|
RIMEKEMBJA 21/ 12/ 2004 [ i ]: msg#00072politics.region.albania.shqiperia
GREKËRIT NË LIBRI N ?HISTORIA E SHQIPËRISË? TË ZH. FAVEIRIALIT Në historinë botërore, emrat kombëtarë të të dy popujve janë shtrirë gjatë shekujve, në përdorime edhe të veçanta, duke përcatuar tipare të karakterit e të psiqikës së tyre, në marrëdhëniet me popujt e tjerë. Këta emra janë kinezëria dhe grekëria, që hasen në shumë fjalorë dhe enciklopedi, si edhe në letërsinë e shkruar artistike, politike e publicistike. Kinezërisë, që në frëngjisht i thonë ?chincisseri? dhe italisht ?cineseria?, përdoret si fjalë qysh në mesjetë dhe tregon jo kombin kinez, por një tipar të tij, mënyrën e sjelljes e të të folurit kinez shumë të ndërlikuar, sende të punimit kinez me zbukurime të ndryshme etj. Ndërsa fjala grekëri ka mbi 2000 vjet që përdoret, për të treguar një cilësi të veçantë të kombit grek, në veçanti në fushën politike, e cila është pabesia, mashtrimi, dinakëria. Baza nga ka lindur fjala grekëri është letërsia artistike përmes dy poemave të lashtësisë: ?Odisea? e Homerit dhe ?Eneida? e Virgjilit, me simbolin gjithëbotëror, Kalin e Trojës. Poeti i madh romak Virgjili, në poemën e famshme ?Eneida?, në këngën e dytë, rrëfen se grekët pasi nuk i mundën dot trojanët në fushë të betejës, përdorën dredhinë, mashtrimin e pabesinë dhe më në fund me këto mënyra e përcëlluan dhe dogjën Trojën e popullin e saj. Këtij qëllimi grekët ia mbërritën me anë të pabesisë që u bëri trojanëve një ushtar Helen, me emrin Sinoni, i cili shkoi në kampin Trojan e pastaj brenda në Trojë, nuk la fjalë pa thën kundër grekëve, duke i cilësuar ata zi e më zi dhe se të mundur e të përçarë, të grindur mes veti e të shkatërruar, kishin ikur në vendet e veta. Ushtari grek, Sinoni, i bindi trojanët të futnin kalin në qytet, pikërisht nëpërmjet poshtërimit që u bënte helenasve, ç?ka ishte edhe pabesia historike e tyre dhe që sot njihet nga të gjithë. Romakët, për pabesinë dhe dinakërinë greke kanë thurur me dhjetëra fjalë të urta. Kurse Plutarku në ?Jetë Paralele? thotë se thikat e para që vranë Jul Çezarin, ishin greke sepse dy grekë e sulmuan të parët. Dinakëria nuk mund të jetë tipar karakteri i të gjithë kombit e popullit grek, as në lashtësi dhe as në ditët e sotme. Mirëpo ajo që duhet të ketë qenë pjesë përbërëse e politike e shteteve greke në lashtësi, ka qenë politikë e Perandorisë së Bizantit, kur u greqizua në shekujt IX-X dhe mori emrin bizantinizëm ose edhe grekëri dhe ka qenë pjesë kryesore e politikës së shtetit grek, që kur fitoi pavarësinë kundër pushtuesve turq, më 1831, sidomos ndaj shqiptarëve. Këtë e dëshmojnë të dhënat historike, që janë të bollshme. Por në veçanti e dëshmojnë edhe dy historianët e mesit të shekullit të XIX e më pas, njëri gjermani Falmerajer dhe tjetri frëngu Faveirial. Të dy këta historianë, të panjohur me njeri-tjetrin, brenda 25 vjetëve shkruan të parat histori për kombin shqiptar. Ata kanë pasqyruar jo ndjenjat e veta në veprat e tyre, por të vërtetat historike, siç kanë ngjarë. Pikërisht për veprën e Zh. K. Faveirialit ?Historia e Shqipërisë? bëhen këto shënime për të parë se ç?ka bërë grekëria mbi shqiptarët gjatë shumë shekujve. E vërteta, sado të mbulohet dhe sido të shtrembërohet, nuk mundet kurrë të asgjësohet ose të tjetërsohet sepse ajo përbën një nga vlerat më të mëdha të mendjes njerëzore, të gjykimit të paanshëm e të drejtë të gjithçkaje që përthith psiqika e njeriut. Në të kundërt, çdo gjë është trillim, hamendje dhe shpifje. Domosdo këtu hyn edhe historiografia e çdo kombi, pra edhe ajo greke. Për kombin shqiptar, për atdheun dhe kulturën shekullore të tij, janë shkruar shumë vepra edhe nga dijetarë të huaj, midis të cilëve ka edhe nga ata dhe jo pak, që kanë shkruar zi e më zi, me dashje ose pa dashje, madje edhe pa e njohur mirë historinë e tij, duke mbuluar çdo të vërtetë të rrjedhave historike. Ndër ta bie në sy zelli i jashtëzakonshëm i shumë dijetarëve grekë dhe serbë, sidomos gjatë shekujve XIX-XX, për ta nxirë secilën nga periudhat historike të popullit shqiptar, për të mohuar krijimin e vlerave të tij, figurat e shquara, deri edhe atdheun. Për fat të keq të tyre, ka nga ata që edhe sot prrallisin si në kohën e miteve e të legjendave. Kështu ka ndodhur me dijetarët sllavë: Jovic, Iomic, Gjorgjevic, Uroshevic etj., dhe me ata grekë: Sfrantes, Politis etj., të cilët përballë të vërtetave gjithnjë kanë zgjedhur trillimin, shtrembërimin e mohimin, veçanërisht për çështjet e historisë e të kulturës së shqiptarëve. Mirëpo vepra e Zh. Faveirial dëshmon të kundërtën dhe mbështetet në të dhëna të pamohueshme historike. Zh. Faveiriali ishte prift frëng, i cili mbi 40 vjet i kaloi në Ballkan ku edhe vdiq në qytetin shqiptar, Manastir. Të gjithë të dhënat e formimit kulturor të tij, politika e shtetit frëng në atë kohë dëshmojnë se Zh. Faveiriali jo vetëm njihte mirë historinë dhe kulturën greke, por çmonte dhe përkrahte vlerat e krijuara nga kombi grek gjatë shekujve. Ndërkaq ai, duke njohur e gjykuar të vërtetat mbi historinë e kombit shqiptar, nuk mundi kurrsesi t?i mbulojë, shtrembërojë ose t?i fshehë ato, për të qenë në një zë me dijetarët grekë të asaj kohe, që luftonin të ngrinin të vdekurit nga varri, krijimin e dytë të Perandorisë së Bizantit dhe që shteti grek i atyre viteve i nxiste me çdo lloj mjeti. ?Historia e Shqipërisë? e Zh. Faveiriali u shkrua menjëherë pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, qëndroi në arkat e arkivave për gati 120 vjet dhe pa dritën e botimit këto vite, falë vullnetit e dashamirësisë së studjuesit Robert Elsie. Në shqip këtë vepër me vlera për kulturën tonë e ka sjellë shtëpia botuese ? Plejada?, me përkthim shumë të kujdesshëm të Gent Ulqinit. Mbas veprës së Falmerajerit ?Elementi shqiptar në Greqi?, botuar më 1857-1861, kjo vepër përbën të dytën përpjekje madhore për të na dhënë një histori gati tërësore për shqiptarët. Vlera e veprës së Zh. Faveiriali, megjithëse u botua mëse një shekull pas hartimit, është e disaanshme. Ajo sjell të dhëna të shumta si për kohën kur u shkrua si edhe për ditët e sotme. Këto të dhëna përfshijnë ngjarje historike, figura e personalitete të njohura, përbërës të kulturës, gjendjen ekonomike, luftra dhe beteja, popuj që lëvizin drejt pushtimeve të Ballkanit, rënie dhe ngritje shtetesh dhe perandorish dhe në veçanti, përfshijnë ndërthurjet dhe intrigat e politikave europiane në dëm të popujve të vegjël dhe pa farefisni perëndimore. Autori është mbështetur në një literaturë të pasur të kohës, si edhe të mëparshme, në dokumente arkivore e shtypin kohor. Por ai ka qenë një vëzhgues e gjykatës i rreptë i të gjitha dukurive që ka përmbledhur në vepër. Për shqiptarët vlera e kësaj vepre është e veçantë sepse na jep mundësi edhe më të mira, të shohim si kemi ardhur deri më sot, cilët na kanë gjymtuar pa kurrfarë të drejte dhe çfarë do të bëhet me ne shqiptarët, do të na sundojë ndarja, përçarja, shthurja e më pas shuarja apo do të bashkohemi në trojet tona si të gjithë kombet europiane. Duke parë këtë vepër me vëmendje zbulohet lehtë ajo politikë e kohës së pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e viteve 1912-1913, e Versajës 1919-1920 dhe e Jaltës dhe Teheranit pas Luftës së Dytë Botërore, që ndoqën e zbatuan shtetet e mëdha të Europës e në veçanti, Greqia e Serbia ndaj kombit shqiptar e trojeve të tij, të cilit i shkaktuan drama e tragjedi të pashembullt. Mbi të gjitha në këtë vepër historike bie në sy grekëria ose bizantinizmi i politikave të shtetit grek, i patriarkanës së Kishës Ortodokse në Stamboll, kundër çdo vlere të kombit shqiptar: atdheut, kulturës, besimit, qenies fizike etj. Një urrejtje prej barbarësh, një shovinizëm i tejskajshëm përshkon politikën greke për shqiptarët, që veprën e Zh. Faveiriali, pa patur asnjë shkak dhe rrethanë të natyrshme etnike, kulturore, të hapësirave tokësore e politikave të ndryshme, që mund të kishin shkaktuar shqiptarët në dëm të grekëve. Këtij tërbimi shovinist jo vetëm i bashkohet kisha ortodokse greke, por në shumë raste i paraprinë së bashku me studjues të ndryshëm. Vijon numrin e ardhshëm Tiranë, 5 nëntor H. Kamani PSE KAQ ANTIISLAMIST KASTRIOT MYFTARAJ?! Gazeta ?Tema? e datës 27 e 28 nëntor boton dy artikuj me tituj: ?Ja si e ka shpallur Baleta Kosovën Serbi? me dy nëntituj: ?Fushata antiskënderbegase e Baletës?, ?Pse Baleta deklaron se Skënderbeu nuk ka lidhje me Kosovën?. U mjaftova me këto dy shkrime të Myftarajt për të bërë një analizë kritike të pikëpamjeve të shprehura qoftë nga z. Baleta apo z. Myftaraj. Analiza është një kundërvënie ndaj ideve të shprehura nga Myftaraj ndaj disa publikimeve të publicistit të njohur z. Baleta, botuar në ?Bota Sot? e në ?Rimëkëmbja? (15 maj 2001). Pa filluar mirë shkrimin autori vulos që Kosova të jetë nën Serbi?! Këtë ise Myftaraj e nxjerr nga një punim të Baletës me titull: ?Pse provokon fondamentalizmi katolik?. Nga ky punim autori nxjerr këtë shprehje të Baletës: ?... Nuk është aq nderim për heroin kombëtar, Skënderbeun, kur në rrethanat e sotme një komision i kryesuar nga kryetari i demokristianëve të Kosovës, punon për të vendosur një monument të Skënderbeut në Kosovë. Në redaksinë e ?Rimëkëmbjes? ka mbërritur një letër që nuk e gjen shumë të arsyeshëm këtë veprim në një kohë që mund të vendoseshin të tjera simbole kombëtare si p.sh., një monument për Hasan Prishtinën. Në këtë shqetësim mendoj se ka shumë arsye dhe të vërteta. Politikisht sot shqiptarëve do t?u interesonte dhe vlente shumë më tepër që në Kosovë të vendoseshin simbole kombëtare që të përfaqësojnë e të theksojnë sa më qartë e më fortë shkëputjen nga Serbia, irredentizimin shqiptar, që të irritojnë sa më shumë serbët...? (?Rimëkëmbja?, 15 maj 2001). Duke u mbështetur në këtë frazë Myftaraj nxjerr përfundimin e gabuar se z. Baleta ka shpallur ?Kosovën Serbi?. Të thuash se z. Baleta ka shpallur ?Kosovën Serbi? është një ngutje e qëllimshme dhe keqdashëse. Nuk e di se ku bazohet për antiskënderbegasin e