logo       

Re: Një jetë e shkrirë për shqiptarizëm: msg#00089

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Re: Një jetë e shkrirë për shqiptarizëm



LUM SI populli yne qe ka djem si ki Baki Imeri. Cka do te bente
populli ine pa djem si ki Bakiu nga Vllahistani?

--- In shqiperia@xxxxxxxxxxxxxxx, Vitore Stefa-Leka
<vitore2000@xxxx> wrote:
>
> Një jetë e shkrirë për shqiptarizëm
>
>
>
> Në 55-vjetorin e lindjes së poetit Baki Ymeri-në vend të një urimi
>
>
>
> Me poetin, përkthyesin dhe publicistin Baki Ymeri, njihem dhe
bashkëpunoj prej rreth 10 vjetësh. Poeti nuk ka pranuar të vendoset
në Bukuresht për të harruar origjinën e tij, por qëndrimin e gjatë
në këtë vend e ka shfrytëzuar për të kryer punë fisnike dhe të
dobishme për të mirën e kujtesës sonë kombëtare. Aktualisht është
sekretar i përgjithshëm i gazetës "Albanezul/Shqiptari"(organ i
Bashkësisë së Shqiptarëve të Rumanisë, i themeluar nga Nikolla Naço
më 1888). Fakti që ai jetën e tij e ndan mes Shipkovicës dhe
Bukureshtit, evenimentet e rëndësishme të jetës së tij kalojnë si
pavënë re nga ana e miqve dhe dashamirësve të tij. Ndaj e ndiej si
detyrim, që në cilësinë e bashkëpunëtorit dhe të njeriut që ndajmë
të njëjtat preokupime në kryeqytetin e Rumanisë, të sjell në
vemendjen e lexuesit veprimtarinë e këtij shqiptari që nuk rresht
qysh prej 33 vjetësh të kontribuojë në fushën e poezisë,
publiçistikës, përkthimeve artistike etj.
>
> Zëri i tij është i pranishëm në gjithë hapësirat shqiptare, ngase
e ka tejet të zhvilluar ndjenjën qytetare të atdhetarizmit, dhe
është një gazetar aktiv që reaksionon për probleme të ndryshme që
lidhen me kulturën tonë, me politikat ballkanike, e më gjërë. Gjatë
gjithë kësaj kohe poeti Baki Ymeri nuk ka rreshtur së mbledhuri
gjithçka që mund të konsiderohet e rëndësishme nga aktivitetet e
kryera nga shoqëritë shqiptare në Rumani. Banesa e tij ka filluar të
shfrytyrohet duke marrë pamjen e një arkivi me vlera për gjithë
shoqërinë shqiptare, sepse atje fshihet historia jonë. Garsionira,
ku banon poeti, në katin e 10 të një pallati në "Compozitorilor", në
vend të mureve tashmë ka vetëm libra, dorëshkrime të vjetra,
fotografi dhe objekte-të mbledhura me një pasion dhe përkushtim
gjatë viteve që Bakiu jeton në Bukuresht. Gazetat e para të botuara
në Bukuresht dhe Konstancë qysh në fund të shekulli XIX,
letërkëmbime të rilindasve tanë, vlerat e Naços, Faik Konicës,
Ibrahim Temos,
> fotografi të epokës etj.
>
> Të ndara në dosje e të arkivuara në rafte specialë, të vendosura
sipas kriterit kronologjik apo rëndësisë së tyre, rradhitet historia
e shqiptarëve të Rumanisë. Baki Ymeri përbën një model jetësor që
t'i përkujton modelet e Rilindjes Kombëtare, një jetë e martirizuar
për një ideal të lartë. Do të përmëndja këtu ndihmesën e posaçme që
ka luajtur për sensibilizimin e problemit të Kosovës në veri të
Danubit, veçanërisht përgjatë dhjetëvjeçarit të fundit, në kohën kur
Kosova kishte më tepër nevojë se sa kurrë (1989-1999). Baki Ymeri,
përpos ndihmesës që ka sjellë në publiçistikën shqiptare, ai ka
sjellë një kontribut të posaçëm për zhvillimin e shtypit shqiptar të
komunitetit të shqiptarëve të Rumanisë, por ka sjellë dhe një
kontribut të veçantë për njohjen e letërsisë shqiptare në Rumani.
Është njëri ndër redaktorët dhe shpërndarësit e parë të
revistës "Shqiptari", themelues i Shoqatës së Miqësisë Rumuno-
Shqiptare, bashkëpunëtor aktiv i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve
të Rumanisë.
>
> Bakiu i ndërlidh shqiptarët e Bukureshtit me diasporën shqiptare
të Italisë dhe Zvicrës, Suedisë dhe Filadelfias, Arizonës dhe
Australisë, me Shoqatën e Miqësisë Gjermano-Shqiptare në Gjermani,
me artistë të njohur në Vjenë etj. Baki Ymeri është anëtar i Lidhjes
së Shkrimtarëve të Rumanisë, doktorant i Universitetit të
Bukureshtit, veprimtar i një varg shoqatash për mbrojtjen e të
drejtave të njeriut, zbulues fondesh albanistike në diasporë, autor
i një varg veprash poetike (origjinale e të përkthyera), autori i
një sërë librash dhe artikujsh mbi diasporën shqiptare, misionar i
kulturës shqiptare në botë, "një shpirt i frymëzuar ndërmjet dy
kulturave" (sipas Marin Soreskut), shqiptari që e zbardhon mahnitjen
e gjuhës rumune, Bakiu është shqiptari që ia përkushton tërë jetën
afirmimit të kombit shqiptar, malësor i Sharrit dhe banor i
Bukureshtit, të cilin vlen ta urosh në moshën e bukur të 55-vjetorit
të tij.
> (Luan TOPÇIU, Bukuresht)
>
>
>
>
>
>
>
>
>
>
> VitoreStefaLeka
>
> ---------------------------------
> Nuovo Yahoo! Messenger E' molto più divertente: Audibles, Avatar,
Webcam, Giochi, Rubrica? Scaricalo ora!





------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~-->
$4.98 domain names from Yahoo!. Register anything.
http://us.click.yahoo.com/Q7_YsB/neXJAA/yQLSAA/KDuplB/TM
--------------------------------------------------------------------~->

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon
ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine,
besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe
i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe
shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder
shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================
Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/







<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise