Aristet shqiptar ne Amerike, nga Skampa e Elbasanit ne teatrin e Cikagos, me shfaqjen gazmore "Llotaria Amerikane"
Nga BEQIR SINA (Nju Jork - SHBA)
Chichago ILLINOIS: Grupi organizues i trupës me artistë shqiptarë në Amerikë , thotë se "artistët shqiptarë me vendbanim në Çikago, pasi kanë punuar për rreth gjashtë muaj sjellin për herë të parë para shqiptaro-amerikanëve të Çikagos, do t'u dhurojnë atyre disa çaste nga jeta në mërgim, nëpërmjet një teatri gazmor. Shfaqja, e cila titullohet "LLOTARIA AMERIKANE" është dhënë për herë të parë në Elbasan, ku sipas tyre doli me shumë sukses. Artistët shqiptaro-amerikanë që jetojnë në Çikago, nxorrën në pahë idenë e mirë, ta sillnin këtë shfaqje gazmore edhe në Çikago. Sepse, ngjarjet e kësaj shfaqje gazmore shumica e emigrantëve tanë, i kanë kaluar vetë sidomos këto 15 vjetët e fundit. Artistët që do te luajnë në rolet krysore janë: kryefamiljater e familjes Rrushi, Hurmaja - Zhani Marko' Kalemi - Ilir borova; Zhilberta - e bija nga Elvis Borova ; Shoku i familjes gjithashtu dhe gjuhetar Shabani - Enver Shengjergji; I fejuari i Xhilbertes, Altini - Xhevair Zeneli. Nje komshi, Mihali - Pandi Siku; Postjeri - Igriz - Koco Naci
![]()
Nje loje aktoresh amerikan ne "Triton College"
Këta artistë, pohojnë se pikësynimi më i shtrenjtë i vullneteve tona, është që të përkushtohemi gjithëherët për vazhdimësinë e rritjes së begatisë dhe kënaqësinë tonë. Njëkohësishtë, ata thonë se që të jeni sa më afër kësaj ngjarje artistike dhe për të krijuar sadopak kënaqësinë tek ju, iu mirëpresim me padurim t’iu shohim përpara skenës në sallën e teatrit të kolegjit "Triton College".
Me këtë rastë, gazeta kombëtare Bota sot, pati rastin të komunikojë me njërën prej aktoreve me të reja pjesmarrëse në këtë shfaqje teatrale, e para e këtij lloji në këtë shtet federal, për komunitetin shqiptarë. Nxënësja e shkollës së mesme Joana Siku, thotë për gazetë tonë se, ajo vet nuk di që shfaqje të tilla teatrale në qyetetin e Chicagos, ku banon edhe një numër i madh shqiptarësh, nuk ka pasur. Prandaj, tha ajo edhe kjo trup teatrale, ka si qëllim; pa diskutim të mos fusi këtu shfaqet muzikore për festat tona, që bëhen çdo vit, por një teatër të tillë, me një formë me profesionale. Ky është teatri i parë në shtetin federal Illinois për shqiptarët, që krijohet me pasionin dhe punën e këtyre aktorve, dhe është shumë profesional, pasiqë shumica e aktorëve kanë mbaruar shkollën për artet në Shqipëri. Dhe janë të njohur për artëdashësin shqiptarë.
![]()
Nje pjese teatrale e luajtur nga aktoret amerikan ne tetarin e Chichagos"Apollo"
Shfaqja titullohet : "Llotaria Amerikane"
Duke folur pak më shumë për temën që trajtohet në këtë shfaqje , aktorët dhe rolet e tyre, zonjusha Siko, na tha se : "Tema është ajo që shumica e shqipëtarëve e kanë kalur nga hera. Konkretishtë, kemi të bëjmë me një familje në qytetin Elbasan, që ëndërron për të jetuar në Amerikë, në vëndin ku si në ëndërr "dollarët dhe mundësitë biejnë nga qielli". Në diskutim, e sipër kjo familje, merr zarfin e verdhë me përgjigjen e llotarisë së parë në atë. Këtu fillon edhe drama e kësaj familje, diskutimet dhe zënkat brënda familjes, të vërtat të jetuara që kuptohen vetëm në momente halli. Fytyrat e këtyre peronazheve si ndryshojnë në një kohë shumë të shkurtër, janë një lojë artistike shumë e bukur. Komshinjtë, që duan të marrin sa më shumë nga ato që kjo familje ka, por akoma kësaj familje nuk i ka ardhur përgjijga ,e dytë. Ndodhitë në shfaqje janë interesante dhe të qeshurat janë të shumta, aq sa kjo shfaqje duket një plus për t'u vënë në skenë, sepse, siç dihet shumica jonë e ka kalur, është një rikujtesë nga e kaluara dhe gjithashtu shumë humoristike.
Jeona Siku, u shpreh se nuk ja kam nxjerre akoma sekretin shfaqjes, dhe pjesën tjetër të kësaj shfaqje ja kam lënë artëdashësit të mrekullueshem shqiptarë, në Amerikë, përkatësishtë atij që banon në Illinois- Chicago.
![]()
Nje pamje nga qendra e qytetit te Chicagos , qytet ku banojne disa dhjetramijra shqiptar
Pyetjes sonë se me këtë nisëm ata a mund të ken hapur rrugën e një trupe profesionale në këtë shetet federal ? Zonjusha Jeona Siku, iu përgjegj : "Si, tregohet edhe nëpërmjet shfaqjes, mundësite në Amerikë janë të shumta, por kushtet tona, të mërgimtarve shqiptar dhe të një komuniteti të brishtë në numër kaq të madh si mund ti themi, nuk e besoj se tani për tani t'a krijojm një trup profesionale. Megjithatë, nuk do të dyshoja këtë gjë, n.q.s. të gjithë akotrët me vendbanim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ata të Kanadasë të mbidheshin, dhe të mendonin për të krijuar një trup profesinale në mërgim, besoj se vërtetë do të vinin në skenë diçka madhështore, pasi edhe kushtet tona jan më të pakta. Megjithatë, siç i themi ne shqiptarët, fillimi i punës gjysma e punës. Fillimisht, le të shikojmë si do shkojë kjo si shfaqe e parë, dhe si do të pritet nga artëdashësi ynë komunitar, këtu në Chicago.
Ju ftojmë të gjithëve në TRITON COLLEGE !!!
![]()
Grupi organizuaes duke ju falemnderuar të gjithë për interesimin, ka nxjerr, njoftimin se; kjo shfaqje do te jepet në datën 19 Dhjetor 2004, ora 19:00 në Çikago në sallën e mrekullueshme të quajtur TRITON COLLEGE. Biletat kanë çmimin 25$ dhe shiten nga Ilir Borova me numër Tel: 630-935-0933 ose Pandi Siku Tel: 708-452-4648, celular në darkë 708-257-0839, celular dite 708-612-2515, dhe nga Enver Shëngjergji tel: 630-596-6299.
Pamje e jashtme e kollegjit Triton College
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx
==================================================================
| Yahoo! Groups Sponsor |
ADVERTISEMENT
![click here]() | |
![]() |
Yahoo! Groups Links
|