logo       

Humbi jeten piloti kanades i dalluar ne bombardimet ndaj Serbise me 1999: msg#00057

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Humbi jeten piloti kanades i dalluar ne bombardimet ndaj Serbise me 1999

Humbi jeten ne Kanada, njeri prej piloteve me te sukseseshem i dalluar me 1999-en, per bombardimet ndaj Serbise 
 
 
 Cap. Miles Selby pilot kanades, qe do t'a qaj edhe populli shqiptar
 
 
Nga BEQIR SINA(Nju Jork - SHBA)
 
 
Moose Jaw -Saskatchewan (KANADA) Nje lajme i keq e perfshiu floten ajrore kanadese, javen e kalur(te premten 10 dhjetor 2004). Gjate nje ushtrimi spektakolar me skuadren e aeroplaneve "Snowbird Flight Demostration Team", nje avion i ketij sqadroni prej lartesise 1000 metra, humbi kontrollin dhe u rrezua. Si rezultat i kesaj fatkeqesie tragjike, u tha ne njoftimin e Ministrise se Mbrojtjes Kanadese, nje pilot vdiq(Cap. Miles Selby 31 vjeçare nga Tsawwassen B.C) dhe nje tjeter (Chuk Mallet 35 vjeçare nga Edmonton) shpetoj, me demtime te vogla pa rrezik per jeten. Aksidenti ndodhi ne afersi te qytetit Mossabank 16 km ne jug te bazes, ku edhe po zhvilloheshin demostrimet," Snowbrid", ne Moose Jaw -Saskatchewan. Si ky aksident dhe me te njejtin tip aeroplani ushtarak, ka ndodhur per her te fundit ne Kanada, me 1998, kur tragjikisht humbi jeten Cap Michael VandenBos, thane te njejetat burime ushtarake, nga Kanadaja.
 
 
 
 
 
        --- Kapiteni Cap. Miles Selby, 31 vjeçare, nga Tsawwassen, British Columbia, eshte pjesamares i dy demostrimeve te meparshme po kete vit, demostrimeve spektakolare ne Kanada, te quajtura "Snowbirds" qe mbahen ne te njetin sesison per çdo vit. Gjate ketij sesioni(2004), ai kreu dy her fluturime me skudronin No. 4 jet dhe No. 8 aircraft si dhe Opposing Solo.
 
 
         ---- Piloti me graden kapiten i pare Cap. Miles Selby, te cilin vdekja e zuri ne moshen 31 vjeçar, u be antar i forcave ushtarake Kanadese " Canadian Forces" me 1991, pasi kreu akademin ushtarake, per oficer aviacioni, ne shkollen ushtarake "Regular Officer Training Plan (ROTP)". U diplomua me pase , ne Kollegjin Ushtarak Mbreteror te Kanadas "Royal Roads Military College" me 1995. Mbasi ai mori te diplomen per fluturime luftarake me avion bombardues, u zgjodhe nder pilotet me te mire, dhe njihej njekohesisht sipas motivacionit te Ministrise se Mbrotjes se Kanadas, si piloti me i kualifikuar ne bazen ushtarake, ne Cold Lake, te Albertes, per drejtimin e avioneve bombardues te skuadronit "416 Tactical Fighter Squadron ".
 
    
Miles Selby piloti bombardues nga me te sukseseshmit, mbi strofkullat ushtarake e paraushtarke serbe
 
 
        --- Eshte konsideruar, si nje nder pilotet me te sukseseshem dhe me te perpiket, te kualicionit te NATO-s, ne maj - qershor te vitit 1999 ne Kosove. Capt. Selby, eshte njohur gjate ketyre suleme ajrore, si piloti qe kreu me shume fluturime bombarduese gjate bombardimeve, te strofkullave ushtarake, e paraushtarake serbe ne territorin e serbise. Perkatesishte, gjate luftes 78 ditore, kundra caqeve te kryekasapit te Ballkanit, ish diktatorit te rrezuar Sllobodan Millosheviqit. Qe siç dihet, tani ai eshte "antar" i burgut te "fameshem" nderkombetar, ate per Gjykimin e Krimineleve te Luftes ne ish "Jugosllavi", ne Hage. Millosheviqi, eshte nje kryekriminel i deklaruar, mbi te cilin rendojne krime nga me te rendat ndaj njerezimit. Ai eshte pergjegjes per vrasajen, dhunimin, torturimin, djegejen dhe shktarrimin e familje shqiptare ne Kosove, te djegjes e rrenimit te qindramijrave shtepive te shqiptarve, te Kosoves. Largimin dhe perzenjen me force nga shtepit e tyre, te me se nje miljon shqiptarve autokton te Kosoves, femije gra, e te moshuar.
 
 
     --- Ne kete lufte nga me te sukseseshmet ne historin e lufterave, qe ka pare njerezimi, e cila, me , NATO-n, dhe aleatin e mikun tone te perjeteshem Shtete e Bashkuara te Amerikes, e veqanerishte ish udhehqesit te saj Presidentit Wlliam Jefferson Clinton, e Ushtrine Çlirimtare te Kosoves, shenuan dhe lirine e Kosoves, e largimin historik njeher e pergjithmon te Serbise, nga Kosova.
 
   
 
 
      
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
       
 
 
 --- Perkatesishte ne ate lufte patjeter, qe sot, populli shqiptar ne Kosove e kudo do te kujtoje me respekt dhe do te perulet thell perpara te gjitheve atyre, qe luftuan por edhe atyre qe dhane edhe jeten per kete dite. Ndaj edhe ne sot, besoj se perulemi e nderojme me respekt, Pilotin kanades Cap. Miles Selby, i cili, u nda fatkeqesisht nga jeta, nga nje aksident tragjik ajror, ne moshen 31 vjeçare. Nderojme me kete raste vepren e tij, aktin e larte qe kreu, i respektojme bombardimet e tija te guximeshme me fluturaket bombardues, te tipit CF-18 Hornet, te cilat patjeter qe dhane kontributin etyre ne gjunjezimine Serbis, ndaj Kosoves..
 
 
        --- Piloti kanadaes, i cili deri ne diten e vdekjes se parakoheshme, kreu me disa aeroplane ushtarak, si nje "zog bore" 2,650 ore fluturime, perfshire ketu edhe te gjitha ato ore flutirime e bombardime ndaj Beogradit. Me bombarduesit CF-18 Hornet, ai me 2001 u be komnadat i bazes, ne skuadriljen "441 Tactical Fighter Squadron" ne Cold Lake, Alberta. Ai ka marre pjese ne disa manovra ushtarake te perbashketa te avioneve te NATO-s, ne programin "Tactical Leadership Program" ne Firence(Itali), Bruksel(Belgjke) dhe ne te fundit program "Mass Attack Lead Upgrade" ne 2002.
 


Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================





Yahoo! Groups Links

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise