logo       

Bushi i falemenderon shqiptaret e Amerikes per rizgjedhjen: msg#00110

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Bushi i falemenderon shqiptaret e Amerikes per rizgjedhjen

THE WHITE HOUSE
   Washington  December 13, 2004
 
 
Bushi i falenderon shqiptaret e Amerikes per rizgjedhjen
 
 
Nga BEQIR SINA (Nju Jork- SHBA)
 
 
WHITE HOUSE  Washington D.C.  Rizgjedhja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George W. Bush në nëntor të këtij viti, u cilësua ngjarje kryesore e vitit 2004,  në mbarë botën. Rizgjedhjes së tij gjatë fushatës dhe në votime ju mbështetën me plot modesti edhe individ e grupe të ndryshme shqiptarësh - me të drejt vote, në në SHBA-s. Mirëpo, si rëndom në raste të tilla, në shenjë mirënjohje stafi tij shpërndan anemban Amerikës, letra felmenderimi. Ato duhet pranuar se janë thjesht letra kortezie, për të gjithë ata që iu bashkëngjitën Presidentit Bush, gjatë fushatës së "ashpër" elektorale dhe i'a dhanë votën e tyre në ditën e zgjedhjeve.
 
 
  
      Në përgjigje të saj, Presidenti i 43-të, George W. Bush, i cili e rimerr mandatin e dytë më 20 janar 2005, pasi i dërgoj një letër falemenderimi kryetarit të degës së LDK-s për Nju Jork, me rrethe z. Agim Rexhaj, këto ditë i ka dërguar letër falemnderimi edhe Kryetarit të Akademis së Shkencave Shqiptaro- Amerikane  Prof. Dr. Skender Kodra dhe  inxh. Shkëlqim Berishës, kryetari i organizatës "New Albanian Generation Organization".
 
 
 Presidenti Bush dhe zonja e parë Laura Bush, në kortezi falemnderojn e shprehin njëkohësishtë mirënjohje të thell për këtë gjest të lart të votuesve shqiptarë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nder te tjera ata shkruajn :
Ju faleminderit shumë për përkrahjen tuaj. Unë dhe Laura jemi shumë të nderuar nga besimi dhe konfidenca e popullit Amerikan. Kjo është koha e arritjeve dhe shanceve të mëdha dhe unë mezi pres që të punoj me ju në vazhdim.  Duke perfunduar letrën, Bush dhe Gruaja e Parë amerikane Laura, thonë : Zoti ju bekofte juve dhe zoti bekoftë Amerikën. Ju falemnderit edhe njëherë që na mbeshtetët në rizgjedhje, ju urojmë gjitha të mirat. Sinqerishtë George W. Bush dhe Laura Bush.



Me këtë rastë, rikujtojmë se organizata "Gjenerata e Re Shqiptare" ishte edhe një ndër ato organizata Shqiptaro Amerikane, që e ka përkrahur vazhdimishtë, e pa rezerva presidentin e SHBA-s, George W. Bush në rizgjedhjen e tij e sapo përfunduar.
 
Kjo organizatë, doli me nje shkrim në gazetën kombëtare Bota Sot, vetëm disa ditë para zgjedhjeve, duke i bërë thirrje të fuqishme të gjithë komunitetit Shqiptaro Amerikan, që të votonin, për rizgjedhjen e persidentit amerikan George W. Bush. Kjo mbështetje erdhi nga besimi që " Gjenerata e Re Shqiptare" ka tek të quajturat Vlerat Morale, tek projekti i presidentit Bush "Për një Amerikë më të sigurtë dhe të fortë". Si edhe tek sinqeriteti dhe perkrahja që familja Bush,prej të atit të tij kur ishte president, u ka dhënë shqiptarëve,  në rrëzimin e Komunizmit dhe deri e njohura "Vija e Kuqe", që ai i vendosi kryediktatorit serb Millosheviq, në prag të Kërshendellave për Kosovën.
 
 
Dhe shume shpejt u vertetua dhe u vlerësua përkrahja - Bush ndaj shqiptarëve.
 
Ndërkaq, nuk është edhe hera e parë që "Gjenerata e Re Shqiptare" dhe kryetari i saj zoti Shkelqim Berisha, dalin në krah të familjes Bush, dhe të marrin prej tyre,  letër falemnderimi nga Presidenti i Amerikes zoti George W.Bush. Kujtojm këtu se po bëhen gati dy vjet nga arritja e një letre tjetër falemnderimi nga Presidenti George W. Bush, në drejtim të "Gjeneratës se Re Shqiptare" në lidhje me mbeshtetjen qe kjo organizatë i ka bërë, Qeverisë amerikane për dërgimin e trupave në Irak, në rrëzimin e diktatorit irakien Sadam Hyesein.


Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================





Yahoo! Groups Links

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise