|
RIMEKEMBJA 28/ 12/ 2004 ( i ): msg#00092politics.region.albania.shqiperia
?TEMA? E BAZEBERISHIZMIT I SHËRBEU DRASHKOVIÇIT Kemi trajtuar në disa shkrime të mëparshme problemin se si gazeta ?TemA? e bazeberishzmit është vënë në shërbim të propagandimit të tezave serbe në Shqipëri. Vizita që bëri në Shqipëri para pak ditësh ministri i jashtëm serb hedh edhe një herë dritë mbi qëllimet që ka pasur gazeta ?TemA? kur filloi të përsërisë marrëzitë e palolibrit të Kastriot Myftarajt ?Nacional-islamizmi shqitar. Baleta & Feraj? për projektet që u bëkan në Shqipëri për krijimin një harku islamik Shqipëri-Kosovë-Bosnje. Vuk Drashkoviç është i njohur jo vetëm si politikan serbomadh, por dhe si shkrimtar me prirje të theksuara antiislamike (në romanin ?THIKA?). Tani del plotësisht e qartë se shkrimet e gazetës ?TemA? kundër rrezikut të ?boshtit islamik Shqipëri-Kosovë ?Bosnje? kanë qenë porositur në kuadër të punës propagandistike për të përgatitur terren sa më të përshtashëm për Drashkoviçin, kur të bënte vizitën sfiduese në Tiranë. E vlen që për lexuesit e ?Rimëkëmbjes? të rikujtojmë pjesë nga analizat e mëparshme rreth kësaj çështjeje kur kemi hedhur poshtë trillimet provokurese të Kastriot m.... Në prag të vizitës së Drashkoviçit këto trillime janë përsëritur po në emër të këtij Kastrioti edhe në gazetën ?TemA? të bazeberishzmit. Kjo përsëritje e bën edhe më të qartë se kush kanë qenë më të interesuarit për botimin e palolibrit ?Nacional-islamizmin shqiptar....? para 3 vitesh. Mjafton t?i hedhësh një sy librit ?Islamisme et Etats Unis, une alliance contre l?Europe?. (Islamizmi dhe SHBA, një aleancë kundër Europës) shkruar nga Aleksandër del Vale, botuar e ribotuar në Francë në vitet 1997 dhe 2001, për të kuptuar se çfarë përfaqëson në mendimin politik e politikat në Perëndim, antiislamizmi. Në parathënien e ribotimit të fundit të këtij libri prej 350 faqesh që titullohet ?Islamikja pas Manhatenit? (ngjarjet e 11 shtatorit) shprehet hidhërim e qortim që ?Strategët cinikë dhe amerikanët e papërgjegjshëm ishin gati të bënin aleancë me djallin gjakatar islamo-terrorist vetëm që të rrethohej blloku ruso-ortodoks.... siç e pamë gjatë luftës në Kosovë, një tjetër luftë e vërtetë e Krimesë dhe pikë kulmore e strategjisë amerikane të ?brezit të gjelbër? kundër botës sllavo-ortodokse.? Në të njëjtën kohë me ribotimin e librit të Aleksandër del Vale çështja shtrohej në këtë mënyrë dhe nga shpifografi im Kastriot m....., i cili në faqen 69 të palolibrit të tij ?Nacional-islamizmi shqiptar Baleta & Feraj? (dhjetor 2001) ku shkruhej: ?Teza e boshtit ballkanik islamik?, ndryshe nga teza e harkshigjetës së gjelbërt? apo ?harkshigjetës islame? që bashkon trevat myslimane të Ballkanit: Bosnjen, Sanxhakun, Kosovën, Shqipnin Lindore dhe Shqipnin londineze, ka qarkullu shumë jo vetëm nga propaganda serbo-greke, por për fat të keq edhe nga disa qarqe integraliste islame në hapësirën shqiptare në të dyja anët e kufirit. Baleta tuj ba me dinakni prej diplomati pyetjen: ?A mund t?ishte fjala për ringjalljen e boshtit Romë-Berlin-Tokio??, kërkon të thotë se nuk ka me ndodh kurrgja e veçantë nëse ky bosht ndërtohet?. Shpifografi nuk ka dhënë referencën se nga cili shkrim i imi e kishte a marrë atë që pretendonte (trillonte) se ishin mendime të miat. Këtë e bënte qëllimisht që të pengonte lexuesin të dallonte trillimin spekulues. Në pjesën e cituar më sipër nga shpifografi im i bëhej shërbim propagandës serbe e greke duke shpallur se akuzat që ajo bën kundër shqiptarëve nuk qënkan pa bazë, sepse me të vërtetë paska shqiptarë që duan të bëjnë një ?brez të gjelbër? islamik në Ballkan. Madje në paragrafin vijues, po në faqen 69 të palolibrit të tij Kastriot m..... fillon e jep edhe hollësira jo vetëm për projektin, por edhe për veprimet konkrete të Abdi Baletës për krijimin e ?brezit të gjelbërt? islamik që do të rrethojë Serbinë në Ballkan. Ja si ka shkruar shpifografi im: ?Nji propozim për ndërtimin e nji boshti të tillë Baleta do t?ja bënte Berishës gjatë kohës që do të ishin së bashku në tubimin e Organizatës së Konferencës Islamike, sikurse do ta tregoj më poshtë por Berisha nuk e pranoi. Ky ishte një projekt iranian për vendet myslimane të Ballkanit. Tuj u ba mbështetësi i tij, Baleta, e vu vedin në anën e ithtarëve të këtij boshti, i cili asht ?leva e Arkimedit? me të cilën do të flaket tej projekti për shtetin e bashkum shqiptar?. Para dy vitesh kam theksuar se shpifografi im ?kopilin? që ka synuar të më lerë në derë mua ia ka lëshuar në prehër Sali Berishës. Ky në dashtë ta mbajë e ta adoptojë këtë ?kopil? të Kastriot m..... në dashtë le t?i thotë Mujë Buçpapës t?i lejë vendit Kastriot m...... Por para meje dhe lexuesve Berisha nuk mund të lahet nga përgjegjësia pa bërë një sqarim publik sepse del që Kastriot m..... paska tek Berisha një privilegj aq të madh sa mund të shpifë çfarë të dojë edhe për të. Tani në fund të vitit 2004 këtë sqarim në fakte ka bërë në mënyrë të tërthortë gazeta ?TemA? duke zbuluar se berishizmi është në një mendje me Kastriotin dhe i gatshëm t?i japë argumente propagandës serbe. Kushdo e kupton që biseda të atilla që trillonte Kastrioti unë nuk kisha përse t?i bëja me Berishën në vitin 1992. Por edhe sikur t?i bëja përsëri në atë kohë unë nuk mund të quhesha përkrahësi i ndonjë projekti iranian për Ballkanin. Përkundrazi po t?ia kisha thënë Berishës atë propozim që më atribuon Kastriot m..... unë mbetem të quhem përkrahësi i një projekti amerikan. Në librin e Aleksandër del Vale SHBA mallkohen që kanë bërë aleancë me vendet islamike për të mbyllur në ?kordon të gjelbërt islamik? botën sllavo-ortodokse?. Aleksandër del Vales në vitin 2001 theksonte: ?Nuk do të arrijmë ta themi asnjëherë sa duhet se ?lufta në Kosovë? ishte në të njëjtën kohë një luftë kundër Serbisë, ledh-mbrojtës historikisht i Europës përballë rrezikut turko-islamist dhe kundër Rusisë për ta penguar të kishte dalje dhe aleatë në Mesdhe dhe për ta ndarë nga Europa Perëndimore, siç ngul këmbë pala perëndimore?. Këtë logjikë të mbrapshtë për shqiptarët ndjek nga fillimi në mbarim edhe palo-libri i Kastriot m.... Bie në sy që shpifografi im përdor termin ?perëndimorizëm? në një kuptim e kontekst shumë të mjegulluar, sepse do të përfshijë këtu jo thjesht atë që ne e quajmë Perëndim, por të gjithë Europën. A. del Vale, pas ngjarjeve të 11 shtatorit ulërinte se: ?tri pjesët përbërëse të qytetërimit europerëndimor: bota sllavo-ortodokse, Perëndimi europian dhe Amerika? nuk kanë rrugë tjetër veçse të pranojnë propozimin, e bërë nga Putini kur erdhi në pushtet për t?i bërë ballë ?fashizmit islamik?, një murtajë e vërtetë e gjelbërt e shekullit XXI? sipas vetë fjalëve të ish-agjentit të KGB të ricikluar në liberal-nacionalizmin ortodoks pro-perëndimor?. Në fund të vitit 2004 edhe gazeta ?TemA? në fakt këtë vijë sjelljeje ndjek përderisa në prag të vizitave të ministrave të jashtëm rusë e serb, Llavrov e Drashkoviç, boton shkrime për të lëshuar alarmin se shqiptarët dashkan të rrethojnë boten sllavo-ortodokse me bosht islamik në Ballkan. Të gjitha arsyetimet që paraqiste shpifografi im në kohën kur janë shkruar këto radhë ngjajnë si dy pika uji më arsyetimet e ish agjentit të KGB-së të konvertuar në nacionalist liberal-properëndimor. Qëndrimi i ?Temës? së bazeberishizmit tani është zbatim në terernin shqiptar i asaj strategjie serbe-ruse. E kemi plotësisht të përligjur të shtrojmë pyetjen: a mund të ndodhin krejt rastësisht ngjashmëri të tilla? Na duket e pamundur. Atëhere ka shumë vend të besojmë se ka mekanizma shumë të fuqishme të specializuara për të paraqitur në të njëjtën kohë ose në kohë të ndryshme të njëjtat pikëpamje, vlerësime e provokime si në parathënien e një libri që botohej në Francë (libri i del Vales) mbi rrezikun e aleancës amerikano-islamike kundër Europës) dhe në një palolibër që botohej në Tiranë (palo-libri i Kastriot m..... mbi nacional-islamizmin shqiptar...) dhe të botimet e një gazete ?TemA?. Del Vale shkruante në vitin 2001: ?Mjerisht pra ne kemi paraprirë ?sindromin e Kosovës? njoftuam hapjen e kutisë së Pandorës të sesesionizmit (shkëputjes) islamik dhe të nacionalizmit shqiptar në Ballkan...etj.?. Argumenti kryesor i Drashkoviçi, shefit të diplomacisë serbe është se po të njihet pavarësia e Kosovës do të ndodhin tragjedira të mëdha në Ballkan. Këtë ?argument? pa kurrfarë vlere Drashkoviçi e ka thënë në çdo rast kur i është dhënë mundnësia t?u drejtohet shqiptarëve. Këtë ?argument? e përsëriti dhe në emisionin që i organizoi Blendi Fevziu në TV ?Klan?. Me siguri me këtë argument ka tentuar të tromaksë edhe bashkëbiseduesit zyrtarë shqiptarë. Dhe për ta bërë më tronditës këtë ?argument? të Drashkoviçit u mobilizua gazeta ?TemA? me shkruesit e saj disa javë rresht para ardhjes së ministrit serb në Tiranë. ?TemA? përpiqet të çorientojë shqiptarët me trillimet se ka në Shqipëri ?fundamentalistë islamikë? që duan të hapin kutinë e Pandorës në Ballkan, siç paralajmërojnë serbët. Shpifografi im i ka dhënë ?argument? del Vales dhe Drashkoviçit me shpifjen se nga Baleta iu bë propozim kryetarit të shtetit shqiptar qysh në vitin 1992 që të kryhej rrethimi i gjelbërt islamik i Serbisë e Rusisë në Ballkan, kurse tani pas dëbimit të Serbisë nga Kosova, Baleta e Feraj duan ta bëjnë dhe më të egër nacionalizmin shqiptar, duke e shndërruar në nacional ? islamizëm. Shpifografi im kur propozonte Skënder Shkupi federatë apo konfederatë shqiptaro-malazeze-maqedonase (me prespektivë për pranimin edhe të Serbisë) nuk merakosej fare se kjo bëhej për të minuar aspiratën e përpjekjet për shtet të bashkuar kombëtar të shqiptarëve. Nga ana tjetër shpifte poshtërsisht se janë Abdi Baleta dhe nacional-islamikët shqiptarë që paskan për synim ta minojnë krijimin e këtij shteti duke krijuar një ?brez të gjelbërt islam? nga Bosnja në Kosovë, Shqipërinë londineze e Shqipërinë Lindore. Kurse në fund të vitit 2004 në ?TemA? hidhen teza që vet idenë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet e barazojnë me ?krijim brezi islamik? kundër Serbisë. Shpifografin tim e tmerron ideja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve sepse kjo është dështim i ëndrrës së tij që Shqipërinë deri në Shkumbin ta shohë të aneksuar nga Greqia, kurse gegët myslimanë t?i shohë të konvertuar në katolicizëm. Prandaj nëpërmjet disa shkrimeve në gazetën ?TemA?, pikërisht në prag të vizitë së Drashkoviçit, është përpjekur të sajojë paralelizma marroqë mdis marrëdhënieve greko-shqiptare dhe marrëdhënieve ruso-ukrainase. Në fakt këto ëndrra ai nuk i sheh vetë, por ia fusin në mendje të tjerët, po ata që nxisin botimin e librave si ai i del Vales në Francë. Del Vale e thotë me shumë kompetencë e mburrje ?U deshën atentatet e tmerrshme në Qendrën Botërore të Tregtisë, në Pentagon e Pitsburg, ku ishte vënë në shënjestër një central bërthamor, për ta marrë vesh se Vladimir Putini më në fund kishte të drejtë kur propozoi një aleancë ndërperëndimore (interoccidental) kundër terrorizmit islamik....?. Edhe shpifografi im çdo shpifje, trillim, provokim dhe absurditet që ka shkruar në palolibrin e tij e ka justifikuar në emër të ?perëndimorizmit?. Edhe ?TemA? e bazeberishizmit luftën kundër ?boshtit islamik Shqipëri-Kosovë-Bosnje?e ka shpallur për të njëjtin qëllim, që ka përcaktuar del Vale. Në shenjë hakmarrjeje që libri i tij nuk u vlerësua për katër vite me radhë Aleksandër del Vale klith: ?Përpara gjykatores së Historisë dënimi i politikës së jashtme amerikane, e cila është në pjesën më të madhe përgjegjëse për fanatizmin neo-islamik dhe anti-perëndimor të botës myslimane veçanërisht qysh nga lufta për të ardhur keq e Gjirit, do të jetë me gjasë pa apelim....Tani kemi provën se të njëjtët islamistë mosmirënjohës ndaj ish-mbrojtësve të tyre perëndimorë i shpallën luftë tërësisë së botës jo myslimane: Kinës, Indisë, Perëndimit, Serbisë, Rusisë etj.?. Të njëjtën frymë e mendësi për bllok judaik-kristian, ku të bashkohen ortodoksia sllavo-greke, krishterimi perëndimor, sionizmi kundër botës myslimane përhapën në Shqipëri me palo-librin ?Nacional-islamizmi shqiptar?. Të njëjtën gjë ka marrë përsipër ta bëjë në vitin 2004 ?TemA? e bazeberishizmit. Kjo është një provë tjetër se ky palolibër nuk ishte punë e Kastriot m.... . Edhe ato që bën ?TemA? tani për të mbështetur propagandën serbe në Shqipëri nuk janë vetëm mistrecllëqe e teka të Mereo Bazes. A del Vale e qortonte rëndë zonjën Medlin Ollbrajt se kishte përdorur alegorinë për ?Munihun e ri? për të nxitur masat që u morën kundër serbëve sepse sipas Del Vales ?serbët janë ledh mbrojtës shekullor i Europës kundër Luftëtarëve të Allahut, serbët nuk janë as nazistë, as stalinistë dhe asnjëherë nuk kanë pranuar asnjërën nga këto totalitarizma.... . Bashkë me rusët e me çifutët janë ata (serbët) që kanë paguar një nga haraçet më të rënda njerëzore përball Ëaffen SS gjermane, boshnjako-myslimanëve ose shqiptarëve pronazistë?. Në studion ?Opinion? të TV ?Klan? pamë e dëgjuam Vuk Drashkoviçin t?i bënte leksion Blendi Fevziut të shushatur dhe, nëpërmjet tij, gjithë teleshikuesve, që kanë ndjekur emisionin, se në Europë mbahen mend vetëm 3 genocide: genocidi që paskan bërë turqit mbi armenët në vitin 1915, genocidi që kanë bërë nazistët mbi çifutët dhe genocidi që paskan bërë kroatët mbi serbët gjatë LDB. Sipas Drashkoviçit masakrat që kanë bërë serbët mbi shqiptarët, kroatët e boshnjakët nuk paskan qenë genocid. Drashkoviçi nuk e fut as masakrën e Srebrenicës në kategorinë e genocideve, sipas klasifikimit të tij. Por më e çuditëshmja është se Drashkoviçit TV ?Klan? i dha mundësinë t?u prralliste shqiptarëve se në Kosovë kanë ndodhur vetëm krime siç ndodhin kudo, por nuk paska pasur geniciod serb mbi shqiptarët. Drashkoviçi ishte tejet cinik kur po i shjegonte Fevziut të shushatur (ndoshta nga admirimi për Drashkoviçin) se edhe spastrimi etnik që u bë në Kosovë në vitin 1999 nuk ishte ndonjë gjë për t?u ankuar, sepse njerëzit u kthyen, vetëm ata që vdesin nuk kthehen. Fevziu sigurisht nga admirimi nuk mund të gjente guxim të pyeste Vukun (Ujkun) nëse ishte ende i pangopur me gjak shqiptari, nuk mund t?i kujtonte se janë ende mijëra kufoma të grabitura të shqiptarëve të vrarë në Kosovë që Serbia i mban peng për të manovruar me to diplomacia e Drashkoviçit. Shpifografi im Kastriot m... dhe Mero Baze kanë vepruar plotësisht në përputhje me gjykimet e mbrapshta të A. del Vale dhe spekulimet e Drashkoviçit kur kanë tentuar të paraqesin serbët si viktima të rrethimit islamik shqiptar, si të rrezikuar nga talebanizmi e binladenizmi shqiptar. Baze e Myftaraj janë tani zëdhënësit faktikë të tezave të Predrag Simiçit që shpall si të keqen e madhe historike të Ballkanit myslimanizmin e shqiptarëve, si fatkeqësinë e madhe të shqiptarëve mosndarjen me kufi shtetëror të toskëve e të gegëve dhe si rrezik të kohës për shqiptarët e kërcënim për Perëndimin ?nacional-islamizmin shqiptar?. Dikush i bashkërendon punët që në të njëjtën kohë të dalin shkrime të tilla identike në synime, në frymë, madje në formulime në Francë me nënshkrimin e Aleksandër del Vale, në Tiranë me nënshkrimin e Kastriot Myftarajt në gazetën ?TemA? të bazeberishizmit. Nuk është e rastit që në Tiranë Vuk Drshkoviçi e ka gati studion televizive dhe gazetarin Blendi Fevziu për t?i dhënë mundësi për propagandë serbomadhe, sepse TV ?Klan? është ngritur nga një oficer i shërbimeve sekrete franceze dhe tani është bërë ekrani më reklamaxhi për Sali Berishën, i cili u mburret shqiptarëve se do të vijë sërish në pushtet pas garancive që ka marrë në Francë. Për Aleksandër del Vale Amerika deri më 11 shtator 2001 ishte bashkëfajtore me Islamin kundër Perëndimit. Është një absurditet që s?ka përse të vërtetohet. Po aq të marrë sa del Vale janë treguar edhe Kastriot m......, Skënder Shkupi apo të tjerë si ata që çirren e ngjirren se në Shqipëri paska një ?nacional-islamizëm shqiptar të përfaqësuar nga Abdi Baleta e Hysamedin Feraj, që po i prish punët e kombit shqiptar bash në kohën kur ai do të integrohet në Perëndim?. Ka edhe Shqipëria Aleksandër del Valet e saj që janë properëndimorë në atë masë e në atë frymë sa janë properëndimorë shovinistët rusë, serbë, grekë. Nacionalistët shqiptarë duhet të hidhërohen e jo të gëzohen kur vënë re se politikanët, propagandistët, studjuesit që qëndrojnë prapa pikëpamjeve si ato që shpreh Aleksandër Del Vale ndjejnë kënaqësi për arsyetimet e politikës amerikane pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001. Sa më shumë të theksohen këto orientime dhe sa më shumë të përparojë procesi që kërkojnë rusët, serbët, grekët, sionistët aq më të rënda do të jenë kushtet për realizimin e aspiratave të shqiptarëve. Përrallat e bukura për integrim europian e ?perëndimorizëm?, sidomos kur i rrëfejnë sharlatanë si shpifografi im në gazetën ?TemA? të bazeberishizmit nuk duhet të dëgjohen deri në gjumëvënie. Antiislamizmi i sforcuar dhe i imponuar vetëm dëme do t?u sjellë shqiptarëve. Serbia ka nxjerrë e do të nxjerrë përfitim nga alarmet e rreme për fondamentalizëm islamik, për binladenizëm e talebanizëm në Shqipëri. Berisha, Baze dhe ata që lejojnë të përhapen në ?TemA? teza të tilla propagandistike bëjnë punën e Serbisë, i shërbejnë politikës së Koshtunicës dhe diplomacisë së Drashkoviçit. 27 dhjetor 2004 Abdi Baleta MINISTËR MEMUSHI, ORE PROFESOR! NE, VEÇ HISTORISË, KEMI DHE FOLKLOR. TA BËSH HISTORINË BASH SIÇ E DO GREKU! LUAJ, ORE VENDIT! Ç?TË THOTË TEPELEKU? THON? TË PARËT TANË: GREKU S?BËHET MIK! ZOTI, FALË I QOFSHIM, E KA BËRË TË LIG! Në gazetën ?Shekulli? të datës 17 dhjetor 2004 (f.9) ishte botuar një lajm ?interesant?: ?Ministri Memushi deklaroi dje se është ngritur komisioni i ekspertëve për ndryshimin e teksteve të historisë?. Për më tepër, po kjo gazetë e datës së sipërpërmendur njoftonte si më poshtë: ?Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i Arsimit, Luan Memushi, pas një konference për gjuhën shqipe që u zhvillua dje në Tiranë. Por jo vetëm ai. E pyetur nga ?Shekulli?, drejtoresha e Institutit të Historisë, Ana Lalaj, ka pohuar gjithashtu ngritjen e komisionit: ?Jam ftuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit dhe kam pranuar të marr pjesë në të. Rreth dy javë e gjysmë më parë?. Por çudia më e madhe vijon më poshtë në ?Shekulli? për historinë e këtij komisioni famëkeq: ?Ngritja e një komisioni të tillë është firmosur nga të dy shtetet që në vitin 1998, në protokollin ?Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë?. Një e dhënë tjetër befasuese zbulohet po në këtë lajm të gazetës ?Shekulli?: ?Komisioni i përbashkët i ekspertëve është vetëm njëra anë e tij. Zbulimi i një fakti të tillë shkaktoi diskutime në media, sepse historianët nuk e dinin fare që ky protokoll ekzistonte që prej gjashtë vjetësh. Ekzistenca e tij u publikua për herë të parë nga ?Shekulli? më 30 tetor 2004, pas dyshimeve që lindën nga një deklaratë e nxehtë e ministres greke të Arsimit, Marjeta Janaku. Më 27 tetor 2004 ajo deklaroi se në tekstet shqiptare gjendeshin fakte që helmonin marrëdhëniet mes dy shteteve dhe idera për Shqipërinë e Madhe?. Gazeta ?Shekulli? duhet falënderuar për botimin e këtij protokolli misterioz, të cilin qeveria shqiptare e ka mbajtur të fshehtë deri tani. Të bën përshtypje fakti që protokolli i lartpërmendur bëhet publik për herë të parë pas gjashtë vjetësh! Si shpjegohet një gjë e tillë? Pse ky protokoll qenka mbajtur i fshehur deri tani dhe pikërisht tani u kërkoka zbatimi i tij në praktikë? Më shumë lexuesin e befason fakti që Prof. AnaLalaj, drejtoreshë e Institutit të Historisë, qenka ftuar nga Ministria e Arsimit për të marrë pjesë në komisionin në fjalë dhe ajo paska pranuar! Zonja Lalaj madje deklaron: ?Unë e pranova ftesën. Por para se ta bëja këtë, pyeta nëse bashkë me ekspertët grekë ne do të shqyrtonim vetëm tekstet shkollore shqiptare, apo edhe ato të vendit fqinj. M?u tha se ky shqyrtim do t?u bëhej teksteve të të dy vendeve. Nëse ministria do të më kishte thënë se një gjë e tillë do të bëhej vetëm me librat tanë, unë nuk do të kisha pranuar? (po aty). Por zonja Lalaj është historiane. Dhe historia shkruhet mbi bazën e të vërtetave, mbi bazën e fakteve, të dokumenteve arkivore, të studimeve shkencore. Historia nuk mund të shkruhet, duke pasur në themel dëshirat e njërit apo tjetrit individ, sado i madh apo i shquar qoftë ai! Në qoftë se një ministreje shoviniste greke, siç qenka Marieta Janaku, iu tekëka të na ?pushtojë? edhe historinë e vendit tonë dhe ta ndryshojë atë në përputhje me strategjinë e shovinizmit grekomadh, ashtu siç është vepruar edhe me ekonominë tonë, të shndërruar në një shtojcë të metropolit grek, zonja Lalaj, para së gjithash, si historiane dhe, mandej, si drejtoreshë e Institutit të Historisë, duhet t?u bjerë kambanave të alarmit dhe të ngrejë fuqishëm zërin e saj të protestës kundër nënshkrimit të protokollit të lartpërmendur, i cili përbën një tjetër faqe turpi në historinë e marrëdhënieve greko-shqiptare. Ajo duhet të stigmatizojë nënshkruesin e atij protokolli nga ana e palës shqiptare dhe vetë qeverinë shqiptare, e cila, në vazhdën e traditave të shtetit të diktaturës komuniste, ka heshtur dhe ka vazhduar ta mbajë të fshehur deri tani përmbajtjen e atij protokolli. Aq më tepër që qeveria shqiptare, me nënshkrimin e protokollit në fjalë, pa u konsultuar paraprakisht me historianët, autorët e vërtetë të historisë që shkruhet duke u mbështetur tërësisht mbi studime shkencore, ka kryer një tjetër akt të turpshëm në dëm të interesave tona kombëtare, ka mohuar të vërtetat historike, tepër tragjike këto, të marrëdhënieve greko-shqiptare. Prof.Fatmira Rama, në gazetën ?Shekulli? të po asaj date, shprehet: ?Me sa di unë dhe me sa kam parë me sytë e mi, tekstet shqiptare të historisë janë nga më të ekuilibruarit në literaturën shkollore të Ballkanit, përfshirë këtu edhe atë të Greqisë?. Me këtë qëndrim, që na bëhet i njohur nëpërmjet faqeve të gazetës ?Shekulli?, Prof.Ana Lalaj bëhet pjesë e politikës mercenare që ndjek qeveria shqiptare në ndërtimim e marrëdhënieve shqiptaro-greke, të zhveshura tërësisht nga çdolloj dinjiteti kombëtar. Prof.Lalaj ku e bazon gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në komisionin fantazmë për rishikimin e teksteve të historisë të shkollave tona, gatishmëri kjo që bie era militantizëm partiak, ndërkohë që Prof.Rama deklaron se tekstet në fjalë s?kanë nevojë për rishikim? Zonjës drejtoreshë të Institutit të Historisë nuk i bëkan fare përshtypje deklaratat e disa autoriteteve shkencore të historisë sonë, të cilët shprehen si më poshtë: Prof.Gazmend Shpuza: ?Nëse në të kaluarën historia mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka qenë edhe aq miqësore, kjo nuk do të thotë se ajo duhet ndryshuar. Historia është një shkencë dhe e tillë duhet trajtuar?. Prof.Myzafer Korkuti: ?Unë nuk i njoh tekstet shkollore të Greqisë, por di që në këtë shtet botohen herë pas here studime krejtësisht ekstremiste. Njëri prej këtyre librave, i titulluar ?Epirus?, u botua në vitin 2000 dhe aty hidheshin ide të pafalshme, si ajo e Greqisë, që shtrihej deri në lumin Shkumbin në Shqipëri?. Prof.Fatmira Rama: ?Një student i im, që tani mëson në këtë shtet (në Greqi ? E.Y.), më tregonte një ditë se në tekstet e historisë studiuesit grekë vazhdojnë të përfshijnë brenda kufirit të Greqisë shumë vise që janë zyrtarisht në Shqipëri?. (Prof.Ramës po i bëj të ditur edhe unë diçka tjetër, edhe më të poshtër, edhe më shoviniste, që u futet në gjak fëmijëve të vegjël grekë që në moshën e kopshtit: një miku im që banon familjarisht në Greqi më tregonte në verën e këtij viti këtu, në Tiranë: edukatoret greke pyesin vogëlushët grekë: ?Fëmijë! Kush janë armiqtë e Greqisë?? Dhe fëmijët duhet të përgjigjen në kor: ?Turqit!?). Prof.Pëllumb Xhuvi: ?Duke qenë edhe vetë bashkautor në disa tekste historie, mund të them me gojën plot se ato janë mbështetur në arritjet më të mira të shkencës historike, në radhë të parë jo shqiptare, përkundrazi, në arritjet më të mira të shkencës ndërkombëtare, përfshirë atë greke. Do të kisha shumë rezerva përsa u përket teksteve të palës greke, posaçërisht atyre të historisë, për të cilat kam dijeni?. Drejtoreshës Lalaj s?i bëka përshtypje, gjithashtu, as deklarata e drejtorit të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, e historiani të letërsisë, Prof.Jorgo Bulo, i cili thotë: ?Unë nuk jam për ndryshime të historisë, të diktuara nga konjukturat politike. Nëse për disa periudha kohe të caktuara historia e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka qenë shumë e mirë, kjo s?do të thotë gjë. E vërteta e historisë duhet të respektohet, edhe sikur ajo të jetë e hidhur? (po aty). Bukur fort! Atëherë si qenka e mundur që Prof.Ana Lalaj të mos qenka në dijeni të përmbajtjes së teksteve të historisë që botohen në Greqi në ditët tona, në të cilët u shpaloska lakuriq shovinizmi grekomadh në qëndrimin ndaj tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë dhe pranoka të marrë pjesë në komisionin për rishikimin e teksteve tona shkollore të historisë, kur në to, sipas Prof.Fatmira Rama dhe Prof.Pëllumb Xhuvi, nuk ka se çfarë të ndryshosh apo të korrigjosh? Grekët po! Ata kanë se çfarë të ndryshojnë dhe të korrigjojnë në tekstet e tyre shkollore të historisë dhe në krejt historinë e tyre të marrëdhënieve greko-shqiptare, të përshkuar fund e krye nga fryma e shovinizmit grekomadh në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. Ministri Memushi, si pa gjë të keqe, deklaron se paska ngritur komisionin e ekspertëve shqiptarë, që, bashkë më ata grekë, do të na shqyrtokan historinë e shkruar në tekstet shkollore që ka të bëjë me marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë! Profesor Memushi vërtet është pedagog i shkencave të natyrës, por ai, si çdo intelektual shqiptar, aq më tepër me titull të lartë shkencor, nuk mund të qëndrojë larg problemeve të historisë, sidomos kur është fjala për historinë e marrëdhënieve greko-shqiptare! Besoj se Profesor Memushi e ka lexuar veprën në dy vëllime të Prof.dr.Beqir Metës, të titulluara përkatësisht: ?Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949? (Tiranë 2002, 638 faqe) dhe ?Shqipëria dhe Greqia. 1949-1990. Paqja e vështirë? (Tiranë 2004, 398 faqe). Në qoftë se nuk e ka lexuar, i rekomandoj ta lexojë se është një studim shumë serioz, me vlera të larta shkencore, prej të cilit do të marrë një informacion mjaft të bollshëm për të vërtetat tragjike të marrëdhënieve greko-shqiptare, të nxjerra nga arkiva shqiptare, greke, italiane, angleze dhe amerikane. Tekstet shkollore të historisë ?së vogël? hartohen mbi bazën e të vërtetave të dokumentuara që të ofron historia ?e madhe?, të cilat prehen nëpër arkiva të ndryshme dhe shërbejnë si objekt për studime shkencore. Ashtu si historia ?e madhe?, që është dhe duhet të jetë veç fakt, e vërtetë, dokument origjinal, edhe historia ?e vogël?, në tekstet shkollore të historisë, s?mund të jetë ndryshe, s?mund t?iu përcillet nxënësve ndryshe, përveçse në përputhje të plotë me argumentet dhe faktet e gjalla, të nxjerra nga studimet shkencore. Të vërtetat tragjike të marrëdhënieve greko-shqiptare në tekstet shkollore të historisë sonë në një hark kohor prej gjashtëdhjetë vjetësh (1939-1990) mund të hartohen vetëm mbi bazën e studimeve shkencore që ka bërë Prof.dr.Beqir Meta. ?Të vërtetat? e tjera jashtë këtyre studimeve shkencore janë mercenarizëm, tradhti kombëtare dhe servilizëm i kulluar! Ministri Memushi kërkon të zbatojë një marrëveshje, të nënshkruar para gjashtë vjetësh mes qeverisë greke dhe një qeverie të mëparshme shqiptare, kur ai nuk ka qenë ministër i arsimit. Por ai, për hir të mbrojtjes së të vërtetës, mund të mos e zbatojë atë marrëveshje dhe, në rast se kryeministri Nano fillon e i bën presion, fare mirë mund të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të arsimit, duke fituar kësisoj respektin e mbarë shqiptarëve të ndershëm, të cilët e njohin fare mirë natyrën e marrëdhënieve greko-shqiptare. Ndryshe ai do të bëhet palë në braktisjen e interesave kombëtare dhe në mohimin e të vërtetave historike në marrëdhëniet greko-shqiptare. Profesorët që janë shprehur sa më sipër, pra, kundër pjesëmarrjes në komisionin e përfolur, kanë mbrojtur, para së gjithash, interesat kombëtare të vendit tonë, ashtu edhe autoritetin e vet shkencor. Vlen të përmendet këtu deklarata e Prof.Beqir Metës po në gazetën ?Shekulli? të datës 23 dhjetor 2004 (f.3), i cili thotë: ?Ngritja e këtij komisioni është diçka absurde, sepse ai nuk mund të shqyrtojë tekste të hartuara në bazë të punimeve shkencore. Kurse për anëtarët e tij unë them se thjesht fakti që ata kanë pranuar të marrin pjesë në të, është i dënueshëm?. Nuk e di se sa të vetëdijshëm janë anëtarët e komisionit sa të shpifur aq edhe absurd, si Arben Puto, Ana Lalaj, Shaban Sinani, Valentina Duka dhe Fatmiroshe Xhemali, me kryetar Neritan Cekën, të cilët, duke i hyrë punës për rishikimin e teksteve shkollore të historisë sonë, në përputhje me urdhrat e Athinës, kthehen në shegert të politikës tradhtare të Partisë Socialiste dhe në shkencëtarë mercenarë. Fakti që disa kolegë të tyre, historianë me dinjitet shkencor, nuk kanë pranuar të merren me një punë të tillë të turpshme, duhet ta vërë në mendime jo vetëm ministrin Memushi, por edhe drejtoreshën e Institutit të Historisë, profesoren Lalaj. Kjo për arsye se para ca kohësh grekët, pasi ?morën paraprakisht me qira? disa ?demografë? shqiptarë, tinazi financuan për ?ndryshimin? e tablosë demografike në Shqipëri, ?demografë? këta, të cilët, me zbulimin e ?madh? që bënë, deklaruan se minoritetet, demek, na përbëkan 11% të popullsisë në vendin tonë. Sot grekët kërkojnë të na ndryshojnë historinë e marrëdhënieve greko-shqiptare me dorën e historianëve tanë. Orekset greke vijnë duke u shtuar. Kush na siguron se nesër-pasnesër, qeveria jonë antikombëtare, nën diktatin e Athinës, nuk do të nënshkruaka një tjetër marrëveshje të fshehtë me qeverinë greke për gjeografinë fizike të Shqipërisë, ku të thuhet se lumenjtë tanë derdhen jo në Detin Adriatik, siç është e vërteta, por në Detin Egje, se kështu ia dashka qejfi Greqisë?! Tryeza e punës e Prof.Neritan Cekës, si autor tekstesh, ka kohë që ka zënë ?një gisht? pluhur. Ai ka xixë vetëm tryezën e politikës, në të cilën është stërvitur mjeshtërisht në përsosjen e bindjes politike ndaj Partisë Socialiste. Me detyrën e kryetarit të këtij komisioni antikombëtar që po merr përsipër, Prof.Ceka kërkon t?i ngrejë më lart aksionet e tij në shërbim të Partisë Socialiste, e cila, për arsye të servilizmit të vet politik në shërbim të shovinizmit grekomadh për kolonizimin e Shqipërisë, shumë shegertë të saj të zellshëm i ka dërguar me shërbim të gjatë nëpër partitë e tjera vogëloshe. Po ministrin Memushi vallë nuk e shqetësoka fakti që historia e marrëdhënieve greko-shqiptare është e përshkruar bukur mirë, ashtu siç është në të vërtetë, edhe në krijimtarinë e mrekullueshme gojore të popullit tonë, në folklor? Andej nga ana e Labërisë na qenka hapur një fjalë, e cila paska arritur taze deri në kryeqytet: nja katër të moshuar labë, xha Selua, xha Çelua, xha Velua dhe xha Delua, miq me njëri-tjetrin që nga koha e Zogut, njëri nga Salaria, tjetri nga Dhëmblani, i treti nga Rexhini dhe i katërti nga Nivica e Kurveleshit, që të katër në moshë tetëdhjetë e përpjetë, me të dëgjuar në televizion lajmin për ngritjen e atij komisionit të famshëm nga ana e ministrit Memushi për ndryshimin e teksteve shkollore të historisë sonë sipas midesë greke, qenë lidhur me shoku-shokun me telefonat e lëvizshëm të nipërve, paskan zbritur në Tepelenë rrët e fët dhe qenkan ulur në një kafene aty pranë lulishtes në qendër të qytetit, ku ngrihen bustet e heronjve të popullit Abaz Shehu, Mustafa Matohiti dhe Asim Zeneli. Të ftohtët qe tërhequr paksa dhe një vesë e hollë shiu e kishte zbutur vendin gjithandej. - Na gjeti dhe ne si puna e Tafilit, - tha xha Delua nga Nivica. - Pse, - ia priti xha Selua nga Salaria. - E pse, a lumëmadh, e paske harruar atë këngën e vjetër që gjyshërit tanë e këndonin kur molloisnin për Tafil Buzin? Pasi kanë rrëkëllyer nga një dopjo raki secili, xha Delua ia paska marrë asaj këngës për Tafilin: Ra një shi e zbuti dhenë, / Ra Tafili Tepelenë, / Dërgon për Çelo Mehmenë, / Të më lirojë dervenë, / Se do shkoj të djeg Morenë. Pasi u ngrohën ca, ia paskan marrë një tjetër kënge të vjetër labe, për krimet greke në Shqipërine Jugut në vitin 1914: Fushat me lule, malet me borë, / Qaj, moj Shqipëri, ulër, moj e gjorë! / Gratë e Kurveleshit shkojnë për në Vlorë, / i përzuri greku me foshnja në dorë, / Dyqind e ca burra u ther në Hormovë! Tani, për të mbështetur djalin e tyre ministër, profesor nga Labëria, për nismën që kish marrë për ndryshimin e historisë në librat e shkollave, vendosën që dhe ata të mos mbeteshin prapa: të krijonin edhe ata një komision për ndryshimin e përmbajtjes së këngëve folklorike me përmbajtje antigreke dhe të kërkonin të vinin në dijeni edhe Institutin e Kulturës Popullore në Tiranë. Meqenëse atje nuk njihnin njeri, në fillim vendosën që të shkonin t?i kërkonin një takim djalit të anës së tyre, profesor Memushit në Ministrinë e Arsimit. Por mendjen ua prishi xha Velua nga Dhëmblani. ? E kini kot, - u tha. ? Në Tiranë s?bën të shkojmë. Djali ynë, Luani, nuk pret njeri për të kuvenduar me të goja-gojës. Një nipi im në Tiranë, djalë me një barrë mend, më ka thënë se Luan djali nuk pret njeri në zyrë. Ai, - më tha, - nuk pret as njerëz me gramë të lartë! Tani molloiseni vetë. Po është e kot ta hamë atë rrugë deri në Tiranë. S?ka kohë ai të presë njerëz të rrogozit, si puna jonë. Kështu që t?i japim karar kësaj pune. T?i themi një nipit tim këtu në Tepelenë të na shkruajë një kartë dhe t?ia nisim ministër Luanit me postë. Ashtu u bë. Nipi i xha Velos ua shkroi letrën për ministrin, me propozimin për krijimin e komisionit për rishikimin e këngëve folklorike dhe për ndryshimin e tyre sipas midesë greke. Si fillim, fjalët e asaj këngës për krimet e andartëve grekë në Shqipërinë e Jugut në vitin 1914, ata i ndryshuan si më poshtë: Zogjtë hokatarë këndojnë lis më lis, / Gratë e Kurveleshit ? foshnjat mbi kurriz, / Po zbresin në fusha, të zëna nga dora, / Na kanë ardhur grekët ?me lule, kurora?. / Grekët ? ?miqtë? tanë, ?qesh? plak e i ri, / Se tani do kemi bashkë një histori! / Me Ana Lalajn ministër Memushi / Popullit të gjorë mendjen top ia ?mbushi?: / ?Me grekët ne jemi ?miq?, dhe ?miq? për kokë, / Prandaj, o milet, bëje mendjen okë! / Të ?paçim? sa malet ty, o moj Greqi, / Që na ?do? aq shumë, si prushin në gji, / Na hedh e na ?pret?, na ?mban? në pëqi! / Or Nano, Memushi! Gëzohi tani! / Që na bëtë vërtet një vend koloni! Si ua këndoi edhe një herë tekstin e ndryshuar të këngës ai nipi i xha Velos, u kënaqën shumë dhe e quajtën të mbirë atë punën e komisionit që vendosën të krijojnë. Aq më tepër kur morën vesh se Luan djali paska thënë në gazetë: ?Sipas frymës së organizmave ndërkombëtare synohet që një Evropë e bashkuar të ketë mundësisht një histori të përbashkët?. Pra, Evropa, më në fund, paska vendosur të bëhet një perandori serioze, me një histori të unifikuar! Dhe eksperimentin e unifikimit të historisë së vet Evropa rreshkane nuk mund të mos e fillonte, si gjithmonë, nga Shqipëria! Domosdo, sa herë i teket Evropës të bëjë prova nëpër laboratorët e politikës së saj, Shqipërinë e ka gjithmonë gati, si një ?përcelë eksperimentale?. Pikërisht në Shqipëri ajo ka bërë eksperimente se si mund të copëtohen trojet e një vendi, se si populli i tij mund të hallakatet nëpër pesë shtete, se si mund të izolohet një popull nga bota, se si mund të vëzhgohet se sa i durueshëm është një popull, se si mund të studiohen nga afër shfaqjet e instinktit të mbijetesës së një populli, se si mund ta bësh sylesh një popull duke ia shitur neodiktaturën për demokraci, se si krimet e politikës dhe vjedhja e votës së një populli mund të shiten për ?hapa përpara në zhvillimin e ?demokracisë?, megjithëse ka patur edhe disa të meta?, se si mund të reagojë një popull kur Evropa përkrah gjithmonë neodiktaturën komuniste, siç është sidozot kjo që përfaqësohet sot nga e majta shqiptare në pushtet. Po si shpjegohet fakti që Evropa nuk e niska rishikimin e historisë nga historia e marrëdhënieve polako-gjermane apo polako-ruse, të cilat në shekuj asnjëherë nuk kanë qenë sheqer e mjaltë? Se Polonia është vend me zot dhe e di vetë se si e shkruan historinë e saj. Kurse Shqipëria është një vend pa zot, që nuk i ka mbetur më ?as erz, as nder?, se klasa e saj politike sillet si një femër e përdalë, të cilën Evropa e shfrytëzon si t?i dojë qejfi! Eshref Ymeri VËSHTRIM POLITOLOGJIK MBI ?TRIUMFIN E LEGALITETIT? (Kumtesë e mbajtur nga Abdi Baleta në seminarin e organizuar në Tiranë nga Partia Lëvizja e Legalitetit më 24 dhjetor 2004 me rastin e 80-vjetorit të ?Triumfit të Legalitetit?) Falenderoj Partinë ?Lëvizja e Legalitetit?? për ftesën që më dërgoi për të marrë pjesë dhe për të mbajtur një kumtesë në këtë tubim politik e akademik që e nderojnë me praninë e tyre Naltmadhnia Leka I dhe Princi Leka. Duke i përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në këtë tubim dua t?i siguroj se këtë ftesë e kam pranuar me gëzim e dëshirë për dy arsye kryesore: E para për të shprehur nderimin tim, sikurse secili nga të pranishmit këtu, ndaj një ngjarje të veçantë që ka zënë vend në historinë moderne të Shqipërisë me emrin shumë domethënës ?Triumfi i Legalitetit? më 24 dhjetor të vitit 1924, si dhe ndaj kujtimit e veprës madhore të prijësit të këtij Triumfi, pra kryetriumfatorit, politikanit djaloshar Ahmet Zogu, Mbretit të ardhëshëm dhe burrë-shtetit më të shquar të shqiptarëve. E dyta për të shprehur disa pikëpamje për zhvillimet e sotme politike në Shqipëri që prej shumë vitesh i kemi përpunuar e mbrojtur në kuadër të rrymës së mendimit e të organizimit politik që njihet me emrin ?Rimëkëmbja Kombëtare?. Ngjarjet më të mëdha në historinë e kombeve e të shteteve mbeten përjetësisht në kujtesën kombëtare dhe bëhen vazhdimisht objekt studimi, reflektimi në epokat e mëvonshme. Këto ngjarje mund të shndërrohen në tabu e të hyjnë në mitologjinë kombëtare, siç ndodh me historinë e bëmat e kohës së Skënderbeut, mund të mbeten për shumë kohë arë, livadh apo fushë beteje e historiografisë, siç ngjet me zhvillimet historike pas luftrave skënderbegiane, por mund të mbeten njëkohësisht objekt pune i historiografisë, politologjisë, madje dhe politikës e propagandës së përditëshme, si zhvillimet që kanë shoqëruar hapat për ngritjen e konsdolidimin e shtetit shqiptar që nga viti 1912. Veprimtaria e Ahmet Zogut është ende një objekt studimi për gjitha disipilinat dhe fushë beteje e luftës së përditëshme politike e propagandistike. Është shkruar shumë deri tani por ende jo sa duhet e si duhet. Më shumë dhe me përgjegjësi e seriozitet më të madh kanë shkruar të huajt se shqiptarët. Në botimet shqiptare krahas librave me vlerësime admiruese si ai i Kristo Dakos, i Terenc Toçit ka pasur dhe shkrime të vlefshme ku nuk mungojnë mospajtime apo kritika, dobiprurëse si kujtimet e Sejfi Vllamasit, të Eqerem bej Vlorës.Të huajt si Suajr, Bershtejn, Grant kanë bërë punë të madhe për të ndriçuar jo vetëm lexuesit në vendet e tyre, por edhe vetë shqiptarët. Mund të mendohej se pas librit të plotë të Suajrit ?Ngritja e një mbretërie? lexuesve në gjuhën angleze nuk u duhej më libër tjetër. Por nuk ka menduar kështu Bernd J. Fisher që në vitin 1984 që ka botuar në SHBA studimin e plotë ?Mbreti Zog dhe përpjekjet për stabilitet në Shqipëri?, apo Xheison Toms që në vitin 2003 ka botuar në Angli një studim gjithashtu të plotë ?Mbreti Zog që u bë vetë monark i Shqipërisë?. Në Francë Zhozefinë Dëdet botoi në vitin 1997 librin ?Geraldina mbretëresha e shqiptarëve? që është një vepër që na e bën të njohur Mbretin nëpërmjet rrëfimeve të Mbretëreshës, njeriut që askush më mirë se ajo nuk mund t?ua shpjegonte shqiptarëve atë që duhej të dinin. ?Mbreti Zog? është një tjetër libër i botuar vitet e fundit në Francë dhe ka për autor Patris Najbor. Më defiçitarë janë ende studiuesit shqiptarë. Shqiptarët mbeten ende nën ndikimin e asaj literature propagandistike shpërfytyruese të realitetit që është prodhuar pa ndërprerje nga të gjithë kundërshtarët e veprimtarisë së Zogut.. Solemniteti përkujtimor i këtij tubimi na imponon më shumë një vështrim politologjik sesa një analizë të mirëfilltë politike të kuptimit dhe të rëndësisë që ka për të sotmen trashëgimia politike e Triumfit të Legalitetit në vitin 1924. Veçse është e pamundur të flitet për këtë ndodhi të para 80 viteve pa menduar për ngjarjet e zhvillimet e ditës, sepse e shkuara dhe e sotmja nuk formojnë thjesht një kurbë historike me ngjitjet e zbritjet e saj, por formojnë sot dy vija paralele për ata që duan të ushtrohen në gjimnastikën politike dhe në zanatin e politologjisë, pra të studimit të veprimit politik. Për ta bërë më të besueshëm këtë mendim po i referohem një libri shumë interesant me titull ?Vlerësimi psikologjik i udhëheqësve politikë? shkruar nga një grup studiuesish amerikanë, botuar në SHBA në vitin 2003, ku flitet për hendekun midis bashkësive akademike e politike si për vijën ndarëse midis dijes dhe veprimit. Dija organizohet sipas vijash teorike të përgjithëshme. Ata që bëjnë politikën kanë nevojë për faktorë të veçantë që të t?i ndihmojnë në marrjen e vendimeve (fq. 400). Synimi i studimit është si të ngushtohet sa më shumë ky hendek. Kuptohet sa më shumë të ngushtohet hendeku aq më mirë është për politikën. Nëse politologjia e politika bashkohen në persona konkretë është edhe më mirë, por në praktikë kjo nuk është e lehtë. Në këtë tubim ne që marrim fjalën jemi në anën e historiografisë e të politologjisë. Organizuesit besoj se janë më shumë në anën e politikës. Por shkrihemi në një mjedis që synon të përmbushë misionin e nderimit të së shkuarës dhe të bëjë diçka me dobi për të tashmen e të ardhmen. Referati që mbajti zotëri Bajram Xhafa për ?Kushtet historike të Triumfit të Legalitetit? më çliron mua dhe referuesit e tjerë nga një barrë e rëndë dhe me përgjegjësi profesionale dhe njëkohëisht e lehtëson shumë punën e dëgjuesit për të vendosun në sfodin e kontekstin e duhur e të qartë historik të shtjellimeve në këndvështrim politologjik. Megjithatë nuk i shpëtoj dot nevojës e tundimit për të kërkuar ndihmën e historisë edhe në trajtimin politologjik, sepse për të gjetur rrënjët e ?Triumfit të Legalitetit? duhet gërmuar thellë në tabanin historik kombëtar, në traditat kombëtare shqiptare, në frymën kombëtare. Pa këto nuk do të dilte as triumfator si Ahmet Zogu, nuk do të kishte ?Triumf të Legalitetit?. Pa frymë e përvojë politike të Rilindjes Kombëtare nuk do të kishte as Shpallje të Pavarsisë Shqiptare më 1912, as shtet të cunguar shqiptar më 1913, as një rregjistrim të ri të këtij shteti në regjistrin e gjendjes civile ndërkombëtare në vitet 1918-1920 dhe as histori të ndërtimit të shtetit shqiptar pas Kongresit të Lushnjës të vitit 1920. ?Triumfi i Legalitetit? duhet parë si një nga ngjarjet më madhore të përpjekjeve të para për vënien e themeleve të shtetit shqiptar. Termat ?Triumfi i Legalitetit? janë vërtetë shumë të goditura për të pasqyruar edhe karakterin e ndodhisë dhe për ta përligjur atë. Por nuk e japin tërë brendinë e ngjarjes së madhe. Në dhjetor të vitit 1924 nuk ishte fjala vetëm për një vënie në vend të një të drejte të shkelur, pra për një hakmarrje të përligjur të ligjshmërisë mbi paligjshmërinë. Ishte fjala për një veprim politik që duhej bërë për të shpëtuar vendin nga rrëmuja dhe rreziqet që sillte ajo. Pra ?Triumfi i Legalitetit? duhet parë si veprimi që garantoi një të ardhme për shtetin shqiptar. Nuk ishte fjala për një ?restaurim burbon?. Ishte si të themi ?një e keqe e domosdoshme?, por shpëtimtare që i hapi rrugën të mirës. Ishte një veprim politik radikal, por shumë i drejtë dhe i ligjshëm që u imponua nga një veprim politik po aq radikal, por i padrejtë dhe i paligjshëm.Askush nuk ka arsye të pranueshme të ngrihet kundër ?Triumfit të Legalitetit? në emër të ndonjë parimi që nuk duhet të jetë i vlefshëm për të gjithë. Ata që qëndrojnë vetëm në pozitat se pushteti duhet të burojë nga populli, i cili duhet të shprehet nëpërmjet votës së lirë nuk mund të qortojnë ?Triumfin e Legalitetit? pa qortuar më parë ?Revolucionin e qershorit?. Po ashtu ata që ndjekin parimin se pushteti buron nga gryka e pushkës nuk kanë të drejtë të qaraviten për ?Triumfin e Legalitetit? kur kanë bekuar ?Revolucionin e qershorit?. Ndërsa në debatin se cili nga të dy rastet e marrjes së pushtetit sipas parimit ?pushteti buron nga gryka e pushkës? kriter gjykimi duhet të jetë se cila ngjarje ishte në përputhje me logjikën e gjërave, në të mirën e shtetit shqiptar, si dhe rrjedhojat historike që kanë prodhuar të dyja ngjarjet. Shpëtimi e konsolidimi i shtetit të cunguar shqiptar doli si shqetësimi kryesor në Kongresin e Lushnjes në janar të vitit 1920. Pikërisht në këtë Kongres u dallua dhe ai që do të realizonte veprën madhore të ?Triumfit të Legalitetit? në vitin 1924, që shënon njëkohësisht edhe kohën kur u mbushën dhe dolën mbi tokë themelet e dukshëm e të qëndrueshëm të shtetit shqiptar që deri në atë kohë kishin mbetur si varr i hapur. Për të karakterizuar atë periudhë të ndërlikuar e të rrezikshme katërvjeçare për ndërtimin e shtetit të parë shqiptar që i parapriu Triumfit të Legalitetit më mirë t?ua lëmë fjalën atyre që kanë qenë dëshmitarë dhe protagonistë ngjarjesh . Nga gazeta antizogiste më e tërbuar dhe më serbofile aktualisht, ?Tema? e bazeberishizmit, në datën 18 dhjetor 2004 kemi mësuar vlerësimin shumë kuptimplotë të Terenc Toçit : ? Kombi shqiptar, i dalë nga pavarësia me një etje të shfrenuar për liri, megjithëse krejt të shpjegueshme, ra në gabimet e paevitueshme të popujve të rinj politikisht dhe u hodh në krahët e parlamentarizmit dhe të një kritike gazetareske të pakufi dhe të një tribunizmi të turpshëm?. Në këndvshtrimin historik këto fjalë janë shpjeguese të faktit pse u bë i pashmangshëm një ?Triumf i Legalitetit ? në vitin 1924, ndonëse ishte i padëshirueshëm për rrtethanat në të cilat ndodhej Shqipëria. Nga këndvështrimi politologjik këto fjalë janë thirrje për të kuptuar gjendjen e sotme në Shqipëri. Pas daljes nga diktatura komuniste si skllavi që lirohet nga zinxhirët e rëndë, shqiptarët për fat të keq u zhytën në një vorbull ujrash të turbullta si ai që përshkruan Toçi për vitet që i paraprinë ?Triumfit të Legalitetit?. Por, le të dëgjojmë dhe një tjetër dëshmitar të kohës dhe vëzhgues shumë të hollë të ngjarjeve, Eqerem bej Vlorën, i cili në librin ?Kujtime?, vëllimi II, ka shkruar për figurën e veprën e Ahmet Zogut jo nga pozitat e pasuesit fanatik, por të kritikut të ashpër dashamir. Ai thekson se pas ?Triumfit të Legalitetit? : ?Asambleja Legjislative e vazhdoi punë dhe brenda dy javësh mundi të hartojë një Kushtetutë, e cila duke shprehur parimet republikane dhe liberale, bënte njkëkohësisht të pamundur rikthimin e shthurësisë masono-demokratike? (fq,249). ?Triumfi i Legalitetit? nuk duhet të jetë pra thesar politik vetëm i monarkistëve, por edhe i shqiptarëve me ndjenja republikane. Madje shqiptarët me ndjenja republikane, të paktën në këtë aspekt, duhet ta nderojnë e përkujtojnë ngjarjen e ?Triumfit të Legalitetit? edhe më shumë se monarkistët, që ditë të shenjtë kanë 1 shtatorin e vitit 1928. ?Triumfi i Legalitetit?, për herë të parë çoi në eksperimentimin e formës së regjimit republikan, me kushtetutë republikane, në Shqipëri, që edhe pse u braktis për një formë më të mirë nuk doli e dështuar. Por për shkak të armiqësive politike partiake më vonë shqiptarët republikanë e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë ngjarjen e ?Triumfit të Legalitetit? si anën e kundërt të medaljes politike që ata kanë dashur e duan të mbajnë varur në qafë. Edhe fakti që një jubile i 80 vjetorit të ?Triumfit të Legalitetit? përkujtohet më shumë si pasuri e një kampi politik sesa një trashëgimi e përbashkët politiko-historike e gjithë shtetarizmit shqiptar është dëshmi se ende nuk është kuptuar dhe nuk është çmuar si duhet domethënia historike dhe rëndësia e tanishme e ?Triumfit të Legalitetit?, por është futur edhe kjo ngjarje në kallëpet e kundërshtive e kundërvënieve ?fitimtar- i mundur? në dy ndeshjet e mëdha të vitit 1924 dhe të vijimësisë së tyre politike dhe ideologjike deri sot. Normale do të ishte që sot ne të mos ishim të ftuar vetëm në një përkujtimore të një partie që mban emrin e ?Lëvizja e Legalitetit?, por në një ceremoni shtetërore. Secili e ka të qartë përse nuk ndodh kështu në kohën e pushtetit neo-socialist që në këtë pikë më shumë se në çdo drejtim vazhdon traditën e atij pushteti socialist enverist. Por nuk bën të harrojmë se edhe në kohën kur Shqipëria kishte një pushtet të emërtuar demokratik në vitet 1992-97 ?Triumfi i Legalitetit? nuk është vlerësuar më ndryshe se tani. Madje për fat të keq në vitin 1994 ka ndodhur ajo që nuk duhej të ndodhte. Është kremtuar në rrugë shtetërore me bujë më të madhe e në mënyrë më sfiduese se në kohën e Enverit, 70-vjetori i ?Revolucionit demokratik të qershorit?. Presidenti i atëhershëm, Berisha dhe drejtuesit e PD-së bënë cerenmonira e mbajtën fjalime aq patetike për revolucionin nolian të qershorit sikur të kishte ndodhur që ky revolucion dhe jo ?Triumfi i Legalitetit? të ishin lënë në harresë ose denigruar gjatë gjysëm shekulli regjimi komunist. Këto festime i vunë përfundimisht vulën një fermani politik se rivaliteti partiak për pushtet në Shqipërinë paskomuniste zhvillohej kryesisht nën hijen e nolizmit, shkaktarit dhe antipodit të ?Triumfit të Legalitetit? në vitin 1924 e deri sot. Kështu, edhe në spektrin e gjërë partiak që u krijua pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri mbizotërues mbeti nolizmi, ajo rrymë mendimi e veprimi politik që çoi në përplasjet e vitit 1924 dhe vlera e praktike e ?Triumfit të Legalitetit? u reduktua më shumë në lejimin dhe shprehjen e nostalgjive për atë ngjarje. Në njëfarë mase për shkak të konjukturave që u krijuan në ballafaqimet për pushtetmarrje për pushtetlënie edhe nostalgjitë për ?Triumfin e Legalitetit? u zbehën dhe rrodhën në një vijë uji për vaditjen e arës politike të nolizmit në Shqipëri. Prandaj çdo përkujtim për ?Triumfin e Legalitetit? nuk mund të dalë jashtë lojës me dritë hijet që është bërë e bëhet me ngjarjet e vitit 1924 për qëllime politike të sotme në Shqipëri. Ballafaqimi midis trashëgimisë politike të ?Revolucionit të qershorit? dhe ?Triumfit të Legalitetit? nuk e ka humbur dinamikën e vet acaruese as në vitin 2004, madje pëplasjet janë me të dy krahët e politikës që pretendojnë për hegjemoni në politikën shqiptare, me të majtën që përpiqet te jetë edhe pakëz e djathtë dhe pseudo të djathtë që quhet ?kampi i PD-së? dhe që mundohet të fshehë majtizmin e saj . Më mirë se në çdo rast tjetër këtë dinamikë të karikuar rishtas me shumë inat pas krijimit të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar e pamë të shpalosur në gazetën berishiane ?Tema? në dhjetë shkrime me radhë me titullin provokues ?Leka Zogu, karikatura e Simeonit II : forca e tretë si kolonë pestë? dhe me një përmbajtje që përveç perversitetit politik që përhapet nëpërmjet vrasësish me pagesë në publicistikë nuk ofron asgjë për qytetarin shqiptar. Ky provokim i kryer në emër të ?mbrojtjes të të djathës? në Shqipëri nga një ?kolonë e pestë? zogiste ka vlerë vetëm për të ilustruar idenë që përplasja e trashëgimisë së ?Triumfit të Legalitetit? me nolizmin është e ashpër. Është hera e tretë që në historinë e botimeve shqiptare për luftë kundër rolit dhe veprimtarisë së Ahmet Zogu vihen në qarkullim botime kaq banale e të pështira. Unë të parën quaj atë broshurën që botoi Koço Tasi në Athinë në mesin e viteve 1930 që u bë njëfarë katalogu, apo doracaku i shpifjeve, fyerjeve kundër Ahmet Zogut midis emigrantëve para LDB dhe i propagandës komuniste pas saj. Të dytën do të quaj shkrimin ?Lugati i Legalitetit? të Prof. Dr. Kris Maloki, botuar në mërgim në vitet 1950 dhe ribotuar në revistën e intelektualëve katolikë ?Feniks? në Shkodër nr. 5-6 në vitin 1998. Përshtypja ime është se ky lloj botimi ka synuar të ripërtërijë atë mllef që ka ekzistuar kundër ?Triumfit të Legalitetit? për shkak se krahas Nolit në vitin 1924 ka vepruar edhe Luigj Gurakuqi. Ndërsa sulmi i tretë që është bërë në ?Tema? në shtator-tetor 2004 është një amalgam i dy lloj sulmeve të mëparshme, por gjithnjë në linjën Noli-Gurakuqi, Tasi-Maloki, duke shtuar këtu edhe një shpërthim zemërimi për motive meskine hakmarrjeje politike dhe provokimi politik në frymë komuniste dhe neokomuniste që gatuhet në shtabet propagandistike berishiane. Ende nuk më takon mua të merrem gjërësisht me këtë kombinim sulmesh, sidomos me poshtërsinë e bërë në gazetën ?Tema?, ndonëse kam qenë i detyruar të shkruaj diçka për të mos ia dhënë askujt kënaqësinë e heshtjes për ?Intrigat e pigmejve të irrituar, nga disniveli i madh i staturës që i dallonte nga Kryeministri i ri (Ahmet Zogu) futën mosmarrëveshjet deri në mesin e kabinetit? (siç ka shkruar Terenc Toçi). Pigmejtë e sotëm politikë e propagandistikë, qofshin dhe me tituj shkencorë e në poste të larta partiake, që në faqet e ?Temës? kanë lëshuar helmin e tyre kundër rolit tim të paqenë në Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, janë shumë më mjeranë se pigmejtë për të cilët fliste Terenc Toçi, jo vetëm për shkak të staturës së tyre politike para nismëtarit të LZHK, por dhe për faktin se mania e tyre për të provokuar gjithandej grindje në politikën shqiptare i ka bërë tashmë qesharakë. Për të qenë sa më i qartë në këtë pikë kam bërë një polemikë dashamirëse edhe me kryeredaktorin e ?Bota Sot?, Skënder Buçpapa, që ka trajtuar çështjen se ?Zogizmi nuk është antiberishizëm?. Duke qenë i një mendjeje me të në këtë pikë kam parashtruar arsyet e mia pse mendoj se ?Berishizmi është antizogizëm?. Këtë vlerësim e mbështes në radhë të parë në sulmet që Berisha bëri në vitin 1991 kundër Naltmadhnisë Leka I duke e cilësuar si diktatorin që do të vendoste Milosheviçi në Shqipëri, në qëndrimin e pafalshëm të Berishës në vitin 1993 ku trashëgimtari i Fronit shkeli për herë të parë në atdhe, në thirrjen e Berishës drejtuar Kongresit të PLL-së në vitin 1996 që të braktiste trashëgiminë zogiste, të cilën e gjykonte me frymë të theksuar noliste. ?Tema? së fundi na ka konfirmuar se berishzimi mbetet në këto pozita për fat të keq, prandaj kremtimi madhështor e glorifikues i ?Revolucionuit të qershorit? në vitin 1994 nuk ka qenë lajthitje, por politikë e llogaritur, ndërsa disa kthesa të pjesëshme në drejtim të vlerësimit të zogizmit kanë qenë taktizime. Ka edhe tani ?intriga pigmejsh? kundër figurës e veprës së Ahmet Zogut dhe të trashëgimtarit të tij nga ata që zogizmin duan ta kthejnë vetëm në rezervë politike në luftën brenda rrymës politike të nolizmit që është degëzuar. Në Shqipëri ka 14 vjet që vazhdon një gjendje si ajo që përshkruan Toçi për katër vitet 1920-24. Gjatë këtyre 14 vjetëve, sidomos pas vitit 1997, në Shqipëri kemi edhe atë gjendje që E.bej Vlora e cilëson ?shthurësi masono-demokratike?. A nuk është bërë Shqipëria parcelë për eksperimente ndërkombëtare të ?shoqërisë së hapur? që ka çuar në një pseudoshtet të dyerve të shqyera? Me këtë rast dua të bashkohem me të gjitha paralajmërimet që ka lëshuar me shumë shqetësim Naltmadhnia Leka I se jemi në prag të humbjes së plotë të fizionomisë së shtetit sovran shqiptar. Në disa drejtime jemi edhe më keq se në periudhën e ?shthurësisë masono-demokratike? që i paraprinte ?Triumfit të Legalitetit?. Këto shqetësime në vijën e politologjisë e të mendimit politik janë sigurisht të pamjaftueshme deri në çastin kur ato nuk do të konkretizohen me veprim të fuqishëm politik. Kjo do të thotë se vlerat historike të ?Triumfit të Legalitetit? marrin më shumë kuptim e rëndësi tani. Në kushtet e ?shthurësisë masono-demokratike? të viteve 1920-24 u kristalizuan dhe vepruan dy prirje kryesore të mendimit e veprimit politik : një prirje me veshje sociale teatrale e karakterizuar më shumë nga aventurizmi politik, përgjegjësia e ulët kombëtare, ekzibicionizmi intelektualist, amatorizmi administrativ, perëndimorizmi bosh dhe një prirje etatiste e karakterizuar nga dëshirat për të bërë realpolitikë, për të vënë pushtetin në shërbim të shtetit, shtetin në shërbim të nevojave kombëtare jo të eksperimenteve sociale, për të vendosur disiplinë në vend të shthurjes etj. Këto dy prirje u përfshinë në lojën e ndërlikuar për disa vite me radhe derisa më në fund sollën zhvillimet dramatike të vitit 1924, suksesin e përkohëshëm të atij që është quajtur ?revolucion demokratik?, ?kryengritje?, apo ?grusht shteti? në qershor të vitit 1924 dhe ?Triumfin e Legalitetit? më 24 dhjetor të atij viti. Dallimet e të dyja prirjeve janë dukur qartë në gjithçka, sidomos në programet e tyre dhe në mënyrën si vepruan për të ndërtuar shtetin e drejtuar shoqërinë shqiptare. Programi megalloman, aspak realist, i mbushur me parrulla, me dykuptimësi, me shumë rreziqe politike, ekonomike e shoqërore i ?Revolucionit të qershorit? është kritikuar rëndë nga vetë hartuesit e tij, duke përfshirë udhëheqësin Fan Nolin, si dhe nga admiruesit e zellshëm të fanolizmit më vonë në politikën e historiografinë enveriste. Enverizmi e ka akuzuar Nolin më shumë për pavendosmëri revolucionare në përmbushjen e programit, duke harruar se ai program ishte jashtë realitetit shqiptar e mundësive të Shqipërisë, prandaj ishte i destinuar të dështonte, sikurse dështoi edhe programi i komunizmit pavarësisht se kishte në shërbim diktaturën më të egër të proletariatit. Kurse me programin e ?Triumfit të Legalitetit? ndodhi ndryshe, sepse ishte siç e ka karakterizuar Eqerem bej Vlora ? Një program i bukur, i thjeshtë, madje i pakritikueshëm mund të pohoj, dy pikat kryesore të të cilit mund të përmblidheshin me pak fjalë : organizimi i aparatit shtetëror dhe zgjidhja e problemeve ekonomike të vendit? (fq 246). Pikërisht për një program të tillë të thjeshtë si ai i ?Triumfit të Legalitetit? ka nevojë më shumë se kurrë Shqipëria në përvjetorin e 80-të të këtij Triumfi. Programet politike që i janë paraqitur deri tani Shqipërisë në këto 14 vite të ?shthurësisë masono-demokratike? janë një shartim jo frytdhënës i programeve të nolizmit e të enverizmit me kalema kapitalizmi që zënë pak. Këto programe u shërbejnë më shumë interesave të një shtrese që aspiron të bëhet borgjezi kompradore dhe jo borgjezi kombëtare. Në disa drejtime, veçanërisht për pronësinë mbi tokën, programet e deritanishme që nuk ndryshojnë shumë, edhe pse paraqiten nga parti të ndryshme, janë një shpërfytyrim i programeve noliste e enveriste. Ndërsa pas ?Triumfit të Legalitetit? u arrit shumë shpejt të bëhej edhe Kushtetuta republikane edhe Satuti themeltar i Mbretërisë pas vitit 1991, kur Shqipëria hyri në fazën e ?shthurëisë masono-demokratike? të pluralizmit politik paskomunist, u përdhos procesi i bërjes së një kushtetute të re për vite me radhë. Fillimisht u rrëzua me referendum popullor projekti berishian në vitin 1994 për shkak të paligjshmërive që u bënë. Pastaj dështoi në fakt dhe projekti greko-socialist në vitin 1998 sepse referendumi nuk i plotësoi parametrat dhe Kushtetuta e sotme është shpallur si e miratuar vetëm se u bë marifeti që e nxorri pjesëmarrjen në referendum 50,7% të votuesve të regjistruar. Shqipërisë më shumë se çdo gjë tjetër i duhet sot një pushtet që të organizojë aparatin shtetëror. Le të mbajnë sa të duan leksione ambasadorët e huaj dhe përfaqësuesit e mekanizmave teknokratike europiane këtu në Tiranë se ?korrupsioni luftohet me zgjedhje të lira?. Korrupsioni mund të luftohet vetëm me një aparat shtetëror të pakorruptuar, efikas, të thjeshtuar, të përbërë nga idealistë, jo nga teknokratë e meritokratë dallkaukë, qelepirxhinj, sahanlëpirës të forcave të huaja që kolonizojnë Shqipërinë, që recitojnë papagallçe parrulla për integrime europiane e euroatlantike, për globalizëm, ekonomi tregu, për të drejta njeriu që nuk i respekton askush. Për të arritur këtu duhet në radhë të parë një qeveri e fortë, e përkushtuar. Duhet përzgjedhje e njerëzve që do të qeverisin dhe rregulla të forta që kush keqpërdor pushtetin nuk del i larë me një dorëheqje. Nga përvoja e pushtetit zogist pas ?Triumfit të Legalitetit? mund të nxirren mësime të vlefshme edhe tani, ndonëse kushtet janë shumë të ndryshme. Mund të bëhen zgjedhje që të quhen të lira, ndonëse askush nuk është në gjendje të na tregojë se si qenkan këto zgjedhje. Por ?zgjedhjet e lira? mund t?u shërbejnë edhe të korruptuarve e korrupsionit, siç kanë shërbyer edhe për vendosje diktaturash si ajo e Hitlerit. Para se të shpresojmë se zgjedhjet e lira mund të na krijojnë kushte për luftë kundër korrupsionit duhet të shohim mirë se cilët janë ata që kanë etje të madhe për të dalë fitimtarë në zgjedhje dhe për të marrë pushtetin. Edhe në librin e fundit që është botuar në Angli në vitin 2003 për Ahmet Zogun ka një kapitull të titulluar ?Triumfi i Legalitetit?. Sa ndryshim ka ky titull nga titulli që ka përdorur historioazhgrrafi shqiptar greqishtfolës Paskal Milo për të njëjtat ngjarje ?Jugosllavia-mamia e kundërrevolucionit zogist? në një libër të tij të botuar në vitin 1992, jo më në kohën e Enverit! (?Shqipëria dhe Jugosllavia.1918-1927). Po citoj vetëm një fjali nga më të rëndomtat në spekulimet e Paskalit : ?Rreth tij (Zogut) u grumbulluan ( në Beograd) të gjithë elementët antikombëtarë që kishin emigruar në Jugosllavi?. Merret me mend sa vlerë mund të kenë ?histori të tilla? që i shkruan njeriu që mori pjesë në ?revolucionin e vonuar demokratik?( pra në edicionin e dytë të revolucionit të qershorit) si përkthyes i bandave andarte greke që morën pjesë në rebelimin e armatosur në Shqipërinë e jugut në vitin1997. Për këtë shërbim përkthyesi i andartëve u bë edhe ministër i jashtëm i Shqipërisë për katër vite. Kurse studiuesi anglez Xheison Toms që sigurisht nuk është zogist dhe as mund të merret si vlerësues i pandikuar nga njëfarë antizogizmi shqiptar e britanik në punimin e tij pikërisht në kapitullin ?Triumfi i Legalitetit? (fq. 71) thekson se përkrahësit e Nolit nuk po e merrnin vesh mirë nëse ai ishte një përçues i komunizmit, apo një imitues i marshimit të Musolinit mbi Romë. Për Paskal Milon ky duhet quajtur atdhetarizëm shqiptar. Studiuesi britanik e ka parasysh pozitën e vështirë në të cilën ndodhej Zogu gjatë emigrimit në Beograd dhe e vë në dukje se ndërsa ai mbante kontakte atje sekretari i tij, Jak Koçi, vepronmte në emër të tij në Romë. Por historiografia shqiptare deri tani nuk ka dashur, as ka qenë e zonja, të analizojë me vërtetësi këkë kompleks ngjarjesh. Nga këndvështrimi politologjik duhet të themi se nuk ka fatkeqësi më të madhe se kur politikanët shqiptarë vihen në atë pozitë që u vu Zogu në vitin 1924, kur u detyrua të shkonte në Jugosllavi për të nisur prej andej ?Triumfin e Legalitetit?. Ngjarjet e mëvonshme kanë dëshmuar se ky ?Triumf? u realizua pa lëshime të asaj natyre që do ta bënin të mallkuar. Por sidoqoftë shqiptarëve u mbetet të nxjerrin mësimin e madh se në grindjet e tyre politike kurrë nuk duhet të krijojnë situata kur rivali vihet në pozita të tilla. Po a do ta mësojnë ndonjëherë si duhet këtë politkanët e skenës sonë politike?! Xheison Toms kur analizon ?Triumfin e Legalitetit? thekson : ?Zogu ishte i rreptë , por jo hakmarrës, ai i falte njerëzit të cilëve nuk ua kishte më frikën. Por në fillim të vitit 1925 synimi i tij ishte që ende të shtinte frikë?.(fq. 75). Pra, e tërheq lexuesin në vlerësimin psikologjik të liderit, çka sipas librit amerikan që përmenda është fushë e veçantë studimi në ndihmë të politologjisë tani. Vlerësimin psikologjik të Ahmet Zogut e kanë bërë dhe vëzhgues të afërt të politikës së tij. Edhe pse e quan diktaturë sundimin e Zogut Eqerem bej Vlora e quan atë ?të vetmin njeri që mund të merrte në dorë fatet e vendit në kalimin nga Shqipëria turkomane drejt Shqipërisë moderne (fq 251) dhe thotë se :? ky njeri ishte i paisur me arsye të shëndoshë dhe me ndjenjën e masës, ndaj edhe përpiqej që vullnetin e tij personal t?ua përshtaste kërkesave dhe ligjeve të vendit e të shtetit? (fq. 241). __________________________________ Do you Yahoo!? Dress up your holiday email, Hollywood style. Learn more. http://celebrity.mail.yahoo.com ------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~--> Make a clean sweep of pop-up ads. Yahoo! Companion Toolbar. Now with Pop-Up Blocker. Get it for free! http://us.click.yahoo.com/L5YrjA/eSIIAA/yQLSAA/KDuplB/TM --------------------------------------------------------------------~-> Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar... Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx Per ta lene listen e-mailo: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx ================================================================== Yahoo! Groups Links <*> To visit your group on the web, go to: http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/ <*> To unsubscribe from this group, send an email to: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx <*> Your use of Yahoo! Groups is subject to: http://docs.yahoo.com/info/terms/ |
|
| <Prev in Thread] | Current Thread | [Next in Thread> |
|---|---|---|
| Previous by Date: | Nga pėrmbledhja " The sounds of waterfalls": 00092, sevdije rexhepi |
|---|---|
| Next by Date: | RIMEKEMBJA 28/ 12/ 2004 ( ii ): 00092, Olsi |
| Previous by Thread: | MARSHI STUDENTOR BĖN THIRJE PUBLIKE PĖR BLLOKIM TĖ AUTOSTRADĖSi: 00092, www.studentet.info |
| Next by Thread: | RIMEKEMBJA 28/ 12/ 2004 ( ii ): 00092, Olsi |
| Indexes: | [Date] [Thread] [Top] [All Lists] |
| News | FAQ | advertise |