Dy ushtar danes kapen te dehur gjate sherbimit ne Kosove, dhe kthehen ne Danimark
COPENHAGENPOST.DK: E përditëshmja daneze "CopenhagenPost". shkruan në numërin e sotëm, se : "Dy ushtarë antar të një batalion paqeruajtës nga Danimarka me detyrë në Kosovë, janë detyruar të largohen nga detyra për në shtëpinë e tyre, të mërkurën, pasi ata u kapën në shërbim të dehur, tha njëri prej zëdhënësve të Komandës Operacionit Ushtarak Danes, për këtë të përditëshme daneze.
Ushtar te frocave paqeruajtese ne Kosove, gjate patrullimit
Sipas saj, të dy ushtarët danes u arrestuan nga policia e Kombeve të Bashkuara, të martën pasi gjatë kontrollit, rezultoj se ata të dy po vozitnin një automjet patrullimi, në gjendje të dehur. Incidenti ndodhi përafërsishtë nja pesë kilomentra në veriperendimi i Mitrovicës.
Gazeta vijon se Policia ushtarake e "Camp Olaf Rye" i dorëzoj të dy paqeruajtësit danes në kapmin e tyre "Danish Camp", atje ku pikërishtë edhe u krye analiza e gjakut, për të plotësuar raportin, thekson njëri prej komandantëve të këtij kampi nga - Army Operations Command, ka shkruar sot e përditëshmja daneze "CopenhagenPost".