëzimi sa herë që i del në ëndërr Beogradi. Prandaj kjo zonja Doris Pack ngrihet e reagon me kaq arrogancë ndaj zotit Mustafaj, se kundërshtarët më të fuqishëm ndaj aspiratës shekullore të kombit shqiptar për krijimin e shtetit të unifikuar kombëtar, ajo i ka në Tiranë, në radhët e opozitës së sotme shqiptare, trashëgimtares së denjë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, jo në Bruksel apo në Strasburg. Prandaj kjo zonja Doris Pack e vë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, se kundër pavarësisë së saj është opozita e sotme shqiptare, trashëgimtarja e Partisë së Punës të Shqipërisë, e kësaj tradhtareje me damkë të çështjes kombëtare shqiptare. Kjo zonja Doris Pack, si një deputete me peshë në parlamentin evropian, mbron me një terminologji arrogante dhe kërcënuese ?fëmijët e jashtligjshëm? të diplomacisë evropiane në Evropën Juglindore. Por faji nuk është i kombit shqiptar, nëse ?fëmijët e jashtligjshëm? të Evropës, si puna e ish-Jugosllavisë, nuk janë jetëgjatë. Përsëri nuk do të jetë faji i kombit shqiptar, nëse ndonjë tjetër ?fëmijë i jashtligjshëm? i Evropës këtej nga Ballkani mund të mos e ketë jetën të gjatë. Shtete të tilla ortodokse, si puna e Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë, janë majmur dhe vazhdojnë të majmen me toka shqiptare, se kanë gëzuar dhe vazhdojnë të gëzojnë dashurinë zhuritëse të diplomacisë evropiane. Ndërsa kombi shqiptar, që deri tani vazhdon të jetë i copëtuar në pesë shtete, ka pasur dhe vazhdon ta ketë si peshqesh urrejtjen e diplomacisë evropiane. Prandaj kjo zonja Doris Pack na e vëka në dyshim pavarësinë e Kosovës. Po a e di vallë kjo zonja Doris Pack që bombardimi i Serbisë nga forcat e NATO-s ishte pasojë e krismave të pushkëve të UÇK-së? Dhe nëse vihet në dyshim pavarësia e Kosovës, siç e vë në dyshim edhe eurodeputetja Doris Pack, ato armët e UÇK-së përsëri aty janë! Terminologjia kërcënuese e zonjës Doris Pack të bën të dyshosh se, me sa duket, diplomacinë evropiane e ka zënë paniku para dëshirave në zgjim e sipër të kombit shqiptar për krijimin e shtetit të unifikuar kombëtar në mbarë trojet e veta etnike. Eshref Ymeri HAPI I PARE SERIOZ NE HISTORIOGRAFINE SHQIPTARE . Vepra e Bajram Xhafes - Historia e Shqiperise 1912 ? 1939 . Duke qene I lidhur me burimet per historine e Shqiperise dhe si I apasionuar pas saj e shoh vepren e Bajram Xhafes si kryevepra e trajtimit te problemeve te histories se Shqiperise ne konteksin e fakteve te verteta dhe te sakta pasi ai ka shfrytezuar burime shume te besueshme te kohes . Si historian ajo perben per mua nje folklor te sakte te ngjarjeve dhe fakteve te cilat na kane munguar per shume kohe , te cilat na japin mundesine qe te ballafaqojme figurat politike ne raport me interesat kombetare . Vepra e tij eshte nje dritare e cila na ben te shohim sakte dhe me pamedyshje lojrat e politikes ballkanike dhe me gjere ne kurriz te ardhmerise kombetare shqiptare . Si qytetar I thjeshte une do te thosha se faktet dhe ngjarjet me japin te drejten e ballafaqimit te tyre me ditet e sotme dhe si historian me bejne te futem me thelle ne ato ngjarje per te punuar me seriozitet te shtuar per problemet e asaj kohe qe ishte teper e veshtire per ne si popull dhe si komb. Ne veper dalin lakuriq me te verteten e drites se diellit figurat politike te kohes dhe veprimtaria e tyre . Aty edhe njeriu I thjeshte kupton se c,fare ndodhi me ne , si u zhvilluan ato ngjarje tragjike dhe pse vendi yne kishte ato perfundime tragjike . Per here te pare ne historiografine tone shfrytezohen materiale te njerezve nga trojet shqiptare qe I njihnin problemet shume nga afer dhe nga ky kendveshtrim vepra merr seriozitet shume te madh . Per here te pare ballafaqohemi me te vertetat e te vertetave per figurat kryesore politike shqiptare te asaj kohe dhe njihemi me fakte te cilat jane me te vertete shume kokeforta . Ndertimi I nje vepre te tille duhet dhe ndoshta eshte domosdoshmeri historike qe te ndiqet nga vepra te ketij lloj qe historianet shqiptare te dine te trajtojne te vertetat historike me nje seriozitet te tille dhe qytetaret shqiptare te dine se si te flasin kur te vije koha per figurat e kombit . Kjo veper ndihmon edhe politiken shqiptare per te kuptuar sakte dhe drejt se c,fare pune duhet bere per te mundur antishqiptarizmin dhe ku duhet filluar kjo pune , se si ne ja dalim ne krye punes per bashkimin kombetar . Historianet per mua , tek kjo veper duhet te shohin se sa mire eshte mbeshtetur tek burimet e brendeshme te cilat jane shume me te besueshme se sa ato te huaja te cilat jane shkruar ne bazen e interesit dhe te politikave qofte ballkanike apo evropiane per relizimin e endrrave te tyre ne kurriz te interesave shqiptare . Kjo veper perfaqeson per ne burim te vertete historiografik me ane te ,te ciles historianet mund te punojne me lehte ne punet e tyre dhe qytetaret shqiptare kuptojne me mire ngjarjet dhe faktet qe kane te bejne me te kaluaren dhe te ardhmen e tyre pa perjashtuar ketu te tashmen e cila mund te kuptohet me lehtesi po qe se bejme analiza dhe krahasime te pa aneshme ne trajtimin e tyre . Pa dashur te bej asnje levdate dhe padashur te marr persiper rolin e nje historiani me emer vepra e Bajram Xhafes perben per ne historianet dhe specialistet e histories nje veper madhore per sa I perket punes se tij ndonese e nje volume te vogel e cila duhet te kishte qene shume me e madhe . Rendesia e kesaj vepre dhe serioziteti I saj konsiston edhe ne analizat dhe veprimtarite konkrete te figurave si Noli, Boletini apo te tjere te cilat vijne tek ne me shume te verteta qofshin ato te hidhura apo te embla . Kjo veper na drejton ne nga kahu I duhur I trajtimit te tyre gje qe nuk eshte bere deri me sot nga historiografia shqiptare e cila ka qene dhe eshte shume e prekur nga semundja e krahinizmit dhe e tifozllekut te semure pa lene pa permendur ketu edhe korruptimin e historiografeve nga spiunazhet e huaja te cilat jane teper te interesuara per interpretime te gabuara dhe trajtime te njeaneshme . Te vertetat historike duhet te jene te ketij lloj sepse na hapin rrugen per pune te mire ne mbrojtje te interesave kombetare . Kombi shqiptar dhe historia e tij kane nevoje te nguteshme per burime te tilla sepse keshtu I pritet rruga edhe ecjes perpara te klasave politike antishqiptare te cilat per me shume se 100 vjet po e degjenerojne popullin shqiptar me punet e tyre te mbrapeshta . Vepra eshte edhe nje shtytje edhe me e madhe per ato politikane shqiptare qe punojne ne kahun e duhur te interesave shqiptare sepse ju lehteson punen , ju cliron te foluren dhe ju jep krah per te qene me te vendosur ne punen e tyre . Kjo veper eshte edhe nje seminar I mire per historianet e rinj sepse u jep atyre ne dore nje liber ku nepermjet te cilit tregohet se si mund te punohet me lehte dhe me mire ne trajtimin shkencor te historis shqiptare dhe te figurave te saj te cdo kohe . DYLEJMAN MILA MENDËSITË JUNKERE GJERMANE TË DORIS PACKUT Prej vitesh shumë shqiptarë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj sjelljeve diplomatike arrogante, stilit politik estravagant dhe deklaratave përçart që ka përdorur për të ndërhyrë në politikën shqiptare eurodeputetja gjermane Doris Pack, e ngarkuara e parlamentit europian për Europën Juglindore. E kemi parë këtë eurodeputete të na vijë në Tiranë edhe me veshje e sjellje tangërllëkse si një junkere klasike gjermane, duke lëshuar urdhëra se çfarë duhet të bëjnë e çfarë nuk duhet të bëjnë shqiptarët, se çfarë u lejon e çfarë nuk u lejon ajo shqiptarëve të dëshirojnë, të kërkojnë e të bëjnë. Për shumë arsye, sidomos për mungesë dinjiteti e sedre kombëtare shqiptare, politikanët e gjithë krahëve të polilitikës shqiptare janë përpjekur në maksimumin e tyre t?i hapin rrugë junkeres së diplomacisë parlamentare europiane. Por në raste e në kohë të ndryshme edhe këta janë detyruar të shprehin ndonjë pakënaqësi e të bëjnë ndonjë protestë ndaj mendësive e teprimeve në veprimet e saj. Ndoshta Genc Pollo, beniamini politik i Pack-ut në politikën shqiptare, mbetet tani i vetmi që ka duruar stoikisht gjithë tangërllëqet e Dorisit, e cila me sa kuptohet më shumë vepron me mendësi prej junkereje se me logjikën e eurodeputetes të kohës moderne, më shumë vepron për hobin e saj dhe për të kapërcyer komplekset e saj se për të kryer një mision europianizmi politik e diplomatik në Ballkan. Pikërisht këtë përshtypje na përforcon qëndrimi i fundit turfullues, mallkues i Dorisit kundër deklaratës së Besnik Mustafajt për punën e kufijve të Ballkanit. Shtresa e junkerëve gjermane të përqëndruar sidomos në pjesën e tokave gjermanike që quhen Prusi kanë qenë shpirti i militarizmit gjerman dhe i agresiviteti gjerman në Europë, ishin njëkohësisht një mbështetje e fuqishme e nazizmit, një burim fryme komandimi. Nuk e dimë mirë biografinë e Doris Pack dhe mbase ajo nuk ka fare prejardhje junkerësh, por ndaj shqiptarëve në këtë kohë vepron sipas mendësive tipike të junkerit gjerman. Janë këto mendësi e qëndrime që kanë detyruar Prof. Dr, Mehdi Hyseni nga Kosova, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare të botojë një shkrim kundërshtues e protestues më titullin ?Nuk vendos Doris Pack për Kosovën, por shqiptarët?, që ka zënë plot dy faqe në gazetën ?Koha Jonë? më 21 mars 2006?. Janë teprimet në përçartjet më të fundit të Doris Pack-ut rreth zgjidhjes së çështjes shqiptare që detyrojnë edhe Profesorin e filologjisë Eshref Ymeri në Tiranë të bëjë shkrimin ?Ndalu Pak, Doris Pack?. Kanë qenë qëndrimet e mbrapshta të Dorisit që na kanë shtyrë shumë herë kundër dëshirës sonë të shkruajmë artikuj kritikë në gazetën ?Rimëkëmbja?. Të gjithë ata që veprojnë kështu e dinë fare mirë se sa spekulime mund të bëhen midis shqiptarëve dhe në Europë kur shqiptarët kritikojnë një eurodeputete, për më tepër dhe gjermane, sepse shqiptarët ende nuk janë të çliruar nga idetë se gjermanët duhet të kenë një qëndrim në thelb më dashamir ndaj shqiptarëve, më mirëkuptues se europianët e tjerë ndaj të drejtës dhe aspiratës së shqiptarëve për bashkim kombëtar. Pack e ka përgënjeshtruar shumë herë këtë, sidomos me sulmet e saj të çakërdisura kundër deklaratës së Mustafajt. Po ç?pati vërtetë kjo Doris Pack që këtë deklaratë të Mustafajt vetëm se përmbante termat ?Shqipëria nuk garanton mosndryshimin e kufijve në Ballkan po të copëtohet Kosova?, e sulmoi si herezinë më të madhe diplomatike në Europë, si mëkatin më të tmerrshëm politik, duke e quajtur ?turp?, ?çmenduri??. Nuk e ditka Dorisi se Shqipëria nuk ka qenë ndonjë herë dhe as nuk është e zonja të vendosë, apo të prishë kufijt e të tjerëve, madje as kufijt e vet? Nuk e kupton Dorisi se Shqipërisë nuk i takon të jetë garante kufijsh në Ballkan, se ende nuk ka rregulluar kufijtë e vet dhe se fuqitë e mëdha qoftë dhe për xhelozi nuk do ta linin të merrte këtë rol? Nuk e merr vesh Dorisi se është poshtërsi t?i kërkosh një populli, një shteti, një individi që të bëhet garant që gjëja e rrëmbyer të mbetet tek rrëmbyesi? Mos vallë Dorisi mendon se politikanët shqiptarë kanë detyrimin me traktate ndërkombëtarë të kapitullimit në mbarim të LDB që kur zënë në gojë kufijt të shtrëngojnë fort dhëmbët njësoj si politikanët gjermanë kur shprehen për Sudetët në Çeki dhe për tokat polake në lindje të kufirit Oder-Naise, apo Alzasën në Francë? Harroi eurodeputetja se etika diplomatike, mirësjellja njerëzore edhe në paraqitjen e kundërshtimeve nuk është detyrim vetëm i shqiptarëve, por edhe i gjermanëve dhe gjermankave që bëhen deputetë të Europës? Harroi kjo zonjë se Besnik Mustafaj është ministër i jashtëm i një shteti sovran (të paktën formalisht i tillë) dhe jo ndonjë hyzmeqar në një fermë junkerësh prusianë?. Kur kjo gjermankë sillet kështu ndaj ne shqiptarëve që nuk i kemi bërë asgjë, veçse e kemi duruar tej mase, atëherë si duhet të sillen shqiptarët ndaj saj që kërkon t?u vejë lakun në fyt për të shuar qenien e tyre kombëtare?! Pse e tmerrokan kaq shumë gjermanen Pack termat për ndryshim kufijsh në Ballkan? A e ka shpallur ajo të çmednur heroin e ribashkimit të Gjermanisë Helmut Kol, që kryesoi procesin e ribashkimit gjerman? A ka britur ajo nëpër Europë, ?turp, turp, turp? kur u bashkuan dy shtetet gjermanë dhe u ndryshua kufiri më problematik i Europës, që ishte vendosur për të shpëtuar Europën nga rreziku i përsëritjes së katastrofave ku militarizmi gjerman kishte luajtur rolin kryesor në gjysmën e parë të shekullit XX? Apo kur bashkohen gjermanët nuk ka ndryshim mëkatar kufijsh? Vetëm po të përmendet shkarazi , ose me aluzion mundësia e bashkimit të shqiptarëve, që nuk u ndanë për fajin e tyre si gjermanët, bëhet hataja, bëhet mëkati mullar? Po ndarjen e Sllovakisë e të Çekisë, çmenduri e turp i ka quajtur Packu? Po shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik e të Jugosllavisë çmenduri e turp i quan Packu?!Është pak të thuhet se ka lajthitur Packu. Është e habitëshme se ajo shfaqet si politikane e diplomate që ka pak haber nga këto zanate dhe sillet si propagandiste beogradase. Nuk mund ta mbajmë për politikan të hollë e diplomat të stërvitur kryetarin e shtetit të Shqipërisë, ish ushtarak xhenjer, sepse në një ligjëratë që mbajti në Londër në nëntor 2005 për ndërveprimet e nacionalizmit laik shqiptar me nacionalizmat fetarë ortodoksë ballkanikë i bëri lëmsh arsyetimet kur tentoi të tregonte se toleranca e harmonia fetare midis shqitarëve ?përbëjnë një pasuri të çmuar për ne shqiptarët...por edhe një model me vlerë në rajonin ku jetojmë?. Qoftë dhe për respekt të këtij mendimi, në thelb i saktë, të kryetarit të shtetit shqiptar Dorisi nuk duhej të vërsulej, ashtu kundër fjalëve të ministrit të jashtëm të këtij shteti. Dorisit duhej t?i kishte bërë përshtypje edhe mendimi i kryetarit të shtetit shqiptar se për shkak të copëtimit midis shumë shetesh në Ballkan ?shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të promovojnë vlerat e identitetit të tyre historik kulturor?. Deklarata e Mustafajt nuk përmbante ndonjë kërkesë më të fortë, as ndonjë konstatim më ngatërrestar se nënkuptimi që shqiptarët mund të mos durojnë dot më sa kanë duruar në rast se 5 copëtimet e deritanishme kombëtare që i kanë raskapitur e telendisur deri në këtë derexhe do të pasohen edhe nga një copëtim tjetër në Kosovë. Atëherë çfarë grenxe serbo-sllave e ka pickuar Dorisin që kërceu ashtu përpjetë dhe u vërsulet shqiptarëve?! Mos ajo pret që shqiptarët të sillen armiqësisht vetëm ndaj vetes së tyre, që ta ketë kollaj Europa të kënaqë sllavët e grekët?! Doris Pack mund të mos ketë dijeni, se nuk i mëson të gjithë gjërat e Ballkanit, por edhe ne shqiptarët kemi burrat tanë të shquar, mentarë që na kanë mësuar se: ?Një popull për të hyrë në qytetërim dhe për të përparuar në këtë fushë duhet të formojë një kombësi të bashkuar dhe një shtet shumë a pak të madh që të drejtojë një vend e një popull?. Këto fjalë i ka shkruar një politikan e intelektual i dëgjuar shqiptar, Mehdi Frashëri, në librin e tij ?Probleme shqiptare? (fq.11), botuar në vitin 1994. Ky Mehdi Frashëri çmohej dhe nga gjermanët se në vitet e LDB, nën pushtimin gjerman, u bë Kryetar i Këshillit të Regjencës në Shqipëri. Fjalët e Frashërit nuk ishin gjë tjetër vetëm se një pasqyrim i frymës së realpolitikës së Bismarkut që realizoi bashkimin e gjermaneve të ndarë në 300 principata në shekullin XIX, dhe që u përsërit në fund të shekullit XX me ribashkimin e dy shteteve gjermane, njërin nga të cilët, ai perëndimor, ishte dhe ?federativ?. Pse tërbohet pra Dorisi kundër fjalëve të Mustafajt?! A e di Dorisi si janë bërë çorap kufijtë në Ballkan gjatë 15 viteve të fundit për shkak të luftrave që shpërtheu Serbia dhe të ambicjeve të ndryshme. Di gjë Dorisi për marrëveshjet e çuditëshme të Dejtonit më 1995 që kanë krijuar një lëmsh të ngatërruar kufijsh në Bosnje midis tre shtetesh që nuk ekzistonin, boshnjak-mysliman, serb e kroat, dy prej të cilëve, mysliman e boshnjak, hyjnë dhe në një federatë anakronike? Di gjë Dorisi se tashmë ekziston ?Berlini kosovar?, qyteti i ndarë me hile e poshtërsi i Mitrovicës? Çfarë ka bërë Dorisi që të mos kishte ?Berlin kosovar?pas mposhtjes së Serbisë në ndeshjen ushtarake me NATO ?n si Gjermania në vitin 1945?! Di gjë Dorisi se plaga e kufijve në Ballkan është hapur në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe qysh atëherë kullon gjak e qelb mbi shqiptarët?! Nuk e ka marrë vesh Dorisi se e ashtuquajtura ?shoqëri multietnike? në vend të shtetit kombëtar që duan të eksperimentojnë europianët në Bosnje e Kosovë (por jo në Maqedoni) është e dështuar. Të lexojë se ka plot libra. Misha Gleni ( që më duket është serb) ka shkruar: ?Tuxhmani kurrë nuk i kishte fshehur antipatitë për myslimanët...Prishja e aleancës kroato-myslimane ishte katastrofë për myslimanët.Tuxhmani vendosi se koha kishte ardhur të bënte pazarllëkun me Milosheviçin në Karagjorgjevo për ta ndarë Bosnjen përmes??( ?Ballkani...? fq.645,641) Në librat-bisedë ?Boshnjaku Adil Zylfikarpashiç?(Zyrik 1994) dhe ?Bosnja në pranga?(Zyrik1995), përgatitur nga Instituti i Studimeve Boshnjake në Zvicër (të cilët janë botuar edhe në gjuhën shqipe në vitin 1996 nga ?Liria? në Lubljanë) është shpjeguar qartë pse dhe si ndodhi tragjedia e Bosnje-Hercegovinës dhe cila është përgjegjësia e secilit nga skenaristët, regjizorët e aktorët e kësaj tragjedie. Shjegimet janë dhënë nga njerëz që kanë njohur mirë pjesën e dukshme e të padukshme të intrigave që kanë çuar në këtë tragjedi. Adil Zylfikarpashiç, boshnjak, ish-komunist jugosllav i mërguar pas LDB në Zvicër ku kishte themeluar Institutin e Studimeve Boshnjake në Zyrik u kthye në Bosnje si politikan, herë në krah dhe herë në njëfarë opozite me Izetbegoviçin dhe kërkoi deri në fund kompromisin me Serbinë e me Milosheviçin. Bashkëbisedues me të për të analizuar tragjedinë e Bosnjes ishin malalezi Milovan Gjilas, ish-bashkëpunëtor e kundërshtar komunist i Titos( libri Tito. Historia e vështruar nga brenda? botim anglisht në Londër 1981) Miko Tripallo ish udhëheqës komunist kroat me prirje nacionaliste, Ivo Banac profesor kroat në Universitetin e Jellit ne SHBA, njohës i mirë i problemeve ndërnacionale në ish-Jugosllavi, Vllado Gotovac, politikan e filozof kroat i burgosur për bindje politike, gazetarët Nadjezhda Gaçe e Mlladen Maloça. Ata i kanë rrahur nga të gjitha anët shkaqet e rrjedhojat e zhbërjes së ish-Jugosllavisë dhe tragjedinë e Bosnjes dhe për këto nuk kanë fajsuar besimet fetare, ndonëse kanë mbajtur paraysh ndikimet e tre besimeve të ndryshme në nxitjen e flakëve të zjarrit që shpërtheu për motive etnike, kombëtare, gjeopolitike. Në vitin 2001 në Angli është botuar libri prej 460 faqesh i studiuesit Brendan Simms me titull: ?Ora e ligë, Britania dhe shkatërrimi Bosnjes?. Ai ndër të tjera ka theksuar se: ?Luftrat për shkëputje nga Jugosllavia filluan si farsë dhe përfunduan në tragjedi?. Sipas tij lufta në Kroaci nuk ishte për të ruajtur federatën jugosllave, që të siguroheshin serbët për të qenë në të njejtin shtet, as për të vendosur në Bosnje një sundim serb si në Kosovë dhe në Vojvodinë. Serbët e Pales donin që vetëm serbët të jetonin në rendin e ri në perëndim të lumit Drina që ndan kufirin e Bosnjes nga vetë Serbia. Më tej Simms nënvizon: ?Në vjeshtën e vitit 1995 kjo punë rrënuese u krye nga marrëveshjet e paqes të Dejtonit. Në praktikë Dejtoni konfirmoi ndarjen e Bosnjes në tre shtete të vegjël etnikë.?(fq.x). Kurse ?shqiptarët megjithëse ishin viktimat e para të Milosheviçit nuk morën asgjë? ( Misha Gleni ?Ballkani...? fq.653). Simms ka theksuar fort se: ?Britania luajti një rol të veçantë shkatërrues në Bosnje, edhe më shumë se Franca... Burrat e shtetit dhe diplomatët britanikë dukej se e shikonin një Serbi të ?fortë? si garanten më të mirë të paqes në Ballkan? (fq. x-xi). Simms ka bërë kritika të forta për Lordin Deivid Ouen, ish- ministër i jashtëm britanik që bashkë me amerikanin Sairus Vens përgatitën një plan për ndarjen e Bosnjes në 10 kantone, që nuk funksionoi. Në mjediset qeverisëse britanike dëgjohej shumë fjala e Ouen, sepse ai quhej ?njeriu në terren?. Simms qorton gjeneralin Majkëll Rouz, ministrin britanik të mbrojtjes Rifkind dhe disa funksionarë serfbofilë që vepronin rreth tij. Simms madje përmend se në parlamentin britanik për ndjekjen e një politike rrënuese për Bosnjen në interes të Serbisë ndikonin dhe ?gjermanofobët paranojakë?. Kjo sigurisht kishte lidhje me faktin se Gjermania ra copë për të siguruar shkëputjen e Kroacisë e të Sllovenisë nga Jugosllavia, çka ishte ?ndryshim kufijsh?. Për të përligjur rolin e tij Lordi Ouen botoi pa ndonjë sukses në vitin 1996 një libër prej 400 faqesh me titull ?Odiseja e Ballkanit?, ndërsa gjenerali Rouz në vitin 1998 një libër po aq të trashë ?Në luftën për paqe. Mësime nga Bosnja?, pasi nacional-shovinizmi serb i kishte arritur qëllimet që kishte përcaktuar kur shkaktoi tragjedinë e Bosnjes. Bëri genocid. Kreu spastrimin dhe homogjenizimin etnik serb në pjesën më të madhe të territorit të Bosnës (jo 70% sa kërkonte) që është republikë serbe. Ndryshimet tjera qysh në Dejton u lanë të vinë më vonë. Tani nga tërbimi i Doris Pack-ut, menjëherë pas deklaratave serioze të udhëheqësve britanikë se Kosova duhet të bëhet e pavarur, kuptojnë se po ndodh një rokadë shahistike në lojën gjermano-britanike për Ballkanin. Tani duket se po bëhet Gjermania e interesuara për një rol komandues të Serbisë në atë që quhet ?Ballkani perëndimor?, sepse çmon që kështu e shtrin më lehtë dhe e siguron më mirë pushtetin e saj mbizotërues ekonomik në një zonë më të gjërë tregu. Por që të mos i shqetësojnë hijet diplomatike që vëërdallisen në Ballkan qysh nga koha e Kongresit të Berlinit, gjermanët nëpërmjet Pack-ut trembin shqiptarët që të mos e çojnë mendjen më tek ?kufijt?. Megjthatë fantazmat nuk largohen aq kollaj Misha Gleni ka shkruar: ?Aq të fuqishme dhe të vazhdueshme kanë qenë traditat e armiqësisë në Ballkan sa thuhej se ato kishin bërë folenë në Unin e banorëve të rajonit? (?Ballkani. Nacionalizmi, lufta dhe fuqitë e mëdha 1804-1990? SHBA 2000 fq.xxiv). Gleni ka cituar rrëfimin e udhëheqësit kroat Shtipe Shuvar se si në një takim ku ishin Milosheviçi, Markoviçi, Tuxhmani e të tjervë, pak para se të plaste lufta, këta bënin shaka e qeshnin me njëri-tjetrin. Shuvari ka shkruar: ?Por ndoshta ekziston një rregull midis këtyre njerëzve që ata mund të qeshin e të luajnë bashkë para se në lumturi të vrasin njëri-tjetrin? (fq,630). Gleni ka bërë një shpjegim që vlen edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë për të kuptuar pasojat që ka lënë ende mbrapa procesi i papërfunduar: ?Jugosllavia zgjati aq gjatë sa zgjati, sepse ekzistenca e saj jepte një zgjidhje funksionale për dy probleme më të ndërlikuar në Ballkan, atë të Bosnje-Hercegovinës dhe të Maqedonisë. Duke bërë vlerësimin e Kongresit të Berlinit që u thirr ?për të zgjidhur? Krizën e Madhe Lindore, historiani britanik A.J..P. Tejlor ka vënë në dukje ?Maqedonia dhe Bosnja, dy arritjet më të mëdha të atij kongresi përmbajnë farat e rrënimeve të ardhëshme?.(fq.635). Ky paralajmërim nuk duhet quajtur i kapërcyer, edhe pse Jugosllavia nuk është më. Bosnja e Maqedonia vazhdojnë të jenë litari që ka lënë jashtë varrit diplomacia në kohën tonë. Por ka edhe më. Atë që e kishte lënë mangut historiani britanik Tejlor në shpjegimin e tij paralajmërues në vitin 1954 e ka plotësuar studiuesi amerikan Deivid Fromkin në vitin 1999: ?Popullsia e Kosovës etnikisht është shqiptare. Çështja shqiptare që u ngrit në Kongresin e Berlinit mëse një shekull më parë, ende qëndron pezull mbi Ballkan; dhe si mbrojtës të 2 milionë kosovarëve SHBA dhe aleatët e tyre do të kenë përgjegjësinë të merren me të. Miranda Vikers, një eksperte kryesore britanike për Shqipërinë kohët e fundit ka shkruar se shumica e shqiptarëve në Europë duan të bashkohen në një shtet të vetëm ballkanik, në një Shqipëri të Madhe. Një program i tillë, nëse realizohet, do të sjellë kufij të rinj për Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe ndoshta Greqinë. Duke kundërshtuar ndryshimin e kufijve autoriteti ndërkombëtar (në Kosovë) mund të ndeshet me vullnetin e popullsisë që qeveris...? (?Nëpër Kosovë. Realiteti i ndërhyrjes amerikane në Ballkan? Nju Jork 1999, fq. 189). Mjaftoi një shpjegim krejt normal i ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Besnik Mustafaj, gjatë një interviste në ALSAT në mars të vitit 2006, se po të vihet në lëvizje projekti serb për një ndarje të Kosovës Shqipëria nuk garanton dot pandryshueshmërinë e kufijve në Ballkan dhe shpërtheu një furtunë serbo-maqedono-greke për ?ambicjet e Shqipërisë së Madhe?. Kjo furtunë fjalësh kundër shpjegimit të Mustafajt, që nuk kishte aspak natyrë sfiduese, buçiti më shumë nga gurmazët e shqyer të disa drejtuesve të Partisë Socialiste të Shqipërisë, kryetarit Edi Rama, Namik Dokle(viçit), të ish ministrave të jashtëm Paskal Milo, Arta Dade, Ilir Meta, Katsriot Islami, të mikut të Beogradit politik qysh në kohën e Milosheviçit, Neritan Ceka, dhe sidomos të ?ujkut të ri? në politikën antikombëtare shqiptare, Ben Kiço Blushi, që turfulloi e shkumbëzoi në parlament si të ishte nipi i Kiri Gligorovit. Kështu u vunë në lëvizje besnikët më fanatikë të aleancës Beograd-Athinë në Shqipëri. Nga Europa me këta më shëmtueshëm u bashkua Doris Pack. PS me sugjerimin e Ben Blushit shkoi aq larg në antikombëtarizëm sa propozoi që parlamenti shqiptar të miratonte një rezolutë për të garantuar kufijt e Maqedonisë, si ?më e rrezikuara?, ndonëse ministrja e jashtëme e këtij vendi ishte mburrur se Maqedonia i garanton vetë kufijt e saj. I entuziazmuar nga qëndrimi i Blushit dhe i socialistëve shqiptarë Presidenti maqedonas Cervenkovski lëshoi direktivën që politika e Tiranës të mblidhte mendjen e të ngrihej kundër deklaratës së Mustafajt. Alfred Moisiu nuk u ndje fare për këtë çështje, edhe pse ai herë të tjera nuk ka nguruar të bëjë ?trimëri diplomatike?, si në rastin kur shpalli në një takim me homologun maqedonas në Pogradec se njihte shtetin fqinj me emrin Republika e Maqedonisë, jo FYROM si këmbëngulin grekët. Ndoshta Moisiu pas ligjëratës që mbajti në Londër nuk është më aq i ndjeshëm ndaj (kripto)myslimanëve shqiptarë sa është treguar ndaj ortodoksëve maqedonas(!) Për habinë e ?europianistëve? servilë të grekëve e të sllavëve në Tiranë, që mezi prisnin shpërthimin e zemërimit e ndëshkimin e Besnik Mustafajt nga Europa, asgjë e tillë nuk ndodhi, përveç atyre fjalëve zemërake që lëshoi kuturu parlamentarja gjermane Doris Pak, e cila kërkon raste për t?u dukur si kujdestare e rreptë e politikës shqiptare. Europa zyrtare mbajti një qëndrim gjakftohtë, shembullor ndaj deklaratës së Mustafajt, sepse dinte ta lexonte mirë këtë deklaratë që nuk kishte asgjë për t?u shqetsuar, sepse Europa është e vetëdishme që nuk u ka ikur vlera paralajmërimeve si ato të historianit britanik Tejlor në vitin 1954, se e kupton mirë logjikën e shpjegimeve ai ato të Fromkinit në vitin 1999. Ndryshe nga disa tuafë të politikës e të diplomacisë në Shqipëri Europa e di që është marrëzi të krijosh tabunë e ?pandryshueshmërisë? së kufijve, kur gjatë dy dekadave të fundit kufijtë në Europë e në Ballkan janë ndryshuar pa pushim. Në Europë e dinë mirë se për atë punën e ndryshimit të kufijve në Ballkan nuk ka synim, as takat të bëjë ngatërresa Besnik Mustafaj, por politikanë me mundësi të shumta sherrnxitëse si Lordi anglez Deivid Ouen, njëri nga rrënuesit e Bosnjes, që është shprehur nëpërmjet BBC në vitin 2001 për ?ndryshimin e kufijve në Ballkan, si e vetmja rrugë për të krijuar stabilitet në rajon?.Nuk kemi lexuar gjëkundi, as dëgjuar si thashethem se Doris Pack e ka quajtur ?turp? e?çmenduri? deklaratën e Ouenit. Në përputhje me idetë e tij fikse antimyslimane Oueni ka sugjeruar ndryshime kufijsh në dëm të shqiptarëve dhe favor të grekëve, kur është shprehur si të ishte vetë Nikolas Geixhi: ?mua më duket se nëse Kosovës i jepet pavarësia, atëherë myslimanët në pjesë të tjera të Ballkanit, veçanërisht në Shqipëri duhet të pranojnë shtrëngime. Nuk ka dyshim që kufiri shqiptaro-grek duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë?. Më gjërë këtë provokim antishqiptar e kam trajtuar në shkrimin ?Mallkimi nga ?shenjtërimi i kufijve?, (ribotuar në ?Rimëkëmbja ? 21 mars 2006). Por kurrë tuafët e servilizmit serbo-grek në Shqipëri nuk kanë dashur të mësojnë diçka për të ulur nivelin e padijenisë e të poshtërsisë së tyre. Madje ata nuk kanë dashur të mësojnë të vërtetën as kur këtë e kanë thënë të huaj objektivë e seriozë. Specialisti francez i të drejtës ndërkombëtare, Aleksis Vahllas ( me origjinë greke), ka shkruar në gazetën ?Kombi? të Tiranës më 28 qershor 1994: ?Akti i Helsinkit nuk është traktat në kuptimin e mirëfilltë të fjalës... Ai sanksionon ndarjen në blloqe, kufjt e Perandorisë Sovjetike. Nuk bëhet fjalë për mosndryshim kufijsh, por për mosshkelje kufijsh. Nuk ka ndalim absolut të mosndryshimit të kufijve?. Nuk habitem shumë kur ata politikanë e propagandistë në Shqipëri që nuk duan bashkim të kombit shqiptar dhe janë në merak se mos preken kufijt e fqinjëve nuk kanë veshë të dëgjojnë e sy të lexojnë mendime të tilla. Më shumë habitem kur çirret si ata një parlamentare gjermane në Europë, Doris Pack. Tani që zyrtarët më të lartë britanikë mbajnë qëndrime të ndryshme nga predikimet antishqiptare, prosllave e progreke të Ouenit, kur studiuesi britanik Xhejms Petifer vjen në Tiranë dhe u mban leksione atdhetarizmi shqiptar vetë shqiptarëve, kur ish-ministri britanik për Europën Denis Mekshejn jep intervista në BBC ?Europianizimi i Ballkanit, sfidë në 2006? (gazeta ?Tema? e të tjera 23 mars 2006) gjermanka Doris Pack, që është përpjekur të hiqet si ?halla e mirë? e shqiptarëve bëhet shumë nervoze e xheloze dhe merr pamjen e egër të një njerke-shkinë për shqiptarët. Në të vërtetë të tria çështjet delikate të Ballkanit sot, të cilave u shtohet dhe një e katërt, shkëputja e Malit të Zi nga Serbia, e kanë në thelbin e tyre domosdoshmërinë e ndryshimit të kufijve. Në Bosnje dhe në Kosovë ofensiva serbe ka pasur dy synime kryesore: për të ngritur Serbinë e madhe pas shembjes së Jugosllavisë dhe për të shkatërruar myslimanizmin në Ballkan, të cilin politika e shtetit dhe e kishës serbe e quajnë si fatkeqësi të tyre. Edhe kjo ndryshim kufijsh ishte. Edhe krijimi i Unionit Serbi-Mal i Zi, ndryshim kufijsh ishte. Elementi gjeopolitik është i pari në gjithë mësymjet serbe. Por as elementi fetar nuk duhet lënë në harresë në rastin e Kosovës. Vendimet e Kongresit të Berlinit 1878, të Konferecës së Londrës 1913 për cungimin e shtetit shqiptar e copëtimin e kombit shqiotar, të Versajës 1918 për krijimin e Jugosllavisë, pazaret në mbarim të LDB dhe vendimet Komisionit Badinter? e të Konferëcës së Londrës të drejtuar nga Lordi Kerrington në vitin 1992 për Jugosllavinë kanë rezultuar gjysmake dhe të dështuar në synimin për krijimin e qetësisë në Ballkan. Dejtoni nuk ka zgjidhur gjë. Rregullimet e dikurshme kanë qenë planifikuar të bëheshin kryesisht në kurriz të shqiptarëve, deri në zhdukjen e kombit shqiptar nëpërmjet dhunës e asimilimit. Kjo ka dështuar. Këtë e ka vajtuar pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë analisti Deivid Fromkin: ?Ironia është temë e historisë. Politikat shpesh nuk arrijnë atë që synonin të arrinin, jo rrallë ato arrijnë të anasjelltën. Kështu që ka arsye të frikësohemi se ajo që do të dalë nga ndërhyrja do të jetë diçka që nuk e kishim ndërmend? Në qoftë se SHBA e NATO nuk do të kishin ndërhyrë serbët do ta kishin zgjidhur çështjen e Kosovës. Kosovarët do të ishin flakur në Shqipëri dhe me forcë do të ishin bashkuar me popullin e tyre. Kosova do të ishte në dorë të serbëve dhe e banuar vetëm prej tyre. Sado monstruoze që do të kishte qenë të lihej regjimi i Milosheviçi të përfitonte nga krimet e luftës, çdo gjë do të kishte marrë fund?.( ?Nëpër Kosovë?, Nju Jork 1999, fq. 187,190). Cinizmi që pranon zgjidhjen monstruoze është pa kufi. Por ama edhe nëpërmjet këtij cinizmi del se ?shenjtërimi i kufijve?, për të cilin çirret Doris Pack, nuk ka zgjidhur asgjë. Mos vallë Pack edhe për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, domethënë bashkimin e një kombi në një shtet pëlqen ?zgjidhjen gjermane? pas LDB, kur gjermanët e dëbuar nga Sudetet, nga tokat që i kaluan Polonisë, nga Vojvodina, nga viset e Vollgës u grumbulluan në Gjermani? Në qioftë se Pack pëlqen një zgjidhje të tillë atëherë ajo duhet të propozojë në Reishtagun gjerman dhe në parlamentin europian t?i ngrihen monumente Hitlerit, sepse ishte aventura hitleriane që e bëri bashkimin e gjermanëve, jo si e donte Hitleri dhe me bashkimin e territoreve ku jetonin gjermanët, por në mënyrë që i mbetet merak Fromkinit se nuk u bë bashkimi i shqiptarëve me anë të krimeve të Serbisë. Mos vallë Packut i ka mbetur merak që Serbia nuk arriti të dëbonte dy milionë shqiptarë nga Kosova, sikurse dëboi qindra mijëra gjermanë nga Vojvodina pas LDB, që edhe Kosova të serbizohej siç u serbizuar Vojvodina? Një dëshirë e tillë duhet quajtur perverse dhe nuk ka justifikim. Shqiptarët në Kosovë janë popullsi autoktone, jo kolonë siç ishi gjermanët në Vojvodinë, në Vollgë, në tokat që mori Polonia e ndoshta në Sudete. Kolonë madje, shumica të vonë shumë , pas vitit 1913, janë serbët në Kosovë. Zgjidhja e problemit të Kosovës është bashkimi i shqiptarëve, por jo ashtu siç mendon Fromkin se mund të ishte zgjidhur me krime lufte nga Serbia, por duke bashkuar shqiptarët bashkë me trojet e tyre etnike në një shtet. Drejt kësaj i shtyn ngjarjet zhvillimi historik. Nuk ka rrugë tjetër. Strategjia e zhdukjes së kombit shqiptar ka më pak gjasa se kurrë të realizohet qysh nga Kongresi i Berlinit. Pack të mos tërbohet nga deklarata e Mustafajt por t?i thërrasë mendjes së vet dhe arsyes normale njerëzore e politike. 26 mars 2006 Abdi Baleta JO REZOLUTË PARLAMENTARE PËR ?TRADHËTI KOMBËTARE? Pas një mbledhje të Komisionit parlamentar për politikën e jashtëme, ku u bënë ?hetimet? e rastit për tekstin e deklaratës së përfolur të Besnik Mustafajt në ekranin teeviziv pamë vetë Besnikun që me një qetësi olimpike dhe me kënaqësi të dukshme vlerësoi diskutimet në Komision si shumë profesionale dhe normale. Dukej se nga kënaqësia që ?kishte dalë mirë në provim? hiqej i tillë. Mbase e kishte ndihmuar dhe fati që në mbledhje nuk kishin marrë pjesë anëtarët socialistë të komisionit, inkuizitorët e Besnikut dhe ?pyetjet me spec? e vlerësimin mistrec që kishin pranuar t?i bënnin Paskal Milo e Neritan Ceka, që janë më të ngathët se Arta Dade, Namik Dokle, apo Ben Blushi për yryshe. Socialistët e kanë justifikuar mospjesëmarrjen me respektimin e vendimit për bojkotimin e komisioneve, por jo më pak i ka mbajtur larg mbledhjes edhe dështimi i rëndë i mësymjes së tyre kundër deklaratës së Besnikut. Megjithatë edhe pas këtij takimi e këtyre vlerësimve çështja ende nuk quhet e mbyllur, sepse marrëzia e socialistëve ka prodhuar pisllëk që as ata nuk janë në gjendje ta gëlltisin mbrapsht menjëherë. Kështu dëgjuam Neritan Cekën e Paskal Milon që përsëri e përmendën kërkesën që parlamenti të bëjë një deklaratë për çështjen e Kosovës që të zhduket ajo frymë që u kijua nga debatet e deritanishme për deklaratën e Besnikut. Ceka madje u përpoq të ishte më dinak se Milo dhe sugjeroi që rezoluta e parlamentit të bëhej jashtë kontekstit të debateve që shkaktoi deklarata e Besnikut. Ministri i jashtëm u tregua në kulm i urtë e tha se parlamenti të bëjë si të dojë ai të votojë kundër një rezolute të tillë. Preç Zogaj, kryediplomati parlamentar, e mohoi nevojën e një rezolute të tillë. Pas gafës së rëndë që bënë dhe fiaskos që pësuan ngaqë Europa nuk ua vari fare alarmeve të tyre, socialistët duhej të kishin ulur kokën mëkatare, të mvblidhnin bishtin ngatërrestar dhe të mos e përmendnin më punën e deklaratës për të garantuar ?kufijt e fqinjëve?. Por ata nuk kanë mend për të bërë atë që duhet, as takat për të lënë në mes punën që i kanë urdhëruar të bëjnë. Ata shkojnë me idenë se po të shkëpusin një rezolutë nga parlamenti, sido që të jetë ajo, e hedhin lumin e tradhtisë kombëtare ku u zhytën me turfullimet e Blushit, Ramës, Dades, Islamit, Metës dhe me nënshkrimet e Dokles, Cekës e Milos. Prandaj, është detyrë politike dhe domosdoshmëri kombëtare që deputetët e shumicës në asnjë mënyrë të mos bien në kurthet socialiste, të mos pranojnë të bëhet rezolutë për Kosovën, apo për kufijtë në këtë çast, në çfardo forme që e duan socialistët, apo ndokush tjetër, sepse sido që të jetë teksti i saj me të do të spekulohet në dëm të Kosovës e të kombit shqiptar dhe do të vihet një njollë e zezë në diplomacinë e Shqipërisë. Neritan Ceka mund të ketë nevojë për rezolutën se kështu e nxit nostalgjia e udhëtimit në Beograd në vitin 1993 me ftesë të Milosheviçit. Paskal Milo ka jo vetëm nostalgjinë nga miqësia e tij me Milutnoviçin, por edhe nevojë politike për të vazhduar vijën e vet të armiqësisë ndaj zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare me bashkim dhe të mbrojtjes së atij dokumentit të fëlliqur antikombëtar që u shpërndau ministrave të jashtëm në një mbledhje në Tiranë para 5 vitesh për të demaskuar serbçe e grekçe ?Shqipërinë e Madhe?. Paskal Milo me atë materialin ?Shqipëria e Madhe midis fiksionit e realitetit? që e shpërndau si ?studim personal?, por dhe si platformë diplomatike zyrtare, duke shpërdoruar detyrën e ministrit të jashtëm e ka damkosur përjetësisht veten si një armik i bashkimit kombëtar shqiptar, po aq i zellshëm sa shovinistët më të këqinj serbë e grekë. Prandaj rezolutën për kufijt në Ballkan Milo e do që të shfajsohet për atë material dhe të përçojë edhe një herë kontrabandë në politikën shqiptare armiqësinë e tij ndaj bashkimit kombëtar. Pak ditë pasi u varros Milosheviçi na është bërë ?trim i madh? Paskal Milo dhe po bën denoncimin për ish shefin e tij në qeveri :?Nano i kërkoi vetë takim kokë më kokë Sllobos?. Pse nuk e thoshte këtë Paskali kur ishte Nano kryetar i PS-së, po e la për tani? Mos vallë tani që Milosheviçi nuk ka më mundësi të nxjerë sekrete të politikanëve shqiptarë, sikurse nxorri disa herë gjatë gjykimit në Hagë, Milo përpiqet të shfajsohet që si ministër i jashtën nuk pengoi takimin sekret Nano-Milosheviç në fshehtësi dhe nuk u distancua nga ai takim? Apo Milo synon të shfajsojë grekët se takimi Nano-Milosheviç nuk ka qenë ?kodoshllëk diplomatik? grek?! Milon si duket ka filluar ta trembë më shumë se këdo ideja e rikthimit të Nanos në PS, përderisa filloi t?i nxjerrë sekretet e takimit me Milosheviçin dhe jep intervista që botohen nën titullin ?Milo:Socialistët po përgatisin rikthimin e Nanos? (?Sot?23 mars 2006). PS-ja le t?i shijojë vetë frytet e hidhur të marrëzisë që bëri, duke u hedhur në sulme sllavo-greke kundër deklaratës së Besnik Mustafajt. Le ta pijë deri në fund kupën e helmit që përgatiti për të tjerët. 26 mars 2000 Abdi Baleta __________________________________________________ Do You Yahoo!? Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around http://mail.yahoo.com Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar... Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx Per ta lene listen e-mailo: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx ================================================================== Yahoo! Groups Links <*> To visit your group on the web, go to: http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/ <*> To unsubscribe from this group, send an email to: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx <*> Your use of Yahoo! Groups is subject to: http://docs.yahoo.com/info/terms/ |
|
| <Prev in Thread] | Current Thread | [Next in Thread> |
|---|---|---|
| Previous by Date: | Pergatiti: Halil RAMA - Berisha: Ngjela, nga liberal u be çimke : 00026, BeqirS |
|---|---|
| Next by Date: | RIMEKEMBJA 28/ 03/ 2006 [ i ]: 00026, Olsi |
| Previous by Thread: | Pergatiti: Halil RAMA - Berisha: Ngjela, nga liberal u be çimke i: 00026, BeqirS |
| Next by Thread: | RIMEKEMBJA 28/ 03/ 2006 [ i ]: 00026, Olsi |
| Indexes: | [Date] [Thread] [Top] [All Lists] |
| News | FAQ | advertise |