logo       

RIMEKEMBJA 21/ 12/ 2004 [ ii ]: msg#00073

politics.region.albania.shqiperia

Subject: RIMEKEMBJA 21/ 12/ 2004 [ ii ]


TURQIT PO VIJNË?PO KUR?!
INSHALLAH JO SHUMË SHPEJT

Këto ditë në faqet e gazetave dhe në ekranet televizive
kanë qenë të dendura lajmet dhe komentet për "Marrëveshjen
historike midis Turqisë e BE" për hapjen më 3 tetor 2005 të
bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin e krishterë
Europian të Turqisë euro-aziatike, të të parit shtet me 99
përqind të popullsisë myslimane dhe me potencial njerëzor
gati sa të Gjermanisë, hegjemones demografike të Bashkimit
Europian.
Në Europë disa janë gëzuar dhe shumë janë merakosur. Ka
mjaft nga ata që janë pezmatuar për këtë zhvillim. Tani
fjalët "turqit po vijnë" nuk tingëllojnë vetëm si shaka në
veshët e europianëve të Perëndimit, të cilëve Turqia u
është dukur një botë tjetër. Ne shqiptarëve këto fjalë
duhet të na tingëllojnë disi më ndryshe pas asaj frazës së
famshme nga filmi shqiptaro-sovjetik "Skënderbeu" kur një
luftëtar shqiptar me tirqe e xhamadan leshi bërtiste nga
maja e një shkëmbi "eee-heeej, turqit po ikin". Ishte një
skenë kur ushtritë osmane po largoheshin pas një rrethimi
të pasuksesshëm të një kështjelle shqiptare? por për t'u
kthyer më vonë për një zotërim 500-vjeçar të trojeve
arbërore.
Tani janë gazetat e folëset televizive që na japin si
lajmin e një ngjarjeje të madhe historike "tuqit po vijnë
në Europë". A thua të jetë e vërtetë? A thua të jetë ky një
zhvillim kaq fatlum dhe i mirëpritur sa po na paraqitet
këto ditë pas atyre pazareve që qenkan bërë midis liderëve
turq dhe europiano--perëndimorë që janë kurorëzuar me
lumturi nga bisedimet e fundit të kryeministrave të Turqisë
e të Greqisë? Erdoan e Karamanlis paskan arritur ta
zgjidhin nyjen më të ngatërruar të pengesave për
anëtarësimin e Turqisë në BE, jo me metodën e zgjidhjes së
"nyjes gordiane", por me shkathtësi diplomatike moderne.
Turqia, sipas lajmeve të gazetave, ka premtuar të
nënshkruajë një protokoll para tetorit 2005 "për ta njohur
Qipron si pjesë e BE-së". Se çfarë do të jetë kjo do ta
shohim kur të nënshkruhet protokolli. Do të jetë njohje e
Qipros greke tashmë të pranuar në BE si anëtare e
Bashkimit, apo do të jetë njohje e përfshirjes së Qipros
turke në BE nëpërmjet shtetit qipriot grek tashmë të
anëtarësuar!
Por këto nuk janë punët tona që të vrasim mendjen shumë.
Turqit e dinë vetë si duhet bërë dhe çfarë e vlen të bëhet
në të mirë të Turqisë, të Ballkanit, të Europës, të
Mesdheut Lindor, të Lindjes së Mesme, të zonës së Kaukazit,
të Azisë qendrore, të pellgut të Detit të Zi. Ne nuk duhet
të nxjerrim nga mendja se sado europiane të bëhet Turqia
ajo nuk mund të largohet nga traditat historike, nga
problemet e ndërthurjet gjeostrategjike me pjesët e tjera
të botës që e rrethojnë dhe nuk mund të sillet si Hollanda,
apo si Polonia, si Greqia apo si Austria, as si Spanja apo
si Anglia.
Turqia është e destinuar nga historia dhe gjeopolitika të
mbetet Turqi, me traditat dhe me trashëgimitë e saj.
Pikërisht për këtë arsye Turqia për 40 vjet është parë me
dyshim nga Bashkësia Europiane, është fyer duke e lënë atë
pas dere, ndonëse kishte shkuar me kohë të zinte radhën për
të hyrë në Tregun e Përbashkët dhe Bashkësinë Europiane.
Mirëpo Europa perëndimore nuk ia kishte hapur deri tani as
derën e selamllëkut dhe ndërkohë ka birësuar shumë vende të
tjera. Dymbëdhjetëshja europiane është bërë njëzetepesëshe
e Turqia ende nuk ka hyrë në bisedime për anëtarësim.
Më 30-31 tetor 1991 në Bruksel është mbajtur një Konferencë
"Turqia dhe Bashkësia Europiane". Në përmbledhje të
materialve të kësaj Konference është theksuar se qysh në
vitin 1963 është bërë një marrëveshje që Turqinë e vendoste
në pozitën e "anëtarit shok" çka ishte një angazhim ligjor
për ta bërë atë anëtar me të drejta të plota. Por kjo nuk
ka ndodhur gjatë 40 viteve. Dhe ende nuk dihet se edhe sa
vite apo dekada mund të kalojnë para se Turqia të bëhet,
ose të heqë fare shpresat për t'u bërë anëtare e Bashkimit
Europian me të drejta të plota si gjithë të tjerët. Qysh
tani kanë filluar të qarkullojnë zëra se për Turqinë për
shkak të fesë, kulturës, dhe për disa aryse të tjera duhet
sajuar një status i vecantë anëtarësimi, jo i njëjti statut
si për të tjerat. Qysh tani pra në Bashkimin Europian po
përpunohet koncepti i kastave. Nesër kështu mund të
veprohet dhe për anëtarë të tjerë,sidomos për ndonjë vend
ballkanik.
Në faqen 235 të asaj përmbledhjes së sipërpërmendur
paraqitet konteksti historik i kërkesës së Turqisë për
anëtarësim në BE : "Qysh nga themelimi në vitin 1923
Republika e Turqisë ka ndjekur një vijë politike e
shoqërore që synonte integrimin në ekonominë europiane. Pas
LDB duke hyrë në NATO e Këshillin e Europës Turqia e
përshpejtoi punën në aspektetet integruese. Integrimi
ekonomik nisi me statusin e anëtarit-shok. Për ta
përfunduar integrimin ekonomik Turqia bëri kërkesën për
anëtarësim të plotë. E bëri këtë sepse nga këndvështrimi
politik, shoqëror dhe ekonomik Turqia ishte kandidati më i
përparuar për t'u bërë anëtari i 13-të i Bashkësisë
Europiane". Kërkesën për anëtarësim të plotë Turqia e ka
paraqitur qysh në vitin 1987, pra para 17 vitesh. Por nuk
doli kështu. Tani Bashkimi Europian ka 25 anëtarë. Nuk
dihet cili do të jetë numri rendor i Turqisë në regjistrin
themeltar të gjendjes civile të anëtarëve të kësaj
familjeje europiane. Madje nuk është ende e sigurt se
Turqia do të figurojë në këtë regjistër. Prandaj, Turqia
kishte plotësisht të drejtë që pas kësaj pritjeje të gjatë
të shtronte pyetjen "Më thoni, më doni apo nuk më doni në
Europë. Nëse nuk më doni në Bashkimin tuaj Europian,
atëherë do të shoh punën time".
Tani mund të thuhet "Tuqia në portat e Bashkimit Europian".
Deri tani këto fjalë për politikën europiane në
përgjithësi dhe për një pjesë të madhe të opinionit
europerëndimor në veçanti këto tingëllojnë frikshëm si
fjalët e famëshme "Anibal ante porta", që paralajmëronin
vetëm rrezik. Ende në Europë Turqia vlerësohet me tmerrin
që ndjejnë europianët nga kujtimet për kohërat kur ushtritë
osmane mbërritën para mureve të Vjenës. Ende në Europë
qëndrimet ndaj Turqisë ndërtohen mbi krenarinë që Vjena nuk
ra dhe që në betejën detare të Lepantos Krishtërimi arriti
fitoren e kthesës në ballafaqimin disashekullor me Islamin.
Edhe tani që u caktua data e fillimit, por jo e përfundimit
të bisedimeve për pranimin e Turqisë në BE, më shumë duket
shqetësim se qetësim në Europën Perëndimore. Nuk ishte punë
e lehtë që të merrej miratimi i Francës. Greqia disa herë
kërcënoi se do t'ia përplaste në surrat derën e BE-së
Turqisë në rast se kjo nuk do të bënte lëshime e ndryshime
në politikën e saj të jashtme. Nuk është e qartë ende nëse
Turqia ka bërë vërtetë ndryshime që kënaqin Greqinë, apo
Greqia pas shuplakës që i dha Amerika për punën e emrit të
Maqedonisë ka kuptuar se loja e bllofi nuk të sjell
gjithnjë dobi. Edhe këtë do ta tregojë koha.
Në Turqi duket se ka më shumë gëzim se skepticizëm për
hapin që u hodh drejt anëtarësimit në BE. Edhe ky reagim ka
nevojë të kalojë provën e kohës. Europa do t'ia nxjerrë
qumështin e nënës për hunde Turqisë para se të detyrohet ta
pranojë në Bashkimin Europian. Tani për tani duket se
Europa, sidomos shtete që rivalizojnë më shumë se
bashkëpunojnë me politikën amerikane, kanë interes të
tërheqin Turqinë në lojëra që bezdisin SHBA. Kanë filluar
spicat se Europa pasi të ketë në gjirin e saj edhe Turqinë
me 70 milionë banorë, territor të madh, pozitë të veçantë
strategjike, burime të mëdha, fuqi ushtarake të njohur,
variant më të pranueshëm të Islamit do ta ketë më të lehtë
të zërë vendin e një superfuqie në skenën botërore dhe nuk
do të jetë inferiore ndaj SHBA. Por Turqisë për traditë dhe
për interesa të shumta i takon të jetë në atë rreshtim
vendesh europiane që priret për bashkëpunim dhe jo për
rivalitet me SHBA.
Ne shqiptarët nuk jemi ende anëtarë të Bashkimit Europian
dhe nuk kemi si të dalim si kulaçi para bukës e të
brohorasim "Turqi, mirësevjen në Europë". Kryeministri i
Shqipërisë Fatos Nano paska deklaruar "Turqia mori vendin
që meriton në familjen europiane"(gazeta "Korrieri" 18
dhjetor 2004). Nuk na intereson të besojmë se Nano është
shprehur kështu vetëm për miqësinë personale që ka me
kryeministrin e Turqisë, Erdoan dhe meqenëse marrëveshja
Turqi-BE po cilësohet si një sukses i qeverisë së Erdoanit.
Më shumë duam të besojmë se Fatos Nano ka vepruar me
pjekurinë e një kryeministri shqiptar, ka mbajtur parasysh
lidhjet e veçanta kombëtare e shtetërore midis shqiptarëe
dhe turqëve kur ka shprehur një vlerësim të tillë të
gëzueshëm dhe mbështetës për Turqinë.
Por edhe me këtë deklaratë krejt normale e me vend të Nanos
ka shumë gjasa ta keqpërdorin për t'i nxjerrë atij telashe,
sepse propaganda e kundërshtarëve të tij mund t'i vërsulen
përsëri me interpretime marroqe se po e shtyn Shqipërinë
drejt Lindjes e jo drejt Perëndimit, ndonëse anëtarësmi i
Turqisë në BE do të ndihmojë që edhe Shqipërisë t'i bëhet
më lehtë vend në Perëndim.
Mirëpo nga zëdhënësja e tërbuar e tezave politike e
propagandistike të Serbisë, gazeta "Tema" e Mero Bazes,
tani duhen pritur gjithfarë gomarllëqesh, duhet pritur edhe
fushatë e egër kundër këtyre vlerësimeve përshëndetëse të
Nanos. Zëdhënësja e katolikocentrizmit dhe kristosllavizmit
në Shqipëri nuk e ka asnjëherë të ëvshtirë të gejjë sebep
për të vjellë vrerë antimysliman, antiosman, antiturk qysh
kur ka bërë mu(h)tfarizimin e plotë të faqeve të saj. Si
mund të pajtohen me zhvillimet e reja drejt "turqizimit të
Europës së krishterë" ata që përgatisin "analizat e tezat "
kastriotmu(h)tfarse se për shqiptarët nuk do të ketë vend
në Europën e Bashkuar sa të jenë në shumicën dërrmuese
myslimanë. Pranimi i Turqisë do të varroste tërë
propagandën e tyre se Europa do të jetë e duhet të jetë
vetëm e krishterë, se myslimanët shqiptarë janë turq
aziatikë, se faqja fetare dhe etnike e trojeve shqiptare në
Ballkan duhet ndyshuar krejtësisht me një "rikonkuistë
spanjolle". Si mund t'i kapërdijnë ata zhvillimet e reja
për afrimin e Turqisë myslimane, madje nën një qeverisje
islamike, me Europën?! Duhet t'u bjerë damllaja kur të
mendojnë se një shtet mysliman mund të bëhet anëtari i dytë
për nga pesha demografike në Europën e krishterë, se një e
pesta e popullsisë së Europës së bashkuar do të jenë të
besimit islam. Duhet të tërbohen ata që kanë kurdisur
propagandën katolikocentriste e kristosllaviste në gazetën
"Tema" se bashkimi i shqiptarëve është rrethim islamik i
shteteve të Ballkanit, kur Europa bisedon për të pranuar
Turqinë? Një antarësim i tillë do të bëjë që edhe Ballkani
të ketë fizionomi krejt tjetër nga sa duan
katolikocentristët e kristosllavistët që vjellin në "Tema"
të bazeberishizmit.
Këta do të tmerrohen nga fjalët "turqit po vijnë" dhe me
siguri do të çirren edhe më fort se janë çjerrur se po
mbaron "shqiptaria" katolike që ka mbetur. Këta me siguri
do të tërbohen që ajo "rikonkuista spanjolle" nuk po bëhet
më aq tërheqëse as në Europë.
Ata që janë shqiptarë normalë kur dëgjojmë fjalët "turqit
po vijnë në Europë" kanë arsye më shumë se të gjithë kombet
e tjerë të kënaqen e të gëzohen, sepse fitojnë edhe atë që
kanë dashur të na e mohojnë për shkak të përkatësisë
fetare. Por kur dëgjojmë fjalët "turqit po vijnë" nuk duhet
të humbasim gjakftohtësinë në gjykim. Duhet të mendojmë se
nuk po vijnë qysh nesër. Madje kemi dhe arsye që duhet të
na bëjnë të themi "Inshallah nuk vijnë aq shpejt". Derisa
të piqen kushtet që edhe ne shqiptarët të zëmë vendin me
dinjitet e në baza pak a shumë të merituara vendin që na
takon në Europën e Bashkuar, nuk kemi interes të rrethohemi
vetëm nga vende anëtare të Bashkimit Europian. Prandaj,
sado paradoksale të duket ne shqiptarët duhet të themi
"Inshalla turqit nuk vijnë dhe kaq shpejt në Bashkimin
Europian", por mbeten siç janë edhe për njëfarë kohe si
portë e veçantë ku shqiptarët mund të hyjnë lirisht e
priten miqësisht,pa ato kushtëzimet e egra të Europës së
bashkuar ndaj tyre.

19 dhjetor 2004 Abdi Baleta



PROPAGANDA ME KASETA DHE KONTRABANDA ME RAKETA

Një shprehje popullore thotë " Kur bien topat nuk dëgjohen
dyfekët". Pushtetarët, politikanët, propagandistët në
Shqipëri ia kanë marrë shumë mirë dorën punës për t'i bërë
gjërat sipas kësaj shprehjeje. Pa pushuar zhurma e madhe
për një skandal, kurdisin një skandal e një zhurmë tjetër
që të harrohen të parët dhe të mos i dalë ansjëherë fundi
asnjërës nga meseletë e pështira që i hidhen opinionit
publik të merret me to pa dobi, ndërsa aparatet shtetërore
e politike vazhdojnë poshtërsitë e tyre në qetësi.
Para një muaji u bë zhurmë shurdhuese për ato kasetat që
një ambasadë, apo spiunazh i huaj, ia kishte lëshuar në
dorë deputetit Nikollë Lesi që t'i tundëte në parlament për
të batërdisur kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nanon. Ne
në "Rimëkëmbja" atëherë kemi shkruar se edhe puna e atyre
kasetave me inçizimet dhe fjalët bombastike që i shqiptonte
Nikolla nga foltorja e parlamentit ishin një truk
propagandistik që do të përfundonte si ai me "kasetat e
tmerrshme" që përmendëte Azemi Hajdari për ngjarjet e vitit
1997 që nuk dolën kurrë as kur ishte gjallë Azemi, as nga
PD-ja më vonë për të çuar në vend premtimin e Azemit. Këto
janë truke që u ka dalë boja, por përdoren vazhdimisht për
zhurmë të përkohëshme.
Duket sikur nuk është bërë kurrë gjithë ajo zhurmë
shurdhuese për "zbulimet" e Nikollë Lesit. Nuk flet
Nikolla. Nuk flet Nano. Nuk shkruan më shtypi. Nuk jep
asnjë sqarim prokuroria. Kishte apo nuk kishte kaseta të
bisedave të inçizuara të Nanos e të Abdiut për kontrabandën
e armëve të vitit1998! Askush nuk di të thotë gjë. Askush
nuk do të thotë gjë të saktë nga ata që e kanë për detyrë
të thonë. Askush nuk po pyet më se ç'u bë e përse u bë.
Dalin historira të tjera me lugetër propagandistë e
kontrabandistë.
Pse të flitet për kasetat kur mund të flitet për raketat.
Shtetet e spiunazhet e huaja kasetat ia dhanë Nikollës,
kurse raketat ia dhanë një grupi kontrabandistësh. Në të dy
rastet bëhet fjalë për "kontrabandë armësh". Në vitin 1998
kontrabanda do të bëhej nga Shqipëria drejt kufijve
veriorë. Në vitin 2004 bëhet nëpërmjet kufijve veriorë nga
Mali i Zi drejt Shqipërisë. E si mund të flitet për kaseta
kur në Shqipëri kapen raketa që vinin nga Mlai i Zi e duhej
të shkonin diku? për ndonjë "gjueti pëllumbash", sepse ato
ishin raketa 'tokë ajër".Me se të merren më parë ata të
gjorët hetues, policë e agjentë të shërbimit sekret : me
kasetat e Nikollës, apo me raketat e ardhura nga Mali i Zi?
Dhe pastaj thonë se nuk ka veprimtari agjenturore në
Shqipëri! Ka, por kujt ia mban ta zbulojë e ta ndalojë!
Qysh më 22 nëntor 2004 kanakari i Sali Berishës një
frankofil i njohur në nivelet më të larta të PD-së, Besnik
Mustafaj na i kishte dhënë sinjalet e qarta se duhej
harruar ajo puna e "kasetave të Nikollës". Natyrisht nuk e
kemi çuar dhe nuk e çojmë ndërmend se Besniku ka pas ndonjë
vegim se do të dilte puna e raketave e nuk duhej folur më
për punën e kasetave. Por gjithsesi na ka bërë përshtypje
se Besniku donte të krijonte idenë se burrat e politikës e
të propagandës nuk duhet të merreshin me lojëra kalamajsh,
nuk duhej të bënin atë lojën "cic-mic, ka kasetë s'ka
kasetë". Kështu është titulluar analiza shatra-patra, aspak
e denjë për një penë shkrimtari të njohur dhe në Francë, si
ajo e Besnik Mustafajt. Këtë shkrim Besniku e ka botuar në
gazetën "Panorama" më 22 nëntor 2004. Besniku edhe pse
është njëri nga udhëheqësit më me peshë në PD shkrimet e
tij rrallë i boton në shtypin partiak pëdëist.
Nuk kanë për t'u zbërthyer kurrë lojërat e mëdha e të
ndërlikuara të kontranbandës së armëve, deri tek raketat,
nëpërmjet Shqipërisë në rast se më parë nuk përfundojnë ato
lojërat që Mustafaj i quan "cic-mic". Për të gjetur të
vërtetën mbi "raketat e kontrabandës" duhet zbuluar deri në
fund e vërteta mbi "kasetat e propagandës". Nëse Besnik
Mustafaj do të na bindë se nuk duhet folur më për "kasetat
e Nikollë Lesit" na fut në dyshim edhe më të madh se
përpara për një prapavijë shumë të rrezikëshme të
"operacionit Lesi". Nxjerrja e të vërtetave për kasetat e
Nikollës është kyçi për të hapur derën e shumë sekreteve e
poshtërsive politike e agjenturore në Shqipëri. Pra
diskutimi " ka kaseta, s'ka kaseta" nuk është lojë
cic-mici, por një çështje që duhet të fusë seriozisht në
lojën e gjurmimit e të hetimit të gjithë mekanizmat
shtetërorë që e kanë për detyrë ligjore ta bëjnë këtë.
"Kasetat e propagandës" dhe "raketat e kontrabandës'' mund
të jenë të dy anët e të njëjtës medalje të një veprimtarie
antishqiptare. Por pë qafën e kujt është bër gati kjo
medalje? Nëse Besnik Mustafaj nuk di ndonjë gjë më shumë se
loja e cic-micit në këto punë, më mirë të mos luajë cic-mic
në politkën shqiptare.

19 dhjetor 2004
Abdi Baleta

PSE KAQ TË DHIMBSUR PUSHTETARËT E SKEMAVE PIRAMIDALE?

Ende nuk kishte pushuar jehona e të parës protestë publike
kundër korrupsionit që e organizoi Zyra për Mbrojtjen e të
Drejtave të Qytetarëve në sheshin "Skënderbej" më 9 dhjetor
2004, me rastin e ditës ndërkombëtare në luftë kundër
korrupsionit dhe në shtypin e mediat e Tiranës plasi si
bombë nisma e disa pushtetarëve lokalë e deputetëve të
PD-së e të PS-së që i kërkonin Presidentit të Republikës,
Alfred Moisiut të vinte dorën në zemër e të falte bosin e
skemës piramidale ''VEFA", Vehbi Alimuça, që vuan dënimin
me heqje lirie dhënë nga gjykatat për mashtrimin e madh që
u ka bërë shumë qytetarëve shqiptarë.
Kur mëson se si pushtetarë lokalë e qendrorë, madje edhe të
të dy partive rivale, bashkohen në një nismë të tillë dhe
shprehin një dhimsuri të çuditëshme për njeriun që ka
drejtuar një nga ndërmarrjet më shkatërruese në Shqipëri,
nuk mund të mos shtrosh pyetjen: kemi të bëjmë me humanizëm
të kuptuar mbrapsht, apo me angazhime të fëlliqura që
pushtetarë të tillë dhe të tjerë që veprojnë nëpërmjet tyre
kanë përpara njerëzve të krimit, që ishin protagonistë në
përgatitjen faktorëve e të rrethanave që çuan në djegien
dhe në shkatërrimin e Shqipërisë, në traumatizmin
psikologjik masiv të shoqërisë shqiptare, në krijimin e
problemeve të shumta që shoqëria e shteti e kanë të
vështirë t'i përballojnë sot.
Vehbi Alimuça po vuan një dënim të dhënë nga gjykatat pas
proceseve gjyqësore të ztërzgjatura. Është e kuptueshme dhe
e lavdërueshme nëse pushtetarë lokalë apo qendrorë marrin
një nismë për ta çliruar atë nga një vuajtje e padrejtë,
nëse kanë prova se është dënuar padrejtësisht dhe duhet
riparë me drejtësi në rrugë gjyqësore rasti i tij. Por këta
pushtetarë nuk po veprojnë në emër të zbatimit me
korrektësi të ligjit. Ata po shfrytëzojnë pozitat e tyre
për të zbutur veprimin e ligjit për një njeri ndaj të cilit
paskan dhimbsuri të veçantë, çka të shtyn të mendosh se
ndaj tij munnd të kenë detyrime të veçanta. Vehbi Alimuça
nuk duhet keqtrajtuar, por as nuk duhet trajtuar si i
privilegjuar, si njeri që për pushtetin financiar që arriti
të kishte ka siguruar pozita të veçanta edhe për kohën kur
vuan një dënim. Është punë për Moisiun se si do të bëjë.
Por veprimet e presidentit do të jenë nën gjykimin e
qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë të drejtën të mos
pajtohen me zbatimin selektiv të të drejtës së faljes, as
për subjektivizma të atyre që përgatisin faljet në emër të
presidentit, as nën trysninë e pushtetarëve të tjerë që
mund të kenë angazhime për të mbajtur.
Me veprime të tilla pushtetarët japin prova përse
korrupsioni në Shqipëri luftohet kaq pak, përse janë kaq të
mbrojtur ata që shkelin ligjet.

