logo       

Nje shqiptar ne Sudei zgjidhet drejtor i Tetarit Gottsunda ne Uppsala: msg#00098

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Nje shqiptar ne Sudei zgjidhet drejtor i Tetarit Gottsunda ne Uppsala

 
23 Dhjetor 2004
 
Nje shqiptar ne Sudei zgjidhet drejtor i Tetarit Gottsunda në Uppsala

Nga BEQIR SINA(Nju Jork - SHBA)


Regjisori Dritero Kasapi

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 Sipas gazetës suedeze http://www.svd.se/ ,SvD: Kasapi ny chef för Gottsundateater, në njerin prej numërave te kaluar, faqen e kulturës, shkruhet se një artistë shiqptar me banim në Suedi, Dritëro Kasapi, do të fillojë vitin 2005 punën si drejtor artistik i Teatrit Gottsunda, në Uppsala. Ai është i pari shëqiptar, sipas saj që drejton këtë teatër dhe është njëri nga themeluesit e Qendrës Multientnike Teatrore për Fëmijë në Shkup më 1999. Dritëro Kasapi,  në kuadrin e projekteve të shumta kulturore, mesohet se ka realizuar një numër soshe edhe në Suedi, ku ai jeton dhe vepron tani. Kasapi, është  pjesëmarrës në shumë Festivale në vende të ndryshme të Evropës, si në Itali e Francë e tjer.
 
Uppsala Cathedral (Domkyrkan)

Dritëro Kasapi, ka lindur në pjesën shqiptare të Shkupit, nga një familje shqiptaro-turke. Ai zotronë gjashtë gjuhë të huaja si : maqedonshit, shqip, turqisht, serbo-kroatisht, engelisht dhe suedisht . Dritëro, ka punuar fillimisht në teatrin profesinal të Shkupit më 1997. Me  vënjen në skenë të shfaqjes teatrale "The trip", ai trajtoj një temë nga lufta në ish"Jugosllavin" e dekadave të fundit. 

Dritëro i përfundoj studimet në dramaturgji në vitin 1998, e përkatësishtë në Fakultetin e Arteve Dramatike, në Shkup - Maqedoni. Dhe me trupën teatrale atje dha shfaqjet e para në Ballkan në Storbritannien, Tyskland të Suedis. Më pasë shkruan shtypi suedes, ai u bë i njohur me disa turne evropiane qe zhvilloj. 

Dritëro kishte si objekt të krijonte një teatër në televizionin e Shkupit multi etnik. Si  resultat i kësaj ai më 1999 e kriojë dhe e inagurojë tetarin e parë multi etnik për fëmijë, te quajtur "Children's Theatre Centre" (CTC)  në Shkup - Maqedoni. Teatër ky, që më pasë qe i vlesuar edhe në arenën ndërkombëtare ku edhe u dhanë disa shfaqje në turneun që  zhvilloj ai me trupën  e tij  në Holland, Storbritannien, Frankrike, Tyskland, dhe në Balkan. Dritëro në fushën e dramaturgjis ka bashkëpunuar edhe me dramaturgë, aktorë bashkëkohor: si, Unga Klara, Suzanne Osten, Etienne Glaser, dhe me trupat teatrale " Backa Teater" të rregjizorit Lena Fridell nga Uppsala Stadsteate, me Marie Persson Hedenius, me cirkun  "Cirkus Cirkör" të qytetit Clowner dhe me disa trupa të tjera.

The old church and the cathedral

Dritëro Kasapi, më nëndor 2002, doli para publikut në Suedi për her të parë, me shfaqjen teatrale "Next Stop Atlantis" premier e dhënë në teatrin që ai tani do të udhëheqë, si drejtor në trupën e teatrit të qytetit Uppsala Stadsteater. Shafqje kjo që më pasë u dha edhe në shtete të tjera Evropiane. Specialistët, kritikët dhe njërëzit e artit e vlersojn atë si shumë puntor dhe i dashur me publikun.



Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================





Yahoo! Groups Links

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise