|
"Me shtetin ne krye, po na zhdukin pronat": msg#00104politics.region.albania.shqiperia
"Me shtetin ne krye, po na zhdukin pronat" http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=8437 E Merkure, 29 Dhjetor 2004 Drejtuesit e Komunitetit Mysliman leshojne alarmin per zhdukjen e trojeve dhe objekteve te Vakefit. Flet avokati Selfo Dosti: Ato qe sistemi komunist nuk i prishi, madje i trajtoi si monumente kulture, sot po kthehen ne dyqane zarzavatesh". Perplasjet per nje xhami te madhe ne kryeqytet, "perkunder nje tjeter kishe qe po lejohet te ngrihet" Edison KURANI TIRANE - Komuniteti Mysliman i Shqiperise (KMSH), denoncon abuzimin sipas tij me pronat e tundshme dhe te patundshme ne te gjithe vendin. Madje drejtuesit si dhe mbrojtja ligjore e KMSH-se, vleresojne se "vjedhja' e pronave te Vakefit Islamik Shqiptar, po behet nga individe dhe subjekt te ndryshme private dhe shteterore, gjithnje, "nen kujdesin e larte te shtetit". Ne nje konference per shtyp qe mbajten dje, avokati i KMSH-se Selfo Dosti, nenkryetarin i myslimaneve, Myftari si dhe drejtues vendore te KMSH-se ne rrethe, deklaruan se pushteti qendror dhe ai vendor po ben "te pamunduren" qe pronat e tyre te mos gezohen nga besimtaret myslimane, ne dobi "te te gjithe komunitetit". Avokati i KMSH-se Selfo Dosti deklaroi se ne qytete si Berati, Elbasani dhe vecanerisht kryeqyteti, po abuzohet me pengimin e besimtareve ne ngritjen e objekteve te kultit. "Shihnin rastet e Beratit ku dy xhami, jane uzurpuar nga persona te tjere apo shteti, dhe kjo ndodh ne kohen kur ato jane monumente kulture". Dosti kujtoi se edhe ne periudhen e diktatures komuniste, keto xhami ishin objekte nen kujdesin e vecante te shtetit per shkak te vlerave te medha historike kombetare. "Rasti i xhamise se Kokonozeve ne Pazarin e Ri ne Berat, eshte nje tjeter rast flagrant i pushtimit te pronave", u shpreh avokati. Per mbrojtjen ligjore te KMSH-se, problem i rendesishem eshte ai i pronave islame ne kryeqytet. Dosti permendi faktin sipas tij se "objekte te kultit tjeter po lejohen te ndertohen ne Tirane, kurse pronat e KMSH-se po shihen me nje sy diskriminues". Duke konkretizuar argumentet e tij, avokati kujtoi rastin e truallit te Ministria e Mbrojtjes dhe me pas u ndal ne truallin dhe godinen ku aktualisht ndodhet INSIG, ne te cilen sipas tij nuk eshte lejuar marrja e pronesise. Behet fjale per nje truall afro 3 500 metra katrore pas Pallatit te Kultures. Myslimanet deklaruan se ndjejne shume vitet e fundit, mungesen e nje xhamie te madhe qe do te evitonte problemin e hapesirave te ngushta per te kryer ritet fetare. Ne Tirane, per shkak se xhamite ekzistuese nuk kane shume hapesire, sidomos faljet e festave islame kryhen ne sheshe te hapura. Kurse ne rrethe shfrytezohen edhe sallat e pallateve te lojerave me dore apo stadiumeve. Dosti tha se shume prona edhe pse jane njohur ligjerisht nga te gjitha instancat e duhura shteterore, de facto vazhdojne te qendrojne te pushtuara nga shteti apo individe dhe subjekte te ndryshme private. Per avokatin Dosti, shteti po i merr pronat e KMSH-se, duke i tjetersuar dhe duke shkelur te drejten e prones ne Shqiperi. "Komuniteti mysliman nuk trajtohet ne menyre te drejte ne raport edhe me bashkesite e tjera fetare ne vend", u shprehen drejtuesit e KMSH-se. Sipas tyre, ka shume prona te lira te cilat vazhdojne te mos kthehen. Kurse Myftiu i Elbasanit Agim Duka, kujtoi se pas shtetit, KMSH eshte pronari me i madh i trojeve dhe objekteve ne vend". Por pjesa me e madhe e tyre ende nuk jane ne pronesi reale te besimtareve myslimane. Duka kujtoi se rasti i xhamise se Ballijes ne qender te Elbasanit eshte shkelje flagrante edhe e ligjit. Trualli i kesaj xhamie te shkaterruar nga komunistet, eshte rikthyer nga drejtesia por realisht nuk eshte dhene. Kurse se fundi, plani per qendren e re te qytetit e zhvendos ndertimin e nje xhamie dhe kompleksi studimor per myslimanet, te sheshi i Namazgjase, edhe ai prone e Vakefit te Elbasanit. Drejtuesit e KMSH-se, qartesuan se nuk do te pajtohen me tjetersimin e trojeve dhe objekteve qe ka ne pronesi te ligjshme dhe te njohur boterisht, ne vite. __________________________________ Do you Yahoo!? Yahoo! Mail - 250MB free storage. Do more. Manage less. http://info.mail.yahoo.com/mail_250 ------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~--> Make a clean sweep of pop-up ads. Yahoo! Companion Toolbar. Now with Pop-Up Blocker. Get it for free! http://us.click.yahoo.com/L5YrjA/eSIIAA/yQLSAA/KDuplB/TM --------------------------------------------------------------------~-> Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar... Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx Per ta lene listen e-mailo: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx ================================================================== Yahoo! Groups Links <*> To visit your group on the web, go to: http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/ <*> To unsubscribe from this group, send an email to: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx <*> Your use of Yahoo! Groups is subject to: http://docs.yahoo.com/info/terms/ |
|
| <Prev in Thread] | Current Thread | [Next in Thread> |
|---|---|---|
| Previous by Date: | MAQEDONIA, PERSEKUTON MUSLIMANET: 00104, Olsi |
|---|---|
| Next by Date: | MUSLIMANET KUNDER QEVERISJES NANO: 00104, Olsi |
| Previous by Thread: | MAQEDONIA, PERSEKUTON MUSLIMANETi: 00104, Olsi |
| Next by Thread: | Breaking News: to expose deceptions by governments and media used to trick the public into wars and out of their money: 00104, Arben Nelku |
| Indexes: | [Date] [Thread] [Top] [All Lists] |
| News | FAQ | advertise |