19 dhjetor 2004
Abdi Baleta


SHQIPTARËT NUK DITKAN TË JENË PENGMARRËS

Këtë e pamë gjatë ndodhisë së fundit me një pengmarrje jo
vetëm amatoreske, por disi qesharake dhe madje të dyshimtë
në Greqi. Edhe në rastet e mëparshme kur shqiptarët janë
ngatërruar në historira pengmarrjeje ka dalë qartë se ata
më shumë kanë bërë veprime impulsive për të shprehur dufin
ndaj ndonjë padrejtësie të madhe që u është bërë sesa
veprimtari të mirëfilltë kriminale me motive që
karakterizojnë pengmarrjet.
Rasti më i bujshëm i një pengmarrjeje ka qenë ai kur një i
ri nga Mati, Flamur Pisli, rrëmbeu një autobus me pasagjerë
në Greqi dhe bashkë me një numër të pengjeve të tij arriti
deri në ngjitjen e Qafë Krrabës, ku gjeti vdekjen bashkë me
një të ri grek nga plumbat e policisë shqiptare. E tërë kjo
"Odise" pengmarrjeje të çuditëshme është e filmuar në një
videokasetë. Është një film i tmerrshëm dokumentar që na
bën të turpërohemi si shqiptarë kur vërejmë vrasësin
gjakftohtë që kur hapet dera e autobuzit për të zbritur
pasagjerët me duar lart i vë tytën e armës vrastare në
brinjë të riut grek dhe e lë shakull në tokë. Tani po
shfaqet një film artistik grek për këtë lloj pengmarrjeje
që përfundoi tragjikisht vetëm për faj të policisë
shqiptare dhe që nisi tragjikisht vetëm për faj e poshtërsi
të policisë greke.
Kurse pengmarrja e fundit në Athinë nuk ka ndonjë motiv të
veçantë që të shkaktonte reagime deri në marrje pengjesh.
Nuk ka as ndonjë motiv e sfond kriminaliteti të organizuar.
Ajo duket si episod krejtësisht idiotesk, absurd. Kjo
ndoshta ka bërë që të përhapen edhe dyshime e interpretime
se mund të kemi të bëjmë edhe me ndonjë makinacion të
kurdisur nga shërbime që dinë të bëjnë gjëra të tilla për
bujë propagandistike dhe provokime politike. Mënyra si u
zgjidh "pengmarrja", si e shpjeguan pastaj veprimin e tyre
"pengmarrësit" mund të kuptohet vetëm brenda kufijve të
absurditetit, ose të kurdisjes. Mos vallë pengmarrësit
ishin marrë për vete peng më parë që të bënin një histori
pengamarrjeje shqiptare në mes të Athinës?! Ka shumë njerëz
që e kanë ngritur në shtyp këtë hipotezë. Sado që kjo mund
të duket cinike nuk mund të përjashtohet.
Të bën shumë përshtypje që menjëherë pasi u dha "lajmi
tronditës" i pengmarrjes në Athinë dhe u "sqarua" se
pengmarrësit ishin shqiptarë e jo rusë doli të fliste
Ligoraq Karamelo, kryetari i PBDNJ-së që ndjek vijën eNea
Demokracisë në Shqipëri, i cili vepron më hapur se të
gjithë si zëdhënës i politikës greke. Karamelo menjëherë
mori poza e përdori tone kërcënuese se pas kësaj
pengmarrjeje shqiptarët do ta kishin punën keq. Nga qytete
të ndryshme të Greqisë filluan të vinin lajme se shqiptarët
ishin vënë në gjendje alarmi nga frika se mund të
sulmoheshin, të dëboheshin. Pastaj tensioni filloi të ulet.
Ministri i brendshëm i Greqisë e këshilloi opinionin grek
të ruante gjakftohtësinë, të mos shpërthente në pogrome
antishqiptare, pse disa shqiptarë të këqij kishin bërë një
punë të keqe. Paralajmërimet e Karamelos nuk u vërtetuan.
Greqia me këtë rast u tregua më e përmbajtur. Greqisë i
duhej sigurisht të zhdukte atë imazh të keq që mori në sytë
e botës kur u bënë pogromet antishqiptare pas ndeshjes së
futbollit më 4 shtator 2004. Këtë "kthesë" grekët e
paralajmëruan qysh me deklaratat e zbutura të prefektit të
egër antishqiptar të Selanikut. Por njëkohësisht
marifetçinjt e organizimit të fushatave për përpunimin e
opinionit publik në Greqi e arritën dhe efektin tjetër të
dëshiruar, ua kujtuan grekëve se duhet të jenë vigjilentë
pasi nga shqiptarët e keqja mund t'u vijë në çast. Nga ana
tjetër grekët e nisën dhe mesazhin që u duhej në Tiranë se
sa herë që ndonjë udhëheqës shqiptar mund të bëjë deklarata
që nuk i pëlqejnë Greqisë, si në rastin e deklaratës së
Moisiut për emrin e Maqedonisë, duhet të presin ndonjë
rrufe në qiell të kthjellët. Mjaft që një shqiptar në Greqi
të merret peng nga grekët që të marë peng disa grekë dhe
mund të nisin fshesat e mëdha kundër shqiptarëve dhe të
shpallen shqiptarët komb terrorist e rrezik kombëtar për
Greqinë.
Disa të zellshëm në Greqi tentuan që pengmarrjen ta
cilësonin edhe si akt terrorizmi islamik, por duket ata që
kontrollonin situatën nuk kishin në plan të shkonin aq
larg, sepse pastaj hapej ndonjë avaz që nuk mbyllej dot.
Ka shumë arsye të besohet se "pengmarrësit" shumë të
çuditshëm shqiptarë që edhe shumën e kërkuar të parave nuk
dinin ta caktonin sepse e mbajtën pazarin tepër lart dhe që
më vonë thanë se vetëm donin të bënin një shaka me policinë
nuk ishin stërvitur edhe aq mirë. Grekët që u morën peng në
autobus kanë vuajtur padrejtësisht dhe dhimbja e tyre duhet
kuptuar. Por kjo dhimbje do të marrë dhe ngjyrime të
qesharakes në rast se ndonjëherë vërtetohet se ata kanë
qenë "pengje të pengjeve".

19 dhjetor 2004
Abdi Baleta


KUJDES NGA POZAT E TONET MUSOLINIANE TË METËS

Kishim një Salë që bubullinte çdo ditë me tonë të ashpra ne
ekran dhe tani na u bënë dy. Meta po e konkuron gjithnjë e
më shumë Berishën për paraqitje kokoroshe dhe të folme
frikësuese në ekran. Fatmir Mediun e ka shtyrë edhe më
poshtë të tabelën e klasifikimit.
Kur dëgjon Metën të flasë për qeverisjen e keqe socialiste,
të premtojë ndryshime rrënjësore të gjendjes në Shqipëri,
të ulërijë kundër korrupsionit, papërgjegjësisë së
pushtetarëve të duket se ti vetë ke ardhur tani nga ndonjë
vend i largët në Shqipëri, ose Iliri sapo ka zbritur si
jashtëtokësor nga kozmosi. Po a nuk është ky Ilir Meta që
ka qenë në pushtet më shumë se Nano, që ka qenë
kryeministër, zëvendëskryministër, ministër i jashtëm,
njeri i fuqishëm në kryesinë e PS-së? A nuk është ky Ilir
Meta që kur ishte kryeministër ka qenë betuar e mburrur se
në Shqipëri do të vendoste diktaturën e ligjit? Pse nuk
fliste kështu si tani edhe atëherë? Kur e mësoi këtë fjalor
bombastik opozitar alla-Berishë që po përdor tani?
Paraqitjet më të fundit të Ilir Metës në ekran ngjajnë
shumë me disa sekuenca të shkëputura filmike në të cilat
kemi parë pozat e tonet e Benito Musolinit. Edhe Musolini
karrierën politike e kishte nisur si socialist. Natyrisht
ngjashmëritë nuk shkojnë më larg se kaq. Aftësitë e tyre
janë të pakrahasueshme. Të bën përshtypje se si në vitin
2004 mund të ketë ende njerëz që të shkojnë në salla
tubimesh që të magjepsen me pozat e tonet e Ilir Metës.
Është e habitëshme se çfarë gjëje racionale gjejnë ata që
mblidhen në seancat e recitimeve në stil musolinian të
Ilirit, me ato fjalët e parrullat pa bukë me të cilat ai i
gostit gjithmonë njësoj!
Ja çfarë prodhoi për Shqipërinë e demokracinë FRESH-i që u
trumbetua me të madhe si një frymë e re në politikën
shqiptare. Po pse për tone e për poza musoliniane kanë
nevojë tani shqiptarët? Nuk u ngopën me pozat e tonet e
tilla të Berishës, apo të Nanos? Iliri tani u kthye
publikisht tek motoja politike "pushteti buron nga gryka e
pushkës". Ai thotë se pushtetarët e tanishëm nuk lënë
pushtetin me rrugë demokratike dhe u jep deklaratave të tij
nënkuptimin e qartë se do të vijë në pushtet edhe me rrugë
jo demokratike. Iliri ditët e fundit ka dalë me pretendimin
që t'ia rrëmbejë Salës edhe flamurin e verdhë të
Janushenkos së Ukrainës. Duket Salës i ka lënë vetëm
Shakashvilin e Gjeorgjisë, bëmat e të cilit tashmë u
harruan.
Nuk duhet të habitemi që Iliri të jetë më i vendosur e më
praktik se Sala në orvatjet për t'i larguar nanoistët nga
pushteti edhe me mjete jo demokratike. Sa
do të ketë sukses do të shohim në muajt e ardhëshëm. Të mos
i harrojmë paralajmërimet prej Kasandre të Liponenit se në
Shqipëri do të ketë trazira. Në rast se edhe ndërkombëtarët
vazhdojnë të shtrojnë alternativën "o zgjedhje të lira, o
trazira" atëherë kjo do të thotë se ata duan patjetër që në
Shqipëri të bëhen trazira. Zgjedhje të përsosura në
Shqipëri nuk mund të ketë. Por edhe nëse zgjedhjet janë
relativisht të mira pala që ka humbur nuk do t'i pranojë si
të tilla. Mdërkombëtart mund ta bëjnë shumë lehtë palën
humbëse të kontestojë zgjedhjet. Berisha e PD-ja qysh tani
po punojnë më shumë për të përgatitur terrenin për
konstestimin e zgjedhjeve të humbura se për të fituar
zgjedhjet që do të vinë.
Që të paksohen mundësitë për trazira më e mira është që
zgjedhësit të bojkotojnë në mënyrë masive fushatën
elektorale dhe veçanërisht votimet, që pastaj të mbeten
ngushtë edhe manipuluesit, edhe kontestuesit e zgjedhjeve;
që të mos e kenë fort të lehtë për të marrë mbi vete
përgjegjësinë për trazirat para shumicës dërrmuese të
populit të paimplikuar në lojën e ndyrë partiake shqiptare
dhe ndërkombëtare.

19 dhjetor 2004
Abdi Baleta

ASHTU ËSHTË LOJA QË TË MOS U DALË BOJA

Berisha nga inati i shfrenuar shpesh i bën punët habdallçe.
Me rastin e festës së PD-së nuk e ftoi Nanon si dy vite më
parë, por ftoi Ilir Metën dhe Pandeli Majkon gjoja për t'i
nderuar si "pishtarë të demokracisë", si pjesëmarrës në
lëvizjen studentore të dhjetorit 1990. Ky veprim dhe
bashkëpunim i PD-së me LSI në zgjedhjet e komunës së
Dushkut i mjaftoi propagandës së Nanos për të sulmuar ILir
Metën në sytë e socialistëve se ka bërë aleancë me
Berishën.
Ilirit kjo i dogji shumë dhe u shfaq në ekranin televizv
duke turfulluar kundër Berishës që e kishte vënë në siklet.
Bërtiste se Saliu e ka provokuar, se Saliu është kujtuar
vonë ta nderojë, se nuk do nderimet e Saliut e nuk ka për
të bashkëpunuar me të. U betua se do të punojë për të
nxjerrë në pension politik Salën e Tosin bashkë. Mirëpo të
gjitha këto ia zhvleftësoi gazeta berishiste "55" që shkroi
se Meta do të nxjerrë në pension Nanon, pra jo edhe Salën.
Edhe Berisha pas shpërthimit të inateve të Metës doli në
ekran të thoshte se as ai nuk ka për të bërë aleancë me
Ilirin. Por e tëra kjo është lojë e luajtur keq. Kështu po
luhet loja që të mos u dalë fare boja. Iliri e Sala janë në
aleancë, edhe sikur ata të shahen përditë. Aleancat më të
forta janë ato që bëhen objektivisht, jo nominalisht. Sabit
Brokaj Partinë Socialiste e ka quajtur parti të ekstremit
të djathtë, pra më e djathtë se PD e Berishës. Kjo do të
thotë se kundër një partie të ekstremit të djathtë edhe një
parti e majtë mund të bashkëpunojë me një parti të quajtur
e qendrës së djathtë, por që në realitet është e qendrës së
majtë si PD-ja.

19 dhjetor 2004
Abdi Baleta


NGAZËLLIM I RI PËR "DASHNORËT" E FALAÇIT NË SHQIPËRI

Për islamofobinë paranojake të gazetares e shkrimtares
italiane Oriana Falaçi kemi shkruar e nuk e vlen të
përsërisim gjërat. Edhe për të magjepsurit shqiptarë pas
kësaj islamofobie të Falaçit në Shqipëri kemi folur e nuk
ka dobi të zgjatemi në çdo rast. Vetëm duhet rikujtuar këtu
dukuria që gazeta "55", tribuna më e zellshme e
islamofobisë së Falaçit në Shqipëri i përsërit gjërat.
Në gazetën "55" vërshojnë pa ndalim shkrimet më të
mllefosura kundër Islamit e myslimanëve që dalin në shtypin
italian. Gazeta "55" ka shtruar dy binarë të fortë mbi të
cilët lëviz propagandën italiane në Shqipëri:reklamën për
antimyslimanizmin italian në versionin më të zi falaçian
dhe reklamën për veprimtarinë e një pushtetari italian të
pas luftës De Gasperit. Një ndihmesë të veçantë në këtë
veprimtari jep përkthyesi i gazetës nga italishtja, Kostaq
Xoxa.
E çuditëshme si venë punët. Pas gati 5 dekadash në "Rrugën
e barrikadave" që nuk ekziston më në pamjen e atëhershme
aty ku del kryet e rrugës "Qemal Stafa" ishte një faqe muri
ku viheshin shpallje të ndryshme. Viheshin dhe karikatura
të mëdha politike. Në njërën prej tyre paraqitej Daj Semi
(SHBA) me kapelen e madhe në kokë që kishte veshur Italinë
si çizme në njërën këmbë dhe kryeministri italian, Alçide
de Gasperi, si llustraxhi që e llustronte çizmen e zotërisë
së tij. Tani lexojmë krejt ndryshe në gazeta. Kjo do të
thotë që Shqipëria ka ndryshuar shumë.
Gazeta "55" e datës 16 dhjetor ka botuar shkrimin
antimysliman të radhës të huazuar nga shtypi italian që
mban titullin "Apokalipsi" i Orianës". Në këtë shkrim
flitet se me këtë "vepër" Oriana po plotëson triptikun e
veprave të saj antimyslimane pas ngjarjeve të 11 shtatorit
2001. Në shkrim thuhet se për Falaçin feja e islamit është
një përbindësh. Duhet t'i ketë pëlqyer jo vetëm Orianës
dhe asaj gazetës italiane që bën komentin, por edhe gazetës
"55" që e ka botuar ajo fraza që paska thënë një "mysliman
i moderuar ' se : " Është një fakt se jo të gjithë
myslimanët janë terroristë, por është gjithashtu e
pamohueshme se të gjithë terroristët janë myslimanë".
Që të dalë midis një milard e gjysëm myslimanëve një Selman
Ruzhdi tjetër nuk është ndonjë e papritur. . E "papritur"
është që dashnorët e islamofobisë së Falaçit në Shqipëri të
mos ngurrojnë t'i japin lexuesit edhe marrëzi të tilla.
Varet shumë se çfarë kuptimi ka për terrorizmin ai që ka
shkruar kështu. Por në kuptimin që kemi ne për terrorizmin
duhet thënë se midis terroristëve ka më shumë që nuk janë
myslimanë. Terroriste është dhe Oriana Falaçi, por ajo
është ateiste që adhuron katolicizmin. Edhe ata dashnorët e
çmendurisë antiislamike të Orianës në Shqipëri nuk janë të
gjithë myslimanë, por janë ama dofarë terroristësh
propagandistikë kundër bashkëkombasve të tyre myslimanë
qoftë kur i përzgjedhin për botim, qoftë kur i përkthejnë
marrëzitë e Orianës dhe lëvdatat për islamofobinë e
Orianës.

19 dhjetor 2004
Abdi Baleta


KAPUÇANI MERO FYEN DHE MIKUN PREÇ

Mu(h)tfarizimi i "Temës" tani po qelb shumë, po ndot dhe
miqtë e Meros. Mu(h)tfarizuesit e "Temës" për botim me
emrin e vrasësit me pagesë që përdor Mero në datat 15-16
dhjetor 2004 kishin përgatitur shkrimin më të pavlerë me
titullin "Dushk-politika e së majtës dhe opozita". Ishte
një shkrim "shkruaj të shkruajmë", pa strumbullar, pa
rrënjë e pa degë. Ishtë një "mullar dushku" propagandistik
i vënë keq. Kush e di se gjethet e lendet e dushkut vlejnë
vërtetë si ushqim bagëtishë, (kurse goglat vetëm për të
luajtur kalamajtë) e di që në zonat ku bie borë mullarët e
dushkut duhen vënë me shumë kujdes në vjeshtë se i kalb
lagështira.
Kurse dushkologët e"Temës" kishin bërë një grumbull të madh
llafesh për dushkun e dushkarakët si të mblidhnin një pirg
lendesh të mykura për të ushqyer një tufë derrash. Mjerë
lexuesit e "Temës" që ndryshe nga dhitë nuk bëjnë naze në
ushqim.
Qysh në fjalinë e parë dushkologët e "Temës" ia kishin
këputur kot duke i mësuar ters lexuesit e tyre se "Dushku
është një pemë që bën fruta qe quhen lende dhe që nuk janë
të ngrënshme për njeriun". Si ky dushk është bërë edhe
"Tema", një shkurrnajë gazetareske që bën disa prodhime të
pangrënshme për lexuesin normal. Dushkologët e "Temës" ende
nuk kanë mësuar se Fjalori i gjuhës së sotme shqipe fjalën
"Dushku" e shpjegon : dru i lartë pyjor me kurorë të
dendur, me gjethe të shumta të dhëmbëzuara, që lidh lende
dhe që ka dru të fortë... Pra dushku është dru dhe rritet
në pyll, nuk është pemë që rritet në pemtore. Po kujt t'ia
thuash!
Megjithatë ta lëmë këtë punë për hir të mundimit të madh që
kishin bërë dushkologët e "Temës" për të gjetur e renditur
gjithë ato lidhje të Dushkut me politikën për dekada të
tëra. Dushkologët që përbëjnë fuqinë propagandistike të
Mero "Kapuçanit" nuk e kishin lënë pas dore faktin që nga
kjo zona e Dushkut dolën 10 deputetë të parlamentit
shqiptar dhe prandaj në Shqipëri bëhet tani dushk-politikë.
Mirëpo, kanë harruar të gjorët se "dushkarë parlamentarë"
janë edhe Arben Imami, Preç Zogaj që tani janë ajka e
politikës së PD-së. Si e hëngri Mero këtë kaçamak me lende
lisi nga Dushku që të fyejë kështu mikun e tij, Preç Zogaj
dhe të dëshmojë se politika e Berishës mbështetet në
politikën e Dushkut?!
Dushkologët e Meros kanë vënë në dukje se Dushku ndodhet në
zonën që ndan Gegërinë e Toskërinë dhe se në vitin 1997
"në mediat ndërkombëtare ka qarkulluar teza se në Shqipëri
po bëhej luftë civile për një ndarje sipas kësaj vije".
Dushkologët nuk i kanë rezistuar tundimit që edhe një herë
Dushkun ta lidhin me keqinterpretimin e një thënie normale
të Fatos Nanos për Qipron për të treguar e lëshuar
insinuatën se qenka Fatosi që do të vejë kufirin ndarës
midis shqiptarëve në Dushkë . Dushkologët aq kanë ditur aq
kanë bërë kur kanë shkruar kështu. Por si e ka ngrënë Mero
Baze këtë lende lisi për kokërr ulliri që ia kanë dhënë
dushkologët kur dihet se në librin e famshëm antiamerikan
të botuar në vitin 1997 me nëshkrimin e Meros ("Realitete
shqiptaro-amerikane") përmendet se këshilltarët e Berishës
i thonin këtij ta priste urën e Shkumbinit, ta ndante
Shqipërinë, pra t'ua vinte toskëve kufirin jo te thana por
te Dushku!
E ka gëlltitur si derr i pastërvitur këtë lende lisi si
kokërr ulliri edhe "vrasësi me pagesë në publicistikë" që
ka emrin poshtë shkrimit të dushkologëve të
bazeberishizmit, edhe pse në palolibrin "Nacional-islamizmi
shqiptar?" ai është treguar vetë partizani më i flakët i
ndarjes së Shqipërisë sipas lumit Shkumbin(që për çudi
prokuroria nuk e kishte vënë re kur ngriti kundër tij akuzë
penale për mbjellje përçarjeje midis shqiptarëve vetëm për
motive fetare). Ky duhet të mburrej se është i pari që ka
thënë se toskëve u duhet vënë kufiri tek Dushku e jo të
nënshkruajë tekste ku këtë "meritë" ia mveshin Fatos Nanos.
Është Kastriot Myftaraj që ka lavdëruar Monihanin e
Amerikës që thoshte se në dy brigjet e këtij lumi jetojnë
dy etni. Është ky tip që në palolibrin e tij qortonte
Berishën pse nuk ndau Shqipërinë duke ia vënë kufirin
Toskërisë në Dushk. Është ky tip që është munduar të trembë
shqiptarët se fuqitë e mëdha përsëri do t'i kthehen
projektit për ndarjen e Shqipërisë në lumin Shkumbin.
Këta janë dushkologët e dushkarët që bëjnë ato mullarët e
provokimeve politike e propagandistike në faqet e "Temës"
së Mero Bazes.

19 dhjetor 2004
Abdi Baleta






__________________________________
Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail - You care about security. So do we.
http://promotions.yahoo.com/new_mail


------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~-->
$4.98 domain names from Yahoo!. Register anything.
http://us.click.yahoo.com/Q7_YsB/neXJAA/yQLSAA/KDuplB/TM
--------------------------------------------------------------------~->

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon
ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine,
besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe
i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe
shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder
shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================
Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/







<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise