logo       

Krishtelindjet ne Amerike kan sjelle nje atmosfer te madhe gezimi e zbukuri: msg#00082

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Krishtelindjet ne Amerike kan sjelle nje atmosfer te madhe gezimi e zbukurimi

Amerikanet dhe besimtaret shqiptare te krishter, jane te futur thelle ne emocionet e bukura te Kershendellave
 
Ne Amerike atmosfera e gezueshme e festes se Krishtlindjes po ndihet kudo
 
 
 
 
Nga BEQIR SINA(Nju Jork - SHBA)
 
 
   Rockefeller Center - Manhattan(NY) : Meqënëse Dita e Lindjes së Krishtit - 25 Djetori, Krishtëlindëja, po afron, at'here  ashtu si çdo vit, edhe këtë sesion  atmosfera festive, në Nju Jork, është e ndezur si kudo në botën katolike. Ajo shëndritë në ambientet familjare, në Kisha, në rrugët e qyteteve, vitrinave të dyqaneve, e institucioneve shtetrore, ngado pra që na sheh syri - këto ditë, pasi pas Krishtlindjeve, do të festojmë edhe Vitin e Ri. Dhuratat e plota, të gëzueshme e të bukura, ndriçimi i mrekullueshëm, pamja madhështore festive për këtë sezon festash, është një surprizë e këndshme që besoj të gjithëve do t'u pëlqej dhe të gjithëve na vjen si dhurat e kësaj feste tradicionale fetare të krishtere.  "Merry Chrismas" - Gëzuar Krishtleindjen, e dëgjon  anembanë,  në të gjitha gjuhët e botës, janë urimet më të mira, që vinë për çdonjerin nga ne, kur takohemi , në punë, shkollë edhe institucionet e tjera shtetrore.
 
 
 
 
        ---  Festa e Krishtlindjes -  ose e njohur si "Christmas", mbledh çdo kremte rreth vetes dhjetramijra besimtarë shqiptarë, bashkëatdhetarë nga të gjitha viset, në atë mbrëmje festive madhështore të organizuar nga Kishat katolike shqiptaro - amerikane, në territorin e SHBA-s. Kremtja më e madhe, vazhdimisht po mbahet në Kishën katolike shqiptaro amerikane "Zoja e Shkodrës", asaj së famullisë të kishës katolike me të njëjtin emër në Hartsdale New York, ku është famullitari Dom Pjetër Popaj. Por, e njëjta pamje dhe e njëjat atmosfer është madheshtore edhe në mjediset e bukura të Qëndrës Kulturore Shqiptare në Rochester Hills-Detroit. Atje komuniteti shqiptar katolik i Kishës së Shen Palit ne Michigan, që drejtohet nga Dom Anton Kcira, sbashku kryen të gjitha shërbesat dhe ritet e kësaj nate të shenjët.
 
 
 
 
Nju Jorku i përfshirë në emicionet e bukura të Festave të fundvitit !!!
 
 
      --Festat e Krishtlindjeve në metropolin e botës, Nju Jork, qytetin e rreth 12 miljon banorëve, të të gjitha ngjyrave dhe të të gjitha racave e besimeve fetare, kanë filluar me një ndryshim të menjeherëshëm të pamjes së qytetit, e cila të mahnitë nga zbukurimet e ndriçimet e ditave shumëngjyrshe. Fëmijë të veshur si asistentëve të Plakut të Vitit të Ri me kostume e kapela të kuqe, nëpër shkolla dhe shtëpit e tyre kanë stolisur  pemën e madhe të Krishtlindjeve . Në qëndërën më të famëshme të qytetit ka ditë që është vendosur një pemë  – një pishë e lartë është e sjellë këtë vitë nga malet e Skandinavisë. Pema e Krishtëlindjes, u sollë në Nju Jork, nga Evropa - Norvegjia, dhurat simbolike e dy qytetarve amerikane Christine Gabrielibes dhe Demos Kontos, nga Suffern, Rockland County. Rockefeller Center Christmas Tree, është e lartë sipas njësis matëse në Amerikë,  71-foot e lartë, 40-foot e gjërë dhe 9-ton pesha.
 
      
 
 --- Pema e Krishtëlindjes në qëndrën Rrokfeler"The Rockefeller Center Christmas Tree", është pema  që shënon dhe fillimin e festës në Nju Jork. Ajo është pema më famose në botë dhe ka një traditë 71 vjeçare që vendoset në të njëjtin vend, dhe pothuajse organizohet me të njëjtën ceremoni . Festimi i parë në këtë qendër fantastike, daton më 13 dhjetor 1933. Statistikat tregojnë se para kësaj peme dhe rreth saj mund të  jenë bërë me miljona fotografi, nga vizitorët e shumtë, që e vizitojnë ose e kanë vizituar këtë qender, në këtë sesion për çdo Krishtëlindje. Pema e parë në qëndrën e qytetit "Rockefeller Center" që u vendos më 13 dhjetor 1933, u zbukurua nga Swarovski - dhe ishte e lartë 9 1/2-foot, e ndriçuar me rreth 25,000 drita të kristalta. Ndërsa pema e këtij viti ka rreth 30,000 drita të kristalata, të të gjitha ngjyrave dhe të gjitha formave.
 
     
 
    
 
  ---- Në vijim të kremtimit  të festës tradicionale, për Krishtlindjet, kryebashkëjaku i Nju Jorkut, multi biljoneri njujorkez me origjinë hebrenje, zoti Michael Bloomberg,  po organizon në bashkëpunim me departamentin e Kulturës në këtë qytet dhe  Bashkinë e Nju Jorkut, Kishat e qytetit, shkollave publike, e të gjitha cikleve të ulta, koncerte e shfaqje festive, si dhe e veprimtari të tjera nëpër  kopshte fëmijësh, spitale, azilet e pleqve, bazat ushtarake , kushtuar kësaj dite të shenjët për besmitarët e krishter.
 
 
    
 
 
    ----- Në hapësirën pranë pranë pemës dhe në pistën e akullt të qëndrës botërore "Rockefeller Center", çdo mëngjes dhe çdo pasdite, japin shfaqje spektakolare për qytetarët njujorkez. Miljona  turistë vendas dhe të huaj nga anemban rruzullit, me fëmijët që gëzojnë më shumë se gjithëkushi, edhe të gjithë ata që mblidhen në këtë vend argëtohen duke parë.  Plaku i Vitit të Ri, Borëbardha, dhe këngëtarët e Kolendrave, njërëz të veshur me kostumet e tyre karakteristike të kësaj feste, tundin zilet dhe këndojnë nëpër rrugë e dyqane "Jingo Bell Jingo Bell Jingo Bell ....."
 
 
 
 
 
   

       ---- Presidenti i 43-të i SHBA-s George W. Bush i cili këto ditë feste u zgjodh edhe për të dytën herë "Njeriu i Vitit" nga revista "Time", pasi fitoi përsëri zgjedhjet dhe riformoi regullat e politikës për t'ia përshtatur stilit të tij udhëheqës. Revista amerikane "Time" emëroi presidentin Bush si “Njeriun e Vitit.” Redaktorët e revistës zgjedhin çdo vit një njeri që ata besojnë se ka patur ndikimin më të madh gjatë vitit të mëparshëm - qoftë për të mirë, apo për të keq. Duhet cekur se Presidenti Bush, me këtë vlersim që po i bëhet i bashkohet me gjashtë presidentë të tjerë amerikanë që kanë fituar dy herë çmimin e revistës: Harry Truman, Dwight Eisenhower, Lindon Johnson, Richard Nixon, Ronald Reagan dhe Bill Clinton. Franklin Roosevelt mban rekord me tre nderime nga revista. Revista jep çmimin për njeriun që ka patur ndikimin më të madh gjatë vitit, për mirë apo për keq.

 
 
 
             --- Në kryeqytetin amerikan Washington D.C. me rastine Krishtëlindjes, Presidenti i 43-të i SHBA-s George W. Bush kreu dhe gjestin simbolik të çelejes së kësaj feste, kur ai ditë më parë ndezi dhe dritat e Pemës Kombëtare të Krishtlindjeve, në një ceremoni tradicionale që zhvillohet çdo vit para Shtëpisë së Bardhë.
 

             ---- Një turmë njerëzish brohoritën kur presidenti ndezi 11 mijë dritat e pemës 12-metërshe. Pema kryesore e cila është mbjellë pranë Shtëpisë së Bardhë që në vitin 1978, rrethohet nga 56 pemë të tjera, që përfaqësojnë secilin shtet dhe territor të Shteteve të Bashkuara, secila prej tyre e zbukuruar me dritat dhe lodrat shumëngjyrëshe karakteristike të Pemës së Krishtlindjeve.

             --- Gjatë ceremonisë së ndezjes së dritave, presidenti Bush falënderoi ushtarakët amerikane që kryen detyrën jashtë vendit, për sakrificat e tyre, si dhe të gjithë ata që përkrahin trupat amerikane. Ceremonia e djeshme shënoi fillimin e festimeve 1-mujore me rastin e festave të stinës së dimrit, gjatë së cilës grupe muzikore dhe këngëtarë japin shfaqje të ndryshme.

               ---- Dje,Presidenti Bush mbajti edhe nje fjalim festiv të mbushur plot me "dhurata për popullin amerikan . Ai tha se përpjekjet e tij legjislative për vitin e ardhshëm do të përqëndrohen në disa çështje të brendshme, si programi i qeverisë për sistemin e sigurimeve shoqërore që financohet me fonde nga taksat. Presidenti tha se në muajin shkurt do t’i dërgojë Kongresit projekt-buxhetin federal, që parashikon shkurtimin e deficitit buxhetor. Ai tha se projekt-buxheti do të plotësojë nevojat e kohës dhe do të ofrojë burimet e duhura për mbrojtjen e vendit.



Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================





Yahoo! Groups Links

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise