|
RIMEKEMBJA 14/ 12/ 2004 [ ii ]: msg#00065politics.region.albania.shqiperia
?(AR)MIQTË E FLAMURIT? SULMOJNË HIMNIN KOMBËTAR Në gazetën ?Shekulli? të datës 1 mars 2001 u botuan shkrimet e titulluara ?Himni kombëtar në pikëpyetje. Deputetët duhet të vendosin nëse duhet bërë ndryshimi? dhe ?Shoqata e shkodranëve kundër himnit të Asdrenit?. Në këto shkrime thuhet se deputetët paskan shqyrtuar në grupe të veçanta por ende nuk kanë vënë në rendin e ditës të parlamentit propozimin e një shoqate të krijuar në muajin janar 2001 në Shkodër me emrin ?Miqtë e Flamurit? që dashka të përmbyset himni kombëtar shqiptar, duke u ndërruar muzikë e fjalë dhe të zëvendësohet me një himn të ri. Në krye të kësaj shoqate na qenka njëfarë burri me emrin Luigj Temali, ekonomist 60 vjeçar dhe u përbëka nga dofarë burrash të tjerë me emra si Paulin Selimi, Kolec Pepa, Fadil Kraja, Nikolla Spathari edhe të dëgjuar edhe për të mos u dëgjuar.Për fat të keq, gazeta përmend edhe një emër femëror, Fatime Kulli. Për fat edhe më të keq, që inshallah nuk është ashtu, gazeta ?Shekulli? shkruan se ?edhe profesor Ramadan Sokoli me origjinë kosovare është shprehur për ndryshimin e himnit ekzistues?. Në këtë fjalinë e fundit bie në sy djallëzia që origjina e Ramadan Sokolit përdoret për ta implikuar në njëfarë mënyre edhe Kosovën në këtë nismë të mbrapshtë në kohë shumë të mbrapshta e të rrezikshme për kombin shqiptar. Këta ?Miqtë e Flamurit?, që na paskan dalë si me magji në Shkodër në janar të vitit 2001, sepse sipas tyre deri tani Flamuri shqiptar paska qenë jetim jo vetëm pa prindër por edhe pa miq, na paskan bërë zbulimin e hatashëm se ?Himni i Flamurit është i vjetëruar, jashtë kohës? dhe u dashka zëvendësuar me një himn të ri ?më aktual e tërësisht shqiptar?. Megjithatë, këta armiq të Himnit të Flamurit, që na paraqiten si ?Miqtë e Flamurit?, vet e pohojnë se nuk janë këto arsyet kryesore sepse vërejtja e tyre është që teksti i Himnit është përshtatur nga një poezi e poetit rumun, Zaharia Bërsan, ndërsa muzika nga kompozitori rumun Porumbesku. Gati një shekull pasi ky Himn Flamuri u ka prirë shqiptarëve në beteja, në luftë e në paqë, në gëzime e hidhërime, ka frymëzuar breza të tërë shqiptarësh, ka pritur e ka përcjellë miq të trojeve shqiptare, ka përcjellë në banesën e fundit trima e luftëtarë, ka gjëmuar nëpër ceremonira të vendeve të tjera të botës, është bërë pjesë e qënies njerëzore, individuale e kolektive të shqiptarëve kudo, është kënduar në festime e gëzime, në mjerime e hidhërime, qenka bërë jashtë kohe e jo aktual për ca ?Miq të Flamurit?, që kanë dalë në Shkodër dhe i paska cënuar në zemër që në tekstin e muzikën e këtij Himni Kombëtar shqiptar paskan kontributin e tyre një poet dhe një kompozitor rumun. Në emsionin e darkës të datës 1 mars Radio Kontakt në Tiranë bëri një punë me vlerë kombëtare që hapi debat me dëgjuesit për këtë çështje. Ishte me vlerë të madhe kombëtare që të gjithë ata dëgjues që telefonuan shprehet zemërim dhe indinjatë ndaj propozimit të këtij grupi shkodranësh duke e cilësuar propozimine tyre cinik, të pabazuar, provokues, antishkencor, antikombëtar, përçarës, sulm kundër simbolikës së shenjtë kombëtare, veprim që u shërben vetëm lojrave të armiqve të kombit shqiptar. Drejtuesi i emisionit Agron Bala bëri një punë me vlerë kur lexoi një shkrim të të ndjerit Lazër Radi, i cili qysh në vitin 1937 me argumenta e saktësi ka hedhur poshtë propozime të kësaj natyre dhe pretendimet se e keqja e himnit është kontributi i rumunëve në të. U theksua se edhe para LDB në kohën e monarkisë paska qenë diskutuar ky problem dhe shqiptarët kanë hedhur poshtë këtë ide. U sqarua se edhe në kohën e diktaturës komuniste ka patur ndonjë dëshirë të tillë, por nuk ka gjetur terren e përkrahje. Dhe ja tani kur Shqipëria e kombi shqiptar kanë male me halle, dalin ?(ar)miqtë e Flamurit? në Shkodër të hedhin valle mbi shenjtërinë e Himnit të Flamurit se nuk duruakan vjetërsinë ( në kuptimin primitivitetin) e tij dhe kontributin e dy artistëve rumunë në përgatitjen e tij. Të kishin dalë disa ?Miq të Internacionales? apo ?Miq të Diktaturës së Proletariatit? në kohën e Enverit kur Shqipëria nuk ishte shtet kombëtar, por shtet ideologjik, e të propozonin një himn me një përmbajtje të thellë klasore dhe formë internacionaliste, që të ishte më shumë himn i Partisë së Punës dhe i Enverit edhe mund të kishte një shpjegim. Por as atëherë nuk guxuan shqiptarëte ideologjizuar me internacionalizzëm proletar të shkonon kaq larg sa të mbërrinte propozimi në parlament. Ndërsa tani deputetët në vend që ta flakin tej këtë propozim u marrkan me të. Në kohën e Enverit Himni i Flamurit u nënvleftësua, sepse nuk mësohej më në shkolla, nuk ekzekutohej sa duhej, iu hoq strofa e mrekullueshme e papranueshme për ideologjinë komuniste. Por nuk u sfidua deri në këtë shkallë sa bëjnë shkodranët që vetshpallen ?Miq të Flamurit? (një kopjim grotesk i emërtimit të disntiktivit ?Miqtë e Librit? në kohën e Enverit). Në vitet e diktaturës shumë vetë mund të ëndërronin që Himni Kombëtar të ishte Internacionalja apo kënga revolucionare si ?Në një dorë kazmën e në tjetrën pushkën?. Por përsëri zyrtarisht nuk u bënë tentativa të tilla ndonëse këto këngë revolucionare me tekste ideologjike dhe muzikë të fuqishme buçisnin pa pushim në radio e televizion. Dhe ja, tani kur fjalët e Himnit të Flamurit janë më aktuale se kurrë ndonjëherë për kombin shqiptar dhe muzika po depërton edhe më thellë në shpirtin e zemrat e shqiptarëve pas një neglizhimi gjysëm shekullor, na mblidhen disa shkodranë dhe shpallin se këto nuk qenkan aktuale dhe duhet bërë himn i ri. Ky është një atentat kundër Himnit të Flamurit, madje një atentat me një prapavijë politike shumë djallëzore dhe të rrezikshme. Ka një fushatë të gjithanshme, brenda e jashtë Shqipërisë, për të sulmuar simbolikën kombëtare shqiptare, për të prishur shenjat që e kanë paraqitur kombin tonë për komb, për të treguar se shqiptarët nuk kanë krijuar asgjë që mund t?i qëndrojë kohës, se shqiptarët janë ende në kërkim të idenditetit, të personalitetit që nuk e kanë gjetur kurrë, se shqiptarët as simbolikë të vetën nuk kanë mundur të krijojnë etj. Në Shqipëri ka pseudointelektualë sherrxhinj që thonë se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës qenkan dy kombe të ndryshme se kanë zhvilluar dy kultura të ndryshme. Në Kosovë dolën homologë të këtyre sherxhinjve dhe nëpërmjet gazetës ?Koha Ditore?e kryeredaktorit të saj Baton Haxhiu, shtruan problemin që Kosova të ketë një Flamur të ri të ndryshëm nga Flamuri Kombëtar shqiptar që kemi. Sikur ?miqtë e Flamurit? në Shkodër të kishin qëllim të nismës së tyre kundërshtimin e këtij plani djallëzor për të ndarë e coptuar edhe Flamurin Kombëtar siç është diskutuar në Kosovë, do të kishte kuptim . Mirëpo këta shkodranë bëjnë hap edhe më të keq, duan që të shkatërrojnë edhe Himnin Kombëtar që pastaj shqiptarët të kenë aq himne shtetërore sa janë shtete në të cilat janë ndarë. Propozimi i këtyre shkodranëve shkon në linjën e platformës antikombëtare të Akademisë së Shkencave për (mos)zgidhjen e çështjes kombëtare. Asnjë poet, as gjithë poetët bashkë, nuk do të mund të krijonin një varg më kuptimplotë, më të fuqishëm, më të domosdoshëm sot për shqiptarët se ai i fillimit të Himnit ?Rreth flamurit të përbashkuar?. Kjo u duhet shqiptarëve kudo ku janë, të bashkohemi rreth flamurit për të bashkuar kombin, shpëtuar kombin. Kush mund të sajojë diçka më madhështore, më detyruese se vargu i dytë : ? me një dëshirë me një qëllim? për të bërë atë që vijon ?betim e besëlidhje për shpëtim?. A ka gjë më aktuale, më të kohës, më të rëndësishme për shqiptarët sot se sa këto?! Po strofa e dytë mallkuese për ata që largohen nga lufta si frikacakë me se mund të zevendësohej sot, me ndonjë thirrje të grupit të shkodranëve për t?u hipur gomoneve; me arsyetimin se Shqipëria ?është vend i mallkuar e nuk bëhet??! Kush do të kishte një tru gjenial që të sajonte diçka më sublime, më kushtrimtare, më shpëtimtare për shqiptarin e kombin shqiptar në rrethanat e sotme se vargjet e strofës së tretë për të mbajtur armët në dorë e mbrojtur atdheun në çdo cep, për të mos ndarë të drejtat e shqiptarëve dhe për të mos i lënë vend armikut në truallin shqiptar? Mos vallë janë vizitat e shpeshta që bëjnë misionarët grekë, sllavë e italianë në Shkodër, vizitat e Janullatosit e Bartolomeut dhe të ?miqve? të tjerë si ata që ua kanë mbushur mendjen këtyre ?miqve të Flamurit? se këto vargje janë të vjetëruara?! Mos janë të huajt që i vijnë vërdallë Shkodrës që nxisin psikozën se në Shqipëri tani duhet të ketë plot vend edhe për sllavë e grekë, për mafiozë nga përtej detit, se shqiptarët të drejtat e tyre duhet t?i pjestojnë me të tjerë?! Himni i Flamurit ka nevojë vetëm për një ndreqje, rikthimin e strofës që e ekzekutoi komunizmi, në të cilën thuhet se Perëndia ka thënë se do të rrojë Shqipëria, pasi për të luftojnë shqiptarët. Disa nga ata që bëjnë pjesë në ? (ar)miqtë e Flamurit? njihen për të indoktrinuar dhe indoktrinues të zellshëm me ideologjinë komuniste dhe si duket janë kujtuar për atë furmulën kineze të kohës së revolucionit kuulturor para 35 vitesh ? luftojnë flamurin e kuq duke tundur flamurin e kuq?. Prandaj e kanë gjetur më praktike të krijojnë shoqatë me emrin kumbues ?Miqtë e Flamurit? që të nisin fushatën e turpshme kundër Himnit të Flamurit. Nuk ka kuptim por është spekullin të krijosh shoqatë me emër të tillë. Shqiptarët nuk duhet të shpallen ?miq të flamurit? por ta ndjejnë veten ushtarë të Flamurit dhe luftëtarë për Flamur. Po ata që nuk bëjnë pjesë në këtë shoqatë mos vallë qenkan ?amiq të Flamurit?!? Sulmi kundër Himnit të Flamurit ndërmerret në kuadër të strategjisë së Fatos Nanos për të zhbërë 555 vite të historisë së Shqipërisë. Disa dashkan ta ruajnë Flamurin, sepse ky vjen nga një kohë që Fatos Nano nuk e ka përfshirë në ?reformën e tij historike? dhe sepse përputhet edhe me propagndën e disave që shqiptarët duhet të kthehen në ?latinizëm skënderbegian?. Kurse Himni i Flamurit, që përfaqëson e simbolizon periudhën e shteformimit modern të shqiptarëve, u dashka zhdukur. Këtu ka vetëm djallëzi. Urojmë që këta shkodranë të mos priren nga fantazitë për ?kantonin e Shkodrës?, që ata të mos jenë ndikuar nga inate që Himni Kombëtar i shqiptarëve është përgatituur nga tre veta të besimit ortodoks, rumunë e arumunë. Kur njerëzit i shërbejnë kombit shqiptar pavarësisht nga besimi e kombësia ata duhen nderuar nga kombi ynë siç e meritojnë Fakti që Himni i Flamurit mbart edhe vulën artistike të dy rumunëve u bën nder shqiptarëve dhe i shton vlera këtij Himni. Në vend që të pranojnë arsyetimet e ?(ar)miqëve të Flamurit? nga Shkodra, atdhetarët shqiptarë do të ishte mirë të mendonin të ngrinin një ansambël skulptural në një vend të dukshëm të Shqipërisë për të përjetësuar bashkëpunimin e poetit e kompozitorit rumun me poetët shqiptarë Asdreni e Hil Mosi që ia dhuruan kombit shqiptar këtë himn të mrekulluesshëm. 5 .03.2001 Abdi Baleta RROFTË IMPERIALIZMI AMERIKAN POSHTE "PUSHTETI FRANCEZ" QË PREMTON BERISHA Mos u trondisni të nderuar lexues nga shfaqja e termave "imperializëm amerikan". Duam apo nuk duam ne në botë tashmë thuhet se SHBA është e vetmja fuqi mbizotëruese, komanduese. SHBA tani quhet edhe "hiperfuqi" pra një gjë dhe më e fuqishme, më urdhëruese se ajo që dikur e quanim "superfuqi". Në një kuptim kjo është perandori. Kurrë bota nuk ka pasur të tillë perandori të fuqishme. Imperializmi në kuptimin e mirëfilltë të fjalës do të thotë pushtet e sundim perandorak në marrëdhëniet ndërkombëtare. Edhe Musolini kur shpjegonte politikën imperialiste të Italisë me imperalizëm kuptonte vullnetin e një populli për të sunduar një popull tjetër. Ne shqiptarët mburremi se kurrë nuk na ka zënë kjo sëmundje në histori. Megjithatë nuk kemi si ndalojmë të tjerët t'izejë një sëmundje e tillë. Ne shqiptarët më shumë kemi për të diskutuar se nga cili imperializëm kemi parë të këqijat më të mëdha e të këqijat më të vogla në historinë tonë. Por ky është problem që duhet diskutuar me nge. Tani më e ngutëshme është të themi se vetëm nga imperializmi amerikan, domethënë nga vullneti amerikan për të imponuar pushtetin e vet në botë në na ardhtë ndonjë gjë e mirë. Të tjerëve ua kemi parë sherrin. Në këtë kuptim e vlen të themi ":rroftë imperializmi amerikan" edhe në se të tjerë i bezdis ky adhurim shqiptar për Amerikën. Janë të shumta shenjat se në Europë zemërohen shumë me Shqipërinë e shqiptarët plikërisht se ne adhurojmë atë që europianët e shohin si imperializëm. U bënë kaq vite që në Shqipëri nuk pushojnë sherret, ngatërresat, intrigat, komplotet e kacafytjet. Tani ka dalë qartë se shkaku madhor është pikërisht një dinakëri e vendeve fqinje të Shqipërisë edhe e disa fuqieve europiane për të nxjerrë në Shqipëri e në kurriz të shqiptarëve inate që kanë me Amerikën, me imperializmin amerikan dhe që nuk guxojnë t'i nxjerrin atje ku duhet. Në betejën poltike për ripërtëritjen e pushtetit që shqiptarët kanë përpara duhet të ketë për shqiptarët vetëm një kriter gjykimi " të shohin cila parti ka më shumë mundësi të jetë më e pëlqyeshme për imperializmin amerikan. Berisha pas një vizite në Francë dha një shenjë shumë të keqe që qysh tani të bën t'i largohesh, premtoi për shqiptarët një pushtet me ndihmën e Francës. Dikur kemi qenë të detyruar të shkruanim për të kundërshtuar veprimtaritë arrogante të shtetasit francez Zhylien Rosh"Shqipëria nuk ka qenë e nuk do të bëhet protektorat francez". Mesazhi që solli Berisha nga Franca na pezmaton sepse duket sikur këtë bast do ta fitojë Zhylien Roshi potencali propagandistik i të cilit në propagandën shqiptare është fuqia publicistike e Berishës. Nuk e dëshirojmë në asnjë mënyrë të hunmbasim këtë bast. Prandaj do të kujndërshtojmë manovrat politike të Berishës. Për të tjerat do të shohim e të bëjmë. PËR SHQIPTARËT: LUFTA E FTOHTË NUK KA MARRË FUND KONCEPTI I DY SUPERFUQIVE NUK ËSHTË I KAPËRCYER . Këto ditë u bëmë dëshmitarë të dy veprimtarive diplomatike nga përfaqësues të diplomacive të dy vendeve që janë ndeshur për Shqipërinë gjatë viteve të luftës së ftohtë dhe që politika shqiptare e kohës së komunizmit i vlerësonte sipas konceptit të "dy superfuqive imperialiste. Ambasadorja e re amerikane bashkë me drejtuesit e USAID-it në Shqipëri gjatë një tubimi demaskues për korrupsionin thanë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë.Gazetat e televizionet u turrën pas këtyre fjalëve sikur të kishin zbuluar një thesar të madh, sikur nuk e dinim më parë këtë gjë. Disa (pala qeverisëse) e paraqitën sikur këto fjalë u drejtoheshin gjithë shqiptarëve,shtetit, të tjerët (pala opozitare) sikur u drejtoheshiv vetëm një grushti qeveritarësh. Kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme është që Amerika na thotë se jemi zhytur keq në korrupion, dhe duhet të dalim që të na kushtojë vemendje. Këshillë miku. Pra njëra nga dy superfuqitë e djeshme na alarmon, na këshillon e na tërheq veshin për të mirën tonë. Në të njëjtën kohë në Tiranë erdhi ministri i jashtëm i Rusisë, zotëri Llavrovi. Me këtë rast pamë një veprimtari diplomatike ruse, se ambasada ruse në Tiranë është shumë e heshtur, punon nën rrogoz si i thonë fjalës, jo si ajo amerikane që merret gjithë kohën me populizëm diplomatik. Mirëpo ministri rus kishte ardhur për punë tjetër. Nga tensionet që u krijuan pas vizitës, me gazetarë, me turivarjen e pushtetarëve shqiptarë kuptuam se nga superfuqia tjetër imperialiste nga kishte mbërritur një furnizim i ri me mallra që rusët i quajnë "palitika balshoj dubinki" ( politika e dajakut). Ndryshe nuk kishte përse të tregohej i sëkëlldisur ministri i jashtëm Kastriot Islami, njeriu që e zgjodhi Ramiz Alia në vitin 1991 të shkonte t'i dërgonte mesazhin konfidencial Gorbaçovit dhe kur Kastrioti e dorëzoi këtë mesazh nuk mori me vete as anëtarin tjetër të delegacionit parlamemtar që e shoqëronte nga Partia Demokratike. Pra ministri i jashtëm Llavrov atë "dajakun e madh" duhet ta ketë tundur fort që iu prish lezeti vizitës, sa që u mërzitën shumë dhe "Gazeta (anti)Shqiptare" dhe "Koha Jonë" e Nikoll Lesit. Vetë shefi i diplomacisë ruse nuk do të kishte marrë mundimin të vinte në Tiranë pë të tundur "dubinkën" (stapin e rëndë) sikur të mos kishte një qëllim të fortë. Është puna e Kosovës. Po fillon viti 2005 kur thuhet se do të merret një vendim për statusin e Kosovës. Llavrovi tha se kjo punë duhet menduar mirë, nuk duhen bërë veprime të shpejtuara se na plas ndonjë bela. Llavrovi tha publikisht se këtë punë duhet ta vendosë Europa. Me siguri në tryezën e bisedimeve ka kërkuar nga homologët shqiptarë të pajtohen me idenë ruse që Amerika të mbahet sa më larg çështjes së Kosovës. Shefat e diplomacisë ruse Tiranën e kanë begenisur vetëm kur kanë dashur t'ua mbledhin rripat pushtetarëve shqiptarë që të mos paraqesin asnjë kundërshtim për projektet që u shërbejnë serbëve. Këtë përshtypje e përforcoi dhe presidenti serbo-malazez, Maroviç, gjatë qëndrimit në Tiranë kur tha se për Kosovën duhet "zgjidhje europiane", pra pa amerikanët. Kështu bënë edhe zëvendës ministri i jashtën rus Avdjejev dhe ish-ministri i jashtëm Ivanov kur vizituan Tiranën për të detyruar Metën e Milon të përkrahnin projektet e hapat diplomatikë rusë për rehabilitimin ndërkombëtar të Serbisë para disa vitesh. Pra, për shqiptarët nuk ka përfunduar lufta e ftohtë midis Rusiës e SHBA për të përmbushur qëllimet e tyre në Shqipëri. Dhe ne shqiptarët nuk duhet të mendojmë se koncepti i dy superfuqive është i kapërcyer kur trajtohen problemet tona. Njëherësh patëm rastin të dëgjonim fishkëllimat e kamxhikut të të dy superfuqive pranë veshit. Amerikaët na shpallën më të këqijtë e Europës në administrimin e punëve të shtetit. Rusët nuk çajnë kokën për këtë, sepse nuk janë më mirë vetë, por na kërcënojnë për Kosovën. Formula e Enver Hoxhës jo vetëm për rastin e Shqipërisë ishte se "edhe kur dy superfuqitë grinden, edhe kur bashkëpunojnë harxhet i paguajnë popujt" (një zbatim në politikë i mençurisë së vjetër indiane se "edhe kur elefantët zihen, edhe kur bëjnë dashuri bari shkilet"). Këtë e kemi provuar në mjaft raste. Por tani duhet uruar që dy superfuqitë (sa për të ngatërruar punët e shqiptarëve Rusia mbetet superëfuqi) të mos arrijnë as të zihen me të vërtetë, as të bëjnë dashuri në tokën shqiptare e për problemet e shqiptarëve. Dikur thonim "Rroftë BS (Rusia) se na mbron nga Amerika". Tani na intereson të bërtasim "Rroftë Amerika se ishalla na mbron nga Rusia". Pra, lufta e ftohtë për ne nuk ka mbaruar,as përballja e dy superfuqive nuk është kapërcyer, 12 dhjetor 2004 Abdi Baleta KUR DO TË SHPËTOJMË NGA NJË "MIKE" CINIKE. Për qëndrimet e zonjës gjermane Doris Pak që është e plotfuqishmja e parlamentit europian për punët e rajonit ballkanik na është dashur të shkruajmë disa herë me mospajtim. Kjo zonjë paraqitet si mike por nuk na krijon gjithnjë besimin e duhur për këtë. Nganjëherë na krijon idenë se është mike cinike. Më 6 dhjetor lexuan në gazetën "55" një kërcënim të zonjës Pak : "Po s'bëtë zgjedhje siç duhet mos kërkoni as vit anëtarësimi në BE". Shumë e egër është treguar zonja. Ajo ka gjithë këto vjet që vjen e na mëson politikë në Shqipëri. Na është mburrur se sajoi për Shqipërinë zgjiidhje ideale për presidentin konsensual. Tani na tremb. Ende nuk e kemi marë vesh se çfarë quan zonja "zgjedhje siç duhet", se europianët pranojë për zgjedhje dhe farsa si në vitin 1997, dhe ato të manipuluara si në vitin 1996 e në vitin 2001. Pastaj nuk dimë as modelin ndërkombëtar sepse kudo, duke përfshirë dhe Amerikën, zgjedhjet dalin të dyshimta. Nëse zonja Pak i ka thënë me gjakftohtësi ato fjalë atëherë do t;i themi se ajo ka dështuar në eksperimentet e saj shqiptare. Në "Tema " të datës 10 dhjetor ishte një intervistë e zonjës Pak nën titullin "Për Kosovën pranojmë pavarësi nën mbikqyrjen e BE-së". Të tillë pavarësie nuk mund të ketë. Pavarësia ose është tamam, ose nuk është. Ato punët e mbikqyrjes zgjidhen pastaj në marrëveshje me shtetin e njohur të pavarur. Mos vallë zonja Pak ëndërron ndonjë ofiq si mbikqyrëse europiane e pavarësisë së shtetit të Kosovës kur të lërë ofiqin që ka ?! 12 dhjetor 2004 Abdi Baleta SHQIPTARËT E NXORRËN INATIN ME KORRUPSIONIN Prandaj mund të vazhdojnë të korruptohen e të korruptojnë se nuk ka dalë kot llafi "korrupsioni është vaji lubrifikant i pushtetit", sidomos kur pushteti është makineri e ndryshkur dhe e montuar keq, Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit u bë dhe ai mitingu i shumë reklamuar që e paska sponsorizuar edhe OKB-ja të cilës i duhet të harxhojë fondet që cakton për kësi punësh dhe të shënojë disa veprimtari për të thënë se janë zbatuar rezolutat e miratuara. Këto mitingje ku shembet simbolikisht piramida e korrupsioni mbetet në këmbë në jetën shqiptare ende nuk shkaktojnë entuziazëm. Ajo që pamë në sheshin "Skënderbej" para piedestalit bosh të monumentit të Enverit të kujton historinë në një fabrikë japoneze ku punëtorët shfrytëzoheshin me një ritëm të tmerrshëm pune. Ata nervozoheshin, nxirrnin inatin mbi makinat, nuk ishin aspak të qetë kur shkonin të hanin në mensë. Dikush bëri shpikjen shpëtimtare. Në korridorin nga reparti i punës tek mensa e ngrënies vendosën një bust të ngrysur e kërcënues të përgjegjësit të egër te repartit. Punëtorët kalonin para tij dhe e pështynin, Inati u binte. Në mensë shkonin më të qetë e hanin më mirë. Pastaj në rrugën e kthimit pështynin dhe një herë bustin dhe ia hynin punës me vrull. Rendimenti u rrit. Mos do të na ndodhë edhe ne kështu me atë mitingun e rrëzimit të piramidës së korrupsionit?! 12 dhjetor 2004 Abdi Baleta PSE I TREMBEN BOSHKOVSKIT PUSHTETARËT NË TIRANË? Edhe një herë zotëri Gafurr Adili bëhet objekt përndjekjeje policore dhe sulmesh politike vetëm se shpreh qëndrimet politike të një mekanizmi politik që kryeson dhe që ka si qëllim bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Zotëri Adili dërgoi një mesahz për dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Për këtë u vu menjëherë në shënjestër. U kërcënua se do të shpallet persona non grata çka do të thotë të dëbohet nga Shqipëria. Po për ku?. Ai nuk ka ku shkon, përveç Maqedonisë ku e pret burgu për veprimtari politike. Në një kohë kur është bërë zhurmë për zhdukjen pa lënë gjurmë të një shqiptari nga Maqedonia në kohën e Berishës, kërcënohet Gafurr Adili se mund t'i ndodhë një fat i ngjashëm. Këto kërcënime e trajtime të paligjëshme dhe të padrejta bëhen sapo Boshkovski mori në Maqedoni postin e kryeministrit. Gafurr Adili u arrestua dhe bëri padrejtësisht gati një vit burg pas një vizite të ministrit të mbrojtes të Maqedonisë, Boshkovskit, që kishte ardhur në Shqipëri të inspektonte vendet ku thuhej se përgatiteshin luftëtarë të AKSH-së. Pse i tremben kaq shumë pushtetarët në Tiranë Boshkovskit të Shkupit?! 12 dhjetor 2004 Abdi Baleta DERI KU E TOLERON PD IDENË E NJË "REPUBLIKE KATOLIKE"? Më 7 dhjetor ranë në sy për keq titujt gazetareskë "Berishët : Shkodra qytet shtet si Struga" ( "ZP") , "Shkodra do të shpallet qytet-shtet" ( "Korrieri). Në "Korrieri" jepej si nëntitull shpjegimi "Deputeti i PD-së, Ferid Hoti, shprehet se mungesat e investimeve mund ta detyrojnë opozitën të kërkojë shpalljen e Shkodrës si qytet shtet.". Mund të thuhet se këto deklarata të deputetit janë një shpërthim emocional i pakontrolluar dhe nuk duhet të përfliten si gjest politik i menduar dhe i peshuar. Por përderisa ato kanë dalë nga goja e deputetit nuk mund të lihen jashtë vemendjes. Ka një fakt tjetër që e zvogëlon mundësinë që ato të jenë thjesht shpërthim inatçor i deputetit për problemet që ka Shkodra. Ferid Hoti është autor i një studimi dhe i një fushate për "Shkodrën zonë e lirë tregtare". Kemi paraqitur para disa vitesh rezervat për këtë projekt të tij sepse në kushtet e Shkodrës e të Shqipërisë kjo në fakt do të thoshte njëfarë "Veçimi nga Shqipëria". Por fjalët e Hotit bëhen shqetësuese kur i lidh edhe me fakte të tjera. Prej kohësh në Shkodër lëvrijnë disa qenie të çuditëshme katolikocetriste që imagjinojnë e mbase projektojnë në fshehtësi lloj-lloj minikrijesa shtetërore mbi baza fetare katolike. Më 12 shkurt 2002 në gazetën "ZP" ka qenë botuar shkrimi "Në Shkodër nis "lufta e ndyrë" në të cilin bëhej fjalë për një tekst të shpërndarë në formë trakti me përmbajtje kundër popullsisë së besimit mysliman, për atentate pranë monumentit të Fishtës. Për këto kemi protestuar edhe ne në "Rimëkëmbja", madje para "ZP"-së. Në "Rimëkëmbja" kemi demaskuar edhe një propozim të bërë nga një grup banorësh shkodranë që kishin krijuar një shoqatë të çuditëshme "Miqtë e Flamurit" dhe që kërkonin nga parlamenti shqiptar të zëvendësohej Himni Kombëtar, "Himni i Flamurit" e hidhnin idenë se dhe teksti nuk ishte më i përshtatshëm. Ky propozim nuk gjeti rrugën për t'u diskutuar në parlament sepse pati reagime kundër, por ama një atentat kundër simbolikës kombëtare u bë. Tani ka fakte të reja se nuk paskan hequr plotësisht dorë nga kësi marifetesh në Shkodër. Me rastin e 28 nëntorit, kremtimit të 60-vjetorit të çlirimit e 92- vjertorit të Shpalljes së Pavarëisë, Bashkia e Shkodrës ka shpërndarë ftesa për të marrë pjesë në ceremonirat e ndryshme festive që ishin të shumta. Në këtë ftesë në njërën faqe të brendshme ishte programi i veprimtarive në faqen tjetër stampohej flamuri i shoqëruar me një tekst "Hymni i Flamurit', por që nuk ishte teksti i "Hymni Kombëtar". Ishte një poezi mjaft e bukur e Gjergj Fishtës me këtë titull, por gjithsesi një poezi, jo një tekst zyrtar i Himnit Kombëtar. Pra, bashkia e Shkodrës, që drejtohet nga një njeri i Partisë Demokratike kishte ndryshuar një simbol kombëtar sipas qejfit të saj. Kjo është e palejueshme, sepse në çdo veprimtari zyrtare simbolika që përdoret është vetëm ajo zyrtare kombëtare. Kur i bën bashkë fakte të tilla duket se nuk mbetet vend për t'ia lënë rastësisë krijimin e zinxhirit të tyre dhe nuk mund të besohet se prapa kësaj nuk ka qëllime politike. 12 dhjetor 2004 Abdi Baleta KALVARI I SHPRESËS SË MADHE (Poezi satirike) Shkuan muaj, shkuan vite Nga dhjetori demokrat, Veset u kthyen në rite Nga qyteti gjer në fshat. Populli në brohoritje, Partiakët në aksion, Nëpër muaj, nëpër vite Rritën djallin korrupsion. Turma popull ?me përvojë? La jetën pas dollibashit, Tashti mbet me gisht në gojë, Me shpresë si dhelpra pas dashit? Që nga Jugu në Veri, Nga Lindja në Perëndim, Partitë gjashtëdhjte e një, Tranzicioni pa mbarim. Hall nga Shkodra, hall nga Vlora, Kudo në ballë partia, Ç?bënë a iu thaftë dora, Ankth Evrope Shqipëria. Kapedanët që besuam Shkelën fjalën, shkelën nder, Na shtrydhën, na detyruan Të kujtojmë ?xhaxhin? Enver? Të kujtojmë atë kohë, Tërë ato vite ibret, Më tepër se gjysma jonë Gatuante në tualet? Jeta u mbush me shoqata, Pluralizmi lulëzon, Ndërkombëtarët venë e vijnë Nga aksioni në aksion? Papritur ushtoi Tirana: Një tjetër forum rinor Kërcënon Alaromana: Mjaft, të themi, Korruptor!? Prapë naivët me urra, O shokë, u gjet enigma, Çirru burra, çirru gra: U shfaq shpresa, vetë ?SIGMA?: Mjaft, ore, u themi: Mjaft! Mjaft! ? u thotë politrinia, Se ç?do bëhet këtu lart E dimë vetë, vulos Partia? Zjarri që u shfaq me flakë Nga një mjegull u mbulua, Të panxënët gati prapë Për t?u dalë një tjetër SUA? Në shesh të Skënderit Sërish brohoritje, Të marrët në ballë, Të urtët në pritje? Shfaqet në tribune, Si ditë behari, Me premtime shumë ?Mbrojtje qytetari?!!! Pritet me urra Në çdo fjalë lideri, S?u lodh n? hosanna I urti, i mjeri? S?do kalojë shumë Dhe zhurma do tretet, ?Mrojtje qytetari? Kujtim do të mbetet? Historinë e shkruajnë Dy partitë motra, Njëra pret te shtegu, Tjetra pret te porta? Zgjedhjet po afrohen, Gëzohu, o popull! Sërish politika Do të sjellë rrotull. O burra, vërshoni Nëpër sheshe, salla: Rroftë shoku Tosi! Rroftë zoti Sala! Ecë, birko, ecë Prapa dollibashit, Kur vetë e kërkon Si dhelpra pas dashit? Tiranë, 11 dhjetor 2004 Siri Sulejmani VATHËS IU HOQ TRINA, MEKSIN S?E NXE VRIMA Edhe sivjet nuk shpëtuan nga ulërimat entuziazte dhe përbetimet për të bërë hatara të Sali Berishës nëpër ceremonirat e përvjetorit të Lëvizjes së dhjetorit 1990 dhe të themelimit të PD-së. Nuk munguar dhe suriprizat diversioniste që bën Saliu në kësi rastesh. Ndryshe nga dy vite të shkuara kur bëri surprizë duke ftuar Fatos Nanon pas pajttimit, kësaj radhe kishte lënë pa ftesë Nanon për shkak të zemërimit dhe kishte ftuar Metën e Majkon, që i do aleatë në fushatat e reja politike. Saliu është ?gjithë surpriza?. Por surprizat ia bën vetrëm mendjes së tij, se askujt nuk i bën më përshtypje. Surpriza tjetër post-festum ( sepse festa e Saliut për PD-në e për Lëvizjen edhjetorit duhet quajture e mbaruar qysh në mars të vitit 1997, kur për shkak të tij e të Meksit shkoi për dhjamë qeni gjithë puna e nisur në dhjetor 1990) ishte takimi me renegatët e të përdalët e PD-së, Imamin e Pashkon dhe paraqitja e këtij takimi si ringjallja e ringritja e PD-së së fillimit. Me kufomat e politikës së dhjetorit 1990 nuk bëhet dot më politikë dinamike, o Saliu i surprizave. Kot thërret ngrihu nga varri o pushteti im i parë. Duke mbledhur delet e dhitë e zgjebosura që ikën nga vatha ose i largoi nga stani se bënin bylkmet të hidhur më nuk bëhet tufë e re e shëndetshme politike. Hiqe nga mendja, o Sali, kohën e lumtur kur bashkohej vala e madhe shqiptarëve rreth teje. Tani mund të mbledhësh vetëm dalkaukët, të dëshpëruarit që nuk u ka ecur mirë karrierizmi. Ka filluar dhe Ceka t?i lëpihet Saliut, se duket e mori vesh që nuk vlen më në sytë Fatosit. Edhe Meksi që nga diku larg u shfaq me zë e fotografi të palëvizëshme në një ekran të betohej dhe një herë se është gati të hyjë në PD-së po të hapë Saliu një vrimë për të. Por ama Meksi vrimën saliste në PD- e do më të madhe se të dëbuarit e të ikurit e tjerë sepse ka dhe një kungull të madh nga pas. Çfarë kungulli nuk e dimë mirë. Po dimë se Meksi bën si miu që kur nuk e nxinte vrima ngulte këmbë të tërhiqte dhe kungullin nga pas, Mbase Meksin për të hyrë në PD e pengojnë dhe ato gërshërët e mëdha që ka bërë gati për të qethur edhe një herë viçat e pushtetit pëdëist, se vetë ka thënë që kur të qethen viçat do të vijë PD-ja pushtet. Sidoqoftë Meksi po ia bën më të vështirë ?punën përbashkuese? Berishës. Vathës së Berishës i është hequr fare trina që të byjnë në të derra e dele,. Kurse Meksi ende ankohet se nuk e nxënka vrima, Po kush po u bën gjjithë këto mrekullira post-festum në PD? Mos harroni se në fuqi në Greqi ka ardhur përsëri ?Nea Demokracia?. Gjithë të vjetrit e pushtetit të PD-së që përfituan nga kujdesi i Micotaqist mund të gjejnë përsëri ngrohtësi. U dogj vetëm Pollo se ai në vitin 1999 bëri në PD lojën e Simitisit. Megjthatë Saliu mund të bëjë edhe supriza të tjera post-festum , ta thërresë dhe Pollon, Gjinushin e Çupin. Një ithtar i Berishës para dy vjetësh kur Saliu nisi ?Fillimin e ri? na siguronte se Saliu kishte 200 variante veprimi. Por ato pjellin të tjera. Veçse variantet po vjetrëohen. Sala ka shpallur ?Ditët e shpresës?. Por shpresa qenka tek të përdalët e të skaduarit e PD-ë e të demokracisë. Punë pa shpresë!. Abdi Baleta __________________________________ Do you Yahoo!? Jazz up your holiday email with celebrity designs. Learn more. http://celebrity.mail.yahoo.com ------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~--> $4.98 domain names from Yahoo!. Register anything. http://us.click.yahoo.com/Q7_YsB/neXJAA/yQLSAA/KDuplB/TM --------------------------------------------------------------------~-> Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar... Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx Per ta lene listen e-mailo: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx ================================================================== Yahoo! Groups Links <*> To visit your group on the web, go to: http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/ <*> To unsubscribe from this group, send an email to: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx <*> Your use of Yahoo! Groups is subject to: http://docs.yahoo.com/info/terms/ |
|
| <Prev in Thread] | Current Thread | [Next in Thread> |
|---|---|---|
| Previous by Date: | RIMEKEMBJA 14/ 12/ 2004 [ i ]: 00065, Olsi |
|---|---|
| Next by Date: | U.S. isn't winning against Iraqi insurgents, agencies warn: 00065, Arben Nelku |
| Previous by Thread: | RIMEKEMBJA 14/ 12/ 2004 [ i ]i: 00065, Olsi |
| Next by Thread: | U.S. isn't winning against Iraqi insurgents, agencies warn: 00065, Arben Nelku |
| Indexes: | [Date] [Thread] [Top] [All Lists] |
| News | FAQ | advertise |