z. Baleta?! Të marrësh një citat nga një shkrim i Baletës dhe ta interpretosh në mënyrë të gabuar pa patur asnjë efekt real më duket një çudi e madhe. Kjo është një analizë krejt e gabuar. ?... Nuk është edhe aq nderim për heroin tonë kombëtar, Skënderbeun kur në rrethanat e sotme një komision i kryesuem nga kryetari i demokristianëve të Kosovës punon për të vendosur një monument të Skënderbeut në Kosovë...?. Nuk e di pse i duket habitshëm ky paragraf! Baleta shkruan qartë ?Heroi kombëtar? Skënderbeu. Ai nuk e injoron atë si figurë madhore kombëtare. Del pyetja: pse gjithë ky insistim për të vendosur një shtatore të Skënderbeut imituese të shtatores së Krujës në Prishtinë?! Në një kohë që ende nuk ishin davaritur retë e luftës, në Kosovë e pikërisht nga një Parti Demokristiane?! Unë këtë veprim do ta gjykoja nga dy këndvështrime, politik dhe fetar. Figura e Skënderbeut u ngrit dhe u rigjallërua gjatë Rilindjes Kombëtare. Ishte simbol i bashkimit ndëretnik të shqiptarëve, simbol i rezistencës kundër sundimit turk. Fati ynë i mirë ishte se ne e kishim këtë simbol. Edhe sikur të mos ta kishim do të duhej ta sajonim këtë simbol si udhërrëfyes për çlirim kombëtar. A ishte e domosdoshme vendosja e kësaj shtatoreje të Skënderbeut pikërisht në Prishtinë në një kohë që në arealin shqiptar ishin dy shtatore të tilla: një në Krujë dhe një në Tiranë?! Nderimin ndaj Skënderbeut shqiptarët etnikë të krejt hapësirës shqiptare e kishin kryer, pavarësisht se si komb jemi të shpërndarë në pesë shtete. Unë mendoj se në rrethanat e sotme të luftës, të genocidit ndaj popullatës së pafajshme shqiptare nga serbët, sheshet kryesore të Kosovës të qyteteve të saj duhej ta zinin heronjtë e ditëve të djeshme e të sotshme që bënë rezistencë të gjatë, nën një genocid të tmerrshëm shekullor serb në krahinën shqiptare të Kosovës. Heroi ynë nuk u ballafaqua ndonjë herë me pushtuesit serb në krahinën shqiptare. Asokohe Skënderbeu lidhi aleancë me sllavët, me Cernojeviçët e Malit të Zi, lidhi krushqi me ta. Në kancelerinë e tij kishte shkrues sllavë, grekë e latinë që shkruanin në tre gjuhët, por në shqip asnjë?! Në kujtesën popullore të asaj kohe ishin të gjalla krimet monstruoze të carëve sllavë ndaj popullatës shqiptare e që u ruajtën në këngët gojore brez pas brezi. Në këngët e kreshnikëve të veriut asnjëherë nuk përmendet figura e Skënderbeut, por e heronjve të malësisë, Mujit e Halilit ndaj shkjevet. Janë të gjalla e të freskëta krimet, genocidi i pashembullt i millosheviçëve serbë. Letërshkruesi që i adresohet ?Rimëkëmbjes? me të drejtë e shpreh këtë shqetësim. Unë jam plotësisht dakort me thëniet e shprehura nga Baleta apo nga letrëshkruesi që thotë: ??Politikisht sot shqiptarëve do t?u interesonte dhe vlente shumë më tepër që në Kosovë të vendoseshin simbole kombëtare që përfaqësojnë e theksojnë sa më qartë e sa më fort shkëputjen nga Serbia, irredentizmin shqiptar që të irrtojnë sa më shumë serbët?? (?Rimëkëmbja?, datë 15 maj 2001). Sot për sot heronjtë që shkrinë jetën e tyre për çlirim kombëtar ishin nga kjo trevë shqiptare. Ishin kryengritjet e mëdha antiosmane e antiserbe të kësaj krahine që dhanë shembullin e parë dhe u paraprinë luftës për çlirim. Ne shqiptarët e Shqipërisë londineze duhet t?ua dijmë për nder këtyre heronjve të heshtur. Ishin heronjtë e kësaj treve si Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina, klasa e fuqishme e fshatarësisë dhe e bejlerëve, të irredentistëve të vjetër dhe të rinj shembull sacrifice sublime e Adem Jasharit dhe qindra të tjerëve që e meritonin vendosjen e shtatoreve qyteteve e fshatrave të Kosovës. Ishin heronjtë e ditëve të sotme, heronjtë që u paraprinë armatës çlirimtare. Ne duhet të nderojmë heronjtë e së kaluarës, por vlera e heronjve të sotëm qëndron në rend të parë, sepse janë simbole të gjalla e të freskëta udhërëfyese për një bashkim kombëtar të trojeve etnike shqiptare. Janë pikërisht këta heronj që i bën të tërbohen shovinistët greko-sllavë. Në këtë moment të madh historik, kur popullata shqiptare po ballafaqohej me genocidin më brutal që njeh historia në gadishullin e Ballkanit, kur një krahinë e tërë milionëshe ishte zhvendosur e dëbuar nga trojet e veta e ku shembulli më tipik i heroizmit popullor personifikohej me figurën e Adem Jasharit, a ishte e drejtë që në vend të kësaj figure të vendosej ajo e Skënderbeut?! Shtatorja e Skënderbeut mund të priste në një kohë të ardhshme. Kjo u duk sot në këto ditë kur u vendos në piedestal shtatorja e heroit Adem Jashari. Sa lot u derdhën atë ditë kur gati e gjithë Kosova ishte mbledhur për të parë të gjallë heroin e tij! Këtu duhesh gjetur ajo përgjigje e letërshkruesit nga Kosova që ti e qesëndise e duke e fyer e etiketuar si një të huaj që mban një emër ?çerkezi? duke aluduar një banor nga Kaukazi. Këtë e bën për të diskredituar myslimanët shqiptarë. Shihen qartë tek ti ndjenjat e racizmit të kulluar ndaj çdo banori mysliman shqiptar që për ty e drejtuesit tuaj shpirtëror janë terroristë! Apo jo o Kastriot Myftaraj?! Ju thoni se ?... ai, Hasan Prishtina simbolizon lidhjen me botën turko-islamike..., ndërsa Skënderbeu simbolizon ndarjen në luftë nga kjo botë dhe bashkimin me perëndimin kristian...?. Ju e quani Hasan Prishtinën si ?anadollak?! Përse kjo parti nuk kërkoi vendosjen e shtatores së Hasan Prishtinës? Le ti vëmë në balancë këta dy heronj. Që të dy, si Hasan Prishtina edhe Skënderbeu, luftuan për një qëllim, shporrjen e të huajve nga toka amë. Që të dy ishin fisnikë dhe rridhnin nga dyer të mëdha. Që të dy sakrifikuan çdo gjë që nga mjetet financiare, potencialin mendor dhe fizik në dobi të atdheut vetëm se ka një ndryshim që njeri vdiq në shtratin e vdekjes natyrale pranë njerëzve të tij, ndërsa tjetri vdiq i vrarë pabesisht në mërgim pa njeri pranë t?ia mbështesë kokën. Njeri luftoi me armë në dorë ndërsa tjetri me mendje. Vetëm diçka i dallon ata të dy, Skenderbeun dhe Hasan Prishtinën, se jetuan në kohë të ndryshme, ishte religjoni dhe botkuptimi. Për Skënderbeun duhet të kem pak dyshim për përkatësinë fetare të tij. Të jesh politikan, të udhëhiqesh nga etër françeskaj, të kesh lidhje me Perëndimin nuk do të thotë se duhet të jesh medoemos i krishterë sepse përkatësia fetare është individuale e nuk mund të përcaktosh se çfarë bindjeje fetare pat në fund të jetës së tij Skënderbeu. Të lë të dyshosh se e ndryshoi besimin e tij në pjesën e dytë të jetës?! Në shumë portrete e basorelieve të zbuluara tash së fundi po na paraqitet me çallmën karakteristike orientale. Shpata e tij e ndodhur në Vienë ka të shkruar një sure kuranore. Mosgjetja e varrit të tij të lë të dyshosh se mund të jetë varrosur si jeniçer e nuk po dijmë si ta shpjegojmë këtë fenomen. Për letërshkruesin nga Kosova është më i afërt Hasan Prishtina. Nëse Skënderbeu e kreu detyrën e tij në Mesjetë, Hasan Prishtina e kreu detyrën e tij sot në kohët moderne. Gjithësecili personalitet ka piedestalin e vet. Pra, Hasan Prishtinës i takonte së pari vendosja e asaj shtatoreje para të gjithëve sepse Prishtina ishte vendlindja e tij, zotëri. Thënia juaj e mëposhtme është një gabim trashanik kur thua se: ?? nuk mund të okupojë vendin e Skënderbeut?? bash në vendlindjen e Hasan Prishtinës?! A je në vedi ore Kastriot?! Siç u shpreha edhe më sipër ju thoni se: ?... Hasan Prishtina i takon botës islamike, ndërsa Skënderbeu... me perëndimin kristian...? çudi?! Gadishulli i Ballkanit ishte pothuaj plotësisht i pushtuar nga Otomanët. Detyrimisht të gjithë banorët e këtij rajoni ishin nënshtetas turq, por me kombësi të ndryshme. Edhe Skënderbeu ishte nënshtetas turk, ishte vasal i Sulltanit, paguante atributet financiare prej 6 mijë dukatë në vit, kishte marrë titullin Pasha. Por edhe Hasan Prishtina ishte nënshtetas osman e paguante detyrimet në një formë më të moderuar. Skënderbeu ishte nënshtetas turk e këtë nuk e luan topi në daç thuaje në daç dreuje. Ishte islamist deri në moshën dyzetvjeçare. Që të dy i përkisnin kësaj bote ?turko-islamike?, siç të pëlqen të thuash, qoftë si individ, qoftë dhe nga familja. Ndryshimi qëndron se Skënderbeu për t?ia arritur qëllimeve të veta iu mbështet Perëndimit duke e tradhëtuar Sulltanin e duke u hedhur në anën e armiqve të tij ?frëngjve? siç thoshte një kronist turk. Skënderbeu e ndërroi vasalitetin duke u bërë vasal i Alfonsit të Napolit me nënshkrimin e marrëveshjes së Gaetës, vasal i Venetikut dhe që të dyve ua lëshoi Krujën. Alfonsi dërgoi mëkëmbësin e tij në Krujë me një shpurë prej 1500 luftëtarësh, i cili quhej nënmbreti Ortafa. Ishte vasal i Papës së Romës. Ishte vasal i shumëfishtë dhe kjo nuk mund të mohohet kurrsesi, duam apo nuk duam ne, faktet flasin vetë. Dikujt i pëlqen kjo e dikujt jo. Kjo varet nga vlerësimet e studjove të historisë sepse edhe më vonë pashallarët e veriut, Bushatllinjtë, dhe ata të jugut, tepelenasi, vepruan njësoj si Skënderbeu duke u lidhur dikush me austriakët e diskush me francezët apo anglezët. E ka politika një praktikë të tillë. Por kjo nuk do të thotë se ata ndryshuan bindjet fetare. Ishte e natyrshme që perëndimi fetar kristian të ishte armiku numër një i lindjes islame dhe sot vazhdon po ajo histeri antiislamike me forma moderne të kamufluara. Këtë e kemi të qartë me marrjen e dhjetëra kryqëzatave ndaj vendeve të botës islame. E sot shembulli më i qartë tregohet me frikën e europianëve për futjen e Turqisë në Be; të luftës në Irak; në Afganistan. Termi terrorizëm është një përrallë e sajuar bukur. Bindjet fetare të popullatës shqiptare nuk kanë qenë shkas për ndarje fetare sepse vetëm fjala ?jam shqiptar? është fjala magjike që i ka lidhur shqiptarët pa dallim feje, krahine e ideje. Duhet të dish diçka dhe vëre mirë vath në vesh ?Po të mos ishin nismat dhe idetë e intelektualëve muslimanë në shekullin XIX e XX për krijimin e një Shqipërie etnike kurrë nuk do të kishim patur një shtet me emrin ?Shqipëri?! Ishte perëndimi kristian që e copëtoi Shqipërinë, copëtim që vazhdon edhe sot e kësaj dite duke na mohuar të drejtën e pasjes së një shteti të plotë etnik shqiptar. Këtu qëndron ndryshimi mes këtyre dy personazheve historike. Në qëndrimin ndaj sllavëve, Hasan Prishtina ishte i prerë dhe armik i betuar i sllavëve dhe nuk pranoi asnjë lloj kompromisi me to, ndërsa Skënderbeu u lidh dhe bëri krushqi me ta. Nuk u tregua dhe aq politikan i zgjuar. Pat këshilltar që e drejtuan politikisht principatën e tij keq duke iu kundërvënë fuqisë më të madhe të asaj kohe, duke sjellë dëme të pallogaritshme politike, ekonomike e njerëzore. Ju thoni se Gjergj Brankoviçi ishte vasal i Sulltanit. Domosdo vasal do të ishte ashtu siç ishte edhe Skënderbeu. Por Brankoviçi u tregua më i mençur. Nuk e çoi popullin e tij në një luftë shkatërrimtare. Ai e ruajti pozicionin e tij. Rezultati solli që vend i tij i shpëtoi shkatërrimit politik, fetar dhe kulturor, gjë që e solli daljen më herët të popullit të tij si shtet më vete, duke patur një përkrahje të madhe nga vendet e Perëndimit, të Francës dhe të Rusisë. Ndërsa ne iu kundërvumë turqve. Luftuam për 25 vjet, u bëmë ballë hordhive turke, por ama u shkatërruam në çdo aspekt të jetës politike, ekonomike, kulturore, fetare dhe njerëzore. Rrezikuam një zhdukje të plotë si etni. E na si popull kryeneç e inatçor, por trim dhe luftëtar u lidhëm me të krishterët e perëndimit, u bëmë vasalë të tyre në interes të politikës papale pushtuese drejt vendeve të lindjes islame. Ti kundërvihesh një fuqie të madhe botërore është një betejë e humbur, zotëri! A nuk kishin më shumë mundësi serbët t?u kundërviheshin turqve? Siç e thua edhe ti: i konvertuari sllav Veziri i madh, Mahmut Pasha qe një serb fekthyer (Angjeloviç) vëllai it ë cilit qe komandant i ushtrisë serbe ? Sulltan Mehmeti i dytë e aneksoi pa luftë në vitin 1458 dhe me marrëveshje ?. A ishte qëndrim i urtë apo një gabim. Këtë po ua lëmë lexuesve të japin mendimin e tyre. Edhe në kampin e Skënderbeut kishte të moderuar që kërkonin të bënin paqë me turqit siç ishin Dukagjinët dhe disa feudalë të tjerë. Skënderbeu nuk ua dëgjoi fjalën e tyre, pro dëgjoi fjalën e këshilltarëve françeskaj, që anonin nga papati në dëm të çështjes shqiptare. Si përfundim solli atë fatkeqësi që popullin tim ta trajtonin ndryshe nga popujt e tjerë të Ballkanit. U bëmë mish për top për ushtrinë e Sulltanit në shekujt e mëpasëm sepse na trajtonin si popull trim e luftëtar duke na mohuar çdo alternativë tjetër të zhvillimit ekonomik, duke na përdorur si jeniçerë, ai akinxhij e bazhibozukë. Ky ishte fati i popullit tim zotëri. Rrjedha historike e serbëve ndoqi një rrugë tjetër zhvillimi. Fati i saj ishte destinuar nga faktorë gjeostrategjikë me Europën Qendrore e më tutje me Perëndimin. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë për emigrime të mëdha të popujve slave drejt Perëndimit gjatë shekujve XV dhe deri në XX, por për emigrim të brendshëm drejt tokave shqiptare sepse ata emigronin brenda një shteti siç ishte Turqia, ku njerëzit ishin të lirë të banonin kudo në Perandorinë Turke. Ishte një ?pushtim i butë? i sllavëve ndaj tokave shqiptare. Ky emigrim i butë solli rrudhjen e etnisë shqiptare, qoftë në Jug qoftë në Veri duke ua pushtuar pak e nga pak trevat etnike të cilat kishin mbetur të shpopulluara nga emigrimet e mëdha të shqiptarëve drejt Perëndimit. Mehmeti i dytë i mori në mbrojtje serbët sepse lidhja e tij gjenetike amësore, sipas thënies suaj, ishte serbe ? serbët qëndruan urtë ndaj turqve dhe ? ?vetëm në vitin 1689 u bë një kryengritje e kufizuar kundër Turqisë? ? (po aty). Në këto vite fillon ajo historia gjoja e dyndjeve serbe drejt Austrisë dhe shpopullimit të tokave të Kosovës nga serbët dhe popullimi i saj nga barinjtë shtegtarë shqiptarë. Viktimë e kësaj ideje bie edhe studjuesi Petrit Imami nga Kosova, temë e botuar në disa numra të gazetës ?Tema? si dhe në popullimin e qytetit të Ulqinit me 400 kusarët arabë që qëndruan në atë qytet duke ndërruar demografinë e atij qyteti bregdetar në favor të shqiptarëve?! Është për t?u çuditur për një fakt historic të papërcaktuar se: ?? Atbotë Skënderbeu qe një nga princat më të fuqishëm të Europës dhe nuk qe fare e habitshme që ai, i cili ndali Perandorinë Osmane dhe që ndikoi në mënyrë vendimtare balancën e fuqisë në Itali duke mundur ushtrinë franceze atje, arrinte të bënte vasale Serbinë që gjendej në ditët më të vështira të saj?? (po aty). E keqja jonë më e madhe është ana euforike, manija e zmadhimit dhe të hiperbolizimit të ngjarjeve të ndodhura në vite vend e pa vend edhe të një ngjarjeje sado të thjeshtë. Mendimi i shprehur nga ai se me forcën dhe ushtrinë e tij kishte patur mundësi që Serbinë ta bënte vasale të shtetit Arbëresh, në një kohë që ushtritë serbe në shekuj i kishin ra kryq e tërthor Ballkanit sa që ne sot nuk po mundemi ende ta zëvendësojmë atë toponimi slave të ngulitur qysh në kohën e Bizantit e më tutje. Se sa mund ta kishte realizuar këtë ëndërr të Myftarajt këtë nuk mundemi ta kuptojmë. Skënderbeu as që u ishte afruar kufijve serbë e jo më të ballafaqohej me