|
MUSLIMANET KUNDER QEVERISJES NANO: msg#00102politics.region.albania.shqiperia
E Merkure, 29 Dhjetor 2004 MUSLIMANET KUNDER QEVERISJES NANO http://www.kohajone.com/lexo.php?id=28189 Komuniteti musliman pohon se pushtetaret do denohen nga Zoti, nese nuk u kthehen pronat. Pronari i dyte pas shtetit, ky komunitet pretendon kthimin e pronave qe i perkasin Eglantina Nasi Qeveria Nano duhet t'i ktheje medoemos komunitetit musliman pronat qe i takojne. Strukturat e saj nuk kane te drejten t'i marrin keto prona dhe t'i tjetersojne duke shkelur ne kete menyre te drejten e prones ne Shqiperi. Ne te kundert, kjo qeverisje me keta pushtetare dje ligjvenes do te marre mbi vete denimin e Zotit. Kjo deklarate kercenuese i mberriti qeverisjes Nano si nje "dhurate" ne prag te festave te fundvitit, pikerisht nga pronari i dyre pas shtetit ne vednin tone, qe eshte komuniteti musliman. "Komuniteti Musliman i Shqiperise, shpreh indinjaten dhe protesten e tij duke kerkuar nga pushtetaret dhe ligjvenesit mos abuzojne me pushtetin qe i ka veshur populli apo ligji. Mos harroni pushtetare, se te vesh dore mbi prona qe jane dhuruar per hir te Zotit, merrni mbi vete mallkimin e njerezve dhe denimin e Zotit", thuhet ne deklaraten per shtyp te leshuar nga komuniteti musliman dje lidhur me kete problem. "Komuniteti musliman meriiton te marre pronat qe i takojne. Keto prona, jane trasheguar nga gjysherit tane te nderuar dhe besimtare, qe te menaxhoheshin per te plotesuar nevojat e besimtareve, ndertimin apo restaurimin e veprave te kultit si dhe per t'i ardhur ne ndihme komunitetit qe ishte ne zonen ku ndodhej prona vakfnore ose edhe me gjere. Mirepo, sikur te mos mjaftonte kasaphana qe iu be ketyre trojeve nga regjimi totalitar qe shkaterroi apo grabiti mjaft vlera, habitemi per nje qendrim te njejte, apo te peraferte gjejme edhe sot, megjithese kushtetuta e vendit, garanton te drejten e prones" shprehet zevendes/kryetari i komunitetit musliman Bledar Myftari. Sipas tij, kjo eshte nje e drejte qe i takon komunitetit fetar me te madh ne vend dhe qe rebditet i dyti pas shtetit per nga sasia e pronave. Pronari i dyte, pas shtetit Sipas drejtuesve te ketij komuniteti, ata nuk trajtohen ne menyre te drejte ne raport me bashkesite e tjera fetare ne Shqiperi. Nderkaq, shqetesimi me i madh per komunitetin mysliman ka lidhje me faktin se dhe ato prona qe jane te lira, nuk u kthehen. "Keto shkelje vijne nga perfaqesues te pushtetit lokal, sistemi gjyqesor, komisionet e kthimit dhe kompensimit te pronave, si dhe instanca te tjera, te cilat nuk marrin parasysh te drejtat tona si KKRT apo KKRTSH. Ka jo pak raste qe shfaqet arroganca, makuteria dhe ligesia e atyre qe jane ngarkuar t'i sherbejne ketij kombi" pohojne drejtuesit e komunitetit musliman. Pak kohe me pare, Kuvendi miratoi ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave, por edhe tek zbatimi ti tij, muslimanet nuk kane besim te plote, per vete faktin se zbatimi i ligjit ka qene nje nga dobesite kryesore te shtetit shqiptar. Dje avokati i Komunitetit Musliman ka permendur plot 9 terree per te cilat ata mendojne se u perkasin dhe se shteti duhet t'ua ktheje patjeter. Nje nga keto, eshte ai prane parlamentit, per te cilen ata duan te ngrejne nje xhami madheshtore. "Komuniteti musliman, megjithese eshte me i madhi, nuk ka nje xhami madheshtore, ndersa ortodokset po. Meritojme te na jepet terreni qe ta ndertojme kete xhami" tha avokati i komunitetit musliman. __________________________________ Do you Yahoo!? Send a seasonal email greeting and help others. Do good. http://celebrity.mail.yahoo.com ------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~--> $4.98 domain names from Yahoo!. Register anything. http://us.click.yahoo.com/Q7_YsB/neXJAA/yQLSAA/KDuplB/TM --------------------------------------------------------------------~-> Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar... Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx Per ta lene listen e-mailo: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx ================================================================== Yahoo! Groups Links <*> To visit your group on the web, go to: http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/ <*> To unsubscribe from this group, send an email to: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx <*> Your use of Yahoo! Groups is subject to: http://docs.yahoo.com/info/terms/ |
|
| <Prev in Thread] | Current Thread | [Next in Thread> |
|---|---|---|
| Previous by Date: | Ditet kur kryeminsitri "palosi" rrobat e Gjeneralit dhe ju kthye politikes: 00102, BeqirS |
|---|---|
| Next by Date: | MAQEDONIA, PERSEKUTON MUSLIMANET: 00102, Olsi |
| Previous by Thread: | Ditet kur kryeminsitri "palosi" rrobat e Gjeneralit dhe ju kthye politikesi: 00102, BeqirS |
| Next by Thread: | MUSLIMANET KUNDER QEVERISJES NANO: 00102, Olsi |
| Indexes: | [Date] [Thread] [Top] [All Lists] |
| News | FAQ | advertise |