Shqiptaro -kanadesi Tie
(Tahir) Domi arrine rekordin 1.000 - ndeshje ne ligen e kampioneve te Amerikes
se Veriut ne Hokej mbi akull
nga BEQIR SINA, Nju
Jork
Jubileu e
suksesit te shqiptarit te Kanadas u festua ne
Toronto ne menyre
madheshtore
![]()
WINDSOR - TORNTO
(KANADA) Tahir Domi i thirrur
"Tie" shqiptaro kanades – eshte lojtar hokeji, ne
Ontario - Tornto - Kanada nga
me populloret. Ka lindur ne qytetin Windsor - Ontario, Kanada, me 1-
Nentor 1969-, nga prinder shqiptare, John e Merieme Domi. Prinderit, e tij
jane me origjine nga nje fshate ne veri te Shqiperise, disa kilometra larg
qytetit Kukesit - Nange. Familja Domi, u arratisen nga Shqiperia, pas luftes se
Dyte Boterore kur Shqiperine e "pushtoi" komunizmi dhe ata ne shenje zemerimi e
pakenaqesie, te papajtuar me rregjin enverian, kaluan kufirin
ndershtetror mes Greqise, dhe Shqiperise. Duke emigruar ne fillim ne SHBA-es,
e me pase u ngulen ne Kanada, ku jetojne edhe sot. . "Tie" Tahir
Domi, eshte i martuar me vashen Leanne dhe kan tre femije dy
vajza Carlin 12- vjeçare e Avery 7- vjeçare, djalin Maksi 10 vjeçar. "Tie"
Tahir Domi, eshte nje lojtar hokeji mjaft i famshem ne Kanada, aktualisht
luan me skuadren e Torontos te quajtur"Toronto Meaple
Leafs".
Domi ne nje
ndeshje!
Arratisja:
Sipas nje gazete
shqiptaro kanadese shkruhej se :" E tera historia e tij nisi me nje
vrrage te vjeter. Ne fakt edhe historia kanadeze e shqiptarit nisi nga dhuna.
Babai i tij ishte ushtarak. Komunistet kerkonin qe Xhon Domi ta mbronte "Perden
e Hekurt", pavaresisht, pasojave per vendlindjen e tij, Shqiperine. "Duhej ta
vishje uniformen komuniste",- thote nipi i Xhonit, Vullkan Domi, qe tani jeton
ne Floride. "Ne te kunderten, do te te vrisnin bashke me te gjithe familjen".
Nipi pohon se Xhon Domi e ka veshur ate uniforme vetem sa per mbulese, ndersa
vete ka bere nje lufte te veten. Ai kalonte ilegalisht njerez matane kufirit me
Jugosllavine. I ka udhehequr karvan pas karvani, duke i kaluar dhe duke u kthyer
serish ne Shqiperi. E kishte ditur se po ta zinin, do ta ekzekutonin ne vend.
Gati edhe e kapen. Ndersa po kalonte kufirin njehere, Xhoni ndjeu nje dhimbje
therrese dhe befasuese ne balle. Gjaku e kishte kapluar. E kishte rrokur plumbi.
Po ia kishte dale te
largohej. Gjithsesi plumbi i kishte mbetur ne koke. "Ka shpetuar shume njerez",-
te thote nipi i tij, Vullkani. Xhoni me pas u martua dhe iku ne Kanada, ne
Ontario. U sistemua atje si
baba i tre femijeve. Gjithe jeten e ka kaluar me vrragen e plumbit ne balle qe
niste nga vetulla e majte. Femija me i vogel i Xhonit, Tahiri, e kishte kaluar
gjithe femijerine duke e shikuar ate vrrage.

Karjera e
sportit
Kjo skuader, eshte edhe nje prej skuadrave me te mira ne ligen e kampioneve
ne Ameriken e Veriut, lige e cila, perfshine Shtetet e Bashkauara te Amerikes
dhe Kanadane ne Hokej mbi akull - e quajtur perndryshe NHL(National Hockey
League). Me ndeshejn e neserme te vlefshme per kampionin e Amerikes se Veriut ne
Hokej mbi Akull ne "fushen" e akullt te qyetit njujorkas Buffalo ku skuadra
tij Tornto Leafs, do te perballet me skuadren Sabres, shqiptaro - kanadesi
Tie (Tahir) Domi, do te kete ndeshejen e tij te 1.000 ne ligen e Kampioneve te
Amerikes se Veriut, ne Hokej mbi Akull. Ka me se 20- vjet qe luan ne NHL. Pas
kesaj ndeshje, ai ne Toronto kundra "Ottawa Senators" do te nderohet para
fansave te tij te "zjarrte" per kete sukses qe i perket Tie (Tahir) Domit dhe qe
eshte nder te rrallet ne historine e NHL(National Hockey League) -
.
"Tie" si sport te pare, thuhet se ka pasur futbollin europian dhe
bejsbollin. Hokejin mbi akull e filloje mbas moshes 10- vjeçare. Ai filloi te
luaj me ekipet e te rinjeve ne vitin 1984/85 me
skuadren
River Canadiens Junior"C".
Sesionin tjeter mbasi startoi me shume sukes dhe premtoje shume, u aktivizua ne
ligen e pare te Hokeijt mbi Akull me ekipin Windsor Bulldogs kua te
sesion ishte edhe lojtari me i penalizuar me 346 minuta. "Tie" keshu hapi rrugen
e tij drejt fames se madhe duke ndrruar shume skuadra te njohura kanadese e
ameriakne. Deri sa per here te pare u be dhe fituesi i kupes Memorial Cup ne
vitin 1988/89 me skuadren Peterborough Pets. Ne finale ai shkelqeu me dy gola
dhe 26 minuta te penalizuara.
"Tie" me
laujti dy sesione me skuadren qe luan edhe sot, Toronto Maple. 1989/90- ai u be
pjestar i skuadres se njohur njujorkase New York Rangers, me te cilen luajti tre
sesione. Me 1992- ai u kativizua edhe me skuadren e fameshme amerikane Winnipeg
Jets. Me Jets-at ai luajti dy vjet e gjysem dhe u be mjaft i njohur sa edhe
fitoi admirmin e fanasave amerikane, duke u bere keshtu hokeisti me
popullor ne Ameriken e Veriut.
![]()
Si u be hokeisti
me i fameshem dhe me popullori ne Kanada dhe
SHBA-es.
Si e gjeti fama
"te dhunshmin", shqiptaro kanades hokeistine fameshem. "Tie" Tahir Domi,
qe ne moshen 14-vjeçare, duke luajtur per shkollen e tij, ne loje e
siper eshte perleshur me nje djale shume me te madh. 20-vjeçari kishte nisur te
qeshte dhe i kishte hedhur dorezat ne akull. Kukesiani ,Domi, i ishte afruar,
kishte mbyllur syte dhe kishte nisur ta "qellonte" ate me shqellma e grushta
"alla shqiptarçe". Lojtaret, e tjere ishin grumbulluar dhe nuk po u besonin
syve. Kuksiani, Tahir Domi i kishte hapur syte, i ishte versulur dhe 20-vjeçari,
nje djale me shtat te hedhur dhe floke te gjate deri ne bel, kishte mbetur i
shtrire ne akull me fytyre te pergjakur. Kur kishte perfunduar sezoni, trajneri
i skuadres, Marcel Pronovost, nje trajner shume i njohur, kishte thene se
sezonin e ardhshem ne ligen me te forte te hokejit kanadez do te shkonin dy
lojtare te ekipit: Rajan Renod, golashenuesi me i mire i skuadres dhe Tahir
Domi.
"A e dini pse e
zgjodha Domin? Sepse e ka te madhe kete ketu",- kishte thene trajneri Pronovost
duke bere me grusht nga zemra. Qysh atehere, Domi i vogel e kishte kuptuar se
secili Rajan Renod ka nevoje edhe per nje Tahir Dom. Disa vjet me vone arriti
edhe ne NHL. Qysh nga dita e pare atje, Domi eshte njohur per grushtet e tij. Te
gjithe adhuruesit e hokejit ne Toronto e kujtojne lojen e
tij te pare. Para ndeshjes, ai po i
lidhte patinat dhe po fliste nder dhembe, duke premtuar se do t'ia thyente koken
dikujt. "Te gjithe me shikonin mos kam luajtur mendsh",- kujton Domi. Ishte
20-vjeçar atehere. Tani ai eshte lojtari qe ka me teper perjashtime nga dy
minuta, per shkak te rrahjeve. Per secilin gol te shenuar ne lige, ai i ka 42
minuta perjashtim. Tahir Domi, hero i Torontos Tifozet ne
Toronto e adhurojne. "Ai i
perfaqeson te gjithe lojtaret e patalentuar qe nuk kane arritur shume ne
karrierat e tyre",- thote vellai i tij, Dashi, ekspert teknologjie ne nje
kompani ne Toronto. "Une i kam tejkaluar
te gjitha parashikimet",- thote vete Tahir Domi.- "Kjo me frymezon. Perhere jam
me i mire dhe me i mire". Ne nje koncert te grupit "Eagles" ne
Toronto, para kenges "Hotel
California", kengetari Glen Frej, ka pershendetur: "Po pershendes dike, qe
po te ishim ne lufte, do te doja ta kisha afer". E kishte fjalen per Tahir
Domin.
![Tie Domi - '03/'04 home action ©Photofile Photo Tie Domi
-
'03/'04 home action ©Photofile Photo]()
Femije te semure ne
Kanada, pa shprese per te mbetur gjalle, kane deshire te fundit te tyre qe te
takohen me Domin.
Para nje stervitjeje, kohe
me pare, ne dhomat e zhveshjes i kishte arritur nje leter. Ate ia dergonin
prinderit e nje femije te semure, te cilin Domi e kishte vizituar nje dite ne
spital. Brenda ne zarf ishte fotografia e nje arkivoli, ne te cilin ishte femija
i vdekur, i mbeshtjelle me nje fanelle me fotografine e Tahir Domit. Domi,
krenaria e emigranteve ne Kanada Para çdo ndeshje, ndersa bashkelojtaret e tij
mendojne se si te shenojne gola, Domi mendon se me ke dhe si do te perleshet.
Nuk eshte rastesi qe shoku i tij me i mire dhe golashenuesi me i mire i
skuadres, Mats Sundin, nuk ka pesuar lendim qe kur Tahir Domi ka arritur ne
skuader ne vitin 1995. "Askush ne skuadren time nuk ka nevoje te mendoje per
rrahjet perveç meje",- thote Domi. "Nese dikush ben diçka, une jam ai qe do te
merret me te." Domi eshte ende lojtar i liges, madje me i forti i me te forteve.
"Eshte nje pune e zorshme",- thote ish-bashkelojtari i tij, Glen Hilej. "Nate
per nate ai duhet te rrezikoje jo vetem reputacionin e tij, por gjithe karrieren
per bashkelojtaret". Me rregullat e NHL-se eshte e lejuar qe hokejistet te
rrihen, derisa njeri nga lojtaret te rrezohet ne akull. Pas rrahjes, te dy
lojtaret perjashtohen nga dy minuta. Tahir Domi eshte rekordmen per perjashtime
te tilla, madje ai ne rrethet e emigranteve shqiptare njihet edhe si sportisti
qe e ka bere zap Kanadane. Dhe per kete ata edhe krenohen...
Tahir Domi e quan veten
shqiptar
"Tie" Tahir Domi,
ka luajtur edhe per skuadren futbollistike shqiptare "Kosova" te
Torontos, kampione te Kanadase ne futbollin europian. Ai mori pjese ne kete
aktivitet kur per here te pare ne historine e ketij turneu doli fituese nje
skuader futbolli europian shqiptare dhe kjo ishte "Kosova". Ne kete
turne skuadra futbollistike shqiptare "Kosova" e Torontos, mori
trufeun dhe nje shume te hollash; keto te fundit ata derguan
at'here per femijet e Bosnjes (asaj kohe Bosnja ishte ne lufte). Ne 1995
skuadra Kosova u regjistrua ne Legen e pare kanadeze (Canadian National Soccer
Leg) ku dolen nenkampion; ne kete sezon, dhe me skuadren
shqiptare luajti edhe lojtari i njohur shqipetaro - kanades i "Toronto
Maple Leaf", "Tie" Tahir Domi.
Per here te
fundit vitin e kaluar, ai si shqiptar mori pjese ne nje "Mbremje e Madhe
Festive" kur per here te pare ne Toronto kenduan dy bilbilat e
kenges shqiptare, Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli. Ne ate mbremje madheshtore
qe u mbajte me 7- tetor 2005-, me kengetaret e mirenjohura ai dhe ata qe e
ndoqen spektaklin kenget e paharruara nga te gjitha trevat shqiptare. Ne ate
spektakel Mysafir Nderi - ishin Ismet Beqiri-(Mayor of Prishtina), Fisnik
Prishtina-(President of C.A.R.E), Norman Ahmet-(Vice President of H.R of
York
University), Luan
Banka-(Manager,National Defense Canada) dhe vete shqiptaro -
kanadesi Tie(Tahir) Domi-(Maple Leaf Hockey Player}
![Mats Sundin - Knights Of The Ice - ©Photofile Photo Mats Sundin - Knights Of The Ice - ©Photofile Photo]()
Toronto : "Tie" Tahir Domi
nderohet me titullin "1.000 ndeshje"
Pe t'a pare shqiptaro kanadesin ne kete ndeshje jubilare te jetes se tij kishin
shkuar ne pallatin e sportit, edhe e gruaja e tij Lenna me dy vjazat, Katrina 12
vjeçare dhe Avery 7 vjeç si dhe djali i tyre 10- vjeçar Maksi. Per here te
pare per te pare ndeshjen e 1.000 shkoi edhe nena e tij
Meriema.
Kengetari i shquar kanades Tom Cochrane, ishte aty per te nderuar Domin dhe
kendoi hyminin e Kanadase"O Kanada". Cochrane, qe u be i njohur ne vitet 80- me
nje kenge , e cila i dedikohej nje prindi qe mesoi se enderra e te birit per t'u
bere yll i hokeit qe nderprer nga nje aksident tragjik
automobilistik.
Domi 36- vjeçar, thote sesa here qe e degjon hyminin e Kanadas nuk mund te rrije
pa te degjuar ate kenge ku i kujtohet i ati ati djalit, dhe
arsyeja perse e thirri kengetarin, eshte qe ne nje fare menyre t'i shprehe
falenderimin personit qe me shume se kedo do te donte t'a kishte ate dite ne
salle." Me vjen keq qe femijet e mi nuk arriten qe t'a njohnin" thote Domi. "Ata
me pyesin shpesh per te dhe sa here qe me pyesin ndjej se mbushem me energji. Sa
me shume qe rriten aq me shume pyesin..........."