logo       

RIMEKEMBJA 14/ 12/ 2004 [ i ]: msg#00064

politics.region.albania.shqiperia

Subject: RIMEKEMBJA 14/ 12/ 2004 [ i ]


PSE PARTIA DEMOKRATIKE ESHTE E MAJTE

Emri Parti Demokratike ne edukaten politike te
shume viteve eshte trajtuar si e majte dhe ajo
ka vajtur me veprimet e saj dhe me programin
deri tek qendra , por jo me tej . Asnje here
programet e te ashtuquajturave Parti Demokratike
nuk kane prezantuar ne veprimtarine e tyre programe
te djathta dhe nuk kane patur ne gjirin e tyre
ide te djatha .

Vecanerisht PDja ne Shqiperi kurre nuk ka patur
te prezantuar asnje ide te djathte dhe jo me
program te djathte ,ajo nuk perpunoi kurre ne
brendesi te saj nje ide te djathte per drejtimin
e pushtetit ne Shqiperi . Ajo as elementetet e saj
me perjashtime teper te vogla , nuk I kishte
asnjehere me ide te djathta duke filluar qe tek
Berisha I cili prezantoi dhe zhvilloi parrullat
social-liberale , OPOZITARE POR VELLEZER dhe
BASHKEVUAJTES DHE BASHKEFAJTORE , duke vazhduar me
Tomorr Dostin qe shprehej : NE NJERIN KRAH
KOMUNISTIN DHE NE TJETRIN TE PERSEKUTUARIN e duke
perfunduar me liberalanarkistet Arben Imami, Gramoz
Pashko, Aleksander Meksi, Arben Demeti Ridvan
Peshkepia , Eduart Selami dhe te tjere si keta qe
bashkepunuan me te majten ose e mbeshteten hapur ate
edhe duke marre pjese ne pushtet . Pa permendur
ketu liberalanarkistet e tipit Neritan Ceka , Genc
Pollo, Badhyl Londo etj si keta qe perfliten si
pjella te drejperdrejte te se majtes ne Shqiperi.

Programi I PDse prezantonte qe ne fillim te saj
ate si parti e hapur dhe si parti e elektoratit ,
si nje front I bashkuar ku militonin sebashku te
gjitha kategorite e njerezve ne Shqiperi , si nje
grupim ku nuk merrej vesh se perfaqesues te kuj
shtrese ishin dhe cilen ide perfaqesonin . Partia
Demokratike ne veprimet e saj u tregua komplete e
majte qe nga koalicioni me PSDne e Gjinushit e
gjer tek aprovimi I ligjit per token , qe nga
krijimi I stafit qeveritar e gjer tek mosaprovimi
I statusit te nenpunesit , qe nga reformat qe
ngjanin me shalqinin e gjer tek edukata e punes
ne baze ku deget e partise u kthyen ne zyra te
kuadrit per te gjetur pune njerezve dhe per te
hequr e vene drejtuesit e nderrmarrjeve qe
ekzistonin akoma ne ato vite .

Partia Demokratike ishte nje amalgame elementesh qe
perfaqesonin grupime nga e majta gjer ne te
djathte qe erdhi gjithmone duke shteruar sa nga
njeri krah e sa tek tjetri krah, por konstruktin e
saj social ? liberal nuk e humbi por e forcoi edhe
me teper dhe kete gje e tregon veprimtaria e
liderit te saj, Berishes qe ne asnje kohe prej kaq
vitesh nuk e prezantoi vehten kurre se cilit grupim
I perkiste dhe se cilen shtrese popullsie
perfaqesonte . Kjo eshte tradite e partive te majta
dhe e grupimeve social-liberale te cilat flasin me
pergjithesime per te patur sa me efekt ne fitimin
e votes .

Tani se fundi Berisha dhe zedhenesit e tij te
tipit Bamir Topi dhe te tjere si ai jane
prezantuar hapur me ide te majta nen parrullat se
jane te hapur ndaj shoqerise dhe se I perkasin
te gjitheve qe nga fshatari e punetori e gjer
tek pronari e intelektuali . Kjo ishte per shume
vite Partia e Punes qe me zjarr dhe me pathos
edukoi Berishen, Meksin , Dostin , Pashkon, Rulin
,Pollon, Mustafajn, Elezin, etj etj etj qe kane ikur
nga PDja ose I bejne PDse perdite e me shume
portretin e social-liberales se majte.

E gjithe veprimtaria e PDse qe nga themelimi e
gjer me sot me shume pak perjashtime ( puna e
Azemit , lufta e Baletes kur ishin) ka ne themel te
saj te zbatuar pikperpike nje program thellesisht te
majte dhe teper anarkisto-liberal ku forca e
ligjit nuk gjendet ne asnje faqe veprimtarie te
saj.

Vulen e majte PDse ja vuri lufta kunder te
persekutuarve me 1994en , ja vuri veprimtaria e
Berishes dhe e lidereve te tjere te saj qe ne
ceshtjen kombetare per bashkim mbajten qendrime
krejtesisht te majta ne te gjitha takimet e bera
brenda dhe jashte Shqiperise .

Asaj I dha portretin e majte edhe viti I mbrapshte
1997 ku vete PDja dhe lideri I saj bashkepunuan
per ardhjen ne pushtet te socialkomunisteve Nanoiste
dhe te kelysheve te diktatures dhe nuk treguan
asnje kontur politik te djathte me te cilin ata
mund te justifikohen perpara histories ne te
nesermen ose ne te ardhmen.

Me pak fjale pa pretenduar se kemi bere analiza
shkencore dhe pa pretenduar aspak se kemi analizuar
shume sakte ne jemi te bindur se PDja dhe
Berisha si dhe shumica e stafit te saj jane afer
Nanos dhe socializmit te tij nanoist , nuk eshte
aspak cudi se krijimi dhe ngritja ne te ardhmen e
nje te djathte te vertete do ta gjente Berishen
dhe PDne ne bashkepunim te hapur me te majtet dhe
ne koalicion qeveritar me ta kundra se djathtes
ne Shqiperi .

DYLEJMAN MILA



LARGOHUNI NGA LOKALIZMAT DHE PRANONI TE VERTETAT.

Duke pare me kujdes gazeten ILIRIA te bie ne sy
nje titull shume I goditur por qe shpjegimin e ka
qellim keq . Eshte fjala per prapaskenat qe sollen
ne krye te Partise Demokratike SALI BERISHEN qe
autori Afrim Krasniqi e ben njeri te forte dhe
demokrat te madh.
E para qe Berisha nuk ishte njeri I forte ate
e tregoi viti I zi 1997 kur rrebelet e
demokracise e restauruan komunizmin nepermjet grykes
se pushkes dhe ndihmes se antishqiptarizmit me te
terbuar atij greko-serb . Qe Berisha nuk ishte njeri
I forte e kemi degjuar nga goja e shume njerezve
qe kane ndenjur prane tij te cilet shpreheshin qe
ai nuk mund te bente me shume ne 1997en sepse
ai ishte edukuar si doctor dhe jo si politikan dhe
diplomat ne ngritjen dhe ruajtjen e nje shteti te
brishte demokratik.
Qe Berisha nuk ishte I forte eshte dhe fakti
shume I pakundershtueshem qe ai nuk kishte takat
te zevendesonte Meksin kur u kerkua largimi I tij
nga turmat te cilat ruanin ne gjirin e tyre
urrejtjen per maloket dhe malokerine sipas britmave
te tyre ndjellakeqese.

Pra zoti Krasniqi dhe ju berishiane te tjere
lideri juaj shpirteror nuk mundi as te ruante
ligjin as te zbatonte ate dhe as te vendoste nje
ligj te ri ku ti pritej rruga shkaterrimit total
te demokracise se brishte shqiptare dhe vrasjeve pa
fund ne Shqiperine tone pasdiktatoriale.

Keta drejtues shtetesh te tipit Berisha jo vetem
qe nuk mund ti quajme te forte por lene pas
vehtes shume enigma te cilat njerezit e thjeshte I
interpretojne ashtu si duan dhe varremihesit e
Shqiperise ashtu si ju intereson politika e tyre.

Vetem fakti qe ai nuk mundi te dilte nga kaosi I
vitit 1997 pa u derdhur gjak populli te pafajshem
dhe pa u permbysur proceset demokratike te sapo
filluara tregon qarte se ai erdhi ne krye te PD
se me prapaskena shume te dyshuara dhe se ai nuk
ishte njeriu qe duhej te quhej nga ne , I FORTE
.

Duke qene se kam patur nje kontribut jo te vogel
ne fitoren e demokracise ne Shqiperi qe nga 5
Marsi I harruar I 1989 es kur u ngritem per
here te pare kundra diktatures e gjer me 1995en
kur u largova nga PD ja sepse atje po fitonte
ideja antidemokraci me lind e drejta te pohoj
me plot gojen se atje zoti Krasniqi nuk kishte
njeri te forte per te ndertuar demokracine shqiptare
por vetem prapaskena te cilat na cuan neve ne
vitin e zi 1997 kur disa shami zeza ne Vlore
dhe disa hajdute rrugesh te stervitur ne burgjet e
Greqise na bene te qajme tere jeten te afermit
tane te vrare e te sakatuar te cilet rane viktime
e luftes se << Revolucionit te vonuar
demokratik>> dhe te Robin Hudeve te stervitur
nga antishqiptarizma e terbuar greko-serbe.

Shume emra te drejtuesve te atehershem qe ti
I permend jane te kopromentuar koke e kembe me
djallin dhe me qoftelargun , me spiunazhet e huaja
dhe me kontrabanden e zeze ne Shqiperi e cila po
I merr frymen vendit tone dhe ligjit atje .

Burreri dhe atdhetarizem eshte te largohemi nje here
e mire nga lokalizmat dhe nga origjinat e
lidereve dhe te flasim larg tyre per demokracine
ne Shqiperi . Trimeri eshte ti japim secilit hakun
qe I takon dhe te mos pushojme se kritikuari
cdo veprim dhe cdo lider qe interesat e tij apo
te klaneve qe e mbajne ne pushtet I vendos mbi
ato kombetare .
Patriotizem eshte kur une dhe ti dhe te tjeret si
ne largohemi nga prapaskenat e pista dhe luftojme
qe ne vendin tone te jetohet mes ligjit dhe
respektit per te dhe jo me deshiren se ky eshte
I mire se me ben mire mua dhe ky eshte I keq se
me ben keq mua .

Zoti Krasniqi ne Shqiperi ka triumfuar
social-komunizmi anarkist sepse atje nuk u arrit
te shkohej me tutje se liberal-anarkizmi demokratik
berishian , atje ka fituar klani nanoisto -
kontrabandist sepse ate e ujiti dhe e pleheroi
politika Meksi me dashjen apo mos dashjen e
Berishes .

Ne Shqiperi do te jete e veshtire te triumfoje
demokracia e vertete sepse ai person qe ti e
quan te forte sot dje ishte nje njeri qe me hir
apo pahir vendit I dha peshqesh ate gjendje qe
ka sot ate qeveri qe shi grure sipas qejfit me
bekimin e Greqise dhe te Serbise.

Ka ardhur koha qe te ngrihemi e te bashkohemi
fuqishem mbi cingerrimat qe profilizon politika
berisha dhe mbi fatkeqesite qe profilizon
dipllomacia nano dhe te gjithe sebashku te hedhim
tutje ato prapaskena qe aplikuan per djegjen e
Shqiperise klanet antishqiptare qofshin socialiste
apo demokrate .

DYLEJMAN MILA


ANTIMYSLIMANIZMI PROSERB I KAPUÇANËVE TË BAZEBERISHIZMIT

Kush i ka ndjekur e vlerësuar me mendjen e tij dhe jo me
mendësi bazeberishiste titujt e shkrimeve që janë shfaqur
çdo ditë prej më shumë se një muaji në faqet e zeza të
?Temës? së ?kokëçorapes? Mero Baze nuk e ka pasur të
vështirë të vinte re se bëhej fjalë për një fushatë të egër
e të shpëlarë antimyslimane dhe antishqiptare sipas
recetash të njohura katolikocentriste e kristosllaviste dhe
sipas nevojave të tanishme të politikës e propagandës
serbe. Pas titujve që i kemi përmendur për lexuesin e
?Rimëkëmbjes? në numrat e mëparshëm të gazetës janë shtuar
deri tani edhe këto : ?Analogjitë e Baletës për ndërhyrjen
amerikane në Irak? ( 7 dhjetor), ? Baleta aleat
propagandistik i talebanëve? ( 8 dhjetor). Ashtu si dhe në
rastin e shkrimeve të mëparshem gazeta e Mero Bazes që
përfaqëson majën mprehtë të shpatës së Sali Berishës dhe
zëdhënësen më të autorizuar të propagandës serbe në
Shqipëri tani, këta tituj i ka ?mbështetur? shkel e shko me
pjesë nga palolibri i Myftarajt ?Nacional-islamizmi
shqiptar?? ose me citate nga libri im polemizues me
terrorizmin intelektual antishqiptar e antiislamik të
italiankës së lajthitur Oriana Falaçi.
Edhe pse për disa ditë janë ndërprerë në ?Tema? titujt që
përmbanin fjalët Abdi Baleta dhe pseudonimi ?Kastriot
Myftaraj? është përdorur për titujt të tjerë, në fushatën
antimyslimane e antishqiptare proserbe të ?Temës? nuk ka
ndryshuar asgjë. Të mërkurën më 8 dhjetor ?Tema? shkruante
sikur të ishte 8 dhjetori i vitit 2001 ?Është shkatërruar
apo është shumëfishuar Al Kaida? sepse propogandës së
Beogradit kjo pyetje i lypsej. Më 9 dhjetor në ?Tema? u
shafq titulli ?Moisiu dhe Nano, faktor konflikti fetar në
Ballkan?, të nesërmen ?Tema? trajtonte problemin se në
shënjestër të këtij konspiracioni janë vënë Kosova e
Rugova. Një ditë më pas, më 11 dhjetor jepet alarmi ?Nano e
çon Kosovën në Lindjen e Mesme?. Kështu ?Tema? ka marë
përsipër të bëjë hapur nëpërmjet të të njëjtit nënshkrim
?Kastriot Myftaraj? po ato spekulime e palaçollëqe që
bëheshin në gazetën ?SOT? në muajt e parë të këtij viti,
kur për të ngritur pluhur verbues për shqiptarët ishte
kapur një fjalë fare normale e Fatos Nanos për gjendjen në
Qipro. Tani kapet një fjali ku përmendet Lindja e Mesme.
Kjo është taktika e teknika e një propagande bajate që
bëhet në Shqipëri nga Berisha dhe papagajt e tij duke
ngritur zhurma të kota , duke përmbysur kuptimin e fjalëve
që thonë të tjerët, duke kthyer kokëposhtë mendimet që
shprehin e shkruajnë të tjerët. Këtë teknikë e tekonolgji
të ndyrë të huazuar nga qarqet më të tërbuara
propagandistike e mekanizmat agjenturore serbe, greke,
vatikanase e kemi gjetur në palolibrin ? Nacional-islamizmi
shqiptar? të cilin tani po e propagandojnë jo vetëm
Myftaraj e torbaxhinjtë e PD-së e të katolikocentrizmit që
e kanë shpërndarë për disa vjet por edhe ?asat? e
propagandës së Berishës si Mero Baze me shokë.
Kjo fushatë e shpëlarë propagandistike kundër
?talebanizmit?, ?binladenizmit?, ?sadamizmit?, ?Al Kaedas?
në Shqipëri, që i duhet shumë Serbisë shpërtheu në një kohë
kur Berishës e shtabeve të tij provokuese u plasi në dorë
?bomba Lesi? me të cilën ishte llogaritur të shembej
Nano.Duhej një zhurmë tjetër e madhe që të harrohej se si u
shemb me rropama shurdhuese ?makinacioni Lesi?. Serbisë i
duhej një zhurmë antiislamike në Shqipëri se po nxehet
atmosfera diplomatike e politike për punën e Kosovës. Kjo
fushatë antiislamike duhej për të larguar vemendjen nga
gafa e Sali Berishës që kur u kthye nga një udhëtim në
Francë shpalli me mburrje se kishte marrë premtimin që
partia e Zhak Shirakut do ta sjellë Salën në pushtet, çka
nënkupton se me SHBA Sala është prishur përfundimisht.
Mirëpo është përgjegjësi e madhe t?u mburresh shqiptarëve
se do t?u sjellësh ?pushtet francez?, pra pushtetin e
aleatit të Serbisë. Prandaj duhej zhurmë kundër islamizmit
të topitej opinioni publik shqiptar e të mos e mbante shumë
mendjen tek ?pushteti francez?? (serbofil) që ka ndërmend
të vendosë Sali Berisha.
Zhurma kundër islamizmit në Shqipëri duhej bërë për të
forcuar pozitat e presidentit të Serbisë e Malit të Zi,
Maroviç në takimin e 6 presidentëve në Tiranë për punët e
?mirëkuptimit midis feve e etnive?. Meqenëse frytet
politike të kësaj veprimtarie folklorike diplomatike të
organizuar nën kujdesin e UNESCO-s me nismën e presidentit
të Shqipërisë do t?i korrte Alfred Moisiu xhelozia
paranojake e Berishës nuk mund të qetësohej nëse Mero Baze
nuk bënte diçka kundër. Prandaj Mero me vrasësit me pagesë
që janë grumbulluar rreth tij nisi fushatën kundër
islamizmit në Shqipëri dhe kjo nuk mund të bëhej pa vënë në
shënjestër Abdi Baletën, Alfred Moisun, Fatos Nanon.
Më 28 nëntor 2004 në gazetën ?SOT? u botua shkrimi shumë
shqetësues ?Shqipëria, shesh spiunësh? ku tregohet se
?Spiunazhi grek, maqedosnas dhe serb janë ulur këmbëkryq në
Shqipëri? dhe theksohet ?UDB-ja nxit urrejtjen fetare?
sidomos duke vepruar në trekëndëshin Shkodër-Durrës-Tiranë
dhe nga bazat e saj të fuqishme në Tropojë. Në këto zona
është shumë veprues përveç UDB-së edhe katolikocentrizmi, i
cili si zëdhënës më të pacipë e më provokues ka gjetur e
përdorur deri tani Kastriot Myftarajn, i vetmi person deri
tani i akuzuar nga prokuroria shqiptare për nxitje të
përçarjes fetare në Shqipëri. Prandaj nuk mund të mos
mbahet parasysh se tërë fushata e ngritur nga Baze e
Myftaraj në ?Tema? kundër islamizmit në Shqipëri duke
sulmuar A. Baletën dhe kundër ortodoksisë duke sulmuar
Nanon e Moisiun i shërben objektivisht kësaj fushate të
UDB-së ( dhe të tjerëve) për të shkaktuar ngatërresa e
grindje fetare në Shqipëri. Fushata kundër islamizmit në
Shqipëri është vetëm perde tymi si ato që kanë krijuar
gjithmonë politika e agjentura serbo-sllave për të
intensifikuar komplotet, raprezaljet kundër shqiptarëve në
Kosovë, gjoja për të përballuar kërcënimin e
fondamentalizmit e të terrorizmit islamik shqiptar kundër
Serbisë. E gjtha kjo veprimtari përputhet plotësisht me
skemën e shpallur me kohë nga kryeministri i tanishën i
Serbisë, Koshtunica, për ta zhvendosur qendrën e
konflikteve ballkanike brenda Shqipërisë londineze.
Tellalli më i pasionuar i kësaj ?realpolitike serbe? të
Koshtunicës prej vitesh është Kastriot Myftaraj, gjë që e
përforcon edhe më mendimi se njëra nga gazetat më të
përkëdhelura nga Sali Berisha ?Tema? vepron në të njëjtën
vijë politike e propagandistike, si përçuese e
realpolitikës së Koshtunicës në Shqipëri.
Mero Baze këtë punë e ka bërë edhe para se në faqet e
?Temës??të shafqej emri ?Kastriot Myftaraj?.Mero Baze për
vite me radhë ka turfulluar e provokuar kundër UÇK-së
njësoj si mjetet e propagandës serbe. Mero Baze edhe
trazirat që tronditën Kosovën në mars të vitit 2004 i ka
paraqitur para opiniont publik si vepër e Fatos Nanos, çka
për fat të keq e kanë trumbetuar edhe disa gazetarë
skematikë në shtypin e Kosovës, pa dhënë provat e duhura
dhe pa menduar mirë se kujt po i shërbenin me këtë (
përveç Berishës në Shqipëri). Mero Baze shpalli se të
dërguarit e Nanos për t?i vënë zjarrin Kosovës ishin vrarë
në Kosovë dhe disa prej tyre qëndronin si kufoma të
paidentifikuara në morgun e Prizrenit. Deri tani Mero nuk
ka dhënë më sqarime nëse i identifikuan ato kufoma, të kujt
ishin, apo ishin kufoma të shpikura nga shërbimet sekrete
serbe që po i ballsamoste Mero në ?Tema?. Për fat të keq as
kryeministri Fatos Nano nuk ka bërë përçapjet e duhura për
të sqaruar këtë njoftim të Mero Bazes. Këtë duhej ta kishte
bërë dhe duhet ta bëjë për hir të politikës së shtetit
shqiptar edhe nëse vet Nanos nuk i bëhet vonë për ato që
shkruan Baze.
Kështu që ka shumë argumente që na bëjnë të besojmë se
fushata kundër islamizmit shqiptar është vepër e agjenturës
serbe. Nuk na çudit shumë që ?Tema? është vënë në shërbim
të kësaj fushate agjenturore e propagandistike serbe. Edhe
pak muaj i ndajnë shqiptarët nga dita e zgjedhjeve. Lufta
për pushtet në Shqipëri kësaj radhe do të jetë më e ashpër
se kurrë jo vetëm nga karrieristët shqiptarë, por edhe nga
politikat, agjenturat e mafiet e huaja që tashmë kanë
interesa të përcaktuara në Shqipëri. Nuk do shumë mend për
të kuptuar se kur në shtypin shqiptar shfaqen tituj? Baleta
kërkon boshtin islamik Tiranë-Prishtinë-Sarajevë? kjo bëhet
sipas orekseve serbe, për qëllime të politikës serbe, për
ta paraqitur problemin e bashkimit të shqiptarëve si një
komplot islamik në Ballkan. Kemi polemizuar me kohë me këto
teza. Mero Baze edhe pse nuk lexon shumë dhe vepron si një
intrigant empirik në gazetari diçka duhet të dijë për
polemikat që kam bërë unë me palolibrin ?Nacional-islamizmi
shqiptar?? ku ngrihej kjo akuzë. Mero edhe pse është një
manipulues gazetaresk me thashetheme kafenesh duhet të dijë
diçka si kam polemizuar unë me shkrimet e Skënder Shkupit
që kërkonte ?federatën katërshe?
Shqipëri-Maqedoni-Kosovë-Mal i Zi vetëm e vetëm që në
Ballkan të mos krijohej shtet shqiptar me shumicë popullsie
myslimane.
Kur në një gazetë shqiptare shkruhet me tmerr se një
shqiptar dashka të rrethojë Serbinë me ?hark islamik?
kuptohet lehtë se në atë gazetë flet e shkruan Vuk
Drashkoviçi, se në atë gazetë materializohet fryma e
romanit ?Thika? i Drashkoviçit dhe fryma e ?Kurorës së
maleve? të Njegoshit. Mero Baze me siguri nuk ka haber se
çfarë janë këto se nuk lexon, por ata që përgatisin në
bodrume të errta shkrimet që dalin me nënshkrimin e
Kastriot m? e dinë fare mirë se cila është fryma e poemës
së Njegoshit dhe e romanit të Drashkoviçit. Janë këta që
lëshojë alarme të rremë se drejt Shqipërisë ?po vijnë
talebanët? se Shqiëpria po bëhet ?Al-kaedistan? se në
Shqipëri po mbështetet politika e Sadamit. Këta njerëz të
bodrumeve të provokimit politik punojnë natë ditë që
shqiptarëve t?u injektohet psikologjia antimyslimane e
Njegoshit dhe Vuk Drashkoviçit. Sali Berisha ka qenë
mbështetës i ?Zajednos? së Drashkoviçit në vitin 1996 dhe u
kërkonte shqiptarëve të Kosovës të sakrifikonin veten për
ta mbështetur edhe ata. Altoparlanti më i zhurmshëm i kësaj
propagande të fëlliqur është bërë tani gazeta ?Tema? e
Bazes që është ingranazhi më i rëndësishëm në makinerinë e
ndërlikuar propagandistike që ka montuar Sali Berisha në
Shqipëri.
?Kapuçoni? i propagandës provokuese berishiste, Mero Baze,
është tani dhe në rolin e ?Kapuçanit? të antitalebanizmit e
antiislamizmit kristosllavist në Shqipëri. Presidentit
serbo-malazez Maroviç para se të nisej për në Tiranë si
dhëndërr i ri në ?dasmën e mirëkuptimit fetar? nga Alfred
Moisiu iu përgatit një prikë e mirë propagandistike me
motive serbe nga shqiptarët që adhurojnë reaplotikën serbe
dhe çalltisin të vërtetojnë tezat serbe se ?e keqja e
Ballkanit ka filluar me myslimanizimin e shqiptarëve?, se
?shqiptarët duan të rrënojnë krishterimin në Ballkan?, se
?Sebia rrezikohet nga fondamentalizmi islamik shqiptar, nga
brezi i gjelbër mysliman që duan të bëjnë shqiptarët?, se
?Serbia është sakrifikuar e po sakrifikohet qysh nga beteja
e Kosovës e vitit1389 për të shpëtuar Europën nga kërcënimi
islam? etj. Këtyre tezave synojnë t?u shërbejnë Baze e
Myftaraj me shkrimet që botohen në ?? Tema? kundër
islamizmit të Abdi Baletës dhe ortodoksizmit të Nanos e të
Moisiut. Këtë propagandë e ushqejnë Berisha e Nikoll Lesi
me dy partitë katolike që kryesojnë, si dhe mjediset
katolikocentriste të fshehura. Kjo gjen mbështetje edhe në
Itali ku pranohet me qejf propaganda serbe për rolin
antikristian të shqiptarëve të Kosovës.
Mero Baze më shumë nga poshtërsia e tij provokuese se nga
dembelizmi për të mësuar nuk arrin të fusë në kokë ato që
janë thënë me kohë se talebanët janë një dukuri thjesht
brenda Afganistanit, nuk kanë pasur kurrfarë shtrirjeje
jshtë këtij vendi, nuk i kanë bërë keq asnjë populli
tjetër, siç u kanë bërë fqinjët fanatikë të krishterë
shqiptarëve, janë nje dukuri që e krijuan sa nga medresetë
e Mulla Omarit e të Pakistanit aq dhe nga veprimtarie i
CIA-s dhe politika amerikane. Mero Baze ka marrë detyrën që
talebanizmin afgan ta nxjerrë jashtë kufinjve të
Afganistanit dhe ta sjellë pikërisht në Shqipëri sepse kjo
është vendosur kështu nga qendrat e inkuizicionit e të
rikonkuistës së krishterë që Shqipërinë dhe shqiptarët
myslimanë i quajnë si hallka më e dobët e botës myslimane
ku mund të bëhet më lehtë përmbysja fetare, të përsëritet
rikonkuista spanjolle e pesë shekujve më parë. Deri tani me
rrobat e rikonkuistadorit në publik dilte vetëm Myftaraj me
surratin e tij tipik mongol. Tani ka filluar edhe Mero Baze
të ngrefet si rikonkuistador e ndonëse surrati i tij që nuk
futet dot në asnjë kallëp etnik nuk është për këtë punë.
Mjediset më regresive europiane që po e përdorin
integrimin e europian si maskë të ambicjeve për të
rikrijuar Perandorinë e Shenjtë të Krishterë Romake e kanë
piketuar Shqipërinë si vendin e eksperimenteve të tyre më
të përbindshme. Dhe për fat të keq midis ne shqiptarëve
dalin jo pak të bastarduar që pranojnë me kënaqësi të bëhen
mercenarë të planeve për genocid fetar dhe etnocid në
Shqipëri. Vështroni ato që shkruhen në ?Tema? të Bazes që
të bindeni. Bazja është zëri i autorizuar i Berishës.
Filloni e analizoni me frymë shqiptare e njerëzore ato që
shkruhen në ?Tema? të Mero Bazes të kuptoni sa perversitet
gazetaresk e politik antishqiptar ka në to, edhe kur
sulmohen Nano apo Moisiu. Tani besoj njerëzit që gjykojnë
me tru normal nuk kanë nevojë t?ua shpjegojë kush me
hollësi e vazhdimisht se ku është katandisur në politikën e
propagandën e tij Sali Berisha përderisa zëdhënësja e tij e
?Tema? është bërë publikisht altoparlant i lehjeve që deri
sot njiheshin vetëm si të Kastriot Myftaraj
Një personi me fytyrë tipike mongole i është vënë në
dispozicion gazeta berishiane ?Tema? të hedhë dhe një herë
në publik ato përgojimet idioteske që bënin dikur horrat e
gazetës ?Koha Jonë ? të Nikollë Lesit deri për paraqitjen
time fizike. Maskarenjtë e katolikocentrizmit tani kanë në
shërbim, të tyre edhe gazetën ?Tema? të bëjnë përshkrimin
e?hartës antropologjike të kryqëzimeve racore në itinerarin
e tyre nga Siberia Lindore në Ballkan?. Këta maskarenj që
bëjnë prej kohësh punën e kristosllavizmit duke përhapur
fjalë se shqiptarët myslimanë janë të ardhur nga Azia, jo
shqiptarë, kanë gjetur për nënshkrim emrin e njeriut më të
papërshtatshëm ,Myftaraj me atë fytyrë e fizionomi mongole
nëse mohon se është pasardhës i ndonjë njeriu të stepave
del që do të jetë pasardhës i ndonjë eskimezi nga
Gronlanda. Për Mero Bazen duhet bërë vëzhgime të mëtejshme
sepse artikulon fjalët me zor dhe ngjan si qenie që ende
qëndron në kufij të ndërmjetën të specieve të gjalla.
Meqenëse Mero Baze këshilltari e zëri i autorizuar
propagandistik ui Berishës paska filluar të merret dhe me
hartologji antropologjike? do të bënte mirë të merrte disa
fotografi familjare të Berishës, si ajo që është vënë në
faqen 3 të ?Zërit të Popullit? më 12 dhjetor 2004, apo më
mirë në një ballinë reviste pak para vizitës së Saliut në
Kinë dhe do të shohë se kush ngjan me kushërirat e Kastriot
Myftarajt ose të kinezkave. Këta specialistët e
?hartologjisë antropologjike? që i shërbejnë
bazeberishizmit do të bënin mirë të na jepnin ndonjë
ekspertizë pasi të krahasonin ngjashmëritë e mëdha midis
portreteve të Sali Berishës e të Radovan Karaxhiçit,
Në gazetën e Bazes janë bërë edhe ca akrobacira të ngathta
me fjalë rreth disa citateve të nxjerra nga shkrimet e mia
për Irakun për të mashtruar ndonjë lexues hutaq se
qëndrimet e mia qenkan të dëmshme për shqiptarët. Për të
mos mbushur gazetën me shpjegime të tepërta për
palaçollëqet që bëhen ne gazetën ?Tema? po përmend vetëm
atë që është thelbësore. Unë kam argumentuar se paralelizmi
i pranueshëm nga pikëpamja e moralit , politikës e të
drejtës ndërkombëtare mund të behët vetëm midis ndërhyrjes
amerikane kundër Serbisë në Kosovë për ta shpëtuar nga
agresioni e genocidi serb në vitin 1999 dhe ndërhyrjen
amerikane kundër Irakut në vitin 1991 për të shpëtuar
Kuvajtin e pushtuar. Por kurrsesi nuk ka vend për të bërë
paralelizëm midis ndërhyrjes në Kosovë në vitin 1999 që nuk
synonte rrëzimin e diktatorit Milosheviç dhe ndërhyrjes së
SHBA në Irak në vitin 2003 për të rrëzuar diktatorin Sadam
Hysein. Nga këndvështrimi i parimeve dhe i normave të së
drejtës ndërkombëtare këto ndërhyrje (1999 në Serbi e 2003
në Irak) ndryshojnë si nata me ditën. Këto i theksoj për
lexuesit që duan të mësojnë diçka kur flasin e shkruajnë
specialistët jo për Mero Bazen apo Kastriot Myftarajn që as
nuk dinë, as nuk duan të mësojnë dhe llapin e shkruajnë kot
më kot.
Në vitin 1991 gjithë bota u bashkua me SHBA për të
ndëshkuar Sadam Hyseinin se kishte sulmuar e pushtuar një
shtet të vogël anëtar të OKB-së, Kuvajtin. Në vitin 1999
pati shumë kundërshtime ndaj ndërhyrjes amerikane në Kosovë
sepse për fat të keq çështja e Kosovës ende konceptohej
gabim dhe trajtohej keq si çështje e brendëshme e Serbisë
.Vetë SHBA nuk ishin në pozicionin e duhur që sulmin serb
në Kosovë ta barazonin me agresion kundër një shteti Sovran
e një kombi tjetër dhe ta barazonin me sulmin e Sadamit në
Kuvajt, sikurse duhet barazuar. Megjithatë NATO më në fund
mbështeti SHBA, pra në thelb u pranua kjo logjikë. Më 2001
gjitha bota e miratoi ndërhyrjen e SHBA në Afganistan sepse
ishte nën tmerrin e akteve terroriste në Nju Jork. Në vitin
2003 mbështetja për ndërhyrjen amerikane në Irak ishte
shumë më e kufizuar dhe aleatët më të rëndësishëm europianë
si Franca, Gjermania i janë kundërvënë në parim e në
politikë kësaj ndërhyrjeje. Është presidenti francez Zhak
Shirak që deklaron se ?Bota nuk është bërë aspak më e
sigurtë pa Sadamin? për të hedhur poshtë thënien e
presidentit amerikam?Bota është më e sigurtë pa Sadamin?.
Në këtë rast Shirak ka të drejtë. Po Berisha si do t?ia
bëjë tani që pushtetin pret ta marrë nga Shiraku, do të
thotë se ?bota pa Sadamin nuk është më e sigurtë?? Po
propagandistët e Berishës si do të shprehen? Apo vetëm do
të përrallisin përse Baleta tha ashtu e nuk thotë kështu?
Serbët duan që të bëhet paralelizëm midis ndërhyrjes së
NATO-s kundër Serbisë dhe ndërhyrjes së SHBA kundër Sadamit
në Irak, për të treguar se amerikanët mbajtën dy qëndrime
të ndryshme në një kohë kur në të dy rastet fjala ishte për
të luftuar ?terrorizmin islamik? Gjithçka është shkruar në
artikullin e ?Temës? të datës 7 dhjetor 2004 me titull
?Analogjitë eBaletës për ndërhyrjen amerikane në Irak?
është një tentativë djallëzore e shërbimeve serbe për të
mbrojtur tezën e tyre dhe për të zhvleftësuar atë qëndrim
sqarues që kam mbajtur unë. Edhe në këtë rast Mero Baze dhe
?Tema?, pra bazeberishizmi është vënë në shërbim të
propagandës serbe. Lexuesit le të zgjedhin vetë midis ideve
të Mero ?Kapuçanit? dhe Abdi ?Talibanit?. Detyra jonë është
t?ua japim mundësinë të kuptojnë e të përcaktohen.
Për marrëzitë që ribotohen tani në ?Tema? më nënshkrimin e
Kastriot m? kemi shkruar e folur edhe më parë, pavarësisht
se Meron e ka penguar ?Çorapja? e zezë që ia rrasin në kokë
të lëxojë si duhet. Qysh para dy vitesh kam demaskuar edhe
trillimet e shpifografëve të mi për ?antiamerikanizmin? e
Baletës duke shkruar : ? Shpifografi im marroq dhe
sharlatan ka sajuar dhe trillimin ?Baleta nuk kritikon dhe
akuzon për tendenca antishqiptare thjesht funksionarë të
ndryshëm amerikanë, por SHBA-të në përgjithësi?. Sikur të
shkohet pas këtij arsyetimi çyryk atëherë antiamerikani më
i madh në botë duhet shpallur Riçard Hollbruk se ka thënë
që ?SHBA u vonuan për pavarësinë e Kosovës? (?Tema? 21 mars
2004). Tani duhet shkruar se antiamerikani më i pafytyrë në
Shqipëri duhet quajtur Mero Baze që pasi e dëbuan ngë
shërbimi i ?Zërit të Amerikës?, bëri një libër të tërë në
frymë antiamerikane dhe tani përpiqet të sulmojë me shpifje
Abdi Baeltën për ?antiamerikanizëm? që të tregojë sa shumë
i dashka ameriaknët.
Para dy vitesh kam shkruar : ?Duket qartë që këtë ?mençuri?
të madhe për anti-amerikanizmin tim shpifografi im e kishte
huazuar nga shkrimet e gazetës ?Zëri i Popullit? si
?Baleta, i pari dhe i fundit anti-amerikan në Shqipëri? 12
dhjetor 2000, i cili u pasua jo rastësisht nga shkrimi me
vazhdime ??fytyra e vërtetë e Abdi Baletës, këtij
anti-amerikani të madh? në gazetën e Kosovës ??Epoka e re?
në fund të muajit janar 2001. Edhe propagandistët e Sali
Berishës e të PD-së, më kanë portretizuar si antiamerikan,
ndonëse ata vetë në raste të caktuara për interesa politike
meskine janë sulur kundër këtij apo atij diplomati
amerikan, duke pretenduar në të njëjtën kohë se janë më
pro-amerikanët në Shqipëri?.Artikulli i ?Epokës së RE? ka
qenë porosi e Bazes. Tani ka zëvendësuar Hamit Fazliun me
Kastriot m? të përsërisë të njëjtat palaçollëqe.
Mero Baze nuk paska as dëshirë as tru të kuptojë ato që kam
shkruar : ?Kush ka dy pare mend në kokë dhe disa njohuri
për punët e politikës e të diplomacisë duhet të kuptojë se
politika amerikane nuk është e njëjtë ndaj Shqipërisë në
çdo kohë dhe nga çdo administratë, ose degë e
administratës. Në SHBA ka qysh nga fillimi i shekullit XX
dy rryma politike për Shqipërinë. Unë në shumë shkrime të
miat jam shprehur si ithtar i njërës nga këto rryma që në
vitet 1920 shprehej nëpërmjet qëndrimeve të këshilltarëve
të presidentit Uillson, nëpërmjet një artikulli në shtypin
amerikan, ? Një republikë amerikane në Europë?.
Në një studim të titulluar ?Rrjeti i merimangës? në vitin
1986 mbi historikun e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA
dhe Anglinë amerikani Ian Prajs dhe britaniku Uilliam Blend
kanë përmendur se në një studim të Departamentit amerikan
të Shtetit në vitin 1918 theksohej se Shqipëria duhej vënë
nën mandatin e një fuqie të painteresuar?.
Autorët u janë referuar raporteve që kanë bërë pas vizitave
në Shqipëri konsujt amerikanë në Torino e Romë ku theksohej
: ?Kërkesa e përgjithëshme dhe zgjedhja parësore në
Shqipëri është të vihet nën kontrollin amerikan?. Diplomati
amerikan nga Roma pas vizitës në Shqipëri në vitin 1920
raportonte ?Shqiptarët si një trup i vetëm i falen SHBA dhe
i duan idealet amerikane deri në fanatizëm?. Uillliam
Douard botonte në gazetën e njohur ?Krisçën Sajens Monitor?
atë artikullin me titull ?Një republikë amerikane në
Europë?. Kur kam bërë kritika për qëndrimet politike
amerikane i kam ditur këto. Por për shumë dekada politika
amerikane ndaj shqiptarëve nuk ka rrjedhur në këtë drejtim.
Në vitet 1945-50 një politikë disi e dobishme për
shqiptarët pasqyroheji në qëndrimet e Departamentit të
Shtetit e të Pentagonit kundër rezolutave të Kongresit që
kërkonin ndarjen e ?Vorio-Epirit? nga Shqipëria.
Unë jam shprehur në favor të asaj vije politike amerikane
që në vitin 1983 është formuluar nga senatori Xhesi Helms i
cili rekomandonte mbështetje amerikane për bashkimin e
gjithë trojeve shqiptare në Ballkan në një shtet demokratik
pro-perëndimor, që të shërbente si digë para vërshimit
sllav. Mbase jam i vetmi pas profesor Miftar Spahisë me
banim në SHBA që në shtypin shqiptar jam përpjekur të bëj
të ditur këtë qëndrim të Xhesi Helmsit që figuron në
?Proces-verbalet e Kongresit amerikan të legjislaturës 98,
sesioni V, vëllimi 129 nr. 79 datë 7 qershor 1983?. Besoj
se kam qenë i vetmi shqiptar që kam përshëndetur e theksuar
rëndësinë e këtij qëndrimi të Helmsit në një veprimtari
diplomatiko-akademike ndërkombëtare, në seminarin mbi
çështjen e Kosovës të mbajtur në Teheran (Iran) në shtator
të vitit 1999. Por ende kjo vijë nuk është bërë parësore në
politikën e SHBA ndaj shqiptarëve.
Ka raste kur politika amerikane për çështjen shqiptare
është pozitive, ka raste kur ndryshon për keq. Politika
amerikane ndaj Shqipërisë pëson ndryshime edhe brënda një
periudhe të shkurtër kohe. Në fillim të viteve 1990 kur
përfaqësohej nga ambasadori Rajerson nuk ishte si në mesin
e viteve 1990 kur përfaqësohej nga Mariza Lino. Sado ndikim
të ketë personaliteti i ambasadorit, procesi politik bëhet
siç e dikton shteti, aparati diplomatik në qendër. Kurse
propagandistët e Berishës dhe shegertët e tyre si Kastriot
m... duan të mashtrojnë njerëzit se një politikan apo
diplomat amerikan mund të bëjë politikë ndryshe nga
politika shtetërore.
Shpifografi im kur formulonte trillimin e mësipërm kishte
dhe një hall të vetin personal. Ai me disa shkrime të tij
në ?Rimëkëmbja? kishte bërë sulme vulgare kundër politikës
amerikane e diplomatëve amerikanë. Madje në revistën ?Koha?
kishte botuar një shkrim shumë të ndyrë kundër të ndjerit
ambasadorit amerikan Limpreht që vdiq gjatë një udhëtimi
turistik në liqenet e Lurës dhe mbeti përjetësisht i lidhur
me Shqipërinë. Prandaj përpiqej të sajonte justifikime se
ai nuk është antiamerikan, por vetëm sulmon ndonjë
amerikan.?
Këtë shpifografin tim, Kastriot m... që nuk ka as ide, as
qëndrim të vetin e përdor tani Mero Baze të llapë përsëri
për ?antiamerikanizmin e Baletës?, të kërcejë si plesht nga
një marrëzi në tjetrën, nga një provokim në tjetrin duke
përmbysur qëndrimet që ka mbajtur. Këtë ?proamerikan të
çartur? të dhjetorit 2001, Kastriot m... e shohim në
pozitën e antiamerikanit të tërbuar më 1 shtator 2004 kur
me emrin e tij është botuar në gazetën berishiane
?Republika? shkrimi i titulluar ?Ambasadori i ri amerikan,
NanokraCIA dhe opozita?. Ky shkrim u botua qëllimisht si
një fyerje e rëndë dhe sulm arrogant kundër politikës së
SHBA-së ndaj Shqipërisë pikërisht kur përgatitej nisja për
në Tiranë e ambasadores amerikane, Zonjës Ries.
Pas largimit drejt Irakut të ambasadorit amerikan në
Tiranë, Xhefri, ambasada e SHBA mbeti për disa muaj pa
titullar, çka përbënte një gjendje të pakëndëshme për
Shqipërinë. Por ata që nuk duan marrëdhënie të mira midis
Shqipërisë e SHBA vunë në lëvizje gazetën ?Republika? dhe
një ?vrasës me pagesë në publicistikë? si Myftaraj të
akuzonin rëndë politikën amerikane duke shkruar : ? Pra
pluralizmi politik në Shqipëri praktikisht do të
fiktivizohet dhe përgjegjësit kryesorë për këtë do të jenë
SHBA duke ditur impaktin që kanë në zhvillimet politike në
Shqipëri?. Bëhet dhe pyetja idioteske e provokuese : ? A do
të vijë ambasadori i ri amerikan me liçencën e pushtetit të
Nanos në xhep, respektivisht me lejen amerikane që Nano të
manipulojë zgjedhjet e ardhëshme parlamentare??. Në këtë
shkrim ka dalë lakuriq fare me tërë shëmtinë e vet urrejtja
e politikave dhe e agjenturave ballkanike dhe europiane dhe
e bishtrave të tyre në Shqipëri ndaj zhvillimit normal të
marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA. Dhe përçues të këtij
antiamerikanizmi patologjik nuk kishin turp pak kohë më
parë të dilnin si mbrojtës të SHBA nga ?antiamerikanizmi? i
Baletës dhe që përsëri përpiqen ta fshehin poshtërsinë e
tyre antiamerikane duke llapur për ?antiamerikanizmin e
Baletës?.
Pozicionin dhe autoportretin e tij të vërtetë përsa i
përket antiamerikanizmit shpifografi im e kishte skicuar
bukur në shkrimin e tij ?Si të dallojmë anti-amerikanin?
botuar në ?Rimëkëmbja? më 28 mars 2000. Ai atje ka shkruar:
?Në dukje antiamerikani i sofistikuar paraqitet si një
proamerikan i zjarrtë?. Kastrioti ka mundur ta bëjë këtë
konstatim që ka mjaft të vërtetë brënda në radhë të parë se
e njeh thelbin e ndiesive e të mendimeve të veta. Një
person si ai, i vënë tërësisht në shërbim të tezave
politike greke e serbe dhe të propagandës fetare
katolikocentriste, nuk mund të ketë ndjenjë të sinqertë
simpatie për SHBA.
Edhe politikanë si Berisha, Nano, Mustafaj, Pollo, etj.
hiqen sikur vdesin nga simpatia për SHBA, por lidhjet e
vërteta shpirtërore i kanë në Europë dhe shpesh tinëzisht e
pickojnë SHBA. Kurse ne në ?Rimëkëmbja? kemi ndjekur
gjithmonë rrugën e çiltërsisë, kemi thënë hapur çfarë na
pëlqen, çfarë nuk na pëlqen në politikën amerikane për
çështjen shqiptare, kemi thënë se sytë e shqiptarëve duhet
të jenë të drejtuar tek Amerika, por nuk pajtohemi me
prirjet ose episodet e politikës amerikane kur i dëmtojnë
interesat shqiptare, ose kur bien ndesh me parimet
themelore të drejtësisë e të drejtës ndërkombëtare., siç ka
ndodhur edhe tani gjatë ngjarjeve në Irak, kur vetë
zyrtarët më të lartë amerikanë pohojnë se janë bërë pa
ekzistuar ato shkaqet që u thanë në fillim. Vet udhëheqësit
amerikanë dhe mekanizmat e shtetit amerikan të turpëruar po
kërkojnë falje dhe marrin masa ligjore për të ndëshkuar ata
ushtarë amerikanë që kanë kryer veprime barbare në Irak.
Por për tellallët e antimyslimanizmit kristosllavist në
Shqipëri si Mero Baze këto akte të turpshme u dashkan
shpërblyer me admirim e dekorata se kështu i bëhet qejfi
edhe Oriana Falaçit.
Këtu qëndron ndryshimi ynë nga politikanët dallkaukë dhe
nga sharlatanët e propagandës si puna e shpifografit tim.
Lexuesit e ?Rimëkëmbjes? e dinë se qëndrimet e mia ndaj
politikës së SHBA për çështjen e Kosovës e çështjen
shqiptare në tërësi i kam shprehur në Departamentin
amerikan të Shtetit, në qershor 1991, kur jam pritur në
përbërje të një grupi politikanësh, historianësh e
veprimtarësh të tjerë nga Shqipëria e Kosova, në të cilin
bënin pjesë edhe Mahmut Bakalli, Mark Krasniqi, Rexhep
Qosja, Rexhep Balidemaj, Kristo Frashëri, Frrok Çupi,
Mazhar Krasniqi, Tahir Nikçi, Besim Malota, Xhevat Kuka dhe
të cilit i printe nëpër zyrat amerikane i mirënjohuri
ishkongresmen amerikan Xhozef Dioguardi. Kjo vizitë në
zyrën e Departamentit të Shtetit për Shqipërinë është bërë
pak pasi këtu kishin patur biseda edhe Sali Berisha me
Gramoz Pashkon. Për pozitën e Shqipërisë në Ballkan ,e
sidomos për marrëdhëniet shqiptaro-greke, i kam parashtruar
pikëpamjet e mia në mënyrën më të plotë në ambasadën
amerikane në Tiranë në prill të vitit 1993. Pastaj i kam
shprehur në një mori të pafund shkrimesh. Më qartë e më të
përpunuara këto qëndrime i kam shprehur në punimin prej 75
faqesh të paraqitur në shtator të vitit 1999 në një seminar
diplomatik ndërkombëtar në Teheran (Iran) kushtuar gjendjes
në Kosovë. Për fat të keq nga punët e shumta nuk kam mundur
ta përkthej në shqip e ta botoj këtë material. Por ai e
ruan vlerën në çdo kohë që të botohet.
Shpifografët e mi nuk ka fare haber nga këto gjëra, por
rrokanisin sipas fantazisë së tyre të sëmurë, ose trulloset
nga era e qelbur e plehurinave të propagandës ku ua rrasin
kokën manipuluesit e tyre grekë, serbë, katolikocentristë.
?Vrasësi me pagesë në publicistikë?, Kastrio m?, që tani
është Sanço i propagandës bazeberishiste që vazhdon të
dehet me avuj propagande serbe në qilarin shpifologjik
?Tema? në faqen 167 të palolibrit të tij
?Nacional-islamizmi shqiptar?? në vitin 2001 ka shkruar:
?Baleta i ftoi shqiptarët e Kosovës që lufta çlirimtare e
tyre të jetë xhihadi?.
Këtij shpifësi, me të vërtetë të ndyrë në karakter, në
shpirt, në sjellje dhe me siguri të shkundur nga trutë i
duhej të gjente ndonjë fjali në shkrimet e mia për të
mbështetur trillimin se ?Baleta i ka dhënë argument
propagandës serbe në kohën kur kjo akuzonte UÇK-në si
terrorizëm islamik?. Dhe meqenëse nuk ka gjetur asgjë të
tillë ka quajtur si thirrje për xhihad drejtuar shqiptarëve
të Kosovës përmendjen në shkrimin tim ?Shqiptarët
masakrohen nga Vlora në Drenicë? (?Bota Sot? 5 mars 1998)
të Hadithit ?O njerëz mos e dëshironi përleshjen me
armikun, luteni Allahun për shëndet, por kur të përlesheni
me armikun bëhuni të qëndrueshëm dhe dijeni se xheneti
është nën hijen e shpatave?.
Pas këtij citimi spekuluesi faqezi ka vënë fjalinë ?Pra,
Baleta u kërkonte shqiptarëve të Kosovës që të
frymëzoheshin prej asaj që njihet si ?Hadith i Xhihadit?.
Shpifografi im me këtë rast ka shprehur me nëntekst një
dëshirë që unë në ato rrethana shqiptarëve t?u bëja
thirrjen ?kur ju godasin njërën faqe ju ktheni tjetrën?.
Edhe urrejta katolikocentriste ndaj Islamit është e
pamjaftueshme që ta bëjë një njeri që nuk e ka lënë ende
mendja ta interpretojë siç e ka interpretuar Kastriot m...
Hadithin e cituar nga unë. Edhe më e fortë se shtytja nga
fanatizmi katolikocentrist tek shpifografi im ka qënë
detyrimi për t?i bërë me çdo kusht shërbim propagandës
serbe kur ai ka bërë intepretimin e mësipërm.
Këtë e vërteton edhe më qartë vetë shpifografi im kur e
stërhollon qëllimin e tij të keq me të tilla fjalë: ?Tuj
kenë se kët gja e shkruente në gazetën ma të madhe
shqiptare në Perëndim ç?ka asht ?Bota Sot? njeriu që ishte
pompu si kampion i nacionalizmit shqiptar, atëhere këto
mund të konsiderohen si një dhuratë në pjatë të artë që i
jepeshin propagandës serbe-greke me provu para Perëndimit
tezat e saj se shqiptarët bajnë luftë të shenjtë
myslimane....?.
Shpifografi im di vetëm një marifet në këtë rast: të mos
bëhet asgjë me të cilën mund të spekullojë propaganda
serbo-greke. Meqënëse propaganda serbo-greke është e zonja
të spekullojë me çdo gjë, u dashka të mos bëjmë asgjë, të
mos shkruajmë asnjë rresht, ose të shkruajmë siç do
propaganda serbo-greke. Këtë gjë bën shpifografi im,
Kastriot m..... në palo-librin e tij.
Ja përse shpifografi im e plotëson lehtë kërkesën serbofile
të Mero Bazes që të akuzohet Abdi Baleta se dashka të
vendosë Serbinë në karantinën e islamizmit shqiptar e
boshnjak.


Deri sa shtabi qendror i propagandës bazeberishiste nuk
kishte vendosur të hidhte hapur në fushëbetejën
antimyslimane ?Temën? e Meron Bazen i vetmi shkrues në
gazetat e Tiranës ishte rreshtuar pas shpifogrfait Kastriot
m... si tellal tezash katolikocentriste e kristosllaviste
ishte Skënder Shkupi. Edhe ai si bazeberishistët tani
tmerrohej nga vetsugjestionimi përçartës se Abdi Baleta
kultivonte në Shqipëri ?fondamentalizëm islamik e
nacionalizëm islamik?, nxiste në Kosovë ?Xhihadin islamik?
dhe me shtytje iraniane qysh në vitin 1992 kishte dashur të
tërheqë Berishën në ?komplotin ndërkombëtar? për të krijuar
?Brezin e gjelbërt islamik? në Ballkan. Skënder Shkupi ka
shkruar atëherë më me elegancë se frymëzuesi i tij Katriot
m? për këto ?mëkate? të Abdi Baletës, por me të njëjtën
poshtërsi dhe synim si ?Tema? tani.
Mirëpo asgjë nuk i ka qetësuar padronët e shpifografëve të
mi që çmenden e torturohen çdo ditë më shumë nga përçartjet
e tyre dhe i detyrojnë të mjerët shpifografë të jenë
përsëri si autor poshtë paloshkrimesh që shtabet
spiunologjike e shpifologjike proserbe hedhin në ?Tema ?
edhe në vitin 2004 nën titujt e stërpësëritur për ? bëmat
islamike? të Abdi Baletës duke përfshirë dhe një titull të
tillë si ?Baleta kërkon boshtin islamik
Tiranë-Prishtinë-Sarajevë?. Pra është avazi i vjetër i
propagandës së tërbuar serbe se shqiptarët janë rreziku i
Ballkanit dhe i Europës, se Serbia po përballet me një
komplot shqiptar të rrezikshëm e me shumë përmasa për ta
rrethuar atë me një ?bosht, hark, rreth apo zinxhir
islamik?.
Mjafton kjo akuzë e çmendur dhe idiote për të kuptuar se
shpifografitë që botohen me emrin e Kastriot m?janë
prodhime të propagandës diversioniste të Serbisë. Këtë
bashkëpunim e kam demaskuar shumë herë. E kam demaskuar
edhe në shkrimet më të fundit ?Vetdemaskimi i agjentëve të
Serbisë?, ?Zbatuesit bazeberishistë të postulatit çetnik?
(?Rimëkëmbja? 30 nëntor 2004). Kam përmendur se janë edhe
të tjerë që japin prova se ?Tema? e Myftaraj shkruajnë
sipas recetave që lëshojnë politika e spiunazhi serb. Kam
cituar nga gazetari kosovar Ramush Tahiri : ?Kryespiuni i
Serbisë tan i hedh tezat e moçme me rroba të reja për
transversalen e gjelbër nga Teherani në Sarajevë, për
shtetin islamik të Sanxhakut, për Al Kaidan në Shqipëri,
Kosovë, Maqedoni? ( gazeta e Tiranës ?Dita? 23 shkurt
2004). Por gazeta ?Tema? dhe shpifologët bazeberishistë në
Tiranë përsëri kanë ngulmuar në misionin e tyre për të
mbështetur pretendimet e Momir Stojanoviçit duke shtuar se
Abdi Baleta jo vetëm po punon për ?boshtin islamik
Tiranë-Prishtinë?Sarajevë?, por po i kthen shqiptarët në
??talebanë?.
I vura në dijeni lexuesit se provokimet e ndyra serbe e
serbçe nëpërmjet gazetës ?Tema? e nënshkrimit të Kastriot
m... kundër ??islamizmit politik, fundametalizmit e
nacionalizmit islamik? të Abdi Baletës janë bërë në një
sfond shumë më të gjërë ngatërresash dhe qëllimesh të
afërta e largëta anti-shqiptare kur botova shkrimin
kuptimplotë të zonjës Elida Buçpapa botuar në ?Bota Sot? më
20 tetor 2004 me titull ??Italia të ndalë politikën e saj
antishqiptare me karakter fetar të ushtruar nga qarqe
filoserbe?. Ajo denoncon faktin që në parlamentin italian
është shfaqur një film dokumentar i përgatitur nga gazetarë
italianë në bashkëpunim me propagandistë të shtetit e të
kishës serbe për gjoja ??rrezikun e madh që i vjen
krishterimit nga Kosova?. Por Mero Baze e ??Tema? në vend
që t?i vinin gishtin kokës e të kuptonin se në çfarë bataku
ishin futur, kanë mbajtur përsëri heshtje të plotë për këtë
qëndrim slandaloz kundër shqiptarëve në Italinë katolike e
Romën papiste dhe ia kanë mbathur për në Afganistan të
ndeshen si Don Kishoti e Sanço Pança me mullinjtë e ereës
të talebanizmit.??Tema? me shkrimet e javës së fundit ka
vazhduar të mbështesë pikërisht atë propagandë që shteti
serb e kisha serbe e kanë çuar deri në parlamentin italian
me film dokumentar. Kuptohet se agjentët serbë në
shpifologjinë shqiptare janë të shumtë dhe agresivë.
Për këtë dëshmojnë edhe qëndrime te mëhershme si ato të
Skënder Shkupit kundër ?nacionalizmit islamik shqiptar? ku
shkruhej : ? Një konfiguracion i tillë konfederativ
përjashton çdo mundësi teorike për instalimin në Ballkanin
Perëndimor të një regjimi islamik për të cilin Europa është
tejet e ndjeshme. Shumica e myslimanëve, sidomos në pjesën
veriore të Shqipërisë e në Kosovë ?zbutet? mjaft nga të
krishterët e Malit të Zi e të Maqedonisë. Ndërkohë që
Shqipëria e jugut është zbutur nga vet shqiptarët?. Këtë
mendësi të pështirë për ta sakrifikuar çështjen e bashkimit
kombëtar të shqiptarëve që të mos lejohet ndryshim
përpjestimesh në dobi të popullsisë me besim mysliman
Skënder Shkupi e ka huazuar. Intelektuali vlonjat Ago Agaj
ka shkruar në librin e tij ?Xhaferr Deva. Jeta
veprimtaria? se :? Kishte dhe njerëz, bile intelektualë që
nuk e donin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë për të mos
ndryshuar përpjesëtimin fetar. Në pjesën kryesore kjo
mendësi rridhte nga propaganda e intelektualëve marksistë?.
(F.119).
Ata për të cilët flet Ago Agaj e kërkonin zgjidhjen e
problemit të tyre duke mbështetur lënien e Kosovës nën
Serbi. Skënder Shkupi, në kushtet e reja kur po bëhej e
qartë se pas bombardimeve të NATO-s Kosova nuk mund të
mbetej më në Serbi, kërkoi që e njëjta gjë të arrihet
nëpërmjet një konfederate shqiptaro-sllave. Teza e
mbrapshtë antishqiptare është, pra, e njëjtë, e vjetër. Atë
nuk e ka përpunuar Skënder Shkupi. Ky vetëm bëhet tellall e
papagall i ri i kësaj teze. Skëderi e kupton gafën që po
bën dhe si për të larë m... më sh... filozofon edhe pak : ?
Ky lloj debati për ne shqiptarët është qesharak. Në këtë
këndvështrim pa pikë dyshimi jemi shumë më përpara se
evropianët. Myslimanët me emrat Ervin, Edmond, Roland,
Elvis kuptohet se ç?myslimanë janë. Por jemi të detyruar të
ulemi dhunshëm në nivelin mediokër të Evropës?. Shikoni
çfarë intelektuali mjeran përpiqet t?u shesë shqiptarëve
për teori politike kalbëzimin e vet shpirtëror e mendor
me sugjerimin ?të ulemi në nivelin e mediokritetit të
Evropës?, sepse vetëm në nivelet e mediokritetit ku gjejnë
pak llastim mund të vegjetojnë tipa të tillë si këta që
mundohen të ngrenë një flamur të reckosur katolikocentrizmi
europian kundër ?nacionalizmit islamik shqiptar?.
Projekti i Skënder Shkupit linte jashtë ?Konfederatës së
katërfishtë? shqiptaro-sllave pjesën myslimane të Bosnjes,
ndërsa dy pjesët tjera i nënkupton si të përthithura në
Serbi e Kroaci. Pra në fakt i përmbahet projektit
Milosheviç-Tugjman për një ndarje serbo-kroate të krejt
Bosnjes. Është vështirë të besohet se të tilla projekte
mund të jenë prodhim vetëm i mendjeve të Kadaresë, të
Skënder Shkupit, apo të mendjes së vonuar të shpifografit
tim, Kastriot m.... Të tilla ide mund të burojnë vetëm nga
institucione me përvojë për kësi poshtërsishë. Është tjetër
punë se si këto ide hidhen paraprakisht për provë, për
konsum e turbullim të opinionit publik. Kadareja, Shkupi,
Myftaraj, Baze mund të mburren vetëm me faktin që ata kanë
vënë në dispozicion emrat e mbiemrat e tyre, penat e
gazetat e tyre për të afishuar këto ide e projekte në kohë
të ndryshme.
Skënder Shkupi ka meritën e përbuzëshme që ka shkruar : ?
Si përfundim i kësaj analize të shpejtë (në shkrimin
?Enigmat e pasluftës? 27 prill 1999) mund të them që
opsioni Shqipëri Etnike është tepër i dëshirueshëm, por pak
i mundëshëm për t?u vënë në jetë, të paktën në një t?ardhme
të afërt?. Pse duhej t?i shkonte mendja një shqiptari deri
në këto gjëra në prill të vitit 1999 kur NATO bombardonte
Serbinë dhe shqiptarët kishin plot gjëra të tjera për të
menduar e ëndërruar? Kështu mund t?i shkonte mendja të
shprehej qysh atëherë vetëm një diplomacie e propagande të
fuqishme jashtë Shqipërisë që donte të përgatiste terrenin
për të shkurajuar e mashtruar shqiptarët dhe për të penguar
sa më shumë përparimin e çështjes shqiptare drejt
zgjidhjes.
Skënder Shkupi u kërkonte me këmbëngulje shqiptarëve të
zhyteshin në mjerim mendor si ai dhe të ngulisnin në tru
vetëm ?porosinë e madhe? nga ai se :?Krijimi i shteteve të
pastra etnike është një ide që kundërshtohet nga Evropa e
SHBA?. Është huqi i gjithë mjeranëve të mendimit e të
politikës që kur nuk gjejnë asnjë mbështetje logjike për
marrëzitë e tyre kërcënojnë ?kështu duan Europa e SHBA?,
ose ?këtë nuk e duan e nuk do ta lejojnë Europa e SHBA?.
Mirëpo në Europë jetojmë edhe në të tjerët dhe SHBA-në e
njohim dhe ne të tjerët, jo vetëm Skënder Shkupi.


12 dhjetor 2004
Abdi Baleta




__________________________________
Do you Yahoo!?
Send holiday email and support a worthy cause. Do good.
http://celebrity.mail.yahoo.com


------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~-->
Make a clean sweep of pop-up ads. Yahoo! Companion Toolbar.
Now with Pop-Up Blocker. Get it for free!
http://us.click.yahoo.com/L5YrjA/eSIIAA/yQLSAA/KDuplB/TM
--------------------------------------------------------------------~->

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon
ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine,
besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe
i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe
shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder
shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================
Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/







<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise