|
|
Ne Cikago u shfaqe me sukses te plote komedia "Llotaria Amerikane": msg#00097
politics.region.albania.shqiperia
|
Subject: |
Ne Cikago u shfaqe me sukses te plote komedia "Llotaria Amerikane" |
|
U shfaqë me sukses të plotë në Çikago, komedia teatrale me titull "Llotaria Amerikane"
Nga BEQIR SINA (Nju Jork - SHBA)
Chichago ILLINOIS: Burime nga shfaqja e artistëve shqiptarë në Çikago -SHBA-s, i thanë gazetës sonë(Bota sot), se shfaqja e komedis teatrale me titull,"Llotaria Amerikane", ka përfunduar me shumë sukses. Këtë e konfirmoj njëri prej aktorve, i cili na tha më pasë, se susksesi patjetër matet edhe me inetersimin dhe pjesmarrëjen e shkëlqyer që pati shfaqja "Llotaria Amerikane". Për të parë shfaqjen, thanë ata në sallë ishin plot 248 veta, gjë që tregon edhe suksesin, pasi që një shfaqje e këtij zhandrri në këtë shtet federal, për shqiptarët e Çikagos ishte hera e parë. Njëkohësishtë, dihet se shfaqja u dha në një kohë festash të fundvitit - Krishlindjen dhe Vitin e Ri 2005, ndaj edhe njërëzit ndoshta nuk e prisnin këtë befasi të këndeshme artistike. Një nga vlersuesit më të mirë, të kësaj shfaqje thanë ata, është publiku i mrekullueshem shqiptarë në Amerikë, bëhet fjalë këtu, për ata që ndoqën shfaqjen nga salla dhe përshëndetën, e përgëzuan aktorët duke dhënë mendimin për t'a ridhënë shfaqjen.
![]()
Kështuqë, grupi organizues i trupës me artistë shqiptarë, në Amerikë, mbasi e ka dhënë për herë të parë në qytetin e Elbasanit, shfaqjen "Llotaria Amerikane"dhe pati shumë sukses atje, të njëjtin sukses ky grup arriti t'a korrë edhe këtu përtej Oqeanit Atlantik, në Çikago, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Artistët shqiptaro-amerikanë, që jetojnë në Çikago, me këtë shfaqeje nxorrën në pahë dhe vlerat më të mira të komendis shqiptare. Ata arritën të sillnin këtë shfaqje gazmore edhe në Çikago, pas Elbasanit, nëpërmjet lojës artistike një pjesë të jetës në familjet shqiptare. Sepse, ngjarjet e kësaj shfaqje gazmore, shumica e emigrantëve tanë, i kanë përjetuar vetë, sidomos në këto 15 vjetët e fundit. Artistët, që luajtën në rolet krysore ishin: kryefamiljarët e familjes Rrushi, Hurmaja - Zhani Marko' Kalemi - Ilir borova; Zhilberta - e bija nga Elvis Borova ; Shoku i familjes gjithashtu dhe gjuhetar Shabani - Enver Shengjergji; I fejuari i Xhilbertes, Altini - Xhevair Zeneli. Një komshi, Mihali - Pandi Siku; Postjeri - Igriz - Koco Naci
![]()
![]()
Nje loje aktoresh amerikan ne komedine amerikane
Duhet theksuar se këta artistë, kanë si pikësynim më të shtrenjtë, vullnetin tyre të pasionuar. Që është sipas tyre t'i përkushtohen gjithëherët edhe në jetën e gurbetqarit, pra vazhdimësinë e rritjes së begatisë dhe kënaqësinë tonë, edhe nëpërmjet shfaqjeve teatrale. Dhe këtë kënaqësi që të japin shfaqje të tilla nga afër pas kësaj ngjarje artistike përpara skenës në sallën e teatrit të kolegjit "Triton College", në Çikago, patjetër duhet t'ua ketë krijuar sadopak me kënaqësinë e interpretimit dhe kjo grupë.
Gazeta kombëtare Bota sot, pati rastin, para shfaqjes të komunikojë me njërën prej aktoreve me të reja, pjesmarrëse në këtë shfaqje teatrale, Joana Sikun. Nxënësja e shkollës së mesme, Joana Siku, i thotë gazetës sonë, se, ajo vet nuk di që shfaqje të tilla teatrale të jenë lojtur në qyetetin e Chicagos më parë, ku banon edhe një numër i madh shqiptarësh. Pra mendon se nuk ka pasur. Prandaj, na tha ajo edhe kjo trup teatrale, ka si qëllim; pa diskutim të mos fusi këtu shfaqjet muzikore për festat tona, që bëhen çdo vit, por një shfaqje teatrale, me një formë me profesionale. Ky është teatri i parë në shtetin federal Illinoisit, për shqiptarët, që krijohet me pasionin dhe punën e këtyre aktorëve, dhe është shumë profesional, pasiqë shumica e aktorëve kanë mbaruar studimet e larta për artet, në Shqipëri. Dhe janë edhe të njohur për artëdashësin shqiptarë, patë thënë ajo para shfaqjes.
Nje pjese teatrale e luajtur nga aktoret amerikan
Shfaqja titullohet : Llotaria Amerikane
Duke folur pak më shumë për temën që trajtohet në këtë shfaqje , aktorët dhe rolet e tyre, zonjusha Siko, na tha se : "Tema është ajo që shumica e shqipëtarëve e kanë kalur nga hera. Konkretishtë, kemi të bëjmë me një familje në qytetin Elbasan në Shqipërinë e Mesme, që ëndërron për të jetuar në Amerikë, në vëndin ku si në ëndërr "dollarët dhe mundësitë biejnë nga qielli". Në diskutim, e sipër kjo familje, merr zarfin e verdhë me përgjigjen e llotarisë së parë në atë. Këtu fillon edhe drama e kësaj familje, diskutimet dhe zënkat brënda familjes, të vërtat e jetuara, që kuptohen vetëm në momente të cilat ndoshta dikush nga ne edhe i ka jetuar. Fytyrat e këtyre personazheve nëpërmjet lojës së aktoreve ndryshojnë në një kohë shumë të shkurtër, janë një lojë artistike shumë e bukur. Komshinjtë, që duan të marrin sa më shumë nga ato që kjo familje ka, por akoma kësaj familje nuk i ka ardhur përgjijga ,e dytë. Ndodhitë në shfaqje janë të shumta e interesante dhe të qeshurat janë të shumta, aq sa kjo shfaqje duket një plus për t'u vënë në skenë, sepse, siç dihet shumica jonë ka nostaligji për ato, është më mirë më thënë një rikujtesë nga e kaluara dhe gjithashtu shumë humoristike.
![]()
Pamje e qendres se qytetit Chicago , qytet ky ne te cilin banojne edhe disa dhjetramijra shqiptar
Pyetjes sonë se me këtë nisëm ata a mund të ken hapur rrugën e një trupe profesionale në këtë shtet federal ? Zonjusha Jeona Siku, iu përgjegj : "Si, tregohet edhe nëpërmjet shfaqjes, mundësit në Amerikë janë të shumta, por kushtet tona, të mërgimtarve shqiptar dhe të një komuniteti të brishtë në numër kaq të madh, si mund ti themi, nuk e besoj se tani për tani, t'a krijojm një trup profesionale. Megjithatë, nuk do të dyshoja kurrë në këtë gjë, n.q.s. të gjithë akotrët me vendbanim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ata të Kanadasë, të mblidheshin, dhe të mendonin për të krijuar një trup me të vërtet profesionale në mërgim. Jamë e bindur, se vërtetë do të vinin në skenë diçka madhështore, pasi edhe kushtet tona jan më të mëdha. Megjithatë, siç i themi ne shqiptarët, fillimi i mirë i punës, është edhe gjysma e punës. Fillimisht, le të shikojmë si do shkojë kjo si shfaqe e parë, dhe si do të pritet nga artëdashësi ynë komunitar, këtu në Chicago.
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
==================================================================
Yahoo! Groups Links
|
|
|