|
|
Subject: Rollie Keith deputeti kanades jep doreheqjen - msg#00158
List: politics.region.albania.shqiperia
Nje deputet i parlamentit te Kanadas jep doreheqejen pasi mbrojti si filo - serb, kryekriminelin Millosheviq
nga BEQIR SINA, Nju Jork
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
VANCOUVER â British Columbia (CA) : Gjeneral - Major ne pension, Lewis MacKenzie, tha pas ngjarjes, se Partia e Re Demokrate(NPD) kanadeze, sipas tij po bene gabim ne se e ka detyruar me force, kandidatin e saj te jap doreheqjen me shkas te dhenjes se opinionit te tij per ish- presidentin serb Sllobodan Millosheviq - mbi luften ne Kosove.
Millosheviqi eshte tash i burgosur dhe po gjykohet si kriminel lufte.
Ish kandidati i distriktit Chilliwack-Kent, ne kantonin British Columbia, ne Kanada nga Partia e Re Demokrate kanadeze, Rollie Keith, qe edhe ka sherbyer ne kuadrin e forcave paqeruajtese ne Kosove - ka deshmuar para disa javeve ne Gjykaten e Krimeve te Luftes ne ish Jugosllavi "ICTY" ne Hage, duke thene se ai nuk sheh ndonje evidenc qe e implikon kryekriminelin serb Millosheviq, ne krime kundra njerezimit - gjenocid.

Former NDP candidate Rollie Keith
Mirpo, kjo deshmi nuk ka kaluar ne heshtje pasi ajo ka irrituar tejet mase dhe e ka ngrtitur lart shqetesimin nepermejt medies tek opinioni dhe politika aktuale kanadeze. Pasi ky opinion bie ndesh edhe me vete qendrimin dhe politiken zyrtare te ketij vendi ne kete Ãeshtje. Kanadaja, dihet qe vazhdimisht dhe ne mynere te riperseritur, luften ne Kosove, e ka quajtur pa asnje medyshje nje lufte te drejte, e cila shpetoj nje popull te tere nga shfarrosja e nje kryekrimineli nderkombetar qe tani ndodhet edhe per gjykim per ato cka bere.
Nderkaq, i kyÃur ne Ãmendurine e tij si nje "miop" Kandidati i distriktit Chilliwack-Kent, ne kantonin British Columbia, nga Partia e Re Demokrate kanadeze, Rollie Keith, i shtyre nga presioni gjithenje e me i madh i opininonit kanadez, te premten e javes se kaluar, ka pranuar zyrtarisht doreheqjen.
MacKenzie, i cili sherbeu vete si komandante i trupave kanadeze ne misionin e tyre paqeruajtes ne Kosove , thote per ish kandidatin Rollie Keith, se ai po jep doreheqjen pasi sipas tij, na paskerka thene nje te "vertete"!!!. Ky duet skizofrenik, duke shfaqur mendimet e tyre filo serbe dhe te nje te Ãmenduri klasik, vazhdojn te pohojn andej e kendej, se te gjitha ato Ãka thuhen per serbet jane "propogande" dhe se shume njerez i besojne ato.
Keshtu qe, pa asnje shpres dhe rruge tjeter i detyruar Kandidati i distriktit Chilliwack-Kent, ne kantonin British Columbia, nga Partia e Re Demokrate kanadeze, Rollie Keith, ka pranuar me ne fund se ka dhene doreheqjen mbasi partia e tij eshte e gateshme te marre persiper edhe pergjegjesine e kesaj fushate elektorale.
Disa fakte zyrtare nga gjenocidi ne Kosove
Simbas te dhenave qe mund te siguroje komuniteti nderkombetar, athere mbi 800,000 shqiptar autokton te Kosoves mbas 24 Marsit 1999 u perzune, u debuan me force dhe dhune te eger nga policia, ushtria dhe paramilitaret serb. Pjesa tjeter qe mbeti ne Kosove, u detyrua te strehohet ne male dhe ne vende te fshehta nga frika presekutimit dhe e shfarrosjes.
Organizata nderkombetare UNHCR besonte at'here se rreth 30,000 civil serb u dislokuan ne Kosove si ushtarak, numeri i tyre erdhi gjithnje duke u rritur.
Numeri i te vrareve dhe te zhdukurve edhe sot e kesaj dite ka qene i pamunudur qe te indetifikofet zyrtarisht nga burime te pavarura - pasi shume prej te vrareve duke ju zhdukur indetitetin i kane djegur dhe varrosur ne varre masive ende te pa zbuluara..
NATO, ka thene se gjate luftes, te vrare dhe te humbur mund te ishin ne Kosove 225,000 njerez, meshkuj e femra per te cilet nuk dihej asgje mbi fatin e tyre. Nga keta rezultojne tani te sigurte mbi 10,000 vete qe jane pushkatuar ne menyren me barbare. NATO, ka thene gjithashtu se ka dokumnta qe provojne se ne territorin e Serbise dhe ne Kosove gjenden rreth 10 varreza masive.
Autoritetet nderkombetare kane shprehur gatishmerine e tyre per te zbardhur fatin e gati 3,000 personave te cilet akoma jane te zhdukur. Ky eshte vetem nje fakt qe mund te argumentoj Ãmendurine kanibaliste te dekleratave te papergjegjshme te ish deputetit kanadez
Kosova gjashte vjete pas kesaj lufte
Lufta ne Kosove eshte lufta 78 ditore kur shqiptaret falenderojne bashkesine nderkombetare dhe ne veÃanti SHBA-s, dhe NATO-n per Ãlirimin e vendit nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit. Sulmet ajrore kunder objektivave serbe, sià dihet tashme filluan pas deshtimit te perpjekjeve diplomatike me Sllobodan Millosheviq, per zgjidhjen e problemit te Kosoves.
U deshen, pra 78 dite bombardime te aeroplaneve ushtarake te NATO-s dhe SHBA-s, qe presidenti i atehershem serb Millosheviq, sot i burgosuri i Hages per krime kundra njerezimit te nenshkruante largimin e forcave te tij nga Kosova dhe hyrjen e forcave paqeruajtese te NATO-s.
Presidenti i Kosoves dr Ibrahim Rugova, ka thene se dita e fillimit te fushates te sulmeve ajrore ka hyre ne historine me te re te Kosoves si dite e agimit te lirise per te gjithe, kurse ne historine boterore ka hyre si dite per mbrojtjen e nje populli dhe per shpetimin e tij nga e keqja.
Ai ka vleresuar se pas gjashte vjetesh Kosova ka arritur perparime ne te gjitha fushat.Keshtu mendojne edhe shumica shqiptare ne Kosove ne gjashtevjetorin e sulmeve ajrore te NATO-s.
Ne Kosove aktualisht ndodhen rreth 18 mije ushtare te Aleances Veritanike te koduar me emrin KFOR. Zyrtare te larte te NATO-s kane pohuar se deri ne zgjidhjen e statusit te Kosoves do te mbahet numri i njejte i ushtareve.
Bodies of 45 ethnic Albanians lie in a mosque in the village of Racak, some 25 kilometers (15 miles) south of Pristina, Sunday Jan. 17, 1999. Fighting erupted Sunday near this southern Kosovo village where the 45 ethnic Albanians were massacred, sending terrified civilians and international monitors fleeing to safety. (AP Photo/Visar Kryeziu)
![]()
Fakte qà flasin haptas dhe deshmojne mbi djegien e trupave te shqiptareve te Kosoves ne fabriken âMaÃkaticaâ ne Surdulice gjate kohes se bombardimeve te NATO-s.
![]() Shifra zyrtare nga lufta :
![]()
Fillojne hetimet per rastin e MaÃkatices
Was this page helpful?
Thread at a glance:
Previous Message by Date:
click to view message preview
RE: 26
Keti
Thirrjes tende i bashkohem dhe une. Nderkohe personalisht, qe para se ta hap email bej seleksionimin dhe i dergoj direkt ne kosh para se ti hap. PSH. e di qe Nelku eshte i semure mendor dhe sjell vetem idiotesira ne kete liste, ne kete menyre une bej "check" te gjitha postimet e tij e perfundojne ne kosh. E lista e emrave qe bej "delete" eshte e gjate. Ditet e fundit ne te jane shtuar dhe Kasemi dhe Ibrahimi.
Have a nice day
GonKeti Spahiu <Spahiu@xxxxxxxxxxx> wrote:
Lista Shqiperia ka qellime kombtare, jo fetare - mos i ngaterroni temat e diskutimit, perdorini grup-listat per temat qe i perkasin...
Ju faleminderit!
Keti
Keti Spahiu
"Te fluturoj dua drejt hapesirave hyjnore, por ah kembet se c'me ngaterrohen ne hijet tokesore." Necip Fazil, '82----Original Message Follows---- From: ekasemi <ekasemi@xxxxxxxxx> Reply-To: shqiperia@xxxxxxxxxxxxxxx To: alb-muslimsisters@xxxxxxxxxxx, alb-muslimstudents@xxxxxxxxxxx, shqiperia@xxxxxxxxxxxxxxx Subject: [shqiperia] 26 Date: Fri, 29 Apr 2005 07:22:49 -0700 (PDT) Allahu i Madhëruar thotë: ?...Nëse dikush vret dikë, që s?ka vrarë askënd ose qe nuk ka bërë në tokë trazira, eshte si te kete vrarë tërë njerëzinë, dhe kush bëhet shkaktar qe dikush të jetoje, eshte sikur ti kete dhene jete tere njerezimit?. (el-Maide, 32) þTransmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qofte i kenaqur prej tij) se ka thënë: ?Pejg
amberi (alejhi selam) puthi Hasanin, të birin e Aliut nderkohe qe tek ai ishte ibn Habis, i cili u
cudit dhe tha: ?Unë kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre nuk e kam puthur?. I Dërguari i Allahut (alejhi selam) e shikoi dhe tha: ?Kush buk meshiron nuk do te meshirohet (nga Allahu)?. (Muttefekun alejhi) Nga Ebu Hurejre (Allahu qofte i kenaqur prej tij) transmetohet se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: ?Nëse ndonjëri prej jush u prin besimtareve në namaz, le të lehtësojë, sepse në mesin e tyre mund te kete të dobët, të sëmurë dhe pleq, e kur të falet vetëm, atëherë le ta zgjasë sa të dojë?. (Muttefekun alejhi) Nga Enesi (Allahu qofte i kenaqur prej tij) transmetohet se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: ?Askush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë derisa të dëshirojë për vëllain e tij atë që dëshiron për vetveten?. (Muttefekun alejhi) Pema më e ëmbël eshtë ajo që vjel me duart e tua... --------------------------------- Do you Yahoo!? Yahoo! Small Business - Try our
new resources site! Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative
Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxxPer ta lene listen e-mailo: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx==================================================================
Do you Yahoo!?
Yahoo! Small Business - Try our new resources site!
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
==================================================================
Next Message by Date:
click to view message preview
RIMEKEMBJA 26/ 04/ 2005 [ ii ]
ZHVILLOHET “AMERIKANÇE” KUVENDI I DËSHTIMEVE
TË PD-SË
KUVENDI I VII, NJË MITING MË SHUMË NË RITUALIN BERISHIAN
REGJIA DHE DEKORI I RI “AMERIKAN” NUK I
NDRYSHUAN LITURGJINË DHE MENTALITETIN E VJETËRUAR BERISHIAN
NGRIHET “KULTI I THEMELUESVE” TË DËSHTUAR SI
PIEDESTAL PËR KULTIN NË RRËNIM TË BERISHËS
ZHURMA PESËVJEÇARE PËR “FILLIMIN E RI” MBYLLET
ME PESË RIKTHIME TË PËRJASHTUARISH E TË LARGUARISH NË PARTI
“KOHA PËR NDRYSHIM”, PARRULLË PA PËRMBAJTJE
KUR DIHET NDRYSHIMI
RAPORTI I PERSONALIZUAR I BERISHËS SI TESTAMENTI POLITIK I
ENVERIT
“POLITIKA E KONCERTEVE” ËSHTË TALLJE ME
SHQIPTARËT
Përfundoi edhe një kongres partiak rutinor, Kuvendi i VIII
i PD-së, që dihej me kohë se do të kishte vetëm vlera
ceremoniale dhe burokratike-statutore, jo vlera të
mirëfillta politike, edhe pse koha dhe ngjarjet kërkojnë
politikë, jo ceremoni dhe kur në kushtet e Shqipërisë
organizimi i “koncerteve politike” tingëllon si
tallje cinike me shqiptarët. Ka kohë që nga kuvendet
periodike të PD-së nuk pritet ndonjë zhvillim politik me
peshë e rëndësi për ecurinë e zhvillimeve në vend, sepse
këto kuvende janë kthyer në një ritual propagande të
dominuar nga e njëjta demagogji berishiane.
Kuvendi i tanishëm i PD-së punimet i zhvilloi nën parrullën
abstrakte “Është koha për ndryshim”, parullë që
mbetet një fjali boshe përderisa nuk tregohet qartë se për
çfarë ndryshimesh është fjala, cilat janë ndryshimet që i
duhen vendit dhe sidomos si do të arrihen ato në politikën
e brendëshme e të jashtëme. Ato ndryshime me fjalë të
rrumbullakosura që premton PD-ja i premtojnë edhe PS-ja,
LSI-ja, madje dhe parti të tjera që nuk kanë as takatin e
mizës politike në Shqipëri.
Kuvendit të PD-së iu bë një “makiazh
ceremonial” nga specialistë amerikanë që PD-ja i ka
sjellë që t’i organizojnë një fushatë zgjedhore
tërheqëse. Por ky makiazh më shumë nxirrte në pah anën
groteske të realitetit politik shqiptar se zbuste ndjesitë
e nervat e acaruara të njerëzve. Makiazhi politik dhe
dekori skenografik i “markës amerikane” bëri që
të stononte edhe më shumë liturgjia e njohur partiake dhe
demagogjia bajate politike e Berishës që ua ka sjellë në
majë të hundës për shumë vite me radhë shumë shqiptarëve.
Fjalimet përshëndetëse dhe inkurajuese të miqëve nga jashtë
nuk mund të dilnin jashtë atij ceremonialit të bezdisëshëm
dhe nuk i shtonin asgjë atmosferës falso të Kuvendit. Një
mik austriak i Berishës madje u tregua mjaft i pakujdesshëm
kur kujtoi në Kuvend parrullën berishiane të vitit 1996
“Me ne fitojnë të gjithë”. Austriaku si duket
ende nuk e kishte marrë vesh se në vitin1997 në Shqipëri
ndodhën ngjarjet tragjike që përbysën pushtetin e Berishës
dhe premtimet politike PD-së “me ne fitojnë të
gjithë” u kthyen në realitetin e hidhur të humbjeve
katastrofike për të gjithë shqiptarët.
Nuk mund të quhet si “ndryshim që i duhet
Shqipërisë” shpërthimi në Kuvend i pasionit të
shfrenuar të Berishës për t’u brë kryeministër.
Britmat “amin o Sali” të turmës së fanatizuar e
të karrieristëve që mbështesnin këtë pasion, në sallën e
“Pallatit të Kongreseve” nuk mund të merren si
shenjë e mirë për ndryshime fatlume, sepse këto e kthenin
forumin më të lartë partiak në miting rrugësh të futur në
sallë. Kuvendi i PD për pretendimet që shpalos kjo parti
nuk duhej të ishte as koncert politik, as ekspozitë e
skenografisë amerikane, por një mbledhje serioze pune, me
debate, me rrahje mendimesh. Berishën, Topallin, Boden,
Topin njerëzit i kanë dëgjuar deri në mërzi duke mbajtur
fjalime me parrulla nëpër mitingje, apo paraqitje
televizive. Nuk mund të quhet ndryshim për mbarë dhe
garanci për ndryshimet që kërkon koha as reklama që u bëri
Berisha në Kuvend atyre pak kokrrave të të përjashtuarve
dhe të larguarve nga PD-ja që janë rikthyer në këtë parti
si triumfatorë e shpëtimtarë. Rikthimi i këtyre pak
elementëve që i kanë shkaktuar dëme e gjëma të mëdha
demokracisë e Shqipërisë për 15 vite me radhë nuk duhej të
kalonte në Kuvendin e PD-së si ndodhi pa shqetësim, njësoj
si prania e anëtarëve të KOP-it. Delegatët e Kuvendit e
kishin për detyrë politike, për borxh morali politik ndaj
elektoratit të PD-së, ndaj gjithë shqiptarëve të sqaronin
këtë zhvillim në PD që duket qartë se e ka imponuar Sali
Berisha, pasi forca të jashtëme e kanë kushtëzuar
mbështetjen e tyre për ambiciet e Berishës me pranimin e
Pashkos, Imamit, Zogajt, Rulit në krye të PD-së. Berisha ia
imponoi Kuvendit qëndrimin e tij duke bërë disa gjeste
teatrale të shpëlara për ta paraqitur këtë zhvillim si një
mrekulli që po ndodhte në PD.
Kjo ishte dhe skena më e pështirë që vulosi faktin se
Kuvendi VIII i PD-së është kuvendi i ndërthurjes së
dështimeve të vjetra e të reja. Pranimi nga Kuvendi i PD-së
i rikthimit në krye të partisë i Pashkos, Imamit e shokëve
të tyre dëshmon se PD-ja fshiu nga analet e saj pikërisht
ato qëndrime të drejta që ishin mbajtur për të nxjerrë
partinë nga kthetrat e politikës ramiziane para13 vitesh.
Kuvendi i VIII i PD-së është Kuvendi i majtizimit të
mëtejshëm të kësaj partie, është Kuvendi i hapjes edhe më
të dyerve të PD-së për ndikimet grekofile, është Kuvendi i
përdhosjes së mëtejshme të tërë politikës shqiptare, sepse
tani e tutje PD-ja do të zhytet edhe më në batakun e
bashkëpunimt të klaneve mafioze politike e ekonomike të të
gjithë krahëve politikë në Shqipëri që filluan
bashkëveprimin qysh në vitin 1991 me “qeverinë e
stabilitetit” në të cilën PD-në e përfaqësonin
Pashko, Ruli, Zogaj. Zogaj, Imami, Pashko u bënë dhe
pushtetarë socialistë pas vitit 1997.
Tani është bërë dhe më e qartë se lufta midis forcave
politike shqiptare që pretendojnë të kapin pushtetin në
zgjedhjet e ardhëshme është një luftë midis klaneve të
vjetra komuniste labo-gjirokastrite që zhvillohet prej
dekadash në Shqipëri. Tani ka dalë më në pah se kurrë se
forcat politike që po kacafyten për pushtet PS, LSI, PD,
PSD, PDS, PAD, PR janë përfaqësues të klaneve Hoxha,
Shehu, Kapo. Përçarja në PS ishte rezultat i luftë së
këtyre klaneve. Rikthimi i Pashkos dhe shokëve të tij në PD
është veprim i llogaritur për rirreshtim forcash në luftën
midis këtyre klaneve. Politikae Ramiz Alisë vazhdon të
ndikojë në të gjithë këto formacione. Politikat dhe
agjenturat e huaja ashtu si në fillimet e demokracisë në
Shqipëri nxisin e mbështesin klientelizmin e tyre. Partitë
politike të Shqipërisë që paraqiten si pretendentët
kryesore për pushtet janë pozicionuar tani ndaj kampeve
politike në Greqi njësoj si partitë shqiptare në Maqedoni
ndaj kampeve politike sllavomaqedonase.
Berisha e Pashko mburren se do ta nisin sërish bashkërisht
punën aty ku e lanë kur u ndanë. Po ku e lanë?
Bashkëpunimi i tyre mori të çara dhe u ndërpre në kohën kur
PD-ja erdhi në pushtet në vitin 1992, ngaqë nuk u morën dot
vesh si të ndanin pushtetin. Po tani a janë marrë vesh se
si do ta ndajnë pushtetin në rast se fiton PD-ja? Berisha
me vrullin e tij politik karakteristik sie ka përshkruar
hokatari i politikës Namik Hoti, është lëshuar drejt
kolltukut të kryeministrit. Po Pashko me çfarë do të
kënaqet? Apo Berisha në fund “për hir të
atdheut” dhe të këshillave të miqëve nga jashtë do të
bëjë një “sakrificë” dhe postin e kryeministrit
do t’ia lërë Pashkos, meqenëse ia hoqi në vitin 1992,
ndërsa vetë Saliu do të komandojë nga posti i kryetarit të
partisë?. Greqia kështu do të mbetej më e kënaqur. Po
Imamit a ia kanë premtuar pa hile kësaj radhe postin e
kryetarit të parlamentit, që ia hoqën nga duart në vitin
1992 për t’ia dhënë Arbnorit? Ardhjae Imamit në këtë
post sigurisht do të kënaqte Greqinë e Serbinë njëherësh.
Po a do të pajtohej me kënaqësi vallë me këtë Jozefina
Topalli? A nuk do të mbeteshin të pakënaqur miqtë e saj dhe
të demokristianëve në Itali?
Me Rulin e Zogajn puna është më e lehtë se vende ministrash
janë disa dhe ata nuk do të mbeteshin të pakënaqur të
rimerrnin ato poste që kishin në qeverinë e stabilitetit,
ministër financash e ministër kulture. Edhe Rexhep Uka, i
rikthyeri pa zhurmë e pa bujë, tani që Berisha e
rikonfrmoi vendimin për të mbajtur në fuqi Ligjin 7501 për
tokën e zgjidh lehtë problemin e postit se bujqësia është
specialitet i tij. Ndërsa Bamir Topi mund të synojë diçka
më shumë, si zëvendës i Berishës ose Pashkos kryeministër.
Aleksandër Meksi duket e ka nuhatur se mund t’i thonë
që ai e ka ngrënë në vitet 1992-97 racionin e tij të
tagjisë pushtetore si kryeministër dhe është vështirë të
gjendet për të një post i lartë. Prandaj Meksi sillet si
dhija e zgjebosur me bishtin përpjetë dhe nuk
“begenis” të rikthehet haptazi në PD edhe pse
zyrtarisht është anëtar i përjetshëm i këshillit të saj
kombëtar.
Ndarjen e posteve të pushtetit Berisha me Pashkon mund ta
rinisin lehtë aty ku e lanë. Por nuk e kanë të lehtë të
vazhdojnë më tej atë që Berisha në Kuvend e quajti
“revolucion paqësor” të ndërprerë. Sëpari ky
“revolucion” nuk ishte aq paqësor sa ia ka
qejfi Berishës ta cilësojë. Nuk ishin të gjitha zhvillime
paqësore ato që ndodhën në fund të vitit 1990 e muajt e
parë të vitit 1991 deri kur u zhvilluan zgjedhjet e para më
31 mars të atij viti. Nuk ishte zhvillim paqësor grushti i
dështuar i shtetit në shkurti 1991 pas rrëzimit të
monumentit të Enverit. Nuk ishte aspak revolucion paqësor
masakra në Shkodër më 2 prill 1991 kur u vranë Arben Broci
e tre shokët e tij dhe u plagosën me dhjetra demokratë
shkodranë. Ka pasur edhe shumë viktima të tjera nëpër
Shqipëri. Nuk ishin zhvillime paqësore eksodet masive të
shqiptarëve drejt brigjeve italiane duke u kacavjerrë nëpër
litarë anijesh. Ka bërë ndonjë verifikim Sali Berisha se sa
ka qenë numri i viktimave shqiptare? Sa njerëz humbi
Shqipëria, të vdekur e të gjallë, nga ky “revolucion
paqësor”? Po ato vrasjet në prag të krijimit të PD-së
“revolucion paqësor” i quan Berisha?! Po
ngjarjet e dhunshme të 14 shtatorit 1998? Mos vallë Berisha
e Pashko për ambicjet e tyre pushtetore janë gati të quajnë
“vazhdim të revolucionit paqësor” krijimin e
kushteve për një përsëritje aventureske të ngjarjeve të
tilla?
Si do ta quajë tani Berisha kur ka në krah Imamin
“revolucionin e vonuar demokratik “ të vitit
1997? Si e quan Berisha përqafimin politik të tij me Imamin
e shokët e tij mocionistë-padistë që u aktivizuan në
rebelimin e armatosur të vitit 1997 “frymëmarrje në
punën e lodhëshme të revolucionit paqësor”? Mos vallë
Berisha këtë përqafim politik me Imamin e quan një
“amnisti partiake” si vazhdim i asaj
”amnistisë pushtetore” që dekretoi në vitin
1997 që të shpëtonte kriminelët nga ndëshkimi në këmbin të
qetësisë për të vazhduar angazhimin e tij politik?.
Kur Pashko mburret se do të vazhdojë punën që iu ndërpre
kur e dëbuan nga PD-ja do të thotë se ai është i gatshëm
për ndonjë “terapi të re shoku” në ekonominë
shqiptare, për rikthim në ndonjë “nivel të ri
zero” të zhvillimit të Shqipërisë, për të rinisur
edhe një herë ndonjë avaz të ri me “çekun e
bardhë”.
Midis të komanduarvve politikisht nga Berisha ka shpërthyer
“moda Pashko”! Nëse në radhët e PD-së nuk do të
kishte shpërthyer një dalldisje për pushtet dhe një
amoralitet politik se mund të bëhesh edhe me djallin për të
marrë pushtetin Sali Berisha nuk do ta kishte të lehtë që
në Kuvendin e VIII të PD-së ta kalonte si një
“ngjarje gazmore” rikthimin e disa themeluesve,
Pashkos me shokë. Berisha e kishte psikologjisur dhe nxitur
këtë psikozë prandaj edhe guxoi të bënte hapin që bëri.
Berisha vetë ka dalldisur pas idesë se shpatullat politike
të këtyre “të rikthyerve” mund t’i
shërbejnë si një piedestal ku mund të qëndrojë ende
“kulti berishian “ në PD. Por të mos habiten
shumë zelltarët berishianë nëse një ditë të bukur vënë re
se “kulti i themeluesve” të rikthyer që po
kultivon Berisha kthehet në rrënojë që zë poshtë
“kultin e Berishës”.
Berisha nuk duhet të jetë i sigurtë për suksesin e manovrës
së tij me Pashkon edhe pasi ia imponoi me aq lehtësi
Kuvendit VIII të PD-së.
Zgjedhësit që kanë votuar tradicionalisht për PD-në ende
nuk e kanë thënë fjalën e tyre nëpërmjet votës. Vetë
Berisha jep shenja se e ndjen rrezikun që zgjedhësit
t’i bëjnë ndonjë surprizë, prandaj ishte i interesuar
që Kuvendin e PD-së ta trulloste sa më shumë me këngë ,
fjalë, dekor politik “amerikan” që bashkimin
Sali-Gramoz të mos e vinte në diskutim dhe zgjedhësit të
mos merrnin vesh çfarë po ndodh.. Berisha shpreh frikë nga
surprizat që mund t’i bëjnë zgjedhësit kur i deklaron
“Zërit të Amerikës’’ se “PD dhe unë
kemi evoluar,por mbetemi të përkushtuar ndaj
qytetarëve”. A mund të quhet evoluim i Berishës dhe i
PD-së kthimi mbrapa tek majtizmi që livadhiste në këtë
parti deri në vitin 1992 kur në krye të saj ishin edhe
Imami, Pashko, Zogaj, Ceka, emisarë të zellshëm ramizianë?!
Si mund të mbetet Berisha i përkushtuar ndaj qytetarëve
duke u kthyer mbrapa?
Në të vërtetë Berisha nuk ka evoluar qysh nga vitit 1992
kur “u nda” nga Pashko. Ka qëndruar në ato
mendësi poltike të përbashkëta ku ishin. Vetëm ka ndërruar
herë pas here maskën. Për të mos dalë fare hapur kjo në
raportin që mbajti në Kuvend bëri një autoportret të tij
politik. U përpoq të bindte njerëzit se edhe gjërat që i
kanë dalë për keq, ai i ka bërë duke u nisur nga qëllime e
dëshira të mira. Prandaj Berishës nuk iu dashka marrë për
keq asgjë dhe iu dashka besuar edhe një herë të marrë në
dorë fatet e qeverisjes së Shqipërisë. Edhe pse këtë
logjikë berishiane mund ta pranojë e mbështesë një Kuvend i
partisë së tij, përsëri është shumë pak që shqiptarët
t’i besojnë edhe një herë.
Gazeta proberishiane “SOT” raportin e Berishës
në Kuvend e ka botuar nën një titull shumë të çuditshëm
“Po u bëra si Nano më largoni”. Është avaz më
vete të sqarohet se çfarë kupton Berisha ose gazeta me këto
fjalë. Po meqenëse Berisha të keqen politike e mat me
“etalonin Nano” atëherë qysh tani kemi shumë
argumente për t’i thënë se në shumë gjëra ai është
bërë si Nano.Në disa drejtime është bërë edhe më i keq se
Nano, si në lëshimet ndaj politikës greke, në qëndrimet
inatçore ndaj Turqisë mike, në marrëdhëniet me SHBA dhe
Europën. Në premtimet demagogjike nuk i lë gjë mangut
Nanos. Berisha mbase e ka të lehtë të lëshojë fjalët
“më hiqni po u bëra si Nano”. Por shqiptarët
nuk e kanë të lehtë të harrojnë se për të hequr Berishën
puna shkoi deri në djegien e Shqipërisë. Nuk ka nevojë që
shqiptarët me votat e tyre të krijojnë shkase për
përsëritje tragjedishë të tilla.
Shqiptarët tashmë kanë një përvojë 15-vjeçare me forcat
politike e politikanët në Shqipërinë pasdiktatoriale.
Shqiptarëve ende u dhëmbin dhe u djegin plagët në kurriz
nga mbrapshtitë e politikanëve të tyre. Shqiptarët kanë
pasur mjaft raste të dallojnë të ndershmin nga i
pandershmi, madje dhe të rrezikshmin nga më pak i
rrezikshmi. Të paktën atje ku pandershmëria, dinakëria,
poshtërsia, megallomania, arroganca politike kanë dalë
sheshit shqiptarët nuk duhet të gabojnë më.
Mbetem i palëkundur në mendimin që kam shprehur në gazetën
“Populli Po” më 8 maj 1994 : “Shoqëria
jonë sot duhet të ruhet me shumë kujdes nga veprimet e dy
forcave regresive: grupimet e nostalgjikëve, të
kriminelëve të diktaturës dhe kastës së spekulantëve e të
“lugetërve” të kohës së demokracisë”.
Kush ishin të parët ishte fare e qartë në vitin 1994 dhe
është krejt e qartë edhe sot. Kush ishin të dytët nuk ishte
ende shumë e qartë në vitin 1994, por është shumë e qartë
sot. Por edhe në vitin 1994 ishte bërë e qartë se cilët
ishin disa nga “lugetërit” e kohës së
demokracisë. Tani në Kuvendin e VIII të PD-së disa të
demaskuar prej vitesh paraqiten nga Sali Berisha si të
rikthyer me misionin e shpëtimit të Partisë.
Kuvendi i VIII i PD-së na bëri të besojmë dhe se u dashkan
marrë si profetike fjalët e një mocionisti e padisti, Idriz
Bashës, që banon në Bruksel, shkruar në gazetën
“Aleanca” të Pashkos, Imamit e Cekës më datën
27 tetor 1993: “Në PD ka përsëri mocionistë. Le të
shpresojmë se këta do të priten më mirë se të parët. Në mos
kështu brenda 2 vjetësh populli do të japë verdiktin e
tij”. Zhvillimet e fundit, sidomos Kuvendi VIII i
PD-së, provuan se “kryemocionisti në PD” paska
qenë vetë kreu i PD-së Sali Berisha. Ai u pajtua
përkohësisht për aryse karrieriste me luftën që i bëri
krahu i djathë atij të majtit në PD në vitet 1991-93 dhe me
përjashtimin e mocionistëve Pashkos, Imamit, Zogajt e të
tjerëve. Atë që e paralajmëronte Basha se do ta bënte
populli për dy vjet e bënë rivalët politikë të Berishës për
4 vjet, rrëzuan me dhunë pushtetin e Berishës. Mocionistët
e Pashkos ishin në anën e socialistëve. Tani po këta
mocionistë janë në krye të PD-së, sepse Berisha u bashkua
me ta. Por këtë nuk e bën vetëm Berisha, e bëjnë të gjthë
ata që shkojnë pas tij, e bën edhe Kuvendi VIII i PD-së.
Për të arritur deri tek Kuvendi i kthimit të PD-së në parti
të mocionistëve të vitit 1992 Berishës i janë dashur plot 5
vite manovrimesh këmbëngulëse dhe të paskrupullta.Fushata
që u kurorëzua me triumfin e Pashkos e të Imamit në
Kuvendin e VIII të PD-së nisi në tetor të vitit 2000 pas
humbjes së PD-së në zgjedhjet lokale. Lajmëtari i kësaj
fushate ishte Mero Baze me “propozimin e tij”
që Berisha t’i vihej punës për të “krijuar një
front të ri politik nga Zogaj, tek Baleta”( nga e
majta në të djathtë). Pak më vonë fushata do të merrte një
emërtim zyrtar në PD “Fillimi i ri”. Pak nga
pak do të bëhej e qartë se synimi ishte rikthimi i PD-së në
pozitat që ishte kur hyri në qeverinë e stabilitetit në
vitin 1991 bashkë me të majtën, kur politika e PD-së ishte
haptazi e majtë.
Pas pesë vitesh kjo fushatë ka përfunduar me rikthimin në
PD të një numri shumë të vogël ish drejtuesish të saj të
përjashtuar, të atyre që e kompromentuan më shumë PD-në dhe
që e sulmonin me politikë e me armë, sidomos në vitin 1997.
Nga e djathta PD-ja nuk tëhoqi asgjë. “Fillimi i ri
“ i Berishës ndeshi në rezistencë edhe brenda në PD.
Është shumë domethënës një shkrim me titull “Ftesat,
dialogu dhe idhnakët!” botuar në gazetën berishiane
“55” më 9 mars 2001.Në atë shkrim shprehej
pezmatim që :”Ftesa e Berishës për të gjithë
demokratët e vetëlarguar, ka ngjallur çuditërisht një
reagim negativ edhe tek ata intelektualë që deri dje e
akuzonin Berishën si politikan të ashpër. Këta politikanë
duke propaganduar me të madhe idenë që ekzistonte vetëm në
kokat e tyre, atë të “totalitarizmit
berishian”, u gjendën jashtë loje nga ftesa e fundit
e liderit të opozitës. Çdokush është i lirë të zgjedhë
ikjen nga një forcë politke, por nuk duhet të abuzojë me
arsyet që e çuan në atë vendim”. Propaganda
berishiane vërtitej ende në mjegullën e nismës berishiane.
Madje në atë shkrim vihej dhe njëfarë kufiri që nuk mund ta
kapërcenin ata që do të riktheheshin : “Edhe diçka e
fundit për të ikurit dhe të rikthyerit. Dera e PD-së është
hapur për të gjithë demokratët, por nuk është e moralshme
që “gjeneralët” e larguar kur PD-ja ishte në
opozitë, të venë kusht për rikthim, mbajtjen e gradave që
kishin njëherë! Edhe po t’i tolerojë Berisha, nuk i
tolerojnë demokratët e lënë në baltë nga ata, pikërisht kur
rreziku ndaj PD-së ishte më i madh se kurrë
ndonjëherë”.
Kështu “Fillimi i ri” ishte shpallur vetëm për
të tërhequr të përjashtuarit nga PD-ja, pra mocionistët.
Kushte më të rënda ishin për ata që u larguan vetë kur
PD-ja ra në vështirësi, për “karrigethyerit”
Ruli, Shehi e më vonë për ata që krijuan PDR-në si Pollo,
Shehu, Xhaferri etj.
Tani të përjashtuarit janë radhitur në rrethin më të
ngushtë pranë Berishës, kurse të tjerët nuk kanë marrë
guximin, ose nuk pranojnë të përfitojnë nga “amnistia
me kushte” berishiane.
25 prill 2005
Abdi Baleta
Rubrika: “NOSTALGJIA E GAZETAVE”
Më 23 prill 2005 në vigjilje të hapjes së Kuvendit të VIII
të PD-së gazeta berishiane “55” për rë mburrur
“poltikën e re” të Berishës një shkrim me
titullin e madh “Berisha: PD dhe unë kemi evoluar,
por mbetemi të përkushtuar ndaj qyetarëve”. Sipas
Fjalorit të gjuhës shqipe të evoluosh do të thotë të
ndryshosh, të zhvillohesh ngadalë e shkallë-shkallë.
Fjalori i frëngjishte “Le Petit Robert” e
saktëson dhe më mirë kuptimin e kësaj folje : të kalosh
nëpërmjet një seri ndryshimesh fazash progresiste. Në
fjalët e Berishës ka kundërthënie: flitet për evoluim, por
ndjehet
nevoja për të siguruar qytetarët se PD e Berisha mbeten të
përkushtuar ndaj tyre. Mund të flitet për evoluim kur
lëvizja është përpara e jo mbrapa. Kurse faktet dëshmojnë
se Berisha dhe PD-ja kanë bërë lëvizje mbrapa, duke u
rikthyer pas 13 vitesh në pozitat e Pashkos, Imamit e të
tjerëve, të cilët PD-ja i dëboi nga radhët e saj si bartës
të një politike të majtë. Qysh prej asaj kohe Pashko Imami
dhe të “rikthyerit “ e tjerë të sotëm në PD e
thelluan armiqësinë e tyre ndaj lëvizjes demokratike në
Shqipëri. Ata u bënë pjesëmarrës aktivë e drejtues të
rebelimit të armatosur në vitin 1997 për rrëzimin e
pushtetit të PD-së dhe më vonë qeveritarë e këshilltarë të
lartë në qeveritë socialiste. Për të kuptuar se Berisha dhe
PD-ja nuk kanë evoluar, por kanë degraduar politikisht
mjaftojnë disa refenca në fotografitë, titujt e shkrimet që
botoheshin dikur në organin e PD-së gazetën
“RD” ose në organin e PS, gazetën
“ZP” që merret në mbrojtje të dëbuarit nga
PD-ja.
Më 9 korrik 1998 në gazetën “RD” botohej një
fotografi e Arben Imamit me armë në krah bashkë me një grup
rebelësh të armatosur. Fotografia madje ishte e manipuluar
nga propagandistët e “RD-së” sepse Imamit i
kishin vënë në kokë dhe një pështjellak si të terroristëve
islamikë, çka e bënte më të egër reagimin armiqësor të
gazetës së Berishës kundër Imamit.
Në “Rilindja Demokratike”, 26 korrik 1998 binin
në sy titujt;
“Dosja e zezë e Sarandës. Ata që sot janë në pushtet,
dje kërkonin të shembnin Parlamentin e t’i jepnin një
mësim të mirë kryeqytetit, Imami dhe Peshkëpia:
“Marshoni drejt Tiranës”
Në tekst shkruhej :
“Të gjithë ata që intervistoheshin merrnin 10 deri
në 20 mijë dhrahmi, po kështu edhe ata që pozonin. Njerëzit
porositeshin të flisnin vetëm greqisht. Edhe atyre që nuk
dinin greqisht u mësoheshin fjalët qysh më parë. Njerëzit
që do të intervistoheshin piketoheshin e përzgjidheshin nga
veprimtarët e OMONIA-s.
Krerët e Aleancës dhe Miço lëshojnë kushtrimin
Etapat e revolucionit po shkonin siç dëshironin ideatorët
dhe organizatorët e tij. Pas dorëzimit dhe shkatërrimit të
marinës dhe pasi qe shpallur gjendja e jashtëzakonshme
mbërrijnë në Sarandë për të përgëzuar kryengritësit
gjeneralët Imami dhe Peshkëpia. Me këto grada ata ishin
graduar realisht, siç ishin graduar dhe shumë të tjerë. Me
rastin e ardhjes së tyre organizohet një tubim ku ata të dy
dhe Thoma Miço bëjnë thirrje për të mos u dorëzuar, për
t’u bërë ballë forcave të Berishës e Gazidedes që
kishin “marshuar” drejt Sarandës dhe me zjarr e
me hekur po mbytnin popullin. Ata u shprehën hapur për
revolucionin popullor, kryengritje të armatosur, marshim
drejt Tiranës, për të pushtuar parlamentin, për t’i
dhënë një mësim të mirë Tiranës që nuk po ndiqte shembullin
e Vlorës, Sarandës e Tepelenës (tre rrethe që gjer atë ditë
ia kishin bërë fora). Në darkë i gjithë shtabi u vu në
lëvizje, u regjistruan njerëz, u bënë gati autobusët dhe
makinat e tjera që do të niseshin. Mos i kurseni djemtë, o
sot o kurrë, pushteti nuk merret pa gjak. Këto ishin
shprehimisht fjalë të inçizuara të Arben Imamit. Ndërsa
Thoma Miço ka thënë: “Nuk kemi ç’presim më nga
ky shtet dhe nga ky vend. Ju, popull i Sarandës jeni të
zgjuar, jeni trima, nuk e duroni robërinë dhe dini si ta
gjeni shpëtimin. Të nesërmen Imami dhe Peshkëpia kanë
marshuar drejt Gjirokastrës e Tepelenës. Të hipur mbi tanke
dhe të veshur ushtarakë ata kanë dhënë intervista. Imami ka
deklaruar se jepte dorëheqje nga funksionet partiake dhe se
vihej në krye të kryengritjes popullore. Atij i qe premtuar
roli i komandantit të përgjithshëm. Akoma nuk ishte hapur
divizioni i Gjirokastrës dhe nuk ishte arritur marrëveshja
politike e shqiptarëve. Kjo marrëveshje këtyre gjeneralëve
u erdhi si bombë, se hesapet ishin bërë ndryshe. Dhe sot
gjeneral Imami e ka kthyer pllakën sikur me të dhe figurën
e tij të mos ketë ndodhur asgjë. Ai e hëngri fjalën, u
kthye në partiçkën e tij për t’u futur në atë
strofkën e ministrit pa ministri dhe t’u japë mend
shqiptarëve se si bëhet kushtetuta.
Në “Rilindja Demokratike”, 9 korrik 1998 binin
në sy titujt
“Shtabi Qendror i Revolucionit ndërton planin e
shkatërrimit të shtetit në qytetin jugor. Gjeneral Imami
dhe Peshkëpia zbarkojnë nga Korfuzi.
Ja si u godit policia dhe ushtria në Delvinë”
Ndër të tjera shkruhej :
“Media greke, Shtabi i Revolucionit dhe Gjeneralët
Imami e Peshkëpia
Pas hapjes së reparteve ushtarake dhe armatosjes së një
pjese të madhe njerëzish, gjendja u rëndua si në qytet dhe
në fshat. Krismat terrorizuan banorët ditën dhe natën.
Parakalimet e turmave me makina e armatime krijuan një
situatë paniku. Organizatorët e kësaj gjëme tani filluan
të dilnin në prapavijë për t’i dhënë trajtat e një
lëvizjeje popullore, ku partia nuk kishte punë. Në tubimet
që filluan të mbahen në qendër të qytetit oratorët partiakë
u spostuan me lezet dhe nxorën në skenë njerëz të tjerë që
përfaqësonin kryengritjen popullore. Përveç disa emrave që
janë përmendur, nisën të dalin edhe oratorë të tjerë që e
mbanin veten si demokratë, si p.sh., Luan Laze, Qazim Veizi
e të tjerë. Në tubimet që u bënë ritual i përditshëm, bëhej
thirrje për të marshuar drejt Tiranës, flitej për shikasit
që kishin hyrë në qytet me listat e njerëzve që do të
asgjësohenin.
E gjithë propaganda bëhej që situata të mbahej e ndezur dhe
destabiliteti të thellohej akoma më shumë. Gjatë sulmit mbi
batalion, mbi repartin e tankeve dhe atë të Rusanit, gjatë
tubimeve ishin të pranishëm gazetarët grekë të Megës,
Antenës, Skait etj. Ata dhe njerëzit që i shoqëronin
diktonin veprimet që do të kryheshin. Ata paralajmëronin
një ditë më parë se ç’do të ndodhte të nesërmen.
“Kryengritësve” iu dha zemër ardhja nga Korfuzi
ato ditë e gjeneralëve Arben Iami dhe Ridvan Peshkëpia, të
cilët bënë një rikonicion në frontin e jugut dhe deklaruan
se kishin ardhur për t’u vënë në krye të
kryengritjes, si të dërguarit e Shtabit Qendror të
Revolucionit.”
“Rilindja Demokratike”, 20 prill 1994
Preç Zogaj pranon publikisht se ka qenë bashkëpunëtor i
Sigurimit
Më në fund Preç Zogaj e pranoi publikisht në gazetën e tij
se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit. Edhe pse ai përpiqet
të justifikohet me “moshën e adoleshencës” dhe
faktin se ka vepruar “kundër vullnetit” të tij.
Deri tani akuzave që i janë bërë disa krerëve të PAD për
këtë ata i janë përgjigjur me “argumentin” që
kjo bëhet për hakmarrje nga PD, po tani?
Me çfarë guximi do të dalë përpara opinionit P. Zogaj si
politikan e gazetar, kur mban mbi vete këtë njollë të zezë.
Me çfarë guximi mund të flasë PAD përpara shqiptarëve që e
dijnë mirë se çdo të thotë bashkëpunëtor i Sigurimit.
P. Zogaj thotë se “Zoti e ndihmoi” që të mos i
bëj keq njeriut. Vështirë të besohet që të nënshkruash
deklarata për Sigurimin pa i bërë keq askujt. E habitshme
duket kërkesa e Zogajt për një ligj të drejtë për dosjet,
pasi deklaron publikisht se kush ka qenë. Sidoqoftë Zogaj
është mirë të shohë ligjet çeke ose polake për këtë. Në
njërin prej këtyre ligjeve ish-bashkëpunëtorëve të policisë
sekrete u ndalohet edhe të botojnë nëpër gazeta kurse P.
Zogaj jo vetëm që ende vazhdon të shkruajë por guxon edhe
të akuzojë të tjerët se po dhunojnë demokracinë. Njerëz të
tillë me të cilët demokracia po tregohet tepër e gjerë
meritojnë të marrin dënimin për atë çfarë i kanë shkaktuar
një populli të tërë e jo të lejohen që me paturpësi të
ngrihen sot e të japin leksione demokracie.
Çfarë leksionesh mund të japin tani për demokracinë
“intelektualët” e Sigurimit të Shtetit në PAD.
Çiftelia e këputi telin e saj të fundit por janë ende
Piktorët që mbajnë penelin në dorë e Gjelat që këndojnë.
VËZHGUESI.
Në “Rilindja Demokratike”, 22 maj 1998 shkruhej
“Dy Spartakët (është fjala për Ngjelën e Brahon,
shënim i “Rimëkëmbjes”) mund të ndeshen si
gladiatorë sot, pas kaq muajsh, në një arenë luksi, që nuk
ngjet fare me arenën e përgjakur, ku e katandisën vendin
Braho dhe miqtë e tij vitin e kaluar. Nëse z. Ngjela ka
fjetur në tokë neutrale (siç e quante ai hotel Rognerin) në
kohën e krismave të marra në kryeqytet, Spartak Braho është
i akuzuar disa herë nga shtypi se ka qenë yshtësi i
atentatorit të Shkallnuerit, që hodhi bombën mbi
presidentin Berisha, i cili po u fliste qindra
simpatizantëve të Partisë Demokratike në fushatë
elektorale. Vetëm mrekullia bëri atëherë që të evitohej
masakra, por është për të vënë duart në kokë, që para
njeriut, i cili dyshohet si organizator i planit të një
gjakderdhjeje të paprecedent në Shqipëri, t’i varet
në qafë dekorata e misionarit të së vërtetës.
“Zëri Popullit”, 26 qershor 1992
Ç’ndodhi dje në parlament
Këto largime demonstrative krijuan një situatë të nderë në
parlament. Z. Baleta si gjithnjë në situata të tilla, me
një agresivitet të pashembullt, sulmoi me akuza të
pavërteta të gjithë ata që u larguan nga parlamenti. Kështu
p.sh., ai tha se zotërinjtë socialistë u larguan sepse e
dinin që Partia Demokratike do të lexonte në fund të kësaj
seance një deklaratë shumë të rëndësishme. Në fakt, siç u
infromuam nga drejtuesit e grupit parlamentar të PS, askush
nuk kishte dijeni për një gjë të tillë. Në mjediset e
parlamentit pëshpëritej vetëm se, grupi parlamentar i PD
kishte zhvilluar gjatë gjithë natës, ose deri në orët e
vona të natës, një mbledhje mjaft të rëndësishme. Pas
shfrimeve të tipit Baleta, befas nga salla ngrihet deputeti
Minga, i cili në emër të grupit parlamentar të PD lexoi një
deklaratë të gjatë në të cilën sulmonte ashpër deputetin
Pashko për qëndrimin që mbajti ai në parlament, lidhur me
largimin nga Shqipëria të z. Hajdari. Kjo deklaratë, e cila
u filmua dhe u bë e njohur për opinionin publik nga TV dje
dhe mbrëmë, ishte një sensacion i vërtetë për parlamentin,
ashtu siç është në të vërtetë edhe për opinionin publik
shqiptar.
Nga sa lihet të kuptohet nga deklarata, në Partinë
Demokratike, lufta në mes moderatorëve dhe ekstremistëve të
djathtë, ka hyrë në një fazë të rrezikshme. Mbas largimit
në mënyrë të bujshme të z. Ceka, braktisjes së Shqipërisë
nga z. Hajdari dhe dënimit shembullor që PD i bëri z.
Pashko, njerëzit pyesin të shqetësuar “Kush e ka
radhën tani?”, “Çfarë po ndodh në PD?”.
Rreth këtij problemi sot në Shqipëri ka shumë diskutime dhe
hamendje. E vetmja gjë që mund të thuhet me siguri është:
“Në këto ditë të vështira që kalon Shqipëria, në
horizont po shfaqen kërcënueshëm retë e zeza të një
revanshizmi të egër djathtist, i cili kërkon të vendosë një
diktaturë të re, edhe më të egër se ajo që kaluam. Ndërkaq
çdo gjë mbulohet me një propagandë marramendëse me ngjyrime
demokratike. Në këto momente tingëllon shumë aktuale
thirrja e njohur e J. Fuçik, i cili nga qelitë e burgut
paralajmëronte bashkëatdhetarët e vet, në prag të luftës së
dytë botërore, me fjalët proverbiale: “Njerëz ju kam
dashur, jini vigjilent”.
Korrespondenti i “Zërit të Popullit”.
PËRSE MBANI PASHAPORTË SHQIPTARE Z. MOLLA?
Të premten në mbrëmje, dt. 22 prill po ndiqja emisionin
“Zonë e Lirë” në TV Arbëria të drejtuar nga
gazetari Arian Çani. Të ftuarit e emisionit në fjalë ishin
shumë “politikanë” të ndryshëm të cilët
drejtuesi i emisionit u bënte pyetje të ndryshme lidhur me
atë ç’ka ata i ofrojnë elektoratit të tyre, pasi siç
dihet jemi në prag zgjedhjesh dhe interesi im për të
dëgjuar se çfarë u premtojnë ata shqiptarëve më bëri që të
ngulitem mirë para TV-së.
Z. Çani pyetjet për secilin i kishte të goditura për
shumicën prej tyre dhe pse kishte raste kur ato ishin herë
ngacmuese e herë përkëdhelëse. Përgjigjet e të ftuarve herë
më bënin për të qeshur e herë për të ardhur keq dhe kjo
mesa kuptoj unë vjen si rezultat i vizionit të ngushtë, por
dhe të varfër të “politikanëve” tanë. Pas një
“ngrohje” që më dhan ëfjalët e thjeshta dhe
kuptimplota të z. Dashamir Shehi, në studio i ftuari i
radhës ishte Paskal Milo. Pas disa fjalësh boshe (siç e ka
zakon), gazetari Çani iu drejtua me pyetjet rrufe të cilave
Milo duhej t’u përgjigjej vetëm me “por”
ose “kundër”.
Pyetja e parë ishte: “Z. Milo a jeni pro ose kundër
miratimit të rezolutës së çështjes çame në parlamentin
shqiptar?”. Dhe atëherë “MOLLA” (Milo në
greqisht do të thotë mollë) me paturpësinë më të madhe dhe
me një lloj krenarie si të ishte para eprorëve të tij grekë
iu përgjigj shkurt dhe prerë “KUNDËR”. Nuk u
befasova natyrisht.
Pyetjet ishin të shpejta dhe pa mundur t’i bëjë
analizë përgjigjes së tij, gazetari bëri pyetjen e dytë:
“A jeni pro apo kundër largimit të Hirësisë së Tij
kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, z.
Milo?” “Molla” me të njëjtën krenari prej
çiraku iu përgjigj “KUNDËR”. Përsëri nuk u
befasova. Pyetja e radhës ishte: “Jeni pro apo kundër
për hapjen e një shkolle të mesme në gjuhën greke në
qytetin e Korçës?” Dhe me paturpësi prej tradhëtari
“Molla” iu përgjigj “PRO”. Shumë
shpejt erdhi pyetja e fundit nga drejtuesi i emisionit:
“A jeni pro apo kundër për hapjen e një shkolle greke
në Himarë?” Papritmas “Molla” iu përgjigj
“KUNDËR”. Sinqerisht qesha. E si të mos qeshja
me këtë sharlatan dhe tradhëtar të kombit që me paturpësinë
më të madhe para shqiptarëve, pasi kishte marrë votat e
eprorëve të tij më përgjigjet që dha dhe, natyrisht, me
bekimin e pushtuesit të Kishës Ortodokse Autoqefale
Shqiptare kërkoi të na linte me përshtypjen e një atdhetari
të ndershëm e patriot!!!
Jo z. Molla, nuk i ha populli shqiptar këto lloj filmash që
ju dhe politikanë të tjerë që njihen tashmë nga të gjithë
bëni prej vitesh në kurriz të interesave kombëtare, për të
cilat me shekuj janë mbrojtur me gjakun e bijve më të mirë
të kombit tonë. Ç’kujtoni ju z. “Molla”
se bashkë me të tjerë do të mund të shisni interesat
kombëtare thua se janë orendi shtëpiake tuaja dhe mund të
bëni Pazar me to? Kush jeni ju? Duhet ta dini fort mirë ju
dhe gjithë ata që janë vënë në shërbim të atyre që mbajnë
të pushtuara tokat çame, që kanë bërë masakër mbi popullin
çam, të atyre që mbajnë ende ligjin e luftës, të atyre që
me ndihmën e disa çirakëve si puna juaj shkatërruan
Shqipërinë tonë duke vjedhur paratë e piramidave që ju me
shokë ngritët, të atyre që vrasin, masakrojnë
bashkëatdhetarët tanë emigrantë duke i shfrytëzuar ata në
mënyrë ç’njerëzore, të atyre që grisin flamurin e
kombit më paqedashës në Botë, të atyre që mbajnë të
pushtuar (me ndihmën e çirakëve të zellshëm) kishën
ortodokse autoqefale shqiptare, se shqiptarët kanë ditur
dhe do të dinë të mbrojnë interesat e kombit tonë dhe
çështjen kombëtare dhe nuk kursejnë as jetën dhe gjakun e
tyre për t’i mbrojtur ato, ashtu siç kanë bërë ndër
shekuj. Ashtu siç bënë edhe në Kosovë dhe në Maqedoni. Dhe
atëherë ta dini fort mirë se as vrima e miut nuk do
t’ju nxerë ju dhe të gjithë çirakët e tjerë.
Natyrshëm lind pyetja: Përse mbani pasaportë shqiptare z.
Molla?
Agron Spahiu
SI PËRDORET EMRI I MYFTARAJT KUNDËR KUJTIMIT TË AZEMIT
Shtabet propagandistike berishiane me sa duket kanë mbetur
shumë të pakënaqura nga ndikimi i pakët i shkrimit
"Historia e marrëdhënieve të Berishës dhe të Nanos me
SHBA-në", botuar nga 1-7 prill 2005 në gazetën "Republika"
dhe po e ribotojnë në gazetën "SOT". Për kotësitë e
mbrapshtitë e këtij shkrimi kemi shkruar në artikullin "Pse
i duhen Berishës "Kundër-realitetet shqiptaro-amerikane".
Tani vetëm i rikujtojmë lexuesit se shtabet propagandistike
berishiane emrin e Kastriot Myftarajt e kanë përdorur si
pseudonim, sepse interpretimet spekuluese që i interesojnë
tani politikës së Sali Berishës për marrëdhëniet me Turqinë
bien ndesh me deklaratat që ka bërë Azem Hajdari pak kohë
para se të humbiste jetën në atentatin që u krye kundër
tij.
Në revistën e përdyjavëshme "Koha" nr. 19, datë 16 shtator
1999 është ribotuar një intervistë që Azem Hajdari i kishte
dhënë revistës turke "Tempo" dhe ishte botuar në këtë organ
më 5 gusht 1998. Ndër të tjera Azemit i ka qenë drejtuar
edhe kjo pyetje :"A mund të na flisni për pikëpamjet tuaja
për Turqinë dhe mendimin tuaj përKosovën. Në përgjigje
Azemi është shprehur : "Unë jam një njeri shumë optimist.
Unë dija gjithçka para ngjarjeve të 1997-tës. Historia
ndryshoi para syve tanë. Ne ishim të pafuqishëm dhe s'mund
të bënim gjë. Për Shqipërinë filluan të diskutonin si më
1915. Njerëzve nuk mund t'ua shpjegonim gjendjen. Në gjithë
Ballkanin mbizotëronin mendimet antiamerikane. Kjo ndodhi
edhe për shkak të mospërfilljes së turqëve. Më 1997 sikur
qeveria turke të mos deklaronte se "Ne nuk do të lejojmë që
Shqipërisë t'i cënohet integriteti territorial" Shqipëria
mund të ishte ndarë". Politikën që vendosi kufijtë
shqiptarë dhe atë të ndarjes së Shqipërisë e ndjek qeveria
greke. Greqia ka njerëz në qeverinë shqiptare. Dhe këta
njerëz pengojnë hyrjen e europianëve në Shqipëri. Serbët po
luajnë rolin që kanë pasur në kryqzata mesjetare. Ata thonë
se "Kosova o do të jetë e jona, o s'do të ekzistojë
fare….".
Shihet qartë se Azem Hajdari një vit pas ngjarjeve të vitit
1997 vlerësonte si shpëtimtar për Shqipërinë rolin që
luajti Turqia dhe theksonte se rreziku vinte nga Greqia e
Serbia. Kurse shtabet propagandistike berishiane 8 vite më
vonë përpiqen ta paraqesin punën krejt ndryshe, sikur ishte
Turqia ajo që kishte vënë në rrezik Shqipërinë dhe kishte
bërë që Amerika të merrte anën e Greqisë kundër
shqiptarëve. Shtabet propagandistike berishiane kur duan të
përligjin servilizmin e Berishës para Greqisë vënë Kastriot
Myftarajn të nënshkruajë e të botojë shkrime me trillime
sikur Berisha po i përmbahet një "realpolitike të
shkëlqyer" që gjoja e kishte përpunuar Azemi. Kur duan të
përhapin akuza kundër Turqisë heshtin për deklaratat e
botuara të Azemit dhe trillojnë se kanë marrë vesh nga të
tjerë se turqit paskan pas futur në qorrsokak Sali Berishën
dhe i paskan detyruar grekët të bëjnë deri ndërhyrje
ushtarake në Shqipëri. Kështu "vrasësin me pagesë në
publicistikë", Kastriot Myftaraj, shtabet propagandistike
berishiane e përdorin pa pushim për të shtrembëruar
qëndrimet politike të kun dërshtarëve të gjallë dhe të
Azemit të vdekur. Kësaj veprimtarie të ulët i shërbejnë
edhe gazetat që i botojnë të tilla spekulime.
24 prill 2005
Abdi Baleta
"JURISTËT E MEKSIT" NDËSHKOHEN NJËRI PAS TJETRIT
Në shkrime të mëparëshme në "Rimëkëmbja" kemi shkruar gjërë
e gjatë për vendimin e mbrapshtë gjyqësor që dha një treshe
e Gjykatës së Apelit e përbërë nga Edmond Gogo, Shpresa
Beça e Tom Ndreca për të përmbysur një gjykim të drejtë të
gjykatës së shkallës së parë në çështjen "Meksi kundër
Baletës" dhe për të plotësuar në mënyrë të kundraligjëshme
e arbitrare kërkesën e pabazuar të ish-kryeministrit
"demokrat " të Shqipërisë", i cili kishte kërkuar
dëmshpërblim moral në dollarë meqenëse " e kishin fyer me
aludime" .
Edhe sikur të duam ta harrojmë këtë çështje ku është
zbuluar karakteri i ish-kryeministrit shqiptar që
drejtësinë e kupton si spekulim dhe puna e mbrapshtë që
bëri gjykata e Apelit në Tiranë nuk na lënë faktet që dalin
herë pas here në mbështetje të këtyre konstatimeve e
vlerësimeve që kemi bërë.
Në shërbim të makinacionit politik të Aleksandër Meksit të
kurdisur me anë të spekulimit gjyqësor u vunë disa juristë.
Sëpari një avokat që kishte marrë dorë tek Janullatosi si
jurist. Pastaj një treshe gjyqtarësh në Gjykatën e Apelit
që ka bërë arsyetimin më absurd që mund t'i bëhet një
vendimi gjyqësor të paligjëshëm dhe arbitrar. Pastaj u gjet
me qiri meksian një përmbarues gjyqësor si Ilir Kiço
Kapedani që vuri në veprim gjithë marifetet që dinte për të
kërkuar zbatim sa më të shpejt të vendimit . Ka gati një
vit që është njoftuar në shtyp se ky përmbaruesi i zellshëm
Ilir Kapedani është pushuar nga puna për shkelje të rënda
ligjore në kryerjen e detyrave të përmbaruesit.
Këto ditë gazetat njoftojnë se pas kontrolleve që janë bërë
nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë në Gjykatën e
Apelit në Tiranë janë vërejtur shkelje të shumta e të rënda
nga gjyqtarët në zbatimin e ligjeve dhe në gjykimin e
zgjidhjen e çështjeve. Deri tani Këshilli i Lartë i
Drejtëisë me propozimin e Ministrit të Drejtësisë ka
shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Gjykatës së Apelit dhe
po përgatiten masa të tjera ndëshkimore kundër kryetarit të
Gjykatës , Muharrem Kushe, si dhe disa gjyqtarëve, duke
përfshirë dhe Edmond Gogon e Tom Ndrecën ( shih gazetën
"Panorama" 22 prill 2005).
Pra midis shkelësve të ligjit figurojnë edhe emri i Kushes,
ish bashkëpunëtor me Meksin kur ky ishte kryeministër, si
dhe i gjyqtarëve Gogo e Ndreca, që u kujdesën aq shumë ta
përdhosnin ligjin për të ndihmuar ish-kryeministrin Meksi e
gruan e tij Dhurata të realizonin intrigën e tyre gjyqësore
se gjoja ishte fyer Aleksandër Meksi kur i kujtohej fakti i
vërtetë se babai i tij ka qenë oficer dhe me aludine ishte
krijuar "pështhjellim fyes" për personin e
ish-kryeministrit. Nuk jemi interesuar të mësojmë nëse kjo
çështje përfshihet në shkeljet ligjore të konstatuara në
punën e këtyre gjyqtarëve. Por vemë në dukje se nuk kemi
gabuar kur disa herë publikisht kemi bërë të njohur
qëndrimin tonë se nuk mund të ndërtohet shtet ligjor me
"Gogo-Kondi gjyqsor". Kontrolli i Ministrisë së Drejtësisë
në Gjykatën e Apelit në Tiranë po e mbështet me fakte këtë
vlerësim.
Në gazetën "Albania" të datës 22 prill 2005 janë veçuar si
titull shkrimi fjalët kërcënuese të gjyqtarit të shkarkuar
Dalip Bushi drejtuar mnistrit të drejtësisë z. Xhafa "Je në
gjak me mua po më shkarkove". Ja deri ku paska mbërritur
arroganca e njerëzve të gjyqsorit në Shqipëri që shpallin
vetëgjyqsinë më ekstreme me terma të Kanunit kur edhe
Kanuni nuk e parashikon rastin për të cilin flitet. Për
këtë gjendje të mjeruar në gjyqsorin shqiptar ka "meritën"e
tij të madhe edhe kryetari i këtij gjyqsori Thimio Kondi që
edhe kur i kërkohet ndërhyrje për të frenuar përdhosjen e
drejtësisë nga arbitrariteti gjyqsor refuzon të shqyrtojë
rastin që ka të bëjë me spekulime politike nga një
ish-kryeministër.
Arsyet përse ndodhin gjëra të tilla mbase ka filluar t'i
zbulojë vetë gjyqtari i ndëshkuar Dalip Bushi që i paska
deklaruar gazetës "Albania" më 22 prill "Ju tregoj klanet
kriminale në politikë e drejtësi". Bushi i ka përqëndruar
akuzat e tij tek kryeministri Nano. Po ish-kryeministri
Meksi si e ka sigurar gjithë atë kujdes të veçantë për të
në Gjykatën e Apelit?! Kur Meksi ishte kryeministër ka pas
bashkëpunim të mirë me avokatin Muharrem Kushe, që më pas u
bë kryetar i Gjykatës së Apelit. Muharrem Kushe në shtyp
është përfoluri për përfitime të padrejta materiale
nëpërmjet veprimesh të papajtueshme me detyrën e një
gjyqtari, për pasuri të vëna në mënyrë të dyshimtë.
Muharren Kushe e ka tërhequr në Gjykatën e Apelit juristin
Gogo, të cilit iu ngarkua ta zgjidhte çështjen "Meksi
kundër Baletës" ndryshe nga sa e kishte zgjidhur gjykata e
shkallës së parë dhe siç e kërkonin Aleksandër e Dhurata
Meksi.
Drejtësia e ngatërruar do të prodhojë me sa duket shumë
histori të tilla, meqenëse "klanet kriminale" të politikës
qenkan vepruese në drejtësi.
24 prill 2005
Abdi Baleta
PASHKO, MEKSI, MILO, CEKA- SHTAB POLITIKO-FETAR I
JANULLATOSIT
Para disas ditësh në Tiranë u organizua promovimi i librit
të Anastas Janullatosit "Globalizmi dhe ortodoksia". Edhe
pa e lexuar një libër të tillë nga titulli e kupton që
është një punim me prirje më shumë politike se fetare.
Anastasi është, ashtu siç thonë, intelektual i kompletuar
dhe di të bëjë mirë punën e tij politike nëpërmjet fesë.
Prandaj edhe e kanë dërguar në Shqipëri më shumë në rolin e
guvernatorit të një "province greke" se të kryepeshkopit
ortodoks.
Promovimit të librit të Janullatosit shtypi nuk i ka bërë
ndonjë jehonë të madhe siç mund të mendohet për një shtyp
që mezi pret t'i jepet rasti të tregojë dashamirësi ndaj
çdo gjëje greke. Edhe kjo duhet të jetë rrjedhojë e
mençurisë së vetë Janullatosit që e di masën sa duhen
pickuar ndjenjat e shqiptarëve që të mos kalojnë në
padurim. Por një kanal televiziv e bëri propagandën aq sa
duhet për këtë promovim. Në ekranin e këtij kanali televizv
arritëm të dallonim se kishte auditor të zgjedhur me kujdes
për të nderuar autorin e libri dhe ata që bënin referate
vlerësuese ( lexo lavdëruese) për librin dhe vetë autorin.
Në atë mjedis na zuri syri vetë kryetarin e Akademisë së
Shkencave të Shqipërisë, zotëri Ylli Popën,
ish-këshilltarin e Janullatosit. Por më shumë tërhoqën
vemendjen të ngarkuarit me referatet e rastit si
ish-kryeministri i Shqipërisë Aleksandër Meksi, ish
zëvendës-kryeministri i Shqipërisë Gramoz Pashko,
ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, tani deputet Paskal
Milon, ish-minstri i brendshëm i Shqipërisë, arkeologu e
deputeti Neritan Ceka. Kuptohet vetvetiu që nuk mund të
mungonte kryetari i PBDNJ-së deputeti minoritar Vangjel
Dule që është dhe bir shpirtëror i Janullatosit. Kishte dhe
të tjerë, por nëpërmjet sekuencave televizive nuk fiksohen
dot të gjithë. Më shumë ra në sy reklamimi i Gramoz Pashkos
që tani pas kalimit të tij në PD si vëlla siamez partiak me
Sali Berishën, ka hyrë shumë e papritmas në modën politike.
Janullatosi na tregoi qartë se çfarë shtabi politik me
"personalitete shqiptare" ka rreth vetes dhe cilët janë më
të adhuruarit e tij në politikën shqiptare. Burrat që
vlerësuan lart veprën e Janullatosit janë gati të gjithë të
besimit ortodoks, me prejardhje nga viset jugore të
Shqipërisë që grekët i quajnë Vorio-Epir i ngushtë. Edhe
Neritan Ceka me prejardhje fetare myslimane është gati
njësoj i pranueshëm si ata të tjerët në dashamirësi nga
Janullatosi. Grekët dinë t'u dërgojnë mesazhe cinike dhe në
jetën e përtejme viktimave të urrejtjes së tyre kur
pasardhës apo njerëz të lidhur me pasardhësit e këtyre
viktimave i kanë tërhequr në rrethin e "Fortlumturisë
greke Anastas". Ceka është dhëndër në familjen e Petro Nini
Luarasit që e masakruan grekët sepse ishte atdhetar
shqiptar edhe në punët e fesë e të shkollës.
24 prill 2005
Abdi Baleta
JOZEFINA DHE BESNIKU NA NXORRËN MALLIN E MAJAKOVSKIT
Në prag të Kuvendit të VII të PD-së, që kishte për detyrë
kryesore të paiste Berishën me dy çertifikata kuvendore,
atë të kryetarit të vazhdueshëm të partisë dhe të
kandidatit për kryeministër, në rast se fiton PD-ja,
bashkëpunëtorët më të ngushtë të Berishës në PD u
mobilizuan për ta bërë fakt të kryer mandatimin e Saliut
për të dyja detyrat.
Më 20 prill në gazetën "Albania" lexuam dy deklarata të
forta për të ngritur edhe më lart kultin e Sali Berishës në
PD dhe për të motivuar pretendimet e tij për më shumë peshë
në politikën shqiptare. Gazeta kishte ndërtuar një titull
të madh"Jozefina Topalli: Sali Berisha, kryetar i
pazëvendësueshëm i Partisë Demokratike". Poshtë këtij
titulli vazhdonin në disa kolona shpjegimet e Jozefinës.
Por kot t'i lexoje sepse gjithë ndjenjat e mendimet e
nënkryetares për kryetarin ishin derdhur qysh në fjalët e
zgjedhura si titull. Një shkrim më i vogël kishte për
titull më pak të dukshëm fjalët e Besnik Mustafajt "PD-ja
identifikohet me Sali Berishën". Gazeta"Albania" e kishte
respektuar shkëlqyeshëm masën e trajtimit protokollar.
Fjalët e nënkryetares së PD-së i kishte bërë titull të
madh. Fjalët e sekretarit për marrëdhëniet me jashtë i
kishte lënë si titull më të vogël. Por ama forcën e kishin
njësoj, si fjalët e Jozefinës dhe të Besnikut.
Të dy, me shprehjet që kishin përdorur të çonin mallin e
vjershës së Majakovskit në fillim të vitve 1920 në Rusi,
kur poeti nopran i revolucionit, që më vonë vrau veten,
bënte vjershëm për Leninin e Partinë Bolshevike si dy
binjakë që historia për mëmëlindëse u kishte dhënë
dashurinë. Ata që kanë pasur rastin të mësojnë në shkollat
e komunizmit vjershën e Majakovksit e dinë se çfarë
emocionesh shkaktonte ajo nëse njeriu elinte veten të
gllabërohej nga forca poetike e fjalës e përdorur për
politikë. Ai që i ka mësuar një herë nuk mund të harrojë
kurrë më vargjet e Majakovskit : "Kur themi Lenini,
nënkuptojmë Partia dhe kur themi Partia nënkuptojmë
Lenini". Flalët e Jozefinës e të Besnikut të citura nga
"Albania" për identifikimin e Berishës me PD-në tingëllonin
si recitim pasionant i këtyre vargjeve në një përkthim të
lirë por në adresë të Berishës e të PD-së.
Vetëm tri ditë më vonë këtë "majakovskiadë" shqiptare të
Jozefinës e të Besnikut do ta banalizonte shumë Sali
Berisha kur mbajti raportin e tij në Kuvëndin e PD-së ku
ishte dhe kapitulli "Unë Sali Berisha…". Të nesërmen
sa për të shpëtuar nderin e personalitetit njerëzor të
individëve të veçantë në PD para delegatëve të Kuvendit
Uran Butka do të bënte një kritikë për këtë vetëlavdërim të
çuditshëm të Berishës. Natyrisht Butka e kishte davanë të
humbur, sepse nuk do të ngriheshin të tjerë ta mbështesnin.
Fjalët e Jozefinës "Berisha kryetar i pazëvendësueshëm i
PD-së" dhe të Mustafajt "PD-ja identifikohet me Sali
Berishën" ishin shumë më rënduese në mendjet e gjuhën e
delegatëve. Berisha sapo ishte paraqitur si "Faraoni i
demokracisë".
Butka mori disa reagime zevzeke nga njerëzit e presidiumit
që frigoheshin se bënin herezi po të heshtnin për kritikën
ndaj "kryetarit të pazëvendësueshëm". Butka u shpërblye
edhe me një koment cinik nga vetë Berisha në korridor para
një kamere televizve se e konsideronte veprimin e Butkës si
shprehje të demokracisë së madhe që lejohet në PD. Këtë
interpretim të "kryetarit të pazëvendësueshëm" nxitoi ta
përforconte me servilizëm edhe propagandisti i tij i
papërtueshëm Mero Baze. Të dy këta në vend që të jepnin
ndonjë vlerësim serioz se sa qëndronte kritika e Butkës,
nxituan të reagonin me komente cinike për "demokracinë në
PD" që ka qenë gjithmonë për t'i qarë hallin. Ata që nuk e
njohin mirë "praktikën demokratike" të Berishës mund të mos
e dallojnë cinizmin pas komentit që ai bëri për kritikën e
Butkës. Por ata që dinë se Berisha në vitin1991 këmbënguli
deri në fund në PD që grupi parlamentar të ndryshonte edhe
Ligjin kushtetues që Saliu të zgjidhej president pa
kandidaturë alternative i dëgjon me neveri sigurimet e
Berishës për "demokracinë e madhe" që zbaton në PD dhe në
politikë në përgjithësi.
Jozefina e Besniku bëjnë mirë që të mësojnë ta recitojnë të
plotë vjershën e Majakovskit si himn të Partisë Berishiane.
24 prill 2005 Abdi Baleta
__________________________________
Do you Yahoo!?
Yahoo! Small Business - Try our new resources site!
http://smallbusiness.yahoo.com/resources/
------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~-->
In low income neighborhoods, 84% do not own computers.
At Network for Good, help bridge the Digital Divide!
http://us.click.yahoo.com/HO7EnA/3MnJAA/E2hLAA/KDuplB/TM
--------------------------------------------------------------------~->
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon
ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine,
besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe
i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe
shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder
shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
==================================================================
Yahoo! Groups Links
<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/
<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/
Previous Message by Thread:
click to view message preview
RIMEKEMBJA 26/ 04/ 2005 [ i ]
QËNDRESA E LUMËS KUNDËR PUSHTUESVE SERB NË NËNTOR 1912
29 janar 2004
Sheradin BERISHA
Siç dihet Lufta e parë Ballkanike shpërtheu ne tetor 1912
nga shtetet e “Aleancës Ballkanike”që e
përbënin Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia. Dhe
shqiptarët akoma pa u çliruar përfundimisht nga pushtuesit
shekullor osman, u detyruan t´i kthenin armët kundër
pushtuesve të ri e të luftonin kundër tyre në kushte
jashtëzakonisht të
disfavorshme.
Në gjysmën e dytë të tetorit 1912, ndërsa vazhdonin
operacionet pushtuese të ushtrisë serbe mbi tokat shqiptare
në Kosovë e gjetiu, në krahinat e Lumës, të Opojës,
Vërrinit, Gorës, Hasit, Dibrës... u organizuan kuvende të
shumta dhe në saje të kushtrimit të lëshuar nga mbledhja e
jashtëzakonshme e komitetit ”Shpëtimi” të
mbajtur në Shkup,
me 14 tetor 1912, filloi mobilizimi i përgjithshëm për t´i
përballuar agresionit sllav. Në javën e parë të nëntorit,
armata e III serbe pasi pushtoi Rrafshin e Kosovës dhe atë
të Dukagjinit, synonte pushtimin e Shqipërisë Veriore dhe
atë të Mesme për të dalur në brigjet e Adriatikut.
Qysh më 5 nëntor 1912 kur gjenerali Bozhidar Jankoviq hyri
në Prizren me regjimentet e Divizionit
”Shumadia-1”, nisi rigrupimin e forcave të tij,
për operacionet drejt Adriatikut. Për të realizuar këtë
plan ushtarak, komanda serbe, kishte krijuar dy njësi të
veçanta, që morën emrin”njësitë e bregdetit”dhe
repartet e këtyre njësive u përzgjodhën nga divizionet
”Shumadia-1” dhe “Drina-2” të
dislokuara në Prizren e Gjakovë. Njëherit, për të evituar
çdo rrezik që mund të kërcnonte të ashtuquajturit
”njësitë e bregdetit” që do të operonin në
drejtim të Adriatikut, nëpërmjet Luginës së Drinit (Lumës),
komanda e armatës së tretë krijoi ”repartin e
Lumës”, i cili mori për detyrë të pushtonte këtë
krahinë dhe krahinën e Hasit, Vërrinit, Opojës, Gorës, të
çarmatoste banorët dhe të godiste pa
mëshirë çdo rezistencë të tyre.1
Në repartet ushtarake për pushtimin e Lumës u angazhuan
rreth 16 mijë trupa, pasi sipas të dhënave të komandës
serbe, pa “përuljen e Lumës”dhe zotrimin e
brigjeve të
Drinit nuk mund të realizoheshin planet strategjike të
proklamuara nga qeveria serbe. Përballë operacioneve
pushtuese të ushtrisë serbe, u gjendën mijëra luftëtarë
shqiptarë të krahinave të Lumës, Hasit, Vërrinit, Opojës e
Gorës, si dhe të atyre që ishin tërhequr nga thellësitë e
Kosovës-pas pushtimit të saj.
Me këtë rast malet e larta të Pashtrikut, (ku shtrihej
krahina e Hasit dhe Malësia e Gjakovës), si dhe degëzimet
natyrore të Sharrit-(malet e Gjalicës dhe të Koretnikut,
matanë Drinit të Bardhë), ku gravitojnë fshatrat e trevës
së Vërrinit, të Opojës dhe të Gorës, nga fortesa natyrore
u shndërruan në fortesa lufte. Duke pas parasysh këto
pozita gjeostrategjike, forcat shqiptare u pozicionuan në
vijën frontale:Malësia e Gjakovës (Qafa e Morinës - Qafa e
Prushit) — Has (Planej-Gorozhup) — Qafa e
Zhurit — Vërri (Billushë - Jeshkovë - Lybeqevë - Lez)
— Sharr(pjerrësit perëndimore të “Gurit të
Zi” — Opojë (Gryka e Llapushnikut).
Në organizimin e qëndresës shqiptare u shquan krerët:
Ramadan Zaskoci, Ramadan Çeku, Qazim Lika, Islam e Sali
Spahia, Hoxhë Mehmeti, Osman Lita, Cen Daci, Bajram Gjana,
Dervish e Nezir Bajraktari, Myftar Nika, Nexhip agë Bilali,
Sylë Elezi, Ahmet Ilaz Qehaja, Jemin Gjana të gjithë nga
Luma, Elez Isufi, Cuf Xhelili e Xhafer Doda nga Dibra,
Bajram Curri në Malësi të Gjakovës, Rexhë Ali Bajraktari
nga Hasi, sheh Hasani nga Prizreni, Jahja Sait Sahiti nga
Kuki i Opojës, Kapllan Opoja, Nail Hyseni-Dani i Rapçës
së Gorës, Esat Berisha, Abdyl Osmani , Arif Krusha e shumë
të tjerë.1/1
Qendrat komanduese të luftës u vendosën:1. Në
Llapushnik(Brezne) të Opojës, në krye me Qazim Likën 2. Në
Krumë të Hasit, në krye me Rexhë Ali Bajraktarin, 3. Ndërsa
Këshilli Qëndror i Luftës në krye me Ramadan Zaskocin u
vendos në Qafë të Kolesjanit, në majën e quajtur Tabe, nga
ku shihej qartë Rrafshi i Lumës. Për të mos lejuar kalimin
e trupave serbe matan lumit, përgjatë Drinit të Bardhë,
këshilli i luftës, organizoi me kohë prita në fshatrat:
Shalqin, Domaj, Gjinaj, Brut, Ura e Vezirit... Prita të
tilla u ngritën edhe në brigjet perëndimore të Drinit të Zi
si: në Kolsh, Mamëz, Surroj, Tejdrinë...2
Në këto pozicione ishin forcat mbrojtëse shqiptare, kur më
9 e 10 nëntor 1912 filluan operacionet e armatës III serbe
në drejtim të Lumës. Beteja e parë e përgjakshme në kufijtë
e Lumës u zhvillua në “Qafën e Zhurit” dhe
vijoi deri në grykën e Morinës. Në këtë lokalitet ushtria
serbe për 2-3 ditë rresht pësoi goditje të rëndë, duke lënë
në fushëbeteja shumë të vrarë e të plagosur dhe mjaftë
armë. Pas këtij dështimi ushtria serbe në shenjë hakmarrje,
në fshatin Zhur i mori peng 37 shqiptarë , të cilët më pas
i dërguan në Prizren me qëllim që të ushtrohet presion në
popull, për të mos e përkrahur edhe mëtutje qëndresën e
tyre. Ushtria serbe pas një riorganizimi me reparte të reja
u nisë sërish në drejtim të Lumës.
Forcat shqiptare, tashmë duke pasur përballë 12 batalione
dhe një repart kalorësish serbë, për të mos u dëmtuar u
tërhoqën me luftime sporadike, përgjatë brigjeve të Drinit
të Bardhë dhe shpateve të Koretnikut e të Gjallicës, në
mënyrë që të bëhej një përgaditje sa më e mirë për një
qëndresë të fuqishme.
Repartet serbe me goditjet e vazhdueshme që i bënin
luftëtarëve lumjanë, nga fusha e Morinës e deri në Përbreg,
hap pas hapi u futën në brendësi të Lumës - deri në Bicaj
dhe u dislokuan në hapsirat fushore të këtij fshati.
Tërheqja e luftëtarëve shqiptarë u bë jo vetëm për shkak të
epërsisë serbe në numër të ushtarëve dhe në armatim të
rëndë, por me këtë rast u përdorë procesi luftarak
taktik:qëndresa-thyerja-tërheqja, si ligje objektive të
luftës, për ta futur armikun nëpër kurthe në mënyrë që ta
ndëshkonin më pas me mënyrat e tyre origjinale të
luftimit3.
Këshilli komandues i luftës i përqëndruar në Tabe(Qafë të
Kolesjanit), me kohë kishte siguruar prapavijën edhe në
tërthoren: Përbreg - Gjegjën - Bardhoc - Morinë - Vërmicë -
Shkozë - Dobrusht - Zhur - Vërri (Billushë - Jeshkovë -
Lez...), e cila njëkohsisht luante rol të
dyfishtë:1.mbështetje të sulmit mbi forcat armike dhe
2.mbrojtje të shpinës së luftëtarëve në Lumë.
Në mëngjesin e 15 nëntorit 1912, Këshilli i Luftës dha
urdhër për të sulmuar repartet serbe nga disa drejtime të
frontit. Falë konfiguracionit të terrenit malor, motit të
keq (me shi e bubullim) edhe pse të varfër në mjete lufte,
lumjanët të lëshuar si ortek mbi forcat armike, në kodrat e
Kolesjanit arritën t'i asgjësojnë qindra ushtarë serbë,
ndërsa nga radhët e tyre ranë dëshmorë: Ibrahim H.Zeqiri,
bajraktar i Radomirës, Nexhip Dullë Visha nga Kolesjani,
Rexhep Jonuz Taci, Selman Asllan Nërguti, Halim Shehu e
Daut Basha nga Shtiqni etj.4
Ndërkoh, për shkak të rezistencës së fuqishme, forcat serbe
u tërhoqën nga Kolesjani dhe kodrat e Gabricës dhe u
pozicionuan në brigjet jugore të Shejës dhe në brigjet
lindore të Drinit të Zi, ndërsa forcat shqiptare kaluan në
vijën: fshati Mustafaj-Osmanaj-Bushat (Kodra e Bushatit).
Këshilli i luftës, pas një rigrupimi të forcave shqiptare
në teren, më 16 nëntor pa ndërpre vazhdoi mësymjen drejt
forcave serbe dhe përleshjet gjakosëse u zhvilluan
kryesisht në krahun e majtë të përroit të Shejës. Pikërisht
në këto çaste kritike për kurorëzimin e suksesit, Lumës i
erdhën në ndihmë qindra dibranë në krye me udhëheqësit e
shquar Elez Isufin, Isuf Xhelilin, Xhafer Dodën etj, të
cilët në fushat e betejës sollën edhe 2-3 topa që dikur ua
kishin zënë turqve.5 Ushtria serbe e qëlluar (sulmuar) nga
të gjitha anët, në panik braktisi fushëbetejën, duke lënë
edhe shumë të vrarë e të mbytur në Dri dhe në përroin e
Shejës. Për të përfituar nga situata e krijuar, Këshilli i
luftës tashmë nga Kolesjani ishte zhvendosur në fushën e
Zborit-Nangë, dhe aty përcaktoi dy drejtime sulmuese (me 3
grupe) për ndjekjen e mëtejshme të pushtuesve serbë:
-Grupi i parë: u drejtua, në krahun e majtë nëpër rrugën
këmbësore që të shpiente nga Nanga në Gostilë-për në Kullë
të Lumës;
-Grupi i dytë:në rrugën këmbësore që të çonte nga Nanga në
Shtiqën, Përbreg e deri në Morinë,
-Grupi i tretë:(në rolin e rezervës) u përdorë si
mbështetje për të dy krahët (grupet) e sulmit6.
Ndërkaq forca tjetër goditëse që kishte të bënte me fatin e
Betejës së Lumës, ishte organizimi i qendresës në të dy
krahët e Drinit të Bardhë: - Në tërthoren Përbreg –
Gjegjën - Bardhoc - Morinë - Qafa e Zhurit - Vërri
(Billushë) - Guri i Zi (Opojë) - Sharr dhe në krahun tjetër
Has (Pashtrik)-Malësi e Gjakovës.
Për të penguar shkuarjen e forcave të reja serbe nga
Prizreni në drejtim të Lumës, luftime të ashpra u zhvilluan
edhe në trevën e Vërrinit. Në vijën Dobrusht - Qafa e
Zhurit-Billushë - Lez - Leskovec, pati luftime ballore dhe
anësore. Repartet serbe në këto luftime përpiqeshin që të
shpërthejn vijën frontale në Vërri, me qëllim të depërtimit
në Opojë e Gorë prej nga mendohej të sulmoheshin nga prapa
lumjanët, mirëpo nuk patën sukses.
Në kulmin e qëndresës për vdekje a liri, Këshilli Komandues
i Luftës që përbëhej nga Ramadan Zaskoci, Islam Spahia,
Hoxhë Mehmeti, Elez Isufi, Ramadan çeku, Ramadan Kovaçi,
Kadri Shahini, Jemin Gjana etj, sipas vendimeve të marra në
një mbledhje, më 17 nëntor 1912 nisën operacionet goditëse
në të gjitha frontet e luftës.
Malësorët lumjanë, të ngujuar nëpër kullat e
fshatrave:Nangë, Gostil, Shtiqën, Përbreg dhe në shpatet
lindore të Gjallicës e Koretnikut (Pikllimës) si dhe në
brigjet e të dy Drinave (të Ziut e të Bardhit), e të
ngazllyer nga fitorja e bujshme e Qafës së Kolesjanit,
forcat e armikut u sulmuan nga të dy krahët
(lindje-perëndim) dhe u ndoqën këmba këmbës. Repartet
ushtarake serbe u përpoqën të rigrupohen e të pozicionohen
sërish në Kodrën e Galipës e në Zbor të Nangëve, por këto
përpjekje gjithashtu dështuan keq. Repartet shpartalluese
serbe pasi humbën edhe në këtë fushëbetejë qindra ushtarë
të tjerë, braktisën edhe vijën mbrojtëse Shtiqën-Drini i
Zi.
Në këto sulme lumjanët trima veprojnë rrufeshëm, dhe
gjatë luftimeve bien dëshmorë: Abaz Zezi, Baftjar Tahiraj,
Baki Maliq Domi, Bektash Gjoka, Dervish Trota, Dullë Dema,
Halil Dema, Halil Himaj, Hasan Shabani, Ismail Neziri,
Jashar Shehu, Mehmet Allaraj, Mehmet Limani, Muharrem Mema,
Mustafë Dogjani, Ramadan Koldashi, Rrustem Shehu, Shaqir
Basha, Shaqir Dauti, Tahir Smajli, Zenel Mema, Haziz
Xhaferi, e shumë të tjerë7.
Luftimet përfudnimtare u zhvilluan në brigjet e lumenjve
Drini i Bardhë - Drini i Zi, ndërsa ato me të përgjakshmet
në Kullë Lumë. Këtu iu dha grushti përfundimtar forcave
pushtuese serbe të cilat pas kapitullimit u tërhoqën nga
Luma në drejtim të Prizrenit. Sipas disa burimeve arkivore
dhe këngëve popullore, dëshmohet se në Betejën e
përgjakshme të Lumës (14-18 nëntor 1912) i patën lënë
eshtrat e tyre 12 mijë ushtarë serbë, ndonëse flitet edhe
për më tepër 16-18 mijë8.
Ndonëse në mëngjesin e 18 nëntorit 1912 mori fund beteja e
Lumës, ku forcat shqiptare triumfuan kundër armatës III
serbe, në Manastir zhvillohej një betejë tjetër ndërmjet
forcave shqiptare dhe reparteve të armatës I serbe, që në
histori njihet si Beteja e Manastirit. Në këtë kuadër
vlerësojmë se Beteja e Lumës, Beteja e Manastirit, si dhe
qëndresa shqiptare në veri (Shkodër) dhe në jug (Janinë)
kanë rëndësi të madhe historike për faktin se në një mënyrë
apo tjetër, mundësuan mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në Vlorë
më 28 nëntor 1912, ku u shpallë Pavarësia e Shqipërisë.
Shënime
1 Th.Muzaku:Politika e serbisë Kundrejt Shqipërisë gjatë
Luftës Ballkanike, Tiranë 1987, fq.145;
//K.Novakoviq:Nëpër Shqipëri(Kujtime):”Dy
Drinat”, 1, 1998,
fq.32;//B.Ratkoviq:Prvi Ballkanski rat, Beograd 1978 ,
fq.261//Sh.Hoxha:Luma në luftrat për liri, Tiranë 2002,
fq.173.
1/1 Sh.Hoxha:Luma në luftrat për liri, Tiranë 2002,
fq182;/Sh.Braha:Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa
shqiptare(1884-1990), Gjakovë 1991, fq.148
2 Dr.V.Kasapi:Mrekulli e natyrës.Kështjellë e historisë,
Tiranë 1998, fq.69
3 Po aty
4 Po aty
5 Po aty
/ Xh.Martini-Elez Isufi, Tiranë 1994, fq.29.
6 Po aty
7 Sh.Hoxha:Luma në luftrat për liri, Tiranë 2002, fq.187.
8 Po aty/Xh.Martini, Elez Isufi,
fq.29;/Dr.V.Kasapi-Mrekulli e natyrës kështjellë e historis
(Monografi për Lumë-Kukësin)Tiranë 1998,
fq.76;/Sh.Braha:Beteja e Drinit kundër agresionit
serb(nëntor 1912), Prizren 2000, fq.108.
Duke biseduar
me bankierin Shyqyri Fejzo
ME DINJITETIN E SHQIPTAREVE NUK MUND TE LUHET
Me zotin Shyqyri Fejzo,me te cilin kishim vite pa u
takuar,u cmallem kete vere ne Shqiperi ,ne qytetin e
Korces.Ne nje lokal luksoz,nen hijen e manave te
Boboshtices,ku shkuam te drekonim,Shyqyriun,ekonomistin
financier te talentuar,ish drejtor ne Banken e Shtetit te
rrethit te Gramshit,autorin e disa librave , tregimeve
humoristike dhe skeceve ku stigmatizohen dukurite negative
te sistemit qe kaluam po edhe te diteve te sotme,ja ku e
kam perseri perpara si dikur kur punoja ne gazette,ashtu te
qeshur e plot humor,skrupuloz dhe argumentues ne bisede.
Ai tani punon ne nje Agjenci per Trajtimin e Kredive ne
Qarkun e Korces,me po ate passion e devotshmeri sic ka
punuar edhe dikur.
Biseduam per punen e tanishme te tij,per femijet e
familjet tona,shoket dhe koleget.
I tregova edhe une per jeten e tanishme qe bej ne
Amerike,por nuk di pse me terhoqi shume biseda mbi
Emigracionin,kembengulja e tij per te sfiduar jo vetem
veshtiresite e punes se lodheshme fizike,por sidomos
perballimi me kurajo i perbuzjeve nga te tjeret,perpjekja
per te ruajtur dinjitetin e shqiptarit,jo me fjale e me
te rrahur gjoksin,por me pune,me vepra,me fakte..
Ne pergjigje te pyetjes sime per kohen qe mbeti pa pune
nga fillimi i viteve 90’ai gati me shtangu me
pergjigjen:”Nuk u pezmatova shume.Nuk isha i
vetmi,ishin qindra specialiste dhe profesioniste te zote te
fushave te ndryshme qe mbeten pa pune.I thashe
vetes:”Shyqo!Ke dy duar me dhjete gishtrinj,sakat nga
kembet nuk je,mendjen e ke ne vend,eksperiencen po e
po,atehere hajt pra perballoje jeten dhe mere ate sic te
erdhi…”
Dhe ja,keshtu,biseda rrodhi natyrshem,me kete njeri stoik
qe e sheh realitetin ne sy,pa u trembur.
-Pa he,me trego,si veprove ne fillim?-e pyes.
-Si te gjithe emigrantet(qesh)Kur me dhane librezen e punes
me shenimin qe tani e dine te gjithe se qe pothuajse e
njejte per te gjithe ata qe largoheshin nga puna, edhe une,
si shume te tjere, mora rrugen e mergimit. Punova mbi pese
vjet ne Peloponez te Greqise.
-Me siguri,impresionet e para,si me thene ato empiriket,te
kane mbetur ne mendje,sidomos kur ke shkuar ne vendin
historik ,sic eshte Peloponezi,apo jo.
-Po. Natyrisht .Peloponezi eshte vendi kur dikur, ne
lashtesi, kane punuar, luftuar e jetuar spartanet. Qyteti
ku punoja,Kallavrita, ishte rreth 800 metro mbi nivelin e
detit dhe, qe aty kryqezoheshin mjaft probleme te historise
dhe lashtesise. Prane ishte stadiumi i madh i lojnave te
lashtesise, ku ndizen pishtaret e lojnave olimpike,
Pirgosi. Ne ato lugina kane luftuar spartanet me Leonidhen
e tyre legjendar. Prej aty u nisen ata per ne Termopile per
te mbetur te pavdekshem.
-Qenke kenaqur,pse s’thua?-e pyeta dhe vazhdova:Une
ne Maj te ketej viti isha ne Athine dhe ne Selanik pasi kam
motrat aty me gjith familje.Punojne si te gjithe
emigrantet.Gati cdo dite ne Selanik, kalonja nga sheshi i
Aristotelit ku ndodhet edhe statuja e ketij filozofi te
madh me te cilen s’ngopesha duke e soditur,kalonja
edhe nga statuja e Aleksandrit te Madh,nga germimet
arkeologjike te Selanikut.Po keshtu,ne Akropol te
Athines,vec vlerave te tjera te padiskutueshme qe ka aty,
me bene pershtypje edhe guret e shkalleve qe ishin ngrene
nga ferkimi me kembet e vizitoreve.
-Eh,kenaqesi zeza,thuaj-ma ktheu pergjigjen e pyetjes qe
bera-. Ne emigranteve pak kohe, ose aspak na mbetej te
meditonim, te pyesnim apo te studjonim per ceshtje qe i
takojne Historise dhe Turizmit. Ne kishim ardhur per pune
dhe ate do te shikonim si kryesore.
E verteta eshte se greket ne fillim na priten shume
mire.Po ashtu na dhane pune, ushqim e gjitheshka per nje
jete normale ne ato kushte qe na u krijuan. Megjitheate, me
dukej se ekzistonte nje vello misterioze dhe nje paragjykim
per ne shqiptaret. Fjalet: “allvanoz”,
“allvani”, sa vinte dhe po merrnin karakterin e
percmimit,peruljes, per te mos thene me tej, te fyerjes.
Greket besojne ne menyre fanatike median dhe gjitheshka qe
thuhej ne TV, ne gazeta e kudo per ne shqiptaret. U dukej
absolute, e mireqene.
-Pse,xhanem?
-Nuk e di,ndoshta eshte fiksim te disa.
-Duke perifrazuar Erich Fromm-in,kete dukuri te disa
greke,do ta quaja patologji fiksimi-vazhdova une-dhe si e
tille eshte ne konflikt me aresyen dhe
objektivitetin.Gjykimi i cunguar nga nje patollogji e
tille,edhe mund te kaperxehet kur eshte fjala per
perpjekjet per te poshteruar nje apo dy persona,por kur
objekti i ketij poshterimi behet familja,rraca,feja apo
edhe nje komb i tere,kjo te con ne perfundime te
gabuara,sikur i “huaji”eshte nje
“barbar”dhe duhet fyer,tallur,e merzitur.
-Natyrisht-ma kthen Shyqyriu-por emigranti duhet te luftoje
qe ne pune e siper te shpalose vlerat e verteta te
shqiptarit:zgjuaresine,punedashesine,ndershmerine,kulturen,arsimimin,besnikerine,mikpritjen.Pastaj,pala
tjeter,le te shohe me syte e vet se si eshte ne realitet e
verteta.
-Ne Amerike,i dashur Shyqyri-i them-mund ta ndjesh vete ,si
me thene,krizen e identitetit,sidomos kur je pa pune e pa
gjuhen angleze.Te duket sikur pesha jote e gravitacionit
eshte zero ne raste te vecanta,por kurrsesi nuk ndjen as
shenjen me te vogel te perbuzjes apo te fyerjes nga
vendasit.Perkundrazi,i cdo
moshe,seksi,gjinie,etniteti,rrace qofsh, ti do te ndjesh
kudo e kurdohere rrespekt e miresjellje.Dhe kjo ka
shpjegimin e vet ne Ameriken e madhe,pa fund,pasi eshte nje
vend emigrantesh, ku punohet shume.Po ,ne Greqi,ndoshta
edhe ne disa vende te tjera te Europes,si ndjehet,si
manifestohet ndjenja e perbuzjes ndaj shqiptareve.
-Oh,fare lehte,e ve re dhe e ndjen qe atje tutje ,si i
thone fjales. Per rreth pese vjet, sa qendrova ne Greqi,
mund te tregoj shume ndodhi, por do ndalem ne nje apo dy
raste , ku me dukej se poshtrimi qe donin te me benin nuk
ishte i vogel. Une punoja ne nje kompleks per rritjen e
kafsheve. Pronari Kristo, ne pergjithesi ishte njeri i
mire, dinamik, por ndjenjen e nenvleftesimit te shqiptarit
e kishte ne maje te gjuhes,nuk e di sepse.Une,vec punes se
perditeshme,per ta patur mire me pronarin por edhe per
Hobi, perdorja dhe nje Agrotiko te
vjeter”Datsun” me benzene, per nevoja te
kompleksit apo per shperndarjen e ushqimeve te kafsheve.
Kudo i isha pergjigjur per punen.Ne shume raste kisha bere
edhe nderhyrje ne sistemin e ushqimit te makines
(karburatorin), ne sistemin elektrik etj, te cilat pronari
shpesh per t’i riparuar detyrohej te shkonte ne
servise, ndaj cuditej se si arrija te ndreqnja difektet. Me
pas ai mori ne pune edhe nje emigrant tjeter nga nje vend i
Ballkanit qe nuk po e permend. Ky,emigranti i porsa ardhur,
jo vetem nuk i bente keto pune, por shpesh e merrte pa leje
makinen dhe naten shkonte ne qytet.Ne nje prej ketyre
rasteve, ai u rrezua ne nje ferre te madhe duke demtuar
mjaft makinen,aq sa kur e nxuarem prej andej nuk e njohem
fare nga demtimet.
-Me fal qe te nderpres,Shyqo,ty te erdhi keq se u demtuan
edhe ato pjese qe i kishe riparuar vete,apo si?E them kete
se tek po me tregon kete fakt,mendja me
“fluturoi”10 vjet me pere kur ne nje interviste
qe i bera shqiptaro-amerikanit Prof.Dr.Spiro Telit,ai ne
nje moment,kur me tregonte per ndjenjen e punes,per
autoritetin profesional, me solli nje rrast te
tille:”Kur isha me sherbim ne Japoni,pas pune po
ktheheshim ne Hotel.Jashte binte shi si purteke.Makines nuk
po i punonin fshiresat e xhameve.Perballe ,ne krahun
tjeter,makinat shkonin lume.Njera prej tyre qendroi dhe
njeriu qe doli prej saj,me cader ne dore, na beri shenje qe
te ndalonim.Nuk po kuptonim se c’po ndodhte.Personi
qe zbriti nga makina tjeter,shpejt e shpejt,me veglat ne
duar,rregulloi fshireset e xhamave te makines sone dhe na
tha”Une punoj ne ate Uzine ku eshte prodhuar kjo
makine.Nuk mund t’a duroj dot difektin qe ka pesuar
makina qe kini ju ne perdorim,por qe eshte prodhuar nga une
me shoket e mij”E falenderuam ate dhe nxorrem edhe
nje mesim me teper per vete...”Keqardhja jote per
makinen qe demtoi kolegu juaj jo shqiptar ,ka te beje edhe
me kete fakt qe sapo thashe?-nderhyra duke bere shaka.
-Megjithese shembulli eshte kaq domethenes, qe tregon per
ndjenjen dhe pergjegjesine qe duhet te kete njeriu ndaj
punes, rasti me mua nuk eshte ekzaktesisht ashtu
–pergjigjet ai po me shaka-,sepse une nuk isha
punonjes i Uzines ku ish prodhuar makina e pronar Kristos,
por mua me beri pershtypje te madhe sepse per rastin e per
emigrantin ne fjale, Kristoja nuk foli kurre keq, deri sa
me ne fund ai ja vodhi makinen dhe u zhduk fare!?.Kurse me
ne shqiptaret grricej kot se koti. “I degjove
lajmet?-me tha nje dite- Kishin vjedhur banken e Athines
dhe dyshohet per nje shqiptar”. Pas dy- tre ditesh
lajmet thane se nuk ishte shqiptar, po grek dhe ishte
identifikuar me kamerat e bankes. Por lajmi per shqiptarin
fantazme qe i mbeti faji, asnjehere nuk u pergenjeshtrua.
Pyetjes sime ironike se “ A ka me hajdute greke qe
kur erdhen shqiptaret?”, ai kurre nuk i u pergjigj.
Po ashtu, ne morine e puneve,sa here ne shqiptaret kryenim
procese te veshtira, qe donin kualifikim te vecante, i
kalonin ne heshtje, pa u dhene rendesi. Keshtu benin me
gurgedhendesin e talentuar nga Korca, Thanasin; me Petron,
shofer shume i afte nga Gramshi; me Rimin djale i ri i
talentuar nga Mallakastra.
-Ne raste te tilla brengosjeje,njeriu ka nevoje te kete
sa me shume lidhje me bashkeatdhetare,me vendlindjen,me
shoke e miq te afert per te “qare”ndonje hall
apo per te shkembyer ndonje informacion.Ju si i realizonit
keto deshira?
-Po,natyrisht qe ka nevoje.Mirepo e keqja ishte sepse ne
vitet 93- 94 ishte shume i veshtire komunikimi dhe
kontaktet me Shqiperine.Nuk kishte kete nderlidhje qe ka
sot, nuk kishte celulare as ne Greqi, pale ne Shqiperi;nuk
ishte sherbimi bankar qe eshte sot. Pas vajtjes per here
te pare, kam ndenjur 18 muaj pa u kthyer ne shtepi, mbasi
nuk kisha te sigurte kthimin ne vendin e punes.
-Mund te me tregosh ndonje rast kur puna jote, autoriteti
juaj profesional, le te themi keshtu, te ndihmoi te
ndjeheshe krenar dhe te triumfonte dinjiteti i
shqiptarit.Me pak fjale ,si vepronje ti me qellim qe
punedhenesi yt grek,te ndryshonte mendimin dhe konsideraten
per ty si shqiptar?
- Pas nje vit e ca pune, edhe mua m’u be nje dore e
mire me para per te marre. Po ku t’ i coja se!
“ I derdhim ne banke”- dha mendim Kristoja. Kur
shkuam tek Agrotikotrapeza, drejtori sa e pa Kriston, erdhi
e takoi dhe mori vesh cfare kerkonim. Ai pastaj, me ze pak
te ulet, pyeti Kriston se ku kisha punuar.
-Me thote se ka punuar ne banke.- foli pronari im me
indiference duke tundur doren.
-Jo te them, por ne banke kam punuar vertet-ja ktheva jo
pa inat.
-Urdheroni, kalojme brenda.- na ftoi drejtori.
Pastaj, me takt me pyeti se ne cilin sektor kisha punuar:
ne kontabilitet, arke, apo tek krediti.
-Ne ate kohe, ne punonim me rotacion pothuajse ne te
gjithe sektoret.- i them.
-Ulu ne kompjuter!-me ftoi.
-Para se te ulem dua te te bej nja dy pyetje.-fola dhe
ndjeva se mornica ma pershkuan trupin.E shikoja qe isha ne
nje lloj prove,dhe hajde te degjoje greket pastaj. Duhet
thene se per hir te se vertetes, ata jane me
thashethemexhinj se ne.
-Ne cilen llogari mbani arken, kreditin, llogarine
rrjedhese?- pyeta.
Ai shikoi njehere lart nga tavani, u mendua pak dhe me
tregoi numurat e llogarive.
-Ka fjalekalim kompjuteri?- vazhdova.
-Jo, jo! –me nxiti.
Mbasi e hapa, po prisja ne monitor sinjalet.Kaluan
sekondat e nevojshme dhe monitori u mbush. Kerkova
ne” Exsel” llogarite rrjedhese dhe po ndiqja me
kujdes te dhenat.Ne Shqiperi, ne shkolla kishim mesuar
gjuhen ruse. Perfitova nga rasti se shkronjat e medha te
greqishtes jane cirilike si te rusishtes. Kerkova
Katsikopunlin dhe me del teprica e llogarise rrjedhese: mbi
70 milione dhrahmi.
-Shikoni, zoterinj! Ka nje teprice te tille dhe mua me
paguan vetem 150 mije dhrahmi ne muaj.-ngacmova duke
qeshur.
-Asta, asta tora! (Qendro, qendro tani),ishte urdheri i
drejtorit. Pastaj ai u kthye nga Kristoja dhe i tha me ze
te ulet: “Eshte Bankier”Fatkeqesi per ate vend
qe nuk i mban kuadrot e tij. Nuk ditka te shkruaje mire
greqisht se do e kisha marre rreth dy muaj ne pune sezonale
ne banke,ne kohen kur verifikojme kredite- i tha Kristos.
Ate dite u ktheva ne pune me nje ndjenje tjeter,te them
lumturi?M’u duk sikur isha riemeruar bankier.! Vura
re,me pas edhe ndryshimin e madh ne qendrimin e pronarit
ndaj meje.
Ky eshte nje rast qe i ka ndodhur Shyqyri Fejzos.Por ka
shume raste te tjera te tilla,qe jane demonstruar nga shume
shqiptare emigrante te moshave,sekseve e profesioneve te
ndryshme kudo neper Europe e ne Bote.Lexojme raste te tilla
ne shtyp,degjojme e shohim ne televizion,bisedojme me miq e
shoke per fakte mjaft domethenese qe me pune dhe vullnet
ruhet e mbahet lart dinjiteti i shqiptarit jo vetem ne
Greqi por edhe ne vende te tjera.Por ketu po tregojme
vetem per rastin e ketij kuadri,me gojen e tij.
Une nuk mund ta “leshonja” aq lehte zotin
Shyqyri,ndaj e nxita biseden per me tutje.
-Ti,vec punes si bankier,ke pasion edhe letersine.Lexon por
edhe shkruan vete.Si e mbushnje vakuumin e kesaj nevoje
shpirterore?
-Rralle lexonja,se te tilla ishin kushtet.Per te shkruar jo
e jo,por materiali qe grumbulloja ishte i bollshem per
krijimtari letrare.Sapo erdha nga Greqia,shkruajte nje
tregim ,te cilin Estrada e Korces e vuri ne skene dhe e
shfaqi me sukses.
Por,pyetja juaj me ben te kthehem edhe nje here te ndjenja
e dinjitetit.Me kryetarin e gjykates te Kallavrites, isha
njohur diku, ne nje feste. Nje dite me kerkoi ne pune ne
shtepine e tij.Kishte nje vile kater kateshe te re, por
kati i pare , perdhes, nuk ishte rregulluar fare.
- “Dua te bej nje muze
te shtepise. Hiqi dherat dhe hidhi atje larg. Do e cosh me
germim e heqje dheu tek keto piketat”- me tregoi Taqi
(se keshtu e quanin) dhe iku.
Fillova pune.Kur kishte kaluar ora 15-te,e dites se pare,
me thirren lart per te ngrene dreke. Ishte kthyer edhe
Taqi. U ngjita ne sallen e ngrenies, lava duart e po shkoja
neper nje holl te gjere e te ndricuar.Nje raft i stermadh
librash hijeshonte hollin.Ai ishte me kende, i mbushur plot
dhe i mbrojtur me xhama. Po e soditja gojehapur kete bukuri
brenda ne shtepi, qe te krijonte pershtypjen sikur je ne
nje Biblioteke moderrne.Pikerisht atehere pashe nga xhami
se si vajza e madhe e Taqit qe studjonte per magjistrature
ne Londer, i ben shenje se motres, demek “shikoje,
shikoje argatin”. Shenja m’u duk percmuse, si
nga e qeshura dhe nga xhesti qe beri me dore. Kthehem
menjehere dhe i them:
-Bravo! Paski edhe
Gollsuorthin ketu.- Ne fytyre nuk di se si isha bere por
perbrenda e di une si zieja.
-Pse, e njeh
Gollsuorthin?-pyeti
-Ai ka vite qe ka vdekur,po
nje pjese te mire te veprave te tij i kam lexuar- ja
ktheva.
-Cila te ka pelqyer?-pyeti si
me habi.
-Patjeter, Saga e Forsajteve- i
them.
-Cfare mban mend nga
Saga?-ishte pyetja tjeter.
-Vdekja e Xholionit Plak dhe
qeni Baltazar, me ka
bere pershtypje te pashlyeshme.-
Te dy vajzat me shikuan me habi.
-Po libra te tjere te
Gollsuorthit, kini lexuar?- pyeti vajza e vogel.
-Po,po! Kam lexuar”Lulet e
Molles”. Ajo ka qene novela qe rinia jone e pelqente
shume –fola.
Vura re se kishte shume libra.Kishte Stendalin,”
Nena” e Gorkit ndodhej aty, vepra te
Moravise,”Sherbetori juaj i bindur” te Sosekit,
Zhak Ventrasin, Majakovskin, Jeseninin, Pushkinin po e po.
Mora ne duar nje liber me poezi te Jani Ricos. E hapa ku me
duhej dhe fillova te recitoj nje strofe greqisht. Pikerisht
ate strofe ku thote se hija e pemeve dhe selvive greke
shkon deri ne Afrike, ne Ekuator…
Habija e te dy vajzave ishte e madhe.
-Mama! Ky nuk eshte thjeshte
argat.-foli e vogla
Qe atehere respekti ndaj meje vura re se u shtua. Nje dite
kthehesha me kembe me tre shqiptare te tjere nga
Kallavrita.Kishim marre disa ushqime dhe vendfjetjen e
kishim rreth dy km larg qytetit,ne nje ngrehine afer
kompleksit.Tek kembet tona ndaloi nje makine Audi
sportiv.Ishin vajzat e gjykatesit.E madhja doli nga timoni
dhe me thirri.
-Ella, Ella, pame mazi. Ella, piume
mia kafe.Parte to timoni, se parakallo.
Kuptohet, mora drejtimin e makines dhe shkova me to ne
nje kafene. Bisedonin lirshem, me nivel. Kjo mendoj se
shpjegohet nga edukata e kultura qe jepej ne ate shtepi
intelektuali te nderuar. Per kete mund te flitej shume,por
do te ndalem vetem ne nje fakt.Ata nuk e perbuznin punen
caferdolloj qofte. Taqi, kur kthehej nga puna, ne shtepi
merrej me 7 krere dhi te races “Sana.”I
ushqente,hiqte plehun, i qethte, i milte. Kete pune e bente
me merakun e nje cobani te klasit.
Pasi punuam se bashku me nje mjeshter rreth nje muaj,me
ne fund muzeu ishte gati si karabina. Une ndiqja ne heshtje
e tere kuriozitet se cfare do te vendose Taqi aty. Duhet
thene se ai u be nje muze i thjeshte,por me vlera. Nje vend
te dukshem zuri pema gjeneologjike e famijles Polideri. Kjo
peme u sajua bukur nga nje skulptor me polisterol te
ngjyrosur. Mangesi edhe kishte,se t’a zeme, per
stergjyshrit ishin vetem emrat ose ndonje pikture e vjeter,
se nuk kishte foto.Ama per gjyshrit,prindet e brezat e
mevonshem, puna ndryshonte. Ne stendat e tjera te zinte
syri ndonje bllok te zverdhur nga koha, arme, ikona,
kandila e llampa, sahat xhepi, ndonje kostum shajaku si
tonat, veshje grash me zbukurime, si dhe ndonje stoli qe
ishte simboli i cifteve ne fejesa, dasma etj. Kishte ndonje
djepe te vjeter, ene uji prej druri, ene guzhine etj.
Veglat e cobaneve, si klica, pagura,zile, kembore etj,
zinin nje vend te dukshem.
E gjej me vend te zgjatem pak per ketu se gjykoj qe kjo
pervoje mund te zbatohet edhe ne kushtet tona. Eshte
kulture te mbash gjate sa me shume kujtime per brezat qe
kane ikur,aq me teper kur ato lidhen me familjen si qeliza
baze e shoqerise.
Kur mbaroi muzeu i vogel familjar,Taqi beri dhe nje
perurim duke ftuar miq e shoke, te aferm, sigurisht edhe
mjeshtrin edhe mua, argatin qe kontribuam ne ngritjen e
tij. Pasi shikuam me kujdes stendat, lame pershtypjet ne
nje liber te sapo vene mbi nje tavoline dhe u ulem ne
banket.Nuk desha te zgjatem , por pikerisht ketu, ndaj meje
filluan disa ngacmime e romuze te cilat po e kalonin masen
e shakase dhe po dilte ne pah ndjenja e percmimit qe kane
disa greke per ne shqiptaret. Sado qe u ruajta, po
mendohesha mire pa te flisja. Kuptova ne cast se isha bere
objekt i ngacmimit ,tani qe edhe vera e birra e kishin bere
punen e tyre, qe miqte te flisnin pa dogane. Kumbara i
Taqit, nje mesoburre nga Athina, i cili ishte jurist, here
pas here ngrinte goten e veres, me uronte dhe po i shtonte
fjalet. Ne nje moment terhoqi vemendjen e te gjitheve duke
i rene pjates me pirun dhe me drejtohet:
- Ti me mjeshtrin punuat ketu mbi nje muaj. Kini bere
vertet nje gje te bukur. Po te pyes, nuk me thua, te dha
Taqi ndonje dhurate?-
-Po!- i pergjigjem.- Me ka dhene pagen shume te mire dhe
me e rendesishmja, kam ngrene ushqim ne nje tavoline me te
dhe njerzit e tij.Mesova shume gjera ketu dhe per kete muze
qe perurojme sot. Pastaj dhe pjesmarrja ime ne kete banket
eshte nje dhurate.- i them.
-Jo,jo! Nuk e kam fjalen per ato. E kishte per detyre
t’i bente ai,por pyes, ndonje dhurate a te dha?
–kembengulte me ze te larte kumbara.
-Ju thashe edhe njehere! Nuk eshte nevoja per dhurata,
se une jam shume i kenaqur per pagesen e punes. Pastaj
dhuratat duan shkakun, kohen etj.Ky, me duket eshte nje
problem tjeter..- deshat t’a mbyll une.
-Degjo, bankier!-dhe mua m’u duk sikur e tha me
qesendi cilesorin”bankier”- Ti sot ketu duhet
t’i kerkosh nje dhurate Taqit. Keshtu mendoj une. Dhe
ai me siguri do ta plotesoje deshiren- kembengulte si
mushka kumbara.
- I nderuar Kostas! Nuk ka arsye te kerkoj dhurata
sot.Une kete nuk e bej- fola dhe ndjeva se te kuqte po me
zaptonte fytyren.
-Epo! kerkoje nje dhurate se nuk behet qameti de.-foli
nje i moshuar.
-Kerkoje!Kerkoje!
-Zgjidh nje te mire, se ka Taqi….!
-Kerkoje o miku im!-
nderhyri edhe Taqi qe deri ate-
here nuk kishte folur fare.
Mbeta ne pozicion te veshtire. Mora goten me vere dhe u
ngrita.
-Me qe kembengulni dhe une po e kerkoj nje
dhurate.Afroje tabakane ketu se dua nje embelsire.- i
drejtohem vajzes se vogel qe na sherbente.
-Jo nje embelsire.-nderhyne disa.
-Do e kerkoj edhe dhuraten.-i qetesova. Nderkohe
tabakaja me ishte afruar.Nxora nje kartmonedhe dhjetmijeshe
dhrahmi dhe urova per muzeun. Te gjithe insistuan te mos
hidhja para. Bera shenje me dore per qetesi dhe iu them:
-Tani une do i kerkoj nje dhurate Taqit.Heshten dhe po
prisnin.
-T’a gezoje muzeun. U befte percues i kultures per
shume breza. Dhe une mesova nga menyra e te organizuarit te
nje muzeu te tille modest. Me qe insiston edhe Taqi, po e
kerkoj nje dhurate.- u them.
-Fole, de!-me nxiten.
-Desha te vizitoj muzeun e Akilit dhe Panteonin e
Athines.- u them dhe u ula.
Per nje moment ra qetesi. Passtaj kumbara tundi koken dhe
gati sa nuk sokelliu me inat. Taqi u ngrit nga vendi dhe me
dha doren. Nderhyri me i moshuari.
-Pse kerkove pikerisht kete dhurate?-pyeti ai
-Zoterinj! Muze Akili dhe Panteon Athine, nje ka Bota.
Ato jane ketu, ne Greqi. Une jam kaq afer tyre dhe nuk kam
mundur t’i vizitoj. Me qe me dhate rastin dhe
mundesine,ju falenderoj per kete.-
-Ka edhe muzeume te tjera Greqia…- foli njeri
-Drejt,drejt,ka.Por une desha tek Akili se sipas
Homerit, ai ka qene nga Iliria, ashtu sic ka qene edhe
Kollokotroni arvanitas…, qe Greqia me te drejte e ka
vendosur ne 5 mijeshen dhrahmi. Mire do te ishte te kishit
vene ne ndonje vend te nderuar dhe Laskarina Bubulinen -u
them dhe u ula.
-Jo po edhe Ali Pashane..- nderhyri ashper kumbara.
-Pse jo?- Pashai yne e dhendri juaj ka qene.- ja ktheva.
U krijua nje qetesi nga ato qe perzihen me tensione dhe
koha duket sikur mbetet ne vend ne ato momente. Por, Taqi
ishte nje ekulibrues i mrekullueshem.
-Ju nuk e njihni mire mikun
tim!-foli ai.-Ne kemi kembyer vazhdimisht mendime dhe une
ja di pikpamjet. Ai…
-Pse nuk thua! Paskemi
gjitone te zgjedhur.-e mori perseri
fjalen kumbara.
-Miku zgjidhet.Gjitoni nuk zgjidhet,zoteri!- ja ktheva
mikut nga Athina.
Biseda me Shyqyriun atje ne Boboshtice, po i vinte
fundi,por une desha ta “shtrydhnja” edhe me
ndaj e shtyva me tej duke pyetur tek i drejtoheshim makines
per t’u nisur drejt Korces:
-Ju thate se fituat shume nga pervoja greke per ngritjen e
Muzeve te shtepive.Po tjeter c’fituat?
-Tjeter fitova se si mund te ngresh nje biznes tendin.Me
t’u kthyer nga Greqia,une u vendosa me banim ne
fshatin Pendavinje te rrethit te Korces.Bleva toke dhe
shtepi me ndihmen edhe te djemve qe i kam emigrante ne
Gjermani.Kultivoj bime te ndryshme si patate,fruta etj dhe
synoj t’i eksportoj.Perpjekjet e para nuk me kane
shkuar dem..
-Ju falenderoj per c’ka biseduam se toku,i dashur
Shyqyri,dhe u takofshim per te mira.
-Ishte kenaqesi reciproke-tha ai duke mbyllur deren e
makines qe tashme u nis me shpejtesi drejt qytetit-Te
tregova per kohen kur punoja si emigrant por puna e
emigrimit nuk mund te pershkruhet.Vetem ai qe e ka provuar
e di sa e veshtire eshte.Ama me dinjitetin nuk behej shaka.
Nuk e di ku i gjeja forcat e mundesite per te ruajtur
dinjitetin. Nga kjo nuk humba. Ama, kur fillova te flas me
vehten, u ktheva ne Shqiperi.
FIQRI SHAHINLLARI
__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around
http://mail.yahoo.com
------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~-->
Dying to be thin?
Anorexia. Narrated by Julianne Moore .
http://us.click.yahoo.com/FLQ_sC/gsnJAA/E2hLAA/KDuplB/TM
--------------------------------------------------------------------~->
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon
ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine,
besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe
i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe
shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder
shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
==================================================================
Yahoo! Groups Links
<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/
<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/
Next Message by Thread: