logo       

RIMEKEMBJA 28/ 12/ 2004 ( ii ): msg#00093

politics.region.albania.shqiperia

Subject: RIMEKEMBJA 28/ 12/ 2004 ( ii )


Një udhëheqës i tillë politik do të bënte dhe tani atë për
të cilën ka nevojë Shqipëria. Por... udhëheqësit që kanë
dalë në krye të Shqipërisë kur vendi kaloi nga diktatura
komuniste (u çlirua nga vargonjtë dhe hyri në ?shthurësinë
masono-demokratike?) nuk patën cilësira të tilla. Qysh nga
fillimi i jetës shtetërore të Shqipërisë kanë drejtuar
disa udhëheqës. Nëse marrim si pikë referimi formulën e
Xheison Toms se ?Zogu ishte i rreptë por jo hakmarrës?
atëherë tek Fan Noli vetë ky raport ishte i përmbysur,
sepse në politikë dhe më vonë në letërsi u tregua
hakmarrës, por jo i rreptë në kuptimin e shtetarit që ka
përgjegjësi.
Pas Zogut Shqipërinë e sundoi për dekada Enver Hoxha që u
tregua skajshmërisht i rreptë dhe skajshmërisht hakmarrës.
Ramiz Alia ishte i pazoti të krijonte raport të ri midis
përbërësve të kësaj formule dhe mbeti në dilemën e
vazhdimit të rreptësisë e të hakmarrjes dhe të heqjes dorë
prej tyre, deri në çastet kur ngjarjet i dolën krejt jashtë
kontrollit. Berisha gjatë viteve të sundimit ka qenë rob i
xhelozisë dhe hakmarrjes, por nuk ka qenë i aftë të tregojë
rreptësinë e pushtetarit. Më hapur kjo u duk kur iu shemb
para syve shteti e pushteti në vitin 1997 me një revolucion
të dytë të qershorit. Shqipëria e pagoi shumë shtrenjt
këtë sjellje të Berishës që për paradoks më shumë binte erë
fanolizëm. Fatos Nano nuk i ngjan Zogut as në rreptësinë
prej pushtetari me ndjenjë të lartë përgjegjësie, as në
hakmarrjen vetëm në dobi të shtetit. Nano më shumë
englediset se qeveris.
Rebelimi i vitit 1997 kishte shumë nga tiparet e rebelimit
të vitit 1924. Edhe një herë në Shqipëri pushteti u ndërrua
me dhunë, pra vazhdon të zbatohet formula ?pushteti buron
nga gryka e pushkës?. Dëmet ishin shumë më të mëdha.
Pasojat nuk zgjatën vetëm 6 muaj, por po zgjasin edhe 8
vite. ?Triumf të Legalitetit? nuk pati dhe është zor të
ketë, madje ndoshta e padëshirueshme të ketë në formën
klasike. Të mundurit gjatë rebelimit të vitit 1997 e kishin
të drejtën për ?Triumf të Legalitetit?, madje patën një
shans jo të vogël në shtator të vitit 1998. Por nuk kishin
qartësinë dhe as forcën e vullnetin e duhur, as organizimin
e duhur. Shkurt, mungonte një prijës si Ahmet Zogu. Edhe
konjuktura ndërkombëtare nuk i favorizonte.
Tani për çudi për zgjidhje si ajo e 1997 flasin më shumë
ata që bënë trazirat e atëhershme. ?Socialistët integrimsa?
po përdorin parullën se pushtetarët nuk largohen nga
pushteti i korruptuar me vullnet dhe me zgjedhje të lira.
Por këtë e thonë ata që nuk kanë asnjë motiv të vlefshëm
moral e politik për të folur kështu. Nga ana tjetër në
krahun politik që në vitin 1997 legjitimohej për të ndjekur
rrugën e ?Triumfit të Legalitetit? kanë shkuar të japin
mend e të marrin flamurin si udhëheqës disa nga ata që
bënë rebelimin e vitit 1997. Është njësoj sikur eksponentë
të tillë kryesorë të ?Revolucionit të qershorit? të vitit
1924 si Luigj Gurakuqi apo Riza Cerova pak ditë pas
revolucionit të kalonin në anën tjetër e të pretendonin se
bashkë me Zogun do të luftonin për ?Triumfin e
Legalitetit?.
Faktorët ndërkombëtarë që sot mund të jenë të gatshëm të
nxisin e të mbështesin imitime të këqija të ?Triumfit të
Legalitetit? janë armiqtë më të rrezikshëm të Shqipërisë.
Pra, kur flasim për paralelizmat midis situatave kur
?Triumfoi Legaliteti? në të mirë të Shqipërisë dhe
situatave të sotme që kërkojnë të zbatohen disa nga mësimet
që vijnë nga ?Triumfi i Legalitetit? nuk mund të biem në
gabimin që të urojmë përsëritje mekanike, imitime të
verbëra.
Nuk do të jetë punë e lehtë, as rrugë e shkurtër që mësimet
pozitive nga ?Triumfi i Legalitetit? të krijojnë faktorin e
domosdoshëm për të ndryshuar rrënjësisht gjendjen në
Shqipëri. Iluzionet paguhen me diziluzione. ?Triumfin e
Legalitteuit? e përgatiti dhe e arriti me sukses
realpolitika e Ahmet Zogut, që ishte gjithmonë e vendosur e
llogaritur por larg aventurizmave politike. Një politikë e
tillë duhet kultivuar dhe shtrirë masivisht në Shqipëri që
të rriten shpresat se ligjshmëria e pushtetit do të bëhet
realitet dhe thelbi i pushtetit do të jetë shtetarizmi
modern.


24 dhjetor 2004
Abdi Baleta




GREKËRI NË LIBRIN ?HISTORIA E SHQIPËRISË? TË Z. FAVEIRIALIT

(vijon nga numri i kaluar)

E gjithë lufta e grekëve kundër shqiptarëve, që në këtë
vepër është mijëvjeçare, nuk mbështetet në ballafaqime,
qoftë në beteja, qëoftë në pleqërime përfaqësish, në
marrëdhënie të ndryshme etj., por se në pabesinë, në
dredhinë, në mashtrimin dhe në shfrytëzimin e trimërisë,
burrërisë, aftësisë dhe punës së shqiptarëve. Pikërisht,
për këto arsye, autori i ?Historisë së Shqipërisë? thotë në
një faqe të librit të tij: ?Kryengritja e Aliut i shërbeu
kryengritjes së grekëve dhe se grekët volën frutet e një
lufte ku vetëm shqiptarët e ishujve dhe vllehët e Pindit
derdhën gjakun. Sa iu përket grekëve, u denua t?u krijohej
një shtet për të cilin nuk shohim as edhe një grek të
vetëm të ketë derdhur gjakun për të.? (fq 407)
Në veprën ?Historia e Shqipërisë? të Faveirialit dëshmohen
qysh në lashtësi cilësi të vyeshme të stërgjyshërve të
shqiptarëve, që përfshinin troje amtare sa trefishi i
trojeve greke. Historiani, duke i ballafaquar këto cilësi
midis dy popujve thekson: ?Aso kohe Zoti kishte nxjerrë
grekët, popull nga më barbarët dhe më mizorët, pasi ata
ishin më të varfërit dhe më lakmitarët për pasuritë.? (fq.
43) Më tej ai shënon: ?Për shkak të vandalizmit të tyre, të
greko-bizantinëve, u shkatërruan monumentet, pothuaj në të
gjithë Gadishullin e Ilirisë.?
Ashtu si Falmerajeri më 1860, ashtu edhe Faveiriali pophon
se politika greke ka synuar gjithnjë të thyejë kulturat
fqinje, të përvetësojë ç?të mundet prej tyre, duke i vënë
emrin grek veprës së huaj dhe të kthente në bizantinizëm
çdo gjë ilire që kishte mbetur nga Roma e lashtë (fq. 35).
Kështu vepruan ata me Lekën e Madh dhe Skënderbeun. Leka i
Madh ka qenë maqedonas, fis shumë i afërt me ilirët, i cili
pas pushtimit të Greqisë krijoi perandorinë e famshme në
Lindje dhe përhapi kulturën e grekëve atje. Historianët
grekë e mohojnë këtë të vërtetë dhe Lekën e bien vetëm
helen. Po kështu kanë vepruar edhe me heroin tonë kombëtar,
Skënderbeun, të cilin për shkak të mbiemrit na e nxjerrin
grek të kulluar. Grekët nuk kanë heronj kombëtar në
luftërat kundër pushtuesve turq të përmasave të Gjergj
Kastriotit. Grekëria çfarë nuk bën, ka përvetësuar me
mashtrime figurat tona.
Autori i ?Historisë së shqiptarëve?, Faveiriali, pasqyron
të vërteta të hidhura të ngjarjeve histroike mijëvjeçare
midis grekëve dhe shqiptarëve, në të cilat shpalosen krejt
qartë mashtrimi, hipokrizia, dredhia e pabesia dhe urrejtja
e politikës shtetërore greke ndaj shqiptarëve dhe kur është
e mundur, shkatërrimi i kombit shqiptar. Në veçanti, në
këto ngjarje e rrjedha historike gati vend parësor zë kisha
greke e Kostantinopojës dhe e bijëzave të saj në Greqi.
Gjatë 15 shekujve, nënvizon autori, kisha greke përdori çdo
mjet e mënyrë për t?i shkombëtarizuar shqiptarët, për t?ua
zhdukur besimin katolik e mysliman, ç?kishëroi gjuhën
shqipe dhe e shpalli të paqenë popullin shqiptar. Kur
shqiptarët përballonin turqit me të famshmin Skënderbe,
Jorgos Sfrantes shkruante se shqiptarët janë populli më i
kotë në botë dhe mbi këtë bazë Pukevili i përcakton ata
popull pa vetëdije dhe ndërgjegje. Faveiriali rrëzon me të
dhëna historike e dëshmi të provuara këto trillime dhe i
quan shqiptarët njerëz të mirë.
Ndërkaq, në libër nënvizohet se perandorët bizantinë, gjatë
një mijë vjetëve bënë çfarë kishin në dorë për të copëtuar
e përçarë popullin shqiptar, përdorën çdo mjet e mënyrë që
shqiptarët të mos organizoheshin si etni e territor më vete
dhe kësisoj u shkaktuan dëme shumë të mëdha atyre,
pavarëishst që nuk mundën t?i zhdukin nga faqja e dheut
ata. Ndërkohë që po këta perandorë, i mirëpritën fiset
barbare sllave në shekujt V-VII dhe i ndihmuan ata duke u
dhënë besimin ortodoks, organizimin shtetëror politik,
shkrimin e pjesës të kulturës së vet. Edhe kur sllavët
bullgarë e serbë u bënë shtete të forta me bekimin e papëve
të Romës e të Patriarkanës së Kostantinopojës, dhe kur e
vunë në pyetje qenien e vetë Perandorisë, ata sulmonin e
shkretonin trevat shqiptare. Në këtë mënyrë, shqiptarët
vitet 850 e deri në vitet 1350, duhej të përballonin jo
vetëm sulmet e pushtimit e shtetit bizantin por edhe të
bullgarëve e serbëve. Në këto kushte tejet të rënda,
shqiptarët mundën të mbijetojnë dhe autori sjell fakte e të
dhëna të shumta mbi krijimin e funksionimin e principatave
shqiptare në shekujt XII-XV dhe në veçanti analizon kohën e
Skënderbeut, për të cilin gjykon me realizëm.
Faveiriali, si historian i paanshëm, sjell në veprën e vet
një dokument origjinal të kohës së Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit, botuar në gazetën La Turquie, 1888, të Parisit
nga e cila po nënvizojmë disa pjesë, sidomos atë për kishën
greke: ?Të ruhemi që të mos biem përsëri në kurthin e
grekëve, mbi të gjitha të klerit grek, pasi ai është në
radhë të parë armiku ynë kryesor. Të këqija më të mëdha
vijnë nga ... strofulla satanike që quhet patriarkati grek
i Kostantinopojës.? Më pas në dokument jepet një pasqyrë
mbi shfrytëzimin e tmerrshëm që u bëhej shqiptarëve nga
shteti e kisha greke: ?3000 mësues grekë në Shqipëri e
Maqedoni, me 100 napolona në vit, 3000 nxënës studjojnë në
Athinë për të përhapur helenizmin në Shqipëri e Maqedoni;
2300 prindër të nxënësve që studjojnë në Greqi vizitojnë
Athinën vit për vit dhe shpenzojnë secili 100 napolona,
përfitimet e tjera vijnë nga Sqhipëria (për Greqinë)
100.000 milion franga, përfitime prej gjakut të
shqiptarëve. Në kohë të luftës, miliona e miliona lira janë
dërguar në ndihmë të Greqisë, pa përfshirë mijëra e mijëra
ushtarë që shkuan të vriten për grekët, në Greqi edhe
Krishti përdoret si vrasës.? (fq. 531)
Libri ?Historia e Shqipërisë? i Faveirialit ka vlera të
shumëanshme si për kohën kur u shkrua ashtu edhe për ditët
e sotme. Në të jepet një informacion i gjerë mbi fiset
ilire, kulturën e tyre, qytetet, figurat, luftërat dhe
marrëdhëniet me popujt fqinjë. Po kështu, shpaloset koha e
mesjetës dhe ajo më e reja, e viteve 1700-1878. Ndërkohë,
autori cmon edhe vlerat e kulturës kombëtare shqiptare. Në
mënyrë të bindshme, në të përshkruhen edhe marrëdhëniet e
shqipatërve me popujt fqinjë: grekë, serbë, malazezë,
bullgarë e italian. Qëndresa shqiptare ndaj pushtuesve
turq, zë një pjesë të mirë të librit. Duke qenë i paanshëm,
Faveiriali, nuk mund të mos theksonte edhe dobësi të jetës
politike e shoqërore të shqiptarëve, të cilët vinin më
shumë nga pushtuesit, fqinjët dhe Europa, sidomos nga
Italia.
Për shqiptarët që e duan këtë vend, ky libër ka vlera të
rralla sepse na nxit të mos harrojmë veten dhe kulturën
tonë, na i vë në dukje më mirë dukuritë e sotme, në
marrëdhëniet me fqinjët, të cilat kanë vijimësi
mijëvjeçare. Grekëria ose bizantinizmi, si koncepte kanë
një kuptim edhe historik edhe politik. Ato kanë qenë e janë
në themel të gruopeve politike të caktuara greke, të kishës
ortodokse greke, që ashtu si në kohën e Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit e më pas punojnë për të ringjallur kohën e
vdekur të Perandorisë Bizantine sidomos në drejtim të
Shqipërisë e të Maqedonisë. Romakët kishin këtë fjalë të
urtë, si bazë në lidhje me grekët: ?Graeca fides, nula
fides? dhe shqiptarët: ?Mos i zërë besë atij se është
grek.? (fq. 529)
Redaktori Qemal Velia ka kryer jë punë të kënaqshme në
shpjegimin e toponimeve të figurave historike, ngjarjeve
historike dhe të dhënave të tjera që pasqyrohen pjesërisht
ose fare pak në libër.

5.11.2004 Hil Kamani


Zonja Europë, kujdes me Shqipërinë!
Ndigjoni me kujdes
Mbretëreshën e Anglisë dhe ish Presidentin Bill Klinton.

Po e them që në fillim të këtij shkrimi se kur flas për
Shqipërinë kam parasysh edhe Kosovën dhe trojet Shqiptare
në Maqedoni edhe Çamëri.
Tashmë vetë historianët e disa vendeve na kanë thënë qartë
se populli shqiptar që dy mijë vjet më parë e deri në
historinë e ditëve të sotme Europën e ka shpëtuar 3 herë.
Në fillim, në kohën kur po sulmohej Perandoria e Çezarit
historia shkruan qartë se shqiptarët e Ilirisë, të cilët i
thërriti për ndihmë Çezari, ish perandori më me famë i
Perandorisë Romake, shpëtuan Europën Perëndimore siç quhet
sot.
Për herë të dytë e dini mirë se shqiptarët të udhëhequr nga
Gjergj Kastriot Skënderbeu kryetari i Shqipërisë në luftën
kundër Perandorisë Osmane ndaloi Perandorinë Osmane që të
mos vazhdonte më luftën me trojet e Europës. Kjo tashmë nuk
mohohet as nga një historian që merr të shkruajë për
Shqipërinë flas për historiannët e Europës.
Ishte lufta heroike e popullit shqiptar deri në vitin 1912
kur ne fituam Pavarësinë në luftën kundër Perandorisë
Osmane. Ju zotërinj europianë e dini mirë këtë se
perandoria osmane pasi fitoi Shqipëria në luftën
qindravjeçare deri në nëntor të vitit 1912 kundër pushtimit
turk. Perandoria Osmane që i kishte shtirë tmerrin Europës
mori fund, nuk u ngjall më. E dimë mirë se pas luftës Ruso
Turke, Perandoria Osmane pësoi goditjen e parë. Por mos
harroni luftën qindravjeçare të popullit shqiptar kundër
asaj Perandorie deri sa fituam pavarësinë ne shqiptarët.
Por mos harroni se për herë të treta përsëri ne shqiptarët
e shpëtuam Europën nga sundimi komunist. Besoj se ju vjen
turp të mohoni se kur Enver Hoxha, udhëheqësi i popullit
shqiptar në vitet 1960 e më pas e shkëputi Shqipërinë nga
Traktati i Varshavës dhe pikërisht pas kësaj shkëputjeje
forcat nëndetëse ushtarake ruse u larguan me urdhër të
Enver Hoxhës nga Pashalimani. Ky ishte shpëtimi i tretë që
shqiptarët i bën Europës. Këto janë fakte kokëfortë që nuk
i mohoni dot. Por si ia ka shpërblyer Europa këtë luftë
gjigande për afro dy mijë vjet të shqipëtarëve? Sot Europa
lulëzon e krenohet për zhvillimin e saj. Mirë bëni, ne na
bëhet qejfi që kjo Europë që ne shqiptarët e kemi shpëtuar
tre herë gjatë më shumë se dy mijë vjetë po lulëzon e po
forcohet dita ditës kështu le të vazhdojë në këto shekuj.
Jo më kot një historian i shquar i Europës duke e ditur
historinë mirë ka thënë ?Në qoftëse nuk shkruhet mirë
historia e shqiptarëve nuk do të dihet historia e botës.?
Ky është mendimi i këtij historiani të shquar. Por unë e
lidh këtë mendim me kohën kur Çezari i Romës filloi luftën
kundër Perandorisë Ilire dhe në atë kohë mbretëresha e
shquar e Ilirisë, Teuta e këshilloi Çezarin: ?Mos i bjer
Perandorisë Ilire se po u shkatërrua Perandoria Ilire
Europa nuk do të ketë kurrë qetësi?. Por Çezari e filloi
krimin e vet, i ra Perandorisë Ilire, por siç thashë më
lart, kur Çezarin e sulmuan, kërkoi ndihmë pikërisht tek
shqiptarët e Ilirisë dhe historia thotë të vërtetën që
shqipëtarët e Ilirisë e kanë shpëtuar, atë që sot është
Europa Perëndimore.
Nuk po flas për shkrimet e historianit shqiptar, Çekrezi, i
cili i paraqet pa kufinj shtetet Europiane të disa shekujve
më parë, që sot janë të fuqishëm, si popuj shumë të egër,
shumë barbarë, pa kulturë, shumë larg kulturës dhe
zhvillimit të Perandorisë Ilire. Këtë temë po e lë me kaq
sepse do më fusnit në radhën e dallimeve raciale. Le të
flasin historianët tuaj për këtë çështje, zotërinj të
Europës së sotme. Por me sa shikoj nëpër filma shumë mirë e
paraqesin popullin e vet qindra vjet më parë në luftrat për
liri, si anglezët, gjermanët, francezët, skocezët me ato
veshje me rrobe të shqyera dhe me ato fytyra të parruara
sikur po zbresin nga shpellat. Këtë po e bëni ju vetë,
regjizorët europianë. Nuk po flas më për këtë. Kujtoni tre
mbretërit më kriminalë të botës: Ivani i Tmerrshëm, Mbreti
i Judës dhe Mbreti i Skocisë. Mirë që kemi bërë këtë
sakrificë mijëravjeçare për Europën, po ju Zotërinj
politikanë që drejtoni politikën e sotme të Europës si ja
keni shpërblyer shqiptarëve këtë nder që ju kemi bërë ne?
Kryetrimi i Shqipërisë, Skënderbeu erdhi deri në Napoli kur
e kërkuat dhe ju çliroi. Por pas vdekjes së Skënderbeut ku
ishin banditët e Europës së asaj kohe? Pse e latë
Shqipërinë? Kujt ia latë Shqipërinë?
Por le ta lëm këtë periudhë pas legjendarit tonë të madh
shqiptar, Skënderbeut sepse Çezari i Romës pasi shkatërroi
Perandorinë Ilire shkatërroi dhe perandorinë e vetë dhe
shtetet Europiane ishin të gjithë të leosur, por pas kësaj
periudhe kur Shqiptarët e Ilirisë ju shpëtuan ju zonja e
nderuar Europë, filluat të merrni veten.
Por si ja shpërblyhet Shqipërisë? Si ja shpërblyhet
popullit shqiptar, që sakrifikoi veten për Europën? Mos u
përgjigjni ju, po ua them unë, një qytetar shqiptar. Ju
zonja Europë ia shpërblyhet me fëlliqësinë më të madhe, me
poshtërsinë e ndyrsinë më të madhe dhe e vulosët
poshtërsinë e fëlliqësinë tuaj, në konferencën e poshtër të
Londrës në vitin makabër për shqiptarët, që është viti
1913. Aty kancelarët e diplomacisë së ndyrë të Europës
firmosën vendimin e tërbuar antishqiptar, ata kancelarë
Europianë të asaj kohe me duar të përgjakura vendosën që të
ngulet gijotina mbi trupin e Shqipërisë, aty u vendos që të
shqyhet trupi i Shipërisë, aty kriminelët që morën pjesë në
konferencën e poshtër të Londrës vendosën ta coptojnë
Shqipërinë dhe t?i shpërndajnë trojet shqiptare vampirëve,e
gjarpërinjve të Ballkanit ,që edhe sot nuk po ngopen me
gjakun e shqiptarëve që i fali konferenca e poshtër e
Londrës e vitit 1913 dhe ia dha vampirëve e gjarpërinjëve
serbë, malezezë, maqedonas, grekë. Pse kështu Europë? Pse e
bëtë këtë poshtërsi karshi Shqipërisë? Ky ishte shpërblimi
që i dhatë shqiptarëve, që deri më 1913 dy herë ju kishin
shpëtuar?
Shyqyr që më atë konferencë foli për shqiptarët përfaqsuesi
i Austrisë, Italisë dhe ia dimë për nder përfaqësuesit të
Anglisë në atë mbledhje, Eduar Grei, i cili nuk ishte i
kënaqur me këtë vendim dhe e ka lënë fare qartë mendimin e
tij që pas mbledhjes: "Historia do të na ndëshkojë dhe nuk
do të na e fali këtë padrejtësi që po u bëjnë shqiptareve".
Prandaj Zonja Europë e falenderojmë me gjithë shpirt
Mbretëreshën e sotme të Anglisë, e cila ju ka porositur
qartë: "Atë padrejtësi që i kemi bërë Shqipërisë Europa
duhet ta ndreqi sot". Prandaj zotërinj drejtues të
politikës Europiane, Këshilli Europës, Bashkimi Europian,
Romano Prodi e Havjer Solana dhe pasardhësit e tyre
zbatojeni mirë këtë porosi shumë të drejtë e shumë të qartë
të mbretëreshës së Anglisë. Mos harroni Zotërinj të Europës
fjalën e ish presidentit, Bill Klinton që tha kohët e
fundit kur erdhi për vizitë në Kosovë. Ai tha qartë ?Kur
studiova historinë e Shqipërisë mora vendimin që trupat
amerikane t?i bashkohen forcave të NATO-s për të përzënë
serbët nga Kosova.? Zonja Europë, mos harroni këto fjalë të
ish presidentit Bill Klinton. Po e them këtë se ne
intelektualët, dhe jemi me mijëra, bashkë me të gjithë
popullin shqiptar po ju ndjekim me shumë kujdes se çfarë po
bëni me Kosovën, me shqiptarët në Maqedoni, me Çamërinë. Po
e stërholloni shumë problemin e pavarësisë së Kosovës, po
përdorni disa shprehje monotone: ?Të bëjë mirë reformat,e
tërci e vërci ...?. Por mos harroni për asnjë moment se
përfaqësuesit e huaj që sot drejtojnë Kosovën, as nuk janë
të aftë as nuk do të jënë të aftë sa vetë udhëheqësit
kosovarë të drejtojnë Kosovën. Mos e harroni për asnjë
moment fjalën e udhëheqësit të shquar kosovar, Ibrahim
Rugova dhe të disa politikanëve të drejtë në Europë se
shpallja e pavarësisë së Kosovës është faktori kryesor i
stabilitetit në Ballkan, madje dhe në Europë. Zonja Europë,
binduni se udhëheqësit kosovarë dinë të drejtojnë më mirë
Kosovën se përfaqësuesit që ju dërgoni aty nga vende të
ndryshme të Europës. NATO është e domosdoshme të jetë
prezente sa të krijohet e të marrë forcën ushtria vetëm me
qytetarë të Kosovës. Ne më mirë se disa shtete të Europës
nuk deshën të përzënë Sllobodanin, kriminelin e poshtër
serb nga Kosova. Ne dimë mirë dhe po e ndjekim me lotë ndër
sy se si po hapen dhe ka akoma varre masive me shqiptarë në
tokat serbe. Jemi popull me shumë kulturë dhe trimërinë e
tregojmë shumë mirë kur duhet, por nuk kemi qënë dhe nuk do
të jemi kurrë kriminelë si ish Krajlat e vjetër të serbëve,
si ish kriminelët anti-shqiptarë maqedonas, nuk jemi si
kriminelët grekë, që therën edhe burra edhe gra dhe barqe
grash shqiptare e fëmijë shqiptarë të Çamërisë, nuk jemi si
krimineli i poshtër Sllobodan Millosheviçi. Nuk i harrojmë
këto jo, por po tregojmë përsëri kulturën tonë dhe po ju
themi: Hajde Zonja Europë, zgjidhe shpejt problemin e
shqiptarëve. Unë nuk po lëshoj mllefin tim sot karshi
Konferencës së poshtër të Londrës se i kemi lexuar e
dëgjuar me pushkët tona, me fjalët tona sa poshtërsi ka
bërë Konferenca e Londrës e vitit 1913. Unë këtu po ju
kujtoj vetëm pak vargje të poetit të shquar shqiptar,
Gjergj Fishta, i cili pasi dëgjoi kobin e tmerrshëm
antishqiptar, pasi dëgjoi vendimin e poshtër antishqipatr
të kësaj konference na ka lënë qindra e mijëra vargje
urrejtje për këtë konferencë të poshtër të Londrës, por unë
po ju shkruaj vetëm pak nga këto vargje.

Hej Europë, hej Kurva e motit
Si i re hasha besës zotit ?
Kështu qenke shenja e qytetnisë.
Me i marrë tokat e Shqipnisë
E me ja dhënë këlyshëve të Rusisë ?!

Pra Gjergj Fishta dhe të gjithë atdhetarët shqiptarë ju
akuzojnë zonja Europë se nuk njifni as Zotin. Ju pret në
besë shqipëtarët, që ju kanë mbrojtur historikisht, por siç
ju thotë Gjergj Fishta ju pret edhe Zotin në besë. Prandaj
po e mbyll këtë artikull përsëri me fjalët që kam vënë në
titullin e këtij shkrimi: Zonja Europë, kujdes me
Shqipërinë! Ndigjoni me kujdes Mbretëreshën e Anglisë dhe
ish Presidentin Bill Klinton.
Lexoni historianët tuaj seriozë të Europës se çfarë kanë
shkruar për historinë e lavdishme mijëravjeçare të
Shqipërisë e shqiptarëve. Ata historianët tuaj na kanë
ngjitur shumë lartë. Ne kemi qenë dhe jemi popull me
kulturë, mësojeni mirë këtë. Disa shtete të Europës janë
munduar të na përçajnë dhe ne kemi mbetur komb vital e me
kulturë megjithëse na kanë luftuar e pushtuar sepse jemi
vend i bukur dhe i pasur dhe akoma sot na luftoni, na
perçani sepse e keni halë në sy bukurinë, pasurinë dhe
madhështinë e Shqipërisë e të popullit liridashës shqiptar.




Me
respekt

Avokat Bexhet
Agolli





PSE JE KAQ ANTIISLAMIST KASTRIOT MYFTARAJ?!

(vijon nga numri i kaluar)

është e drejtë thënia e Baletës se ?... Simbolet kombëtare
që të përfaqësojnë e të theksojnë sa më qartë e sa më fort
shkëputjen nga Serbia irrendentizmin shqiptar ...?.
Urrejtja ndaj irredentizmit është tepër e theksuar sidomos
në spektrin e së majtës shqipatre e të së djathtës
majtiste, që është e njësuar me të majtën. Këtu në këtë
frazë nuk kemi asnjë të dhënë se Baleta kërkon të shpallë
?Kosovën Serbi?!
në histori nuk nxënë vend fjalët ?në rast se? ose ?mundet?.
Ato janë fjalë hipotetike të pabazuara në dokumente të
mirëfillta historike sepse rrjedha e ngjarjeve shkon
gjithmonë kundër andjeve tona e dëshirave tona. Ka fakte e
dokumente autentike, atëhere mund të shpallësh diçka të
vlefshme e jo në tym pa dokumente, pa referime mbështetëse
të mendimeve tuaja, Myftaraj. Nëse do t?i referohesh
Barletit ose Frëngut dhe atyre mijërave jetëshkruesve të
jetës e të veprës së Skënderbeut do të gjesh analogji të
njëjta me fakte të pavërtetuara nga dokumentacioni
historik, por shkrime të kopjuara nga njëri-tjetri duke
përsëritur të njëjtat ngjarje të parathëna nga Marin
Barleti apo Dh. Frëngu apo ndokush tjetër, që ia fusin korr
e mos lidh, duke e bërë të pavërtetën të vërtetë, duke
futur personazhe irreale aspak historike apo ngjarje e
beteja të vogla, duke i stërzmadhuar sikur qimja të bëhet
tra. Të pavërtetat duhen zhdukur nga qarkullimi sepse nuk i
shërbejnë historisë dokumentare. Ju Myftaraj si një
shembëllim i tyre i mirë do të ishte të lexoje punimin e z.
Kristo Frashëri për ?Himarën? botuar këto ditë në gazetën
?Korrieri?. Aty do të gjesh diçka me vlerë ku ke mundësi të
mësosh se si bëhet përzgjedhja e dokumenteve historike në
zgjidhjen e ndonjë problemi historik duke shënuar edhe
referencat mbështetëse të studimit në fjalë. Ju myftaraj
shpreheni se: ?... Sikur të akuzohet Skënderbeu për
bashkëpunim me serbët sepse strehoi Brankoviçin në Krujë...
ka një kriter realpolitik dhe ky është kush siguron
përfitim nga ky bashkëpunim ...? (Myftaraj). Nuk e di nëse
Skënderbeu ka strehuar të birin e Brankoviçit në Krujë.
Edhe nëse e ka bërë sipas jush e paska bërë për çështje
përfitimi?! Me sa kuptoj kjo thënie është e juaja apo e
ndokujt tjetër. Por se çfarë ka përfituar Skënderbeu nga ky
bashkëpunim, çështja qëndron këtu: A luftoi Skënderbeu në
Kosovë? Nëse ju e pohoni një gjë të tillë ku mbështeteni;
çfarë të dhënash apo dokumente posedoni ju për këtë të
dhënë?! Apo ia futni korr e mos e lidh duke dhënë mendime
të pabaza. Nëse Baleta ka thënë se: ?Skënderbeu nuk kishte
asnjë lidhje me Kosovën?, diku është mbështetur për këtë
fakt historik. E thëna e z. Baleta qëndron. Për të
kundërtën e kësaj thënieje ju nuk keni asnjë informacion
për të pranuar tezën tënde. Nuk e di nëse i lexoni artikujt
e ?Rimëkëmbjes? ç?ka duket i lexoni së prapthi edhe atë që
është thënë drejt e shtrembëroni sipas qejfit tuaj: Baleta
kërkon që .... të legjitimohet copëtimi territorial
nacional shqiptar në vitin 1913 si i bërë në pajtim me
kufijtë historikë brenda shqiptar ...?. Këto janë fjalët e
z. Baleta apo tuajat të trilluara sipas dëshirës suaj? Hej
sherro bela, si mund t?i thuash burrit të botës se kërkon
ndarjen e Kosovës apo copëtimin territorial sepse pohohet
se Skënderbeu nuk kishte lidhje me Kosovën e asaj kohe
qoftë në aspektin politik e ekonomik pasi ishin njësi të
shkapërdara?! Skënderbeu nuk zhvilloi asnjë aktivitet
luftarak në këtë krahinë. Atëhere si mund të akuzosh
Baletën se kërkon shkëputjen e Kosovës nga Shqipëria? Është
i vetmi personalitet që mbron me forcën më të madhe
çështjen kombëtare; krijimin e një shteti etnik
gjithëpërfshirës shqiptar. Nuk e di se në cilin shkrim apo
libër të Baletës është pohuar një gjë e tillë: shkëputja e
Kosovës nga Shqipëria Londineze?! Ju i interpretoni frazat
sipas andjes suaj në dobi të tezave tuaja jo ndershmërisht.
Këtë e shprehni me këtë fjali: ?... Duke kundërshtuar
vendosjen e shtatores së Skënderbeut me tezën ?gjethe fiku?
sikur kërkon që në Kosovë të vihen monumente të atyre që
kanë luftuar për shkëputjen nga Serbia ...?. Ky është një
pohim tepër banal nga ana e K. Myftaraj. Këtu shprehet
qartë urrejtja klasore ndaj nacionalistëve të vërtetë.
Ishin pikërisht këta luftëtarë nacionalistë, patriotë të
flaktë që i vunë gjoksin luftës për çlirim kombëtar. Ishin
bashkëkohësit e Hasan Prishtinës. Kjo ishte kërkesa e
Baletës e letërshkruesit nga Kosova. Një thënie tjetër e
Myftarajt të habit me gjykimin e tij alla majtist: ?...
Kosova e shkëputur nga pjesa tjetër e Shqipërisë ka rënë në
duar të Serbisë ...?, çudi. Kosova nuk është çliruar nga
robëria shekyullore, nga turqi apo serbët. Ajo ende sot
pret pavarësinë e saj. Një thënie tjetër ogurzezë e
Myftarajt: ?...Kosova e vetme e rrethuar nga vende
armiqësore nuk mund të mbijetojë ...?. Se mos na pyeti kush
ne shqiptarëve në vitin 1913? O i lumi ti! Po ishin fuqitë
europiane more që na bënë këtë gjëmë! Ato donin të ngrinin
klyshtë e Rusisë duke e shkëputur këtë trevë nga trungu
amë. Pikërisht frika e kësaj gjëme u ndodhi shqipatrëve.
Burri i madh i Kosovës, Hasan Prishtina, kërkoi autonomi si
fillesë të krijimit të shtetit shqiptar brenda katër
vilajeteve të banuara nga shqiptarët etnikë. E ju e xeni me
të mdahe se ishin autonomistë. Shpallja e pavarësisë ishte
një fitore e madhe e shqipatrëve, por njëkohësisht edhe një
dhembje e madhe për humbjen e gjysmës së territorit
shqiptar. Gjatë pushtimit turk tokat shqiptare ishin
kompakte. Ishin luftërat e shovinistëve
greko-sllavo-bullgarë që sollën gjëmën tonë. Lakmija ndaj
tokave shqiptare kishte filluar me kohë dhe erdhi me ?një
pushtim të butë, të heshtur të tokave shqiptare si rezultat
i dyndjeve masive të popujve sllavë drejt jugut, duke i
populluar me kolonë serbë e duke i bërë fakt të kryer
pushtimin e tokave shqiptare, kur këto dolën shtete të
pavarura. Ju shpreheni gabim kur thoni se: ?...Kosova e
rrethuar nga vendet armiqësore...? (Myftaraj) Po shqiptarët
e Kosovës një armik kishin e ai ishte sllavi, ç?ka duket ti
fut edhe shtetin amë si shtet armik?! Është e natyrshme kur
je i pushtuar, kur ende sot vazhdon të jesh i pushtuar e
nuk ke si të zhvillohesh nën një terror të vazhdueshëm.
Sikur të kishim vepruar ashtu siç po veprohet sot me
administrim ndërkombëtar, Kosova do të kishte qenë me kohë
pjesë e pashkëputur e Shqipërisë; po ashtu Maqedonia
Perëndimore, Çamëria, shqiptarët e Malit të Zi.
Ju shpreheni se: ?... Shqipëria është një vend i dobët i
pazhvilluar i prirur të bjerë nën dominimin grek sikurse ka
ndodhur aktualisht...?. po më vjen mirë që e paske kuptuar
se Shqipëria është bërë pre e dominimit grek, por ama ky
dominim është rezultat i keqqeverisjes të të dy poleve
politike si nga të majtët ashtu edhe të djathtët. Janë vetë
pushtetarët që po ua dhurojnë pasuritë kombëtare më të
rëndësishme ekonomike, shtetit grek. Janë pikërisht këta që
ndjekin një politikë servile qoftë me grekët qoftë me
serbët. Z. Baleta këtë dukuri e ka luftuar me forcë në
shtypin e tij. Zëri i tij i fuqishëm në mbrojtje të të
drejtave të shqipatrëve është i pandalshëm.
Ju tjerrni e tjerrni fjali e mendime të paqarta, të
pambështetura në fakte se Kosova hynte në përbërjen e
principatës së Kastriotëve apo të dukagjinasve. E përsëris
faktet tregojnë të kundërtën e andjeve tuaja. Është e
natyrshme që Skënderbeu të jetë simbol i qëndresës së madhe
popullore kundër osmanëve e për këtë të gjithë shqiptarët
përkulen ndaj tij me nderim të madh e natyrisht edhe
shqiptarët e Kosovës. E theksoj se ishte e parakohshme
vendosja e shtatores së Skënderbeut. Së pari ju takon
heronjve të asaj treve shqiptare që sakrifikuan gjënë më të
shtrenjtë, jetën e tyre, duke e arritur atë fitore të
sotme, ende gjysmake me shpresën e krijimit të një shteti
të ri shqiptar kosovar e me shpresë për një ribashkim të
shpejtë e të plotë të tokave etnike shqiptare.
Këndvështrimi i dytë është fetar. Ky këndvështrim qëndron
se Skënderbeu quhet si përfaqësues i krishterimit dhe se
Papa i Romës e quajti Kalorësi i Krishtit. Propozimin për
vendosjen e shtatores së Skënderbeut e bëri Partia
Demokristiane e Kosovës. E parë në prizmin politik kjo
kërkesë nuk ka asnjë gjë të keqe. Kërkesa është brenda
kërkesave ligjore e nuk mund t?a mohojë kush. Para se të
fillojmë të shfaqim mendimet e shprehura në shtyp gjatë
ditëve të tranzicionit këtu në Shqipëri, ndoshta edhe në
Kosovë, është fillesa e një dukurie që bie në sy menjëherë
ajo e denigrimit të vlerave më të çmuara të Islamit në
Shqipëri. Një dukuri që më ka bërë përshtypje, botimi në
shtyp i disa shkrimeve rreth figurës së Heroit tonë
Kombëtar, Skënderbeut. Gjithësecili autor jepte mendimet e
veta rreth kësaj figure madhore aq enigmatike. Në shtypine
përditshëm sidomos nga ?Shqipëria Etnike? filloi një
fushatë tejet denigruese për elementin religjoz musliman
shqiptar dhe figurave të njohura Naimit, Oso Kukës etj.,
etj., të futjes së thumbave të hidhura nëpër rreshta, të
mbivlerëismit të epokës së Skënderbeut, të rolit të tij në
thyerjen e hordhive turke, jo si mbrotjës i atdheut por si
kalorës i Krishtit, të mbiçmimit të kësaj figure madhore në
mbrojtje të krishterimit. Kulmi arriti në botimin e
dhjetëra artikujve nga Dr. Aurel Plasari mbi bëmat si
kalorës i krishterimitqë gjithë veprimatrinë e tij e kishte
të lidhur me krishterimin e se mbi atdheun ishte feja.
Madje është propozuar të bëhet beatifikimi i tij si figurë
shenjtore e krishterë, që në Krujën plotësisht muslimane të
ndërtohej një kapele e krishterë ku të priteshin dhe të
përcilleshin miqtë e shumtë të Shqipërisë nën hymnin e
muzikës kishtare e ceremonive fetare. Puna arriti aty sa të
fyheshin ndjenjat kombëtare të myslimanëve shqiptarë nga
gazetarë të tipit Piro Misha e me përhapjen e fletushkave
antimyslimane në Shqipëri e Kosovë, ku bëhej haptazi
thirrje për një konvertim të plotë të myslimanëve në të
krishterë; etiketimin e tyre me fjalën përbuzëze ?turq?; se
nuk kanë vend këtu se janë pjesë e pjellës së haremeve
turke e se Shqipëria për të hyrë në Europë duhet patjetër
të tjetërsohej nga religjoni islam në religjonin e
krishterë. Kësaj furi iu gjegj edhe shkrimtari i mirënjohur
Ismail Kadare, gazetarët Misha e Balliu duke krijuar një
lloj trysnie çoroditëse ndaj elementit religjioz islam
shqiptar të krijimit të një klimetepër përbuzëze ndaj
donatorëve të vendeve të lindjes që kishin ardhur këtu për
të ndihmuar në rimëkëmbjen e fesë islame e kjo në njëfarë
mënyre u përkrah edhe nga vetë institucionet shtetërore, të
cilat filluan survejimin e tyre si element terroristë duke
i dëbuar nga vendi ynë, duke krijuar një psikozë përbuzëse
ndaj tyre. Ndërsa një reklamim i bujshëm iu bë misionarëve
të krishterë duke bërë dallime të theksuara mes donatorëve
të vendeve të Lindjes dhe të Perëndimit. Këto të fundit
shiheshin me më përparësi me pritje tepër miqësore. Jo
vetëm kaq. Filloi një fushatë rehabilitimi të elementit që
kishte punuar në dëm të çështjes kombëtare qoftë laikë
qoftë fetarë e si figurë qendrore dilte figura e Heroit
Kombëtar Skënderbeut si një kalorës i Krishtit, duke ia
theksuar e mëshuar më tepër anën fetare të Heroit në luftën
ndaj të pafeve turq (muslimanëve shqiptarë) sepse vetëm ato
që kishin emrin arbëreshë (të krishterë) ishin patriotë të
ndershëm e duke qesëndisur siç e thashë më sipër figurat
intelektuale muslimane. Fillo përçimi i fjalës shqipe
?kombëtare? si fjalë turkedhe zëvendësimi i saj me fjalën
?nacion?. Me ç?u kuptua që të gjithë këta artikuj kishin
gati gati të njëjtën ide, të njëjtën renditje problematike,
kishin një program të mirëoganizuar, që i detyroi
publicistët myslimanë të përballeshin me to. Pikërisht në
atë kohë u bë edhe kërkesa për vendosjen e shtatores së
Skënderbeut në Prishtinë. Atëhere doli vetiu dhe reagimi i
publicistit, z. Baleta, si dhe e letërshkruesit nga Kosova,
i cili ishte indinuar jo pse vendosej shtatorja e
Skënderbeut, por ajo po vendosej si shtatorja e një të
krishteri, të një kalorësi të Kryqit kundër Islamit. Shtypi
e kishte kthyer kokëposhtë Skënderbeun jo si hero kombëtar
me atributet e nderimet që të jep populli shqiptar pa
dallim feje e si atdhetar, por se busti do t?u thoshte
kosovarëve: ?? Kthehuni në gjirin tonë në gjirin e të
parëve tuaj të krishterë ??. E për ta vërtetuar këtë të
vërtetë që nuk ka koment, është thënia e Myftarajt qartazi,
atë thirrje për konvertim, që misionarët e krishterë e
kishin përdorur në pamfletet e tyre. Tani kjo thirrje
shfaqet haptazi në shkrimin me titull: ?Islamofobia dhe
fundamentalizmi në Shqipëri?. Ndër të tjera citon: ??Në
këto rrethana e vetmja alternativë për të zhdukur rrezikun
ekzistencial në të cilin gjenden shqiptarët myslimanë në të
dy anët e kufirit është që shqiptarët myslimanë të bëhen
pjesë e perëndimit së pari kulturalisht, duke ndryshuar
identitetin e tyre religjioz dhe duke u rikthyer në fenë e
të parëve, krishterimin perëndimor, që sot për shumë arsye
duhet të jetë protestantizmi i riteve që më së shumti
praktikohen në SHBA, që është aleati i madh i shqiptarëve??
(Kastriot Myftaraj, ?TemA?, dt. 5-6 dhjetor 2004).
Të gjitha këto shkrime nuk i drejtohen publicistit A.
Baleta, por mbarë kombit shqiptar dhe myslimanëve në të
gjitha trojet shqiptare. Kjo nuk do koment. Megjithëkëtë
kosovarët e kaluan në heshtje këtë sfidë me një tolerancë
për t?u marrë shembull për shumë popuj që elementi
provokativ deshën t?ua bënin. E vendos në piedestal heroin
tonë kombëtar, Skënderbeun, duke vënë në plan të dytë
figurat më madhore të popullit tonë Hasan Prishtinën, Adem
Jasharin, udhëheqësit kryesorë të Lidhjes së Prizrenit. Në
këtë dekor futet edhe Kastriot Myftaraj duke i shërbyer më
së miri kësaj histerie antiislame me artikuj të tillë
denigrues. Reagova ndaj jush e ndaj disa tezave
antikombëtare të shprehura nga ju, të mos sqarimit të
thënieve përmes dokumentave historike, të atyre fjalëve që
të bëjnë mendjen lëmsh e li ku brenda ka vetëm kashtë që
sjell vetëm çoroditje e zemërim sepse mundohesh përmes
lojes së fjalëve të jesh i bindshëm para lexuesit, i cili
në të vërtetë nuk të kupton, me ato thurje intriguese të
fjalive të lëshuara kuturu. Mesa kuptohet mundohesh të
njollosësh figurat e shquara nacionaliste të mirënjohura të
fundshekullit 19 e 20 përmes thënieve të pavërteta e të
padokumentuara gjëkundi. Mundohesh t?i dëmtosh e t?i
kanalizosh në atë hullinë e andjeve të tua qoftë edhe të
?sektit misterioz? ku ti je anëtar i devotshëm në
deformimin e të dhënave. Mundohesh të fusësh farën e
përçarjes fetare, të mohimit të ideve nacionaliste, të
nënçmimit të figurave historike. Nuk u besova syve kur
dallova fraza e ide të njëjta e përgjasime të habitshme në
mënyrën e të shkruarit. Të njëjtat fraza e fjali, gati i
njëjti stil shprehës, i njëjti zhargon në thurjen e fjalisë
me atë të disa gazetarëve e publicistëve të njohur
antiislam. Deformimi është një e keqe e madhe, por
provokimi është diçka që nuk kapërdihet kollaj e aq më pak
nga lexuesit intelektualë muslimanë, pse jo edhe të
krishterë të ndershëm. Fletorja ?TemA? si dhe punonjësit e
saj e kryeredaktori duhegt të jenë të vëmendshëm ndaj një
dukurie të tillë përçarëse nëse nuk dëshriojnë të bëhen
bashkëpunëtorë të përçarjes fetare në mabrë arealin
shqiptar. Liria e fjalës ka një kufi e nuk duhet
shpërdoruar. Plaga që maiset e maiset shpërthen qelb dhe
pasojat e kësaj të keqeje vështirë se shërohen. Fajtorin e
kemi midis nesh.


Shkodër, 10.12.2004 Nuh Topçia





U MBYLL EDHE NJË VIT DËSHTIMI DHE TRISHTIMI


Është e kotë të përpiqesh të bëhesh optimist me zor kur
zhvillimet në jetën politike dhe shoqërore, në përballimin
e halleve shtetërore dhe kombëtare shqiptare janë të
mbingarkuara me dështime që ngjallin trishtime.
Si të mos ndjeshë trishtim kur imazhet e veprimtarive
politike të fundvitit 2004, si nga fusha e politikës së
brendshme ashtu dhe nga fusha e politikës së jashtëme të
shtetit shqiptar, janë tejet dëshpëruese e poshtëruese.
Si imazh trishtues i fundvitit do të na mbetet një sallë e
parlamentit ku shaheshin rrugaçërisht deputetët gjatë
debateve për buxhetin, ku dështonin partitë në punën për të
miratuar një hartë zgjedhore, ku politikanët akuzonin njëri
tjetrin se nuk donin zgjedhje të lira.
Nuk mund të shlyhen nga kujtesa pamjet e skenave të
neveritëshme kur në sallën e parlamentit u përlanë me llafe
ish-presidenti dhe kryetari i tanishëm i PD-së, Sali
Berisha me ministrin socialist Anastas Angjeli, si të ishin
xhambazë kuajsh në një panair matrapazësh. Nuk e kuptuam se
çfarë deshi të thoshte Berisha kur kujtonte ?pushkën e
fytyrës së zezë të Angjelit?, as cili ishte kuptimi i asaj
të sharës dialektore që përdori Angjeli ndaj Berishës:
?skupidh?.
Nuk do të shlyhen nga kujtesa as skenat e shkëmbimit të
batutave të shpëlara midis Sali Berishës e Fatos Nanos, kur
kot së koti e pësoi dhe fituesja e festivalit të kaluar
europian të këngës, Ruslana nga Ukraina, e cila u përgojua
sepse politikanët sharamanë të Shqipërisë janë në krizë për
të gjetur elemente krahasimi.
Sikur të mos mjaftonin ironitë zevzeke të Berishës e të
Nanos në këtë lojë ?batutash? tentoi të bëhej ortak dhe
Bamir Topi i PD-së që ?talli? Nanon se e dashka integrimin
europian me pamjen e Ruslanës (domethënë me modelin e
Ukrahinës). Si duket Bamirit integrimi europian i pëlqen
vetem me pamjen e Doris Pakut, kur vishet me streçe dhe të
Oriana Falaçit, kur turfullon kundër myslimanizmit!
Do të na mbetet në kujtesë pamja e kryebashkiakut gjatosh
të Tiranës, që gjatë ceremonisë së përurimit të një çadre
të stërmadhe të re për cirkun e kalamajve të kryeqytetit i
nisi i pari numrat zbavitës për të pranishmit me fjalët
tallëse se cirku në fakt është transferuar në sallën e
parlamentit. Kështu flet pushtetari lokal për legjislativin
qendror! Zhgënjim e trishtim njëherësh për degradimin e
prestigjit të pushtetit!
Do të na mbeten në kujtesë ato pamjet kur një president,
Moisiu dhe një ish-president, Meidani shkuan të lezetonin
pak një ceremoni për fëmijët pa përkrahje, por këtyre
reklamave u ka dalë lezeti me kohë. Moisiu mblodhi disa
fëmijë t?i përkëdhelte edhe në pallatin e tij presidencial.
E ruajti të paktën një traditë që ka nisur qysh nga
vendosja e pushtetit të Enverit, shumë dekada më parë.
Mirëpo edhe kësaj sikur i ka ikur lezeti që kishte në
fillimin e pushtetit enverist.
E reja në prag të krishtlindjeve të vitit 2004 dhe në
vigjilje të vitit të ri 2005, pra të vitit zgjedhor që po
vjen, ishte ajo ceremonia gëzimdhënëse që e organizoi
kryeministri Nano, jo më për fëmijë të vegjël pa
mbështetje, siç bënë Moisiu e Meidani, por për ? fëmijë të
rritur?, pensionistë që kanë të drejtën të votojnë. Nuk do
të na largohen nga kujtesa pamjet e atyre ?skenave
luftarake? kur të moshuarit lanin shpejt e shpejt hesapet
me tryezat e mbushura me barishte, salçiçe e kuleçë që
kishte shtruar Nano për ta, që të festonin si asnjëherë
tjetër dhe pastaj të jepnin deklarata para kamerave e
mikrofonëve të kanaleve televizie për kujdesin atëror që po
tregonte sivjet ?babai i qeverisjes socialiste, Nano? për
gjyshërit që kanë qeverisur e punuar për të mirën e
pushtetit socialist të vjetër e të ri.
Gjithë pensionistët me vendim të qeverisë së Nanos
përfituan nga një gjysëm gjeli deti shpërblim dhe një
premtim se kjo praktikë do të vzhdojë dhe vitet e ardhshme,
kuptohet në rast se Fatosi mbetet në pushtet, se po erdhi
Berisha do të ketë ?rritje rrogash?, por jo gjysma gjeli
deti për pensionistët.
Këtë fundviti Berisha nuk kishte fonde për të bërë dhurata
për kalamajt si Moisiu e për pensionistët si Nano. Kuptohet
PD është në opozitë dhe fondet që siguron andej këndej i
duhen për fushatën zgjedhore që po vjen. Por ama as ai nuk
mund të linte popullin pa një bekim politik në prag të
Krishtlindjeve e pa një premtin demagogjik për vitin e ri.
Berisha të vetët i gëzoi me ?llogje Kavaje?. Shkoi e bëri
një miting të madh me kavajsit. Bërtiti edhe një herë me sa
fuqi ka kundër diktaturës komuniste që është rrëzuar para
13 vitesh dhe bëri dhuratën më të madhe të fundvitit duke
shpallur nga Kavaja fillimin e ?Ditëve të shpresës?.
Këto ?Ditët e shpresës? aguan në Kavajë e në Shkodër gati
15 vite më parë, kur nisi lëvizja për të shembur diktaturën
komuniste. Pas atyre ?Diëtve të shpresës? mbërritën shpejt
?ditët e pushtetit të Berishës?, që u shemb po shpejt duke
vrarë ato ditë shprese. Tani përsëri parulla është ?të
nisim ditët e shpresës?, se kështu e thotë dhe fjala
filozofike: ?shpresa vdes e fundit?.
Kanë ndjerë gëzim apo trishtim kavajsit kur dëgjonin
britmat e Saliut për ?Ditët e shpresës? do ta shohim kur të
vinë votimet. Po të mos harrojmë se ndërkohë shqiptarëve
Berisha u premton edhe edhe një ?derrkuc politik? për vitin
e ri ?Nano në pension?. Në fillim të vitit 2004 kishte
parrullën ?Nano, ik? dhe premtimin le(h)sist ?Nanon nuk e
gjen shtatori në kryeministri?. Nanon në atë karrige e
gjeti dhe viti i ri. Tani premtimi është më modest, por nuk
e dimë a është më realist ?Nano, në pension?.
Kujdesi që filloi të tregonte papritmas Nano për
pensionistët mund të merret si njëfarë pranimi prej tij se
po përgatitet të dalë në pension. Shembulli i Nastazes në
Rumani ndoshta i ka kujtuar se është mirë ta marrë parasysh
edhe mundësinë e pensionimit politik. Por nuk ka ende
garanci se Nano nuk do ta bëjë gabimin në llogari që bëri
Berisha, kur homologu i tij bullgar u largua pa zhurmë nga
posti para disa vitesh dhe Berisha refuzoi të merrte si
duhej mesazhin që përbënte kjo ngjarje edhe për Shqipërinë.
Por as nuk është e sigurt se Nano do të vihet në një dilemë
të tillë, sepse ka ende pozita të forta.
Zhgënjim e trishtim ndjen njeriu kur viti zgjedhor po
fillon me sherr zgjedhor. Është trishtim që edhe ditën e
Krishtlindjeve më 25 dhjetor në gazetat shqiptare të lexosh
tituj ?Paralajmërimi i OSBE-së: po s?u arrit reforma, po u
cënua vota, ka trazira?. Me të tilla fjalë gazeta
berishiane ?55? u ka përcjellë shqiptarëve kërcënime të
vjetëruara si urim politik për ditën Krishtlindjeve. Kjo
gazetë e do ende politikën shqiptare të mbërthyer në
kornizën e ?amanetit të ish-ambasadorit Liponen?, kur la
postin e përfaqësuesit të OSBE-së në Shqipëri. Kurse një
tjetër gazetë berishiane ?TemA? urimet për vitin e ri
zëvendëson me propagandë të verdhë sipas modelit ukrahinas.
Propagandë ndjellakeqe në prag festash. Dështim i
politikës. Trishtim për qytetarët.
Po kaq dëshpëruese janë edhe deklaratat e ambasadorëve të
huaj, që dalin vend e pa vend para kamerave televizive dhe
paralajmërojnë ?ose zgjedhje të lira, ose trazira?. Por nuk
dimë ende se çfarë janë të gatshëm të quajnë ata zgjedhje
të lira. Ata sikur duan të na bindin se diku ka plane që në
Shqipëri të ketë vërtetë trazira vitin që vjen. ?Nuk ka
bisedime me BE-në pa zgjedhje të lira,? na çojnë pa pushim
habere teknokratët e Brukselit. Duket sikur të gjithë janë
mobilizuar që në Shqipëri vërtetë të mos ketë zgjedhje të
lira, sepse nuk ka dëshirë në Europë që Shqipërisë t?i
jepet dora për të shkuar drejt Europës.
Sikur të kishin pak mend në vendin ku duhet t?i kenë
pushtetarët e politikanët tanë duhej ta kishin kuptuar këtë
lojë. Sikur të kishin pak vullnet të mirë për të mos u bërë
pjesë e kësaj loje do ta kishin rregulluar shumë lehtë atë
punën e mbajtjes së zgjedhjeve të lira për të mos lënë
pretekste që të spekulojnë të huajt, për të mos e shtruar
në Shqipërinë e vitit 2005 dilemën gjeorgjiane të fillimit
të vitit 2004 ?Shevarnaxe apo Skakashvili??, apo dilemën
ukrahinase ?Jushenko apo Janukoviçi??. Mirëpo politikanëve
shqiptarë u ka pëlqyer më shumë të shohin veten në rolin e
këtyre personazheve të rrëmujave politike në Gjeorgji dhe
Ukrahinë se të luajnë rolin që u takon 14 vjet pas fillimit
të ?ditëve të shpresës?, kur u rrëzua diktatura komuniste.
Në kohën kur Gjeorgjia apo Ukrahina po bëjnë përpjekje të
dhimbshme për të nisur atë proces që në Shqipëri u bë në
fillim të viteve 1990 politikanët e Shqipërisë turren drejt
pikës së fillimit. Është dështim që sjell dëshpërim në
politikën shqiptare.
Dhe si për t?i bërë edhe më të dhimbshme këto skena
dështimi e zhgënjnimi, për t?i dhënë ngjyrime të theksuara
trishtimit, diplomacia shqiptare e mbyll vitin e saj në
politikën e jashtme me pranimin e një ofensive diplomatike
sllave, ruso-serbe në kryeqytetin shqiptar. Pse duhej vallë
që viti diplomatik për shqiptarët të mbyllej me hijen e
rëndë të ministrit të jashtëm rus Llavrov dhe të ministrit
të jashtën serb, Vuk Drashkoviç në Tiranë? Të paktën
qeveritarët tanë të na kishin lënë t?i festonim
Krishtlindjet e festat e fundit të vitit pa dyshimet e
dilemat se çfarë deshën këta të dy në Tiranë në fund të
vitit.
Ta mbyllësh vitin diplomatik me pamjet fodulle të Vuk
Drashkoviçit kur bënte në ekranin e TV ?Klan? propagandë
cinike shovinsite serbomadhe para një gazetari shqiptar
gati të hipnotizuar prej tij, Blendi Fevziut, është një
shenjë ndjellakeqe, është një episod trishtues në prag të
festave të fundivitit. Ministri i jashtëm Kastriot Islami
nuk duhej t?u bënte shqiptarëve kësi dhurate diplomatike
për vitin e ri 2005 se mjaft ishin ato dhuratata trishtuese
që bënë Nano, Berisha, Meta, Rama e partitë e tyre. Islami
më mirë të kishte sqaruar shqiptarët se si është puna e
asaj marrëveshjes së vitit 1998 për ta shkruar historinë e
Shqipërisë si duan grekët, të cilën ministri i (ç)arsimit,
Luan Memushi, paska vendosur që ta zbatojë sepse si duket
është e vetmja mënyrë që të mbajë postin që ka pas
dështimeve të shumta dhe kritikave të panumërta që i janë
bërë.

27 dhjetor 2004
Abdi Baleta



Berishizmi eshte baraz neokomunizem. Duke shfletuar neper
libra per historite boterore mbi kombet dhe njerezimin, te
terheq vemendjen qe; Qysh ne fillim pronaret erinje
kerkonin te mbronin pronen e tyre te bere me aq mund e me
djers nga grabitesit
Atehere lindi domosdoshmeria e ruajtes se prones. Kush
ishte ky ruajtes? Shteti, te cilet pronaret e ruajten kete
institucion si gjene me te shtrejte te kombit te tyre. Jeta
vazhdoi, u
krijuan grupe te ndryshme ne konflikt me njera tjetren te
cilat u quajten parti,por kur vinte puna per interesa te
medha kombetare, ato beheshin nje. Ndersa ketu shteti eshte
uzurpuar nga jo shqipetaret dhe ndodh krejte e kunderta me
cka thame me lart.
A edi valle berishizmi se ne perfundimet eluftrave te medha
shtetet pjesemarse kane firmosur traktatet ne interes te
tyre? A edi valle berishizmi qe trojet ETNIKE Shqipetare
jane vene ne ankand dhe shqipetaret sjane pyetur fare? Po
berishizmi sa ka ndikuar per mbrojtjen e tyre? Berishizmi
eshte fund e krye Bizantin dhe sllavizem.Z. Bucpapa kerkon
te sjelle frymen e bizantinizmit ne Shqiperi, ne vend qe te
bashkohet me nacionalizmin Shqipetare e ta shporre kete
fryme te keqe shekullore.Lufta dyte Boterore dalloje dhe
ndarjen e sistemeve e cila ndikoje dhe ne Shqiperi. Lufta e
dyte Boterore egjeti Shqiperine pothjuaj pa shtet, kjo
ndikoje ne krijimin edy klasave kryesore ne politiken
shqipetare te cilat do te quhen qe te dyja
kolaboracionaliste, njera ne mbeshtetje te perendimit dhe
tjetra ne mbeshtetje te lindjes. Po cila valle nga keto dy
klasa ishin ne interes te kombit Shqipetare? Ne ditet e
sotme gjykimi eshte shume i thjeshte. Klasa politike qe
mbeshteti lindjen u quajte komunizem, ndersa klasa tjeter u
quajte tradhetare qe mbeshteten perendimin me
emertimin[Kolaboracionaliste] harruan se edhe vete ishin
emertuar te tille. Komunistet erdhen si clirimtare te
vendit, por nuk ishte ashtu, ato, dikush me dashje, dikush
pa dashje erdhen si pushtues, sepse perfaqesonin sllavizmin
Rus d m th B.S. Tani te gjith ata ish komunista ekane me se
te kjarte se cfare demi te pa riparueshem i sollen
Shqiperise. Mos rimekembien e Shqiperise dhe korrupsionin e
qeverive me te dopta qe ka pare historia e Shqiperise nder
shekuj. Shqiperia dhe shqipetaret, qyteterimi dhe kultura e
tyre ka qene perendimore dhe prandaj ajo klasa tjeter qe u
quajte tradhetare mbeshteti qyteterimin Gjerman dhe
kulturen e saje.
Berishizmi, as qe behet fjale te krahasohet me Zogizmin e
jo me me nacionalizmin Shqipetare. Me mbetet ti them Z.
Bucpapa qe vetem nacionalizmi i cdo kombi te vet shpeton
popullin evet, pervec nacionalshovinizmave si ?
sllavogreqia?

Frederik Ruco 12. 12, 2004





__________________________________
Do you Yahoo!?
The all-new My Yahoo! - What will yours do?
http://my.yahoo.com


------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~-->
Make a clean sweep of pop-up ads. Yahoo! Companion Toolbar.
Now with Pop-Up Blocker. Get it for free!
http://us.click.yahoo.com/L5YrjA/eSIIAA/yQLSAA/KDuplB/TM
--------------------------------------------------------------------~->

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon
ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine,
besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe
i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe
shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder
shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================
Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/







<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise