|
Amerikanet dhe besimtaret shqiptare te krishter jane te futur thelle ne emocionet e bukura te Kershendellave
Ne Amerike atmosfera e gezueshme e festes se Krishtlindjes po ndihet kudo
Nga BEQIR SINA(Nju Jork - SHBA)
Rockefeller Center - Manhattan(NY) : Meqenese Dita e Lindjes se Krishtit - 25 Djetori, Krishtelindeja, po afron, at'here ashtu si çdo vit, edhe kete sesion atmosfera festive, ne Nju Jork, eshte e ndezur si kudo ne boten katolike. Ajo shendrite ne ambientet familjare, ne Kisha, ne rruget e qyteteve, vitrinave te dyqaneve, e institucioneve shtetrore, ngado pra qe na sheh syri - keto dite, pasi pas Krishtlindjeve, do te festojme edhe Vitin e Ri. Dhuratat e plota, te gezueshme e te bukura, ndriçimi i mrekullueshem, pamja madheshtore festive per kete sezon festash, eshte nje surprize e kendshme qe besoj te gjitheve do t'u pelqej dhe te gjitheve na vjen si dhurat e kesaj feste tradicionale fetare te krishtere. "Merry Chrismas" - Gezuar Krishtleindjen, e degjon anembane, ne te gjitha gjuhet e botes, jane urimet me te mira, qe vine per çdonjerin nga ne, kur takohemi , ne pune, shkolle edhe institucionet e tjera shtetrore.
--- Festa e Krishtlindjes - ose e njohur si "Christmas", mbledh çdo kremte rreth vetes dhjetramijra besimtare shqiptare, bashkeatdhetare nga te gjitha viset, ne ate mbremje festive madheshtore te organizuar nga Kishat katolike shqiptaro - amerikane, ne territorin e SHBA-s. Kremtja me e madhe, vazhdimisht po mbahet ne Kishen katolike shqiptaro amerikane "Zoja e Shkodres", asaj se famullise te kishes katolike me te njejtin emer ne Hartsdale New York, ku eshte famullitari Dom Pjeter Popaj. Por, e njejta pamje dhe e njejat atmosfer eshte madheshtore edhe ne mjediset e bukura te Qendres Kulturore Shqiptare ne Rochester Hills-Detroit. Atje komuniteti shqiptar katolik i Kishes se Shen Palit ne Michigan, qe drejtohet nga Dom Anton Kcira, sbashku kryen te gjitha sherbesat dhe ritet e kesaj nate te shenjet. Nju Jorku i perfshire ne emicionet e bukura te Festave te fundvitit !!!
Nju Jorku i përfshirë në emicionet e bukura të Festave të fundvitit !!!
--Festat e Krishtlindjeve ne metropolin e botes, Nju Jork, qytetin e rreth 12 miljon banoreve, te te gjitha ngjyrave dhe te te gjitha racave e besimeve fetare, kane filluar me nje ndryshim te menjehereshem te pamjes se qytetit, e cila te mahnite nga zbukurimet e ndriçimet e ditave shumengjyrshe. Femije te veshur si asistenteve te Plakut te Vitit te Ri me kostume e kapela te kuqe, neper shkolla dhe shtepit e tyre kane stolisur pemen e madhe te Krishtlindjeve . Ne qenderen me te fameshme te qytetit ka dite qe eshte vendosur nje peme
– nje pishe e larte eshte e sjelle kete vite nga malet e Skandinavise. Pema e Krishtelindjes, u solle ne Nju Jork, nga Evropa - Norvegjia, dhurat simbolike e dy qytetarve amerikane Christine Gabrielibes dhe Demos Kontos, nga Suffern, Rockland County. Rockefeller Center Christmas Tree, eshte e larte sipas njesis matese ne Amerike, 71-foot e larte, 40-foot e gjere dhe 9-ton pesha.
--- Pema e Krishtelindjes ne qendren Rrokfeler"The Rockefeller Center Christmas Tree", eshte pema qe shenon dhe fillimin e festes ne Nju Jork. Ajo eshte pema me famose ne bote dhe ka nje tradite 71 vjeçare qe vendoset ne te njejtin vend, dhe pothuajse organizohet me te njejten ceremoni . Festimi i pare ne kete qender fantastike, daton me 13 dhjetor 1933. Statistikat tregojne se para kesaj peme dhe rreth saj mund te jene bere me miljona fotografi, nga vizitoret e shumte, qe e vizitojne ose e kane vizituar kete qender, ne kete sesion per çdo Krishtelindje. Pema e pare ne qendren e qytetit "Rockefeller Center" qe u vendos me 13 dhjetor 1933, u zbukurua nga Swarovski - dhe ishte e larte 9 1/2-foot, e ndriçuar me rreth 25,000 drita te kristalta. Ndersa pema e ketij viti ka rreth 30,000 drita te kristalata, te te gjitha ngjyrave dhe te gjitha formave.
---- Ne vijim te kremtimit te festes tradicionale, per Krishtlindjet, kryebashkejaku i Nju Jorkut, multi biljoneri njujorkez me origjine hebrenje, zoti Michael Bloomberg, po organizon ne bashkepunim me departamentin e Kultures ne kete qytet dhe Bashkine e Nju Jorkut, Kishat e qytetit, shkollave publike, e te gjitha cikleve te ulta, koncerte e shfaqje festive, si dhe e veprimtari te tjera neper kopshte femijesh, spitale, azilet e pleqve, bazat ushtarake , kushtuar kesaj dite te shenjet per besmitaret e krishter.
----- Ne hapesiren prane prane pemes dhe ne pisten e akullt te qendres boterore "Rockefeller Center", çdo mengjes dhe çdo pasdite, japin shfaqje spektakolare per qytetaret njujorkez. Miljona turiste vendas dhe te huaj nga anemban rruzullit, me femijet qe gezojne me shume se gjithekushi, edhe te gjithe ata qe mblidhen ne kete vend argetohen duke pare. Plaku i Vitit te Ri, Borebardha, dhe kengetaret e Kolendrave, njerez te veshur me kostumet e tyre karakteristike te kesaj feste, tundin zilet dhe kendojne neper rruge e dyqane "Jingo Bell Jingo Bell Jingo Bell ....."
---- Presidenti i 43-te i SHBA-s George W. Bush i cili keto dite feste u zgjodh edhe per te dyten here "Njeriu i Vitit" nga revista "Time", pasi fitoi perseri zgjedhjet dhe riformoi regullat e politikes per t'ia pershtatur stilit te tij udheheqes. Revista amerikane "Time" emeroi presidentin Bush si “Njeriun e Vitit.” Redaktoret e revistes zgjedhin çdo vit nje njeri qe ata besojne se ka patur ndikimin me te madh gjate vitit te meparshem - qofte per te mire, apo per te keq. Duhet cekur se Presidenti Bush, me kete vlersim qe po i behet i bashkohet me gjashte presidente te tjere amerikane qe kane fituar dy here çmimin e revistes: Harry Truman, Dwight Eisenhower, Lindon Johnson, Richard Nixon, Ronald Reagan dhe Bill Clinton. Franklin Roosevelt mban rekord me tre nderime nga revista. Revista jep çmimin per njeriun qe ka patur ndikimin me te madh gjate vitit, per mire apo per keq.
"Jingo Bell Jingo Bell Jingo Bell ....."
--- Ne kryeqytetin amerikan Washington D.C. me rastine Krishtelindjes, Presidenti i 43-te i SHBA-s George W. Bush kreu dhe gjestin simbolik te çelejes se kesaj feste, kur ai dite me pare ndezi dhe dritat e Pemes Kombetare te Krishtlindjeve, ne nje ceremoni tradicionale qe zhvillohet çdo vit para Shtepise se Bardhe.
Ceremoni tradicionale që zhvillohet çdo vit para Shtëpisë së Bardhë
---- Nje turme njerezish brohoriten kur presidenti ndezi 11 mije dritat e pemes 12-metershe. Pema kryesore e cila eshte mbjelle prane Shtepise se Bardhe qe ne vitin 1978, rrethohet nga 56 peme te tjera, qe perfaqesojne secilin shtet dhe territor te Shteteve te Bashkuara, secila prej tyre e zbukuruar me dritat dhe lodrat shumengjyreshe karakteristike te Pemes se Krishtlindjeve.
--- Gjate ceremonise se ndezjes se dritave, presidenti Bush falenderoi ushtaraket amerikane qe kryen detyren jashte vendit, per sakrificat e tyre, si dhe te gjithe ata qe perkrahin trupat amerikane. Ceremonia e djeshme shenoi fillimin e festimeve 1-mujore me rastin e festave te stines se dimrit, gjate se ciles grupe muzikore dhe kengetare japin shfaqje te ndryshme.
Gjatë ceremonisë se Krishtlindjeve
---- Presidenti Bush, mbajti edhe nje fjalim festiv te mbushur perplot me "dhurata" per popullin amerikan . Ai tha se perpjekjet e tij legjislative per vitin e ardhshem do te perqendrohen ne disa çeshtje te brendshme, si programi i qeverise per sistemin e sigurimeve shoqerore qe financohet me fonde nga taksat. Presidenti tha se ne muajin shkurt do t’i dergoje Kongresit projekt-buxhetin federal, qe parashikon shkurtimin e deficitit buxhetor. Ai tha se projekt-buxheti do te plotesoje nevojat e kohes dhe do te ofroje burimet e duhura per mbrojtjen e vendit.
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
==================================================================
Yahoo! Groups Links
|