logo       

Ne Nju Jork u festua 15 vjetori i krijimit te L.D.K-s: msg#00069

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Ne Nju Jork u festua 15 vjetori i krijimit te L.D.K-s

U festua ne Nju Jork, 15 vjetori i krijimit te L.D.K-s, dhe kurorzimi i festave te fundvitit, te Krishtelindjeve dhe te Vitit te Ri 2005
 
 
15 vjet Lidhje Demokratike e Kosoves - 15 vjet ne rrugen e pandalshme, 15 vjet ne rrugen fanar te Pavaresise se Kosoves
 
 
Ata u mblodhen, ketu per te perkujtuar me kete rast, ate periudhe shtatori dhe tetori te vitit 1989, kur nje grup shkrimtaresh dhe intelektualesh, ne kohen e shqetesimeve me te medha, politike dhe shoqerore ne Kosove, u pajtuan, krejt spontanisht, qe te themelonin nje parti politike, e cila, me pas do t'i artikulonte kerkesat politike te shqiptareve dhe do te behej nismetare e proceseve te pluralizmit, qe ishin ne nisme ne vendet e bllokut te atehershem socialist. Iniciativa per themelimin e nje partie qe do te pagezohej me emrin Lidhja Demokratike e Kosoves
 
 
 
Nga BEQIR SINA (Nju Jork - SHBA)
 
 
 
   "Arthur Avenue" Bronx-New York : Ne seline, e deges se Lidhjes Demokratike te Kosoves, per Nju Jork, me rrethe, dje, u shenua me nje feste tradicionale - 15 vjetori i krijimit te L.D.K-s. Per nder te 15 vjetorit te krijimit te L.D.K-s,, dhe me rastin e festave te fundvitit, te Krishtelindjeve dhe te Vitit te Ri 2005, ne Arthur Avenue, suite 102, Bronx-New York, ne nje mjedis te perbashket e me hapesire te kufizuar, u mblodhen kreret e disa shoqatave, organizatave dhe degeve te partive, miq dhe dashamire te L.D.K-s, ne Amerike, per t'i transmetuar njeri tjetrit nepermjet kesaj feste, urimet dhe pergezimet me te sinqerta, ne kete pervjetor suksesesh dhe arritjesh.
 
 
    ---- Ata u mblodhen, ketu per te perkujtuar me kete rast, ate periudhe shtatori dhe tetori te vitit 1989, kur nje grup shkrimtaresh dhe intelektualesh, ne kohen e shqetesimeve me te medha, politike dhe shoqerore ne Kosove, u pajtuan, krejt spontanisht, qe te themelonin nje parti politike, e cila, me pas do t'i artikulonte kerkesat politike te shqiptareve dhe do te behej nismetare e proceseve te pluralizmit, qe ishin ne nisme ne vendet e bllokut te atehershem socialist. Iniciativa per themelimin e nje partie qe do te pagezohej me emrin Lidhja Demokratike e Kosoves.
 
 
 
      --- Bashkeatdhetaret, tane u mblodhen dje, per te perkujtuar edhe disa nga figurat me te rendesishme, te LDK-se, qe s’jane me gjalle. Dr. Fehmi Agani (1934 – 1999), njeri nga themeluesit e LDK-se, per shume vjet njeri nga nenkryetaret e LDK-se.Latif Berisha (1930 – 1999), disa vjet anetar i Kryesise se LDK-se dhe kryetar i deges se LDK-se ne Mitrovice. Poet dhe profesor universiteti ne pension.Dr.Xhavit Ahmeti (1952 – 1996). Profesor ne Universitetin e Prishtines. Anetar i Keshillit te Pergjithshem te LDK-se. Xhemail Mustafa (1953 – 2000), keshilltar per Informim i Kryetarit Rugova nga viti 1992. Kritik dhe letrar, gazetar i njohur i kultures dhe bashkepunetor i QIK-ut. Enver Maloku (1954 – 1999), anetar i Keshillit te Pergjithshem te LDK-se, drejtor i Qendres per Informim te Kosoves ne vitet 1993-1999, deri ne diten kur u vra, me 11 janar 1999, ne Kosove.
 
 
     Presidenti i Kosoves, dr Ibrahim Rugova pershendeti 15 vjetorin e krjimit te L.D.K-s, ne SHBA-s.
 
 
 
   --- Festa e demokateve kosovar, filloi kur kryetari i deges se L.D.K -s, per Nju Jorkun me rrethe, zoteri, Agim Rexhaj, u'a ka uruar festat bashkeatdhetarve, duke thene se " mire se keni ardhur ne "shtepin" e Lidhjes Demokratike te Kosoves, "shtepin" e lirise, demokracise dhe pavaresise se Kosoves. Ne kete "shtepi" ku edhe ne te ardhmen e shpejt do te mblidhemi, edhe per bashkimin e te gjitha viseve shqiptare - ne ate te Shqiperise Etnike.
 
 
 
      --- Rexhaj, fillimisht u'a percolli pjesmarresve edhe nje pershendetje, te ngrohte, qe Presidenti i Kosoves, njehereshit dhe kryetari i L.D.K-s dr. Ibrahim Rugova, ka derguar per te uruar edhe te gjithe shqiptaret e Amerikes, ne kete 15 vjetor te krijimit te Lidhjes Demokratike se Kosoves. Me deshire, qe keto festa te perbashketa, vitin e ardheshem t'i festojm sebashku edhe ne Kosoven e pavarur. Ne nje Shqiperi demokratike dhe te prosperuar. Ne nje çeshtje shqiptare te zgjidhur ne te gjitha viset, tha z. A. Rexhaj..
 
 
 
      ----- Rexhaj, njekohesisht beri thirrje ne fjalen e tij qe te forcohet ne te gjitha aspektet dhe uniteti kombetar, dhe te rrritet efektiviteti i aktiviteteve ne dobi te kauzes, per te cilen ne po punojme dhe se ciles ne i perkasim. Te na karakterizoj, besimi, toleranca dhe vullneti i mire, per te kryer te gjitha obligemet tona ne diaspore. Rexhaj, nuk la pa permendur edhe nje urime te "zjarrte" qe dergoj me kete raste edhe historiani nga Tirana, shkrimtari dhe studiuesi prof. Beqir Meta.
 
 
 
       ----- Hakik Mena, kryetar i Organizates Kombetare Levizja e Legalitetit-(PLL), duke marre fjalen, pohoj se eshte kenaqesi per ne legalistet, te marrim pjese ne kete feste tuajen, per t'ua uruar 15 vjetorin e krijimit te L.D.K-es. Sipas tij, kjo eshte festa e te pares levizje per liri, pavaresi, e demokraci ne Kosove. Lidhja Demokratike e Kosoves, me krijimin e saj, krijoj , tha Mena, dhe te paren levizje masive anti-komuniste, ne te gjitha trojet shqiptare. Ishte pikerishte ajo levizje, e udhehequr nga lragepamesia e dr Rugoves, qe i bashkoj shqiptaret dhe ndezi driten jeshile.
 
 
 H. Bajraktari : Asnjeher me mir se sa sot, nuk e kane pare veten ndonjeher shqiptaret
 
 
 
 
   --- Biznesmeni i sukseseshem dhe njeherit antari i KKSHA, z Hajdar Bajraktari, u drejtua pjesmarresve, duke medituar ne te kaluaren dhe plasur te ardhmen. Ai tha se ne te gjithe shqiptaret, ne kete 15 vjetor te LDK-s, dhe ne prag te te festave te fund-vitit, sot, kemi shume arsye te jemi me te vertet te gezueshem. Sepse, ne e dime fare mire se po festojm nje dite, pikerishte ate dite kur shqiptaret, i gjene ne dite me te mira, ne dite qe shqiptaret kurre nuk e kane pare veten, me te lumtur. Sot , per te gjithe shqiptaret ne Ballkan, edhe ne diaspore eshte vene ne jete, edhe endrra e tyre me se 500 vjeçare. Dhe per kete dite, ashtu siç duhet t'i faleminderohemi Zotit, duhet t' faleminderohemi edhe popullit shqiptar, mikut tone te perjeteshem Shteteve te Bashkuara te Amerikes, dhe NATO-s.
 
 
 
     --- Shkrimtari Naum Prifti, duke uruar festen e L.D.K-s, vuri ne pahe punen dhe vepren kolosale te kesaj levizje kombetare, dhe te atyre qe udhehoqen ate. Duke nenvizuar me kete rast fuqin e potencialit te saj intelektual, politik, ekonomik e financier, gjithmon ne sherbim te çeshtjes kombetare. Kosova, kaloj per 15 vjet nga Kosova e lire, dhe tani po shkon ne Kosoven e pavarur. Me ne krye Profesor. Doktor. Ibrahim Rugoven, Kosova ka nje fat te madh.
 
 
 
       --- Dr Gjon Buçaj, solli urimet me te perzemeta te vatraneve ne kete feste. Ne emer te VATRÉS, tha, dr. Buçaj, dhe personalishte te kryetarit te saj z Agim Kragjozi, kam nderin tu'a uroje juve te gjithve, 15 vjetorin e themelimit te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Ish i presektuari nga rregjimi enverian, zoteri Niko Kirka, pinjolli i nje familje patriote, krahas pershendetjes, hodhi si alternative dhe Levizjen per Zhvillim Kombetar ne Shqiperi, te udhehequr prej N.M.T Mbretit te gjithe shqiptarve, Leka Zogu I-re.
 
 
 
    ---- Nderkaq, Drejtori Egzekutiv i Keshillit Kombetar Shqiptaro Amerikan, z Martin Vulaj, u shpreh se "Megjithse kemi pasur edhe me pare, klube, shoqata, organizata e parti politike, mund te them se organizimi i mirefillet i shqiptarve ne diaspore - fillon me Lidhjen Demokratike te Kosoves. Me krijimin e deges se L.D.K-s, ne Amerike, diaspora shqiptare, pati fatin te organizohet me mire, te perqendoj energjite e shqiptarve, duke e bere keshtu edhe aktivitetin e tyre me efikas, tha ai. Me krijimin e deges e LDK-s, ne Amerike, besoj se ka ndikuar edhe nderhyrja e SHBA-s, me NATO-n, ne çlirimin e Kosoves.
 
 
      --- Gjithashtu, vijoj z Vulaj, deshiroj t'ua uroje keto festat e medha te fundvitit, duke na kujtuar dhe humanizmin qe kemi si te perbashket. Dhe te presim vitin e ri me sfidat e medha qe kemi perpara. Pra, te hyjme ne kete vit ne nje "gare" me te kompesuar, per kaluar sfidat. Shqiperia, tha Vulaj, do te tregoj kete vit, se ne cilen rruge do te heci, me zgjedhjet e pergjitheshme. Éshte ne pyetje çeshtja, se a do te shkoj Shqiperia drejt Evropes ?, duke krijuar nje shtet me te vertet shqiptar, me standartet nderkombetare, duke zhvilluar zgjedhje te lira e te ndershme. Apo ! do te qendroj ne vend - pastabilitet ekonomik e politik dhe pasiguri.
 
 
 
       ---- Me duhet te theksoj, tha Martin Vulaj, ne fjalen e tij mbyllese, se ka ardhur koha t'i shikojme gjerat ne menyre sa me reale dhe analitike, duke marre si shembull edhe nje liber te shkruar kohet e fundit, i cili, bene fjale mbi biografine e Presidentit te dyte te SHBA-s, John Adams. Aty, autori di te shtjelloj fort bukur paralelet qe kane egzistuar ne fillim te shtetit amerikan, midis rrymave te ndryshme ne Amerike, intrigat e rivalitetet, e pas luftes civile. Dhe mbi te gjitha aty gjejme si shembull ideal, menyren qe gjeten amerikanet, t'i tejkalojne dhe t'i sheshojne problemet, te krijojn kete shtet, qe do te behej me vone superfuqia e vetme ne bote dhe simboli i demokracise.
Ka ardhur koha qe te gjithe investojme ne Kosove
 
 
 
 
       ---- Dervish Jahjaga, redaktor pergjegjes, i gazetes kombetare Bota sot, ne SHBA-s, solli urimet dhe pershendetjet me te perzemerta, prej gazetes kombetares Bota sot, ne 15 vjetorin e krjimit te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Jahjaga, tha se Kosova sot, ne saj te punes dhe vepres madheshtore, se L.D.K-s, per 15 vjet, ka edhe arrritje te medha, te cilat edhe ja kane rritur emrin e madh Kosoves. Ajo çdo dite e me shume, po shenon veçse arritje ne arenen nderkombetare, dhe po afirmohet edhe me shume ne kryeqytetet e botes. Kosova, zhvilloj dy her zgjedhjet e lira demokratike, dhe i ka hapur plotesisht dyert per te gjithe shqiptaret, qe tani atje çdo njeri prej nesh t'i derdhi ndoshta edhe fitimet, me ndonje investim ne Kosove. Inevstim qe do te ngrente Kosoven dhe do te pershpejtonte dhe pavaresine e saj.
 
 
 
     --- Kryetari i deges se Partise Demoktratike te Krujes, z Luan Emiri, pershendeti dhe i uroje suksese L.D.K-s ne kete feste te madhe te demokracise shqiptare. Ndersa, z Fatbardh Kupi, ish i burgosur politik, dhe vujates gjysem shekullore nga rregjimi enverian, i biri i simbolit te rezistences kombetare kundra fashizmit dhe nazisimit, Abaz Kupit, tha se kjo ishte edhe endrra e tim eti, qe t'a shihte Kosoven, nje dite lire. Veterani legaliste Musli Mulosmani, pos pershendjetes, vlerosi larte rolin e Lidhjes Demokratike te Kosoves ne keto 15 vjet. L.D.K-ja tha ai, siç i thote pupolli yne, eshte ajo qe me ne fund i'a zbardhi edhe faqen shqiptarizemes ne diaspore. Ish gazetari, i "Zerit te Amerikes" z Idriz Lamaj, shkrimtar, gazetar e publicist i njohur i komunitetit, tha se eshte kenaqesi e madhe te marrim pjese ne kte feste , te 15 vjetorit te L.D.K-s, duke i uruar suksese kryetarit te saj per degen ketu z, Agim Rexhaj.
 
 
 
Naim Frasheri : " Nje njeri kurre nuk mund te jete fatbardhe, kur vendi i tije eshte fate zi"
 
 
        --- Poeti, Mehill Velaj, nga Kosova, me banim te perhereshem ne Amerike, foli me patos per shqiptaret e shqiptarizmen. Ai i frymezuar nga idealet kombetare dhe vepra e patritove te medhenje , tha se duhet te prihemi nga fjalet e poetit te madh kombetar, Naim Frasherit, kur ne disa vargje, Naimi, thote qe ne duhet te udhehiqemi nga - dituria dhe mençuria. Me kete rast ai permendi edhe fjalet e Naimit, kur ai thote se " Nje njeri kurre nuk mund te jete fatbardhe, kur vendi i tije eshte fate zi". Folen dhe pershendeten, duke evokuar edhe momenete me te rendesishme te plejades histroike te Lidhjes Demokratike te Kosoves, kryetari i grupmit Politik, "Shqiptaro Amerikanet per Demokraci, z Muhamet Omari. Aktivisti i dalluar dhe biznesmeni i sukseseshem, z Zabit Bytyqi, ish - skeretari i pergjitheshem i O.K.L.L, dr Fuad Myftia, Shaban Arif Gashi nga Akademia e Arteve Shqiptaro - Amerikane dhe n/kryetar i Shoqates atdhetare "Peja", ish kryetari i shoqates atdhetare "Dibra" z Lavderim Cami e Syl Arifi.
 
Mesazhi i festes :
 
 
--- 15 vjetori i krijimit te L.D.K-s,, dhe festat e fundvitit, te Krishtelindjeve dhe te Vitit te Ri 2005, u percollen me te njejten deshire, por edhe te njejtin mesazh per te gjithe bashkeatdhetaret, tane ne Amerike, per Kosoven e pavarur, zgjidhjen e çeshtjes Çame, ate te shqiptarve ne Presheve, Bujanovc e Medevegje, shqiptarve ne Malin e Zi, per me shume te drjeta ne Maqedoni, dhe per nje Shqiperi me te vertet demokratike, te lulmtur dhe te forte.


Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================





Yahoo! Groups Links

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise