logo       

Familja pergatitet te dregoje kufomen ne Shqiperi....: msg#00014

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Familja pergatitet te dregoje kufomen ne Shqiperi....

Qellohet per vdekje pas nje ndeshje Futbolli - nje i ri shqiptar ne Bronks-NY
 
Nga BEQIR SINA, Nju Jork

 

 - Vraresi ishte duke e pritur......
 
  
 
Gazetat lokale dhe radio - televizionet njujorkase , ne lajmet e kronikes se zeze nuk kane lene pa permendur, sot, ne te gjitha emisionet informative te dites vrasjen e nje te riu shqiptar. Sipas tyre nje zenke e dhuneshme, gjate nje ndeshje ne nje fushe-rere Futbolli europian ne Bronks -
New York, perfundoje me vrasjen tragjike te nje futbollisti nga "kundershtari" i tij kane deklaruar autoritetet e policise dhe familja.

. Emigranti shqiptar Besnik Qelia, 27 vjeçar eshte vrare mbreme aty afer mesnates (ora - 10:30) vetem gjysem ore pasi kishin perfundur se luajturi nje ndeshje Futbolli ndermjet shokesh, kur dorazi e priste pas zenkes qe kishte ndodhur atje, ne pragun e shtepise se tij e cila ndodhej mid rrugeve Bolton St. dhe Lydig Ave

 

 

 

. Nje i afermi i viktimes, qe nuk ka deshiruar te jap emrin per gazeten njujorkase "New York Daily News", ka thene se :" Vrasja pati si fillim nje zenke ne fushen e Futbollit" ." Çdo gje i kaloje "kufinjet", dorazi e priste ate ne qoshen e pallatit ku ai banonte dhe shkrehu armen kur viktima doli".

 

 

 

 Te aferm, thone se zenka midis tyre shpertheu mbasi Qelia e "grushtoje" shokun e tij gjate lojes se Futbollit, ne fushen sportive qe ndodhet ne rrugen Cruger Ave ne lagjen Pelham Parkway. Familjaret dhe shoket e viktimes jane te çoruditur nga kjo vrasje, e kryer nga nje djale shqiptar tjeter 24- vjeçar te cilin ata e njohin.

 

"Kjo eshte nje vrasje "budallenjesh", ka thene nje i afert i viktimes i inatosur.

 

. Nik Rugova nje 38 vjeçar emigrant shqiptar mik i familjes Qelia, ka thene se ata mes tyre jashte fushes se Futbollit ku edhe filloje zenka e cila solli me pase edhe targjedine" Nuk kane pasur ndonje gjak-marrje". Ai tha se familja e dorasit i ka kerkuar falje familjes Qelia. Policia ka deklaruar se megjithse hetimet vazhdojne ende nuk ka asnje te arrestuar.

 

 

 

 Familja Qelia tha se viktima Besnik Qelia 27 vjeçar ka pase fituar azilin politik dhe nje nate me pare se te ndodhte vrasja ai mori nga zyra e emigracionit aprovimin qe te sillte ne Amerike e te bashkohej me gruan e tij nje e re ne Shqiperi, e quajtur Desdemona. Ata kane qene te martuar pese vjet te kaluara dhe viktima Besnik Qelia kishte vetem nje muaj qe kishte ardhur ne New York, ku punonte si bojaxhi per lyerjen e banesave.

 

 

 " Ai ishte nje djale i mrekullueshem, i qete, i respektueshem, nje i ri qe nuk mund t'a imagjinoni", tha miku i familjes Qelia, Nik Rugova duke shtuar se viktima ka ketu edhe nje vella 19- vjeçar i cili ka qene deshmitar i vrasjes. Besnik Qelia te cilin familja e tij ka vendosur t'a dergoje ne vendlindjen e tij per varrim ne Tropoj - Shqiperi, e ndihmonte vazhdimisht familjen ne Tropoje duke i derguar para nga fitimet e tija. "Ai ishte shume i interesuar per familjen ne Tropoj se bashku me te vellane."

 

1

 

 

 

2
 

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise