Çeshtja
"Ngjela"- do te zbatohet me perpikmeri Statuti i Partise
Demokratike
Berisha:
Ngjela, nga liberal u be çimke
Statuti i
Partise Demokratike po zbatohet me perpikmeri edhe ne rastin e zotit Spartak
Ngjela. Kryeministri Berisha tha ne konferencen e djeshme per shtyp se ne
funksionin e kryetarit te PD ka zbatuar kompetencat qe i jep ky statut ndaj
liberalit qe u shnderrua ne nje çimke.
Duke
komentuar qendrimet me te fundit te kryetarit aktual te Komisionit parlamentar
te Ligjeve, Spartak Ngjela, kryeministri Berisha tha se "zoti Ngjela beri nje
zgjedhje tragjike, pasi ai u shnderrua nga avokati i fjales se lire ne nje çimke
te lire, nga nje liberal ne nje çimke".
I pyetur
nese do te kishte nje hetim ne lidhje me pergjimin qe i ishte bere bisedes se
pak diteve me pare ne Kryesine e Kuvendit, duke qene se i pranishem ishte
Kryeministri i vendit, zoti Berisha tha se "nuk do te kete asnje hetim, pasi
kryeministri nuk ka veprimtari sekrete".
Berisha u
shpreh gjithashtu se "edhe per ish-kandidatin per deputet te PD-se, Filip
Çakuli, do te ngrije per nje kohe te pacaktuar kandidimi i tij nen siglen e
Partise Demokratike". "Kjo do te thote se zoti Çakuli nuk do te kandidoje per
nje kohe te pacaktuar si deputet nen siglen e PD-se, pasi dje ai u mundua ta
paraqese si çimke te huaj, kur ne fakt ishte çimke vendi", theksoi zoti
Berisha.
- Zoti
kryeminister, a keni nderruar mendim per çeshtjen e zotit Ngjela meqenese keni
deklaruar se nuk do te kete me perjashtime?
Une kam
theksuar se PD ka nje statut, te cilin ajo e zbaton me perpikmeri. Natyrisht,
bazuar ne kete statut, kam ushtruar kompetencat e mia si kryetar ndaj liberalit
qe u shnderrua ne çimke. Nuk ishte pergjegjesia ime ketu. E vetmja gje qe dua te
njoftoj sot ketu, eshte se masa do te shtrihet edhe ndaj Filip Çakulit. Do te
ngrije kandidimi i tij per nje periudhe te pacaktuar si deputet i PD-se, d.m.th
nuk do te kandidoje per nje periudhe te pacaktuar per deputet, sepse dje deshi
ta paraqiste si çimke te huaj Ngjelen, çka nuk ka baza. Eshte çimke
vendi.
- Ne
fakt duket se po merreni pak edhe me Ngjelen...?
Jo, nuk
merrem me me te. Historia e tij eshte historia e gjelit dhe e melit, nuk ia vlen
te merresh me te. Ai beri zgjedhjen e tij, zgjedhje tragjike, nga liberal
demokrat ne çimke. Por procedura per Ngjelen si deputet, per Ngjelen i pezulluar
si sekretar per Marredheniet me Publikun, per Ngjelen si anetar i PD-se i
ngrire, do te jene procedura parlamentare.
- Zoti
Berisha, a mund te na thoni si mund te evitohen pretendimet e zotit Ngjela per
shkelje te Kushtetutes?
Nuk do te
merremi me me Ngjelen. Ai beri nje zgjedhje tragjike, nga liberal u shnderrua ne
çimke. Ngjela ka qene avokat i fjales se lire, por tani u shnderrua ne çimke te
lire. Do te jete i pavarur. Ai e beri zgjedhjen vete, nuk e nxiti kush. Si mjek,
une e kuptoj qe semundjet kronike sherohen me veshtiresi.
- A do
te kete hetim per pergjimin?
Nuk do te
kete asnje lloj hetimi, sepse kryeministri eshte publik. Kam dhene porosi qe çdo
akt i imi te kaloje ne web. Une nuk kam asnje lloj veprimtarie sekrete. Por
çimkat ate zanat kane.
- Ka
disa projektligje qe ne fakt kane shkaktuar nje lloj shqetesimi per Lirite e te
Drejtat e Njeriut, p.sh, projektligji per skafet?
Po kush i ngre keto?
Ata qe kane pasaporte diplomatike ne xhep. Ata qe ngrene çeshtjen e skafeve,
jane njerez me pasaporta diplomatike ne xhep, me viza vjeçare e shetitin ku te
duan. Por keta persona me pasaporte diplomatike jane gjithsej nje mije apo dy
mije. Ndersa 3 milion shqiptare nuk jane ne gjendje te marrin nje vize, te
presin me muaj dhe serish te mos e marrin. Çfare eshte per shqiptaret integrimi
europian? Une ju them se, para se gjithash, eshte levizja e lire dhe kete une e
shoh edhe ne vende te tjera. Nuk eshte se vjen dikush te te dyfishoje rrogen me
te ardhurat e veta, te ndihmon ne infrastrukture, por mbi te gjitha eshte
levizja e qytetareve europiane. Ata do te ishin te vertete, nese do te dorezonin
pasaportat diplomatike dhe nuk do te leviznin vete lirshem, ta barazonin veten
me ata qe s'levizin dot. Nuk them se nuk ka nje shkelje, nuk them qe nuk cenohen
p.sh nje mije apo dy mije qytetare shqiptare qe kane skafe dhe nuk i perdorin
per trafiqe, por perfitojne 3 milion shqiptare mbrapa. Besoj se te gjithe duhet
te jemi per interesin publik te qytetareve shqiptare. Ky ligj eshte nje nga
ligjet me te pershendetura nga partneret tane. Mos mendoni se ata nuk i njohin
te Drejtat e Njeriut e jane kunder shkeljes se tyre. Ne kete rast eshte nje
domosdoshmeri kombetare. Nuk ka qene qeveria e Sali Berishes qe e shnderroi
Shqiperine dhe e beri sinonim te skafo-republikes. Eshte e thjeshte te besh
Simbad detarin me pasaporte diplomatike e viza njevjeçare ne xhep dhe te mos
mendosh per ate qe i vdes femija, i vdes i afermi dhe nuk merr dot nje vize ta
shohe. Reformat ngjallin kritika dhe kjo eshte normale, por reformat kane nje
synim, te permiresojne jeten e qytetareve shqiptare, te permiresojne kushtet dhe
konkretisht kushtet e levizjes. Integrimi europian, efekt pozitiv te pare ka
levizjen e lire, per kete mund te pyesni hungarezet, polaket, etj. Efekti me
imediat dhe konkret i integrimit nuk eshte se ndryshojne rrogat, se po te shohim
rrogat, ka nga keto vende qe nuk i kane larg rrogave tona, i kane me te larta,
por jo shume me lart, por levizin lirshem, ndjehen qytetare
europiane.
Pergatiti:
Halil RAMA