|
RIMEKEMBJA 21/ 03/ 2006 ( ii ): msg#00007politics.region.albania.shqiperia
TË MOS DËGJOJMË KËSHILLAT PËR TRADHËTI KOMBËTARE Firma ?Blushi&Son? (Blushi dhe i biri) hedh mjaft prodhime surrogato në tregun e propagandës antiatdhetare e antikombëtare. Blushi (i riu) më 20 shkurt 1994, në gazetën ?Koha Jonë? mundohet që të ngacmojë edhe një herë nervat e shqiptarëve me shkrimin ?A do të futet në luftë Shqipëria?. Daulles së frikësimit me rrezikun e luftës nga Serbia ka kohë që poi bien ata që shkuan në Beograd dhe miqtë e bashkëmendimtarët e tyre Arbeni, Preçi, Gramozi e të tjerë kanë formuluar tezën se ?Me Serbinë është mirë të bisedojmë tani pa filluar lufta, se sa pastaj për të shkëmbyer robërit?. Kurse Benit, i mësuar tashmë të eci vetë nëpër këto rrugë e këto shtigje, ia ka ënda të dalë me mendime që bëjnë ?efekte edhe më tronditëse?. Të gjithë këta si pikësynim kryesor kanë që Shqiëpria dhe shqiptarët të mos bëjnë asgjë që nuk gjen miratim në Beograd e në Athinë, të dorëzohen e të kapitullojnë pa filluar lufta, gjoja për të shmangur luftën. Dorëzimi i tillë psikologjik apo fizik është jo vetëm turp, por edhe burim i një rreziku më të madh; është rritje e mundësisë së asgjësimit si shtet e si komb. Myslimanët e Bosnjes, lufta e imponuar e në kushte krejt të pabarabarta i dëmtoi dhe i shkatërroi shumë, por edhe i ndihmoi të ruajnë e të mbrojnë atë që do ta kishin humbur pot ë kapitullonin pa beteja. Atë që njeriu e populli e humbasin në fushën e betejës për shkak të superioritetit të armikut, kanë të drejtë e vullnet ta kërkojnë përsëri. Atë që e dorëzon vetë pa qëndresë e ke shumë më vështirë ta kërkosh e ta marrësh. Shkrimi i Ben Blushit përshkohet nga ndjenja e ide që nuk i kanë hije një njeriu që pretendon të jetë shqiptar. Sugjerimet e tij të drejtpërdrejta e me nëntekst janë vërtet të palejueshme për t?u botuar në një gazetë që del në Shqipëri, në gjuhën shqipe. Ben Blushi shkruan me simpati të veçantë për agresionin serb në Bosnje dhe me shumë mllef për NATO-n, që nuk i lë krejt të qetë agresorët të vazhdojnë krimet, po i mërzit me ultimatume që pka naivë kanë besuar se do të vihen në zbatim. Ai formulon mendime sikur të ishte këshilltar diplomatic i Karaxhiçit: ?Ultimatumi 10 ditor i NATO-s të cilin serbët duhet ta respektojnë sonte nuk është ultimatum për mbarimin e luftës, por edhe ultimatum për rifillimin e saj në përmasa të tjera?. Duket se Ben Blushi ka dëshiruar tjetër gjë: rënien e Sarajevës në duart e serbëve. Blushi shkruan sit ë ishte ndihmës politik i ndonjë gjenerali serb: ?Serbët, të cilët për dy vjet kanë paguar mësymjen me çmim shumë të lartë, nuk mund të paguajnë më shumë për tërheqjen?. Pra, për Blushin nuk ekziston problem ii çmimit të lartë që kanë paguar myslimanët e Bosnjes për shkak të agresionit serb, por vetëm problem ii shpërblimit të agresorëve për mësymjen e tyre. Blushi, që nga Tirana u dërgon serbëve mesazhe për të vazhduar me kokëfortësi agresionin, madje përpiqet t?i verë edhe në sedër kur u kujton se po të tërhiqen nga Sarajeva ?do të lenë atje qindra mijëra të gjallë e të vdekur, bashkë me turpin e një ultimatumi, të cilin në forma të tjera e kanë marrë dhe injoruar edhe më parë?. Duket si e pabesueshme që një gazetar nga Shqipëria t?u japë mësime serbëve me një gjuhë ultrashoviniste që mund ta kesh zili dhe serbomëdhenjtë t?u bëjë thirrje që të injorojnë ultimatumin e NATO-s, sikurse kanë bërë me paralajmërimet e shumta të deritanishme. Ai arrin t?u kujtojë serbëve ?masakrat, të vrarët, shkatërrimin e ekonomisë, dështimin e bisedimeve? për të mbërritur tek fjalia që t?u ndezë më tej pasionet e tyre barbare e agresive: ?se si do të justifikohen të gjitha këto vetëm serbët e dinë?. ?Shqiptari? bëhet më serb se serbi. ?Blushët? e Shqipërisë do ta kenë ndjerë veten të lumtur kur ultimatum ii NATO-s nuk u vu në zbatim edhe mbasi kaloi afati i tij. Natyrisht ata nuk kanë shkuar deri atje sat a festojnë me të shtëna armësh fitoren serbe, sikurse kanë bërë pushtuesit serbë në qytete të Ballkanit jashtë Serbisë, por duhet të jenë gëzuar që Rusia mori direKt mbrojtjen e interesave serbe në Bosnje. Mbasi serbët i shtynë të shpërthejnë edhe më fuqishëm lakmitë e tyre dhe egërsinë e tyre. Blushi kthehet t?u japë këshilla për ?urti? e qetësi shqiptarëve, t?u rekomandojë atyre të jetojnë me zemër të ngrirë si lepuj në ferrat e Ballkanit e të shkojnë vetë drejt gjahtarit serb që ky të mos ketë nevojë të shkrepë çiften. Blushi nuk e fsheh dot zemërimin që koha i përligji plotësisht qëndrimet e politikës së Shqipërisë që të ushtrohen presione më të forta mbi Serbinë, deri në përdorimin e bombardimeve nga ajri. Për Blushin bëhet e padurueshme që ultimatum ii NATO-s konfirmon vlerën e këtyre qëndrimeve. Prandaj, ai sajon trillimin se ky qëndrim i Shqipërisë na qenka ?kurth që komshiu i ngriti komshiut?. Për Blushin vetëm agresorët serbë janë komshinj, sepse në firmën ?Blushi dhe i biri? çdo gjë islamike mallkohet, urrehet. Në këtë firmë ëndërrohet e punohet për njëfetarinë ortodokse në Ballkan. Blushi e bën gati hakmarrjen kundër Shqipërisë që ?i ka ngritur kurth komshiut?, duke marrë si pretekst mundësinë e sajuar prej tij që NATO të përdorë ?viza-hyrjet? në territorin e Shqipërisë për të sulmuar pozicionet serbe. Blushi akuzon: ?Atëherë lufta me fqinjin është shpallur? dhe po aty jep dënimin e rëndë: ?Sigurisht, përgjigja e fqinjit duhet pritur. Duhen pritur bombardimet e vrasjet e qytetarëve?. Pra, gazetari shqiptar me emër Ben Blushi, në një gazetë që botohet në Shqipëri, bën jo vetëm parapërgatitje psikologjike, por edhe argumentim teorik politico-juridik paraprak që një aggression i ardhshëm i Serbisë kundër Shqipërisë të quhet i drejtë dhe i përligjur. Gjëra të tilla duhej të na indinjonin dhe ndaj tyre të reagonin energjikisht në të gjitha rrugët sikur të thuheshin dhe të shkruheshin në Beograd e jo në zemër të Shqipërisë. Nuk e dimë a kanë arritur gazetarët e ?Borbës? e të ?Politikës? të shkruajnë me gjuhë të tillë blushiane për të dënuar Shqipërinë me kërcënim e agresion serb? Disa ?intelektualë të shquar? e politikanët (të pashquar) këtu në Shqipëri hidhen përpjetë gjithë zemërim kur përdoren termat ?tradhëtarë?, ?antikombëtarë? pë rata që bëjnë veprime politike e propagandistike, sipas orekseve të Beogradit dhe të Athinës. Por le ta provojnë të na bindin se çfarë cilësimesh do t?u përshtateshin më shumë qëndrimeve dhe shkrimeve si këto të Ben Blushit. Si mund t?i quash ata njerëz që preokupohen vetëm për t?i dhënë të drejtë e përligjur qëllimet e veprimet e armikut kundër kombit e shtetit të vet dhe për ta justifikuar para botës agresionin që mund të ndërmarrë Serbia kundër Shqipërisë?! Na rrofshin gjyqet që bëjnë organet e drejtësisë për disa teprime me lirinë e shtypit që nuk e kanë as 1/1000 e rrezikshmërisë së shkrimeve të tilla. Sipas gazetarit Ben Blushi, Shqipëria nuk ka të drejtë dhe nuk duhet të kërkojë as miq, as aleatë, të mos bëjë asnjë veprim që e sheh me leverdi si shtet Sovran, në qoftë se këto veprime nuk gjejnë miratim në Athinë e Beograd. Pra, Shqipëria duhet të pajtohet me idenë e atyre që politikën e bëjnë duke bredhur san ë Beograd, san ë Athinë, që vendi ynë të shndërrohet në një kondominium serbo-grek. Po atëherë ç?vlerë do të ketë ?qetësia? që do të na ?dhurojnë? fqinjët? Ben Blushi me imagjinatën e tij sajon hipoteza e situate që e llahtarisin. Ai fantazon se do të fillojë lufta botërore. Shqipëria radhitet përkrah fitimtarëve dhe pastaj ndodh hataja e madhe, sepse ?si gjatë viteve ?40?45 kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës shuhen?. Benit kjo i duket jo vetëm fund ii ëndrrave të tij, por gati edhe fundi i botës. Për Benin le të shuhen krejt muslimanët e Bosnjes, le të forcohen serbët e pansllavizmi, le të masakrohen shqiptarët e Kosovës, vetëm Shqipëria të mos radhitet praën fitimtarëve të luftës që ?Kosova të mos bashkohet me Shqipërinë?. Tani del qartë përse ?firma Blushi? përgjërohet për fitoret e armëve serbe në Bosnje. Beni e ka të qartë se në ç?dërrasë të kalbur shkel kur llahtariset nga ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, prandaj përpiqet të lërë një shteg të vogël shfajësimi dhe shkruan se në asnjë mënyrë nuk e do ?bashkimin të arrirë me çmimin e forcës dhe të gjakut?. Dhe që mos ndodhë kjo, a ii lutet Zotit të bëjë Serbinë të fortë, këshillon serbët të mos e ulin agresivitetin dhe përpiqet të bindë shqiptarët që ?Shqipëria të mos futet në luftë qoftë edhe për hir të Kosovës!? po për hir të kujt duhet të futet Shqipëria në luftë vallë nëse nuk duhet të futet për hir të vetes së vet? Kosova është Shqipëri, duan apo nuk duan Blushët&Co. Prishtinasit nuk i kemi më pak vëllezër se blushët, se sa Korçën, Gjirokastrën apo Çamërinë. Shqipërisë nuk i shërbehet duke e trajtuar kombin tonë të ndarë. Blushët e ata që kanë të njëjtën mendje, le të bëjnë sit ë duan, por dashurinë që kanë për ?ortodoksinë serbo-greke? ta mbajnë për vete dhe të mos përpiqen t?ua shesin shqiptarëve për ?politikë realiste? e për të kultivuar idenë e braktisjes së gjysmës së kombit. Preshevasin që mendon e sakrifikon për komb duhet ta kemi njëqind herë më shumë vëlla se sa Blushin, që këtu në Tiranë ëndërron për madhësinë e Serbisë. Botuar në gazetën ?Dardania?, shkurt 1994 KËTË HERË BESNIKU FOLI MIRË! Edhe pse për ne nacionalistët ?bashkimi kombëtar? është aspirata më e madhe dhe më themelore që karakterizon shqiptarin e vërtetë, edhe pse për ne nacionalistët koncepti ?bashkim kombëtar? është më i gjerë e më thelbësor se sa ka shprehur në këtë drejtim herën e fundit z. Mustafai, edhe pse për ne nacionalistët ?bashkimi kombëtar? është qëllimi i pandryshuar dhe arsye për të luftuar deri në realizimin e tij, e jo mjet në funksion të një pjese të tij, siç e ka përdorur z. Mustafai, ne themi se ministri i jashtëm i Shqipërisë, këtë herë foli mirë! Ai e bëri mirë që pretendimit serb për ndarjen e Kosovës iu kundërvu me të drejtën e shqiptarëve për t?u bashkuar kombëtarisht. E bëri mirë edhe pse në formulën e tij nuk përfshiu Medvegjë-Bujanovcin, trojet shqiptare të Malit të Zi, Maqedonisë dhe çamërisë. E bëri mirë ministry ynë i jashtëm se ndryshe nga herët e tjera kur ka hedhur hapin ?vendnumëro? këtë herë sido që e hodhi e për çfarëdo arsye që e hodhi, hodhi një hap të dukshëm në drejtimin e duhur. Ndryshe nga herë të tjera, këtë herë nuk kemi arsye të skuqemi e të turpërohemi me qëndrimin e ministrit tonë të jashtëm. Edhe pse me vonesë, edhe pse ne duam më shumë, këtë herë Besniku na gëzoi. Na gëzoi edhe me shprehjen proverbiale për politikën e jashtme të deritanishme të Shqipërisë: ? ? jo gjithmonë heshtja është flori?. Këtë herë Besniku na gëzoi se më në fund bota mori një sinjal të qartë. Sinjalin që do të thotë se zjarri kombëtar shqiptar, në dukje, një mal me hi, nuk është shuar. Poshtë hirit ka shtresa prushi që presin kohën dhe fryrësit që ta kthejnë në flakë të bekuar. Ky moment nga historia e politikës së jashtme shqiptare të këtyre 50 viteve të fundit, na bën të ngrejmë veshët për të dëgjuar dhe gëzuar habere edhe më të mira. Besniku këtë herë na gëzoi edhe sikur të mos jetë e vërtetë ajo që tha se ky qëndrim është shprehje e pikëpamjes së vet ndaj çështjes kombëtare si dhe pjesë e programit të qeverisë ku bën pjesë ndaj kësaj çështjeje. Ky qëndrim na gëzon edhe sikur të jetë ashtu si thotë z. Baleta pasojë e ndonjë tërheqjeje veshi diku në ndonjë prapaskenë dashamirëse ndaj çështjes sonë kombëtare. Që ky qëndrim i ministrit tonë të jashtëm si sinjal është i dobishëm dhe qëlloi në vendin e duhur, u kuptua edhe nga reagimet që erdhën menjëherë sapo ai u lëshua. Së pari, reaguan shërbëtorët e politikanëve sllavo-grekë këtu në Tiranë me radhë, ish-ministrat e jashtëm të Shqipërisë Dade, Meta, Milo dhe Islami si dhe kreu i PS-së, Rama. Të gjithë u alarmuan. Fyelli i Metës e ?qau? dëmin që i bëhet me këtë rast Shqipërisë dhe Kosovës me avazin e heqjes së kufijve në rajonin e Ballkanit dhe të integrimit në BE. Ndërsa Milo shprehu pezmatimin për konfrontimin e politikës shqiptare me atë të faktorit ndërkombëtar, për dëmin që do t?i bëhet statusit të Kosovës si dhe paralajmëroi për reagimet që do të vinin pas kësaj, nga rajoni dhe më gjerë. E kjo e fundit u vërtetua shpejt: E para, Mitreva e Maqedonisë shpejtoi t?i kërkonte shpjegime nëpërmjet telefonit z. Mustafai dhe nëpërmjet mediave shprehu qëndrimin e qeverisë së vet se: ?Maqedonia si shtet unitary, i mbron vetë kufijtë e vet?. Edhe Solana nuk vonoi shumë të shprehte shqetësimin e vet. Nuk heshti as qeveria serbe. Ndërsa ajo greke edhe pse paksa me vonesë shqetësimin e saj e shprehu më seriozisht. Dhe më në fund, jo për kapak, po pse erdhi më vonë ky informacion, prononcimi i ?më të madhit? të më ?të mëdhenjve?, i atij që i vë vulën të gjitha ngjarjeve të politikës mbarëshqiptare, Kadaresë. Shkurt, të gabuar dhe me sqarime të pamjaftueshme e të pakuptueshme e quajti prononcimin e Mustafait. Ajo që na ran ë sy këtë herë nuk është vetëm mosngutja e Kadaresë, për të qenë ndër të parët në qëndrimin e vet, por edhe një dëshirë e shprehur në një farë mënyre për t?u njohur më parë me ato (qëndrime) që do të vinin me këtë rast nga jashtë e nga brenda ku nuk ndenji pa vënë në dukje edhe mungesën e opinioneve të atyre që ai me ironi të hapur i quajti ?analistë të shquar?. Por më tepër, me këtë rast, për sa pamë dhe dëgjuam në ?Neës 24? është për të theksuar e për të thënë: ?qoftë larg? se sipas fytyrës së vrerosur dhe tonit të brengosur me të cilat Kadare përcolli mendimin e vet: ?dita e kjametit? për ne shqiptarët është praën. Na daltë për hair. Së fundi, duke qenë të destinuar që edhe ?kosi të na djegë? shpeshherë nuk mund të rri pa shprehur dyshimin se mos nxitoj të shpreh entuziazëm ndaj një qëndrimi në dukje kombëtar. Me këtë rast nuk më mbetet veçse të uroj që të mos kemi të bëjmë me një lëvizje hileqare të ministrit të jashtëm. Ndonjë nga ato lëvizje që tradicionalisht PD-së i kanë dhënë pak ngjyrë nacionaliste kur kjo i është shuar, si edhe tani, sidomos me qëndrimet ndaj interesave të Greqisë në Shqipëri. Që të na bindin se ka ndryshuar Besniku, duhet të ndryshojë ?timonin? edhe në këtë drejtim ? . Eqerem Beqo Plaku MUSTAFAJ BËN DEKLARATËN E DUHUR NË KOHËN E DUHUR Deklarata e Minisitrit të Punëve të Jashtëme të Shqipërisë, Besnik Mustafaj, se nëse coptohet Kosova nuk ka më siguri se nuk do të coptohen edhe shtete të tjera rreth saj, është deklarata e duhur dhe në kohën e duhur. Dy janë vendimet thelbësore, në proces, për t?u marrë për Kosovën: pavarësia (statusi) dhe integriteti territorial (coptimi, enklavizimi, decentralizimi). Strategjia e nacional-shovinizmit serb po punon të pengoj pavarësinë. Në qoftë se nuk e arrinë këtë po përpiqet që së pakutë realizoj coptimin e Kosovës duke i marrë disa pjesë të territorit ose duke krijuar territoret serbe brenda Kosovës. Aleatët ndërkombëtar të Kosovës kanë shpallë se nuk do të ketë coptim të Kosovës. Argumenti i tyre, në vija të përgjithshme, thotë se po të ndryshohen kufijtë e Kosovës, kjo çon në një ?reaksion zinxhir? ose ?efekt domino?, në kërkesën e njëjtë të shqiptarëve për t?u bashkuar në një shtet, ashtu si serbët e Kosovës do të lejohen t?i bashkohen Serbisë. Kjo do të thotë se shqiptarët, duke përfshirë ata në Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri do të kërkojnë bashkimin në një shtet, çka nënkupton ndryshimin e kufijve të disa shteteve përreth. Prandaj në shërbim të paqes e stabilitetit në rajon është të mos ndryshohen kufijtë e Kosovës dhe, rrjedhimisht as të vendeve të tjera. Deklarata e Mustafajt e forcon dhe e bën më të besueshëm këtë argument. Tani aleatët ndërkombëtar të Kosovës mund të thonë se parashikimi i tyre për destabilitetin që shkakton në rajon coptimi i Kosovës ka filluar të marrë formë në Kosovë, në Maqedoni (deklaratat e ngjashme të Xhaferit) dhe në Shqipëri (deklarata e Mustafajt). Të gjitha këto, duke përfshi edhe deklaratën e Mustafajt janë në logjikën e nacionalizmit shqiptar. Aleatët ndërkombëtar të Serbisë përpiqen ta zhvleftësojnë dhe t?ua heqin këtë argument aleatëve ndërkombëtar të shqiptarëve duke dhënë garanci se edhe nëse Kosova coptohet nuk do të ketë asnjë ?reaksion zinxhir? dhe asnjë ?efekt domino? të nxitur nga shqiptarët. Argumenti i aleatëve ndërkombëtar të serbëve, në vija të përgjithshme, thotë se ideja e efektit domino është trillim i disa vendeve Perëndimore aleate të Kosovës, sepse vetë shqiptarët d.m.th. Shqipëria, partitë politike në koalicionet qeveritare në Maqedoni etj., shfaqin çdo ditë garanci se s?do të ketë ndryshim të kufijve të vendeve të tjera të rajonit pavarësisht se çka ndodhë me Kosovën. Kundërshtarët e deklaratës së Mustafajt, në radhë të parë socialistët e Shqipërisë, e forcojnë argumentin e aleatëve të Serbisë duke siguruar se edhe po të coptohet Kosova nuk ka asnjë rrezik të cënimit territorial të vendeve të tjera fqinjë. Pra me Kosovën të bëjnë çka të duan, ta coptojnë, kantonizojnë etj., etj., Shqipëria do të mbrojë integritetin territorial të Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë, të vetin dhe të çdo vendi tjetër përveç Kosovës. Ky qëndrim, duke përfshi edhe qëndrimet kundër deklaratës së Mustafajt janë në logjikën e nacional-shovinizmit serb dhe dëshmi e serbofilisë së palëkundur të Partisë Socialiste të Shqipërisë e aleatëve të saj. Për më tepër, meqenëse Beogradi nuk mund ta ndëshkoj drejtpërdrejtë Mustafajn duke e shkarkuar nga posti i ministrit këtë detyrë dhe shërbim e kanë marrë përsipër opozita e udhëhequr nga socialistët shqiptar. Por, në fund të fundit çdo shqiptar mund të gjykoj nëse është më mirë të krijohet bindja ndërkombëtare se po të coptohet Kosova prishet paqja e stabiliteti dhe vihet në rend të ditës edhe coptimi i shumë shteteve në rajon, apo të krijohet bindja se coptimi i Kosovës nuk cënon askënd përveç Kosovës. Deklarata e Mustafajt është bërë edhe në kohën e duhur, në kohën kur po diskutohet statusi i Kosovës, dhe më shumë se statusi që duket se po shkon pashmangshëm drejt pavarësisë (Straë) po diskutohet integriteti territorial, i cili synohet të cënohet që nga forma më e drejtëpërdrejtë si coptimi deri tek krijimi i njësive ekstraterritoriale brenda Kosovës. Nxjerrja në dukje e rrezikut që bartë cënimi territorial i Kosovës është koha të bëhet tani sa nuk është marrë vendimi dhe jo të fillojnë ?lotët? dhe ?ankesat? për padrejtësi ndaj shqiptarëve mbasi të bëhet coptimi. Socialistët shqiptar dëshirojnë që Kosova të coptohet, pastaj për t?u dukur si patriot të fillojnë gjoja kritikat ndaj faktorit ndërkombëtar që i bëri lëshime Serbisë, bëri padrejtësi ndaj shqiptarëve etj., etj. Reagimi mbas marrjes së vendimit e dinë se nuk prishë asnjë punë, se nuk e zhbën dëmin që u shkaktohet shqiptarëve. E dëmtimi i shqiptarëve, veçanërisht të Kosovës, është ndjenja politike e socialistëve shqiptar. Sa u takon reagimeve ndërkombëtare ndaj deklaratës do të jenë të ndryshme: mbështetësit e Serbisë do ta qortojnë rëndë, mbështetësit e shqiptarëve nuk do të shohin asgjë të keqe. Problemi është se tezën e kanë formuluar vetë ndërkombëtarët. Kanë qenë ndërkombëtarët që kanë shpallë si kusht të pavarësisë mosndryshimin e kufijve sepse kjo çon në prishjen e paqes dhe destabilizimin e rajonit. Mustafaj vetëm e ka përsëritë, me vonesë, këtë pikëpamje euro-atlantike. Prandaj kritikëve nga Perëndimi mund të përgjigjet me fjalët e Biblës: ?Këtë po e thoni ju?! 19.3.2006 Hysamedin Feraj MALLKIMI NGA ?SHENJTËRIMI? I KUFINJVE Për të shprehur vështirësitë e një pune përmendet rasti nga mitologjia e lashtë greke ? Lundrimi i midis Shilës e Kariibdës?. Për shqiptarët tani pë kthehet një lundrim i tillë mitologjik qëndrimi që duhet të mbajnë ndaj tezave të ?mosndryshimit dhe të ndryshimit të kufinjëve? në Ballkan. Deri tani shqiptarët i kanë trembur me ?shenjtërinë? e kufinjëve; i kanë kërcënuar me ?mosndryshimin e kufinjëve ? sa herë kanë ngritur një zë të mekët për pvarsinë e Kosovës; i kanë akuzuar me mëkatin e rëndë të ?Shqipërisë së madhe? sa herë kanë përshpëritur se ekziston një çështje kombëtare shqiptare e pazgjidhur. Tek shumë shqiptarë ka bërë efekt trullosës e kapitullues presioni se çdo kërkesë drejt zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare rënka ndesh me shënjtëerinë e kufinjve të vendosur arbitrarisht në trojet shqiptare, çuaka në shkeljen e parimit të ?msondryshimit të kufinjëve? , prishka paqen e stabiltetin në Ballkan e në Europë dhe prandaj nuk do të tolerohet nga Europa e diplomacia ndërkombëtare. Edhe pse nëe gjithë Europën qysh nga rënia e murit të Berlinit kanë ndryshuar shuëm kufinj ndërkomëbëtarë vetëm shqiptarëve u është bërë kërecënimi ?mos kërkoni ndryshim kufinjsh?. Edhe pse ish-federata e Jugosllavisë u shpërbë dhe republikat dolën të pvarura vetëm për Kosvën u sajua ?teza Badinter? për mos lejimin e shkëputjes. Edhe pse brenda Republikës Federative Jugossllave të Bosnje-Hercegovinës nga rajone që nuk kishin as autonomi të ngushte administartive u krijuan tre shtete të pavaruar madje dhe një federatë shtetesh përsëri vetëm në rastin e Kosvës e të trojeve shqiptare në Maqedoni përmendet parimi i ?mosndryshimit të kufinjëve?. Edhe pse në Bosnje-Hrecegovinë diplomacia ndërkombëtare inkurajoi spastrimete etnike që të krijohej situatë faktike për ndarje e Bosnnjes në shtete, në rastin e Maqedonisë kjo diplomaci thërret e bërtet për ruajtje të integritetit shtetëror dhe kërkon që zonat shqiptare të përcaktuara historikisht të mbeten si pjesë e një shteti kombëtr maqedon që ëështë një krijesë artificilae dhe arbitrare pa bazë etnike e historike. Në kohën kur zhvilloheshin bisedimet për marrëveshjen e Helsnkit dhe Shqipëria komunsite, për arsye të dogmatitizmit e kapriçiove ideologjike, ishte i vetmi vend europain që nuk merrte pjesë në këto bisedime, propaganda beogrdase akuzonte se Shqipëria e mbante një qëqndrim të tillë sepse nuk donte të pranontë parimin e pacënueshmërisë së kufinjëve ngaqë kishte synime irredentiste në Kosovën. Sikur me të vërettë të kishte qenë ky motivi për të cilin Enver Hoxha ishte kundër përfaqëësimit të Shqipërisë në bisedimet e Helsinkit për marrëveshjet mbi sigurimin europian do të kishte qenë një kryevepër diplomatike me vlera historike kombëtare. Por për fat të keq nuk ishte ashtu. Arsyeja e vërtetë shprehej në formulën që përdorte diplomacia shqiptare në atë kohë : ? Në bisedimet e Helsinkit nuk mungon vetëm Shqiopëria socialsite, por edhe popujt?. Pra motivi ishte koëkrëfortësia e dogmatizmi ideologjik. Që akuzzat beogradase se Shqipëria bojkoton Helsinkin për shkak të pretendimeve mbi Kosovën e vërteton edhe një ?arsyetim? i neveritshëm i Ramiz Alisë gjatë një mbledjeje Byrosë Politike të PPSH-s në vitin 1990 ? Në jemi të ndërgjegjshëm që në qoftë se marrëdhëniet tona me Jugosllavinë janë mirë, edhe Kosova do të jetë më e lehtësuar. Dhe e kundërta. Prandaj kur flasim për politikën tonë me vendet fqinj nuk duhet të fusim brenda saj sentimente nacionaliste, por të shikojmë interesat e atdheut, të socializmit në Shqipëri. Kjo është themelorja për ne( Bisedat në Byronë Politike të botuara për herë të parë në ?Gazetën Shqiptare? në datën 21 qershor 2001). Këtë koment pa përgjegjësi kombëtare si udhëheqës i Shqipërisë Ramiz Alia ua bënte kolegëve të tij pasi i kishte vënë në dijeni se edhe gazeta ?Bor ba? e Beogradit e kishte shtruar afërisht kështu problemin duke pyetur : ? Ç?interes kemi që të ekzistojë në Shqipëri një sistem që të kërkojë Shqipërtinë e Madhe?. Sigurisht ?Borba? e dinte qysh kur në Shqipëri u vendos sundimi komunist se nuk do të kishte kërkesa për ?Shqipëri të Madhe?. Gjithë kohën politika e Enverit dhe e Ramizit ka qenë për të shuar çdo sentiment nacionalist, për të quajtur atdhe të shqiptarëve vetëm 28 000 kilometra katrore të Shqipërisë londineze. Prandaj edhe pas largimit të Ramiz Alissë nga pushteti në fakt ka vazhduar e njëjta politike kundër ?sentimenteve nacionaliste? në Shqipëri dhe tani Paskal Milo mburret para botës se në Shqipëri nuk paska mbetur fare nacionalizëm. Për fat të keq fushata zgjedhore që sapo përfundoi tregoi se gjithë forcat politike pjeëmarrëse në të e kanë pranuar si tabu tezëm se duhet të jenë kundër ?Shëipërisë së madhe? për hir të ?mondryshimit të kufinjve?. Edhe pse Shqipëria ka 10 vite që është palë në OSBE, presidenti rus Putin për të marër edhe më shumë nëpërkëmbë shqiptarët, kërkon një regjim edhe më të rreptë të ?mosndryshimit të kufinjve? në Ballkan dhe ka propozuar ditët e fundit një Konferencë ballkanike për këtë qëllim. Putin e di fare mirë sse Shqipëria në politikën e saj zyrtare nuk ka dhënë kurrë ndonjë shenjë sse kërkon ndryshim kufinjsh me të tjerët dhe se ka qenë gjithnjë e gatshme të bëjë çfarë i kërkon diplomacia e huaj sidomos ajo e bllokut ortodoks sllavo-grek. Ai e di se Republika e Shqiprëisë kufinjt i ka vetëm me troje shqiptare , popullsia shqiptare e të cilave kërkon të ushtrojë të drejtën e vetëvendosjes. Por Putin synon që nëpëmjet një ?Helsinki të dytë ballkanik? të prodhojë rregullime të tilla absurde nga pikëpamja e së drejëts dhe e marrëdhënieve ndërkomabtëre që vetëm për sshqiptarët të sanksionohet mohimi i të drejtës për vetëvendosje gjoja në emër të angazhimit për mossndryshimin e kufinjve. Putin kërkon që Rusia të bëhet gjykatësi e xhandari suprem i zhvillimeve në Ballkan me nëshkrimin e vetë ballkanasve, duke përfshirë edhe shqiptarët që do të jenë të vetmit të humbur nga ?Doktrina Putin? e ?kufinjve të pandryshusshëm? ballkanikë. Kështu parimet e Helsinkit Rusia kërkon t?i shpërfytyrojë e t?i keqpërdorë për kolonizimin e mëtejshëm sllavo-grek të trojeve shqiptare. Ndërsa ?doktrina Putin? çon deri në absurditet ?shenjtërinë e pandryshueshmërinë kufinjve ballkanikë, Lordi britanik Ouen, njeriu që ka gisht në shpërytyrimin e hartës etnike e politike të Bosnjes del me propozimin për ? ndryshimin e kufinjëve? ballkanikë si e vetmja rrugë praktike për të krijuar stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan. Ouen praktikisht e paraqet si mallkim për Balkanin mosndryshimin e kufinjëve të tanishëm. Në gazetën ?Albania? të Tiranës më 23 qershor është botuar nën titullin ?Konferencë për të ndyshuar kufinjtë e Ballkanit? nëj intervsitë që Lordi Ouen i ka dhënë BBC. Në shpjegimet e tij Ouen ka pohuar se ?Kufinjtë e tanishëm që janë imponuar në Ballkan nuk ndihmojnë për një zgjidhje të përgjithëshme ballkanike. Tani ne duhet të jemi të përgatitur që të bisedojmë?. Ndonëse nxitje për këtë intervistë kanë shërbyer zhvillimet në Maqedoni , sidomos dështimi i orvatjeve për zgjidhje me bissedime, Lordi Ouen nuk guxon të përfshijë në idenë e tij për ndryshim kufinjsh edhe Maqedoninë, ? pasi kjo është shumë delikate?. Ai shprehet për Kosovën e pavarur që sipas tij ? do të ishte një ndryshim themeltar i harëts ballkanike?. Dëshira e tij është që Mali i Zi të qëndrojë brenda Jugosllavisë sepse shkëputja e tij do të ngrinte çështjen e daljes së Serbisë në det. Edhe për Bosnjen në këtë intervistë Ouen është shprehur në mënyrë shumë të tërthortë më fjalët : ?Po ashtu edhe popullsia myslimane në B-H duhet të jetë gati të tregohet elastike që të ndihmojë presidentin Koshtunica që t?i servirë Serbisë arsyet e lënies së Kosovës?. Këtë mjegullnajë të qëllimshme në parashtrimin e Ouenit e largojnë analistë të tjerë që kanë dalë me propozime të ngjashme para tij. Në studimin ?Rasti për pjesëtimin e Kosovës? ( ?Fitorja e kotë e NATO-s? Cato Institute, Uashington DC, 2000) profesori i Universitetit të Çikagos Mershaimer thotë hapur se NATO në kuadrin e ?pazarllëqeve të mëdha? duhet t?i ofrojë Serbisë bashkimin e pjesës serbe në Bosnje që Serbia të kënaqë objektivin e saj për Serbi të Madhe ( sipas tij duhet të marrë edhe një pjesë të Kosovës). Nga sa thuhet e shkruhet në të tilla nivele e nga sa bisedohet nëpër zyra të mbyllura kuptohet lehtë se me ?shenjtërinë?e kufinjve tallen. Vetëm shqiptarët ende jetojnë me tmerrin se mos akuzohen për sakrilegjin e shkeljes së tabusë së mosndryshimit të kufinjve. Por, edhe kur ndodh që Lordi Ouen të flasë për ndyshim kufinjsh kjo nuk është e mjaftueshme që ne të gëzohemi menjëherë, sepse ndryshimet e kufinjëve po kërkohen në një mënyrë që më shumë i dmëton shqiptarët, më shumë sanksionon padrejtësitë që janë bërë në kurriz të tyre, se sa po vë në vend të drejtat e shkelura. Kërkohet cvopëtim i ri i Kosovës, nuk bëhet fjalë për mbështetje të të drejtës së vetëvendosjes për shqiptarët në Maqedoni, Luginën ePreshevëvs. Gati injorohen shqiptarët në Mal të Zi. Dhe më e keqja është se sajohen situata që jo vetëm nuk venë në vendin e vet zgjidhjen e çështjes së Çamërisë por duket fshehin plane për të kënaqur orekset e njohura ekspansioniste të Greqisë. Kur është pyetur për çështjen (kombëtare) shqiptare, Ouen ka bërë tentativa që ta denatyrojë atë duke vënë shumë theksin në aspektin fetar, duke u nisur mga vlerësimi i tij ?shqiptarët janë myslimanë? dhe nga premisa ? nuk mund të mohohet ndarja fetare?. Në intervsitën e Ouenit gjejmë një mendim që fsheh edhe padrejtësi edhe rrezik : ?mua më duket se nëse Kosovës i jepet pavarësia, atëherë myslimanët në pjesë të tjera të Ballkanit, veçanërisht në Shqipëri, duhet të pranojnë shtërngime. Nuk ka dyshim që kufiri shqiptaro-grek duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë?. Për të zgjidhur çështjen e kufirit shqiptaro-grek ka dy mënyra : një të drejtë, duke kthyer në shtetin shqiptar trojet etnike shqiptare të pushtuara më 1912 dhe një pë padrejtë, duke kënaqur edhe më orekset ekspansioniste të Greqisë për troje të tjera shqiptare. Me ato që ka thënë Lordi Ouen duket ka parasysh zgjiodhjen dytë, jo vënien në rrugën e duhur të problemeve të trashëguara në Ballkan. Ai po hedh benzinë të re në zjarret e vjetra dhe si duket po keqpërdor përvojën negative e dëmprurëse që grumbulloi gjatë shërbimt të tij në Bosnje ku ka ndikuar që spastrimi etnik të çonte në krijimin e zonës së pastër serbe të gatëshme për ndarjen. Nuk është ëvshtirë të dallohet në fjalët e sipërcituara të Lordit Ouen fryma e kërkesave absurde që paraqet shovinizmi grek nëpërmjet propozimesh si ato të Nikolas Geixh për konferenca ballkanike ku të vendoset që të krishterët e Shqipërisë të trajtohen si shqiptarët e Kosovës. Pra teorinë e ndryshimit të kufinjëve në Ballkan Lordi Ouen duket se po e hedh tani kur shihet që nuk ka rrugë tjetër veç pavarësimit të Kosovës, Duket qëllimi që si kompensim për pavarësimine Kosovës të kënaqen sa më shumë ambiciet sllavo-greke në kurriz të shqiptarëve dhe boshnjakëve duke i lëshuar Serbisë më shumë se gjysmën e Bosnjes, që Greqisë t?i plotësohet ëndërrat pushtuese në Shqipërinë eJugut. Lordi Ouen po kërkon që Shqipërinë ta trajtojë njësoj si Bosnjen, pra si një rajon ku ka ballafaqime etnike e fetare. Është e ?çudishtme? se ndërsa në Maqedoni dallimet midis shqiptarëve dhe sllavishfolësve janë etnike, fetare, kombëtare, gjuhësore, sociale, Ouen nuk është i gatshëm të mbështesë ndarjen e vendossjen kufinjve të tjerë. Kurse në Shqipëri e nëkupton më lehtë këtë gjë për të shëprblyer Greqinë. Grekët do të përpiqen që të dalin më të zgjuarit nga të gjithë : nga zjarret e ndezura në Ballkan të piqen gështenjat e tyre, madje këto gështenja të nxirren nga zjarri me duart e të tjerëve dhe grekët t?i presin të qëruara e të ngohta drejt në gojë. Nga këto arsyetime del vetëvetiu se shqiptarët do të jenë shumë të këcënuar edhe nga tezat e teorizimet mbi ndryshuimet e kufinjve në Ballkan. Pra shqiptarët lundojnë si midis Shilës e Karibdës kur bëhet fjalë për mosdryshim ose ndryshin të kufinjëve ballkanikë. Gjatë intervistës së tij Lordi Ouen ka pohuar se këto gjëra i bisedon edhe me Henri Kisinxherin, madje nga një pyetje e intevistuesit rezulton se në fund të muajit mars për këto çështje mund të jetë bërë një mbledhje në SHBA. Lordi Ouen shpreh besim se administrata e tanishme e Bushit nuk do të mbajë qëndrime penguese si Europa dhe administrata e Klintonit për t?i trajtuar çështjet në këtë frymë. Lordo Ouen ka propozuar që këto probleme të zgjidhen në radhë të parë nga vetë ballkanasit dhe i ka ftuar SHBA të jenë më të pranishëm në Maqëdoni ?dhe të ndihmojnë në organizimin e një konference rajonale të popujve ballkanikë. Në njëfarë mënyrë do të ishte si një Kongres i Berlinit. Kongresi i Berlinit nuk ishte plotëissht i sukseshëm por kësaj radhe duhet që zgjidhja të vijë nga vetë Ballkani dhe të mos imponohet nga lart?. Në këtë propozim për një ?Kongres Berlini? ballkanik kemi provën se diplomacia ndërkombëtare vazhdon t?i vështrojë ende gjërat më syrin e ?realpolitikës? së fuqive të mëdha të shekullit XIX, se kanë qenë më shumë pallavra ato që kanë thënë deri tani demagogët e mashtruesit se jetojmë në epokën e re të Europës së bashkuar, se e kaluara është vetëm për histori, madje edhe nuk duhet mësuar bashkë me të këqija e saj por vetëm me atë që ?afron poujt e vendet?. Lordi Ouen na jep provën se janë mashtrime ato propagandat që na bëhen për të marrë shembull edhe në Ballkan vetën nga pajtimi franko-gjerman. Oueni është bërë në njëfarë mënyre mbështeës i tezave greko-serbe ?Ballkani për ballkanasit? përderisa propozon një ?revizionim ballknaik të ? Kongresit të Berlinit që të kënaqë ambiciet megailiideiste greke, erbomëdha e bulgaromëdha dhe në vend të raporteve kombëtare në Ballkan të vihen në rrafshin kryesor raporetet midis feve, si në kohën e shkatërrimit të Perndosrisë Osmane. Ouen përpiqet të boshnjakëzojë Ballkanin e Jugut. Në librin ?Diplomacia? (f 155 botim anglisht) të Henri Kisinxherit shkruhet ? Funksioni kryesor i Kongresit të Berlinit ishte t?i jepej bekimi i Europës asaj që ishte vendosur tashmë në bisedimet ( paraprake midis Angkisëe Rusisë). Nëse kërkohet një ?Kongres Berlini? ballkanik midis kujt janë bërë ose mund të bëhen bisedimet paraprake për të vendosur gjërat?! Sipas përvojës kuptohet se nga ballkanikët do të jenë Serbia dhe Greqia. Kurse nga fuqitë e mëdha duhet të jenë SHBA e Rusia. Po rolin e ?sekserit të ndershëm? që në Kongresin e Berlinit më 1878 e luajti Bismarku kush do ta marrë përsipër këtë radhë Gjermania, Franca apo Britania e Madhe; apo të tria sëbashku që të rrisin rolin e tyre në ballafaqim me SHBA nga njëra anë e Rusinë nga tjetër! Gjatë luftimeve në Kosovë pamë se këtë rol më shumë e parapëlqyen haptaz Gjermania dhe Italia, kurse më në hije Franca. Anglia ishte pranë SHBA. Ndoshta idetë e Ouenit nuk pasqyrojnë aq shumë një rrymë të kristalizuar në politikën britanike. Urojmë të jetë kështu. Urojmë që SHBA të mos vihen në çështjen shqiptare në pozitën që zuri diplomacia angleze në pazaret me Rusinë në kohën e Kongresit të Berlinit. Kisinxher shkruan se ?As Bismarku, as Disraeli nuk kishin simpati për sllavët e Ballkanit që i shikonin si ngatërrestarë kronikë e të dhunshëm? ( f.155). Ndoshta edhe ky fakt ka ndikuar që gjithsesi shqiptarët u ndanë pa shumë dëme të mëdha, sidomos në pjesën jugore të trojeve shqiptare, në kohën e Kongresit të Berlinit në vitin 1878. Tani diplomacia ndërkombëtare ka shumë më tepër prova se është ashtu siç e mendonin Bismarku e Disraeli për sllavët e Ballkanit. Madje provën më të mirë të kësaj gjëje e ka dhënë vetë diplomacia ndërkombëtare kur vendosi të ndrërhyjë ushtarakisht në Bosnje e Kosovë. Por për fat të keq në gjirin e kësaj diplomacie ndërkombëtare ka ende shumë rryma të kundërta, midis shteteve e brenda të njëjtit shtet. Kisinxher shkruan ? Për Disraelin problem strategjik ishte në Kongres ( të Berlinit) të largonte sa më shumë nga Anglia zemërimet e Rusisë për atë që ishte detyruar të hiqte dorë nga disa përfitime ( të luftës kundër osmanëve)?. Mos vallë tani edhe presidenti i SHBA ka një hall të ngjashën që të largojë sa më shumë nga SHBA zemërimet e Rusisë për disfatat që pësoi politika e saj në Ballkan nga ndërhyrja e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999?. Qysh gjatë luftës në Kosovë dhe më pas mbi politikën e diplomacinë amerikane janë bërë shumë presione me argumentin se ka fyer shumë rëndë Rusinë, ka prishur ekulibrat botërorë, ka shtuar shqetësimin tek Rusia, Kina e miqtë e tyre që mund të bashkohen kundër Amerikës. Janë bërë edhe shumë veprimtari politike diplomatike e ushtarake në botë për ta ushqyer këtë lloj presioni mbi politikën amerikane. Rusët e kinezët kanë krijuar edhe baza aleancash midis tyre e me të tjerë. Ted Galen Karpenter, botuesi i përmbledhje së Cato Institute :? Fitorja e kotë e NATO-s? i ka kushtuar një analizë të posaçme në këtë botim problemit të ?Dëmtimit të marrëdhënieve me Kinën eRusinë?. Sipas tij ? një nga rrjedhojat më shqetësuese të luftës në Ballkan ishte dëmtimi i dukshëm i marrëdhënieve midis SHBA dhe dy fuqive më të mëdha në sistemin ndërkombëtar, Rusisë e Reopublikës Popullore të Kinës? (f.77). Për t?i bërë më tronditës arsyetimt etij Karpenter ka cituar thënien e dëshpëruar të një intelektuali liberal rus se : ? Perëndimi po e trajton Rusinë si pampersa. Na përdorni për nevojat tuaja të fëlliqura dhe na flakni tutje?. (F.80). Karpenterit i vjen keq që ?Moska nuk kishte çfarë të bënte dhe në Kosovë u kënaq me thërrimet që i lanë?. Perëndimi nuk mund të lejonte zonë ruse, sepse kjo do të ishte ndarje të Kosovës si në rastin e Gjermanisë. Vlerësimet në këtë frymë me siguri kanë patur ndikimin e tyre që Rusia pas zgjedhjes së Putinit president të kërkojë me këmbëngulje revansh politik e diplomatik në Ballkan. Këtë e pamë me lëshimet e furishme që filloi t?i bëjë diplomacia perëndimore ?Serbisë së demokratizuar? pas zëvendësimit të Milosheviçit me Koshtunicën. Këtë e shohinm në kurajon e madhe që boshti sllavo-ortodoks po i jep politikës bullgaromadhe dhe metodave të luftës milosheviçiane të ushtrisë së Shkupit kundër shqiptarëve në Maqedoni. Këtë e shohim edhe në qëndrimet e padrejta e të paarsyesshme që mban diplomacia perëndimore ndaj UÇK-së e çështjes shqiptare në Maqedoni. Pra, është me vend të bëhet pyetja : a do të përcaktohen qëndrimet e Perëndimit për Ballkanin e çështjen shqiptare më shumë nga dëshira për t?i zbutur inatin Rusisë?! Në kohën para përgatitjes s takimit Bush-Putin Rusia shprehu urretje të madhe agresive kundër shqiptarëve. Edhe pas takimit kështu po vazhdon. Dihet se takime të kësaj natyre krijojnë terren për zhvillime që lënë gjurmë për shumë kohë. Jalta (Ruzvelt-Stalin), Viena (Kenedi-Hrushov) Malta, Reikjaviku e shumë takime të tjera kanë qenë me rrjedhoja të gjata. Edhe tani duhet të shqetësohemi se realpolitika e të mëdhenjve mund të rëndojë mbi kurrizn tonë. Por nga kjo nuk shpëtohet duke shtruar edhe më shumë kurrizin. Ne shqiptarët mund të vazhdojmë të betohemi se jemi për mosndryshim kufnjsh dhe të bëjmë çdo gjë që na kërkohet për të bindur të tjerët se këtë e kemi seriozisht jo për mashtrim. Por sikurse shihet nga studimet që bëhen nëpë institucione studimore të huaja, nga deklaratat e politikanëve të huaj janë të tjerët tani që po i shtrojnë problemet e ndryshimit të kufinjnve në Ballkan. Pra duam apo nuk duam do të jemi të detyruar të përfshihemi në të tilla diskutime e mbase jo vetëm në diskutime por edhe në ndeshje të ashpra deri me armë. Kur iluzioneve u vjen fundi edhe iluzionistët do t?i nështrohen realitetit. Kisinxher në ?Diplomacia? (f.100) ka cituar fjalëte Palmerstonit : ? Rusia zbatonte një sistem të agresionit të përgjithshëm, në të gjitha anët, pjesërisht për shkak të karakterit të perndorit të saj (Nikollait) pjesërisht për shkak të sistemit të saj të qeverisjes?. Këto fjalë vlejnë edhe për tani. Rusia po shfaq prirjet tradicionale për sjellje agresive e kërcënime pjesërisht për shkak të politikës së së njohur qysh nga viti 1750 drejt dominimit në Europës, pjesërisht edhe për natyrën e politikës personale të presidentit të saj të tanishëm, i cili është veçanërisht armiqësor ndaj shqiptarëve. Presidenti Putin është një ripërtëritje e dukurisë Brezhnjev pas rrëzimit të Hrushovit në vitin 1964. Hrushovi shënoi një epokë zbutjeje , më liberale më shpresëdhënëse në politikën shumë agresive të BS. Kurse Brezhnjevi që e zëvendësoi ktheu timonin përsëri në drejtim të stalinizmit. Pas perestrojkës së Gorbaçovit dhe qëndrimeve disi liberale të Jelcinit presidenti i ri rus, Putin, mishëron një stil dhe ambicje politike më tradicionale ruso-sovjetike. Perëndimi duket do t?i bëjë lëshime. Këtë po e dëshmon lufta në Maqedoni ku mbi shqiptarët janë lëshuar përveç sllavo-maqedonëve edhe serbët, rusët, ukrainasit, bjellorussët, grekët. Avionët rusë të prodhuar për luftë speciale në Afganistan përdoren tani kundër shqiptarëve në Maqedoni. Perëndimi duhet po ia plotëson dëshirën Rusisë që t?i japë shans të rivendosë autoritetin si spuerfuqi ushtarake në Ballkan. Ishte vërtetë mjerim politik ai qëndrimi që mbajti sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Robertson, në një emision në kanalin televiziv amerikan CNN kur tërë fajet i hodhi mbi shqiptarët në Maqedoni dhe mbi UÇK-në që i dashkan të drejtat t?u plotësohen brenda natës dhe po shkatërruakan një shtet demokratik si Maqedonia. Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Maqedonia qenka shtet demokratik meqenëse shqiptarët kanë patur përfaqësuesit e tyre në parlament dhe kjo mjaftuaka për t?i quajtur të drejtat e shqiptarëve të mbrojtura. Sa larg janë arsyetimet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s nga ato që ka bërë dikur politikani francez Alen Peirefit kur ka shtjelluar temën e paqes botërore nëpërmjet ndërvarësisë së shteteve :? Këtë doktrinë mund ta quajmë eukumenizëm nacional...nuk mund të ketë rend ndërkombëtar të qëndrueshëm nëse një kob është satelit i tjetrit; nëse secili nuk bëhet zot i fatit të vet që të zgjedhë vetë rrugët që duhet të ndjekë, nëse i refuzohet e drejta absolute për të patur identitetin e vet, kulturën e vet, të afirmojë përgjegjësinë dhe pavarësinë e vet?. ( ?Lë mal français? v.II, f.900). Shqiptarëve ka kohë që ua mohojnë të gjitha këto. Shqiptarët në Maqedoni rrëmbyen armët vetëm pas 10 vite sjelljeje brutale, mospërfillëse nga ?Maqedonia demokratike?, e cila para botës perëndimore këtë titull e siguroi në sajë të durimit të madh që treguan shqiptarët, të cilët jo vetëm u mashtruan por tani masakrohen nga një alenacë e fuqishme ushtarake sllavo-ortodokse sipas direktivave politike të Moskës. Sllavo-grekët kufinjt në Ballkan duan t?i mbajnë ose t?i ndyshojnë me anë të forcës vetëm sipas vizatimeve që bëjnë në hartat e tyre. Prandaj Ballknai është gjakosur e do të gjakoset edhe më. ?Kongreset e rinj të Berlinit? mund të rezultojnë edhe më të rrezikshëm për shqiptarët se ai i vitit 1878. 25.06.2001 Abdi Baleta __________________________________________________ Do You Yahoo!? Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around http://mail.yahoo.com Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar... Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx Per ta lene listen e-mailo: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx ================================================================== Yahoo! Groups Links <*> To visit your group on the web, go to: http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/ <*> To unsubscribe from this group, send an email to: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx <*> Your use of Yahoo! Groups is subject to: http://docs.yahoo.com/info/terms/ |
|
| <Prev in Thread] | Current Thread | [Next in Thread> |
|---|---|---|
| Previous by Date: | RIMEKEMBJA 21/ 03/ 2006 ( i ): 00007, Olsi |
|---|---|
| Next by Date: | Artisti nga Kosova terheq vemendjen e njujorkasve: 00007, BeqirS |
| Previous by Thread: | RIMEKEMBJA 21/ 03/ 2006 ( i )i: 00007, Olsi |
| Next by Thread: | Artisti nga Kosova terheq vemendjen e njujorkasve: 00007, BeqirS |
| Indexes: | [Date] [Thread] [Top] [All Lists] |
| News | FAQ | advertise |