logo       

Mbi forcimin e unitetit te etnicitetit te diaspores shqiptare ne Amerike: msg#00060

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Mbi forcimin e unitetit te etnicitetit te diaspores shqiptare ne Amerike

Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane me qender ne New-York mbajti nje konferenc shkencore me temen:
 
 
Mbi forcimin e unitetit te etnicitetit te diaspores shqiptare ne Amerike
 
 
Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane : "Sygjerojne organet kompetente te R. SH. dhe Presidentit te Republikes z. Alfred Moisiut, qe te shikojne mundesine per te emetuar “Tituj” dhe “ Dekorata “ per personalitetet e diaspores tone per t’i perjetuar. Te ngrihet nje lapidar ne shenje mirenjohje njerzve te shquar te komunitetit tone. Te vleesohet diaspora e shqiptareve te amerikes me te gjitha te drejtat e qytetarise se Republikes se Shqiperise dhe te kete perfaqesues ne Kuvendin Popullor te zgjedhur me vote te lire. Te shihet mundesia e nje organizimi te nje kongresi nderkombetar nga Akademia e Shkencave te R.Sh. ne Tirane, per origjinen pellazgjike te kombit tone".
 
 
BENSONHURST (Brooklyn) NY : Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane me qender ne New-York, e themeluar me 28/11/1995, eshte nje institucion shtetror amerikan; i miratuar nga Qeveria Federale e Sh.B. A. me vendim # EXEC. 7 Hn No. 71081 Ajo njihet si person juridik, me te drejta te barabarta, si te gjithe Akademite e tjera ne SH.B.A. Ka numerin e saj te llogarise, numerin e identifikimit te tax I.D. si dhe te mos paguarjes se taksave. Ka te drejte te lehtesoje nga taksat federale, kompani dhe persona qe sponsorizojne akademine ne veprimtarite e saj.
 
Ajo funksionon si nje tempull i dijes dhe i shkences ne diasporen tone . Ne.veprimtarine e vet ajo perfshine shume aktivitete te ndryshme , si administrative, organizative dhe tekniko-shkencore. Ka bere nje sere takime te ndyshme me drejtues te Akademive te R. SH., te Prishtines si dhe me personalitete te qeverise dhe te shkences se R. Sh.. Ka organizuar Kuvendin e saj te pare dhe ka zgjedhur organet drejtuese. Akademia, ka organin e saj zyrtare, revisten “ Dituria”, e cila del rregullisht, me tematika, qe i interesojne diaspores, kultures dhe shkences..
 
--- Ne kete kuader, kryesia e akademise, ne nje mbledhje te zgjeruar nga mezi i vitit 2003, diskutoje mundesine e rritjes me cilesore te aktiviteteve te saj dhe mendoje se kishte ardhur koha per te bere nje konference shkencore , per te reklamuar me dukshem ekzistencen e akademise dhe per ti dhene nje shtytje te metejshme çeshtjeve te diaspores.
.
 
 
---- Burime te brendeshme nga kjo akademi e perkatesishte, Dr. Namik Shehu, petagog Qemal Zylo , studjues Agim Boba, i sollen te pergatitur gazetes kombetare Bota sot, ne SHBA-s, kete raport ku thuhet: Qellimi i konferences shkencore, ishte qe te prezantonte vlerat kombetare te diaspores. Kontributet e medha qe ka dhene ajo ne mbrojtjen e atdheut Te veri ne dukje opsionet dhe veprimtarite e shumta te zhvilluara ne shume drejtime, si ne aktivitete kulturale, artistike dhe shkencore. Te evidentoj edhe fenomenin e percarjes, shmangien e saj dhe rritjen e prestigjit te komunitetit tone ne interese te kombit."
 
In association with Art.com
 
---- Tematika e konferences u vendos qe ti kushtohej, çeshtjes se dispores tone dhe ne veçanti forcimit te unitetit te etnicitetit te saj, si nje nga problemet me delikate dhe me te nevojshme , qe meriton te diskutohet per te gjetur menyra zgjidhjeje sa me te pershtatshme dhe per te patur nje ecuri akoma me te mire. Kjo kushtezohej nga fakti i ekzistences se fenomenit te dasise apo te perçarjes ne diasporen tone, qe dokumentohet historikisht, si dhe nga qenesimi i shume shoqatave, organizatave, fondacioneve dhe partive, nga vet intervistat dhe opinionet e shprehura ne shtypin periodik, nga personalitetet e diaspores; si dhe nga vet perspektiva dhe e ardhmja e diaspores
Sipas tyre, puna filloje me ngritjen e nje komisioni drejtues te akademise tone, ne muajin mars te vitit 2004. Komisioni perbehej nga Dr. Namik Shehu Kryetar. Prof. Dr. Agron Fico N/kryetar. Nga Prof.Dr. Dhorka Dhamo. Bashkepuntor shkencor Fatbardhe Doci. Dr. Veis Belliu. Shkrimtar Naum Prifti. Master degri Agron Dega. Juriste Miranda Gorani . Petagog Qemal Zylo , studjues Agim Boba dhe Z. Shaban Arifi.
 
Gjithcka u pergatit ne kohen e duhur, u hartua platforma e koferences nga prof. A. Fico. Me kontributin e z. Eliona Isufi z. Avenir Struga dhe z. Bujar Gega, u pergatit programi, rregullorja e konferences, ftesat dhe gjitcka tjeter qe nevoitej.
 
Konferenca shkencore ju kushtua: 92 vjetorit te dites se flamurit dhe te pavaresise se shtetit shqiptar. 9 vjetorit te themelimit te Akademise se Shkencave Shqiptaro- Amerikane. Forcimit te unitetit te etnicitetit te diaspores shqiptare ne amerike 1850-2004. Konferenca i zhvilloje punimet me 27/11/04 ora 11.00 ne BROMSON O R T College. 20 th. Avenue. Brooklyn . N.Y. 11204.
 
 
---- Auditori ishte zbukuruar me ekspozite pikturash nga piktoret Astrit Tota dhe Nexhat Imeraj. Ne te dy krahet e presidiumit ishin vendosur dy flamure te SH.B.A. dhe te Rrepublikes se Shqiprise. Ne ball te salles, ishte shkruar parrulla: 28 Nentori dita e pavarsise se Shqiprise. Ne konfrence moren pjese mbi 130 personalitete dhe intelektual te diaspores. Midis tyre ; Prof. Dr. si: A. Fico. Dh. Dhamo. V. Belliu. P. Spahiu.D. Zoto N.Shehu. S.Kodra. Shkrimtar N. Prifti. A. Cefa. L. Cekaj. T Paloka. N. Imeraj . Regjizor Xh. Limani. Mjek, arsimtar, artist, farmacist aktor ,bisnesmen , ushtarak, veteran, jurist dhe shume te tjere te profesioneve te ndryshme.
 
The lit billboards and signs at Times Square never seem diminish.
 
---- Nderkaq nga keto burime, gazeta jone mesoje se, "Konferenca u drejtua nga sekretari shkencor i akademise Dr Namik Shehu, i cili, pershendeti pjesemarresit dhe i uroje mirseardhjen te pranishmeve. Ne emer te komisionit , ai propozoje presidiumin dhe skretarine e konferences. Presidiumi perbehej nga : Prof. Dr. Skender. Kodra. Prof.Dr. Agron Fico . Dr. Adem Harxhi dhe Dr. Namik Shehu.Ndersa sekretaria nga: Astrit Tota, Kimete Gashi dhe Miranda Gorani.
 
Konferenca filloje me ekzekutimin e Hymneve te flamureve te SH.B.A. dhe te Republikes se Shqiprise, te kenduar nga kengetaria Dile Gecaj.
 
 
--- Konferenca i zhvilloj punimet ne dy seanca .Midis seancave u shtrua edhe nje koktei i pasur. Punimet e seancave i drejtoje Dr. Namik Shehu. Ne konfrence u mbajten dy referate dhe 15 kumtesa. Konferencen e pershendeten personalitete te njohura te kultures dhe shkences, nga Shqperia, Kosova, e Diaspora.
Fjala e hapjes u mbajte nga kryetari i akademise prof. Dr. Skender Kodra.
 
 
--- Referati kryesor me teme: Diaspora shqiptare ne amerike. Vlerat kombetare. Forcimi i unitetit, opsionet dhe perspektiva, u referua nga sekretari shkencor i akademise Dr. Namik Shehu. Nenereferati me teme :Diaspora shqiptare- Faktor strategjike per kombin shqiptar u mbajt nga master degri Agim Dega. Kumtesa : Sfida e zhvillimit te kultures ne diaspore u mbajte nga Prof. Dr. Agron Fico.
 
 
--- Kumtesa tjeter me teme: Libri shqip ne diaspore u referua nga shkrimtari Naum Prifti. Kumtesa: Duke perkujtuar Xhevat Kalaixhiun, e shkruar nga Prof. Peter Prifti , e mbajti Julika Prifti, ndersa regjizori Xhevdet Limani recitoj poezine e Xhevat Kallaixhiut “ Vallja e vdekjes”. Kumtesa me titull: Mesime nga jeta dhe vepra e Nene Terezes e referoj nenkryetar i akademise Dr. Adem Harxhi. Kumtesen “ Perberes dhe deshmi te lashtesise arketipale te psikologjise sone etnike, e mbajti editori i "Diellit" shkrimtari dhe gazetari Anton Cefa.
 
 
---- Ndersa poezine mbi Gjuhen Shqipe e recitoje vet autorja Sidorela Risto. . Kumtesen edukimi shendetsor ne komunitetin shqiptaro-amerikan e referoje Dr. Prenja Imeraj. Kumtesen : Gjuha dhe origjina shqipe e mbajti studiuesi Genc Leka. Kumtesen: "Nje histori nga aktiviteti i furbollit deri ne krijimin e Liges shqiptaro-amerikane ne emigracionin ne N.Y. e referoje mesuesi Tef Prela. Kumtesen me teme : Anton Çeta. Kollos i hemogjenizimit te popullit shqiptar e mbajti shkrimtari, Tom Paloka.. Kumtesen ; Arritjet ne diasporen tone ne amerike, e mbajti Shaban Gashi.
 
Northward view from Times Square.
 
--- Kumtesen: Jeta ne komunitetin shqiptare ne Amerike, duhet te gjallerohet, per te forcuar unitetin dhe te ruhet identiteti dhe dinjiteti kombetar, e mbajti bashkepuntori shkencor Fatbardhe Doçi.. Kumtesen me titull: Bataloni i Atllantikut, frymezues dhe inspirues per bashkimin e komunitetit shqiptaro-amerikan, e mbajti shkrimtari dhe piktori Nexhat Imeraj. Kumtesen : Njoftime mbi origjinen pellazgjike te kombit shqiptar e mbajti stujuesi Agim Boba. Ndersa kumtesen : Nisme studimore per artet figurative ne diasporen shqiptaro-amerikane e referoj skenaristi Astrit Tota.
 
 
---- Ne fjalen e hapjes Dr. S. Kodra, shprehu mirenjohjen te gjithe te pranishmeve dhe falenderoj per kontibutin e dhene ne organizimin dhe mbajtjen e kesaj konfrence.Ai evidenton arritjet e akademise dhe vlerat e saj. Ne referatin kryesor Dr. N. Shehu vuri ne pah vlerat dhe kontributin e madh qe ka dhene diaspora shqiptare ne amerike ne mbrojtje te pavarsise dhe te te drejtave te kombit shqiptar. Permendi shoqaten Panshqiptare, “Vatra” drejtuesit e saj me F. Nolin dhe F. Konicen ne krye; si dhe shoqatat, organizatat, Ligen Qytetare , Keshillin Kombetar dhe institucionet fetare, per rolin e madh qe kane luajtur ne organizimin, drejtimin dhe ne zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme politike, ekonomike, shoqerore , kulturale dhe shkencore te komunitetit tone.
 
 
The northern part of Times Square area as taxis pass by.
 
---- Nje vemendje te veçant i eshte kushtuar ne referat perspektives se diaspores ne amerike.. Ne referatin, e mbajtur nga z. A. Dega, midis te tjerave theksohet: komuniteti shqiptar ne amerike, apo e ne Evrope, duhet te krijoj dhe te zbatoj me rreptesi nje kod etik, te mbeshtetur ne traditat, ne doket dhe ne zakonet me te mira te popullit shqiptar, per te reflektuar zgjuarsin dhe epersit e tij, te nje populli te lashte ;per te mbrojtur interesat e kombit dhe per te ecur me dinjitet krahas botes se qytetruar. Ne referatin e vet Prof. A. Fico, shpreh qarte se zhvillimi i kultures se diaspores eshte tre dimensionale dhe afatgjate, ku permbledhe gjuhen, kulturen e popullit dhe unitetin e saj; pra perben nje gjuhe, nje kulture dhe nje komb.
 
 
---- Autori theksin e ve ne ne krijimin e nje koncepti te qarte dhe te plote per termin kulture komberare. Misioni i kultures eshte te formoje nje ndregjegje kombetare cilesore dhe te qendrueshme, qe t’i pergjigjet shijeve bashkekohore. Ne referatin e tij shkrimtari N. Prifti evidenton qarte shtimin e vrullshem te botimeve ne dispore nga shqiptaret e amerikes, si pasoje e ndryshimit te struktures se saj arsimore. Ay ve ne pah rritjen e numerit te konsiderueshem te shkrmtareve, te letrareve dhe te shkrimeve , perkthimeve , librave dhe botimeve te tyre letrare dhe shkencore.
 
 
 
---- Autori i klasifikon ato ne publicistike, qe ze vendin e pare, dhe pasqyrojne kujtime, ditare, shkrime biografike, historike. Ne shkrime poetike dhe ne ato shkenore. Autori A. Harxhi ne kumtesen e vet shpreh vlerat e mesimeve te jetes se Nene Terezes, duke e ilustruar me shembuj praktike, si vlera edukative . Me vlere ishte dhe kumtesa e shkrimtarit A. Cefes, i cili jep nje pershkrim fillozofik te psikollogjise te personalitetit te shqiptarit. Ay thekson se: 2 jane kategorite themelore , me te pergjithshme psiko-morale te psikologjise sone etnike: burreria dhe nderi. .
Presidenti Republikes z. Alfred Moisiut, te shikojne mundesine per te emetuar “Tituj” dhe “ Dekorata “ per personalitetet e diaspores tone per t’i perjetuar
 

 
 
---- Ne fund te punimeve te konferences, Dr. Namik Shehu formuloj dhe lexoje konkluzionet e konferences “ duke i quajtur ato "punime te konferences te cilat u prezantuan me dinjitet". Kjo deshmon per nje sukses te merituar per akademine, per pjesemarresit dhe per vet diasporen. Konferencen e nderuan; pjesemarja mjafte e kenaqeshme e auditorit dhe pershendetjet nga personalitete te shkences.. Mendimet dhe propozimet e shprehura ne konference per forcimin e unitetit dhe vleresimet e ecurise se komunitetit; meritojne te analizohen dhe te marrin nje zgjidhje sa me te shpejte. Ju sygjerojme organeve kompetente te R. SH. dhe Presidentit te Republikes Z. Alfred Moisiut, qe te shikojne mundesine per te emetuar “Tituj” dhe “ Dekorata “ per personalitetet e diaspores tone per t’i perjetuar.
 
 
--- Te ngrihet nje lapidar ne shenje mirenjohje njerzve te shquar te komunitetit tone. Te vleesohet diaspora e shqiptareve te amerikes me te gjitha te drejtat e qytetarise se Republikes se Shqiperise dhe te kete perfaqesues ne Kuvendin Popullor te zgjedhur me vote te lire. Te shihet mundesia e nje organizimi te nje kongresi nderkombetar nga Akademia e Shkencave te R.Sh. ne Tirane, per origjinen pellazgjike te kombit tone,.
 
 
---- Ne fund u lexua edhe thirja drejtuar disapores shqiptare ne amerike dhe gjithe bashkekombasve kudo ne bote, per nje bashkim- vellazerim dhe per nje unitet me te fuqishem ne interes te kombit, ne solidariet te plote me te gjithe popujt e botes.
 
 
---- Mbas konferences u zhvillua nje program artistik, i pasur, i drejtuar me nje nivel te larte nga artisti Gezim Çela, ne bashkepunim me petagoget znj. Kozeta Zylo dhe z. Qemal Zylo, te shoqeruar nga orkestra me drejtues z. Odise Salillari dhe z. Kreshnik Merdani. Perzantimi i koncertit, u be nga znj. Albana Zagullaj. Koncerti vazhdoje deri ne oret e vona me kenge, te kenduar nga Gezim Çela. U bene recitime nga aktori i mirenjohur Xhevat Limani me pjesen “ O malet e Shqiperise" dhe nga Gezonjeta Nivokaz, me pjesen:” Flamuri” nuk eshte musliman, as katolik as ortodoks as komunist , por i Shqiperise. Koncerti, pershendetes u mbyll me nje vallezim nga te gjithe te pranishmit.
 
                                                                                               BEQIR SINA
                                                                                            New York - USA


Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================





Yahoo! Groups Links

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise