|
Edhe pse JE LARG, ti afron me forcėn e fjalės -: msg#00056politics.region.albania.shqiperia
Edhe pse JE LARG, ti afron me forcën e fjalës Që në fillim me duhet të them se ishte nje kënaqesi shumë e veçantë qe pata rastin të jem bashkudhëtare nëpër vargjet e motrës Mardena Kelmendi.Duke u nisur nga fakti që nuk jam ndonjë analiste profesionale do thosha, por po shpreh këtu pershtypjet e mia nga këndi i lexueses e cila ka lexuar me alfabet shpirti, shpirtin e njërës prej Teutave. Notova e palodhur nëpër detërat e trazuar, u gjenda në zbrazëtirën e shpirtit, udhëtova nëpër kohë, i putha kaltërsitë, më pas u ndesha me AJZBERGUN, në ditët plot diell eca nëpër Vlorë, Berat, Pejë, Romë, Trieshte?. Miqtë e tu nëpër vargje u bënë edhe miqtëe mi, u grinda ditë e natë mes ëndrrave të tunduara, u bëra pjesë e këngëve të pakënduara ..... AKOMA KAM DËSHIRË - që ditët tona të mbështillen me poezi. TË DISH TË DUASH - botën dhe njerëzit në të eshte nje Art në vete. KËRKOJMË KOHËN - që na ik si hije, e ndjekim e nuk e zëmë dot , veçse e ringjallim në vargje. EGZISTENCA - e botës inerte që na vlon në krahëror JETA - edhe me tej rrjedh ashtu, si lumi shtratit të vetTË NJËJTË - në ndryshimet tona SILLMA SHPIRTIN - të vargëzuar në poezi Marshova për herë të parë nëpër MARSIN E PAQËS Kuptova se, HIMARIOTI - dashuron shumë Më binde gjithashtu se Arti është jetë e jeta Art Ti gjallëron gjithçka mes fletësh në STINËN E SHEGËVE QIEJT TANË - ngjajnë në vetëm një. Na fale një DHOMË të madhe KUJTIMESH Më pastaj u humba në LUGINËN E ÇUDIRAVE Papritmas u futa në FABULËN E DHELPRËS Përjetova - MONOTONINË E DITËVE MJERISHT - edhe më , shumë mall nëpër dej NJË GRUSHT GJUMË - në qepallat e lodhura nga malli Brodha dhe unë nëpër STUHITË që të rrahën ndër vite. Edhe pse JE LARG - ti afron me forcën e fjalës RRUGA E PRITJES - gjithmonë qëndisur në kalendar DERI NË AGIM - flet me yjet në largësi UNE...TI - dhe të tjerët u mbështollëm me çarçafin e jetës së valëzuar NUK TA KAM THËNË - s?je dhe larg, se ty mund të gjejmë mes shkronjash PRAPË PËR TY - shumë mund të thuhet PËR TY QË E DI - sa dashuri ke për çdo lule pranvere SOT dhe NESËR - - le ta jetojmë çdo ditë , çdo minutë të saj. LINDJE a PERËNDIM - duke kujtuar kohën që do na sjell e ardhmja TË MBIJETOJMË - së bashku ZËRIT QIELLOR - t?i thërrasim KOHËN QË NA PRET - ta përqafojmë ëmbël ATDHE - këtë fjalë , sa me zjarr e shkruan , e thua .... ta dish se ti flen KËTU. Të faleminderit e dashur motër Mardena që na solle pjesëza të shpirtit tënd në ÇASTIN SHEKULLOR KY ÇAST është edhe i yni, shpirti yt shpërthen si vullkani , copëzat e ngrohta të asaj lave na prekin dhe neve. Kjo që u shkrua është pak për ty, ngase ajo që ndihet nganjëherë nuk përshkruhet me fjalë.
Te uroj shume suksese në rrugën e kesaj valleje.
Me shume respekt dhe dashuri SEVDIJE REXHEPI GJILAN
Do you Yahoo!? Send a seasonal email greeting and help others. Do good. Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar... Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx Per ta lene listen e-mailo: shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx ================================================================== Yahoo! Groups Links
|
|
| <Prev in Thread] | Current Thread | [Next in Thread> |
|---|---|---|
| Previous by Date: | shadow of zog: 00056, MithatG |
|---|---|
| Next by Date: | Humbi jeten piloti kanades i dalluar ne bombardimet ndaj Serbise me 1999: 00056, BeqirS |
| Previous by Thread: | shadow of zogi: 00056, MithatG |
| Next by Thread: | Humbi jeten piloti kanades i dalluar ne bombardimet ndaj Serbise me 1999: 00056, BeqirS |
| Indexes: | [Date] [Thread] [Top] [All Lists] |
| News | FAQ | advertise |