logo       

Re: [Art-Cafe] Sokol Koçiu kater ore liri, per lamtumiren e babait: msg#00081

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Re: [Art-Cafe] Sokol Koçiu kater ore liri, per lamtumiren e babait



engjell shehu <shehuengjell@xxxxxxxxxxx> wrote:
--- Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List ---

Sokol Koçiu katër orë liri, për lamtumirën e babait
I veshur me një kostum firmato, ngjyrë të errët dhe me një ecje prej atleti,
ish-koloneli i policisë Sokol Koçiu ka shijuar për katër orë të qënit i lirë
jashtë qelive të ftohta të burgut. Pavarsisht se i është dashur të marrë
pjesë në ceremoninë mortore të babait 75-vjeçar, Koçiu është përpjekur që në
fytyrën e tij të mos e demonstrojë për asnjë moment faktin se tashmë ishte
vetëm një i dënuar që qëndronte prej 46 muajsh në një burg të sigurisë së
lartë. Tepër energjik, i shkathët dhe i begenisur me të gjithë njerëzit që
kishte mundësi të takonte, Koçiu, shfrytëzonte rastin t'i rrokte fortë dhe
t'i puthte të tërë, a thua se ishte hera fundit që i jepej ky shans. Por
pavarsisht fatëkeqësisë që i kishte ngjarë, vigjilenca e 12 specialëve
trupmëdhenj të veshur me antiplumb ishte në nivelin më të lartë. Për asnjë
moment shikimi i tyre nuk u largua nga Koçiu, për të parandaluar kështu çdo
lloj incidenti apo të papriture që mund t'i ndodhte atij. Masat
superekstreme të marra nga forcat speciale të Drejtorisë së Burgjeve binin
në sy të çdo pjesëmarrësi në këtë ceremoni mortore. Dënimi i rëndë i Koçiut
me 15 vjet burg dhe rreziku që mund t'i kanosej atij si protagonisti i
skandalit të përgjimit të një bisede mes kryeministrit aktual dhe kreut të
Gjykatës Kushtetuese disa vite më parë, e rrisnin më tepër përgjegjësinë e
12 specialëve për të përmbushur me sukses detyrën e tyre.

Liria
Në orën 13.33 të ditës së djeshme, një furgon i blinduar dhe me xhama të
errët, kapërceu derën e rëndë prej hekuri, të burgut 302 në rrugën "Mine
Peza", të kryeqytetit. Menjëherë pas tij, u vu në lëvizje një fuoristradë
tip "Nissan", edhe kjo e blinduar, në të cilën dalloheshin qartë katër
siluetat e stërmëdha të forcave speciale të Drejtorisë së Burgjeve. Dy
mjetet e blinduara morën majtas pothuaj përballë derës së komisariatit nr 3,
dhe dolën në "Rrugën e Durrësit" me drejtimin për nga sheshi "Skënderbej".
Në krye të kësaj rruge u kthyen dhe një herë në të majtë duke u futur në një
rrugicë të ngushtë, ku një grumbull i madh njerëzish ishin mbledhur për t'i
dhënë lamtumirën e fundit plakut 75-vjeçar, Zija Koçiu. Furgoni i blinduar
qëndroi para hyrjes së një pallati dhe sapo dera e tij u hap, prej saj dolën
njëri pas tjetrit 6 speciale të armatosur mirë, dhe menjëherë pas tyre u
shfaq Sokol Koçiu. Ish-koloneli, në fytyrën e të cilit ishte stampuar një
buzëqeshje e lehtë, i salutoi me dorë të gjithë njerëzit që ndodheshin aty
pranë dhe u nis me vrik përpjetë shkallëve, të cilat kishte afro katër vjet
p a i ngjitur.

Ceremonia
Në apartamentin e prindërve të Koçiut vaji dhe kuja u shumëfishuan kur ai
kaloi pragun e derës dhe u drejtua për në dhomën ku e priste i shtrirë në
arkivol, babai i tij. Koçiu qëndroi për afro 45 minuta në banesën e
prindërve, ku takoi vajzën dhe djalin e tij, nënën, bashkëshorten, dy motrat
dhe gjithë farefisin. Në orën 14.21 Koçiu zbriti poshtë shkallët e pallatit
duke mbajtur në sup arkivolin e të atit, të cilit nuk pati mundësi t'i
ndodhej pranë kur mbylli sytë. Pasi përshkoi afro 100 metra rrugë arkivoli u
fut në makinën e funeralit, dhe dy speciale menjëherë shpejtuan që të
"paketonin" në furgonin e blinduar "porosinë" e tyre.

Ceremonia
Kortezhi me dhjetra autovetura dhe autobusë, i shoqëruar nga dy mjetet e
blinduara u nis në drejtim të varresave publike të Sharrës, ku mbërriti në
orën 15.00. Pas leximit të biografisë së të ndjerit, Koçiu, si djali i vetëm
i familjes mori fjalën për të falenderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe për
t'i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij. Me një oratori perfekte, pa
asnjë lapsus apo pauzë paqartësie, Koçiu iu drejtua familjarëve, farefisit,
miqve dhe shokëve të tij. "Ju faleminderit dhe ua shpërblefshim në të mira
nderin që i bët babait tim, familjes sime dhe mua. Nuk e di se si do tua
shpërblej këtë nder që më bëtë sot, por do ta gjej mënyrën dhe të gjitha
mundësitë për tua kthyer këtë borxh". Më pas Koçiu hodhi i pari grushtat me
dhe mbi arkivolin e të atit dhe ftoi të pranishmit për të marrë pjesë në
drekën e shtruar në tavernën e hotel "Dajtit". Në orën 15.38 minuta kortezhi
mori rrugën e kthimit për të ndaluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Minutat e fundit të lirisë së tij, Koçiu i shpenzoi për tu çmallur dhe folur
me miqtë e farefisin, në drekën e zakonshme që mbyll një ceremoni mortore.
Në krah të së ëmës së përlotur nga fatkeqësia, Koçiu nuk e dha veten për < BR>asnjë moment, përkundrazi tregohej i kujdesshëm dhe shumë i gatshëm për ti
kushtuar vëmendjen e duhur gjithkujt që i drejtohej për ta takuar. Në orën
16.35, vetëm dy minuta më shumë se 4 orët e lejes që ishin dhënë për lirinë
e të dënuarit, Koçiu la tavernën e "Dajtit" dhe hipi dhe një herë në
furgonin e blinduar që e riktheu në qelinë e tij të burgut.

Specialët
Për asnjë moment Koçiu nuk ka mbetur i vetëm nga "mbikqyrja" e 12 rojeve të
tij. Të armatosur mirë dhe të veshur me jelekë antiplumb specialët
komunikonin me njëri-tjetrin me kufjet e vogla, zhytur në vesh. Në çdo hap
që Koçiu bëri jashtë furgonit të blinduar ishte i rrethuar në një distancë
prej 20 metrash katror nga rojet e tij. Madje edhe në momentin që iu desh të
hidhte lopatat me dhe mbi varrin e të atit, ai ndodhej i rrethuar prej tyre.
Çdo lëvizje e dyshimtë e ndonjë personi të panjohur kalonte nën "filtrin" e
tyre. Prezenca e specialëve me antiplumb gjat ë varrimit u duk disi e
ekzagjëruar, por për autoritetet e burgjeve, kjo ishte krejt normale për
shkak të statusit të Koçiut dhe protagonizmit të tij në skandalit e
përgjimit të publikuar vetëm pak javë më parë. Pas katër orësh Koçiu
kapërceu derën e burgut 302, duke mos harruar të përshëndesë 12 specialët që
nuk iu shqitën për asnjë çast.


Xhafa firmosi lejen për Koçiun

Sokol Koçiu i ka falënderuar dje pasdite autoritetet e Drejtorisë së
Burgjeve për mundësinë që i dhanë të merrte pjesë në ceremoninë mortore të
babait të tij. Sipas burimeve nga burgu 302, thuhet se "Koçiu na falënderoi
që e lejuam të merrte pjesë në varrimin e babait të tij dhe deklaroi se një
gjë të tillë do të na e shpërblente me një sjellje korrekte gjatë qëndrimit
në burg". Autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u vunë në
dijeni për fatkeqësinë që i kishte ndodhur babait të të dënuarit Koçiu nga
familjarët e këtij të fundit mbrëmjen e së martës. Familja Koçiu kërkoi që
të lejohej pjesëmarrja e Sokolit gjatë ceremonisë mortore për t'i dhënë
lamtumirën e fundit babait të tij. Drejtoria e Burgjeve njoftoi të martën në
mbrëmje ministrin e Drejtësisë Fatmir Xhafa për këtë kërkesë, pasi vetëm ai
kishte të drejtë të jepte leje për një të burgosur me një dënim kaq të
rëndë. Xhafa e firmosi kërkesën, dhe i kërkoi Drejtorisë së Burgjeve që të
merreshin të gjitha masat për sigurinë e të dënuarit gjatë zhvillimit të
ceremonisë mortore.

Kliko per te printuar artikullin

_________________________________________________________________
Votre nom de domaine est-il encore libre?
http://hostbasket.fr.msn.be/domains/index.asp

______________________________________________________________


VitoreStefaLeka


Yahoo! Agenda ti aiuta a ricordare impegni, appuntamenti e compleanni

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================





Yahoo! Groups Links

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise