logo       

Ditet kur kryeminsitri "palosi" rrobat e Gjeneralit dhe ju kthye politikes: msg#00101

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Ditet kur kryeminsitri "palosi" rrobat e Gjeneralit dhe ju kthye politikes

 
 
Kur gjenerali i "palosi" rrobat ushtarake dhe iu kthye politikës
 
 
 
Intervistoi BEQIR SINA Uashington DC Prill 12.2000
 
INTERVIST  NE SHBA-,S ME RAMUSH HAJRADINAJ DHENE GAZETES KOMBETARE "BOTA SOT" NE NJU JORK ME 12 PRILL 2000.
 

Bota Sot: Hajradinaj, duke përfituar nga ky rast më lejoni që t'ju përshendes e t'ua urojë njëherit edhe mirseardhjen në tokën Amerikane.
 
Gj. Ramush Hajradinaj : Ju faleminderit, dhe unë ju përshendes nga ana ime!
 
Bota Sot : Zoti Hajredinaj,ju sot zhvilluan një dëshmi(seancë digjimore në kongresin amerikan), cili është konkluzioni juaj me dëshmin që bëtë ju para Kongresit amerikan.
 
Gj.Ramush Hajradinaj : Ishte një aktivitet që kishte të bënte me vazhdimësin e kontaktëve që janë zhvilluar këto ditë nga delegacioni kosovar, me personalitet më të shquara të jetës politike amerikane. Por, po të kthehemi tek dita e sotëme, do të shtoja se qëllimi jonë ishte lidhja që i bëmë ne deshmis me mbajtjen pengë të më së 8.000 të burgosurve kosovar në burgjet serbe. Aty u diskutua  edhe për një numër të pa specifikuar ende deri tashti, të njerzëve të humbur E  gjithë dëshmia u bë me fakte në pranin e kryetarit të Komisionit për Liritë e të Drejtat e Njeriut në Kongresin amerikan.
 
Dëshmia u ndoqë me vëmëdje dhe nga disa kongresmen të tjer antar të këtij komisioni. Të cilët, mëndojnë, pasi siç u shprehen vet ata, ka ardhur koha që të riitet presioni e duhet të ndryshohet strategjia e përdorur në dobi të kërkesave tona, që të gjithë të burgosurit të lirohen dhe të behet evindentimi menjëherëshëm i të humburve. Kjo, për mendimin tim është garancia amerikane, dhe që ne kemi besim se do të gjejë zgjidhje sa më të shpejtë.
 
 
Bota Sot : Zoti Hajradinaj si e ndjet veten në këtë udhëtim të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke patur parsyshë se ishit i pranishëm në një mjedis kaqë të madh politik,  atë të një rangu nga më të lartët në botë ?
 
Gj.Ramush Hajradinaj: E ndijej vetën në rradh të parë si një Shqipëtar, si një Kosovar! që ka përëpara vetës shumë punë për të bërë, ka mbi të gjitha obligime kombëtare ndaj kauzës së shënjëjtë, çështjes kombëtare . E çmojë këtë udhëtim duke demostruar një përgjegjësi të lartë dhe me objeksione, për t'i arritur ato të gjitha tani ato të gjitha pas luftës pasi edhe vështërsit janë të mëdha. Dhe si shqiptar i falemnderohem kësaj toke, që na ka ndihmuar dhe po na ndihmon politikisht e ekonimikisht, që zgjidhja të shkojë në të mirë të së vërtetës, pra në të mirën tonë. Dua të falemnderoj nëpërmjet Amerikës, atë që bëri për shqiptarët, prej ish presidentit te 28 -të, të SHBA-s,  Woodrow Wilson dhe deri tek ish presidenti i 41 - të , George H. Bush, e presidenti William Jefferson Clinton ( Bill Klinton) , si dhe të gjithë politikanët amerikanë, kongresmen e senatorët miqë të dëshmuar të shqiptarëve, të cilët, si në kohën e gjenocidit të paparë ashtu dhe sotë, po luajnë një rolë vendimatrë në zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës.
 
Bota Sot : Zoti Hajradinaj , meqense përmende vështërsitë dhe problemet, do të ishte me interes të na thonit diçka edhe për atë që sot në Kosovë, është edhe problemi më akut - pra ai i Mitrovicës. Ju jeni më i freskëti me çdo koment, pasi vetëm 24 orë ju ndajnë nga ky problem, athere ç'mund të na sillni për  lexuesin tonë në lidhje më këtë problem.
 
Gj.Ramush Hajradinaj: Gjendja në Mitrovicë, është pothuajse ajo që është në tërë Kosovën. D.m.th, është një proces në zhvillim e sipër në disa komponent. Të cilat, gjithandej hasin në vështërsi, por sidomos Mitrovica, tani është më vitale për nga rëndësia dhe momenti që po kalonë. Mitorvica, është një problem e çështje e madhe që kërkon edhe një angazhim makësimal të të gjithë shqiptarëve, pa konceptime politike. Por, parë në një kuadër patriotik e gjithë kombëtar. Pra, duhet medeomos  të konsiderohet ose  të të lidhet drejpërsëdrejti me vetë të ardhmen e  Kosovës. Ashtu siç të gjithë shqiptarët, papërjashtim jemi duke punuar për Kosovën. Më lejoni më këtë rast t'ju them diçka me kompetenc, së gjendja është në nivel megjithëse vështërsit që po hasim, por po shkon drejt një progresi edhe më të madh.
 
Bota Sot:Zoti Hajradinaj, filitet për ju se i keni bërë dhënjen lamtumirë, rrobës ushtarake e keni vendosur defetinivisht krijimimin e një formacioni politik. E thënë më shqip, të një partie politike (krijimi i një partie do të thotë në rradhë të parë shpallja e një programi dhe natyrisht pagëzimi i saj)
 
Gj.Ramush Hajradinaj: Para së gjithash, dua të shtoi se ne nuk jemi parti ende, por jemi një grupim politik, që shquhet në Aleancën për Ardhëmrin e Kosovës. Grupim politik ky që aktualishtë  ka të bëjë më një realitet kosovar, meqënse do të prezamtohen në atë, të gjitha shtersat që shkojnë në të gjitha arteriejet e Kosovës, pa shumë plolitizime partiake.
 
Bota Sot : Zoti Hajredinaj ; Po në këtë kuadër të partive të reja, si i shikoni partitë politke në Kosovë, tani pas luftës ?
 
Gj.Ramush Hajradinaj: Éshtë një aktivitet i dëndur politik në Kosovë, tani, i bazuar tek ndërtimi e programet partiake, që do të thoja të dobishme , por jo të mjaftushme për të ardhmen tonë dhe për të realizuar e finalizuar çështjen e Kosovës, por gjithmon pa mohuar punën e deri tanishme.
 
Bota Sot : Zoti Hajrednaj: Grupimet politike rrisin forcën e veprimit politik , ju keni zgjedhur vetë këtë mynyrë veprimi, kur thoni grupim politik. A shihni ose a e parashikoni ndonjë rritje force tek grupimet politike në  Kosovë ?
 
Gj.Ramush Hajradinaj: Unë mendoj së pari se çfarëdo lloj grupimi politik që të lindë ose krijohet në Kosovë, është më si i doboshëm dhe më se i nëvoijshëm për Kosovën. Mendoj edhe jamë i sigurtë se ky është një rastë unik tek ne, meqënse normat mbi të cilat ne do të bashkohemi nuk mundet të konsiderohen norma të një bashkimi politik, por janë norma të bashkimeve qytetare, të përcaktimeve tek indetiteti nacional e etnik, patjetër për të ardhmen e Kosovës.
 
Bota Sot:Zoti Hajredinaj:Nga syri i një personaliteti të lartë shqiptarë,si e shihni komunitetin ndërkombëtar në Kosovë?
 
Gj.Ramush Hajradinaj: Komuniteti ndërkombëtar në Kosovë, për mendimin tim është me teper i karakterit social e civil, sepse roli më i rëndësishëm është ai i faktorit ish ushtarak, e politik, rol ky i pasqyruar gjatë luftës dhe pasë luftës, që ka qënë nga më të sukësesëshmit ndonjëher në Kosovë. Ndërsa për momentin përfaqësimi i Kosovës me anë të UNMIK-ut, dhe strukturave të tjera, ka qënë cilësor duke ruajtur qetësin maksimale e sigurinë, por duhet pranuar se nuk është i majftushëm, pasi edhe raste kemi plotë, që lënë edhe për të dëshiruar .
 
Bota Sot: Zoti Hajradinaj: Meqense po flisni për komunitetin ndërkombëtar, çfarë do të na thonit kur vimë tek komuniteti ndërkombëtar dhe tek forcat paqeruajtëse në lidhje konkrete me Mitrovicën?
 
Gj.Ramush Hajreadinaj: Do të theksoja se problemi i cili po kalon sot Mitrovica, fajtor drepërsëdrejti i të gjitha mangësive dhe ngjarjve që po ndodhin atje, është tek një reflektim i faktorit ndërkombëtar në këtë pjesë. Që ashtu si dhe faktori ushtarak , d.m.th paqeruajtësit, nuk po garantojnë një siguri të plotë në këtë zonë më se të nxehtë. Prandaj, kërkohet nga faktori ndërkombëtar dhe ai ushtarak një angazhim më i madhë në zgjidhjen e problemeve, dhe të plotësohen të gjitha vendimet e tyre dhe angazhimet që ka dhënë dhe japin, për unifikin dhe obligimin që ka në zgjidhjen e drejtë të problemit të Mitrivocës, që është gjithashtu dhe problem i pa ndashëm nga ai i gjithë Kosovës.
 
Bota Sot:  Zoti Hajradinaj : në zgjidhjen sa më optimale të çështjes së Kosovës, si e vlersoni qeverinë e Tiranës dhe të politikanëve të saj , ju si përfaqësues i lartë kosovar duke e parë dhe në atë të një opinoni gjithë kosovarë.
 
Gj.Ramush Hajradinaj : Këtu duhet ndalur pak! dhe duhet parë më seroizisht ,se nuk jemi fare të kënaqur dhe jemi kritik ndaj punëve që po bëjnë ata, në Shqipëri. Atje  ku është dhe për të ardhur keqë, që ende poltikanët e Tiranës nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët, e të kooperojnë bashkë, në lidhje me problemin madhor. Pritet të ecin në shëmbullin e mëparshëm, kur edhe krijuan një eksperiencë të mirë, athere kur  jepnin një shëmbull, por që sot nuk e kanë . Prandaj, ne të gjithë si shqiptar, duhet të mendojmë e gjykojmë drejtë, se po të shkohet kështu si po veprojnë qeveritarët e politikanë shqiptarë, sot, Kosova, nuk shkon në kahun e vetë, por në të kundërtën. Duhet, të gjykohet e mendohet drejtë, se është një ndihmë e madhe dhe detyrë që edhe Kosova, të shkojë drejtë së ardhmes së sajë, atje ku i takon.
 
Bota Sot : Shumë pak keni me diasporën, shqiptare këtu në Amerikë, por mendoj se jeni më të plotësur me dijeni më shumë prej Kosovës, çmendime keni për disaporën në SHBA-s ?
 
Gj.Ramush Hajradinaj : Diaspora këtu, është frytë i të gjitha virtyteve më të mira të popullit tonë. Ajo duhet të jetë ashtu siç e njohim ne të gjithë shqiptarët. Pra, megjithë vështërsit që ka largë vëndlindjes, të ruaj të pastër traditën e lidhjet e fuqishëme, që ka me hirarkinë amerikane, duke dhënë ashtu siç e ka dhënë edhe kontributine çmuar në realizimine dëshirës së tyre e tonën. Mendojë se duhet të jetë më e bashkuar dhe të mos politizohet shumë. Por, të brengoset më shumë për ëështejen e Kosovës dhe shqiptarëve në çdo troje. Dhe në këtë drejtim, ajo në se i nevoitet mundet të kërkoj ndihmë nga ne, ashtu si edhe ne kërkojmë ndihmë nga diaspora, dhe kështu do të bëhen edhe më efektivë edhe më të dobishëm, se çfar janë, sot.
 
Bota Sot : Zoti Hajradinaj, Mirpo, do të thoja se këtu vepron një faktor politik i mirfilltë, i organizuar në struktura dhe një programe me nivel politik, dhe ka një vlersim e fuksionim deri në oraganet më të larta amerikane, senatin, kongresin , administartën e deri tek organizmat politke e shoqërore amerikane e ndërkombëtare, që veprojnë e punojnë në Sh.B.A-ës,, pra në këtë aspekt do të thoja  si e vlersoni Ju këtë faktor ?
 
Gj.Ramush Hajradinaj : Mendoj se ju e keni dhënë kontributin dhe dëshmoni se jeni një faktor i rëndësishëm në çështjen kombëtare, dhe keni krijuar influencë edhe në vendëlindje, gjë që më së mirë arriti të pasqyrohet gjatë kohës së luftës. Ndaj për të gjitha këto do të dëshorioja t'a faliminderoja edhe një her diasporën shqiptare në Amerikë, t'i isha mirënjohëse për atë që ka bërë e bëri për Kosovën e çeshtjen shqiptare. Të gjithë faktorit politik,e shoqëror shqiptarë,  që vepron në Sh.B.A-ës, pa mundur të veçoj dikë. Por që të gjithë, mendoj se jeni të vlersuar në tokën tuaj. Edhe një her e ripërsërisë, gjeni një gjuhë të përbashkët, se do të jeni dhe më të dobishëm dhe më të arritur në atë çfarë kërkojmë ne, në atë çarë kërkoni ju.
 
Bota Sot:Zoti Gjeneral Kolonel Ramush Hajradinaj, me lejoni për së fundit t'ju urojë suksese  në të ardhmen dhe shumë të faleminderit për bisedën .
 
Gj.Ramush Hajradinaj: Edhe një herë, edhe unë ju urojë ju personalisht, si dhe gazetës suaj, gjithë të mirat e suksese, Ju faliminderit!!!
 

Intervistoi BEQIR SINA nga  Washington D.C. Prill 12.2000


Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================





Yahoo! Groups Links

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise