|
Gjendet i vetëvarur pas nje peme ne kushtet e deshperimit, nje shqiptar 42 vjecar ne Queens - New York
Maple Grove Cemetery - Kew Gardens(Queens) Policia njujorkeze, thotë se një shqiptar 42 vjeçarë, ish dertarë(doorman) në gjendje të thellë dëshpërimi, pas ndarjes(divorces) me gruan para dy vjetëve, më në fund i dha edhe fund jetës, dje, kur sipas policisë dhe deshmitarve okular, ai pas një thirrje telefonike prej një kalimtari është gjendur, i vet-vrarë. Policia, me këtë rast saktësoi, si personi i varur, u gjend pasi kalimatri e telefonoi policinë, se kishte parë një njeri të varur në një pemë, përkatësishtë, brenda tek kompleksi memorialit, të varrezave publike të quajtuara,"Maple Grove Cemetery", në bllokun e banesave Kew Gardens, në lagjen njujorkeze Queens.
![]() |
|
Medical Examiner at a crime scene |
Policia, thotë se shkoj menjëher në vend ngjarje, në Maple Grove Cemetery në Kew Gardens, dhe pasi rrethoi vendin, fiillloj edhe hetimet rutinë që kryhen në raste të tilla. Policia, dhe hetuesit, thanë më pasë se personi i gjetur i vetvarur është indetifikuar. Ai sipas tyre rezulton të jetë qytetari njujorkez, Gjovan Hoti. Dorazi me një litar të verdhë, të përgatitur në formën e një laku, duket se e ka vendosur në qafë atë, lidhur pas degeve të pemës, ku edhe ka kryer vetë- varjen, thotë policia.
|
| Maple Grove Cemetery on Queens Boulevard looking west toward Union Turnpike in Kew Gardens, NY. |
E motra e viktimës : "Ai është vetëvarur...!?!"
Nërkaq, e motra e tij Marija Ljucaj, ardhur në vendngjarje të "tërheqi" kufomën e vëllait, i tha policisë, se vëllai i saj ka punuar për 14 vjet në 240 Central Park South - Manhattan, por ishte larguar nga puna dy vjet të shkuara, pasi kishte pësuar dëmtime në shpinë.
"Ai jetonte i vetëmuar dhe i dëshpëruar, prej kur dhe u nda nga gruaja dhe fëmijët, thekson e matra, gjithashtu unë tha ajo, mendoj se ai kishte një të keqe të madhe që e "mbante në zemer", ka thënë kështu e motra e viktimës, Marija Ljucaj
" Më tej e motra e Gjovan Hotit, Marija, u ka thënë gazetarve njujorkez, se vëllai i saj që ka disa vjet i divorcuar me gruan mbasi zhvilloj gjyqin e ndarjes, u patë dënuar sipas ligjeve të drejtësis amerikane që të mbuloj shpenzimet e djalit 13 vjeçarë. Ajo, foli para gazetarve në gjëndje shoku, duke drithëruar " Jamë thellësisht e trazuar shpirtërisht, kurrë nuk mund t'a besoj se çfarë na ka ndodhur," tha Marija Ljucaj, duke vijuar, se i vëllai i saj ishte jo vetëm një vëlla, por edhe një shok i mirë, një dajë i mirë i djalit tim pesë vjeçarë, një njeri që donte vetem t'u bënte mirë të gjithëve", ka përfundur ajo duke qarë këtë humbje të tmerrshme, për atë dhe familjen e saj.
BEQIR SINA
New York - USA
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
==================================================================
Yahoo! Groups Links
|