Ri-Promovohet
ne Nju Jork: libri “Ekspresi i Kosoves”
nga BEQIR SINA, Nju
Jork
Fico
: " Ekspresi i Kosoves"
i mikut te madh te shqiptareve, James Pettifer, ne nje te rrokur teresor, mund
te thuhet, se eshte nje Himn i fuqishem betovian per heroizmin e popullit
legjendra shqiptar te Kosoves ne Altarin e ndritur te lirise dhe
pavaresise.
BRONX HOUSE COMMUNITY CENTER
: Publicisti dhe analisti britanik, gazetari i njohur
profesor James Pettifer nga Akademia e Mbrojtjes se Mbreterise se
Bashkuar(CSRC) dhe lektori i disa Akademive te Mbrojtjes ne Shtetet e
Bashkuara te Amerikes, e ri- promovoi, dje, ne ambientet e librarise
se Qendres Kulturore "Bronx House", librin e tij "Ekspresi i Kosoves.
Ai(Pettifer ) eshte autor i disa librave per Ballkanin, ku mund te permendim
"Labirinti Turk", "Libri i kalter per Bullgarine", "Libri i kalter per Shqiprine
dhe Kosoven", “Guida Blu e Shqiperise dhe Kosoves” etj. "Ekspresi i Kosoves"
eshte nje liber, i cili parqet Kosoven ne periudhen kur ajo vazhdonte te ishte
pjese e asaj qe sot, njihet se ish- "Jugosllavi" ose nje "Jugosllavi e
shkerrmoqur" e ashtuquajtur SMZ-e . Aty kemi te bejme me ngjarje e rrefime
te cilat autori i ka perjetuar ne Kosove, para se te niste sulmi i ajror(24
mars) nga ana e NATO-s, ne pranveren e vitit 1999. Por, ne kete liber
trajtohet gjeresisht aspekti mediatik i mbulimit te luftes ne Kosove, ne veçanti
nga gazeta britanike "The Times". Ne promovimin e ketij libri ishin te pranishem
personalitete te jetes politike dhe akademike shqiptare, si edhe miq e te njohur
te autorit, lexues shqiptaro - amerikan. Ky liber eshte eshte botuar e
ribotuar nga Keshilli "Botues i Librit" ne Nju Jork, nen patronatin e
zotit Gani Perolli.

James Pettifer
Bronx House" ne Bronks - Nju Jork, ku edhe jetojn edhe me se shumeti
emigratet shqiptar , dje, u be promovimi i ribotimit te librit "Ekspresi i
Kosoves" . Autori i librit "Ekespresi i Kosoves" eshte nje ekspert i
njohur britanik dhe autor i disa librave per shqiptaret e per
Ballkanin. Profesor James Pettifer, ne bashkepunim me Keshillin "Botues te
Librit" ne SHBA-s, ftoj lexuesit shqiptaro amerikan, ne kete ri-promovim, i
cili, kishte per qellim dhe formen e debatit rreth librit te tij. Profesor
Pettifer, i cili se bashku me autoren Miranda Vickers, po shkruan edhe nje
liber per ngjarjet e vitit 1997 ne Shqiperi, liber qe do te dale ne qarkullim me
rastin e Kershendellave, ka zgjedhur Nju Jorkun, e lexuesin shqiptar ne SHBA-es
te kuminikoje per librin e tij "Ekspresi i Kosoves".
Njeriu me i afert me professor Petiffer, zoti Gani Perrolli, i cili
njehereshit edhe monotiroj tubimin , tha se, "eshte nje kenaqesi, t'ju
prezantoj serish nje mik te mire te shqiptareve, shkrimtar e studies i
njohur britanik, professor James Petifferin, autorin e
bashke-autorin, e disa librave per Shqiperine e çeshtjet shqiptare, si ne
Kosove, Shqiperi, Maqedoni dhe Çameri. Professor James Pettifer, tha ai se
bashku me shkrimtaren Miranda Vikers, ka shkruar disa libra per shqiptaret.
Autori eshte shkrimtar, gazetar, analist e publicist. Kete liber e
ka ribotim e promovim libri, te bere me kontributin e bene
prej Keshillit "Botues i Librit", ne Nju Jork, per te treguar morenjohjen
tone te thelle ndaj professor Petifer.
Sipas, Z.Gani Perolli(gazetar e shkrimtar), kryetar i Keshillit "Botues te
Librit" ne SHBA-s, duke prezantuar James Pettiferin, si shkrimtar, gazetar,
publicist dhe analist nga Britania e Madhe, tha se kemi
paranesh autorin e disa librave per Ballkanin , i cili u ka qendruar
shume afer ngjarjeve qe ai ka shkruar pasi per nje kohe te gjate
qendroi ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, Diaspore e
Çameri.
" Ekspresi i Kosoves" eshte nje Himn i fuqishem
betovian per heroizmin e popullit legjendra shqiptar te Kosoves ne Altarin e
ndritur te lirise dhe
pavaresise.
Me pase foli edhe kryetari i Akademis Shqiptaro - Amerikane e
Shkencave, Prof. dr. Skender Kodra,
Prof. dr. Kodra, mendon se :" Petiffer, eshte ndoshta nga
te vetmit ata te huaj qe shkruajten me guxim per luften e Kosoves. Ai
dijti t'i pershkruaj ngjarjet edhe ne shtypin britanik e boteror, duke ua bere
te qart atyre vazhdimisht ne opionin boteror, se çfare rreziku po i afrohej
shqiptareve nen rregjimin e Millosheviqit. Petiffer, i vlersoj sakrificat dhe
luften e shqiptareve per liri e pavaresi. Vepra e tij eshte nje nder e respekt
qe Pettifer, na e bene ne shqiptareve.
Referuesi kryesor,
n/kryetari i Akademis Shqiptaro - Amerikane e Shkencave Prof. dr. Agron F. Fico albanolog e
studiues i njohur shqiptaro - amerikan, thote se:" Libri " Ekspresi i
Kosoves" , i shkrimtarit dhe publicistit te madh James Petiffer eshte eposi
dramatik i luftes se fundit te popullit te Kosoves, dhe mbare hapsires
shqiptare, me Diasporen bashke, kunder makines ushtarake e policiske serbe -
jugosllave te Beogradit, qe funksionte edhe me ndihmen e miratimin nderkombetar.
Libri i James Pettifer, tha ai " Ekspresi i Kosoves", eshte libri per nje
dashuri te madhe ose per nje kryedashuri, per nje dashuri te shenjte, eshte
dashuria per Lirine e Kosoves se shtrenjte.
Libri ngerthen nje
periudhe gati 10 - vjeçare dhe dokumenton me fakte dhe prova te shumta e te
pakontestueshme ballafaqimin e madh midis shqiptareve dhe Serbise pushtuese.
Autori jeo teresine e ketyre elementeve te luftes, qe nga lufta e medieve, lufta
diplomatike, veprimtaria luftarake, lufta politike brenda faktorit shqiptar,
evidencon miqte dhe armiqte e fshehte dhe te hapur te kesaj perleshje me permasa
gati homerike.
"
Ekspresi i Kosoves" i mikut te madh te shqiptareve, James Pettifer, ne nje te
rrokur teresor, mund te thuhet, se eshte nje Himn i fuqishem betovian per
heroizmin e popullit legjendra shqiptar te Kosoves ne Altarin e ndritur te
lirise dhe pavaresise.Diaspora ne SHBA ka meriten se eshte bere ure lidhese e
ndjenjave dhe mendimeve mbare shqiptare per miqesine me SHBA. " Ekspresi i
Kosoves" eshte nje liber sa publicist dhe analize e ngjarjeve politike,
diplomatike, ushtarake dhe shoqerore. Ai eshte libri i simpatise dhe dashurise
per çeshtjen e drejte, per njerezit qe luftojne per te drejtat e tyre njerezore
dhe kombetare.Ky eshte nje liber realist, liber i vertete, per te verteten
historike, ne te cilen autori eshte bashkekohes dhe deshmitar i drejperdrejte i
ngjarjeve dhe lufterave.
Gazetar, publicist,
shkrimtar, studies e lexues pershendesin autorin e librit "Ekspresi i
Kosoves"
Rafaela
Prifti. Autori i librit
"Ekspersi i Kosoves" eshte shkrimtar, gazetar, analist e publicist,
nje njeri human i njohur per aktivitetin e tij ne mbrotjen e lirive e te
drejtave te njeriut. Libri i tij eshte nje liber i shejte, i cili qysh ne fillim
kerkoj qe popullit shqiptar t'i njihet liria, liria e fjales dhe i dialogut. Se
pa liri fjale nuk ka dialog dhe nuk mund te zbulohet e verteta e cila eshte
edhe ne fokusin e librit te "Ekspresi i Kosoves" te professor James
Pettifer.
Astrit
Tota: Eshte e vertete qe
une njohe fushen e skenareve pak me shume, pasi jame
skenariste, por eshte bere fakt dhe lidhja ime me boten e librit.
E shoh kete liber si nje thesar, i cili do te bente edhe nje film me shume
interes. Filmi me teme nga ky liber do te bente shikuesin e tij te njihej edhe
me shume me shqiptaret dhe Ballkanin. Kjo detyre mendoj se na perket ne
artisteve, regjisoreve, skenaristeve dhe te gjitheve atyre qe duhet te
kontribojn ne realisimin e nje filimi me librin "Ekspresi i Kosoves".
Me kete liber ka ndodhur nje fat i çuditshem qe me librin e tij
Pettifer, ka arritur beje shume lexues pas vetes. Dhe jo vetem kaq,
nderkohe qe po te behet edhe film ky liber fati nuk ka per
t'a kursyer as nderohet me çmime, deri ne Hollivud.
Agim Boba
: Me autorin e librit
"Ekspresi i Kosoves" professor James Pettifer prej kur kame lexuar kete
liber mund te them se jam bere shume "mik", e ndej si te tille, se e
vleresoj shume per ate çka ka shkruar, per ne shqiptaret e luften e popullit te
Kosoves. Ne liber perveç letersise, une e vleresoj shume ne impenjimin e tij ne
ate qe do ta quaja fjale e madhe per çeshtjen shqiptare, qofte jashte
e brenda vendit. Duke lene menjane ate qe eshte krenaria e letersise
shqipe, ai po na jep nje kontribut te madh ndaj te
gjithe shqiptareve dhe çeshtjes sone kombetare. Ndaj nje opinion
i te huajit eshte shume me i vlersuar sesa nje opinion i yni. Ne kete
kuptim autori i librit "Ekspresi i Kosoves", professor James
Pettiffer eshte dhe do te mbetet nje nga shembujt me te
shkelqyer".
Qazim Doda.....Pasi
falemnderoje professor James Pettifer, per librin "Ekspersi i Kosoves", u
ndal ne disa argumente e fakte, te cilat, ai mendon se Petiffer nuk i
ka saktesuar si duhet ne liber. Doda, u mundua te sqaronte disa gjera
qe gjithmone sipas tij mund edhe te ndryshohen ne
liber.
Tom Paloka : "Se pari
pershendesim dhe falenderojme professor James Pettifer per botimin e ketij
libri " Ekspresi i Kosoves" i cili pasqyron ne menyre besnike barbarisamat e
shtetit serb me armaten, policien dhe paramilitaret e rregjimit te
kryekriminelit Millosheviq. Petiffer me kete liber te botuar me pare ne gjuhen
angleze ia servise opinionit boteror te verteten mbbi shqiptaret, duke i treguar
atyre luften e drejte te popullit shqiptar te Kosoves per liri dhe pavaresi.
Nderkaq vlera e ketij libri eshte tejet e madhe nga se ajo eshte shkruar nga
dora e nje te huaji nje njeriu te madh nje njeriu nga Britania e Madhe. Nga ai
vend i cili nga nxjerr njerez te medhenje si Edit Durham, Çarld
Bajroni, Toni Bler, dhe tash me James Pettiffer. Prandaj edhe promovimi i
ketyre librave jane te rralle se te rralle jane edhe keta
njerez qe shkruajn libra te till, pa te cilet bota, vertet qe do te ishte
barbare. Pershendeti dhe vlersoje librin " Ekspresi i Kosoves" te autorit
britanik James Pettifer, edhe Dr. Selahudin Velaj.
Ne fund foli dhe vete autori i librit James Pettifer. Ai iu faleminderua te
gjitheve qe po merrni pjese ne kete promovim. Veçanerisht, professor Pettifer,
tha se:" deshiroj te faleminderoj zotin Gani Perolli, per ndihmen e madhe
dhe te pakursyer qe me ka dhene. Kame nje kenaqesi te madhe, shtoje ai qe
libri im po promovohet ketu ne Nju Jork, mes lexuesve shqiptaro - amerikan. Ju
shqiptareve qe jeni nje pjese e Diaspores e cila, ka nje vend te rendesishem ne
çeshtjen shqiptare, e librin
tim."