Sislej
Xhafa : Pas Tiranes, Prishtines, Romes, Tokios, Parisit hapi ne Nju Jork
ekspoziten personale
-nga BEQIR SINA, Nju
Jork
Perfaqesuesi
i Shqiperise, ne Bienalen e Tiranes dhe te Venecias, hapi edhe ne Nju Jork, ekspoziten
personale te titulluar : "When Mac goes black".
MANHATTAN – New YORK
: Ne galerin e
artisteve njujorkase "Yvon Lambert Gallery", ku me pare kane
ekspozuar edhe artiste te tille si: Carlos Amorales, Pavel Braila,
Stanley Brown, Mircea Cantor, David Claerbout, Koo Jeong-A, Joan Jonas, Matthiev
Laurette, Bertrand Lavier, Claude Leveque, Melik Ohanian, Adam Pendleton,
Charles Sandison, Vibeke Tandberg, Pedro Reyes, Salla Tykka, Ian Wilson, Cerith
Wyn Evans, i erdhi rradha te premten ne mbremje, te çele ekspoziten e tij
personale dhe artistit te talentuar nga Peja- Kosove, me banim ne Itali dhe
Nju Jork, Sislej Xhafa.
![]()
I lindur ne Peje - Kosove me 1970 - Xhafa studioje ne Akademine e Arteve te
Bukura ne Firence nga 1993 -97 -te, me pase ne Shkollen e Arteve Chelsa -
Londer, prej 1991 - 92. Dhe ne
Minneapolis Kolegj per Art dhe
Pikture prej 1994 - 95. Sislej Xhafa, aktualisht jeton ne Nju Jork dhe Itali.
Xhafa eshte bere tashme emer i njohur nepermjet artit figurative e punes
zhbiruese, e cila, me "ironi" i drejtohet çeshtjeve te
relitetit sociale, ekonomike e politike, turismit ne relacionin
gjeografikal e global, duke"goditur" me gjithe frocen e artit te bukur e ne
menyre komplekse, formen moderne te shoqerise, anemban globit. Ai ne
disa ekspozita ka qene i vetem por edhe ne grup me artiste te
tjere ne disa ekspozita te tjera nderkombetare, perfshire, edhe ate nga
me te njohurat ne bote " Haifa Museum of Art" - ne qytetin Japones
Palais dhe Paris-France. Si dhe ka marre pjese ne te dy edicionet
e 48-en dhe te 51-en, ne Bienalen e Venecis. Ai me se fundi, thone
specialiste po zhvillon nje projekt i quajtur"Under Real", nje tablo specifike
qe instalon "Project Rooms at ARC0'05".
![]()
Ekspozita e hapur ne Nju Jork, tha ai i adresohet bashkimit , ndryshimit
dhe kompleksitetit te ekonomise boterore dhe konditave humane. Nje vende te
veçante, na tha Xhafa, ne kete ekspozite ne formen e artit te bukur figurativ ze
"demaskimi" i shfrytezimit te krahut te lire te punes ne shume vende te botes,
si ne Vietnam, Indi e
Pakistan. Atje puntori
paguhet ne menyre diskriminuese, e ndersa shfrytezohet shume rende. Nderkaq,
aktori dhe artisti i njohur Luan Bexheti, duke vizituar ekspoziten, i tha
gazetes sone, se kjo eshte nje arritje e madhe e ketij artisti shqiptar ne Nju
Jork. Bexheti, ishte i impresionuar dhe shume optimiste me punimet e kolegut te
tij Sislej Xhafa, duke e inkurajuar Xhafen per suksese edhe me te medha ne te
ardhmen. Ne çeljen e kesaj ekspozite mori pjese edhe piktori e skulptori
shqiptaro - amerikan Nexhat Imeraj me nje punim te tijin te titulluar” Shkopi i
gomes”, nje skluptur e madhe qe tregonte ne menyre figurative dhunen e
eger
policore.
Sislej Xhafa, eshte
fitues i çmimit te pare "Fondacione Pistoleto" Bbiella, Itali ne vitin 2001.
Fitues i çmimit te pare "Artista Emergente Italiano/Fondazione Querini
Stampalia, Premio Querini - Furla per l'Arte. Venecia - Itali me vitin 2000. Dhe
ne vitin 1999-te fitues i çmimit te pare "Onufri" ne Galerin Kombetare ne
Tirane -
Shqiperi.
Artisti shqiptar Sislej Xhafa me hapjen e kesaj ekspozite, tregoje se
eshte me te vertet nje nder artistet me te rinje dhe te talentuar shqiptar. Ose
me i perfaqesuari deri tash ne kete zhander ne Europe e Amerike.
Perfaqesuesi i Shqiperise, ne Bienalen e Tiranes dhe te Venecias, I cili hapi
edhe ne Nju Jork, ekspoziten personale te titulluar : "When Mac goes black".
Ekspozite kjo, e cila, qe ne diten e pare terhoqi vemendjen e nje numeri
artistesh dhe adhuruesish te artit moderen ne Nju Jork. Ekspozita, do te
qendroj e çelur nga 31- Marsi deri ne 29 Prill, 2006 dhe eshte e hapur nga e
marta deri te shtunen nga ora 10:00 e paradites deri ne 6:00 te
mbremjes, gjendet ne galerine e arteve figurative "Yvon Lambert
Gallery" ne adresen 564 West 25th Street - New York.
Ceremonial Crying System PV , 2005
Ferro, PVC, acqua, h 23 m e
diam. 8 m
Padiglione Albania, 51. Biennale di Venezia, Venezia
Ceremonial Crying System PV, 2005
iron, PVC, water; h 23 m e
diam. 8 m
Padiglione Albania, 51. Biennale di
Venezia