ushtrinë e Gjergj Brankoviçit. Këtu duhet të shtoj një detaj të vogël të një gabimi them unë, më tepër të karakterit politik të Skënderbeut, të asaj ngutjeje të parakohshme të largimit prej tutelës së sulltanit, të vasalitetit ndaj tij, duke menduar se forcat e koalicionit të krishterë po dërrmonin forcat turke, të cilat sipas gjasave po largoheshin drejt Azisë, bëri atë hap të gabuar të shkëputjes së plotë nga Sulltani që shkaktoi dhe izolimin e plotë të tij qoftë në rrafshin ushtarak, njerëzor e ekonomik, në vetminë e tij me atë pjesë të ushtrisë së vogël shqiptare, që i bëri ballë sulmeve gati 25 vjeçare pa asnjë ndihmë nga ajo Europa e Krishterë. Këtu duhet të shohim atë meritë të madhe të këtij strategu ushtarak, por jo politikan që fuqitë europiane e venetikasit e quanin ?cub malesh?, ti bëjë ballë fuqisë turke. Ai luftoi, Myftaraj, brenda principatës së tij të vogël malore e tepër të varfër nga të ardhurat sepse pjesën më vitale fushën e kishte po aq armiku më mizor i shqiptarëve venetikasit që zotëronte krejt bregdetin shqiptar që nga Tivari e deri në Artë, ndërsa në varësi të turqve ishte pjesa perëndimore dy Dibrat, Manastiri, Sfetigradi, Follorina, Kosturi, Vlora, Gjirokastra, Berati, Elbasani. Skënderbeu nuk kishte të bënte fare me trojet etnike shqiptare të Kosovës dhe të rrafshit të Dukagjinit. Dukagjinët kishin nën zotërim vetëm një pjesë të vogël të Fushës si edhe Lezhën, të cilën ua dhanë pa luftë venetikasve duke mbajtur vetëm dy fshatra e jo kurrsesi pjesën jugore të Kosovës. Këtu e ka fjalën z. Baleta dhe letërshkruesi nga Kosova. Për rjedhën e ngjarjeve të fundit në Kosovë për mendimin tim ishte e parakohshme vendosja e shtatores së Skënderbeut në Prishtinë. (vijon numrin e ardhshëm) Shkodër, 10 dhjetor 2004 Nuh Topçia QEMAL VELIJA INTRIGA GREKE DHE VETËFAJËSIMI KOLEKTIV I SHQIPTARËVE Akti i "pengmarrjes" së autobuzit në Athinë këtyre ditëve i ngjau një seriali telenovelash të rëndomta prej atyre që kanë "zënë peng" prej kohësh qytetarët shqiptarë tifozë të ekranit. Kjo jo vetëm për shkak të "fundit të lumtur" të ngjarjes, por edhe për linjat dhe protagonistët që u përfshinë në të: -Pengjet, pengmarrësit, policia, demonstruesit grekë, figurantët emigrantë shqiptarë, Fronti Grek, ministri Vulgarakis, mediat greke, mediat në Shqipëri, institucionet e shtetit shqiptar, familjet e pengmarrësve, mediat europiane e ato të përtej Atlantikut, ...e deri konferencat e shtypit si ajo e Mustafajt të PD! Publiku (sidomos ai mediatik e qeveritar) në të dy anët e kufirit, pra në Tiranë dhe Athinë, u duk se e përjetoi me tepër emocion këtë telenovelë amatoreske, duke larguar vëmendjen prej shumë e shumë problemeve të tjera më kardinale e më jetësore. Pavarësisht pikëpamjes sonë se nuk ishte tjetër veç një skene të kurdisur, edhe sikur të ishte e njëmendtë, përsëri nuk kishte pse të përbënte një shkak impenjimi për Tiranën dhe jetën publike të saj. Si ngjarje kriminale e ndodhur në një shtet tjetër, mund të zinte vetëm hapësirën e kronikave të zeza, ashtu si hedhja në erë e shtyllës së tensionit në Tropojë, eksplozivi në karburantin po në Tropojë, maskat në Burrel, ... e deri çarja e barkut të një nëne për ti grabitur fetusin në SHBA (s'di pse më kujton praktikat serbe e greke në kohë spastrimesh kjo ngjarje!). Por përjetimi i palës shqiptare të lë edhe një shije të hidhur dhe ngjall edhe një alarm përfytyrues, sepse të kujton procesin e kolonizimit grek mbi shtetin mjeran shqiptar, dhe devotshmërinë mercenare të institucioneve kukulla në shtetin e kolonizuar. Sidoqë të jetë, në një gjykim kritik ajo shëmbëlltyrë telenovelash melo-dramatike zbulon dy pamje: Intrigën greke Janë një sërë detajesh që të çojnë në përfundimin se gjithçka ishte e inskenuar dhe bën pjesë në arsenalin e "Kalit të Trojës". Vetëm se ishte montuar disi keq dhe disa "rraqe" pakujdesie e kompromentonin në sytë e një vëzhguesi të ftohtë. Në dallim me praktikat shumëvjeçare greke, kësaj rradhe policia e këtij shteti u tregua tepër e përmbajtur, e sjellshme, dhe qytetare. Deklarata e ministrit Vulgarakis e konfirmon këtë, ashtu si dhe fshehja e shqiptarësisë në fillim të operacionit. Aq sa mund të Vëmë në dyshim nëse ngjarja ka ndodhur dikut tjetër apo në Athinën e keqtrajtimeve permantente mbi shqiptarët e fajshëm e të pafajshëm, në Athinën e histerisë antishqiptare që vrau të riun emigrant ditën e ndeshjes së futbollit, në Athinën prej nga vijnë shpesh emigrantë të torturuar, të dëmtuar, të depresuar, të grabitur e të vrarë... Duket sikur nuk është Athina e policëve (dhe ushtarëve) që vrasin dhe mbushin malet kufitare me kufoma të rinjsh shqiptarë, që djegin emigrantët e pambrojtur me napalm, që terrorizojnë fshatrat kufitare shqiptar, që grabisin dhe vrasin fëmijë në to, që kryejnë operacione terroriste mbi reparte ushtarake shqiptare (Peshëkëpia nuk duhet harruar), që përdhunojnë dhe trafikojnë femrat dhe fëmijët emigrantë shqiptarë... Më tepë se një akt pengmarrjeje, kjo ngjarje mund të quhej si një mësim tregues, si një manovër stërvitore e policisë në rastet e pengmarrjes. Pasi në raste të vërteta, të gjithë jemi dëshmitarë për këtë, policia e egërsuar greke e ka ndjekur pengmarrësin deri brenda territorit të shtetit shqiptar duke shkelur kështu edhe integritetin dhe juridiksionin e tij. Një autobuz i dislokuar dhe i rrethuar, një shofer që ka kohë të marrë dhe çelësat e makinës, pengmarrës që nuk parashikojnë asgjë (as punën e çelësave), një linjë lokale urbane dhe një mjet ku njiheshin mirë prej personelit, një çantë me sanduiçe, një pushkë karabinë si të ishin roje nate, një cigan i lagjes që iua shet atë, kërkesa e pakuptimtë për në Rusi, dhe më pas ajo e parave (që vetëm më pas i dha karakterin e një pengmarrje për pará kësaj ngjarje), shtatë vitet e punës si bojaxhinj, dorëzimi kokëkulur dhe pendimi i tyre para organeve greke - nuk i jep asnjë karakter vërtetësie ngjarjes që u reklamua me bujë këtyre ditëve në të dy vendet fqinje. Nëse do ishin vërtet pengmarrës, policia greke do ti kish vrarë ata pa një pa dy. Kur e dinte që në fillim se ishin shqiptarë, do të lëshonte alarmin e zakonshëm kundër shqiptarëve. Nëse nuk do ishte diçka e stisur, Ministri grek nuk do të tregohej aq xhentil karshi emigracionit shqiptar. Në çdo rast, nuk do të ishte vetëm Fronti Grek që do të bënte thirrje kundër emigrantëve, por do të ishte ngritur në këmbë i gjithë bizantinizmi dhe verbëria e grekëve. Angazhimi i familjarëve të "pengmarrësve" për ti bindur ata të dorëzohen, vizita e gazetarëve grekë në familjet e tyre në Shqipëri, reklama si emigrantë-punëtorë prej vitesh, emigrantë të tjerë që dolën deri edhe nëpër mediat greke duke dënuar aktin, e shumë e shumë hollësi të tjera, nuk janë tjetër veçse linja sekondare për ti dhënë sa më tepër sfond telenovelës greke. Dyshimi që hedh xhaxhai i Leonardit (njërit prej "pengmarrësve") në "Shekulli" (17 dhjetor 2004) se "është shtyrë nga persona të tjerë dhe dyshoj nga segmente greke", pasi thotë për të nipin se ishte një djalë i shtruar dhe punëtor, -ndoshta është reagimi më i saktë nga e gjithë tollovia mediatike e këtyre ditëve. Dhe sipas gjasave është krejt e vërtetë se kjo ngjarje është vetëm fryt i intrigës greke. Arsyet mund të jenë të shumta, por nuk besoj se shkaku kryesor i kësaj intrige të jetë vetëm krijimi i një shkasi për një operacion "fshese". Madje do të thonim se frikës së "fshesës" i ka dalë boja tashmë dhe është vërtetuar se, edhe sikur të dojë shteti shqiptar të kthehen emigrantët prej Greqie, do të jetë vetë shteti grek ai që do ta ndalojë me çdo kusht atë. Jo vetëm për faktorin ekonomik, por edhe për shumë faktorë të tjerë që nuk është rasti të përmenden në këtë shkrim. Nuk duhet harruar se ky incident u inskenua pikërisht në kohën e hapjes së negociatave në Bruksel në lidhje me pranimin e Turqisë në BE. Po ashtu pavarësisht klimës në dukje rozë, marrëdhëniet e Tiranës zyrtare nën sipërfaqe duket se kanë pasur disa fërkime. Më tej, në një vështrim më të gjerë rajonal, statusi i Kosovës po afrohet dhe duhen krijuar gjithfarë pengesash për të prishur imazhin e një shteti të ardhshëm të dytë shqiptar (Republika e Kosovës). Ndërkohë edhe presioni i një fshese hipotetike ndihmon disa segmente në politikën shqiptare që të krijojnë klimë destabilizuese dhe të nxjerrin kapital politik në rast të ndonjë kthimi të pjesshëm. Padyshim nuk përjashtohet mundësia edhe të lojërave politike të brendshme që shfrytëzojnë elementin shqiptar për të arritur qëllimet e tyre. Ministri Vulgarakis vuri në dukje "efikasitetin e policisë dhe vlershmërinë e stërvitjes që ka bërë me rastin e Lojërave Olimpike!". Tamam sikur të bëhej fjalë për një mësim tregues për aftësinë e policisë së shtetit grek... Cilatdo qofshin arsyet e këtij inskenimi, mund të themi me bindje se intriga greke vazhdon me intensitetin e saj të zakonshëm në dëm të shqiptarëve (edhe në dëm të dy "pengmarrësve" të rastit natyrisht), në të gjitha drejtimet që nga "shpëlarja e trurit" me anë të marrëveshjes së paprecedent për rishikimin e teksteve të historisë së shqiptarëve, e deri në inskenime të tilla "pengmarrjesh". Vetëfajësimi kolektiv i shqiptarëve Ajo që të bën përshtypje është një ndjenjë vetëfajësimi që i ka kapluar prej vitesh shqiptarët. Në çdo rast ata ndjehen fajtorë për çdo veprim individual dhe me të shpejtë nisin justifikimet dhe përbetimet se jo të gjithë jemi të tillë. Vetë angazhimi politik e mediatik në lidhje me këtë ngjarje, flet për këtë ndjenjë vetëfajësimi. Karshi çdo "faji", mjetet publike të shqiptarëve përgjigjen publikisht. Deri edhe Ministria e Jashtme me deklaratën e saj infantile shkon në këtë hulli. Krime dhe kriminelë ka në çdo vend, pengmarrje ndodhin gjithkund, vrasje, grabitje, vjedhje, drogë, prostitucion, trafikim organesh, etj., janë episode të përditshmërisë në botën e qytetëruar perëndimore. Por nuk kemi dëgjuar që për ndonjë prostitutë italiane të angazhohen të gjitha institucionet publike të shtetit dhe shoqërisë italiane dhe të përgjigjen kolektivisht, për ndonjë të droguar anglez të përgjigjet e gjithë shoqëria angleze, për ndonjë vrasje të ndjehet në faj e gjithë shoqëria franceze, apo për krimin makabër të ditëve të fundit në Amerikë, kur u masakrua një nënë shtatzanë, të vetëfajësohet e gjithë shoqëria amerikane dhe të bëjë deklarata publike "se ne nuk jemi të tillë", etjera si këto. Vetëm me shqiptarët ndodh kjo dukuri. Vetëm neve na prishet imazhi edhe kur "thyejmë ndonjë xham!", pra, vetëm ne shihemi si kolektiv, si turmë, si kope, dhe gjykohemi si të tillë. Mund të veçojmë në këtë rast deklaratën e PD-së, që dreqi e di se ç'kërkonte të prononcohej në lidhje me këtë ngjarje ordinere që ndodhte në një shtet tjetër. Në pamje të parë, duket se qëndron, por nëse do të analizohet në raportin e kolektives me individualen, për të cilën flet edhe mbajtësi i deklaratës në fjalë, sekretari Mustafaj, është krejt e papërligjur. -Së pari, një parti politike shqiptare nuk ka pse të deklarohet se dënon një akt ordiner të ndodhur në Greqi, pasi nuk ka forcë politike shqiptare, greke apo deri dhe mongole që nuk dënon krimin ordiner. Në fund të fundit, ai nuk përbën ndonjë precedent politik që të detyron të shprehësh qëndrimin tënd. Me krimin rëndom merren policia dhe gjykatat e jo partitë politike apo diplomacia (si në rastin e deklaratës së MPJ). -Së dyti, gjuha gjynahqare që i përgjërohet politikës dhe shtetit grek që të përdorë ndëshkimin individual dhe jo atë kolektiv, flet për pozicionin mjeran në të cilin ndodhet vetë politika shqiptare. Qeveria greke e ka për detyrë të japë ndëshkime individuale dhe jo kolektive nëse vepron në një shtet të institucionalizuar dhe ligjor, në të kundërt ai duhet denoncuar ndërkombëtarisht si një shtet terrorist dhe të merren masa për mbrojtjen e qytetarëve tanë që gjenden atje. Nuk ka pse ti lutemi Greqisë të mos na ndëshkojë kolektivisht. -Në anën tjetër, nëse Greqia do të përdorë manevrën e saj të zakonshme të spastrimit të emigrantëve, gjuha lutëse dhe "puthja e dorës" që gjen shprehje në atë deklaratë të PD, nxjerr zbuluar karakterin mercenar dhe aspak dinjitoz të politikës shqiptare, ajo nxjerr në pah pafuqinë dhe padëshirën e politikës shqiptare për të kryer detyrën që i takon, pra të mbrojë qytetarët e vet prej çdo diskriminimi, keqtrajtimi apo dënimi kolektiv nga ana e të huajve, të mbrojë të drejtat e tyre në bazë të marrëveshjeve institucionale dhe jo të vullneteve e interesave të individëve apo grupeve me pushtet. Nëse vepron frika e "fshesës" kjo është për "meritë" të kësaj politike shqiptare që, si në kohë të Berishës ashtu edhe të Nanos, vetëm ka luajtur rolin e "prostitutës" në lidhje me Greqinë dhe asnjëherë nuk ka marrë përsipër të ballancojë qëndrimet dhe të mbrojë të drejtën e shtetasve të vet. Kur nuk luftohet për të drejtën dhe fuqinë, detyrimisht do të ngelet vetëm gjuha e mëshirës dhe e lutjes. Kjo e bën edhe më të qartë faktin se edhe për mjaft kohë të tjera, përsa do të "mbretërojnë" në skenën e politikës shqiptare këto lloj forcash politike mercenare, shtetasve shqiptarë nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të rrokin "armët" vullnetarisht e ti dalin zot vehtes "prej grekut". Por kjo do të arrihet vetëm atëhere kur ta shohim vehten në sy dhe të mos shkojmë pas frymës kapitullante të kësaj lloj politike, të mos e konsiderojmë më vehten si rajá dhe si banorë kolonish, si fajtorë në çdo kohë e rrethanë në raport me të tjerët. QEMAL VELIJA __________________________________ Do you Yahoo!? Yahoo! Mail - Find what you need with new enhanced search. http://info.mail.yahoo.com/mail_250 ------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~--> Make a clean sweep of pop-up ads. Yahoo! Companion Toolbar. Now with Pop-Up Blocker. Get it for free! http://us.click.yahoo.com/L5YrjA/eSIIAA/yQLSAA/KDuplB/TM --------------------------------------------------------------------~-> Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar... Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx Per ta lene listen e-mailo: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx ================================================================== Yahoo! Groups Links <*> To visit your group on the web, go to: http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/ <*> To unsubscribe from this group, send an email to: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx <*> Your use of Yahoo! Groups is subject to: http://docs.yahoo.com/info/terms/ |
|
| <Prev in Thread] | Current Thread | [Next in Thread> |
|---|---|---|
| Previous by Date: | Aleksander Kondo : Vdekja misterioze e shtangistit qe emigroi ne Amerike: 00072, BeqirS |
|---|---|
| Next by Date: | RIMEKEMBJA 21/ 12/ 2004 [ ii ]: 00072, Olsi |
| Previous by Thread: | Aleksander Kondo : Vdekja misterioze e shtangistit qe emigroi ne Amerikei: 00072, BeqirS |
| Next by Thread: | RIMEKEMBJA 21/ 12/ 2004 [ ii ]: 00072, Olsi |
| Indexes: | [Date] [Thread] [Top] [All Lists] |
| News | FAQ | advertise |