logo       

Ne Kroaci: msg#00051

politics.region.albania.shqiperia

Subject: Ne Kroaci

Mes shqiptareve ne Kroaci

(   Mbresa dhe kujtime)

 
Qe nga femijeria ime e larget me kane pelqyer udhetimet  si dhe njohja me te panjohuren  dhe me syte e mendjes shetisja neper te gjithe vendet e botes duke i bere te gjalla  ato qe lexoja neper libra.Nuk ma merrte mendja kurre qe nje dite , shume nga ato enderra femijerore e me vone rinore, qe me perkundnin ne fantazine time para se te me zinte gjumi do beheshin realitet ne kete moshe , ku kam mundesi per te shetitur neper bote.
Ftesen , qe me beri Merita Bajraktari , qe te kaloja bashke me shume shqiptar ne Zagreb , festen e flamurit, me keqardhje , duke i derguar urimet e mija , e refuzova , se kishim programuar dhe e festuam ketu  me shoqatat  tona..Pas dy ditesh , Merita na njofton me telefon   si mua, Mardene dhe Nirvanen , per aktivitetet qe do te zhvilloheshin ne Kroaci, si dhe per nje aktivitet bamiresie, k u shprehu deshiren qe te merrnim pjese dhe ne, me qe ne panair do ekspozoheshin edhe librat tane si dhe te miqve poete dhe shkrimtare nga  diaspora, perkrah produktve ushqimore, pijeve tradicionale dhe zejtari shqiptare.
Mardena , ishte me pushime ne Austri.Me qe ishte kohe e shkurter , Nirvana nuk mori dot vizen Kroate , keshtu qe udhetimin e bera vetem .
Zagrebin do  e shija per here te pare dhe ju them sinqerishte , ndjeva nje kenaqesi te brnedeshme qe do udhetoja vetem .Do provoja nje nga ato "aventurat"imagjinare te femijerise , ku i bridhja gjithe kryeqytetet e botes  me syte e mendjes
Tim biri , qe me tha , se te shoqeroj une me makine , ju pergjegja "Jo" dhe i thash  te me prenotonte bileten e trenit per te nesermen .
Pak i habitur  nga pergjigja ime e menjehershme  me tha :
Me tren do te duhet te pershkosh gjithe Sllovenine dhe arrin atje pas shtat oresh , kurse me makine jemi ne Zagreb per tre ore
Mbas disa diskutimesh , si ai si dhe im shoq u "binden"
Merites nuk i dhash oren e sakte te mbritjes  trenit , po nje ore me vone .Desheroja te provoja aftesite  duke "humbur" neper kryeqytetin e panjohur  dhe po ta shija "pisk" do merrja nje taksi
Te taksistet  s'ka nevoje te dish gjuhen .Mjafton ti vesh adresen perpara .
Triestja me percolli me shi. Nga Ljubliana, ku nderrova tren  e deri ne zagreb, koha e bukur me diell me solli alegri.I lash revistat dhe me rrembeu bukuria  natyrore qe me shfaqej para syve.Gjithe rruges me shoqeroi lumi Sava , qe kishte marre ngjyren e qiellit .male, kodra, shkembinj, fshatra, qytete , njerez  te panjohur .. me rreshqisnin para syve.Keshtu , rrugen nuk e ndjeva fare.
Per fatin tim ne klasin e pare, ku isha  nuk kishte shume njerez , keshtu qe po rrija dhe enderroja pa "rezerve"
Ne stacion  ndjeva nje dridhje te lehte.M'u duk vetja e humbur vertet ne mes te asaj turme te panjohurish  ku nuk u merrja vesh asnje fjale c'far thoshin dhe per nje moment  u pendova qe nuk i thash orarin e sakte Merites. Celulari  im aty nuk funksiononte me , keshtu qe i kisha humbur koordinatat me gjithe boten.
Po ecja me mendimin te shkoj te gjej nje taksi kur ne dalje te stacionit ne mes te mizerise se njerezve shof nje njeri  qe po ma bente me dore me syte nga une.
Njoha John-in , bashkeshortin e Merites dhe menjehere m'u mblodh nje lemsh  mallengjimi ne gryke , po ne sy te tij nuk  e dhash veten . Merita e dashur , duke ma njohur  kete ane te natyres time qe me pelqejne "te panjohurat" ishte interesuar vet per orarin e trenave dhe  kishte njoftuar te shoqin per te me pritur .
Me ndonje fjale tek-tuk anglisht , pak shqip e me shume me intuite , John -i e kuptoj qe kisha deshire t'i bija njehere rrotull  zagrbit dhe ashtu u be.Propozimin tim , qe te me gjente nje dhome ne hotel  Merita e kishte refuzuar kategorikishte , pa mbaruar une mire fjalen .duke menduar se do sillja pak prishje utine ne familjen e tyre , se me burrin anglo-amerikan, e me femije te vegjel , me dukej se do i prishej sado pak qetesia
Droja dhe keto mendime u larguan sapo hyme ne shtepine-vile me nje pasterti farmacie dhe me mobilim tere gusto nga Korcarka jone.Mbas pershendetjeve , pyetjeve gjallerise qe i dhane te qeshurat tona ambjentit, Merita , me shoqeroi ne katin e siperm ku kisha ne dispozicion nje apartament me vete me te gjitha komoditetet .Preokupacioni i Merites,qe te mos me mungonte asgje , si dhe te ndjehesha me e lire , me mallengjyen shume, po megjithate edhe pse si natyre jam  e futur dhe ambjentohem shpejt , sec kisha nje druajtje  nga John, por dhe kjo kaloi shpejt , kur u ulem ne tavolinen e shtruar me te gjitha te mirat.John kishte nje humor tipik qe karakterizon anglo-amerikanet dhe me perkthimet e Merites e mbajtem gjalle ambjentin deri ne oret e vona
Ne oren 11 do takoheshim ne biblioteke me drejtoreshen  e sa j zonjen Dorotea Kerni, po ne dolem qe ne mengjes .Kishim lene takim me presidentin e L.Sh:B-se zotin  Simon Kuzhninin. Mbas kafes dhe lenies  se takimit tjeter me kryesine e L.Sh:b-se  per Kroacine i rame njehere rrotull Kryeqytetit Kroat edhe pse trafiku  i makinaveishte i ngjeshur
E perfyturoja ndryshe ... Nuk e di pse ne fantazine time ishte krijuar nje qytet antik , romantik dhe krejt tjeter  nga si po me shfaqesh para syve. Ishte shume i hapur.. I zgjeruar . Shkurt, nuk me la ate pershtypje dhe impresion qe me ka lene  Ljubljana, kur e kam pare per heren e pare , ndofta kjo ndodhi  pse po e shikoja kalimthi nga nje xhiro me makine.Rjeka p.sh apo  Umago dhe  Poreci , qytete Kroate , me kane pelqyer  qe ne momentin e pare. Mbase i bente terheqes deti .
Per shkak te trafikut  ne biblioteke vajtem 10 minuta  me vonese
Godina ishte e ndertuar ne qender te qytetit Nje ndertese  e re dhe moderne .Pavio ni shqiptar , qe zinte dhe hapsiren kryesore , ishte ne katin e dyte ,Nga shkallet e katit siperm po zbriste drejt nesh nje femer elegante me fytyre dhe sy shume te bukur
Kjo eshte Dorotea -me tha Merita.U pershendetem , kerkuam dhe falje per vonesen
Duke i folur per revistat shqiptare dhe per gazeten "bota-shqiptare , qe botohet ketu ne Itali, te cilat ja kisha sjell per biblioteken , si dhe librat qe me kish thene  Merita, arritem ne katin e dyte.Aty me ngeli fjala ne goje , se para m'u shfaq nje grumbull  i madh grash , qe po me prisnin duke qeshur U ndodha e pa pregatitur dhe u befasova nga ky takim aq i perzemert .Dorotea , ne bashkepunim me Meriten  dhe organizaten e gruas , kishin organizuar nje koktej  me rastin e promovimit te librave te mija,  Madenes  dhe te te ndjerit Alfons Dovana.Ne tavolinen e madhe pervec librave tan , ishin rreshtuar dhe  shume libra te tjere nga shkrimtar dhe poet te diaspores , te miqve tane virtual , qe komunikojme prej vitesh
Shikova pak me qortim Meriten , qe nuk me kishte lajmeruar  te pakten , po syte e saj te qeshur nuk me lane te thosha asnje fjale 
falenderova drejtoreshen , zonjat  si dhe studentet per kete pritje te ngrohte dhe aq  miqesore .Gazetaren dhe regjizoren e televizionit Kroat , Zonjen Ida , e njihja qe ne kongresin e L.Sh.B-se ne Prizren Keshtu , pas pak , nga komunikimi i thjeshte dhe i lirshem me drejtoreshen , e cila sillej sekur te ishim njohur prej  vitesh , si dhe me grate e tjera , e ndjeva veten si ne ambjentin tim dhe filluam te flisnim per lidhjet e shoqatave  me njera tjetren , te mirat qe i jep kjo lidhje shqiptarit ne emigracion.Per forcen dhe rolin qe ka gruaja  ne shoqeri nepermjet ketyre shoqatave apo organizatave, me nje fjale , solidaritetin, qe duhet te kemi per te ruajtur  imazhin dhe indetitetin  tone si shqiptar . U fol gjate per autoret e librave duke bere pak biografi  dhe pu nen qe bejne ata ne mergim
Cdo gje rridhte natyrale , me pyetje nga te pranishmet per sejcilin autor , per emra te tjere autoresh ne mergim , qe nuk i kishim librat e tyre  aty dhe pergjigjet here i jepte Merita dhe here une. Kuriozitet te vecant ngjalli esse-ja e publicistit Vasil Qesari "Post-scriptum per diktaturen
Shume gra nga shqiperia dhe Kosova, i njohnin autoret dhe pyesnin se ku mund t'i blinin librat e tyre 
U recituan dhe poezi nga autoret e ndryshem   nga librat e publikuara.
Intresim i madh u tregua dhe per librin "Mozaike te nje portreti" , po Merita qe lexoi vetem parathenien e shkruar nga Ejvis _Marija Xhajanka , tha , se ky liber ka nje dite te vecante promovimi ne mars, ku do jen te pranishme dhe disa nga autoret e ketij libri
Mbas ketij takimi te mrekullushem , koktei kaloi ne biseda te lira.Ne darke me priste nje tjeter suprize
Edhe kryesija e L.SH.B-se per Kroaci, me   vellezerit Kuzhnini , na kishte krijuar nje takim te kendeshem me shume shqiptare, ne nje restorant ne qender te qytetit , ku deri ne oret e vona , darka, kaloi mes diskutimesh dhe setyrave te tjera qe i dalin kesaj Lidhjeje per bashkimin e  e shpirtit shqiptar deri ne kongresin e dyte, i cili do te mbahet ne maj te vitit 2005 
Nje dite e ngjeshur, me aq te papritura, me takime te paharruara me aq e aq shqiptar nga te gjitha trevat , ishte verte e lodheshme , po nje lodhje qe te jepte kenaqesi
E nesermja ishte akoma me e ngjeshur me aktivitete
Qe ne oret e para , diten e djele, shkuam ne Valesajam, ne vendin ku do te zhvillohej nje Panair nderkombetar..Aty, Ambasada jone ne Kroaci paraqitej me dy pavione reklamues dhe tregtare.Punen organizuese e kishte marre persiper Meritame lejen dhe autorizimin e Ambasades
Ky aktivitet organizohej nga Klubi Nderkombetar i gave, dega e Zagrebit , ku Merita jone eshte antare aktive.
Te ardhurat e shitjeve do i dorzoheshin nje organizate bamirese, qe kujdeset per nj e grup nenash dhe femijesh te abuzuar gjate luftes.Ky grup jeton ne afersi te qytetit Zara 
Merita se bashku me zonjen Donjeta Rexhvelaj  dhe Dorotea Kernin, punuan pa u lodhur per te organizuar kete aktivitet dhe ingranuan shume sponsorizues dhe bizese shqiptare ne Zagrab, per te realizuar me sukses ekspoziten shqiptare
Pavioneve shqiptare iu ishte caktuar vendi i vecante me goxha hapsire.
Me ndihmen e studenteve  filluam zbukurimet sipas stines, duke reklamuar me stetike cdo gje nga kultura jone , duke filluar nga gjerat artizanale , ushqime tradicionale shqiptare, pije si konjak "skenderbeu2, vere etje.Nje tavoline e vecante u mbush me librat e autoreve te njohur qe nga Noli e kadare , me fjalor te rralle e deri tek librat e autoreve qe jetojne ne trojet shqiptare apo ne diaspore U reklamuan gjithashtu dhe revista dhe reklama nga vendet e bukura turistike qe ka shqiperia.Te binin ne sy dhe fotografite e medha me veshje kombetare nga te gjitha t revat Arberore, dhuruar per panairin nga Zonja Dorote kerni
Nje detaj me pelqeu shume . Cdo pjese ushqimi, ishte zbukuruar me flamuj te vegjel shqiptar  punuar me mjeshtri nga Doneta Rexhvelaj, gruaja e sekretarit te Ambasades.Shihja se si femijte kishin deshire te valvitnin flamujte, tek shijonin bakllavane apo kadaifin , byrekun apo pitet shqiptare pregatitur me kujdes nga familja Aliti
Nuk e di pse m'u krijua pershtypja, se pavioni yne u vizitua me shume se nga pavionet e tjere.Ndoshta sepse produktet tona  u shiten pa shkuar ora 12! Njerzit vinin shihnin me kurjozitet dhe blinin sidomos nga gjerat ushqimore dhe konjakun si dhe veren tone.
Ky pavion u vizitua me kuriozitet , bile qe ne fillim nga zonja e pare e Kroacise , Zonja Milka Mesic, e cila beri dhe disa foto me ne.
Nje pjese te mire te kohes , ne panair qendroi dhe Ambasadori i shqiperise Dott Arben Cici , i cili gezonte nje popullaritet te plot jo vetem nder shqiptare , por dhe ne personalitetet e ndryshme qe takuam aty. Zoti Ambasador vlersoi punen e ketyre grave shqiptare dhe i falenderoi per ekspoziten e mrekullushme.Ishte kenaqesi te shije per krahe te ketyre grave edhe studente shqiptare qe qendronin te stendat veshur me kostume kombetare gjithe nur e hijeshi.
Ne panair qendruam deri ne oret e vona duke shikuar njekohesishte dhe grupet artistike , qe dhane nje program  te pasur per kete dite.
Edhe darken deri ne oret e vona, e kaluam me nje grup shqiptaresh
Pra tri dite, qe do t'i kujtoj  me shume dashuri gjithe jeten time , sepse pash dashurine dhe solidaritetin e verte ne mes shqiptareve.Njoha me nga afer aktivitetin dhe palodhshmerine e Merites, te Dorit , te Donjetes, melihas, Karolines Ides, Diles e plot motrave te tjera nga treva te ndryshme te kombit tone, qe dhe ne emogracion , kane ditur te luftojne vetmine dhe zymtesine qe te krijon emigracioni, duke na sjell nje cope Shqiperi, nje imazh te Shqiptarit , qe te mbush me nje krenari te madhe ne vetvete
zagrebi me priti me  diell e me percolli me ndricimin e tij.Edhe ne kthim nuk e ndjeva rrugen fare , se ne vagonin tim te klasit pare, qellova afer me nje grup studentesh shqiptar , qe shkonin per ne Ljubljana
Natyrishte gjuha dhe gjaku te bashkon dhe te duket sekur njihesh prej vitesh ,kur takon ndonje shqiptar ne vend te huaj
Mbas pyetjeve te zakoneshme "nga jeni e nga jam", Ku rrini e ku rri" biseda kaloi aty ku dhemb dhembi...E per cfar s'folem? Per gjendjen aktuale ne Shqiperi Kosove, Maqedoni .Po pati dhe perplasje mendimesh.. dhe si e kemi zakonne shqiptaret, filluam te ngrinim zerin dhe nderprisnim njeri -tjetrin.."U morrem me thashethemet e politikes "ne nje kohe qe kishim thene , qe s'na intereson politika se nuk ke per  cilin politikan te flasesh..Ke te zesh e ke te lesh..?
Folem dhe per bukurine qe natyra na shfaqte perpara, ku perindimi i djellit si kodrave dhe maleve u kishte dhene nje ngjyr te rende bludhe shkembinjeve nje hije te zymte.  Lumi Sava , gjarperonte e gjarperonte , duke ndjekur linjen e vet
Keto pamje dhe kujtimet e bukura te asaj kohe qe qendrova ne Kroaci, i mora me vete  si kujtime te shtrenjta ...   








VitoreStefaLeka


Yahoo! Agenda ti aiuta a ricordare impegni, appuntamenti e compleanni

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe@xxxxxxxxxxxxxxx

==================================================================





Yahoo! Groups Links

<Prev in Thread] Current Thread [Next in Thread>
Google Custom Search

News | FAQ | advertise